ARKIVI:
27 Prill 2024

Çka po i bënë vetës populli shqiptar …?!

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
___
Si gjithnjë, profesori i njohur nga Prishtina, Murteza Osdautaj, e kishte bërë një shkrim mjaft të mirë, duke e shfletuar veprimtarinë antikombëtare të fashizmit islamik, në shkrimin e tij: “Disa pyetje për miqtë e mi besimtarë”, që iu botua në Drini. Keqpërdorimi i fëmijëve për agjenda islamike , nuk është as i sotshëm e as i ri dhe islami mbështetet pikërisht në orientimin e hershëm të edukimit islamik, kur fëmiu nuk i ka as informatat themelore për jetën.
Islamistët e xhamive “tona” që për 25 vite me radhë na i meremton e ndërton “Vëllau i Madh Turk”, nuk duan që ta lejojnë edukimin dhe arsimimin me botëkuptime shkencore nëpër shkolla, se edukimi i tillë i pengon në arritjen e qëllimeve morbide antishqiptare.
Kjo tregon se ata janë bërë faktorë përgjat kohës sa mungoj vëmendja shqiptare ndaj antishqiptarizmit të tyre, të fshehur pas nevojë për ta pasur e praktikuar fenë islame.
Fajet i ka parasëgjithash Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe vet Ministrja Arbërie Nagavci, që nuk sjelll vendim për ndalimin e çdo forme të manipulimit dhe edukimit religjioz deri në moshën 18 vjeçe. Kur ajo nuk vepron, atëhere vepron BIK-u, kjo “parti politike turke” në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
Vjosa Osmani me pjesëtar të KFOR-it të Turqisë, thotë se “Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it”. Athua pse duhet të shkonte “për iftar” tek KFOR-i turk Presidentja Vjosa Osmani, që është në krye të shtetit laik të Republikës së Kosovës, laicitetin e të cilit qartë e përshkruan Neni  8-të i Kushtetutës së vendit?!
E harron Presidentja se kush ka kontribuar më shumë për lirinë e Kosovës, apo?
_
Miku im Afrim Musliu, një autor i respektuar i Drinit, me të drejtë bëri vërejtje se “nga po ai iftar, e sulmon ambasadorin e aleatit tonë kryesorë (Kristofer Hill, ambasador në Beograd) , me një gjuhë tendencioze e armiqësore e aspak diplomatike kundër Amerikës me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe averzionit ndaj mikut dhe aleatit tonë më të rëndësishëm, pa të cilët shteti ynë, por as popullata e Kosovës nuk do të mund’te me u çliru e as me mbijetu si shtet e si komb.
Në të vërtetë, vet udhëheqësit e Kosovës përmes diletanitizmit dhe animit të tyre politik të pakuptuar, janë duke e ndihmuar indoktrinimin e mbarë një populli në raport me Turqinë, që, sipas tyre, qenka një shtet me kontribuite të veçant me Kosovën.
Me cilin kontribut?
Me atë të ndërtimit të fabrikave në Serbi dhe xhamive në Dardani, apo?
Me indoktrinimin e tillë infektohet mendja e mbarë një populli, duke e krijuar një respekt iracional “vëllazëror” me Turqinë, atë shtet me të cilin shqiptarët që duhet të kenë marrëdhënie shumë të mira, por jo marrëdhënie ku Turqia neoosmane bënë ndërtime xhamishë pandërprerë në vend.
Kush i dha të drejtë Komunës së Vushtrrisë që ta shkurtoj orarin e mësimit për shkak të Ramazanit, agjerimit mysliman, dhe ku është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë që nuk reagon për ndërhyrjen e tillë në shkolla që vetëm në vendet islamike mund të ndodhin. A nuk është ky veprim i pastër antikushtetues kur religjioni, feja islame pra, përzihet nëpër shkolla? 
