Pas kësaj thirrjeje nuk qëndron një njeri që kërkon vëmendje, por një njeri që është lodhur duke bartur një barrë të rëndë dhe që kërkon vetëm të mos mbetet i padëgjuar

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Nga: Dardan Osmanaj

I nderuar Ibish Neziri, sa e vërtetë është kjo fjali që ke thënë: “Padrejtësinë më së shumti e ndiejnë ata që e kanë përjetuar vetë.” Sa e vërtetë!

Por, Ibish, a nuk jam pikërisht edhe unë njëri prej atyre njerëzve që po e përjeton padrejtësinë në lëkurën e vet? Madje, po e përjetoj aq rëndë, saqë kjo plagë më ka çuar deri në gjendje të rëndë emocionale dhe depresive. Ti e di shumë mirë këtë. E di se çfarë më është bërë, e di për shpikjet dhe propagandën që është ngritur ndaj meje. E di edhe sa herë u jam drejtuar miqve, shokëve dhe familjarëve të tu, duke iu lutur e duke iu përgjëruar që të të njoftojnë, që të gjejmë mundësinë të ulemi e të bisedojmë.

Nuk kam kërkuar asgjë të jashtëzakonshme. Kam kërkuar vetëm një bisedë, një mundësi për t’u dëgjuar, për ta shpjeguar dhimbjen time dhe për të kërkuar të vërtetën përballë shpifjeve që më kanë rënduar jetën. Por, Ibish, ajo që më dhemb më shumë nuk është vetëm padrejtësia që po përjetoj. Është edhe heshtja jote. Është shmangia jote. Është fakti që ti, i cili flet kaq fuqishëm për padrejtësinë dhe për dhimbjen e atyre që e kanë përjetuar, nuk po gjen një moment për ta dëgjuar njeriun që po të kërkon ndihmë. Pse, Ibish? Ku je ti kur një njeri që e njeh padrejtësinë po të kërkon vetëm një bisedë? Unë nuk po të kërkoj të më besosh pa më dëgjuar. Nuk po të kërkoj të mbash anën time pa i ditur rrethanat. Po të kërkoj vetëm diçka njerëzore: të më dëgjosh! Të më japësh mundësinë të flas dhe të tregoj atë që kam përjetuar. Sepse padrejtësia nuk është vetëm ajo që të bëhet. Nganjëherë, padrejtësia bëhet edhe më e rëndë kur njerëzit që mund të të dëgjojnë zgjedhin të heshtin.

Ti e di, Ibish, se çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësinë. Prandaj, pikërisht nga ti prisja më shumë mirëkuptim, më shumë ndjeshmëri dhe, mbi të gjitha, një fjalë njerëzore. Sot, duke i lexuar fjalët e tua, më lind një pyetje që më rëndon në shpirt: A vlen thirrja kundër padrejtësisë vetëm kur flasim për të tjerët, apo duhet të vlejë edhe kur një njeri i njohur na troket në derë dhe na kërkon ta dëgjojmë? Unë vazhdoj të kërkoj të vërtetën. Vazhdoj të kërkoj drejtësi. Dhe, pavarësisht dhimbjes, nuk dua që heshtja e askujt të ma shuajë zërin.

Ibish, ndoshta një ditë do ta kuptosh se pas kësaj thirrjeje nuk qëndron një njeri që kërkon vëmendje, por një njeri që është lodhur duke bartur një barrë të rëndë dhe që kërkon vetëm të mos mbetet i padëgjuar.

Sepse padrejtësia që e përjeton vetë është plagë, por kur nuk të dëgjojnë as ata që flasin për drejtësi, ajo plagë bëhet edhe më e thellë. Unë nuk po kërkoj mëshirë. Po kërkoj drejtësi, të vërtetën dhe pak njerëzi! Mos e harroni: fjalët për drejtësinë kanë peshë vetëm atëherë kur shoqërohen edhe me vepra.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu