
Domenik Kastrioti, Stuttgart, Gjermani
____
A duhet të shqetësohemi për objektet fetare që funksionojnë jashtë kontrollit institucional në Kosovë? Po, absolutisht! Çdo aktivitet fetar duhet të zhvillohet në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve kompetente.
Le të kujtojmë rastin e Zekrija Qazimit, i cili u dënua me 10 vjet burg për vepra të lidhura me terrorizmin. Rasti i tij mbetet një kujtesë serioze për rrezikun që mund të paraqesin ideologjitë ekstremiste, veçanërisht kur synojnë radikalizimin e të rinjve.
Nga informacionet që kam, pretendohet se Zekrija Qazimi ka një xhami private në afërsi të Albi Mall. Ky është një informacion që kërkon vëmendje dhe verifikim nga institucionet kompetente. Nëse kjo është e vërtetë, qytetarët kanë të drejtë të dinë se si funksionon ky objekt, a është i regjistruar dhe kush e mbikëqyr veprimtarinë e tij.
Po ashtu, shqetësime ka edhe për objekte të tjera fetare private në Gjilan nga ish Hoxha i Busavates i cili kishte qen pjes e Isis Elahimi dhe në lokacione të ndryshme të Kosovës.
Pyetjet janë të drejtpërdrejta:
– Kush i kontrollon këto objekte?
– A janë të regjistruara dhe a funksionojnë në përputhje me ligjin?
– A po monitorohen aktivitetet e tyre kur ekzistojnë dyshime për ekstremizëm?
– Pse nuk ka transparencë të mjaftueshme për këtë çështje?
Është kërkesë për zbatimin e ligjit dhe për mbrojtjen e shoqërisë nga çdo formë e ekstremizmit.
Kosova nuk mund të lejojë që të rinjtë e saj të bëhen viktima të ideologjive që nxisin urrejtje, dhunë dhe radikalizim.
Institucionet duhet të reagojnë, të hetojnë çdo informacion serioz dhe të japin përgjigje publike.
Asnjë objekt fetar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Asnjë ideologji ekstremiste nuk duhet të ketë hapësirë në Kosovë.
Heshtja nuk është zgjidhje. Siguria e Kosovës dhe e rinisë sonë duhet të jetë prioritet!


