E tash dalin vetë shqiptarët “e konvertuar në Islam”, e thonë: “Ja, Lëvizja e Deçanit,… me Serbinë!”

Shkrime relevante

Xhevat Ukshini, tashmë i ndjerë, për librin e Ibrahim Kelmendit: “Islami religjion agresiv (?!)”

Xhevat Ukshini ____ "Islami religjion agresiv (?!)" është një libër studimor interesant që...

Islami i Kim Mehmetit

Hajdar Lubonezi, Prishtinë ____ Shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, mund të jetë pjesë...

E tash dalin vetë shqiptarët “e konvertuar në Islam”, e thonë: “Ja, Lëvizja e Deçanit,… me Serbinë!”

Hajdar Lubonezi, Prishtinë ____ Lëvizja e Deçanit Lëvizja e Deçanit, një lëvizje e mirëfilltë...

“Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Nga Ismet M. Hasani – Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

33 vjet më pas, fotografia mbetet, por pyetja është: A i vjen keq për fëmijët ?

Gëzim Gjin Hajrullahu, Ferizaj Takimi që, në retrospektivën time ishte “i aranzhuar”nga...

Shpërndaj

____
Lëvizja e Deçanit
Lëvizja e Deçanit, një lëvizje e mirëfilltë kombëtare, ka pasur mundësi të pagëzohet si lëvizje e kombit, lëvizje për ruajtjen e kombit etj.
Mirë, unë personalisht, edhe pse herët jam pagëzuar në bashkësinë ungjillore të popullit të Zotit, pra në vitin 1994, ku pagëzuesit e mi ishin Anton Krasniqi dhe Fehmi Cakolli, a e dini ju se çfarë është sikleti shpirtëror, apo nuk e dini?
Tash po i drejtohem Lëvizjes së Deçanit: ku la hapësirë për manipuluesit, apo dashakeqët e kombit, të cilët e shfrytëzuan dobësinë e kësaj lëvizjeje kombëtare, pa dyshim, vetëm e vetëm se nuk dinë të prononcohen për këtë hap kombëtar e patriotik?
Pa dyshim, së pari duhet të sqarohemi mirë. Ata që bëjnë kritika, kritikojnë një pjesë sepse nuk e njohin historinë, as erë historie nuk kanë, e as ndjenjë kombëtare.
Populli ynë, pas pushtimit të Ilirikut nga barbarët osmanë, deshëm apo nuk deshëm, osmanët filluan të shtrijnë ushtri e të ndërtojnë kazerma. Pra, në vendet ku depërtonin, filluan të ndërtonin edhe xhami, si për shembull në Rrafshin e Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën, ku sot, mjerisht, disa anadollakë i quajnë edhe si çlirimtarë.
Për shembull, trimi nga Kopiliqi i Drenicës, Millosh Nikollë Kopiliqi, vjen në Rrafshin e Kosovës, në Fushë-Milloshe, dhe ia heq kokën sulltanit, pra sulltan Muratit, të cilin disa e quajnë edhe si çlirimtar. Pra, kemi kabllo të ngatërruara!
Tani, arbërorët pushtohen vit pas viti. Të vetmet institucione që qëndruan pranë popullit ishin kishat katolike dhe ortodokse, aty ku ngushëllohej popullata arbërore, duke numëruar me gishta sa shtëpi kaluan në Islam e sa jo.
Ky okupim, që zgjati rreth 550 vjet, nuk ishte i lehtë aspak, sepse osmanët, si një konglomerat pushtues, përdornin metodat më të rënda për ta gjunjëzuar Arbërinë.
Kemi raste kur Kola i thotë vëllait Markut: “Hajt, bre vlla, hyr ti e kalo në Islam, se ne e dimë se kush jemi, por mos të na çnjerzojnë mavijut osmanë.”
Mirë, Marku i gjorë, për hir të familjes, pranon. Por kjo nuk ishte vetëm një rast; mijëra e mijëra raste kanë ndodhur kështu.
Ju kujtohet vepra e Kadaresë, kur nëna i thotë të birit: “Pranoje, bir, Islamin, pashë gjininë që ta kam dhënë!” Dhe Kola nuk pranon, por i bie koka ne tok ,ehe Nënë Lokja: “Emerr kokën e Kolës në dorë, ohe, morë bir, hallall gjinin që ta kam dhënë!”
Tani, ky mjerim ka zgjatur e zgjatur. Shumë familje kanë mbetur as andej, as këndej, ku historia i përshkruan si kriptokatolikë, ose si të pagëzuar me dy emra, apo si të pagëzuar në vesh etj.
Pra, ata që i kanë qëndruar besnikë Zotit të vet, shqip, nuk pranuan kurrsesi të konvertohen në Islam; mbetën ashtu siç mbetën.
E tash dalin vetë shqiptarët e konvertuar në Islam e thonë: “Ja, Lëvizja e Deçanit me Serbinë!” Edhe ai qytetari naiv, i cili shkon në xhami, nuk di dhe nuk e mendon vërtet kështu.
Sepse serbët kanë qenë shumë dinakë. Ata kanë bërë gjenocid me kryq. Shumë shqiptarëve ua kanë prerë fytyrën, duke ua vizatuar kryqin, ose nëpër shtëpi të djegura, gjithandej kanë lënë gjurmët e kryqit.
Tani, kjo masë e rinisë e urren atë, duke mos pasur njohuri për kryqin e vet të dikurshëm shqiptar.
Kjo lëvizje e Deçanit duhet t’ia sqarojë mirë popullit të mirë, sepse këtu kemi vetëm mungesë informacioni.
Unë, sa për sqarim, dua që ky popull ta dijë se kurrë serbët nuk kanë pasur përkatësi autoktone në trojet arbërore dhe se kishat e para në këto troje i ndërtuan vetë arbërorët.
Madje, kemi edhe misionarë, ku i pari ishte Shën Pali. Lexoni Dhiatën e Re, kapitulli 15, vargu 19, ku thuhet: “Unë, Pali, solla lajmin e mirë për Zotin që nga Jerusalemi e rreth e përqark, deri në Iliri, dhe i shërbeva Zotit.”
Pas dy shekujsh, kemi dy misionarët, Shën Florin dhe Shën Laurin, në Ulpianë, ku pushojnë eshtrat e tyre. Pra, ata ishin duke ndërtuar tempuj kishtarë.
Besoj se Lëvizja e Deçanit duhet t’ia sqarojë popullit tonë të mirë se kryqi ynë nuk ka lidhje me kryqin serbo-ortodoks.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu