ARKIVI:
20 Maj 2024

Nga pjesa e 11 -të e librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”

Shkrime relevante

Shpërndaj

Kapitulli nr. 11 i librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania:

11. Koncepte dhe mendime për të panjohurat e thella

1. Afërsia ndaj “Cilësive të mira plotgjithësore” ofrohon ambient të lirë vështrues që individi të shprehë konceptet apo mendimet për të panjohurat e thella në menyrë të pavarur, ashtu si ai e ndjen si më objektive.

2. Duke qëndruar larg ndikimeve të njëmendësive rritet shkalla e objektivitetit në vështrimin e qartë të koncepteve të ndryhsme për të panjohurat e thella.

3. Ka disa që për të panjohurat e thella mendojnë që në to gjenden kapacitetet e plota energjidhënëse, që kanë ndikim kudo, kanë prezencë të çdoherë, kanë harmoni të plotë, kanë rregullësi të plotë.

4. Disa i konceptojnë në formë besimi të panjohurat e thella(mund të jetë edhe e panjohura e thellë) që kanë natyrë të organizuar inteligjente, të padukshme për ne, të padëgjueshme për ne, të paprekshme për ne, të panuhatshme për ne e që mund të ndikojnë në pjesën fizike-materiale në jetë, kozmos.

5. Disa kanë koncept në formë besimi se ka një të panjohur më të thellë ndaj të gjitha të panjohurave të tjera. Ata, asaj të panjohurë ia atribuojnë një fjalë, e cila mund të jetë kryesisht nga kategoria gramatikore emër ose mbiemër. Ata, atë të panjohur më të thellë e konceptojnë që ajo është qenie vepruese dhe sipas tyre ajo e panjohur mban rregullësi në kozmos e në ne.

6. Disa për të panjohurat e thella mendojnë që ato funksionojnë në një menyrë plotësisht ndryshe që nuk mund të zbërthehen nga kapaciteti mendor njerëzor.

7. Disa besojnë që të panjohurat më të thella nuk janë konceptuar me saktësinë e duhur, as në librat joreligjiozë, as në librat religjiozë, për shkak të kapacitetit jo nivelit të duhur njerëzor për t’i përshkruar saktë ato.

8. Disa bëjnë pytje se pse për të panjohurat më të thella për çeshtje të njëjta ka libra të ndryshëm që kanë mospërputhje të koncepteve në mes tyre.

9. Disa për të panjohurat e thella mendojnë që ato përfaqësohen nga mirësia e plotë, harmonia e plotë, nga rregullësia e plotë, që kanë sturkturë të nivelit të lartë përmbajtësor, të cilat nuk janë nën funksioninin e kohës kronologjike, nuk janë në funksion të ndryshimit.

10. Disa mendojnë që të panjohurat e thella nuk kanë mundësi të zbulohen ndonjëherë, sepse ato ndërlidhen me absoluten, e cila si e tillë nuk mund të arrihet dot nga mendja njerëzore, duke qenë se ajo gjithmonë evoluon dhe nuk ndodh asnjëherë që të arrin në nivelin e përkryerjes absolute. Ata e kuptojnë që janë në evolucion të përherëshëm, në ndryshim të përherëshëm.

11. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” shikohen nga prizmi joanues të gjitha konceptet apo mendimet për të panjohuarat e thella.

12. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konceptet apo mendimet për të panjohuarat e thella vështrohen me zemërgjerësi si për mendësitë joreligjioze, si për mendësitë religjioze.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu