ARKIVI:
26 Prill 2026

Këngë dashurie nga Ted Hjuz

Shkrime relevante

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Shpërndaj

Ted Hjuz

Për TY !

❤
Këngë dashurie
Ai e deshi atë dhe ajo e deshi atë
Puthjet e tij thithën gjithë
të kaluarën dhe të ardhmen e saj ose u përpoqën
Ai nuk pat’ oreks tjetër
Ajo e kafshoi ajo e brejti ajo thithi
E deshi të tërin brënda saj
Sigurtë dhe pa dyshim përgjithmonë dhe gjithmonë
Klithmat e tyre të vogla përplaseshin në perde
Sytë e saj nuk deshën asgjë të ikën
Shikimet e saj gozhduan duart e tij kyçet e duarve të tij bërrylat e tij
Ai e mbërtheu fort në mënyrë që jeta s’ duhej ta tërhiqte nga ai çast
Ai deshi gjithë e ardhmja të pushonte
Ai deshi ta rrëzonte përtokë me krahët e tij rreth saj nga prag i atij çasti dhe n’ asgjë
Ose në përjetësi ose çkado që ekzistonte
Përqafimi i saj ishte një shtypje e pamasë
Ta shtypte atë n’ eshtrat e saj
Buzëqeshjet e tij ishin kullat e vrojtimit të një pallati përallor
Ku bota e vërtetë kurrë nuk do vinte
Buzëqeshjet e saj ishin kafshime të merimangës
Kështu ai do rrinte qetë i shtrirë
derisa ajo të ndjente uri
Fjalët e tij ishin ushtri okupuese
Qeshjet e saj përpjekje të një vrasësi
Vështrimet e tij ishin pëlumba kamë hakmarrjeje
Shikimet e tij ishin fantazma në kënd me sekrete të tmerrshme
Pëshpëritjet e tij ishin kamxhikë dhe çizme ushtarake
Puthjet e saj ishin avokatë që shkruanin ngadalë
Përkëdheljet e tij ishin grepat e fundit të një të mbijetuari
Truket e saj ishin kërcitje bravash
Dhe klithmat e saj të thella zvarriteshin mbi dyshemetë
Si një shtazë që zvarrit një kurth të madh
Premtimet e tij ishin shaka e kirurgut
Premtimet e saj hoqën kapakun e kokës së tij
Ajo do bënte një karficë prej tij
Betimet e tij tërhoqën të gjitha gilcat e saj
Ai i tregoi se si të bënte një nyje dashurie
Betimet e saj i vendosin sytë e tij në formalinë
Në pjesën e pasme të sirtarit të saj sekret
Britmat e tyre ngjitur në mur
Kokat e tyre ranë në gjumë si dy gjysma të një pjepëri të prerë,
por dashuria vështirë ndahet
Në gjumin e tyre të ndërthurur i shkëmbyen krahët dhe këmbët
N’ ëndrrat e tyre trurët e tyre
Morën peng njëri tjetrin
Në mëngjes
Ata mbajtën fytyrën e njëri tjetrit
nga anglishtja Vera Xërxa
Londër 04 shkurt 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu