Nuk mbulohet Shqiptaria me Shamia, flamujt e Islamit Global

Shkrime relevante

Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi) del jashtë vendit vetëm për aktivitete greke…!

Foti Cici Kryepeshkop Joani (Fatmir Abedin Pelushi) priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin...

Nuk mbulohet Shqiptaria me Shamia, flamujt e Islamit Global

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë NUK MBROHET SHQIPNIA ME SHAMIA ! Patriotët...

Kur Askushi shtiret se është Dikushi

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Kur askushi shtiret se është dikushi, atëherë edhe rrushit...

El-Sayed krijon një fraksion politik me emër arab

Abdul El-Sayed flet pranë gruas së tij Sarah Jukaku gjatë një...

Shpërndaj

NUK MBROHET SHQIPNIA ME SHAMIA !
Patriotët me bateri dhe maskimi i islamit politik pas flamurit kombëtar
Reagim ndaj shkrimit të S. M.-së
E lexova shkrimin e S. M.-së, ku autorja deklarohet shqiptare, mbron të drejtën për të mbajtur shami, për të besuar dhe për të marrë pjesë në protesta e aktivitete publike në emër të atdheut.
Deri këtu, gjithçka në rregull. Liria e besimit dhe e drejta për të protestuar janë të drejta demokratike e njerëzore. Por, zonjë, mos e ngatërroni lirinë e besimit me lirinë për të promovuar ideologji politike në emër të fesë!
Unë nuk e kontestoj shqiptarinë tuaj për shkak të shamisë. Por as nuk jam i detyruar ta pranoj automatikisht çdo deklaratë patriotike, pa parë se çfarë fshihet pas saj.
Madje, po të mos e dija se shkrimi është i një shqiptareje, duke parë vetëm fotografinë tuaj në fund të tij, përshtypja ime e parë do të ishte se kemi të bëjmë me një grua nga ndonjë shoqëri arabe apo turke. E po të lexoja pastaj shqipen tuaj, do t’ju përgëzoja: sa mirë e paska mësuar gjuhën shqipe kjo zonjë arabe apo turke!
Natyrisht, fotografia nuk përcakton kombësinë. Por kjo ironi e imja synon të vërë në diskutim kontrastin ndërmjet identitetit kombëtar që deklarohet dhe mesazhit kulturor që përcillet.
Tash të vijmë te problemi i vërtetë: ISLAMI POLITIK!
Një ideologji që, sipas bindjes sime, ka mësuar ta përdorë mjeshtërisht lirinë e besimit, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe madje edhe patriotizmin, si mbulesë për promovimin e një projekti politik e teokratik.
Në protestat e fundit në Shqipëri, për mua, nuk duhet parë vetëm kush mban flamurin kuqezi, kush ka mjekër apo kush mban shami. Duhet parë edhe kush e organizon mesazhin, çfarë ideologjie promovon dhe çfarë Shqipërie synon.
Sepse unë nuk dua një Shqipëri të Lindjes, të ideologjive teokratike dhe të ëndrrave për Kalifat. Dua Shqipërinë evropiane, demokratike dhe euroatlantike!
Rasti i Igballe Hudutit, e shpallur person i padëshiruar në Shqipëri për 15 vjet, pas pjesëmarrjes në protestat e Tiranës, është një shembull që meriton debat serioz mbi kufirin ndërmjet protestës qytetare dhe agjendave ideologjike e të huaja. Autoritetet shqiptare kanë paraqitur arsyetimin e tyre për sigurinë kombëtare, ndërsa vetë Huduti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore. Kjo çështje nuk duhet përdorur si gjykim kolektiv ndaj besimtarëve, por as nuk duhet shpërfillur si paralajmërim për rrezikun e instrumentalizimit të protestave.
Dhe këtu lind pyetja ime për S. M.-në:
A jeni në protestë për Shqipërinë evropiane, apo për një Shqipëri që duhet t’i nënshtrohet një projekti ideologjik fetar?
Sepse nuk mjafton të thërrasësh «Rroftë Shqipëria e lirë!» për të dëshmuar se je në anën e Shqipërisë që duam.
Kam përshtypjen se disa ideologë dhe misionarë të islamit politik kanë gjetur një mënyrë të re për të hyrë në skenën publike: jo gjithmonë me parulla fetare, por me parulla patriotike; jo gjithmonë me flamuj të huaj, por duke u mbështjellë me flamurin kuqezi.
Disa vijnë me mjekër, disa pa mjekër; disa me shami, disa pa shami. Por ideologjia nuk matet me mjekër e as me shami. Ajo zbulohet nga mesazhi, qëllimi dhe veprimtaria.
Prandaj, zonjë S. M., fjalët tuaja patriotike nuk më bindin vetvetiu se po mbroni Shqipërinë që unë dua. Për mua, ekziston rreziku që patriotizmi juaj të jetë vetëm një mbështjellës për një agjendë tjetër ideologjike.
Unë këtë lloj patriotizmi e quaj: PATRIOTIZËM ME BATERI! Bën zhurmë kur shtypet butoni i atdhetarisë, por duhet parë kush ia ndërron bateritë dhe në çfarë drejtimi e programon.
Shqiptarët kanë paguar shumë shtrenjtë për lirinë, identitetin dhe orientimin evropian. Nuk kanë nevojë për misionarë të kamufluar që, nën petkun e atdhetarisë, t’ua ndërrojnë projektin kombëtar me një projekt fetar-politik.
Shqipëria nuk është pronë e asnjë feje, as e asnjë ideologjie. Shqipëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve!
Dhe një gjë duhet ta kuptojmë mirë: të jesh besimtar është e drejtë personale; ta shndërrosh fenë në instrument të pushtetit politik është çështje krejt tjetër.
Prandaj, mos kërkoni duartrokitje patriotike vetëm pse e përfundoni shkrimin me «Rroftë Shqipëria!».
Shqipëria nuk mbrohet me shami, me mjekra e as me parulla patriotike të importuara. Ajo mbrohet me vetëdije kombëtare, me identitet shqiptar dhe me orientim të palëkundur evropian!
Le të mos e harrojmë kurrë se nuk mbulohet Shqiptaria me Shamia, …flamujt e Islamit Global.
Rroftë Shqipëria evropiane! Rroftë kombi shqiptar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu