ARKIVI:
3 Maj 2024

Arbër Vokrri, zëvendësministër islamik në Qeverinë e Kosovës, i sulet aktivistit dhe debatuesit Sali Rexhaj, sikurse Europës nga “iftari” i Shefqet Krasniqit!

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Sali Rexhaj, Zvicër
___
Qeveria Kurti per shtrirje te sovranitetit ne Veri e ka derguar Arbër Vokrrin, i cili ka per detyre qe ne emer te qeverise ta shperndaj neper Evrope islamin politik te Erdoganit.
Sot Kurti fitoj 1% te votave ne Veri, aq sa ne Shqiperi ne zgjedhjet e fundit.
Fati i njejte po e pret edhe koalicionin e Listes Serbe ne krye me Taravarin ne Maqedoni.
😜🧕
🍒

I njohur për deklarata të çuditshme, zëvendësministri kosovar së fundi ka përdorur një gjuhë aspak të pranueshme. Përdorimi i termit pezhorativ dhe fyes “shka” zënë vend në gjuhën e tij që mund të cilësohet e ulët dhe aspak profesionale.

Në reagim të një shkrimi ndaj mërgimtarit Sali Rexhaj, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri e ka quajtur atë “shka”.

Merre me mend, zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës e quan një debatues në rrjetet sociale “shka”, vetëm se ai e shfaq mendimin e kundërt me mendimin e tij. Shprehja “shka” që ai e përdor gabimisht , si shprehje e përdorur nga pupulli Shqiptar nuk ka kuptim e as porosi fyese ndaj askujt, pasi me këtë shprehje janë identifikuar kryesisht shqiptarët ortodoks, vëllezërit e një familjeje e të një gjaku-“oxhaku”, por kur përdoret nga një islamist sikurse ai, atëhere shprehja e tillë merr kuptim racist, urrejtës e shovenist-religjioz, pasi islamistët nuk njohin tjetërkend përpos përkatësisë islame , umetit mysliman, dhe të gjithë të tjerët pa përjashtim, duke nisur nga “shkijet”, janë “kufar”, apo “kaurr” qysh i identifikojnë.
Nëse ju kujtohet zv/Ministri Arber Vokrri para disa muajsh në një “iftar” të Shefqet Krasniqit,-“dijetarit të madh islam” që ka frymëzuar të rinj për të shkuar të luftonin për “Tokën e Shamit” në Siri e Irak, dalldiset aq shumë sa njejt si paraardhësit e tij osmanli (dmth.si shqiptarët e asimiluar në osman dikur), mendon si t’ia mësyej ripushtimit të Europës me Islam, pasi mendja e tij e ngujuar dhe e cekët mendon se tashmë Shqiptarët i ka asimiluar e nënshtruar.
Ja debati i këtij islamisti të institucioneve të Kosovës me aktivistën e dikurshëm politik nga Prishtina, që tashmë jeton në Zvicër, Sali Rexhajn:

 

“Po Salih. Keta me i bo kosovare, e ty dyqysh prej shkaut me t’bo shqiptar, kismet”, është komenti i zv.ministrit Vokrri në një postim të personit të lartëpërmendur.

Arbër Vokrri ndryshe njihet si veteran i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i emëruar zëvendësministër në Qeverinë Kurti.

Le të kujtojmë disa nga fjalimet e tij skandaloze, madje edhe sharjet me nënë.

Në një iftar gjatë vitit të kaluar (2023) me hoxhë Shefqet Krasniqin, Vokrri tha se ne jemi produkt i përhapjes së islamit kah Perëndimi.

“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…”, tha ai.

Në vazhdim të deklaratave skandaloze, ai e ka quajtur familjen e Skënderbeut “pravosllave”.

“Ky sultan gjysmëshqiptar e mundi perandorin gjysmëserb të Bizantit (ai u vra), dhe dihet se ishte në luftë kundër pjesës pravosllave të familjes Kastrioti, sikurse edhe i ati i tij. Megjithatë këta sulltanë nuk i kishin ngucur Kastriotët pravosllavë kur këta u bënë edhe murgj në manastirin më të shenjtë serb, aty ku edhe janë varrosë”, tha Vokrri.

Në një rast tjetër, Vokrri nuk kishte arritur të përmbajte as gjuhën ndaj një qytetari. Ai e kishte sharë me nanë një qytetar. “Debill, flamuri serbi në sfond e tabela ilegale. Klloshar!”

Ndërsa zv.ministri Vokrri ia ktheu me fjalë edhe më të rënda: “Bir kurve”./Paparaci

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu