Xhevat Ukshini, tashmë i ndjerë, për librin e Ibrahim Kelmendit: “Islami religjion agresiv (?!)”

Shkrime relevante

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Kur krerët e UÇK-së janë në burg, partitë politike nuk duhet të bëjnë luftë politike mes vete!

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Në kohën kur krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Valdet Deva rrëfen për bisedën e tij me Felicita Jakoel nga Izraeli, të bijën e Josef Jakoel dhe mbesa e Rafael Jakoel dhe e...

Valdet Deva, Mitrovicë  82 VITE MË VONË, HISTORIA PËRSËRITET! Para ca ditësh, kisha...

Ndjesia ime kur flas me serbin Nikolla Sandulloviç

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR FRIKA E KËRCËNON NDËRGJEGJEN, POR PËRBALLET ME NJË...

Besimtari

Agim Vuniqi, Vashington ____ Në fillim ishte frika; pastaj erdhi pyetja, një kafshë që...

Shpërndaj

Xhevat Ukshini
____
“Islami religjion agresiv (?!)” është një libër studimor interesant që vjen për lexuesin shqiptar nga studiuesi afetar Ibrahim Kelmendi. Ky duhet të jetë edhe studimi i parë në gjuhën shqipe që e shqyrton fenë islame (shqip: islam = nënshtrim/skllavëri) si religjion dhe si dogmë, nga këndvështrimi islam dhe ai iluminist, duke i ballafaquar ato mes tyre.
Në këtë studim nuk ka hamendësime, por fakte dhe të dhëna burimore. Me shqetësim të madh shtjellohet edhe rreziku aktual nga agresiviteti i myslimanëve shqipfolës fundamentalistë dhe domosdoshmëria e mbrojtjes nga kjo kategori fanatikësh, të cilët përbëjnë një rrezik potencial edhe për akte të reja terroriste, madje të përmasave më të mëdha se ato që tashmë janë kryer, si në rastin e vrasjes së ushtarëve amerikanë në Frankfurt në vitin 2011.
“Islami religjion agresiv (?!)” është një rast i mirë për t’u informuar mbi këtë fe, historinë dhe aktualitetin e saj, për të cilën deri më tani asnjë studiues shqiptar nuk ka reflektuar kaq thellë dhe në mënyrë kaq radikale sa studiuesi Kelmendi. Përfundimet që ai nxjerr në këtë libër nuk bazohen vetëm në njohjen e thellë teorike të fenomenit që hulumton, në literaturën anglosaksone dhe gjermane mbi islamin, por edhe në dijet po aq të vlefshme empirike, të fituara nga realiteti shqiptar në mbarë hapësirën tonë etnike.
Libri nuk është vetëm shkencë. Më tepër se kaq, ai është një përpjekje mbresëlënëse patriotike për të kthjelluar ndërgjegjen, mendjen dhe shpirtin e skllavëruar të njeriut shqiptar në këtë kohë ndryshimesh të mëdha në shkallë globale.
Jam i sigurt se asnjë lexues i vëmendshëm i këtij libri nuk do të mbetet i njëjti njeri pas përfundimit të leximit.
(21.02.2017)
***
Origjinali:
***
Kush nuk ka mund ta ketë librin (fizik), këtu e kenë versionin elektronik:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu