
Pirro Prifti, Tiranë
Në shkrimin e z. Basho `Disa të dhëna historike per pasaporten shqiptare të Albert Ajnshtajnit` te dt. 12 nentor, pretendohet se shkencëtari i famshëm Albert Einstein ka patur per nje fare kohe nje pasaporte shqiptare dhe pasksa ardhur në Shqipëri?!
Sipas z. Basho, Albert Einstein ka ardhur në Shqipëri, ka takuar Mbretin Zog dhe ka marrë pasaportë shqiptare, të cilën e përdori derisa mori pasaportën zvicerane në fund të 1932-shit.
Basho thotë se Einstein kishte pasaportë diplomatike gjermane (lëshuar më 18 nëntor 1930) dhe pasaportë zvicerane (lëshuar më 8 nëntor 1932 në Neë York).
Sipas tij, midis këtyre dy datave (1931–1932) Einstein udhëtoi dy herë në Amerikë dhe nga Berlini në Londër, prandaj duhet të ketë përdorur pasaportën shqiptare, sepse nuk kishte tjetër.
Dëshmi që ai sjell:është Dëshmia e familjes (babai i tij i kishte treguar se Dr. Jani Basho ia kishte thënë këtë histori), dhe Dokumenti i 9 prillit 1931 nga Arkivi Einstein (që ne e shpjeguam më parë – i cili në fakt nuk flet për pasaportë). Dëshmia e Mbretëreshës Geraldinë (sipas intervistave të saj).
Pretendimet e z. Basho se shkencëtari I famshëm Albart Einstein ka patur pasaportë shqiptare janë kryekëput jo të vërteta. Përse?
Sepse pretendimet e z. Basho bazohen kryesisht në Dëshmi gojore familjare (të dorës së dytë/tretë),
Në interpretime të gabuara të dokumenteve, duke argumentuar se “duhet të ketë qenë kështu”.
Argumentet se Albert Einstein nuk ka patur kurrë një pasaportë shqiptare qëndrojnë sipas dokumentave arkivorë si:
-Arkivi zyrtar i Einstein-it,
-Biografitë e bazuara në dokumente primare,
-Kronologjia e plotë e lëvizjeve të Einstein-it e dokumentuar me letra, ditarë dhe pasaporta.
Prandaj, nga pikëpamja historike, historia e “pasaportës shqiptare të Einstein-it” konsiderohet e pabazë.
Për të konfirmuar realitetin e asaj kohe dhe pamundësinë e Shkencëtarit të famshëm Albart Einstein që të kishte një pasaportë shqiptare po shqyrtojmë si më poshtë disa të dhëna të rëndësishmë.
Një nga këta është znj Barbara Ëolf e cila ishte arkiviste dhe oficere informacioni në Arkivin Albert Einstein pranë Universitetit Hebraik të Jeruzalemit (Hebreë University of Jerusalem). Ajo ishte një nga specialistet kryesore që punonin me dokumentet personale dhe shkencore të Albert Einstein-it. Punonte në arkivin që ruan mbi 80.000 dokumente të Einstein-it (letra, manuskripte, ditarë, pasaporta, etj.). Ishte e njohur si eksperte e thellë e jetës private dhe publike të Einstein-it.
Ka marrë pjesë në publikimin e dokumenteve të rëndësishme, përfshirë letra personale që u hapën për publikun në vitin 2006.
Ka bashkëpunuar me biografë dhe studiues të Einstein-it (p.sh. është falënderuar në libra si ato të Ëalter Isaacson dhe në An Einstein Encyclopedia).
Ka dhënë intervista dhe ka komentuar publikisht mbi mite të ndryshme rreth Einstein-it, përfshirë pretendimin shqiptar për pasaportën.
Barbara Ëolfi është personi që ka hedhur poshtë zyrtarisht pretendimin se Einstein kishte pasaportë shqiptare. Në intervistat e saj (veçanërisht ato të viteve 2010–2013) ajo deklaroi qartë seEinstein nuk ka pasur kurrë pasaportë shqiptare. Ai nuk ka qenë në Shqipëri pas vitit 1933.
Madje Barbara Ëolf ka dhënë një përgjigje si reagim ndaj pretendimeve që qarkullonin në Shqipëri dhe u lidh me intervistën e saj në gazetën zvicerane Berner Zeitung (shkurt 2013), ku ajo tha qartë se Einstein nuk kishte pasur kurrë pasaportë shqiptare, dhe përgjigja e saj
u publikua ose u citua në gazetën Dielli (dhe në të tjera) gjatë viteve 2013–2014.Përgjigje ishte kjo:
“Të dashur shqiptarë,
Unë nuk dyshoj se vendi juaj ka mbrojtur dhe ka shpëtuar një numër të konsiderueshëm hebrenjsh gjatë viteve naziste. Megjithatë, Albert Einstein nuk ishte ndër këta njerëz.
Falë dokumenteve origjinale në arkivat tona, ne mund të hedhim poshtë me lehtësi historitë e Bashos dhe të vërtetojmë se Einstein nuk ishte as në Vjenë dhe as në Shqipëri në prill të vitit 1931, se pasaporta e tij gjermane nuk iu mor, por ai udhëtoi me këtë pasaportë gjermane në SHBA në vitin 1931 dhe nuk kishte nevojë dhe as nuk përdori një pasaportë shqiptare as para dhe as pas vitit 1931.
Ai emigroi në SHBA në tetor të vitit 1933 dhe u largua vetëm një herë, për të udhëtuar në Bermuda në maj 1935, por nuk u kthye kurrë më në Evropë.
– Përshëndetje nga Jeruzalemi, Barbara Ëolff”.
Argument tjetër kundër pretendimeve të z. Basho I cili paska gjetur në arkivin e pretenduar citohet: “Arkivi i Jeruzalemit përdor sistemin amerikan të datave (muaji/dita/viti), prandaj 09.04.1931 do të thotë 9 prill 1931.
Në fakt, Dokumenti është një shkresë e Ministrisë së Jashtme shqiptare drejtuar Konsullatës shqiptare në Leipzig. Ai nuk flet aspak për dhënie pasaporte, shtetësi apo vizë për Albert Einstein-in. Einstein përmendet vetëm në kontekstin e një ankese të organizatës “Ballkani i lirë” lidhur me një person të quajtur Niazi Çami.
Sa për Shkencëtarin e famshëm Albert Einstein kronologjia është kështu:
-Einstein kishte pasaportë diplomatike gjermane (lëshuar më 18 nëntor 1930).
-Ai udhëtoi me të në SHBA në 1930–1931 dhe 1931–1932.
-Pasaporta gjermane iu anulua vetëm në 1934, pasi nazistët e shpallën jo-gjerman.
-Pasaporta zvicerane ia lëshuan në Neë York më 8 nëntor 1932, sepse ai ishte tashmë atje.
Ndërsa Barbara Ëolf shkruan: “Falë dokumenteve origjinale në arkivat tona, ne mund të hedhim poshtë me lehtësi historitë e Bashos dhe të vërtetojmë se Einstein nuk ishte as në Vjenë dhe as në Shqipëri në prill të vitit 1931, se pasaporta e tij gjermane nuk iu mor, por ai udhëtoi me këtë pasaportë gjermane në SHBA në vitin 1931 dhe nuk kishte nevojë dhe as nuk përdori një pasaportë shqiptare as para dhe as pas vitit 1931.
Ai emigroi në SHBA në tetor të vitit 1933 dhe u largua vetëm një herë, për të udhëtuar në Bermuda në maj 1935, por nuk u kthye kurrë më në Evropë.
– Përshëndetje nga Jeruzalemi, Barbara Ëolff”.
Në arkivin e Jeruzalemit gjëndet një pasaportë shqiptare por nuk është me emrin e Albart Einsteinit:
– Pasaporta shqiptare: Përmendet si një dokument që gjendet në koleksionin e Arkivit Einstein.
– Pronësia e dokumentit: Dokumenti nuk është identifikuar si pasaportë e Albert Einstein-it.
– Lidhja me Shqipërinë: Nuk ka prova të besueshme që Einstein të ketë marrë shtetësi shqiptare ose të ketë udhëtuar drejt Amerikës me pasaportë shqiptare.

Pra, prania e një dokumenti shqiptar në arkiv nuk provon se ai i përkiste Einstein-it.
Pa dyshim përpjekjet e z. Basho për të hedhur dritë në disa pjesë të historisë shqiptare janë të mirëpritura, pro sidoqoftë ngjarjet e kaluara të historisë së Shqipërisë dhe të personave dhe individëve të shquar qofshin shqiptarë qofshin të huaj duhen dokumentuar mirë, sepse siç po shohim po vërtetohet ajo që ka thënë Imzot Fan Noli në shkrimin e tij të famshëm `5 Anarkitë e Shqipërisë` gjë që tregon dëshirën e njerrëzve për të ndryshuar historitë në favor të tyre apo të klanit të tyre: ` E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.
Referencat
1.Barbara Ëolff , Intervistë me Berner Zeitung (1 shkurt 2013) – “Ëar Einstein ein Albaner?”
Link: [bernerzeitung.ch/ëar-einstein-ein-albaner 408110722736](https://ëëë.bernerzeitung.ch/ëar-einstein-ein-albaner-408110722736) Në koleksionin e Arkivit Einstein ekziston një pasaportë shqiptare, por ajo nuk i përket Albert Einstein-it.
2.Burimi: Google Arts & Culture – “Albert Einstein German, Sëiss and American?” (koleksioni i Arkivit Einstein)Link:[artsandculture.google.com/story/4QËRAvk1sh4A8A](https://artsandculture.google.com/story/4QËRAvk1sh4A8A)
- Ëalter Isaacson, Përmendur në artikullin e Telegrafi (2014): “Albert Einstein, in Albania? A fictitious and invented story”.
- Hans-Rudolf Ott (president i Shoqatës Einstein në Bernë) konfirmon se Einstein u largua nga Evropa në tetor 1933 nga Southampton dhe nuk u kthye më kurrë.


