BOTA S’TA FAL GËZIMIN
(Më quaj si të duash)
____
Më quaj gërnaç, më quaj mërgimtar,
nën qiell të huaj, me mallin si zjarr.
Mbi supe mbaj rrugët, në shpirt mbaj një emër,
me gjuhën e nënës që rreh në këtë zemër.
_
Në xhepa kam djersën, në sy kam lëndimin,
se bota t’jep bukën, por s’ta fal gëzimin.
E di që na ndajnë me fjalë e me thashethema,
por gjaku që rrjedh është i njëjti në vena.
_
Se kur vjen shtatori e kthehem në shtëpi,
ato rrugë të pluhurosura i dua me flakëri.
Nuk jam thjesht një numër, as para në kufi,
jam pjesë e kësaj toke, jam motër për ty.
_
Ndaq më quaj gërnaç, ndaq me tjetër emër,
shqiptare jam në kokë, shqiptare jam në zemër.
Një flamur na bashkon, një gjuhë dhe një shpresë,
mërgimi na ndan, po rrënja nuk vdes!
_
@Maki M Canolli
Foto në vendlindje në Prishtinë, ku dikur edhe unë protestoja te sheshi i Heroit Zahir Pajaziti 
New York
Vjeshtë 2026



