
Fahri Dahri, studjues
DEKLARATË E RËNDËSISË SË VEÇANTË!
Volteri: “Është e vështirë të kesh të drejtë kur të mëdhenjtë e kanë gabim”.
Po. Shumë e vërtetë, sepse që nga koha e Volterit (shek. XVII) e deri sot është e provuar. Megjithatë për të fituar të drejtën, asnjëherë nuk mundet të heshtet!
1).-Ne, çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi Mbas 1913 Fuqitë e Mëdha, na shndërruan padrejtësisht në pakicë kombëtare. Jemi pasardhës të thesprotëve.
Ishim të zotët e vendit, kur nuk kishte as Greqi e as Romë. Ishim popull autokton denbabaden.
2).- Të hidhen poshtë sajesat mashtruese greke nga shteti shqiptar me nxjerrjen e një dekreti ku të theksohet: “Shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët kundër shtetit grek gjatë viteve 1939-1945”.
3).- Mos pranimi i konvertimit fetar nga banorët e rajonint të Çamërisë, është rrjedhojë se kisha greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda, me zjarr dhe hekur për t’u konvertuar në ortodoksë dhe jo në islam.
4).-Veçoritë dalluese nga të tjerët i gjejmë tek banorët e rajonit të Çamërisë lidhur me qendrimin e besimit fetar. Historianët duhet të ndalen për të analizuar fenomenin ku një pjesë e mirë e shqiptarëve të besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por në shtete të tjera, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e besimit mysliman, në po ato troje, nuk u asimiluan. Kuptohet qartë intensiteti veprues i kishës greko-serbe për të vendosur me dhunë konvertimin në ortodoksi të shqiptarëve.
5).-Parlamenti i shtetit shqiptar dhe i shtetit të Kosovës, të gjejnë hapësira ligjore për të kërkuar ngritjen e një komision hetimor ndërkombëtar, i cili të hetojë mbi genocidin grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas L2B”.
Objekte të hetimit të jenë: shteti Grek, shteti Shqiptar dhe segmentet përfaqësuese të angazhuara në L2B të shtetit Briranik, Gjermanisë e Italiisë.
6).- E vërteta e nocionit komb, sipas përcaktimit shqiptar që lidhet me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, është një e veçantë që krijon qetësi dhe paqe mes popujve.
Në këtë kuptim meriton të drejtën për të qenë i mbrojtur nga UNESCO.
7).-.Në pragvdekjen e tij, në vitin 1953, kryekrimineli Napoleon Zerva, i shkruan mikut të tij nga Popovi:
Jani Danit: “I dashur Jani. Tani që po gjej kohěn të të shkruaj me dorën time, vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, tẽ marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t”u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët të cilët prej pesëqind vjetēsh shkelnin në qafë helenizmin. Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulērima fēmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë…burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tērë shpirtrat helenë”.
Kështu e ka përcaktuar Napoleon Zerva realizimin e amanetit të ngarkuar nga kisha dhe shteti grek.
Më qartë se kaq nuk mundet të kërkohet pse-ja e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Më pastër nuk ka ku del qartë mashtrimi grek se gjoja çamët paskan bashkëpunuar me okupatorin kundër Greqisë. Megjithë këtë qartësi të vërtetuar në kryerjen e spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, Bashkimi Europian nuk merr nismën për të vendosur drejtësinë për “ÇështjenÇame” por mbeten duke “besuar” në mashtrimet, shpifjet, kurthet
greke. Kjo është fatkeqësi që lejon padrejtësinë të triumfojë mbi konventat dhe ligjet ndërkombëtare.
8).- Çamëria një vend i vogël, i vetëm, shumë i hershëm historikisht, vend tepër strategjik, vend i rrallë me mite, legjenda, me trashëgimi të vyera të vendkulteve pellazgjike. Ky vend i lakmuar, u bë pre e agresorëve të fuqishëm dhe të djallëzuar, nuk arriti ti shpëtonte gllabërimit të tyre. Njihemi me disa nga veprimet konkrete të të huajve ndaj mësymjeve vdekjeprurëse:
a).- Në vitin 1914. Sipas historianit të kohës së Mesjetës, profesor Pëllumb Xhufit: “Eleuthérios Venizélos, u a prishi mendjen anglezëve me një premtim që u bëri në 1914-tën. Ai tha: “Ne do i japim Anglisë, Qipron dhe ishujt e tjerë të Mesdheut, do t’i vëmë në dispozicion të flotës angleze vetëm na jepni Vorio- Epirin”. .Dihet në Epir përfshihet Çamëria. Marëveshja ka qenë premtim në tavolinë edhe pas Luftës së parë Botërore, në Konferencën e Paqes, pas L2B në 1946 si dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Anglia i mbështeti pretendimet Greqisë sepse në thelb ishte interesi politik të kontrollonte Mesdheun.

Një çam duke e puthur murin e shtëpisë së lënë dikur me dhunë në Çamëri
b).- Në vijimësi vjen qendrimi makabër i C.M.Woodhouse, ish kreu i Misionit Ushtarak Aleat.
Ndalemi në theniet e Kolonelit Britanik C.M. Woodhouse. Ai në 16 Tetor 1945, ishte i pranishëm në periudhën e genocidit grek ndaj çamëve. Ai ka vetëdeklaruar: “Zervas i inkurajuar nga Misioni
Aleat nën mua, i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944. Ata kryesisht u strehuan në Shqipëri. Dëbimi nga Greqia u krye me gjak… Zonat e Filiatit dhe Paramithia që vizitova në korrik, duket se janë 100% greke tani. Çamët e meritonin atë që morën, por metodat e Zervas ishin goxha të këqija. Rezultati ka qenë në fakt një zhvendosje e popullsisẽ, duke hequr një pakicë të padëshiruar nga toka greke. Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me kaq “.
(Burimi: Foreign Office Archives Nr: FO371-1¹48094) .*Raporti ush otarak britanik nga koloneli C.M. Woodhouse, datë 16/10/1945, pas masakrave në Paramythia dhe Filat. Book: The Cham Albanians of Greece: page 373.
Edited.
Kështu ka deklaruar koloneli britanik. Në deklarimin e tij me pak vëmëndje kuptohet një farë pendimi që lejoi masakrat, kjo ndoshta për lehtësimin e ndërgjegjes; ndërsa me goditjen: “çamët e meritonin atë që morën”, kërkon njëfarësoj justifikimi për lejimin e genocidit, po ashtu nënkuptohet dhe mos informimi i tij për të vërtetën se cilet ishin çamët.
9)- E thëna e tretë e tij: “Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me kaq”.
Kjo “këshillë” e tij lë të kuptohet që të mbyllet ajo dramë, tragjedi, masakër, krim shtetërore pa u gjykuar vrasësit që kryen genocid ndaj një popullsie ndryshe etnikisht por të padëshiruar dhe mos ekzistente për shtetin grek. Ai gaboi rëndë që Çamërinë e
quan tokë greke, ose e bën të qëllimdhme, ose nuk njihte historinë, gjeografinë dhe banorët etnikë të rajonit, që nuk kanë patur asgjë të
përbashkët me grekët, veç fqinjë kufitarë.
U ndala në thëniet e kolonelit britanik për të kuptuar dy të vërteta:
a).- Deklarimi i mësipërm i kolonelit britanik, nuk ka lidhje vetem me këto thënie. E vërteta e qendrimit Britanik ndaj përkrahjes së Greqisë për shfarosjen e popullsisë çame, ishte përmbushje e marëveshjes greko-britanike e vitit 1914 në Qipro, që Epiri ti jepej Greqisë në këmbim të komandonte të ishujve të Mesdheut.
b).- Banorët dhe rajoni i Çamërisë, ishin të shigjetuar për tu shndërruar në kombësi greke, sipas strategjisë së Megalloidesë që në vitin 1844. 10)- Përpara këtyre strategjive, interesave të shteteve të mëdhenj në popullsi, në zhvillim, me ushtri të armatosura deri në dhëmbë, ç’farë karshillëku mund t’u bëhej nga një popullsi e vetmuar, e vogël në numur, e pa organizuar politikisht dhe administrativisht, popullsi e padëshiruar, jo ekzistente (sipas deklarimit grek)? Çamëria me banorët e vërtetë të saj, u gjendën përballë interesave të disa shteteve të fuqishëm, si rrjedhojë ajo humbi jo në luftë, por me marëveshjet e fshehta, në tavolinat e Fuqive të Mëdha, përfshi shtetin Amë të kohës.
Në një epokë të tërë, në një kohe të egër, historia i vuri përballë çamëve dhe Çamërisë, si rajon dhe popullsi të vogël sprovën më të rëndë. Ata, dhe Çamëria u gjendën të shtypur nga zinchirët e dhëmbëzuar të
Fuqive të Mëdha, që pamëshirë shkelin të Drejrat Universale të popujve të vegjël. Është Amaneti i të parëve që Çamëria të rifitohet, në
përshtatje me mjetet dhe mënyrat gjeopolitike të kohës. Sidoqoftë duhet të rifitohet!
11)- Në marëveshjet Shqipëri- Greqi, ku përfshihet dhe çështja e kufirit jugor dhe lindor, që pa drejësisht janë në kufirin e shtetit Grek, duhet kujdes dhe vëmëndje e veçantë që pala shqiptare të mos rrëshqasë në gjykimet sipas llogjikës së ligjit të numurave të mëdhenj që zakonish zbatohen vetëm për mesataren rrumbullakosjen (rounding) e numrave apo ngjarjeve.

12)- Ndalemi pak tek të folurit në Çamëri, si një objekt tjetër që është sulmuar nga Megallidhea greke. Gjuha e folur në Çamëri ka disa ngjajshmëri me të folurën e kohës së Buzukut, Matrangės, etj, sepse ishte e folur po thuaj e njëjtë, me dallime të pakta theksimi. Çamërishtja ka veçori tjetër pasi është folur ndër shekuj në të njëjtin vend dhe nga banorët në vëndin e tyre autokton. Ndërsa arbëreshët, arvanitasit e kanë ruajtur të folurën, aq sa e kanë ruajtur, por në vende të tjera dhe me popuj të tjerë. Ata e kanë ruajtur të folurën e paraardhësve të tyre, por kuptohet, tek ata ka interferime, ka munguar “konservimi”. Ata kanë jetuar me popuj të tjerë, janë përfshirë në tërësinë e jetës së popujve pritës. Tek ata ruhen pjesë kryesore nga gjuha e Mëmës; ndërsa tek e folura çame fatmirësisht nuk kanë ndodhur të tilla fenomene, ajo mbetet edhe sot gjuhë e gjallë, e freskët, e plotë dhe mendoj se për studiuesit e fushës, mbetet një thesar me shumë vlera, nga e cila mund të shërbejë për zbulimin e prejardhjes tonë dhe vendin që duhet të zërë gjuha shqipe.
Akuzat, shpifjet (slander), nga mashtruesit e huaj dhe zëra të brendshëm se çamët e paskan mësuar gjuhën në kohën e perandorisë osmane, etj, janë përralla dhe dështime të marra hua nga gjuha e tyre që nuk i takon të mësuarit nga buzët e nënave të tyre.
Nëntor 2026.



Një shkrim me peshë historike, kombëtare dhe njerëzore!
Respekt dhe mirënjohje për studiuesin Fahri Dahri, i cili me përkushtim dhe ndjenjë të thellë atdhetare ngre zërin për një nga plagët më të dhimbshme dhe ende të pazgjidhura të historisë sonë kombëtare: Çështjen Çame.
Çamët nuk janë një popull pa rrënjë, por një bashkësi shqiptare me histori, gjuhë, kulturë, tradita dhe lidhje të hershme me trojet e veta. Kufijtë politikë të vendosur nga Fuqitë e Mëdha nuk mund të fshijnë identitetin, kujtesën historike dhe të drejtat e një popullsie.
Dëbimet, masakrat dhe vuajtjet e shqiptarëve të Çamërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një tragjedi që kërkon ndriçim të plotë historik, njohje të përgjegjësive dhe trajtim të drejtë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. E vërteta duhet të mbështetet në dokumente autentike, dëshmi të verifikueshme dhe kërkime shkencore, sepse vetëm kështu drejtësia fiton forcë dhe besueshmëri.
Çështja Çame është çështje e së vërtetës, e dinjitetit njerëzor, e kujtesës historike dhe e të drejtave të mohuara.
Është detyrë morale dhe kombëtare e institucioneve shqiptare, e studiuesve dhe e brezave të rinj që kjo histori të mos mbulohet nga heshtja dhe harresa.
Çamëria nuk është vetëm një emër në hartë; është kujtesë, trashëgimi dhe amanet brezash.
Respekt për z. Fahri Dahri që vazhdon të mbajë gjallë këtë çështje me shkrimet dhe angazhimin e tij.
Nji proverb nga Tosknia thote:
“Ata maja rripa rripa,
Herè ma hipe e here ta hipa”.
Na ne Shkoder thona ndryshe:
“Mos ia ban kuj,
se ta bajne dhe ta teprojne”.
Epo keshtu eshte jeta. C’ti besh.
Kur ne vitin 1821 grekt bashke me arvanitasit (shqiptar ortodoks) u ngriten se bashku kunder pushtuesit turk-osman dhe bane Revolucion, sulltani dhà urdhen te mblidheshin 20 mij ushtar shqiptar musliman nga te gjitha trojet shqiptare per te shtype kryengritjen e KETYNE LIRI DASHESVE. Edhe camt (shqiptar musliman) ishin te perfshime ne kete ushtri per te shtype kryengritesit. Shtypja nuk bahej me mbledhje, fjalime apo tuj ia hjeke buken. Shtypja mor zotni bahet me arme tue vrà gjithkend qe ke perpara pa meshir dhe pa dallim.
Per kete lufte un kam nxjerr dokumenta historike ne arkivat e historise ne Tirane, qe ishin perkethime te raporteve te konsujve te austro-hungarise ne trojet shqiptare, te cilet pershkruejshin me hollesi keto ngjarje. Pose kesaj kam ne kompjuter edhe shume kange popullore came (muslimane), qe lartesojshin ushtrite came per shtypjen e kesaj Kryengritje.
Asht nji dhime e madhe kur mendojme se sa masakra jane ba ne bote dhe bahen edhe sot e kesaj dite. Keshtu asht kjo pune, ma bane, ta baj. Asgja nuk harrohet.
Pose kesaj ketu futet edhe politika europiane, e cila nuk donte te formohej perseri nji kalifat islamik ne Ballkan/Europe. Per kete arsy trojet shqiptare me shumice musliman pro Turk Osmane, u coptuen. Natyrisht ketu perfituen kojshite.
E keqja e shqiptarve asht se nuk kan zane mend as sot nga historia. Gjithkush din me i ba vete hesapet e veta. Edhe un i kam ba hesapet e mija. Nuk prita te futej Shqipnia ne Europe. Un erdha vete ne Europe ashtu si nji miljon shqiptar te tjera nga Shqipnia.