Mos e shpëtoni këtë poezi

Shkrime relevante

Shqipëria në protestë: pushteti nuk është i përjetshëm, e ardhmja i përket dijes dhe rinisë!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës SHQIPËRIA NË REVOLTË: PUSHTETI NUK ËSHTË I...

Kush janë Cincarët?

Flori Bruqi, Prishtinë  Cincarët (të njohur zyrtarisht si arumunët ose vllehët) janë...

Ndryshon pushteti në Beograd, por jo strategjia ndaj Kosovës: Lista Studentore dhe vazhdimësia e politikës së mohimit

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht...

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Muharrem Salihu, Medvegjë ____ Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por...

Shpërndaj

MOS E SHPËTONI KËTË POEZI
(Çast antilirik)
I.
Lëreni këtë poezi të vdesë,
hiquni saj,
s’na duhet gjë, kur na tradhton,
kur ia kthen shpinën vuajtjes,
kur ha me lugë të artë,
Lëreni këtë poezi lavire të shuhet,
s’na duhet gjë,
kur zë në thua e belbëzon
gjithçka që është e vërtetë dhe e pastër,
kur fjalët bëhen gishta të ngulfatshëm,
të cilët e kapin për fyti shpresën.
Lëreni këtë poezi të bëhet pluhur,
s’iu duhet arti i saj,
lërini të shuhen vargjet që mbjellin dashuri të rrejshme,
si thikë pas shpine,
të shuhen ato që lëvdojnë veten e tyre,
kur shkatërrojnë botën dhe shpirtin e ndjeshëm
dhe ngrihen mbi kurrizin e të tjerëve.
Lëreni këtë poezi lavire të vdesë,
të mos ringjallet më kurrë,
të mos i shkatërrojë më sytë tanë,
që kërkojnë dritë në errësirë.
Ç’të duhet një poezi që sillet si karnaval,
kur të tjerët janë të vdekur
dhe na qeshin e përqeshin
si të ishte kjo botë kufomatike.
II.
Hidhni poshtë vargjet boshe!
Ç’ju duhen fjalë prej floriri të rremë,
që shkëlqejnë në faqet e librave
dhe mbajnë erë gjaku dhe harrese.
Mos më këndoni këngë që ngrenë gurë mbi shpirtin,
që thurin lavde për perandorë gjakatarë,
ndërsa heshtin për të uriturit nën dritaret e tyre.
Lëri poetët që rimojnë për veten,
e ndërtojnë kulla me lot të huaj,
të bien në harresë, si hijet që flasin vetëm për vete.
Ç’të duhen vargjet që fyejnë dhimbjen,
që shesin dashuri në tregun e lajkave,
e shkelin mbi plagët që kurrë s’i ndjenë.
Le të digjen e shkrumbohen ato fjalë
që nuk dridhen nga e vërteta,
le të shpërbëhen si hi në erë,
se arti që s’ka zemër, është vetëm një maskë —
dhe maskat bien gjithmonë.
(27 qershor 2025)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu