Edhe therra tregon

Shkrime relevante

Edhe therra tregon

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur Profesor Muhamet Rogova, të përshëndes...

A ka arritur edhe në Kosovë ideologjia nga ”Vëllazëria Myslimane”?!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Si e tillë, ”Vëllazëria Myslimane” (në tekstin e...

Veton Surroi hapi një derë që tash duhet mbushur me fakte

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ Akuza që Veton Surroi ia drejton Baton...

Kur gjyshja në pushtet e ka për opozitë një stërgjyshe, së cilës nuk i beson më as pasqyra e vet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ky pushtet ka nevojë urgjente për një opozitë të...

Në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë u diskutua për të drejtat pensionale të mërgimtarëve

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Më 12 nëntor 2026 Të drejtat pensionale të mërgimtarëve, zbatimi...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër – Rugovë

I dashur Profesor Muhamet Rogova, të përshëndes me shumë respekt!

Sot, kur po i shohim këto gërrithje mes atyne që dikur ishin afër pushtetit, m’u kujtue nji tregim i vjetër i popullit tonë: “Edhe therra tregon.” Thonë se para shumë vitesh e kishin vra nji trim dhe trupin ia kishin mshefë ndër therra, me mendimin se koha kishte me e mbulue krejt. Po therra u rrit. U trash. U hap.

E dalëngadalë i nxori mbi tokë: eshtrat, gjurmët, copat e rrobave, edhe letërnjoftimin e trimit. Mungonte veç nji send: vrastari. E populli thoshte: “Mos u ngut. Edhe ai ka me dalë nji ditë.” Haaaaa! Profesor, qitu asht urtia e popullit: e vërteta mundet me u mshefë nën dhe, po s’mundet me u varrosë përgjithmonë. Edhe historia e PRANVERËS 1981 kështu asht. Na u burgosëm. Na u përsekutuem. Na u dënuem.

Disa menduen se me kalimin e viteve gjithçka kishte me u harrue. Po ja që sot: therra po flet. dosjet po kërkohen. dëshmitarët po flasin. e disa prej atyne që dje heshtnin, sot po ia nxjerrin njani-tjetrit të palarat në publik. Haaaaa! E unë them: mos e shpallim askënd fajtor pa dokument. Po as mos t’ia mbyllim gojën historisë. Se populli e ka ditë moti: “Edhe guri ka gojë, kur koha i vjen.”

Të rritë ndera, Profesor.

Çdo gja, herët a vonë, del në shesh. Sak Muji ’26 Mozaicist dhe bashkëorganizator i Pranverës Studentore, 11–26 Mars 1981

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu