Aromë trëndafilash, poezi nga Arif Ejupi

Shkrime relevante

Shqetësimi global rreth Islamit Politik dhe paspjat e tij për Shqiptarët

Blerim Nika, Zvicër Islami politik përbën një shqetësim serioz në nivel global....

Kosova në dy pamje, kur themelet e shtetit zbehen në Prishtinë, naconalizmi serb ngrit kokën në Bruksel

Nga Frank Shkreli _____ Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në...

Aromë trëndafilash, poezi nga Arif Ejupi

Nga: Arif Ejupi Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash, e ëmbël si...

A është përgatitë me prova të reja Ankesa për Gjykatën e Apelit?

               Ismet M. Hasani, Suedi ____ Kush vendosi...

Ese rreth romanit të Nafi Çegranit “Vite si lumi”

Nga Bajram Kabashi   Ese kritik (Rreth romanin  me titull „VITE SI...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Aromë trëndafilash

(Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.)

Aromë trëndafilash,
e ëmbël si mjalti, freski shpirti,
e thellë si deti, e hijshme si qershitë në lulëzim.

E këndshme si kënga e bilbilave,
e rrjedhshme si Vjosa e Semani;
mbijetove dhe jehove
edhe kur të godiste dora e lloj-lloj gjakësori e tirani.

Çdo germë, shkruar me gjak — përherë gjerdan,
që nga Shqipëria e vjetër deri në Himarë,
me ëndje të flet e të shkruan çdo shqiptar.

Manastir i lashtësisë — djep kulture i Shqipërisë.

Në Gjenevë, 14 Nëntor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu