Në Prishtinë, si maja e lisit, del prej kullës Mark Krasniqi…!

Shkrime relevante

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Shih...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Unë jam vajza e një njeriu që Kosovës i dha gjithçka dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim

Majlinda Shala, Gjermani ____ Kur unë provova për herë të fundit në Ushtrinë...

Vedat Gashi zgjidhet Kryetari i Ri i Bordit të Ligjvënësve të Westchester-it

Agim Vuniqi, Vashington ____ Me Triumfin e thellë Elektorale të Nëntorit 2026 Bordi...

Shpërndaj

Në foto: Nue Oroshi, historian, Akademik Mark Krasniqi, tashmë i ndjerë, dhe historiani i njohur dr. Muhamet Shatri 

shkruan: Nue Oroshi, historian

Këto ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin.Sot e shtatë vjet më parë u nda nga ne  atdhetari , studiuesi , etnologu ,shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra ndesh me politikën shoviniste serbe.

Ishte i vetmi i cili i kishte kundërshtuar  Vasa Qubrilloviqit shfarosesit të shqiptarëve i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar.E Akademik Mark Krasniqi ju patë drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: ” Këtë dizertacion të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit tim shqiptar.Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në Slloveni.Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për aktivitetët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ se e kishim edhe Kryetar nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri.

Kishte rast që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe mi tha këto fjalë: ” Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je por në gjeneratën tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti. “Këto fjalë vërtetë me motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rastë te veçantë kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi profesor Marku duke folur për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë: “ Shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar.Në një krahinë në Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam por që në shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën.

Por politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: ” I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë? Profesor Marku u zu ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: arushat e bardha. Dhe në këtë shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit e kujtojmë këtë atdhetar i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu