Flamur në stuhi, poezi e Arif Ejupit kushtuar heroit Zahir Pajaziti

Shkrime relevante

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Lëvizja e Deçanit në trevjetorin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, trashëgëmisë dhe identitetit laik – kulturor të kombit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Prishtinë, 20 tetor 2026 ____ KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK...

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë

Flamur në stuhi

Poezi

(Kushtuar Zahir Pajaziti — hero i kombit dhe themelues i celulës së parë të UÇK-së.)

Zemrën e kishe gurëthyes
që dhembjen bluan,
ujëvarë që plagën pastron.

Frikën e pate vrarë në djep,
guximin ua pate rrëmbyer luanëve.

Syrin e kishe dylbi,
dorën shigjetë, që shponte tej për tej.

Vdekjen e bëre me armë në duar, duke zanuar
ata që mendonin se Kosovën e shndërruan në
Shumadi.

Shumëherë pate thënë:
“ Në vdeksha pa marrë hak për ty, Kosovë,
mos qofsha biri yt. ”

Betimi kurrë nuk të mbeti peng.

Ishe e mbete kandil mbi Gallap e Pashtrik!

Me 4 shkurt 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Poezia “Flamur në stuhi” ngrihet si një himn i përmbajtur, por i fuqishëm, për figurën heroike të Zahir Pajaziti, ku heroizmi nuk paraqitet si mit i zbrazët, por si përvojë e dhimbshme, e ndërgjegjshme dhe e betuar. Vargjet janë të gdhendura me metafora të forta e të qëlluara, ku zemra “gurëthyes”, syri “dylbi” dhe dora “shigjetë” ndërtojnë portretin e njeriut që e ka shndërruar frikën në hi dhe guximin në mision.

    Poeti e humanizon heroin pa ia zbehur madhështinë: ai është njëkohësisht ujëvarë që pastron plagën dhe kandil që ndriçon udhët e errëta të kombit. Betimi ndaj Kosovës përçohet si thelbi moral i veprimit të tij, si një akt i shenjtë që nuk mund të mbetet peng i fjalës. Kulmimi simbolik me figurën e “kandilit mbi Gallap e Pashtrik” e shndërron heroin në dritë orientuese kolektive, që tejkalon kohën dhe vdekjen.

    “Flamur në stuhi” është një poezi që nuk klith, por që flet me zë të thellë ndërgjegjeje – një homazh dinjitoz për sakrificën, qëndresën dhe përjetësinë e idealit të lirisë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu