ARKIVI:
27 Prill 2026

Në kujtim të Nënës dhe të gjithë atyre që nuk janë më

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Nga: Luan Dibrani

Në çdo moment të jetës, kujtimi i nënës tonë, si dhe i të gjithë atyre që nuk janë më mes nesh, ngulitet thellë në zemrat tona. Ky mesazh u dedikohet atyre që na dhuruan dashuri, mësime, dhe një trashëgimi të pasur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë familjare.

Në takimin e manifestimit të ditëlindjes së Lorikut, djali i vëllait Ramadanit, në Kopshtin tonë të Eningen afër shtutgardit ne Gjermani , ku pjesa më e madhe e familjarëve tanë jene përqendruar në jetën e përditshme, në punë dhe aktivitetet afariste te ndryshme , nëna jonë ishte aty, pjesëmarrëse aktive, duke sjellë dashuri dhe gëzim të paçmuar. Ajo, me praninë e saj, na kujtoi rëndësinë e lidhjeve familjare, besimin dhe mbështetje që na jepni për të ecur përpara.

Të gjithëve ata që nuk janë më, i mbajmë në zemrat tona me nderim dhe respekt të thellë. Kujtimi i tyre është një dritë që vazhdon të na udhëheqë, duke na mbajtur të lidhur me traditat, vlerat dhe dashurinë që ata na dhuruan.

Poezia që po shkruaj tani është një thirrje e thellë për brezin e ri: le të jemi gjithmonë të afërt me prindërit, xhaxhallarët dhe farefisin tonë. Ata janë ata që mbollën farën e dashurisë, respektit dhe traditës në jetët tona. Le të kujtojmë gjithmonë se prindërit tanë dhe ata që kanë kaluar para nesh janë ata që lanë gjurmë të pashlyeshme, duke na dhuruar një trashëgimi të paçmuar.

Ftoj brezin që vjen të mbajë gjithmonë të forta lidhjet me ata që na kanë dhënë gjithçka. Le të mbetet ky mesazh si një simbol i bashkimit dhe forcimit të lidhjeve familjare, një thirrje për të ruajtur dashurinë dhe vlerat që na janë transmetuar nga ata që ishin dhe që nuk janë më.

Në kujtimin e nënës sonë dhe të gjithë atyre që i kemi humbur, le të kujtojmë gjithmonë se ata ishin dhe do të mbeten pjesë e historisë sonë të paharrueshme. Dhe për brezat që vijnë, uroj që të mbajnë gjithmonë gjallë këtë lidhje, që të mos harrojnë kurrë ata që dhanë gjithçka për ne, dhe që falë tyre jemi këtu sot.

Nënë, faleminderit që ishe aty për ne, që na mërove dhe na dhurove dashuri të paçmuar. Për gjithë ata që janë larguar, ju mbajmë përjetësisht në zemrat tona.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu