
Lirim Gashi, Prishtinë
____
Kur askushi shtiret se është dikushi, atëherë edhe rrushit i vjen era kripë, ndërsa Ajnshtajni fillon të kundërmojë në Lushkak, Gabimete apo Dalip.
Kur askushi shtiret se është dikushi, duke i rënë me mburrje daulles apo defit, atëherë edhe Linda Morina dhe Pipidake Pilifunci dalin më të mençura se Pajazit Nushi dhe ia japin dijes erën e qenefit.
Kur askushi shtiret se është dikushi, duke harruar se dikur vishte pantallona kadifeje, në të cilat pordha i mbetej peng për një javë, atëherë edhe qyqja fillon të qeshë me të, e lëre më ciganët e së njëjtës mëhallë.

Kur askushi i vendos dhëmbët prej porcelani kinez dhe fillon ta reklamojë bardhësinë e tyre duke buzëqeshur, atëherë edhe çerkezi Harun nga Anadolli mezi arrin ta përmbajë veten nga të qeshurat tallëse, duke e shtrënguar barkun dhe duke e ngjeshur.
Kur askushi shtiret se është dikushi vetëm pse e blen një makinë luksoze çdo vjeshtë, atëherë edhe biçiklisti më i varfër i Bangladeshit e vëren se kundërmon në peshk.
Madje, e vëren se kundërmon si peshku i ngordhur në verë, sepse çdo cep të makinës e ka qelbur me pordhët e veta, nga një mijë herë.