_
Indoktrinimi i tillë nënkupton se ai fëmijë , pra të gjithë këta nxënës, mund të bëhen të dëmshëm për vetën e vet dhe mjedisin ku do të jetoj e jetojnë, të thuash gjithë jetën e tij njerëzore.
Kush nuk e ka kuptuar ende, e në Kosovë ka ende shumë që se kanë kuptuar, Islamit i duhet injoranca për të depërtuar me idetë e veta antinjerëzore e në rastin tonë edhe antikombëtare.
Duke biseduar me Murtezain i thash se fajet janë kryesisht të politikës së munguar shtetërore-kombëtare, jo vetëm në Kosovë, kurse ai ma ktheu se ajo politikë me partitë politike për votat elektorale i bëjnë të gjitha këto, që do të thotë se për votat e mjera për të ardhur në pushtet, ata nuk mërziten aspak që e shkatërrojnë-asimilojnë me Islam popullin e vet.
Turqia me mbi 70 minoritete përmes Islamit e Gjuhës Turke , e bënë pa e pyetur askend kombin turk, pra mu ajo Turqi që na fundosi duke na ndërtuar xhami pa na pyetur, Serbia asimiloi, asimilon e dëbon pandërprerë duke e përdorur Islamin për interesat e veta antishqiptare, dhe përpiqet pastaj për “botën serbe”; Greqia nacionaliste, po ashtu, përpos Shqiptarëve “multietnik”, këtyre të shkretëve për mend, që e kanë sosë të shkrihen për interesa të huaja antishqiptare.
Fëmijët në xhaminë e Inxhikovës në Maqedoni , se “Femijet jane e ardhmja jone prandaj duhet te sillemi mire me to ti ofrojme e jo ti largojme.” Kështu thonë ata që i mashtrojnë fëmijët për t’i islamizuar. Tash islamizimi i fëmijëve legalisht ka nisur edhe nëpër xhamitë e Kosovës, se e kanë kuptuar se ndryshimi i mendjes dhe identiteti i tyre Musliman, mund të arrihet vetëm në fëmijëri. Prandaj, Islami, digjet për fëmijët , se fëmijërinë e tyre e konideron “resurs” për t’i bërë që të ndihen Musliman parasëgjithash. 
_
Si në gjithë historinë, edhe tash, “islami famëlartë” e mori bajrakun turk dhe serb të asimilimit të Shqiptarëve.
E Shqiptarët gjumash vetëm flejnë, përderisa “Ujku Musliman” vazhdon t’i haj, duke menduar se janë në ëndërr.
Kjo do të thotë se kemi ardhur në atë gjendje që shqiptarët me ndihmën e pakursyer të “burrshtetasve të vet” dhe partive grykëse, e vazhdojnë aty ku e ka lënë Vaso Çubriloviq për të na shkatërruar me Islam.
Dhe na shkatërruan…!
Kjo pamje nuk është nga Kandahari i Afganistanit, por nga Kosova…, ku vërehen fëmijë të pafajshëm që ua ka ngulur sytë islami botëror, dega e “Arnautllukut”…!
_
Atë nacionalizëm të pakët që e patëm, e shkatërroj Islami global, nën udhëheqjen e Turqisë neoosmane dhe me ndihmën e pakursyer operative-agjenturore të Serbisë.
E “ne”, coftanat e Ballkanit, vazhdojmë të citojmë fraza që i mësuam përmendësh: “UDB-a, UDB-a…!”
“UDB-a!”, është ai që se mbronë vetën nga asimilimi islamik , kur tashmë është shtet i njohur ndërkombëtarisht, si dhe nga udhëheqësit e rrejshëm pseudokombëtar e pseudoshtetëror, o të shkretë…!?
Ai që se mbronë e forcon kulturën e vet nacionale , por i lejon të tjerët të bëjnë pandërpre investime religjioze islamike, që qysh tash kanë nisur t’ia ndërrojnë mendjen popullit.
Fajin duhet ta kërkojmë vetëm tek vetvetja, e jo tek tjetërkush…, ai është armiku i popullit të vet, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme!

K O M E N T E

11 KOMENTE

  1. Une mendoj dhe besoj fort se nuk i ka fajet ketu (atje) ne Kosove dhe viset tjera shqiptare Islami ose muslimanizmi, por ne keqleximin, keqkuptimin dhe keqeinterpretimit e Islmamit nga imamet, hoxhallaret ose kleriket e ndryshem demogog, dogmatik dhe hipokrit.

    Keshtu eshte edhe me matolicizmin ose kristianizmin nder shqiptaret.

    A e di perse (pse)…? Sepse feja, religjioni ose teologjia, nuk jane ndare kurre nga shteti dhe pushteti. Ne Kosove, Shqiperi (me pak) dhev viset tjsera shqiptare nuk ka politike dhe politikeberje gte mirefillet, intelektuale, profesionale dhe intelegjente, por ka kleropolitike,teopolitike ose klerokraci totale ose absolute.

    Ibrahim Rugova u be “politikan dhe diplomat vizionar i shekullit” ne saje te priftave ose famulltareve te ndryshem te fese katolike.

    Hashim thaci-hoxhe, shejh ose dervish i muslimave, pasiqe i quajti turqit vellezer, miqe dhe aleat te natyrshem dhe historik te shqiptareve, ua restauroj ” tyrben” e sulltan mUratit, hamamet, mejtespet dhe xhamite e ndryshme turqelive, i beri shefar ose pronar te shume firmave, koncerneve, bisneseve dhe pasurive kapitale ne Kosove etj.

    Me fjale tjera, feja eshte dehja ose ushqimi shpirteror per popujt e shtypur, sunduar dhe manipuluar.

    • Nuk e di a me tu drejtu me z. N, apo z. “miku i artit”? Me “pse” apo “përse”? Përcaktohu, burrë i dheut! Duhesh me pasë më shumë besim në vetëveten. Ose përdore “pse”, ose “përse”. Për nofkat palidhje s’po përzihem hiç.

      Sidoqoftë, edhe pse mendoj se as ti vetë nuk je ka e din se ç’ka po don me thënë me këtë koment pa kurrëfarë brumi fare, do të mundohem me tu përgjigjë bile në ato pak rreshta të cilat i kam kuptu.

      Presidenti Rugova nuk u bë politikan e vizionar i shekullit në sajë të famullisë së priftërinjëve, po ishte dhe mbeti politikani dhe vizionari i vetëm i cili diti me kriju miq aq të fuqishëm dhe me i bindë me na ndihmu për të na çliruar nga robëria shekullore e për të na krijuar shtet. Madje edhe vendet që ishin në miqësi tradicionale me serbët arriti me i kthy në miq të shqiptarëve e të Kosovës. Edhe Thaçi, edhe Kurti me të ardhur në pushtet, janë munduar të devijojnë nga politika Rugoviane, mirëpo nuk i’a arritën, e në fund u dorëzuan e shkuan e u përulën tek varri i Tij.

      Ishte dhe mbeti i vetmi BURRËSHTETAS i Dardanisë i cili kurrë nuk i’u është nënshtruar BIK-ut dhe bashkësive tjera fetare. Kurrë nuk ka shtruar iftare exas nuk ka shkuar nëpër iftare. Thjeshtë, për Të ato tradita beduine e orientale nuk ekzistonin fare.

      • Nga po i dine ti Afrim Musliu, te gjatha nofkat e mia…?!; Athua, valle a mos po mendon ose pandedh se usa vare kush shkrimeved ose opinioneve tua!

        Paske marrur ne thua ne vetveten tende.

        Rugova, kurre nuk ka qene politikan dhe diplomat vizionar me profesion. Ka qene shkrimtar, poet, kritik letrar etj…por politikan i mirefillet dhe ekselent-kurre.

        Greneli ka tjeter dert lume Afrimi. Me e gjetur hypsinn ose jaranin dikund ne Ballkan-. Grenelli eshte bythagji o djale!

        Melonin dhe Salvinin perse (pse) i fute ne kete loje?

        Kush je ti? Kush eshte afrim musliu…?!

        Te berohem se per here te pare te mesoj emrin dhe mbiemrin tend ne kete rubrike te ketij mediumi ose portlali.

  2. Afrim Musliu
    Një shkrim shumë përmbajtësorë e i saktë për ata që kanë logjikë të shëndoshë me e kuptu e që nuk vuajnë nga fanatizmi religjioz e partiak.
    Dita-ditës po vërtetohet se këta diletantë janë njerëz të Erdoganit, të cilët së fundmi po e përdorin edhe retorikën erdoganeske kundër Perëndimit dhe vlerave perëndimore. Tani, nuk e di sa janë të vetëdijshëm shqiptarët se në fund të fundit, pikërisht vendet perëndimore janë ato të cilat na i prejnë teshat mu ashtu siç duan vetë. Pikërisht ato vende perëndimore janë ata faktorë të cilët e krijojnë çdo rend botërorë duke i’u përshtatë situatave dhe rrethanave të krijuara.
    U sulmua Trumpi e Grenelli në mënyrë agresive para 3-4 viteve, fanatikët partiakë vouuu duke i sha e duke i fyer edhe më zi. Tani po sulmohen Blinkeni, Escobari, Hovenieri e Hilli, fanatikët partiakë menjëherë vouuu duke i sha e duke i fyer edhe më zi e duke i quajtë pro-serb e pro-rusë. Partneri i presidentes e kryeministri i vendit edhe në mes të Romës para një muaji e quajti fashiste kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ndërsa ish-kryeministrin e Italisë, Matteo Salvinin e quajti “putinist”. Çka i’u desht ai shkaktim i armiqësisë me shtetin mik tradicional të shqiptarëve?
    Kështu që, lirisht mundesh me e titullu këtë shkrim shumë objektiv me “çka po i bëjnë popullit shqiptarë liderët e papërgjegjshëm?”.

    • Krejte e qarte….editori dhe kryeredaktori i “Drinit”; ka teresisht (plotesisht) te drejte ne kete veshtrim te ilustruar dhe dokumentuar edhe me fotografi, fakte dhe argumente tjera.

      Nuk eshte hera e pare kjo qe z.Kabashi ben apel dhe rekomendom per zgjim nga agonia dhe turkofilia qe e ka kapluar dhe plllakosur Kosoven.

      Une qe komentoj ketu ne nofken ” n” jam bukur i vjeter ne moshe. Permbi 62 vjec. Nderkohe qe e kam edhe une pak shkolle dhe pak pervoje. Editori i ketij mediumi me njeh pak.

      Ku e kam futur une koken , trupin dhe shpirtin tim per vellezerit tane shqiptar te fese katolike, besoj se disa nuk e fusin as thonin ose gishtin e vocer. Shumica prej tyre m´a kane pshurrur xhepin. Ju betohem. Nejse!

      Me pelqeu komenti i Bedri Dervishit.

    • Afrim Musliu,

      Shqiptaret e krishter ose katolik, per nga kopjimi ose emitimi i traditave te turkut, jane te njejte me shqiptaret musliman.

      E tradhetojne ose prejne ne bese njeri tjetrin, vriten mes veti per nje qen ose zagar. Te shesin falas ose gratis tek tjetri….TE pshurrrin ne xhep etj…Ali Hoxha, Hoxhe Alia ose Pal Tjetri e Pjeter Pali.

      Jane xheloz dhe komplotist te verber e fanatik.

      Vec nje te mire e kane: Nuk e kthejne kurre gruan e vellaut per veti, sic bejne disa shqiptar musliman.

      Ibrahim Rugova…”politikani dhe vizionari i yt i shekullit”! Me cka, me cfare. o Afrim “burri”..Me tespih, me urata ose hajmelia te varura ( vjerrura) deri tek haletet aaaa?!

      Duke i share, mohuar, spiunuar, kriminalizuar dhe demonizuar (satanizuar) luften clirimtare dhe heeroike te UCK-s, aaaa!!!!

      Duke i “sjelllur lirine dhe pavaresine e Kosoves” me rruza, me tespih, urata ose hajmelia, apo….???!!!

      Afrim, po qiteshe “mjalte” prej gojes!

  3. Islami u mboll dhe fute me dhune , joshje e vrasje te populli Shqiptare Vetem e Vetem qe te sundohet, asimilohet, shkaterrohet në çdo aspekt, nga sundimi Osman! E per fat te keq kete po e bene Edhe sot e kesaje dite Turqia e sotme kuptohet me ndihmen e politikaneve tane , me apo pa vetedije!
    Tmerr Tmerr Tmerr!
    Deri Kure ma?
    Zgjohuni Shqiptare!

  4. Qeverite e Kosoves e kan kthyer Kosoven ne nje Koloni te Turkut . Mjer populli shqiptare ne Kosove ( po dhe ne Shqiperi ) qe nuk e kupton se heret a vone do pesojne luftera shkaterrimtare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu