_____
SPORTI NUK ËSHTË ARENË E PROPAGANDËS ISLAMISTE
Ajo që ndodhi me gazetarin e Shënjestrës gjatë intervistimit të përfaqësuesve të Izraelit nuk ishte gazetari sportive. Ishte provokim politik i qëllimshëm për ta kthyer sportin në tribunë të islamit politik.
Pyetja nëse është morale që përfaqësuesit e Izraelit të luajnë sport, duke i akuzuar për “gjenocid” ndaj palestinezëve, është jashtë çdo konteksti sportiv. Lufta e vitit 2023 nisi me sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor. Përdorimi i popullsisë civile si mburojë njerëzore është praktikë e dokumentuar e kësaj organizate. Termi “gjenocid” në këtë rast është propagandë, jo fakt.
Problemi shkon përtej një pyetjeje të papërshtatshme.
Shënjestra vepron si instrument i islamit politik. Agjenda e saj nuk ka asnjë lidhje me interesat kombëtare të shqiptarëve. Ky mentalitet nuk e ndërton Kosovën; synon ta shkëpusë nga miqtë dhe aleatët e saj dhe ta izolajë ndërkombëtarisht.
Shqiptarët kanë traditë të qartë: mikun e presin me respekt. Nuk e poshtërojnë dhe nuk e përdorin sportin për t’i imponuar bindje politike apo fetare. Kosova nuk ka nevojë për importimin e konflikteve të Lindjes së Mesme, as për imitimin e agjendave arabe apo turke. Ka nevojë për miq, aleatë dhe një shoqëri që i vendos interesat kombëtare mbi çdo ideologji.
Qeveria e Kosovës, partitë politike, shoqëria civile dhe intelektualët që e konsiderojnë interesin kombëtar përparësi duhet ta kuptojnë seriozitetin e kësaj dukurie. Islami politik nuk duhet të lejohet ta kthejë Kosovën në vend armiqësor ndaj miqve të vet dhe ta largojë nga orientimi euroatlantik.
Liria e shprehjes është e drejtë. Nuk e kthen propagandën në gazetari dhe as provokimin në profesionalizëm. Sporti bashkon. Ideologjitë që kërkojnë ta kthejnë në arenë urrejtjeje duhet të kundërshtohen pa ekuivoke.
Kosova është atdheu ynë, jo instrument i agjendave të huaja
Shih videon:



