ARKIVI:
12 Qershor 2026

Fragment nga libri “Vera e Shpirtit” i shkrimtares dhe poetes Vlora Obertinca: Psikoterapia më e mirë është biseda me njerëzit dashamirës që ju rrethojnë

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Vlora Obertinca
*
“ Le ta jetojmë jetën nga prizmi i bukur. Kjo është thjeshtësia e të menduarit, që do të thotë, të mendojmë mirë dhe përfundimi i çdo gjëje do të jetë i mirë. Edhe kur informata e parë vjen si negative, nëse jemi në gjendje ta transformojmë, do të jemi në rrugë të mirë për ta menaxhuar suksesshëm jetën tonë. Sekreti qëndron në atë se sa kemi aftësi që informatën e parë negative, që e marrim për një rast, ta shndërrojmë dalëngadalë në situatë pozitive dhe, si të tillë, ta përmbyllim, sepse në fund të fundit, çdo informatë që e perceptojmë, është vetëm një mendim dhe mendimin mund ta ndryshojmë në çdo kohë.
Psikoterapia më e mirë është biseda me njerëzit dashamirës që ju rrethojnë. Të gjithë ne kemi probleme të natyrave të ndryshme. Pse të mos e hapim zemrën, ta zbrazim helmin e grumbulluar brenda nesh? Kur edhe familjet mbretërore kanë probleme, atëherë edhe ne si njerëz të thjeshtë që jemi, pse të mos kemi probleme? Familjet mbretërore sot përballen me probleme të njerëzve të rëndomtë, qoftë probleme divorci, konsum drogash, depresion, alkoolizëm, fëmijë jashtë martese etj, etj. Familjet mbretërore kanë mundësi të pashtershme financiare dhe mekanizma për të angazhuar me automatizëm për t’i zgjedhur problemet e tyre. Mekanizmi ynë më i fortë, si njerëz të thjeshtë, për të tejkaluar çdo sfidë në jetë, është faktori njeri dhe të qenit human me njëri-tjetrin. Por, të mos harrojmë se të gjithë ne, edhe pse s’jemi familje mbretërore, por familje të zakonshme, jemi njerëz që përdorim mekanizmin më të fortë që ekziston, që është mendja jonë e shëndoshë dhe kështu, në raste të vështira, ne duhet t’i vijmë në ndihmë njëri-tjetrit, sepse fjala e mirë e gojës, fjala përkrahëse dhe ngushëlluese, fjala e dashur dhe e çiltër që buron nga zemra dhe shpirti, është falas. Këto veprime, karshi njeriut në nevojë, janë një thesar i paçmuar në shërimin e mendjes, zemrës dhe shpirtit të tij në momente të vështira të jetës, duke mos harruar që secili prej nesh mund të gjendet një ditë në atë pozitë. “ – fragment nga libri im “ Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca
* Libri mund të porositet online nën linkun https://dukagjinibooks.com/
___
Trosha dashurie
Poezi
Mos më thuaj se më ke parë
Mos më thuaj se për mua s’ ke mall,
Mos thuaj që mua dashuri më dhurove
Mos thuaj as një fjalë
Se shkëmbin e gjëmtove,
Mos thuaj asnjë gjë se muret kanë vesh,
Nuk dua ti lëmë fjalët amanet,
Se dashuria është për ta përjetuar në këtë jetë,
Po se përjetove do ta mallkosh gurë për gurë ngado që do shkel,
Kjo jetë e bukur sa shpejt do ikë
Sa pak kujtime të bukura do ti revokojmë një ditë,
Pse e mban dashurin të fshehur
Ajo e lumturon shpirtin dhe zemrën e mekur,
Puhi e dashurisë porsi flladi miklon,
A se ke provu kurr ta dish sa përvëlon,
Përvëlon dhe djeg në heshtje,
Kur nuk e nxjerr jashtë
E fundos deri në vdekje,
E para se ti mbyllësh sytë
Do të kesh dëshirë të kthehesh
Ta përjetosh një minut nga dashuria e heshtur,
Mos e le të heshtur se do e mallkosh vehten,
Se shpirti kërkon ushqim
E ke lënë të uritur tërë jetën,
E çka ka të tregoj shpirti
Kur të shkon në atë botë,
Më ka ushqyer me dromca buke
Dhe thërmija plot,
A mbahet gjallë shpirti me trosha të bukës,
Duke pas afër vehtes parajsën më të lumtur !
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe i ulur
Vlora Obertinca

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu