Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Shkrime relevante

Marsh për Liri – Po cilën liri, o njerëz?!

Nga Drita Ismaili Më dhemb kur i shoh njerëzit tanë duke...

Fenomeni Botëror – Historik, Ushtria Çlrimitare e Kosovës 1994 – 1999

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Është krenari kombëtare të mirresh me këtë...

Kosova në udhëkryq: Ndërmjet rrënjëve europiane dhe rrezikut të tjetërsimit identitar

Nga: Gjon Keka Sot, Kosova gjendet përpara një dileme ekzistenciale që do...

Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse

Elisa Spiropali, Tiranë ____ Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për...

Shpërndaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ambasadori Florian Qehaja dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. 

Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë.

Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë. 

Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu