ARKIVI:
26 Prill 2026

Gryka e Vardarit – histori e fshehur

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Duke lundruar në një kohë të lashtë të historisë  ,  andej Grykës se Vardarit dhe fushat rreth lumit, e gjetëm qytetin i sotëm Gjevgjelia  së cilës historia i jep një vlerë shumë të madhe .

Lugina e Vardarit afër Gjevgjelisë  është një vend i banuar që nga mijëvjeçari i parë pr Kr. ndoshta edhe më herët ; në një pozitë shumë strategjike mbi rrafshinën e Vardarit .

Në zbulimet sistematike që nga viti 1995 janë gjetur tri pika   të rëndësishme ; Akropoli. Terrasa  Jugore dhe Terrasa Lindore. Në këtë vendbanim historik janë gjetur 16 pika kulturore me 6 vendbanime të ndryshme të cilat i japin qytetit një pamje të rëndësishme stratigrafike: këtu gjinden të gjashtë fazat e ndërtimeve: VR1( Koha e Neolitit ); Vr2 ( shek 13deri 11 prKR.) VR3 ( shek.10-9prKr.) VR4 ( shek 8-6 prKr.) VR5 ( shek 5-4 prKr); VR6 ( shek.3-1 pr Kr)
Vendbanimet e VR5 dhe VR6 janë nga Antikiteti i hershëm, dhe e paraqesin jetën e urbanizuar të qytetit .

Mbetjet e këtij vendbanimi janë të përqendruar ne Bregoren 2 , edhe pse me sipërfaqe  është më e vogël. Qyteti i madh i Toa-s dhe gjetjet arkeologjike tregojnë për një vend të zhvilluar ekonomikisht me të gjitha karakteristikat e një jete të zhvilluar urbane. Monedhat metalike te shek.5 para Kr. dëshmojnë gjithashtu bindshëm.  Këtu dëshmohet lufta e Mbretit Thrakas Sitalkut kundër Makedonisë në vitin 429 paraKr.

Shkatërrimit të madh të kësaj ane i referohemi sulmeve Kelte në dekadat e para  të shek.3 prKr. Kjo është historia e tokave ku dikur flitej një gjuhë e rrënjës pellazgjike.

Për të interesuarit  :

D. Mitrevski, Staromakedonskiot grad na Vardarski Rid, Skopje 2001.
D. Mitrevski i drugi, Vardarski Rid -Tom 1, Skopje 2005.
E. Slamkov, Umetnosta na Vardarski Rid (Katalog), Gevgelija 2004;
B. Husenovski, Anti~kite moneti od Vardarski Rid, Gevgelija 2004.D .Mitrevski., Vardarski Rid, Archaeological sites, Cultural heritage protection office, Skopje 2009, 62-65.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu