ARKIVI:
12 Qershor 2026

“Babai i kombit kosovar “ Nexhmedin Spahiu me një teori të re për “kombet “shqiptare!

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

“Studiuesi Nexhmedin Spahiu deklaroi në emisionin “Tiranë-Prishtinë” nga Baton Haxhiu në ABC se në rast se Kosova bashkohet me Shqipërinë, njëri prej këtyre dy kombeve shuhet, duke i cilësuar si dy kombe të ndryshme shqiptarët në Kosovë dhe shqiptarët në Shqipëri.” Ky njeri me të vërtetë nuk dihet se kujti takon, kush e ndërsen në gjëra antishqiptare dhe antikombëtare? Dikush thotë që mos ia rrisni mendjen duke shkruar për te, por njeriu nuk mund të rri duarkryq përballë këtij njeriu i thënçin shqiptar.

Ky “ideolog shqiptar” para disa ditësh doli me nje teori tjetër që gjëja se janë : – Kombi shqiptar i Shqipërisë

– Kombi shqiptar i Kosovës dhe të tjerë që nuk po i përmendi

Ku është qëllimi i këtij disidenti të kombit shqiptar ? (a person who opposes official policy, What is a dissident meaning?disagreeing especially with an established religious or political system, organization, or belief dissident elements in the armed forces (://www.merriam-webster.com › dictionary › dissid… )

Nexhmedin disidenti është kundër kombi shqiptar !

Te Baton Haxhiu i njohur për teorinë e ndarjes së Kosovës, alamet “profesori “ e thotë edhe këte : “Kombi dhe etnia nuk janë e njëjta gjë. Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë shuhet njëri nga këto kombe, varësisht se kush mbetet kryeqyteti. Nëse Prishtina mbetet kryeqytet shuhet ky kombi këndej (Kombi shqiptar). Nëse Tirana mbetet kryeqyet, shuhet kombi i Kosovës. Atëherë, (Kosova) nuk ka për të pasur më ministri të jashtme. Nuk ka për pasur kombëtare të Kosovës në futboll, nuk ka për të pasur Teatër Kombëtar të Kosovës etj.” Ky aq shumë i frigohet bashkimit kambëtar, e tëra se po i humbka teoria e tij e njohur e”Kombit Kosovar” ? “Profesor Spahiu tha se etnitë janë krijesa të Zotit (natyrale) kurse të gjitha kombet pa përjashtim janë krijesa artificiale.

Republika e Kosovës është krijesë njerëzore. Ajo nuk ekzistonte deri para 13-14 viteve ashtu si e krijuan patriotët shqiptarë Shqipërinë para 100 e ca viteve. Në botë janë rreth 8 mijë etni të ndryshme dhe 7 mijë gjuhë. 1 mijë etni e kanë humbur gjuhën. Etnia nuk ka flamur. Kombi ka flamur. Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut janë e njëjta fe, e njëjta etni, e njëjta racë. Kanë të njëjtit emra por janë dy kombe të ndryshme”, tha Spahiu. m.v/Abcnews.al “ Nexhmedin, emri i tij përktyer në shqip do të thotë; “Ylli i Zotin”( nexhme= arabisht : din “ turqisht ).Por e vërteta është që ku është Ylli i albanofobisë. O Zot i madh që flet shqip : Ruena nga Nexhmedini !

Gjakovë, më 12.11.2021

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu