Kreu Blog Faqe 1004

Letër e hapur pa adresë!

0

Florim Zeqa 

E titullova kështu shkrimin e radhës, përmes të cilit ju drejtohem të gjithëve dhe secilit që ja do të mirën vendit. Në të kaluarën disa herë ju kam drejtuar me letër të hapur publike figurave të caktuara të politikës, prej të cilëve nuk kam marrë asnjë përgjigje publike dhe as private.

Rreziku nga ndërgjegja e vrarë e politikanëve shqiptarë

Zhvillimet në skenën politike shqiptare janë barometri më i sakt i gjendjes në të cilën ndodhet sot polika shqiptare. Shqetësues mbetet mosuniteti i partive politikanët në trojet etnike shqiptare.

Përderisa nuk ka forcë që i ulë të në një tavolinë të përbashkët liderët e partive politike shqiptare në Kosovë për çështjet më jetike për vendin, politikanët në trojet tjera etnike me të (pa) drejtë as që e qajnë kokën për Kosovën.

Kjo nuk ka si të quhet ndryshe, veçse ndërgjegje e vrarë e politikanëve shqiptarë!

Ju politikan të papërgjegjshëm dhe me ndërgjegje të vrarë që po abuzoni paturpërisht me paranë publike pas shpines së popullit, mos harroni se ju shehë mirë syri i popullit dhe i Zotit! Mashtroheni keq nëse mendoni se do të ikni nga mallkimi i popullit dhe ndëshkimi i Zotit.

Syri i popullit është syri i Zotit.

Injorimi i arteries më të shëndoshë kombëtare

Në letrat e mia publike drejtuar figurave të shquara të politik-bërjes kosovare, asnjëherë nuk kam ngritur probleme personale, por shqetësime dhe probleme të mërgatës sonë, për të cilat asnjëra nga qeveritë paraprake dhe as kjo aktualja nuk e qajnë kokën të merren me to.

Sikurse qeveritë paraprake, edhe kjo e tanishmja i kanë krijuar lidhjet e fuqishme me sekserët e tyre në Kosovë dhe Diasporë, përmes të cilëve i pastrojnë paratë e pista dhe krijojnë grupe të interesit për llogari partiake, klanore dhe grupore, por asnjëherë nuk merren me problemet e shumta të mërgimtarëve, të cilat variojnë nga kontinenti në kontinent, nga shteti në shtet, nga republika në republikë, nga kantoni në kanton, nga regjioni në regjion e kështu më radhë.

Asnjëherë nuk jam hidhëruar në figurat e caktuara politike për mospërgjigje ndaj letrave të mia publike, por jam ndjerë keq, sepse asnjëherë nuk janë marrë dhe nuk merren me problemet reale të mërgimtarëve, të arteries më të shëndoshë kombëtare, e cila përveq ndihmave financiare për vendin, reflekton shpresë dhe besim për qytetarët.

Injorimi i arteries më të shëndoshë dhe më të pastër kombëtare është mungesë kulture dhe ndërgjegje e vrarë e politikanëve, të cilët nuk e tregojnë as minimumin e respektit ndaj mërgatës sonë, por vetëm e shfrytëzojnë atë për qëllime elektorale dhe financiare për të mbushur xhepat e tyre përmes të ashtuquajturave “fonde emergjente”!

Sjellja johumane apo më mirë të themi arrogante e kusarëve politik ndaj njerëzve të ndershëm që e duan me shpirt vendin e tyre, përveqse katandisje politike do të thotë humbje e moralit dhe dinjitetit njerëzor e politikanëve me ndërgjegje të vrarë.

Një fjalë e urtë italiane e thotë; “E leggito chiedere, cortesia da rispondere”, që në shqip i bie; “E drejt për të pyetur, mirësjellje për t’u përgjigjur”. Mirëpo atyre që iu ka humbur mirësjellja ndaj qytetarëve (mërgimtarëve) të ndershëm dhe besnik ndaj atdheut, u ka humbur ndërgjegja dhe respekti ndaj njerëzve të zakonshëm. Pasi, disa kur ngriten në majat e pushtetit nuk shohin më njerëzit e thjeshtë, pasi mendojnë se janë bërë vetë “Zoti”. E ata që mendojnë kështu vlejnë më pak se njerëz e më shumë se politikanë me ndërgjegje të vrarë.

Krejt në fund, kjo letër e hapur pa adresë vlenë për të gjithë njerëzit e ndershëm, për të gjithë atdhetarët në trojet etnike dhe në mërgatën tonë, për të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët që të vetëdijesohen për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj klase të papërgjegjshme politike me rirreshtimin në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).

Përpjekjet e mia për të afruar lidershipin politik të Sanxhakut me lidershipin politik të Kosovës dhe atë të Shqipërisë dhanë rezultate të pakta

0
  • Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu ka lindur në Mitrovicë, më 20 shtator 1964. Nexhmedini është matematikan dhe politolog, autor i Teorisë për Kombin Kosovar. Ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës, në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Hamburgut. Nexhmedin Spahiu ka botuar punime shkencore edhe në fushen e matematikës edhe atë të shkencave politike. Ka botuar 11 libra.
  • – “Ekuilibret Shqiptare”, Tiranë, 1997- “Shqiptarët dhe serbët në luftën finale për Kosovën” Tiranë, 1998- “Drejt Protektoratit Ndërkombëtar në Kosovë”, Tirana, 1998
  • – “Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Central European University, Budapest, June 1999 (Tendencat Serbe për Copëtimin e Kosovës).
  • – “Drejt Kombit Kosovar” , Mitrovicë, 2004
  • – “National Awakening Process among Orthodox Albanians”, Hamburg, 2006. (“Zgjimi kombëtar në mesin e shqiptarëve ortodoksë”)
  • – “Kombi në Inkubator” Prishtinë, 2010
  • – “Foshnjeria e Kombit Kosovar” Prishtinë, 2014[1]
  • – “Kosova and Albania in the Future Closer or Further Apart from Each Other”? Prishtina, 2021
  • – “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen më afër apo më larg njëra tjetrës”? Prishtinë, 2021Analizat e tij politike shquhen për kah sensi kritik, guximi për t’u marrë me çështjet më delikate në situata të rrezikshme dhe parashikimi i saktë proceseve politike. Në një ese të botuar në fillim të vitit 1992, Spahiu ka paraparë epilogun e luftërave në ish Jugosllavi, bombardimin e Beogradit nga NATO, dhe shumë zhvillime tjera politike.Më 1987/88 ka qenë udhëheqës studentor i Universitetit të Kosovës, kurse më 1988/89 koordinator i udhëheqësve studentorë të ish-Jugosllavisë.Më 1999 themeloi Radio Televizionin e Mitrovicës, ku promovoi debatin për çështjet më të nxehta politike e kulturore. Që nga viti 1999 ka drejtuar Kuvendin e OJQ-ve të Kosovës si një trup përfaqësues i shoqërisë civile kosovare.
  • Intervistë e Drinit me Prof.Dr. Nexhmedin Spahiun

A mendoni se politika dhe diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës e ka lënë anash çëshjten e Sanxhakut, Masbjeshkës, qysh njihet nga populli kjo hapësirë gjeografike , e banuar historikisht prej shqiptarëve?

Prof.Dr.N.Spahiu: Po. Deri para ca vitesh Shqipëria zyrtare kishte zero njohuri për Sanxhakun, por në ditët e fundit të mandatit Presidenti Ilir Meta dekoroi 7 personalitete nga Sanxhaku dhe medalet për ta ia dorëzoi kryetarit të Këshillit Kombëtar të Sanxhakut, Dr. Sulejman Uglanin. Dekoratat më të larta të shtetit shqiptar u dhanë për:

1. Ajdin Draga (1864-1914), delegat i Sanxhakut në Kuvendin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28.11.1912. U vra bashkë me koloneli Thomson, te Ura e Dajlanit në Durrës.

2. Nexhip Draga (1869-1921), kryesues i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkup me 13.10.1912 bashkë me Hasan Prishtinën (1873-1933), Bajram Currin (1864-1925), Isa Boletinin (1864-1916), Mit’hat Frashërin (1880-1949), Mustafa Krujën (1887-1958) etj. Themelues i Xhemijetit më 1919. Vdes në Vjenë.

3. Ferat Draga (1880-1944), lideri politik kryesor i Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë në periudhën mes dy luftërave botërore.

4. Aqif Blyta (1887-1945), nënkryetar i Xhemijetit, nënkryetar i Lidhjen e Dytë të Prizrenit (1943), deputet i Sanxhakut të Novi Pazarit në Asamblenë Kushtetuese (Parlamentin e përkohshën) në Tiranë.

5. Dervish Mitrovica (1878-1935), kryetar i Mitrovicës më 1915-1918, deputet në Parlamentin e Shqipërisë së viteve të 20-ta.

6. Dr. Xhelal Mitrovica (1916-1974), drejtor i parë i Radio Prishtinës (29.05.1942), bashkëpunëtori më i afërt i Xhafer Devës (1904-1978).
Po të njëjtit personalitete i janë propozuar për dekoratë edhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi më 2019 me rastin e 100 vjetorit të themelimit të “Xhemijetit”, por edhe pse Presidenti Thaçi ishte organizator i manifestimit të 100 vjetorit të “Xhemijetit” dhe kishte përgaditur medaljet për 3 nga këta 6 personalitete, i nxitur nga Blerim Latifi, në momentin e fundit i ra pishman dhe as nuk erdhi as nuk i ndau medaljet.
Propozimi për dekorimin e këtyre personaliteteve i është dërguar para dy vitesh edhe Presidentës Vjosa Osmani, por dekorimi i tyre akoma nuk po ndodhë.
Përse po e përmendi dekorimin e personaliteteve nga Sanxhaku? Vallë, a nuk ka çështje më të rëndësishme në këto raporte? Ka , por ky është treguesi më i qartë se sa larg i rrin Sanxhakut diplomacia kosovare dhe ajo shqiptare.
Përpjekjet e mia për të afruar lidershipin politik të Sanxhakut me lidershipin politik të Kosovës dhe atë të Shqipërisë dhanë rezultate të pakta. Presidenti Meta përpos dekorimit të personaliteteve të Sanxhakut , që luajtën rrol thelbësor në historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, takoi edhe nja dy herë liderin politik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Uglanin dhe e ftoi atë në pritje me rastin e 28 Nëntorit.
Kryeministri Edi Rama as që do t’ia dijë për Sanxhakun e Novi Pazarit. Pandeli Majkon, kur ishte ministër për diasporë u përpoqëm ta bindim që të vizitonte Sanxhakun, por pos mikpritjes së mirë që na bëri mua, Ismet Azizit, Xhavit Kastratit (djali i djalit të Shaban Polluzhës), Prof.Dr. Mazllum Baraliut dhe gazetarit Marin Mema, vizita në Sanxhak nuk u bë.
Sa i përket lidershipit politik kosovar, Presidenti Hashim Thaçi ka takuar Dr. Sulejman Uglanin në nja dy raste, ministri i jashtëm Pacolli e ka pritur në zyrën e vet dhe ka shtruar darkë në rezidencën e vet për delegacionin e Sanxhakut. Kryeministri Haradinaj pat dërguar telegram urimi me rastin e një përvjetori në Sanxhak dhe këtë e bëri sivjet edhe shefi i opozitës Memli Krasniqi.
Diçka më shumë ka bërë kryemiistri Albin Kurti, i cili ka pritur në zyre delegacionin nga Sanxhaku bashkë me atë të Luginës së Preshevës. Kryeministri Kurti nuk harron të urojë përvjetorë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me Sanxhakun. Por deri te kontakti mes Albin Kurtit, atëherë si shef opozite, dhe liderëve politikë të Sanxhakut nuk ishte rrugë e lehtë.

Pas shumë orvatjeve për të organizuar një takim mes Albin Kurtit e Sulejman Uglaninit, më në fund arrita që më vijnë për darkë në një restorant mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut, por nuk kish qenë e thënë të paguaja 3-4 darka po 20 e kusur sepse të dy palët kishin ardhur me delegacione dhe mua më shkoi gjysma e rrogës për atë darkë për çfarë nuk u bëra pishman fare sepse premtimet ishin të forta nëse VV do të vinte në pushtet dhe unë e dija se do të vinte në pushtet.

Fatkeqësisht edhe pas dy viteve e gjysmë në pushtet nuk u realizuan premtimet e Albin Kurtit se studentët nga Sanxhaku do të trajtohen me kuota të barabarta , si ata të Luginës së Preshevës, se do të ketë bursa për ata sanxhakas që do të studiojnë në Kosovë, se në librat shkollorë do të mësohet më shumë për Sanxhakun e historinë e tij, se shkollave, rrugëve dhe bulevardeve të Kosovës do t’u vihen emra të personaliteteve të Sanxhakut, etj.

Pse ndodhë kjo …? Cila mund të jetë arsyeja e kësaj rrjedhe të keqe në qëndrime ndaj një pjese të popullit, që historikisht është mbrojtur nga Shqiptarët e Kosovës, qofshin ata burra nga Shala e Bajgores, nga Drenica, Fusha e Kosovës apo Rrrafshi i Dukagjinit?…  

Sanxhaku është thembra e Akilit e Serbisë. Politikanët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk duan ta prekun Serbinë në thembrën e Akilit. I druhen hakmarrjes së Beogradit. E dinë se Beogradi ka agjentura të fuqishme si në Kosovë si në Shqipëri dhe ata në mënyrë të padukshme mund të godasin karrieren e tyre. Këta politikanë e dijnë që kur e shajnë Serbinë, Serbia nuk mërzitet për atë punë , po kur merresh me Sanxhakun e prekë atë në tel. Duke injoruar Sanxhakun ata vendosin pakt paqeje me Beogradin. Vetëm më të guximshmit bëjnë hapa në këtë drejtim.

Për Kosovën Sanxhaku është shtegu i suksesit. Kur njërin lider politik të Kosvës e pata këshilluar që ta ndihmojë Sanxhakun, më pat pyetur se përse duhet ta ndihmojmë Sanxhakun?! U pata përgjigjur se ne duhet ta ndihmojmë Sanxhakub sepse kanë nevojë për ndihmën tonë, sepse janë njerëz të gjakut tonë, edhe sikur të mos të ishin njerëz të gjakut tonë janë në fqinjësi tonë, janë në pozitën sikur Kosova që ishte viteve të 90-ta të shekullit XX. Ne nuk mund t’ua kthejmë të mirën amerikanëve, anglezëve, gjermanëve etj që na shpëtuan nga gjenocidi edhe sikur t’ua japim Trepçën, Obiliqin etj. Ne duhet t’i shpëtojmë ata nga gjenocidi për t’ua kthyer të mirën, e ky rast nuk na vjen ndoshta as në 1000 vitet e ardhshme. Por , ne këtë mirënjohje botës që na shpëtoi nga gjenocidi më 1999 ia kthejmë duke i ndihmuar ata që janë më të pafuqishëm se ne. Nëse bota na sheh se si ne e ndihmojmë më të pafuqismit , ajo e kupton se ndihma e saj ka dhënë fryte dhe se ne projektin e lirisë e të pavarësisë e kemi pasur me gjithë mendje, me zemër e me shpirt.

Në foto: Shqiptarët e Sjenicës, dikur…

Po bëhet pothuaj një shekull , qyshkur ajo pjesë e popullit gradualisht u asimilua gjuhësisht në gjuhën serbe, duke humbur shumëcka nga traditat, doket dhe zakonet e veta… Politika titiste fillimisht edhe sanxhakasit “i bëri Musliman”, pastaj nga Serbia “identiteti kombëtar boshnjak”, mu atë identitet dhe vecim që politika serbomadhe e kishte luftuar në Bosnje. Këto pa mëdyshje janë “identitete politike”, njëfar “dhurate danajsh” me qëllim që ti largonin e veconin prej shqiptarëve. A është kështu…?

Po. Kur themi Serbia apo Mbretëria SKS, Jugosllavia e Mbretit apo Jugosllavia e Titos, po flasim për të njëjtën krijesë politike, krijesën politike të kombit serb. Kjo krijesë, shkëputjen e Sanxhakut nga Kosova dhe dhe shkëputjen e Sanxhakut nga Bosnja e ka parë si prioritetin e vet kombëtar. Prej vitit 1912 e deri më sot për këto 111 vite, politika serbe arriti që të bëjë këto shkëputje territoriale. Sot Veriu I asaj hakut, Priboji e Prijepolja, janë shndërruar në komuna me shumicë serbe. Kjo gjë e ndanë Sanxhakun nga Bosnja. Në anën tjetër Veriu I Kosovës është zbrazur nga shqiptarët. Deri më.1948 sipas një harte të përpiluar në atë kohë, shqiptarët përbënin shumicën në Veri të Kosovës. Po të shkosh në Stamboll te shoqata e Mitrovicalive, aty gjen njerëz nga Zherovnica, Banjska, Zhitkovci etj, fshatra këto që sot nuk kanë asnjë shqiptar. Vetë toka nën Liqenin e Gazivodës ka qenë pronë e Hasan Prishtinës e vëllezërve Dragaj. Zveçani ka qenë pronë e Gjyshit të Dr. Sulejman Uglanit, I cili vdes në momentin kur Qeveria e Serbisë ia konfiskon pronën. Njerëzit e Sanxhakut që përpiqen të bëjnë lidhje me Kosovën e Shqipërinë përdiqen. Kurse njerëzit në Kosovë që duan të bëjnë lidhje me Sanxhakun janë në tehun e shpatës së agjentëve të Serbisë më Kosovë. Zakonisht njerëzit e tillë etiketohen si ekstremistë myslimanë.

Si politolog , studiues dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, si e shpjegon përpjekjen e parreshtur të Serbisë (dhe jo vetëm të saj), që pjesa veriore e Kosovës prej nga në fillim të vitit 2000 u dëbuan me dhunë e terror mbi 15 mijë shqiptarë, të shndërrohet në njëfar “çështje serbe”, pavarësisht se aty nuk jetojnë as 40 mijë serbë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve u vendosën si kolonë, pasi ushtria kroate i kishte dëbuar?

Serbia ka ngulmuar te kjo pjesë për dy arsye strategjike. Për shkak të Liqenit të Gazivodës i cili furnizon me ujë Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajn, Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Pa ujin e Gazivodës as termoelektranat nuk funksionojnë dhe e gjithë Kosova ngelet pa energji elektrike. Arsyeja tjetër strategjike është ndërprerja e vazhdimësise tokësore me Sanxhakun.

A ka lidhje a ndërlidhje kjo “harresë” apo “injorim” i politikës dhe diplomacisë së Shqipërisë e Kosovës, në raport me Sanxhakun, pavarësisht se politika e Kosovës u bëri aso lëshimesh 4 apo 5 % të serbëve që mund ta rrezikojnë shtetitn e Kosovës edhe më shumë nesër se sa sot?

Në fakt shteti i Kosovës mund të rrezikohet vetëm nga budallaku i shqiptarëve , sepse realisht as serbët e Kosovës e as Serbia në rrethanat gjeopolitike në të cilat ndodhet , nuk mund ta rrezikojë shtetin e Kosovës.

Në të vërtetë që nga paslufta ekziston një përpjekje vetanake, pjesë e së cilës je edhe ti, për ta bërë të njohur e të pranuar çështjen e Sanxhakut për Kosovën dhe Shqiptarët. Ti ke dhënë një ndihmesë të çmuar në themelimin dhe veprimtarinë aktive të Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”… A mendon se jeni të pranuar prej politikës dhe popullit të Sanxhakut, pasi tashmë në Masbjeshka pothuaj në përgjithësi e flet serbishten, që ata e quajnë gjuhë boshnjake?…

Nuk mendoj se Kosova apo Shqipëria duhet të punojnë në ri-shqiptarizimin e Sanxhakut. Kjo gjë do të ngjallte refuzim. Ne duhet t’i pranojmë sanxhakasit ashtu siç janë. Duhet t’u ofrojmë ndihmë, t’i afrojmë me ne, pastaj koha e bënë të vetën. Fundi i procesit nuk mund të parashihet , por me rëndësi është bashkëpunimi në mmomentin e pikërishëm si për Kosovën, si për Sanxhakun si për Shqipërinë.

Profesor Nexhmedin Spahiu: A e mendoni si pengesë në raportet Shqipëri – Sanxhak, Kosovë – Sanxhak, faktin tjetër se tashmë banorët e Masbjeshkës e flasin kryesisht gjuhën boshnjake, pasi e morën me imponim apo mashtrime identitetin e dhuruar “kombëtar” – Boshnjak…?

Jo jo aspak. Mirë do t’ishte sikur ky konvertim etnik të mos kishte ndodhur, por tani duhet ta marrim situatën e mirëqenë dhe të vazhdojmë të punojmë mbi bazën e asaj ku jemi sot.

Ti ke punuar me ngulm që në flamurin e Kosovës të jetë pamja e hartës së saj… Kuptohet lehtësisht se me këtë ke synuar ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit. Mirëpo sigurisht e ke vërejtur që ajo “tërësi territoriale” u grimcua nga dhënia e Debelldës – Maqedonisë apo Kullës dhe Çakorri – Malit të Zi. Serbia në anën tjetër pasi i mori disa pjesë të një fshati të Kamenicës, ka njëzet e katër vite që sytë i ka drejtuar nga Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe pjesa e Mitrovicës deri në Ibër. Çka duhet të bëjmë? A mund të bëhet diçka për pengimin e ndalimin e rrjedhës së tillë negative, shtetzhbërëse, që synon të na hajë pak nga pak?

Në fakt, kur më 1998 e kam ideuar flamurin e Kosovës (më 1999 është publikuar), këtë që është sot flamur zyrtar vetëm se pa ato 6 yjet, as që e kam menduar se do të rrezikohen kufinjtë me Maqedoninë apo Malin e Zi. Merrne krahasone harten që është në flamurin kombëtar të Kosovës me harta gjeografike dhe do ta vëreni se Debëlldeja, Kulla e Çakorri janë brenda hartës që ndodhet në flamur. Arsyeja pse unë kam vendosur harten në flamur, e siç e dini harta ishte simbol edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në formën e llogos së institucioneve, është se i frikësohesha ndryshimit të kufijve me Serbinë. Po shqetësimi imi i para 25 viteve u tregua më shumë se i qëlluar.

Si mund të përmirësohen marrëdhëniet Shqiptare me Masbjeshkën (Sanxhakun) , kur dihet e njihet historia dhe qëndresa jonë e përbashkët, në kohën kur shqiptarët e deridjeshëm (edhe ata që e kishin humbur gjuhën shqipe e flasin serbisht), tash thonë që janë boshnjak?! A e mendoni këtë si një pengesë , një lloj hendeku për të na ndarë që e ka vendosur pasi e ka menduar mirë e thellë shkenca, politika e doiplomacia serbomadhe?!

Në skenën politike të Kosovës e të Shqipërisë duhet të vijnë njerëz më të guximshëm e më vizionarë që e sfidojnë Serbinë e që e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Sanxhakun. Duhet që jeta politike e kulturore e Sanxhakut të jetë përditshmëri në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Duhet që Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të ndajnë bursa për studentë sanxhakas që studiojnë në Kosovë e Shqipëri respektivisht. Duhet që nxënësit e studentët tanë ta mësojnë historinë e Sanxhakut. Duhet që politikanët e diplomatët e Kosovës e të Shqipërisë t’i vëjnë në kontakt me lidertët politikë të Sanxhakut. Duhet që Tirana të hapë konsullatë në Novi Pazar , ashtu siç e ka ba Ankaraja e Sarajeva. E këtë duhet ta bëjë edhe Prishtina , në momentin që krijon marrëdhënie diplomatike me Beogradin.

Dom Ndre Mjeda në sytë e nxënsit të tij, Monsinjor Dr. Zef Oroshit

Nga Frank Shkreli 

Ditët e fundit lexova disa shkrime kushtuar përvjetorit të kalimit në amshim të Dom Ndre Mjedës (1 gusht, 1937), meshtarit, poetit lirik, studiuesit dhe hulumtuesit të palodhëshëm të gjuhës shqipe. Me këtë rast, mu kujtuan bisedat që ndante me mua në fillim të 1970-ave për Dom Ndre Mjedën — Mons. Dr Zef Oroshi, (1912-1989) miku im dhe ish-udhëheqsi i komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, i nderuar dhe i respektuar edhe nga mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë, pa dallim feje a krahine.   

Monsinjor Zef Oroshi fliste shpesh, me mirënjohje dhe me respekt të madh, për mësuesit e tij, Dom Ndre Mjedën dhe At Gjergj Fishtën. Shpesh edhe shkruante mbi kujtimet e tija për ta në gazetat dhe revistat e diasporës anti-komunsite shqiptare të asaj kohe në Shtetet e Bashkuara dhe më gjërë.  

Në një shkrim përkujtimor botuar bë revistën Jeta Katolike Shqiptare, (Tetor-Dhjetor, 1977), organ i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, Drejtor Përgjegjës i të cilës ishte ai vet, Dr. Zef Oroshi ka kujtuar mësuesin e tij Dom Ndre Mjedën, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes. Dom Oroshi ka shkruar se mendjehollësia e Mjedës së ri i ka shtyrë të parët e (urdhit jezuit) ta dërgonin atë të studionte në universitetet më të mira të Evropës, sin ë Austri, Itali, Gjermani, Francë e Poloni, ku përveç se  kreu studimet e larta për filozofi e teologji me, “suma cum laude”, Ndre Mjeda, “pasunoi mendjen e squet të tij me gjuhët dhe me letërsitë këtyne vendeve, por edhe njohuri mbi klasikët që ai aq fort i dashuronte”, ka shkruar Mons Zef Oroshi, për ish-mësuenin e tij Ndre Mjedën. Megjithse, ndër të gjitha të mirat mendore e jetësore që i ofronte atij bota perëndimore e qytetëruar dhe e lirë, Mjeda, “Kurrë nuk harroi vendin e vet, Shqipërinë. Asaj i këndoi, me plot afshin e zemrës me poezitë e rinisë së vet, botuar në “Juvenilia”, — “sende rinie” – kur Atdheu gjëndej ende nën thundrën e aziatikëve”, ka vërejtur Dr Zef Oroshi në shkrimin e tij në vitin 1977, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së Mjedës.  

Kur është kthyer në Shqipëri, shënon Dom Zef Oroshi, Ndre Mjeda ka dhenë mësim në gjuhë dhe letërsi shqipe në kolegjen e famshme Saverjane të Shkodrës. Si meshtar ai ka shërbyer në disa famuli të Malësisë së mbi-Shkodrës, duke përfunduar në Kukël. Ndre Mjeda ishte themeluesi i Shoqërisë Letrare “Agimi”, ndërkohë që në Kongresin e Manastirit ka luajtur një rol kyç, ndërsa ishte ndër krongresistë më aktivë, ka thenë Dr Zef Oroshi. “Por çka e ban emrin e Ndre Mjedës të pavdekshëm”, nënvijon Dr, Zef Oroshi, “Ashtë pena e tij si poet, mjeshtër klasik i vjerrshit shqip, si prozator dhe sidomos si gramatolog, ndëlr më të thellët që ka pasur Shqipëria përshumë kohë. Studimet dhe hulumtimet e tija në çeshtje gramatikore të shqipës kanë qenë vendimtare”, thekson ndër të tjera, Dom Zefi, për veprimtarinë letrare të Dom Mjedës.  

Përveçse shkrimtar dhe poet mjeshtër, Dr. Zef Oroshi e cilëson ish-mësuesin e tij Ndre Mjedën edhe si, “udhëheqsin e paharruar të shkollës së përmendur, Kolegja Saverjane, drejtuar nga Jezuitët e Shkodrës” dhe si, “njërin prej Rilindasve më të flakët dhe më të hershmit e Kombit Shqiptar. Qe zgjedhë edhe deputet i Shkodrës, pothuajse kundër vullnetit të tij”, ka shkruar Oroshi. 

Dom Zefi shënon në artikullin e tij – një fakt që nuk ka të bejë me gjuhën as me letërsinë – ndërsa shkruan se, “Për t’i dhënë një hov bujqësisë përparimtare, Dom Ndre Mjeda qe i pari që solli plorin e çelikt në Shqipëni”, sipas Dom Zef Oroshit. 

Dom Ndre Mjedës, ka shkruar Dom Zef Oroshi, i ka takuar të jetonte në dhena të huaja dhe zemra i shkrumbohej për Atdheun e largët e të robëruar. Mallin për Atdhe ai e skaliti, qysh i ri në “Juvenilia”, duke filluar me, “Vaji i Bylbylit”, botuar që në vitin 1887 dhe me “Andrra e Jetës”, ku ai këndon jetën e fshatarit e të malësorit shqiptar, ka shkruar Dr. Zef Oroshi, për veprat e mësuesit të tij, Me sonetat klasikë, “Lissus” dhe “Scodra” (Lezha e Shkodra) ku, përmes historisë së lashtë të këtyre dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme, “lumnitë historike dhe legjendat e paraardhësve ilirë, me mbretrit Bardhylin e Agronin dhe me mbretëreshen Teuta.”   

Monsinjor Dr Zef Oroshi vlerëson, në artikullin e tij, botuar në revisten Jeta Katolike Shqiptare më 1977, me rastin e 40-vjetorit të kalimit në amshim të poetit, se, “me këto vepra, megjithse të shkurta, Mjeda naltësohet si poeti më klasik ndër të gjithë poetët shqiptarë…”, por megjithë këtë, “Ai Nanën Shqipni e ka gjithmonë para syshë”, me qëllim për të drejtuar rininë e asaj kohe kah, “udha e atdhedashunisë së çiltërt, siç kanë veprue gjithmonë, për vendin e tyre, njerëzit e mëdhej.”  

Dom Zef Oroshi është shprehur se e ndjen veten të nderuar dhe të privilegjuar që ketë “pasë për mësues, këtë mjeshtër zamadh tëgjuhës sonë, si dhe për ndikimin e tij për dashurinë ndaj Gjuhës Shqipe”, dhe vazhdon me kujtimet e tija: “Dom Ndre Mjeda qe perosnalitete i përsosur në ndejë e në sjellje. Në klasën e tij mund të ndihej miza tue fluturue. Kur na lexonte ndonji pjesë artistike klasike ose bashkohore, sidomos poezi me art të lartë, këthënezej e skuqej në fytyrë – aq fort e ndjente shijen e artit…Megjithse nuk ishte i idhët me kurrkënd, pak ose aspak i qeshej fytyra e tij e gjanë – me musteqe të trasha e të dendura e kryetullac, trup i lidhur me naltësi mesatare. Ishte kritik i pamëshirshëm në pikëpamjen e artit të shkrimit, por gjithmonë me dinjitet e arsye, pa përulur kënd, kurrë.”, ka shkruar Dom Zef Oroshi në artikullin e tij në kujtim të mësuesit të vet Dom Ndre Mjedës.  

Dom Zef Oroshi ka mbyllur shkrimin në kujtim të mësuesit të tij të nderuar duke hedhur hipotezën se para se të vdiste – përflitej në atë kohë, se Dom Ndre Mjeda, i ndikuar nga shkrimtari latin Virgjili, mund të ketë djegur dorëshkrimet e tija të shumta, duke thënë se, “Mjeda vdiq, por shkolla e tij mbetet e pavdekshme.” 

“Ndonëse pushon në amshim, ai gjithnjë flet.”  (Defunctus Adhuc Loquitur”. 

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta dhe Dom Ndre Mjeda, tre kolosë, një fotografi dhe historia e të zgjedhurve të popullit - Albert Vataj

Tre kolosë të Shqipërisë: Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta (dy mësuesit e Monsinjor Dr. Zef Oroshit), me Luigj Gurakuqin  

Frank Shkreli: Lezha legjendare nderon Monsinjor Dr. Zef Oroshin | Gazeta Telegraf

Autori — pjesëmarrës në protestën para OKB-së në Nju Jork, 1973 — me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, organizuesin e protestës kundër vrasjes makabër të At Shtjefën Kurtit, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. 

Botim i veçantë për opusin letrar dhe qasjen intelektuale të Skënder Drinit 

0

 

Nail  Draga , Ulqin

Sadedin Limani,Përtej heshtjes,Botoi:Fan Noli, Tiranë, 2014 

Pavarësisht rrethanave shoqërore  në Shqipëri në kohën e diktaturës në gamën e gjerë  të artëve e në veçanti në fushën e letërsisë janë botuar vepra me peshë të cilat janë vlerësuar nga kritika e kohës. Ndonëse artët ishin nën trysnin e realizmit socialist, që si moto kishin qasjen ideologjike, ka edhe përjashtime qe autor të ndryshëm kanë krijuar individualitetin e tyre krijues, duke u veçuar me  stilin e tyre dhe me mjeshtrinë gjuhësore dhe me qasjën  intelektuale. Ndonëse të tillët kanë qenë të paktë, ata ishin një aset, duke mbetuar si vlerë kombëtare  në piemontin e letërsisë kombëtare shqiptare. Në sajë të veprimtarisë së tij letrare në këtë kategori bën pjesë  shkrimtari Skënder Drini, i cili  ishte idividualitet i veçantë në letërsinë shqipe

Në lidhje mbi botimin e romanëve nga shkrimtarë të ndryshëm kemi pasur rast të lexojmë vështrime apo opinione nga kritikë letrar apo studiues të ndryshëm.Por, janë të rrallë ata botime qe trajtojnë në mënyre analitike dhe studimore veprimtarinë e një shkrimtari, duke prezantuar një pjesë të veprimtarisë nga opusi i tij krijues. Por diçka e tillë kemi rastin ta shohim në një botim i cili është i veçantë kushtuar shkrimtarit Skënder Drini(1935-2014). Kemi të bëjmë me librin Përtej heshtjes të autorit Sadedin Limani, botuar në vitin 2014, nga SHB”Fan Noli” në Tiranë.  

Një botim analitik 

Nisma qe të botohet një vepër e tillë kushtuar disa veprave të shkrimtarit Drini, nga S.Limani, paraqet moment të veçantë në botimet në shqip dhe dëshmi e pasionit  për letërsinë. Kemi të bëjmë me një botim analitik, që është i rrallë  në botimet në shqip, që veçohet për nga përmbajtja dhe qasja intelektuale për botën kulturore shqiptare. Dhe një qasje e tillë, hap dilema  jo vetëm letrare, ku Limani paraqet pikëpamjet  dhe vlerësimet për katër vepra të shkrimtarit Drini. Fjala është për katër romane: Shëmbja e idhujve(1975), Vraje tradhtinë(1978), Midis dy kohëve(1978) dhe Tanush Martini(1990). 

Duke marrë parasysh se veprimtaria kriuese e Drinit është mjaft e gjerë, përcaktimi për këta katër romane, është zgjidhje personale e autorit, që ka të bëjë me ngjarje të veçanta në historinë e popullit shqiptar. 

Në këtë botim autori fillimisht jep të dhëna për jetën dhe veprën e Skënder Dirinit, duke vazhduar me vështrimin e përgjithshëm për katër romanet,  analizën dhe sfondin historik të tyre. Me pas trajton edhe çështje të tjera letrare, shoqërore  e filozofike të cilat sipas autorit janë  në favor të kuptimit të përceptimit letrar dhe vizionit intelektual të S.Drinit. 

Duke lexuar këtë botim, del qartë se autori e ka njohur për se afërmi shkrimtarin Drini, jo vetëm si person fizik, por edhe si krijues e intelektual. Ai me origjinë ishte nga Struga, nga hapësira juglindore shqiptare pranë liqenit të Ohrit, por është rritur, formuar e jetuar në Shkodër. Si i tillë ai nuk ka qenë i kufizuar në apektin lokal por ishte person i veçantë për kohën kur ka jetuar e vepruar. Vetë jeta e tillë, duke sfiduar rrethanat familjare e ato shoqërore si intelektual qe ishte ai ka përceptuar qartë sistemin e kohës, duke jetuar në heshtje, ashtu si e ka titulluar këtë botim autori Limani.  

Vetmia e jetuar  

Madje unë e them pa hezitim se ai jetonte në vetmi, duke kriuar botën e tij personale e intelektuale. Si i tillë Drini  për qarqet letrare e kulturore jo rrallë nuk është kuptuar, apo refuzuar  sepse nuk ka qenë sipas shijes të klanëve të ndryshme letrare. Kemi të bëjmë me mos vlerësimin e vlerave përkatësisht të meritokracisë dukuri e cila ishte e pranishme në monizëm  por edhe tash në pluralizëm. Ai ishte nga ata disidentë qe ka  vazhduar të përjetojë disidencën e vet në të dy sistemet si në monizëm dhe në pluralizëm. 

Prezantimi i ngjarjeve  në këto romane nuk janë fiksime të imagjinatës se shkrimtarit, por të realitetit të ngjarjeve në veriun shqiptar. Shkrimtari me mjeshtri përshkruan realitetin e kohës, si brenda shqiptarëve por edhe të tjerëve në raportët shoqërore të kohës.  

Duke analizuar katër romanet e Drinit  në këtë botim Limani ofron të dhëna me interes për çështjet përkatëse. Në kët aspekt ky është i veçantë sepse ai ka  ofruar referenca nga botime të ndryshme, të cilat janë me interes për lexuesin. Dhe ska si të jetë ndryshe sepse një qasje e tillë analitike pasuron të dhënat të cilat Drini i ka pasur si temë te romaneve. 

Të dhënat e prezantuara nga Limani, janë plotësim i logjikshëm duke plotësuar qasjen e botës intelektuale të shkrimtarit Drini. Ndonëse në shikim të parë kemi të bëjmë për periudha të ndryshme kohore çdo gjë reflekton për ngjarjet e kohës, që janë pjesë e historisë sonë. Ishte mjeshtri e veçantë e shkrimtarit qe ngjarjet e ndodhura në veriun shqiptar i ka shtjelluar në stilin e tij si rrallë kush deri më tash, duke dëshmuar se ai ka qenë njohës i ngjarjeve historike.   

Në këtë aspekt ai ishte i priviligjuar, sepse duke jetuar e punuar në Shkodër ka pasur mundësi të informohet drejtpërdrejt, çështje të cilat kanë qenë preokupuese për popullin tonë. 

Përfundim 

Libri “Përtej heshtjës” i S.Limanit për nga përmbajtja dhe trajtimi i lëndës së shtjelluar, paraqet një analizë të veçantë  letrare në literaturën në shqip. Madje e them pa hezitim se në shumë raste analiza e tillë është eseistike, që dëshmohet edhe me refencat e prezantuara. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me shkrimtarin Drini i cili dallohej me shkallën e lartë te të shprehurit  estetik, artistik e filozofik  qe janë të rrallë, me vlerë të veçantë shoqërore. 

Duke marrë parasysh përgatitjen profesionale të Limanit, leximi i këtij botimi zgjon kureshtjen të çdo lexues, andaj si i tillë do të ketë edhe komente të ndryshme. Por, pasi të lexohet ky libër, lexuesi i pasionuar do të bindet se kemi të bëjmë me një botim të veçantë  tek ne dhe si i tillë qe paraqet risi në literaturën  në shqip. 

Përfundimisht, pas leximit të këtij botimi, që si trajtim ka jetën dhe veprën e Skënder Drinit, del qartë se kemi të bëjmë me një shkrimtar dhe intelektual i cili bën pjesë në plejaden e shkrimtarëve më të rëndësishëm në letërsinë shqipe.  

Si e tillë veprimtaria e tij letrare do të mbetët e veçantë dhe model për gjeneratat e reja, sepse ai i ka  sfiduar rrethanat e kohës me krijimtarinë e tij letrare. Ai nuk ishte konformist, por shkrimtar me individualitet krijues si rrallë kush në kohën e tij. 

Pavarësisht se ai nuk u vlerësu sipas meritave letrare nga qarqet shoqërore të kohës si në monizëm dhe në pluralizëm ai  ka mbetur model për kohën e tij dhe me pas. Ndërsa organizimi i kësaj tryeze kushtuar Drinit është dëshmi e konsideratës  intelektuale dhe nderimit  të veprës së tij letrare. 

(Paraqitur në Tryezën shkencore “Skënder Drini, individualitet i spikatur në letërsinë shqipe” organizuar nga Akademia  Shkencave e Shqipërisë dhe Shoqata “Formimi Inelektual dhe Shkencor”, Tiranë, 3 korrik 2023) 

Oficeri i FSK-së shpëtoi nënën dhe vajzën e saj nga mbytja në det

0

Një grua nga Kosova, F.Berisha dhe vajza e saj, R.Berisha, kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë vigjilencës, zgjuarsisë, intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala.

Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij. Në momentin  kritik, nënkolonel Shala ka vërejtur lëvizje jo normale të dy personave që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash, ku ka konstatuar se ato po luftonin me jetën.

Intervenimin pa mëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionalë,  përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe.

Forhåndsvisning av bilde

“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që  çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.

Nënkolonel Bexhet Shala ka marrë falënderime të shumta nga familja Berisha, për veprën e tij humane, në shpëtimin e jetëve të të dy familjareve të tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën!

Il Piccolo di Trieste (1939) / Kur At Gjergj Fishta emërohej akademik i Institutit më të lartë kulturor të regjimit fashist : “Faleminderit Luigi Federzoni, faleminderit Duçe!”

At Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2023 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 15 dhe të shtunën e 17 qershorit 1939, dy telegrame të At Gjergj Fishtës drejtuar asokohe Luigi Federzoni-t dhe Benito Musolinit me rastin e emërimit të tij në Institutin më të lartë kulturor të regjimit fashist, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

“Vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë Shqipëria ideale”

Mesazhi i Fishtës drejtuar Federzonit

Il Piccolo di Trieste, e enjte, 15 qershor 1939, f.2 :

Romë, 14 qershor.

At Gjergj Fishta, Akademiku i ri i Italisë, i dërgoi Shkëlqesisë së Tij Federzonit (Luigi Federzoni) këtë telegram :

“I prekur, ju falënderoj për urimet dhe kënaqësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve akademikë për emërimin tim si anëtar i institutit më të lartë kulturor të regjimit fashist, i votuar me emërimin e lartë të Duçes dhe me vullnetin e Sovranit tonë. Jam i sigurt se vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë sërish Shqipëria ideale”. — At Gjergj Fishta

Falenderimi për Duçen nga At Gjergj Fishta

Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 17 qershor 1939, ballinë :

Romë, 16 qershor.

Akademiku At Gjergj Fishta i dërgoi Duçes telegramin në vijim :

“Faleminderit Duçe për nderimin e lartë të Akademikut të Italisë që me prirjen tuaj dashamirëse më atribuohet dhe që e konsideroj si një tregues të sigurt të interesimit tuaj bujar si për Shqipërinë ashtu edhe për racën shqiptare, një virtyt i panjohur deri tani në diplomacinë evropiane”. — At Gjergj Fishta

*Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1939-kur-at-gjergj-fishta-emerohej-akademik-i-institutit-me-te-larte-kulturor-te-regjimit-fashist-faleminderit-luigi-federzoni-faleminderit-duce/.

Fshati i ‘Nuovo Cinema Paradiso’ këndon shqip në malin e Trëndafilave

Skenë nga filmi Nuovo Cinema Paradiso nga Guiseppe Tornatore

Palazzo Adriano, fshati arbëresh ku u xhirua filmi i famshëm i Giuseppe Tornatore, ruan mallin për atdhuen e të parëve dhe synon hapjen e një filaili të Universitetit të Vlorës për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje.

Në agun e ditës së parë të gushtit një grup qytetarësh italianë, me prejardhje shqiptare, iu ngjitën Malit të Trëndafilave mbi , një nga qytezat më të bukura arbëreshe të Siçilisë.

Si çdo vit në majë të malit, në lartësinë 1.475 metra ata u kthyen nga ndodhet Shqipëria, atdheu i të parëve dhe kënduan së bashku “O e bukura More”, vargjet e së cilës janë hymni i përbashkët i arbëreshëve kudo ndodhen.

“Ishte emocionuese – tha për BIRN , i cili ka udhëtuar afro dy dorë natën me makinë, për t’iu bashkuar grupit.

“Ndën kryqin që të parët e kanë vendosur majë malit, u kthyem andej nga lind dielli dhe kënduam së bashku – tregoi Ferrara.

“Unë nuk jam arbëresh, por ajo çka përjetova ishte mjaft e bukur – shtoi Roberto, i cili ka patur kujdes që të prjetësojë në foto disa nga këto momente.

Organizatorët e veprimtarisë tradicionale janë të kënaqur që numri i të rinjve është rritur nga viti në vit.

“Me fytyrë nga lindja e diellit dhe me shpirt nostalgjik, ne këndojmë këngën e mërgimtarëve “” – tha për BIRN kryetari i Shoqatës kulturore “”, Giacomo Cuccia, duke shtuar “Ky është një moment i pasur me ndjenja dhe me histori për ne”.

“Palazzo Adriano dhe traditat e tij nuk perëndojnë” shkruhet në posterin që kanë shpërndarë të rinjtë e të rejat e qytezës me 2 mijë banorë.

“Fatkeqësisht, në qytezë e kemi humbur gjuhën e të parëve, por po përpiqemi që të rinjtë të mos largohen nga vendlindja” – vijon arbëreshi Giacomo, një burrë entuziast që i ka lënë pas të 50-tat.

Në mesin e muajit gusht arbëreshët presin vizitën e rektorit të Universitetit të Vlorës dhe shpresojnë në hapjen e një filiali universitar edhe në Palazzo Adriano.

“Kjo nismë dhe të tjera si kjo, synojnë hapjen e vendeve të punës edhe këtu – tregon Cuccia.

Arbëresh në malin e Trëndafilave

Palazzo Adriano është një qytezat më të bukura të Siçilisë.

Jo më kot, regjisori i shquar italian, Giuseppe Tornatore e zgjodhi atë për xhirimet e filmit “”.

Ballkoni ku janë projektuar disa nga skenat e filmit, me ngjarje të viteve 1950, dallohet sapo futesh në sheshin qendror të qytezës.

Sallat dhe fasadat ku u xhirua filmi I autorit siçilian janë kthyer në muze të hapura, ndërsa në bashkinë e qytetit arbëresh edhe këtë vit do të rinovohen objektet që shërbyen për realizim e vitit 1988.

Në bashki ndodhet edhe një muze tjetër ku ruhen objekte të arbëreshëve të parë që u vendosën në qytezë.

Në eksponate nuk mungon kryqi, si dhe veshjet tradicionale të të gjithë llojeve.

Pas pak ditësh në Palazzo Adriano do të fillojë Festivali 3-ditor I kinemasë dhe muzeu do të përurohet pikërisht gjatë kësaj veprimtarie – tha për BIRN , i cili kujton edhe interpretin kryesor të filmit.

“Toto’ Cascia, një djalosh me prejardhje arbëreshe nga qyteti ynë, ishte 10-12 vjeç, kur u përzgjodh të intepretonte rolin kryesor të filmit, pranë aktorit francez   – tha Cuccia, që ndjehet mirë, pasi Totoja i  ka ruajtur lidhjet me qytezën dhe vjen shpesh në Palazzo Adriano.

Poster i Nuovo Cinema Paradiso

Po të nisesh nga , kryeqendra e Siçilisë, duhet të kalosh edhe pesë qyteza të tjera arbëreshe para se të mbërrish në Palazzo Adriano.

Vendasit arbëreshë i ruajnë lidhjet me to, veçanërisht me Piana degli Albanesi, një farë qyteti mëmë, për të gjitha ngulimet e tjera arbëreshe të ishullit të Siçilisë.

Giaccomo Cuccia kërkon që lajmi tjetër për arbëreshët e Palazzo Adrianos të mbetet surprizë.

Në studion e skulptorit  nga  tashmë ka përfunduar boceti i bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.

“Mbetet të derdhet në bronx dhe busti i Skenderbeut do të vendoset në qendër të Palazzo Adrianos, për të mos harruar kurrë  se nga vijmë e po ashtu për të ruajtur traditat tona shekullore – përfundoi kryetari I shoqatës “Skanderbeg”, Giaccomo Cuccia.

Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë!

0

Florim Zeqa 

Njerëzit në qeverisjen e vendit duhet vlerësuar në bazë të veprimeve e jo deklarimeve gojore apo fjalëve. Të dinjitetshëm në qeverisje janë ata që i mbajnë fjalët dhe premtimet e dhëna para elektoratit e jo ata që mashtrojnë në vijimësi pa fije turpi qytetarët e vendit.

Lirimi i dy sulmuesve serb dhe ngujimi paradoksal i kryetarit

Dënimi dhe lirimi në të njëjtën ditë i dy serbëve që sulmuan pjestarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ngjanë dënimeve me kusht të kriminelëve për krime të rënda të cilët dënohen më kusht. E dënimi me “kusht” i dy serbëve, përkatësisht me nga 6 muaj burg të konvertuar me nga 7 mijë euro është lirim përfundimtar i tyre, ngase ata pas dëbimit të tyre në Serbi nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie juridike ndaj shtetit të Kosovës.

Kjo po i bie që më i rëndë është ngujimi 70 ditor i Lulzim Hetemit në Komunën e Leposaviqit sesa i dy serbëve të që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët!

Siq dihet Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij në mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal. Pra aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle si një i burgosur i ndërgjegjes!

Ky nuk është ushtrim i detyrës zyrtare por një burgim i pazakontë dhe i padëgjuar deri më tani në historinë e qeverisjeve komunale në botë!

Hyrja e Lulzim Hetemit në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur, dy prej të cilëve u liruan dje nga “drejtësia” kosovare.

Ngujimi i mëtutjeshëm i Hetemit pakuptimtë

Pse, si po qëndron dhe çfarë po punon Lulzim Hetemi në objektin e Komunës, aty ku nuk hyn asnjë qytetarë për të marrë shërbime esenciale nga kryetari, këtë përgjigje duhet ta japin qeveritarët, ata që po e mbajnë të ngujuar për llogari të tyre personale.

Tashmë kur pushteti është deklaruar për mbajtje të zgjedhjeve të reja, të cilat vështirë të definohen, se a janë të parakohshme apo të jashtëzakonshme, të lira apo të detyrueshme nga bashkësia ndërkombëtare, e cila po përdorë kritere të dyfishta kur janë në pyetje zgjedhjet në pjesën veriore.

Jo vetëm familja Hetemi, por të gjithë shqiptarët e pjesës veriore ndjehen të shqetësuar për mungesën e funksionimit të rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Diçka nuk është në rregull pushtetarët në Prishtinë të cilët krejt hallakamen në veri e krijuan kinse në mbrojtje të rendit dhe ligjit, porqë keq-bërësit po dënon dhe liron brenda një dite të vetme. Nuk është në rregull as me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila njëherë e deklaroi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, tani me ngulm po e kërkon largimin e kryetarëve shqiptar pa legjitimitet qytetar.

Pas dorëzimit të ‘Qeverisë Kurti’ nga presioni ndërkombëtar, më nuk ka asnjë arsye të mbahet Lulzim Hetemi peng i ngujar në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Leposaviq, por duhet t’i kthehet familjes së tij ashtu siq u kthyen dy serbët e “dënuar”!

Për lirimin e Hetemit nga ngujimi duhet të angazhohet bashkësia ndërkombëtare për hirë të shqetësimeve të familjarëve të tij, si akt human dhe civilizues. Për shkak se në botën e civilizuar dhe demokratike nuk ndodhin raste të tilla të vetëngujimit në ndërtesat komunale.

Për pengmbajtjen e Lulzim Hetemit përgjegjëse është partia në pushtet e cila po krenohet me “heroin” e tyre, siq po e quajnë ndryshe edhe si “Oso Kuka” i ditëve të sotme! Se cilat do të jenë pasojat psikologjike të kryetarit të ngujuar mbetet të shihet pas daljes së tij nga objekti komunal në Leposaviq!

Rrëfimi i trishtë i Kolonel Qunit, për vrasjen e e Sali Çekaj

0
Kolonel Anton Quni flet për heroin Sali Çekaj
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
Kur u botua libri “Peticioni i 215 intelektualëve”, i autorit Prof. Dr. Zekirja Cana, i thashë: “Profesor, si shumë armiq po bënë?”
-Profesori: “Unë jam historian dhe historia kërkon fakte dhe jo përralla. E di peshën e fjalës së shkruar, andaj dua ta them vetëm të vërtetën”.
Eksponenti i PDK-së, Hajredin Kuqi, në panegjirizmin e tij për një rektor, thoshte: “Ishte burrë i madh i kombit”, ndërkohë që kishte refuzuar të firmoste peticionin e 215 intelektualëve! Personazhi i zotit Kuqi, mund të ishte pedagog i mirë, i shkolluar bollshëm, por assesi “burrë i madh i kombit”, sepse Atdheut nuk i jipet rasti për ta provuar shumë herë shtetasin e tij. Edhe 215 intelektualët, të cilët firmosën peticionin, vetëm një jetë kishin.
Terminologjia e luftës e ka kodin e vet. Të emërtosh njerëz me legjendë, legjendar, ose ngjarje luftarake me epope, duhet edhe të lëndëzohen me faktet, të cilat dëshmohen në fushë-betejë. Në një epope, gjaku arrinë deri në zog të këmbës, ose, të paktën, një opingë, nga të dyja palët ndërluftuese. Dhe, kjo nuk ka ndodhur në luftën e Kosovës. Masakra e civilëve nuk është epope.
Betejat ballore në Kosovë kanë qenë të pakta. Me formacione të mirëfillta ushtarake është Beteja e Loxhës dhe Lufta në Koshare. Kur është fjala tek kjo e dyta, në të shumtën, përdorët “Beteja e Kosharës!” Këtë gabim e bëjnë edhe vetë komandantët, protagonistë të saj. Realisht, për ndryshim nga Beteja e Loxhës dhe tri beteja në tre fshatrat tjera, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj, në Koshare janë bërë beteja të çdo-ditëshme, të cilat në tërësi përbëjnë Luftën e Kosharës.
Pas  Luftës të Shaban Polluzhës, më 1944, e cila, edhe pse në raporte disproporcionale forcash luftarake, numri i viktimave ishte i përafërt, Lufta e Kosharës  ka të njëjtin rezultat. Terreni i përthyer gjeografik, me mundësi të pakta llogorimi, luftëtarët ishin të ekspozuar shënjestrimit, goditjes. Ishte një luftë ballore, që pasoi Betejën e Loxhës.
Lufta e Kosharës kishte kryeprotagonistët e saj, të cilët komanduan formacionet e rregullta ushtarake lufftarake. Në mesin e tyre janë shquar, veç komandantëve, tashmë, heronj të kombit, Sali Çekaj, Agim Ramadani, me shokë, edhe komandantët e mbijetuar: Rrustem Berisha, Anton Quni, Skënder Hasangjekaj, Nazif Ramabaja, ky i fundit ndihmës i parë i Kolonel Tahir Zemaj, në Betejën e Loxhës.
Ngritja e tyre në gradën e -Gjeneralit-, është sa meritore, aq edhe njerëzore. Është thënë dhe përsëritur, se Lufta e Kosharës dhe Beteja e Loxhës, legjitimuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, kjo arritje e shkëlqyer, meriton të lëndëzohet dhe të dëshmohet edhe me vlerësimet përkatëse. Dhe, më së paku që duhet të bëjë Kosova e lirë dhe e pavarur, përkatësisht, drejtuesit e saj shtetërorë e qeveritarë, në koordinim me strukturat profesionale, do të ishte akordimi i titullit honorik -Gjeneral- për sejcilin syrësh. Nderimi i tyre do të ishte edhe një homazh e përkujtesë për shokët e tyre të armëve, tashmë, të flijuar për lirinë e Kosovës, Sali Çekaj, Agim Ramadani dhe dëshmorët tjerë të Kosharës, Loxhës dhe qindra të tjerëve, si dhe mijëra të tjerëve, të plumbuar, qoftë si dëshmorë, qoftë si viktima, anekënd etnikumit shqiptar dhe Mërgata.
Mendoj se presidentja Vjosë Osmani, me shtetarë e pushtetarë, e cila është dëshmuar shumë e përgjegjshme, në detyrën e saj – kupolë shtetërore -, do ta marrë seriozisht këtë sugjërim, sa logjik, aq edhe fisnik, i cili, assesi, nuk është personal, por pritshmëri e shqiptarëve.
Kur u vlerësuan me gradën e Gjeneralit bashkëkomanduesit e tyre, Fadil Hadërgjonaj dhe Hisen Berisha, pati një mirë-pritje masive, gjithnjë me urimin që të pasohet me vlerësimet e njëjta, edhe për disa nga kolegët e tyre, që drejtuan me trimëri, profesionalizëm dhe sukses, formacionet ushtarake në luftën e Kosharës, të Loxhës dhe gjetkë.
Në Akademinë Përkujtimore, kushtuar heroit Sali Çekaj, me prezencën e tij nderoi edhe Kolonel Anton Quni, heroi i mbijetuar i Kosharës. Në mes tjerash, ai bëri vlerësimin sintezë-proverbial, për figurën e heroit emblematik Sali Çekaj:
 
“Çdo orë e kaluar me Veteranin ishte orë mësimi, çdo ditë ishte përvojë e re dhe e tërë koha e kaluar së bashku ishte mësim jetësor. Shoqëria me të na bëri që ta peshojmë fjalën më shumë, të jemi më racional dhe të përmbajtur nga emocionet, më të guximshëm në vendime e veprime dhe më të motivuar. Nëse si i ri isha i fascionuar me Akilin, Odiseun, Hektorin, Aleksandrin, Pirron, Skënderbeun etj., tani, e kisha fatin të mësoja nga njeriu me përmasa përtej legjendave e miteve. 
 

Në netët pa gjumë, i etur dhe i uritur, në gjirin e Alpeve Shqiptare, i rrahur nga shiu, bora dhe stuhitë, nën breshërinë e automatikëve dhe detonimet e artilerisë, Salihu më kujtonte heronjtë e eposit të kreshnikëve, të cilëve në krah u qëndronin zanat, për t’i drejtuar në mjegullë e errësirë. Aq më i vendosur ishte se me jetë do të mbronte vendin, ku gjaku i Agim Ramadanit ende ishte i njomë”.

Ftoj poetët, kompozitorët, këngëtarët, shkrimtarët, artistët, që nga ky fragment vlërsimi-lapidar, për heroin Sali Çekaj, të frymëzohen për ta përjetësuar në këngë dhe art, veprimtarin, luftëtarin, komisarin, komandantin, heroin Sali Çekaj, i cili është unik në angazhimin kombëtar, në kohë-zgjatjen e viteve `80-a dhe `90-a të shekullit të shkuar.
E vërteta për vrasjen e Sali Çekaj
Kolonel Anton Quni, në fjalën e tij në Akademi, në mes tjerash, shpalosi rrëfimin e trishtë, për vrasjen e Sali Çekaj, një vrasje bollshëm e përfolur:
“Çdo herë kur flitet për Betejën e Koshares, ka zëra që ndryshojnë nga e vërteta. Ndër to edhe mënyra e rënies së heroit Sali Çekaj.
Më lejoni që me këtë rast nga memoaret e luftës të Gjeneralit Fadil Hadergjonaj, ta citoj një pjesë, që për mua dhe të gjithë luftëtarët e Kosharës, është e saktë dhe e vërtetë:
 
 Citoj:
“Data 19 prill 1999, ditë e hënë. Luftimet e zhvilluara në drejtimin operativ luftarak të koduar “777”, Rrasa e Kosharës.
Mëngjesi agoi i qetë e me diell, por temperaturat ishin të ulëta, terreni malor i mbuluar me borë, vende-vende trashësia e saj kalonte mbi 1metër. Analizuam situatën bashkë me Milazim Maraj, Shiqer Maloku, Shefqet Mustafaj, Naim Loshaj, Milaim Mazrrekaj, Sefer Berisha, Arben Shala dhe përgjegjës të tjerë, rreth zhvillimeve të ditëve të kaluara, nxorëm konkludimet dhe vendosëm për avancimin si dhe ripozicionimin e luftëtarëve në pozicione më të sigurta, më të maskuara dhe me fushëpamje më të qartë në drejtim të armikut, ndërruam pozicionet e armëve sipas kalibrave dhe misionit, caktuam koordinatat dhe objektivat e veprimit të zjarrit artilerik, përgjegjësit e pozicioneve morën detyrat dhe po i zbatonin në përpikmëri.
Në pjesën juglindore të Rrasës (dretimit operativ 777), vendosëm ekipet e topit pa dridhje 75mm, topit 20/1mm, i konfiskuar nga armiku, mitralozit 12.7mm, me detyrë asgjësimin dhe neutralizimin e lëvizjeve të forcave të armikut, nga drejtimi gryka e Batushës dhe Oplazit. Në pjesën verilindore (ana e djathtë e vijës së zjarrit), pozicionuam një togë të këmbësorisë me armatim personal, të mbështetur nga mitralozi 12.7mm, snajperët 7.9mm, në pjesën veriperëndimore (ana ballore) vendosëm togën tjetër të këmbësorisë, snajperët 5,56mm dhe 7,9mm, me mbështetje të mitralozit 12,7mm, dhe prapa tyre pozicionuam mortajat 60mm dhe 82mm, që ishin në mbështetje me zjarr për të gjithë. Të gjitha këto veprime, duke përfshirë edhe ushqimin e mëngjesit, përfunduan rreth orës 7:30.
Gatishmëria luftarake ishte e plotë, rreth orës 07:45, vëzhguesi ynë Sadri Ajvazi nga Zhegra, në pjesën perëndimore vëren një skuadër të forcave të armikut, duke lëvizur në kolonë dhe distancë nga njëri-tjetri, në drejtim të Ujezës, përmes një mali me lisa të rrallë, por ishin shumë larg nesh dhe atje ende nuk kishte forca tona. Forcat e armikut kishin planifikuar që trupat e br,72 për operacione speciale, pjesëtarët e batalionit të 52 PU, gjegjësisht, kompania antiterroriste dhe asaj diversanto-vëzhguese, të depërtonin pa u diktuar prapa vijës sonë nga drejtimi jugperëndimor (ana e majtë), përmes malit me lisa ahu të mëdhenj dhe duke shfrytëzuar elementin e befasisë, të na godisnin nga krahu, kurse njësitë e batalionit të këmbësorisë të depërtonin nga pjesa veripërendimore (pjesa ballore) dhe kështu të arrinin qëllimin e tyre: marrjen nën kontroll të Rrasës së Kosharës.
Kam urdhëruar Loshin që të hapte zjarr direkt me mortajë 82mm dhe predha e parë ka rënë shumë afër tyre, me një korigjim të shpejtë të elementeve qitëse ka nisur predhën tjetër, por ata manovruan shpejt dhe u futën në pjesën e malit në anën jugperëndimore apo të majtën tonë, duke kaluar në pjesën që ne nuk kishim pamje vizuele. Nga ky moment u dekonspirua plani i tyre dhe filluan menjëherë të përgjigjen me zjarr të fuqishëm artilerik të kalibrave 60, 82 dhe 120mm, nëpër pozicionet tona të një dite më parë, me qëllim përgatitjen e terrenit për depërtimin e forcave të tyre. Hodhën mbi 500 predha por për fatin tonë ne kishim ndërruar pozicionet, njëherit, trashësia e borës amortizonte efektin e shpërndarjes së copëzave të predhave. Zjarrit të tyre iu kundërpërgjigjem edhe ne, fillimisht me artileri 60 dhe 82 mm, pastaj me tërë arsenalin e armatimit që kishim.
Në drejtim të pjesës (majtë) jugperëndimore, pjesës së malit me lisa të mëdhenj, diktuam forcat e armikut, njoftova Milazimin, Shefqetin dhe Shiqerin, se me një skuadër do të ndahem për të marrë atë drejtim. M’u bashkëngjitën edhe Naim Loshi me Florim Shehun e Isuf Krasniqin. U zhvilluam në formacion luftimi. Loshi shënjestroi dhe goditi me raketahedhës 64mm, duke asgjësuar një pozicion të tyre të fshehur prapa shkurreve. Tani, në tërë vijën e frontit zhvilloheshin luftime të rrepta e në distanca të afërta. Manovrimi, si nga trupat e tyre e po ashtu edhe nga trupat tanë, ishte i shpejtë dhe si mburojë shfrytëzonim lisat. Arritëm të stabilizonim vijën e zjarrit duke identifikuar me saktësi vendndodhjen e forcave që kishim përballë.
Sali Çekaj dy ditë më parë kishte shkuar në komandën e operacionit, për koordinim dhe pak pushim. Dëgjon detonimet dhe luftimet që zhvilloheshin në Rrasë dhe niset vet i treti, kur arrin te pozicioni i topave 20/1, 75mm dhe mitralozi të rëndë, takon luftëtarët Milaimin, Flamurin, Hilmiun etj., që luftonin me plot entuziazëm dhe moral të lartë, vazhdon lart dhe tek pozicioni i mortajava po ashtu takon luftëtarët Shkelzenin, Bahriun, Ramizin, Arbenin etj., duke goditur pandërprerë pozicionet e armikut. Pyet Milazimin si është situata, ai i raporton se luftimet po ecin mirë dhe se luftëtarët po e përmbushin misionin e tyre. Merr edhe 4 ushtarë për t’u bashkuar me ne në anën e majtë. U takuam afër përroit të Kosharës, u sistemuan dhe zhvilluan në formacion luftimi e menjëherë u dallua fuqia e zjarrit.
Luftimet zhvilloheshin në afërsi, shkëmbenim sharjet dhe fyerjet mes palëve. Forcat e armikut u tmerruan dhe duke mbuluar me zjarr të fuqishëm njëri-tjetrin, filluan të zbrapsen, ndërsa ne i qëllonim. Nisëm të këndonim këngën “Besa-Besë” dhe kaluam në sulm. Filluan të na mbulojnë me artileri për të mundësuar tërheqjen e tyre, kurse shpëtimi ynë ishte të qëndronim sa më afër tyre. Kështu vazhduam tërë ditën duke i ndjekur për më shumë se 500m edhe në pozicionet tjera, atë ballore dhe në anën e djathtë, luftimet ishin të rrepta dhe në afërsi. Kishte të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Numri i ushtarëve pakësohej, një të plagosur, së paku dy e shpesh herë edhe më shumë, duhej ta tërhiqnin dhe ndihmonin.
Para muzgut kishim mbetur tre veta në atë drejtim, komunikimi me pjesën tjetër nuk funksiononte, përveç detonimeve dhe zjarrit që dëgjohej, por që binte intenziteti nga të dyja palët. Para nesh ende kishte forca më të pakëta, por ende qëllonin herë pas here, ndërsa ishte shtuar intenziteti i predhave artilerike. Dëgjohej zhurma fluturuese e predhave dhe ne strukeshim pranë lisit, disa eksplodonin në kontakt me degët e lisave e disa depërtonin në borë, duke reduktuar efektin e shpërthimit. Pas shpërthimit ngriheshim dhe shikonim njëri-tjetrin duke u përgëzuar se shpëtuam dhe vazhdonim tutje, prap vinte kontigjenti i radhës së predhave dhe ne prap veprimet e njëjta. Në një moment Salihu qëllonte në drejtim të një pozicioni ku ishte armiku, në të njëjtën kohë zhurma e predhave. Ende pa shpërthyer predhat dhe pa u strukur, Salihu qëllohet dhe bie, në moment strukemi edhe ne, si herave të tjera, për pak sekonda deri në shpërthimin e predhave. U ngritëm ne të dy por Salihu nuk u ngrit. Nuk doja dhe nuk mund të besoja se ai nuk po ngritet, për të vazhduar tutje.
Me gisht e udhëzoj ushtarin që të afrohet dhe të shikojë, ushtari afrohet me kujdes maksimal, ngrit duart dhe rrudhë krahët, duke më sinjalizuar se komandanti ra, për të mos vdekur kurrë. U afrova edhe vet dhe kuptova reagimin e ushtarit. Tani duhej të vazhdonim aty ku mbeti Salihu, të pastronim hapsirën nga elementet e mbetura të armikut, të krijonim zonë të sigurtë në atë pjesë, ashtu që trupi i pajetë i komandantit mos të bie në duar të armikut. Isha para dy sfidave: të merremi me tërheqjen e komandantit apo të inspektoj vijat e zjarrit e të informohem me situatën dhe pasojat. Kisha bindjen se nuk ka njeri tjetër në Rrasë. Tentonim të diktonim çfarëdo sinjali nga bashkëluftëtarët, por pa sukses. Jemi nisur në drejtim të pozicioneve të mëngjesit, në një moment kam rënë në kontakt me Naim Loshin dhe pas pak jemi takuar. Shpejt shfaqet edhe Milazimi, Shiqeri e te tjerët. Pyesnim njëri-tjetrin si është situata, aty kuptova se kishte rënë Shefqet Mustafa, Izet Morinna, Afrim Stajku dhe ishin plagosur shumë të tjerë. Më pyetën për komandant Salihun, nuk ju tregova (përveç Milazimit), sepse kisha frikë se do të dekurajoheshin. Pozicionet e zjarrit ishin dobësuar shumë, mungesa e të rënëve dhe të plagosurve ishte shqetësim i ri për ditën e nesërme.
Nuk vonon shumë dhe në mbështetje na arrin një kontigjent ushtarësh të udhëhequr nga Abaz Thaqi. Ishin të papërgatitur për luftë, ankoheshin për borën, të ftohtin dhe kushtet e vështira. Na morën shumë kohë duke tentuar t’i bindim se ne jemi në tokën tonë, po luftojmë për lirinë e vendit tonë dhe nëse armiku qëndron njëherë, ne duhet të qëndrojmë 100 herë.
Në fund të ditës, armikun e dëbuam, duke i shkaktuar humbje serioze dhe dështimin e tyre të radhës. Përkundër luftës heroike dhe humbjeve të shkaktuara armikut, edhe për ne kjo ditë konsiderohet dita më e përgjakshme gjatë tërë luftës së Kosharës.
 Në këtë ditë ranë:
 1. Salih Beqir Çekaj – Veterani, 22.06.1956, Broliq – Pejë;
 2. Afrim Ahmet Stajku, 04.02.1981, Arbanë – Prizren;
 3. Aziz Bajram Gashi, 16.08.1975, Balincë – Malishevë:
 4. Bejtë Azem Kajdomçaj, 03.03.1963, Dedaj – Prizren;
 5. Fatos Shefqet Limani, 08.01.1978 – Prishtinë;
 6. Fisnik Alejdin Ibrahimi, 09.05.1978 – Beograd;
 7. Hysni Sylë Temaj, 15.11.1976, Kushnin – Prizren;
 8. Ilir Ahmet Hoxha, 14.09.1979, Arbanë – Prizren;
 9. Izet Islam Morina, 10.12.1961. Ostrozub – Malishevë;
 10. Leonard Dedë Palucaj, 24.05.1978 – Klinë;
 11. Luan Ruzhdi Gashi, 03.11.1977, Prizren;
 12. Mejdi Avdullah Korrani, 13.11.1977, Pozharan – Viti;
 13. Shefqet Fazli Mustafaj, 03.04.1969, Gllogjan – Deçan.
Ndërsa u plagosën lehtë e rëndë 22 luftëtarë. Edhe pse kishim të rënë e të plagosur në radhët tona, numri i luftëtarëve shtohej gjithnjë e më tepër, sepse qëllimi ynë ishte i shenjtë, kurse armiku sado që forcohej me ushtarë, policë e paramilitarë, e sado që shtonin teknikë të rëndë luftarake, ata nuk mundën ta forconin moralin e tyre.
U rikonsoliduam që të jemi gati për ditën e nesërme. Herët në mëngjesin e 20 prillit, ngarkova me detyrën e tërheqjes së trupit të komandantit, skuadrën që udhëhiqte Adem Shehu nga Kukësi, kurse ushtarin Xhelal Avdylaj e dërgova që të jetë me ta për t’jua treguar vendin. Kurse me Milazimin shkoja nga një ushtar tek tjetri, duke i pozicionuar dhe duke konsoliduar vijat e zjarrit.
Për shkak të mjegullës së dendur e terrenit të vështirë, ky grup, pas disa orësh kthehet pa e përmbushur detyrën. Mora përsipër ta përmbushi vet detyrën, formova një grup prej 4 ushtarësh në mesin e të cilëve ishte edhe Xajë Qela, njëri ndër luftëtarët më të zot dhe më të kompletuar të frontit. Gjatë lëvizjeve në drejtim të vendrënies, armiku na mbulonte me zjarr artilerik. Disa kontigjente predhash ranë rreth nesh, ndërsa ne vepronim njëjtë, sikur ditën e mëparshme, me dëgjimin e zhurmës fluturuese të predhave shtriheshim, pas eksplodimit ngriheshim dhe vazhdonim tutje. Në një moment predha eksplodon afër dhe plagos rëndë në këmbë Xajën. Japim ndihmën e parë dhe detyrohemi të kthehemi, duke improvizuar barrelën për bartjen dhe transferimin e Xajës për shërim të mëtejmë. Prap nuk arritëm që të përmbushim detyrën, sepse nata ishte shumë e errët dhe me mjegullë të dendur.
Me 21 prill, në Rrasë arrin si përforcim Naser Vllasi, bashkë me Arben Sejdiun dhe Hisni Ramën. Kisha njohuri se ishin pjesëtarët që i kishte ngritur e stërvitur vet Agim Ramadani dhe ishin ndër ushtarët më të aftë për detyra të ndërlikuara. Kërkova që të më bashkëngjitën të tre, morëm edhe Jeton Pajazitin, një luftëtar shumë i zoti, që ishte edhe ditën e kaluar kur u plagos Xaja dhe u nisëm për të tërhequr trupin e komandantit. Lëvizjet e këtij ekipi ishin shumë profesionale, të kujdesshme dhe të sigurta. Moti ndryshonte shpejt, binte dhe hiqej mjegulla, shfrytëzonim intervalet me mjegullë, për të avancuar drejt trupit të komandantit. Pas dy orësh kemi arritur të tërheqim komandantin, pa luftë dhe pa pasoja për asnjërin.” Këtu mbaron citimi nga memoaret e Gjeneral Fadil Hadërgjonaj.
Natyrshëm, jo të gjitha mund t’i themi në një akademi. Por, një gjë është e sigurtë: Sali Çekaj arriti nga asgjëja të ngritë një njësi të UÇK-së, më të fuqishmen në historinë moderne dhe asaj t’i prijë në fitore, deri në ditën kur ai vet kaloi në përjetësi.
Jeta dhe vepra e tij janë një mësim, se si duhet atdheu, se si mbrohet nderi, se si mbahet fjala, si fitohen betejat dhe si ndërtohet besimi në vetëveten, në shokun e luftës dhe në Zot.
Lavdi e përjetëshme”,- përmbylli rrëfimin e tij përmbajtësor e domëthënës, Kolonel Anton Quni.

Simbioza dhe simbolika etnike

0
Nga: Shefqet Dibrani
_____
Musa Jupolli & Mentor Thaqi: ULQINI Arkitekturë e Adriatikut, poezi, botoi “LENA”, Prishtinë 2022, faqe 130. ISBN 978-9951-29-017-3
_____
Libri “ULQINI Arkitekturë e Adriatikut”, me autorë Musa Jupollin e Mentor Thaqin, është shembull i rrallë për ndertimin e një ure miqësore në fushën e traditës dhe të letërsisë shqipe. Ky bashkëveprim kulturor, në letërsi e kulturë i bënë ata të veçantë, dhe shembull për krijuesit shqiptarë në Diasporë.
Musa Jupolli nga Llapi e Mentor Thaqi nga Dukagjini, i pari me qëndrim në Francë e tjetri në Gjermani, kanë dëshmuar se kur duan edhe mund të bëhet, ata nuk i ndajnë doket dhe zakonet krahinore, përkundrazi vlerat e krahinarizmit i kthyen në virtyt të njerëzores e kulturorës, qoftë në fushën e artit e qoftë në atë të letërsisë. Ata bëjnë libër e letërsi, ku bashkërisht, gjerë më tani i kanë botuar shtatë vepra të përbashkëta, përkatësisht si bashkautor. Libra që duhet vlerësuar për mozaikun tematik, për frymën e bashkëveprimit e të bashkkrijimit, duke ndërtuar një simbiozë tematike të vazhdimësisë e jetëgjatësisë, pa hile e smira ndërmjet dy krijuesve. Ky gjallërim e veprim i llojit të vet dhe mbase i veçantë është shembull për tu emituar. Këta dy autorë, kanë dëshmuar se kur dy veta, dy organizata a dy shtete duan dhe dëshirojnë, çdo pengesë a paragjykim lehtë mundet për tu tejkaluar. Pra krahinat dhe traditat e tyre të ndryshme nuk janë fajtore, fajtor qenkan njerëzit, është egoja e tyre që krijon përçarje. Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli, kanë bashkuar vlerën dhe njerëzoren në një libër. Pra libri “ULQINI Arkitekturë e Adriatikut”, ka këtë simbiozë unifikimi të vlerave dhe mendimit pozitiv. Libri hapet me vargje poetike dhe me një shkrim prezantues, shkruar nga Musa JUPOLLI:
“Ulqin,
Unë dhe Noli në bisedë anës Bunës, anës lumit që loti e njelmon ujin pa dashjen tonë dhe e ëmbëlson fjalën e dhënë për këtë Perlë t’Atdheut!
Ulqin, qytet i historisë, i legjendave, mite e mitologji Ulcinium Ilir!”
Pastaj M. Jupolli prek rrënjet historike, etimiologjike e etnografike të qytetit historik e antik, që shtrihet buzë Adriatikut. Për të shkuar tej në lashtësi kur, “Në vitin 1405 Ulqini bie në ndikim të Venedikut, deri më 1571 kur e pushtoi Otomani e deri më 1881 ku Fuqitë e Mëdha si me gërshërë i prenë “rrobën” tokave shqiptare, dhe që nga ajo kohë Ulqini me Malci janë në shtetin e Malit të ZI!”, (M.J. faqe 7.) Pastaj Musai i kthehet etnografisë e kulturës shpirtërore duke përshkruar peizazhe e pamje mahnitëse të florës dhe faunës së kësaj zone: “Muze të traditës, restorante, rrugica të dashuruarve si dhe arti i jetës në det e qiell të Ulqinit kanë atë delikatesë që peti e piktori i dhanë ngjyrën dhe zërin ULCINUMIT të shekujve!”… por pa dyshim është, “Ulqini, misteri i para shekujve, ekonomi, politikë e kulturë në shenja të arkitekturës, Teuta ajo mbtetëreshë, e dyta nuk ekziston, bukuri që romakët i përkuli”… dhe pa asnjë krahasim tjetër, “Ulqini një bregore e bukur, peizazhe piktoreske, i pasur me lule në martesë me historinë”, (po aty, M. J. faqe 9), dhe për të dëshmuar se “Ulqini është frymëzim vargu, frymëzim arti, hyjnesha e tij e bukurisë”, dhe me “Tivarin dritaret e para në Adriatik!”, qytet me një histori që tjetër kund nuk ka.
Sikur të qëndronte ndanë njatij shpati a diku në maje bregu, jo jo, ai rri me sy hapur në rrjetin social Facebook, nga aty kundron e kujdestaron sivëllai i tij Mentor Thaqi, i cili me një eho të sterzgjatur thërret të vëllain dhe pasi ai nuk i përgjigjej, do t’i shkruaj: “Pasha ullishtat e Valdanozit, gurët dëshmitarë prej Teute te Gjergj Balsha e deri te Servantesi dhe Hajro Ulqinaku, pishat që dimrit puthin Detin e verës puthin Qiellin,… pasha hapat e mi prej Ulqinit të vjetër e deri te Ura mbi Bunë në ishullin Ada, pasha peshkun galan si lëkura e ulqinakut, (pjekur në diell), m’i shpurise gacat e mallit dhe vrushkujt e vlimit shpirtnor, më testove mos përmbajtjen e prekjes shpirtnore! Ah Bal, ma bashkove SAGEN ARBNORE në kështjellën e Dulciumit tèm!”, (M. Th. faqe 11.)
Këto rreshta që cituam nisin librin, por paraprakisht këto shkrime kanë qenë të publikuara si tekste të lira, si përshtypje të rastit dhe qastit. Më vonë janë strukturuar në libër, e duke u afruar brenda faqeve, mendimet i bëjnë karshillëk njëri – tjetrit, jo për ta minuar e shkatërruar, por për ta mbeshtetur e për ta sforcuar një klimë një frymë dashamirësie që po ngjitej lartësive të letërsisë e bashkëbisedimit letrar. D.m.th. se Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi, simbiozën e bashkëveprimit e kanë bërë sinonim të jetës së tyre kulturore e artistike. Kjo dyshe përbënë binomin më karakteristik të urtësisë e vëllazërisë, në mes të vëllezërve të një gjuhe e të një gjaku, vëllezërve me të njëjta tradita e zakone që i ka me bollëk hapësira jonë artistike, etnografike, kulturore e letrare, vetëm ato vlera duhet me i kërkuar dhe me i gjetur?! Pastaj me i marrë ato vlera e tradita që na bashkojnë, që na ushqejnë me mirësi, që na freskojnë shpirtin me ujë Ereniku a Llapi, ose për tu dehur me raki e verëra që na ngashërojnë, dhe këtu s’ka dyshim, vetëm duhet punuar e vepruar njësoj, si një unison që do t’iu sjell dobi jo vetëm këtyre dyve dhe dy krahinave nga i kanë rrënjët e fisme, por tërë një komuniteti artistik, pa dallim moshe e gjinije, pa dallim feje e besimi, aq më pak ndarje Jug e Veri ose Lindje dhe Perëndim. Ky Duet Letrar e Kulturor, ka dhënë shembullin më të mirë të mundshmes, duke krijuar atë simbiozën kanunore e besatore, artistike e letrare për t’ua pasur zilinë, sepse “I gjithë Atdheu është brenda shpirtit të poetëve”, është shprehur Kujtim Stojku, një mik tjetër i tyre, (faqe 13.)
NË ZALLIN TËND ULQIN
Shkrova e vizatova hartën kombëtare,
Valët e detit i përpijnë, i futën në gji,
Në shërim të shpirtit tim.
N’breg të Bunës kur u ula,
Një zë i ëmbël zgjoi kujtesën time,
Loti n’lumë më pikoj,
E jona bashkëbisedë me melodi t’artit,
Njëmijë here më e fuqishme se çdo luftë
Lindje n’ideal filozofia ime…
(M. Jupolli, faqe 14.)
Vargjet “Shkrova e vizatova hartën kombëtare,/ Valët e detit i përpijnë, i futën në gji”, janë drithma që metaforikisht paraqesin fatin e atdheut, hartat e të cilit i fshijnë e i përpijnë interesat e Fuqive të Mëdha, në dëmë të atdheut që NE nuk e bëmë kurrë siç pretendojnë e dëshirojnë këta dy poet e atdhetar gjithnjë të pandarë.
Kjo lidhje e tyre miqësore, kjo lidhje fisnore, kjo lidhje krahinore është në funksion të Lidhjes Kulturore e të Kanunit Artistik të Shqiptarëve. Kjo marrëdhënie e tyre kaq e ngushtë ka shtrirë ndikimin e vet edhe te qindra shkrimtarë të tjerë të cilët jetojnë e banojnë kudo në vendet e zhvilluara të kontinentit dhe përtej tij. Kjo përbashkësi kulturore është frymë e re dhe thirrje e Atdheut, ndërtuar prej “Shkallëve t’panumërta/ që ngjitjet veç shtohen/ synim është naltësia”, (faqe 34), ka theksuar Mentor Thaqi, i cili na tregon se edhe “Tuzi shqip foli”, (faqe 24). Pra, kjo lidhje e tyre kaq e fortë, në mes gjakut e vlerës që ka fjala artistike janë lidhje të afërta artistike, në mendim dhe në poezi. Simbioza e tyre simbolizon traditën etnike, kulturore e gjuhësore e shprehur në dhjetëra e dhjetëra vargje dhe nëpër shumë libra të tyre. Por brenda këtij libri është poezia “ULQIN” nga Musa Jupolli dhe ajo “ULQINI” nga Mentor Thaqi, të cilat kanë afri dhe ngjashmëri në qasje në motiv, por janë dalluese në interpretim. Edhe kështu siç janë motivin për Ulqinin, sa e mbështesin po aq e plotësojnë dhe e lartësojnë:
Musa Jupolli: ULQIN
Sa m’vinte gjumi n’sy
Nuk deshta t’më gënjejë,
Bukurinë e Ulqinit
Me peshkun e artë mbështjellë në folje,
E simjet, simshekuj
Gjeta emrin e gravuar
Në kujtesë të një fotografie bardh’e zi,
Dashurinë e ndaluar në pellazgjishten time,
Hë Herodot, aty ku t’u ndal dora
Gllënjkë ulliri zërin në fyt ma liroj,
N’atë lum Buna n’det
N’mjaltë e n’krip loti m’pikoj,
Ulcinjumët më thanë:
Rrisk e ke penën n’dorë,
Nëse kjo tokë nuk është parajsë
Dora mu thaftë!
(M. J. Gusht 2019, faqe 25.)
* * *
Mentor Thaqi: ULQINI
Në një mbrëmje të ngrohtë Gushti,
rreth e rreth Kalasë i rashë,
nuk ka n’Botë si Dulcinumi,
vetmevete t’madhe thashë.
Kulla e Balshajve mbi atë koder,
qindra vjet rrin karshi,
i bën hije Plazhit t’Vogël,
ballë-përballë me qësendi.
Valdanozi si n’përrallë
me njëmijë trupa ulliri,
në breg t’Detit zbret shkallë-shkallë,
zalli i tij në botë më i miri.
Prej Gryk’s t’Bunës, në Tivar,
Anamal, Shas e Shestan,
vend më t’bukur për beqarë,
në tërë botën gjetur s’kam.
(M. Th. faqe 26.)
Pra, kjo simbiozë tematike do të plotësohej edhe më mirë sikur të lexoheshin shënimet e më hershme brenda këtij libri në të cilën janë trajtuar në forma të ndryshme, Dulcinumi, Balshajt, Deti, Zalli (Rëra), kripa dhe bukuria përrallore e Ulqinit me rrethinë që i ka përmbushur me motive të dy poetët. Në anën tjetër, simbioza e poetëve e derdhur si djersa në përkushtimin poetik për Ulqinin, është vjelë në Llap e për tjetrin në Dukagjin, por mëltim të mirë dhe tradita të vyeshme kanë të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, gjinije krahine e besimi, prandaj edhe simbiozat e tyre kanë ngjashmëritë sikurse edhe dallimet dhe divergjencat e mundshme. Por e përbashkëta për të gjithë është Atdheu Ynë, është gjuha dhe tradita, së këndejmi janë librat dhe këngët që me pasion këndohen, janë vlerat e shumta morale, kulturore dhe krijimtaria letrare e artistike të cilat kanë afruar shqiptarët e krahinave të ndryshme, i kanë afruar besimet fetare, kanë përafruar moshat e ndryshme dhe kanë lartësuar Besën dhe kultin e Plisit, që s’ bashku të gjithë e bartim mbi kokat tona. Besa e Plisi, a nuk janë simbolikë dalluese nga rraca e popuj të botës, andaj Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi, kanë ringjallur thënien e Rilindasve, “T’mos na përqajë Kisha e as Xhamia”, t’mos na prishin as veset e kqija, t’mos na ndajnë doket e zakonet e krahinave të Atdheut, sepse Shqiptaria është mbi të gjitha. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse “Llapi e Shkodra i shkruajnë letër Evropës”, duke e qartësuar se “N’shqipe t’zgjodha Evropë t’emërova”, kështu poeti Musa Jupolli thotë se: “Evropë: Kur flet Llapi e flet Shkodra, flet e tërë Shqipëria”, (M.J. faqe 28.)
Simbol i përbashkët i këtyre dy poetëve është libri, është poezia, është e njëjta dhembje, po aq e njëjta dalldisje bukurive të atdheut, dhe më tutje njohja e tyre për etnogjenezën e kombit, për vlerat historike e për fatet tragjike që pësoi kombi ynë. Natyrisht simbiozë e përbashkët për ta janë shkronjat e njëjta dhe mendimet e përafërta. D.m.th. këta dy poetë kanë shenja afruese, dhe çdo gjë ka funksionuar. Ata gjerë më tani i kanë shtatë libra, zhanresh të ndryshme, ku janë bashkautor, dhe të ndërlidhur edhe nëpër të gjithë librat tjerë, gjë që mund të cilësohet si fenomen i rrallë në kulturën dhe librin e sotëm shqip.
Ja si shkruan në poezinë “Letër Vëllaut”, poeti Mentor Thaqi:
Po të shkruaj letër
në k’të natë me hënë,
nga Kalaja e vjetër,
siç të pata thënë!
Vërtetë bukur qenka,
si më pate thënë,
Kalaja me bedena,
dhe Deti nën Hënë,
Te Kulla e Balshajve,
ngritur mbi k’të kodër,
ngjashëm si Rozafa,
Shqiponjë përmbi Shkodër!
Ta shkrova k’të letër,
i dashur vëlla Etnik,
n’pushim verën tjetër,
shihemi në Adriatik!
S’po zgjasë më tepër,
“tung” nga unë Butrinti,
shpejt vjen vera tjetër,
bashkë na pret Ulqini!
(M. Thaqi, poezia LETËR VËLLAUT, faqe 47.)
Kjo mendësi dhe kjo sivëllazëri e futur edhe në funksion të artit, është mënyrë konvencionale e veprimit të tyre, për të ndertuar një koncept të bashkimit dhe veprimit si bashkëveprim dhe si mundësi për të vepruar e krijuar bashkërisht. Jo vetëm në librin “ULQINI Arkitekturë e Adriatikut”, por kjo mënyrë e bashkëveprimit të tyre është shenjë a simbol i prekur me dorë. Si dukuri veprimi dhe si veprim krijues, përfaqësohet nga një kulturë tolerance e mirëbesimi e cila lidhet drejtpërdrejt me traditën shqiptare, me tiparet e përbashkëta për tu paraqitur si Njësh i ideve të ndryshme dhe i mendimit të njejt! Kjo ide, e shndërruar në mishërim e përkushtim është ideali i tyre i përbashkët mu aty, “Në nimfat e bjeshkës aty ku Zanat e Malit kuvendojnë/ E Malit e Malcis’ kjo lahuta jonë, Lahuta e Malcis’”, (M. J. faqe 110.)
Ky besim krijues dhe kjo dashuri e kthyer në Besë, tashmë është zgjeruar edhe për të tjerë. Këta dy poet, gjithnjë në shërbim të të tjerëve, qoftë në Ditën e PLISIT në Junik, e qoftë në Tempullin e Librit PJETËR BOGDANI në Prishtinë, pastaj të gjithë, të gjithë n’Kishën Katolike PËR ATME E FE në Llapushnik të Drenicës, do të prijnë pikërisht këta dy Burra, bashkë me karvanin e Shkrimtarëve nga Diaspora dhe qytetar të tjerë, janë nismëtarët për ta siguruar në UNESCO, PLISIN E KOMBIT TONË, të cilin kusar e grabitqarë dinjnë ta vjedhin. Shqiptari kudo që është, dhe Plisi që ia zbardhon kokën janë tonat, është zakon yni!
Vepra “ULQINI Arkitekturë e Adriatikut”, si e tillë është tipar kulturor i urtësisë dhe menqurisë që duhet t’i shërbej kombit tonë, sepse ajo lëvron historinë, kultivon traditën dhe vetëdijson dijen dhe mbamendjen Kombëtare!…
___
St. Gallen, 01.08.2023.
Shefqet DIBRANI