Çka është dashurija, sipas Donjeta Hoxhës…?

Shkrime relevante

Shqipëria në protestë: pushteti nuk është i përjetshëm, e ardhmja i përket dijes dhe rinisë!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës SHQIPËRIA NË REVOLTË: PUSHTETI NUK ËSHTË I...

Kush janë Cincarët?

Flori Bruqi, Prishtinë  Cincarët (të njohur zyrtarisht si arumunët ose vllehët) janë...

Ndryshon pushteti në Beograd, por jo strategjia ndaj Kosovës: Lista Studentore dhe vazhdimësia e politikës së mohimit

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht...

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Muharrem Salihu, Medvegjë ____ Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por...

Shpërndaj

Dashuria lind nga një shpërthim ndjesish dhe përjetimesh, që ngërthejnë brenda vetes bukurinë dhe vuajtjen, shikimin dhe buzëqeshjen, reagimet e ndjeshme dhe aromën e pashpjegueshme të një shpirti të panjohur. Ajo është një forcë e pashpjegueshme që na lidh me dikë, përmes elementeve të thjeshta dhe të jashtëzakonshme.
Një fytyrë e bukur, e mbushur me ngrohtësi dhe mister, tërheq me një magjepsje të menjëhershme. Por nuk është vetëm pamja që mbetet; është buzëqeshja ajo që hap rrugën drejt shpirtit, një buzëqeshje që ndriçon errësirën dhe na fton të kalojmë në botën e saj.
Shikimi, ai shikim që përshkon gjithçka, është një ndërlidhje mes dy shpirtrash, një gjuhë që flet më shumë se fjalët. Sytë janë dritaret e një shpirtit që kërkon të kuptohet, të shikohet thellë, të dashurohet pa kushte.
Dhe ka edhe aroma, ajo aromë që e bën çdo përvojë të paharrueshme. E veçantë, e pandërprerë, që ngjall kujtime dhe tërheq ndjenja, duke bërë që gjithçka të duket më tërheqëse dhe më të ngrohtë.
Në këtë ndjenjë të thellë tërheqjeje, çdo detaj është një pjesë e një mozaiku të bukur që krijon lidhjen mes dy shpirtrave. Dashuria fatale është një thirrje që nuk mund të injorohet, një pasion që mund të shkatërrojë, por që gjithashtu sjell ndjesinë e plotësisë, sikur të ishe në duar të një force më të madhe se vetja. Ajo është një zjarr që djeg dhe ngroh në të njëjtën kohë.
Por ndonëse ajo shpesh është e rrezikshme dhe e pamundur të largohemi nga ajo, dashuria është gjithmonë një pasqyrim i vetvetes, një kërkim i thellë për kuptimin e jetës, një udhëtim që na bën të ndiejmë se jemi të plotë, edhe kur ndjejmë vuajtje.
Në fund, dashuria është një poezi e thurur nga ndjesitë dhe emocionet, një këngë që vazhdon të këndohet përmes shikimeve, buzëqeshjeve dhe aromave që mbeten përgjithmonë në kujtesën e shpirtit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu