ARKIVI:
27 Korrik 2026

Mjaftojnë edhe 150 euro rritje për krejt mësuesit

Shkrime relevante

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar! Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në...

Shpërndaj

Gëzim Muçolli
___
Kryeministër Kurti i qeverisë së Kosovës dhe kryesindikalist Jashari i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës,
me ndjenjën e qytetarit të Republikës ju ftoj të merrni seriozisht obligimet që rrjedhin nga pozitat tuaja të përgjegjësisë.
Ka kaluar koha e inateve dhe betejave të humbura. Ka kaluar epoka e legjendave ballkanase të heronjëve të kohërave të absurdit.
Një gjë dihet: Nxënësit duhet të shkojnë në shkollë!
Mësimdhënesot kanë të drejtë të kenë rritjen e kërkuar të rrogës.
Prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë të arsimuar e të edukuar mirë nga shkolla shtetërore.
Kryeministër i dashur shikimi krejt dhe drejt vetëm përpara nuk shkurtohet nëse iu jepen 100 euro më shumë mësuesve, arsimtarëve e profesorëve.
Unë mendoj dhe propozoj që ju z.kryeministër ta bëni një kërcim kualiteti nga pozitat e deritanishme dhe të propozoni që në katër vitet e ardhshme mësimdhënësit të marrin nga 150 euro shtesë për çdo muaj!
Edhe ju kryesindikalisti i arsimit, z.Jashari ju propozoj ta ndërpreni grevën menjëhere dhe ti ftoni nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që nesër me 19 shtator ti çojnë nxënësit te dera e shkollës!
Le të jetë kjo greva e fundit me kërkesa sociale e me prapavijë politike në sintoni me grupe që donin ta lenin Republikën e Kosovës pa qeveri në shtator.
Shkolla këto dy javë u pa se ishte e okupuar: nga jashtë!
Z. Albin Kurti dhe z.Rrahman Jashari, jeni në gjendje ta kuptoni faktin se koha nuk po pret?!
Merreni guximin dhe përgjegjësinë, bini dakord dhe nesër nëse e keni kuptuar rolin tuaj do të ishte mirë që së bashku në një shkollë të Prishtinës, psh në Shkollën fillore “Zenel Hajdini” t’ua mbani orën e parë të mësimit nxënësve të klasës së parë.
Kështu ata do ta mbanin në mend tërë jetën se çka është dashuria për dijen, shkollën dhe kombin!
Mos u vononi z. Kryeministër dhe z. Kryesindikalist.!
Morali i këtij propozimi është se në rast se qeveria do t’ua rriste rrogën për 150 euro mësuesve e profesorave, ministria dhe sindikatat e arsimit duhet të fillojnë menjëhere betejën e re për arsim kombëtar kualitativ ku nxënesi kosovar do të ishte kompetitiv me nxënësit e shteteve të Bashkimit Europjan e nga shkolla do të largoheshin përjetë ata mësimdhënës të paaftë që nuk e kanë vendin në shkollë!
Nesër është ditë e re, shkollë e re!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu