Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është një akt që shkon përtej një vendimi të zakonshëm institucional. Ajo përfaqëson një shembull të përgjegjësisë morale, të dinjitetit njerëzor dhe të kulturës së lartë të përgjegjësisë publike, vlera këto që aq shumë i nevojiten shoqërisë dhe institucioneve tona.
Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, drenicaku dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori përgjegjësi morale për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Pejë, ku humbi jetën Arlinda Zekaj. Edhe pse përgjegjësitë për dështimet e mundshme të hallkave të sigurisë duhet të përcaktohen përmes hetimeve dhe vlerësimeve institucionale, vendimi i Hoxhës për t’u tërhequr nga drejtimi i Policisë dëshmon një kulturë të përgjegjësisë që rrallë e shohim në jetën tonë publike.
Gjatë katër vjetëve në krye të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dëshmoi aftësi udhëheqëse, profesionalizëm dhe vendosmëri në përballjen me sfidat e shumta të sigurisë. Një ndër kapitujt më të rëndësishëm të punës së tij ishte angazhimi në shtrirjen dhe konsolidimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, përballë strukturave kriminale dhe grupeve që cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve.
Nën udhëheqjen e tij, Policia e Kosovës u përball me sfida të jashtëzakonshme, ndër të cilat operacioni në Banjskë, luftimi i rrjeteve kriminale, shkatërrimi i laboratorëve të drogës, konfiskimi i sasive të konsiderueshme të armëve dhe veprimet hetimore lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës kritike të vendit, përfshirë kanalin Ibër-Lepenc.
Këto angazhime e vendosin mandatin e tij ndër periudhat me zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë, duke dëshmuar se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale për t’u përballur me kërcënime serioze ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Prandaj, largimi i Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit nuk mund të shihet vetëm si një ndryshim në udhëheqjen e një institucioni. Ai është edhe një moment reflektimi për mënyrën se si funksionon përgjegjësia institucionale në Kosovë. Në një shoqëri ku shpeshherë zyrtarët përpiqen të shmangin përgjegjësinë, Hoxha zgjodhi të tërhiqet edhe për gabime që, sipas vlerësimit të tij, nuk ishin domosdoshmërisht të tijat.
Ky është dallimi ndërmjet atyre që e shohin detyrën si privilegj personal dhe atyre që e kuptojnë atë si obligim ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Me dorëheqjen e tij, Policia e Kosovës humb një drejtues me përvojë, i cili gjatë mandatit të tij dha kontribut të veçantë, sidomos në shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri të vendit. Megjithatë, dorëheqja nuk duhet kuptuar si përfundim i kontributit të tij për Kosovën.
Përvoja, profesionalizmi dhe dinjiteti i dëshmuar gjatë ushtrimit të detyrës janë vlera që nuk duhet të mbeten jashtë institucioneve. Kosova ka nevojë për kuadro të tilla, të cilat mund të vazhdojnë të kontribuojnë në pozita ku përvoja dhe përgjegjësia e tyre i shërbejnë interesit publik.
Gazmend Hoxha, me këtë vendim, ka dëshmuar se një pozitë e lartë nuk është më e rëndësishme se ndërgjegjja dhe përgjegjësia morale. Ky është një mesazh për të gjithë ata që ushtrojnë funksione publike: dinjiteti nuk matet me kohën sa qëndron në një detyrë, por me mënyrën se si e ushtron atë dhe me gatishmërinë për të marrë përgjegjësi.
Kosovës nuk i duhen vetëm njerëz që dinë të marrin poste të larta, por mbi të gjitha njerëz që dinë të mbajnë përgjegjësi. Në këtë kuptim, dorëheqja morale e Gazmend Hoxhës është një shembull që meriton të vlerësohet dhe të shërbejë si model për të tjerët.