Kur skicat e burgut, mbjellin drejtësi

Shkrime relevante

Kur betoni mori shpirt, nga një gërmadhë në një vepër të rrallë të artit hapësinor

Luan - Asllan Dibrani dhe universi artistik i gdhendur me gur,...

Kur skicat e burgut, mbjellin drejtësi

Sak Muji, Rugovë Vizitë vëllazërore në Koloninë “ART TURIZËM KODRA” Kjo nuk ishte...

Sipas Ganimete Musliut, “nëse Hashimi dënohet, duhet të dënohen edhe krerët e NATO-s!”

Shkrimtari e regjisori Reshat Sahitaj me Gjemi Shija-n,  zëdhësin e dikurshëm...

Mbrëmë në Prishtinë u promovua libri i Enver Dugollit, “Për Kosovën Republikë”

Enver Dugolli, Prishtinë Mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë, mes shumë miqve,...

Shpërndaj

Vizitë vëllazërore në Koloninë “ART TURIZËM KODRA”
Kjo nuk ishte një vizitë e zakonshme. Ishte një rikthim i fuqishëm në kujtesë, një bashkim i tri jetëve të sprovuara dhe një takim ndërmjet artit, sakrificës e idealit kombëtar.
Në Koloninë “ART TURIZËM KODRA” më vizituan dy shokët e mi të përndjekjes politike: profesori Muhamet D. Rogova dhe Asllan Dibrani – Luani.
Rinitë tona nuk i jetuam vetëm për veten.
Ato ia falëm kombit, lirisë dhe ëndrrës për një shtet shqiptar të denjë në Gadishullin tonë iliro-shqiptar.
Ne nuk u bashkuam vetëm për t’i shikuar veprat e artit.
U bashkuam për t’i numëruar fitoret, sakrificat dhe ngecjet tona; për të parë se çfarë arritëm dhe çfarë ende i mungon shoqërisë sonë.
Në Burgun e Nishit, gjatë viteve të rënda 1981–1990, Asllani vizatonte në një kthinë të izolimit të quajtur “Grupa pojačanog nadzora”, ndërsa unë vizatoja në një kthinë tjetër.
Edhe pse na ndanin muret, dyert e hekurta dhe mbikëqyrja e egër, skicat tona e gjenin rrugën drejt njëra-tjetrës.
Nëpërmjet njerëzve të besuar, ato ia dërgonim profesorit Muhamet Rogova, i cili i kthente në gdhendje druri.
Kështu arti ynë e thyente izolimin.
Aty ku pushteti vendoste pranga, ne hapnim një dritare.
Aty ku kërkohej heshtja jonë, lapsi dhe dalta flisnin shqip!
Njëra prej atyre skicave ishte vizatimi im me një palë qe, me plugun e tyre dhe shqiptarin me plis duke lëruar tokën e shenjtë shqiptare.
Luan Dibrani me Sak Mujin
Qetë e tërhiqnin plugun ngadalë, por brazda hapej thellë.
Shqiptari ecte pas tyre me besimin se vuajtjet dhe përndjekjet tona, një ditë, do të jepnin fryt.
Dhe ato dhanë fryt!
Nga ajo tokë e ujitur me djersë, burg, gjak e qëndresë, mbiu Çlirimi.
Mbiu Liria. Mbiu Ushtria Çlirimtare e Kosovës – kurorëzim i përpjekjeve të shumë brezave dhe i sakrificës së dëshmorëve tanë.
Sot, pas dhjetë vjetësh burg e izolim, ne u bashkuam përsëri në Atelienë KODRA.
Jo më si të burgosur, por si njerëz të lirë, krijues dhe dëshmitarë të një kohe që nuk duhet harruar.
Megjithatë, brazda jonë ende nuk ka përfunduar.
Shqiptari me plis duhet ta marrë përsëri plugun.
Unë dhe Asllan Dibrani – Luani duhet t’ia dërgojmë përsëri skicën profesorit Muhamet Rogova, që kësaj radhe qetë ta tërheqin plugun edhe më thellë.
Në atë brazdë duhet të mbillen tri farat që i mungojnë shtetit dhe shoqërisë sonë:
LUSTRIFIKIM – DREJTËSI – LIGJ!
Pa lustrifikim nuk pastrohet e kaluara. Pa drejtësi nuk nderohen viktimat.
Pa ligj nuk mbrohet liria.
Çlirimi dhe Liria janë arritjet tona të mëdha, por ato duhet të mbrohen me institucione të drejta dhe me përgjegjësi për secilin që ka bashkëpunuar me aparatin e përndjekjes, që ka dëmtuar interesin kombëtar ose që e ka vjedhur pasurinë e popullit.
Procesi ynë kombëtar vazhdon edhe me mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit shqiptar në gjashtë hapësirat tona historike: në Luginën e Preshevës me Bujanoc e Medvegjë, në Iliridë, në Çamëri, në Malësinë e Madhe me Tuz, Hot e Grudë, në Ulqin e Tivar – deri te kujtesa që e lidh Risanin me Mbretëreshën Teutë – si dhe në Sanxhakun e Tregut të Ri, Novi Pazar.
Vizita e profesorit Muhamet Rogova dhe e Asllan Dibranit – Luanit në Koloninë “ART TURIZËM KODRA” ishte një takim ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes.
Ishte dëshmi se miqësia e farkëtuar në burg nuk ndryshket dhe se krijimtaria është jeta jonë e dytë.
Dikur skicat tona kalonin fshehurazi nga qelia në qeli.
Sot ato dalin në dritë dhe i flasin kombit.
Qetë ecin përsëri.
Plugu hyn më thellë në tokë.
Kan være en krusedull av tekst
Shqiptari me plis nuk ndalet, sepse fara e re duhet mbjellë:
LUSTRIFIKIM!
DREJTËSI!
LIGJ!
Vetëm atëherë do të mund të themi se brazda e nisur në burgjet e vitit 1981 e ka dhënë frytin e saj të plotë.
Sak Muji
I përndjekur politik 1981–1990
Artist dhe dëshmitar i kujtesës kombëtare
Kolonia “ART TURIZËM KODRA”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu