Himni i dashurisë në letrën e parë të Shën Palit, si Magna charta e qytetërimit të dashurisë

Shkrime relevante

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Shpërndaj

Vera Xerxa, poete, Londër
Himni i dashurisë, në letrën e parë të shën Palit drejtuar korintasve, mbetet Magna charta e qytetërimit të dashurisë. Në të nuk flitet vetëm për disa shfaqje të veçanta (egoizmi apo altruizmi), por për pranimin rrënjësor të konceptit të njeriut si person, që e gjen veten duke e dhuruar sinqerisht vetveten. Dhurata, kuptohet, është për të tjerët. Kjo është përmasa më e rëndësishme e qytetërimit të dashurisë.
Himni i dashurisë shkruar nga Shën Pali Apostull, në Letrën e Parë drejtuar Korintianëve (1 Kor 13, 1-13), na mëson se kjo ndjenjë fisnike, dashuria pra, është më e fuqishme nga të gjitha e se u jep vlerë të gjitha virtyteve. Njeriu mund t’i njohë të gjitha shkencat e të gjitha misteret, mund të ketë fe sa të luajë nga vendi malet, po ç’vlerë ka, në se i mungon dashuria?
Kësaj pyetjeje i jep përgjigje ‘Himni i dashurisë” , shkruar nga shën Pali:
1 Po t’i flisja gjuhët e njerëzve e të engjëjve,
por po të mos kisha dashurinë,
do të isha porsi bronzi që kumbon
e porsi cimbali që tingëllon.
2 Po ta kisha dhuratën e profecisë
e t’i dija të gjitha misteret
e të gjitha dituritë;
po ta kisha edhe fenë e plotë,
me të cilën të mund t’u ndërroja vend maleve,
por po të më mungonte dashuria,
s’do të isha asgjë!
3 Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time
dhe po ta jepja trupin tim të digjej,
por, po të më mungonte dashuria,
nuk do të më vlente asgjë!
4 Dashuria është zemërgjerë,
është e dhimbshme, dashuria,
nuk ka smirë,
nuk mbahet me të madh,
nuk krenohet
5 nuk është e panjerëzishme,
nuk kërkon interesin e vet,
nuk hidhërohet,
nuk e mban mend të keqen,
6 nuk i kënaqet padrejtësisë,
por i gëzohet të vërtetës.
7 Arsyeton gjithçka,
beson gjithçka
shpreson gjithçka,
duron gjithçka.
8 Dashuria nuk mbaron kurrë.
Profecitë mbarojnë,
gjuhët shuhen,
njohuritë marrin fund.
9 Sepse njohuria jonë është e kufizuar
dhe e kufizuar është profecia jonë.
10 Por, kur të arrijë përsosmëria,
çka është e kufizuar do të marrë fund.
11 Kur isha fëmijë
flisja si fëmijë,
mendoja si fëmijë,
arsyetoja si fëmijë.
Kur u bëra njeri i pjekur,
flaka çka i përket fëmijërisë.
12 Vërtet, tani shikojmë si në pasqyrë
e në mënyrë të errët,
por atëherë do të shohim faqe-faqas!
Tani njohuria ime është e kufizuar,
atëherë do të njoh plotësisht,
siç jam i njohur.
13 Tani, veç, mbetet
feja,
shpresa
e dashuria
-këto të trija-
Porse më e madhja ndër to është dashuria.
Letters From Paul #1: 1 Corinthians 13

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu