Lajçaku, dialogu Kosovë – Serbi dhe përshkallëzimi në Kosovën e veriut

Shkrime relevante

Ngritu, Nënë Terezë

  Luan Dibrani, Gjermani Shtator 2026 Ngritu, moj Nënë Terezë, nga heshtja e dheut, se...

Kim Mehmeti, analist apo myk ideologjik në murin e shqiptarisë?

Nga Rrezart Kalaja Uashington, SHBA Ka njerëz që dalin në skenën publike me...

Debat me sulme paragjykuese ndaj Dejona Mihalit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Kur bëhet fjalë për Dejona Mihalin, zyrtare e lartë...

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Lajçak theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit.  

Vallë, vetë kjo e thënë nga Lajçaku, a nuk është një frikësim i Kosovës, se po nuk u zhvilluan bisedimet mes Kosovës e Serbisë, do të ketë përshkallëzim në veri të Ksovës. Pra, se Kosova nuk bën assesi të refuzojë bisedimet. Kjo, edhe pse Kosova nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, sikur bëhet fajtore, nëse nuk vazhdojnë bisedimet. 

Ndërkaq, për Serbinë tingëllon më ndryshe. Ajo nuk frikësohet fare, pse Kosova nuk do të sulmojë  Serbinë. Prandaj, është një thirrje drejtuar Serbisë që ajo, edhe po nuk vazhdoi bisedimet me Ksoovën, nuk ka rrezik, prandaj sikur e fton që të mos zhvillojë bisedimet, por të hyjë në veri të Kosovës dhe të bëjë terror siç e di ajo vetë. Kjo i thuhet Serbisë, pse ai e di që i konvenon Serbisë. Lajçaku nuk e thotë se cili do që nuk merr pjesë në bisedime, do të ndërmerren masa ndaj tij. Ai nuk mund të ndërmarrë masa nda Serbisë, prandaj, e di se, edhe po nuk hyri në dialog me Ksoovën, nuk do të merren masa ndaj saj.  

Ose, Lajçaku, është i informuar mirë se do të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Ksoovës, që në vend se të ndalojë, ai i përkrahë. 

Lajçakut, si ndërmjetësues i bisedimeve nga BE mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do t’i takonte fare të përmend përshkallëzimin, se kështu sikur ia përkujton dhe sikur e thërret në përshkallëzim. 

Lajçakut i takon të calktojë takimet për bisedime dhe asgjë më shumë. E, pala që nuk do të merrte pjesë në bisedime, të ndëshkohej, ose, të merreshin masa ndaj saj. Mirëpo, ai e di se nëse njëra nga palët nuk do të merrte pjesë në bisedime, ajo do të jetë Serbia, ndaj së cilës nuk ka vuëllnet të marrë masa.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu