Abas Fejzullahu përmbyll hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”

Shkrime relevante

27 vjet në harresë, athua kush jemi ne?

Majlinda Shala, Gjermani ____ Jam një vajzë e UÇK-së, një vajzë që e...

Mendjen atje, poezi nga

Bekim I. Blaku Poezi MENDJEN ATJE As s’më flihet, as s’më rrihet. Trupin këtu, mendjen atje. Mendimet vërdallë. As...

Abas Fejzullahu përmbyll hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”

Arif Ejupi, Gjenevë Abas Fejzullahu, mësues veteran në Kosovë dhe në mërgatë,...

Një ushtar, një varr i shenjt dhe kuptimi i respektit në Amerikë

Nga Frank Shkreli _____ Ajo që ndodhi në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në...

Islami politik nuk duhet të lejohet ta kthejë Kosovën në vend armiqësor ndaj miqve të vet dhe ta largojë nga orientimi euroatlantik

Basri Beka, Prishtinë _____ SPORTI NUK ËSHTË ARENË E PROPAGANDËS ISLAMISTE Ajo që ndodhi...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë

Abas Fejzullahu, mësues veteran në Kosovë dhe në mërgatë, i burgosur dhe i izoluar disa herë për arsye politike nga regjimi i ish-Jugosllavisë komuniste, edhe pse në moshë të shtyrë, ka nisur përgatitjet për hartimin e librit “Familja ndihmon familjen”.

Përmes këtij libri, Fejzullahu synon të dokumentojë kontributin e mbi tetë mijë familjeve nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, të cilat, në vitet e pushtimit serb, u erdhën në ndihmë familjeve në nevojë anembanë Kosovës.

Aksioni e pati zanafillën në Prizren, ku jetonte mësuesi Abas Fejzullahu. Fillimisht, ndihma iu dha familjeve të minatorëve të Stantërgut, Kishnicës dhe Goleshit, të cilët kishin hyrë në grevë urie për të kundërshtuar heqjen e autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Shembulli i prizrenasve, që u solidarizuan me minatorët e ngujuar në thellësi të nëntokës, bëri që nisma të përhapej në mbarë Kosovën. U krijuan degë dhe nëndegë të aksionit “Familja ndihmon familjen”, ku u angazhuan dhjetëra veprimtarë nga fusha të ndryshme, përfshirë studentë të Universitetit të Prishtinës.

Që në ditët e para, aksioni gjeti mbështetje të fuqishme te Adem Demaçi, i burgosur politik për veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Në një letër drejtuar nismëtarëve, Demaçi i përgëzoi për misionin e tyre dhe u premtoi përkrahje të parezervë.

Në Lupç të Podujevës u mbajt një tubim ku u diskutua se si të mblidheshin ndihmat. Organizatorët u përballën me vështirësi të mëdha që në fillim.

Autoritetet serbe konfiskonin kamionët me miell, ushqime të tjera dhe artikuj higjienikë, si dhe burgosnin shoferët e organizatorët e aksionit.

Përballë këtyre rrethanave, organizatorët vendosën ta vazhdonin aksionin në mënyra që ulnin rrezikun për veprimtarët dhe dhuruesit. Në njërën prej mbledhjeve u vendos që familjet në gjendje të rëndë ekonomike të merrnin nga 150 marka gjermane në muaj.

Kjo shumë shërbente si pikë orientimi. Kontributet e familjeve me mundësi më të mira ekonomike e kalonin edhe dyfishin e shumës së përcaktuar.

Në këtë aksion dhanë ndihmesë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës Lindore. Pavarësisht pengesave me të cilat përballeshin, ata i ndihmuan për vite me radhë familjet në Kosovë.

Kjo ndihmë forcoi lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve. Më vonë, shumë familje në Kosovë ua kthyen ndihmën familjeve shqiptare të këtyre trevave, kur ato u përballën me përndjekje dhe dhunë.

Institucionet tona, veçanërisht Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet ta mbështesin botimin e kësaj monografie. Përmes saj, brezat e ardhshëm do të mund të mësojnë se si familjet shqiptare e mbështetën njëra-tjetrën dhe si ky solidaritet u bë pjesë e qëndresës së viteve ’90.

Fejzullahu, i cili ia kushtoi jetën shërbimit ndaj popullit të tij, ka përgatitur formularë të posaçëm për ata që dhanë ndihmë dhe për ata që e morën atë.

Ai synon të mbledhë dëshmi nga të dyja palët dhe të dokumentojë sa më plotësisht kontributin e çdo dhuruesi, qoftë person fizik apo juridik.

Më 13 nëntor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu