Kreu Blog Faqe 1005

Ndriçim shumëdimensional i figurës së Ernest Koliqit

1
MSc. Adem Lushaj 
Ernest Koliqi, prozator, poet apo publicist!? Cila ishte gjuha që përdorte Koliqi? Cili ishte angazhimi i Ernest Koliqit në standardizimin e Gjuhës shqipe!
Këto dhe shumë çështje tjera shtjellohen në monografinë “Gjuha e veprës së Ernest Koliqit” të autorit, Dr. Haki Hysenaj!
Autori i librit, profesori universitar, duket se ka pasur dy motive bazë me rastin e përcaktimit për t’a studiuar gjuhën e veprës së Ernest Koliqit.
Motivi i parë, mbase jo kryesori, lidhet me të dhënën se kolosi i letrave shqipe, Koliqi, në kohën sa ishte ministër i arsimit në Qeverine e Ahmet Zogut, kishte hapur shkollat e para shqipe në gjithë territorin e Kosovës, dhe shih për këtë kishte dërguar mbi 200 mësues e arsimtar, për të realizuar këtë mision.
Motivi i dytë, siç del edhe nga ky studim, lidhet me të dhënën se Koliqi ishte ndër të paktët shkrimtar të Qerthullit të Shkodrës, që vuri në jetë vendimet zyrtare që elbasanishtja, e cila kishte elemente të të dyja dialekteve, toske dhe gegë, të ngritej në gjuhë standarde. Sipas autorit, Hysenaj, në këtë rrafsh, Koliqi aso kohe po merrte epitetin e krijuesit në gjuhën letrare shqipe, e cila me dekret shtetëror në Shqipëri dhe në Kosovë, u përdor herë terësisht, e herë pjesërisht, deri në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972.
“Koliqi ishte letrar, por u formua edhe si gjuhëtar me ndihmën e letrave dhe gjuhëtarëve tjerë të kohës. Gjuha e veprës së tij, ndonëse mund të cilësohet ndoshta pak më “konservative” se e Camajt, ishte një ndihme e madhe për formimin e gjuhës letrare të përbashkët, ose e segmenteve të caktuara të saj. Mansaku thekson se gjuha e shkrimtarëve shkodranë, ndër ta edhe gjuha e veprës së Koliqit, në kontaktet gjuhësore të viteve të nëntëdhjeta e këndej, kanë ndikuar edhe në zhvillimin e strukturës sintaksore të shqipes së sotme standarde”, thotë autori Hysenaj, në studimin e tij për gjuhën e përdorur në veprën e Ernest Koliqit.
Dr. Haki Hysenaj, vlerëson se “gjuha e veprës së shkrimtarit Ernest Koliqi dhe e bashkëkohësve të tij, që në bazë dialektore kishin gegënishten veriperëndimore, sot është duke ndikuar në zhvillimet e përgjithshme të standardit gjuhësor të shqipes”!
Libri “Gjuha e veprës së Ernest Koliqit”, ditë më parë doli nga shtypi, më saktësisht nga Shtëpia botuese ZERO PRINT në Prishtinë.

Shqiptarët e Preshevës e bartën plisin e bardhë me krenari, që ta ruanin identitetin kombëtar nëpër shekuj

 

Nga: Xhemaledin SALIHU, profesor  

Preshevën në kohëra të ndryshme e sunduan Romakët, Bizantët, Sllavët, Turqit, Jugosllavët, mirëpo ajo asnjëherë nuk u dorëzua dhe me dinjitet dhe xhelozi ruajti dhe mbrojti traditën e kulturës popullore.Ajo nëpërmjet vallës dhe këngës, të veshur me veshje kombëtare edhe me plis të bardhë protestoi, kundërshtoi, por edhe luftoi pozitën e saj të prapambetur shekullore dhe ditti që nëpërmjet valles dhe këngës me plis të bardhë në kokë, të gëzohet në dasma, gazmende e festa familjare e kombëtare.  

Në Preshevë ishte traditë popullore që të vishen tirqit e zi, këmisha e bardhë, xhamadani dhe Plisi i Bardhë, nga persona të njohur,të dalluar në veshje, duke filluar nga Emin Kurbaliu, Isa Bina, Ali Rrustemi, e të tjerë, të cilët ishin paria e Preshevës..  

Presheva banohet me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë dhe qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorin e Dardanisë. 

Në Preshevë jetojnë kryesisht Shqiptarët me 95% të popullatës.Popullatën tjetër e bejnë Serbët, të cilët erdhën përmes kolonizimit në Preshevë dhe ajo Rome. 

Shqiptarët e Preshevës, me kohë e lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në të gjitha Lëvizjet Kombëtare dhe politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim e bashkim kombëtar. 

Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Presheva u pushtua nga Perandoria osmane, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk otoman. 

Në Kryengritjen e Dervish Carës, më vitin 1844, e cila  ishte kryengritje për Shqipëri Etnike mori pjesë edhe popullata shqiptare e Preshevës. 

Kryengritja e Shqiptarëve kundër Perandorisë Otomane me në krye të Madhin Idriz Seferi, ku ishin të pranishëm shumë kryengritës preshevarë me plisa në kokë, në Kaçanik, më 1910 dhe në Shkup, më 1912: Hasan Kadriu-Plaku, Kurtë Tërrnava, Mulla Sinan Maxherja e të tjerë. 

Kryengritësit me Idriz Seferin në Kaçanik      

Mund të jetë një imazh i 4 persona, deve baktriane dhe teksti

Kryengritësit me Idriz Seferin në Shkup

Më 1911, në Prishtinë Vilajetin e Kosovës duhet ta vizitonte sulltani Hamiti dhe porosia e tij ishte që t’i bëhej pritje madhështore, ku do të merrnin pjesë edhe Grupi i Këngëtarëve dhe Vallëtarëve nga Presheva, të veshur me veshje kombëtare e plis të bardhë. “Vallja preshevare ishte një protestë e gjithë popullatës shqiptare kundër sulltan Hamitit dhe sundimit shekullor të Perandorisë osmane /Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f.62,631 /Mehmet Kajtazi, Vallja preshevare si protestë, Bujku. Prishtinë, më 12 gusht 1994/2 

Në qershor të vitit 1930, Grupi i Vallëtarëve dhe Këngëtarëve nga Presheva të veshur më veshje kombëtare dhe plis të bardhë shkojnë në Beograd dhe marrin pjesë në manifestimin kulturor dhe gjimnastikor të organizatave “Soko” të Jugosllavisë Mbretërore. /Kujtimet e Mulla Tefik Osmanit nga Presheva/Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj, Preshevë, 2017, 186/3   

         Mund të jetë një imazh i 2 persona Presheva në fotografi të vitit 1913, ku shihen banorët shqiptarë me veshje komëbëtare dhe plisa në kokë. Në foto, poashtu hihet rruga e Gjilanit, në të cilën organizohet  panagjyri I themeluar më 1519. 

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Presheva më 1916, në foto shihet qendra e saj, ku të hëneve organizohej tregu I qytetit, një numër I madh banorë shqiptarë shihen me plis të bardhë. 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Nga e majta: Deli Meta-Sefer, Zymer Ajeti-Peçenë, të Preshevës dhe I treti I panjohur të fotografuar para LDB me veshje kombëtare e plisa të bardhë. 

 

      Mund të jetë një imazh i 2 persona Nga e majta: Nazmi Ymeri, A.Krashnica-Presheva, Ibrahim Meqa-Gjakova, Gjatë LDB, luftëtarët e Lirisë me Plisa. 

Në prill të vitit 1941, në Shkup u themelua Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, me shumë patriotë nga Presheva, të cilët e organizuan organizuan demonstrata te Ura e Gurit në Shkup dhe aty të gjithë me plisa të Bardhë kërkuan bashkimin e Shkupit, Kumanovës, Preshevës dhe Gjilanit me Shqipërinë Etnike.  

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

                                    

Tubimet pas LDB në Preshevë oranizoheshin në qender të qytetit dhe shumica e popullatës ishte me plis të bardhë. Kjo foto e dëshmon. 

Mund të jetë një imazh i 1 person

Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha 

vendbanimet e mëdha. Në Caravajkë, mësimi ka filluar në vitin shkollor 1947/48 dhe mësimi është mbajtur në shtëpi private. Me ndërtimin e ndërtesës së Kooperativës bujqësore filloi mësimi të mbahet në lokalet e saja deri më 1954. 

Edhe pse ishin kushtet e vështira të punës, mësuesit atdhetarë dhanë maksimumin 

e tyre në procesin edukativo-arsimor, vetëm e vetëm për t’i edukuar nxënësit në frymën e atdhetarizmit. 

Kështu veproi edhe mësuesi nga Bushtrani Kadri Rexhepi, i cili gjatë vitit 

1950/51 punoi në Caravajkë, në klasën e tij nxënësit vinin në shkollë me plisa.4 

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mësuesi Kadri Rexhepi me nxënësit e vitit shkollor 1950/51 në Caravajkë, me  

 plisa të bardhë në kokë. 

         Mund të jetë një imazh i 8 personaShkolla fillore “Migjeni” në Caravajkë të Preshevës, nxënësit dhe mësimdhënësit me plisa të bardhë në vitin shkollor  1955/56 

Mund të jetë një imazh bardhezi i 5 persona

SHKASH “Presheva” dhe “Abdullah Krashnica” të Preshevës në programet e tyre kulturore-artistike me veshje kombëtare dhe plisa të bardhë. 

  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti Me Plisin e Bardhë nga Presheva u varros Ndrek Luca, Artist i Popullit nga Shqipëria                                                                                                                        

SHASH “Presheva” më 1955/56 në Ristovc të Serbisë  SHKASH “Abdulla Krashnica” Preshevë, më 1956/57    

Mund të jetë një imazh i 1 person

Gjatë viteve 1980, 1981, 1982 dhe 1983, Shtëpia e kulturës “A.Krashnica” planifikoi edhe programe kulturore artistike të importuara, sidomos në gjuhën shqipe.Kështu u realizuan edhe disa programe nga Shqipëria, Turqia dhe Greqia.1 

 U realizua edhe vizita e Teatrit Popullor “Migjeni” Shkodër, i cili shfaqi dy shfaqje të dramës “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, në regji të Serafin Fanko, ku rolin kryesor e pati Ndrek Luca, në rolin e Bacës. 

 Isa Alibali, drejtor i Teatrit në librin: “Rrënjë Dashurie, Shkodranët për Kosovën” Tiranë, 2012, f.95 shkruan:5 

“Në shfaqjen e dytë, ndodhi një ngjarje jo e zakonshme. Kur në fund të shfaqjes aktorët dalin për të përshëndetur spektatorët entuziastë, një plak, me hap të ngadaltë i ngjitet skenës, i mbajtur nga dy nipat e vet. I afrohet Ndrekë Lucës, i heq qeleshën nga koka dhe i vë të veten. Sala nuk përmbahet më. Duartrokitjet e fuqishme, të cilat u shtuan tepër nga shpërthimet e papërmbajtshme, u dukën si një shpërthim i shpirtit të kombit tonë. 

Plaku nuk lëvizi nga skena. Ishte bërë pjesë e trupës së teatrit, si të ishte një nga aktorët më të vjetër. Herë pas herë i fryhej gjoksi dhe dukej se donte të shfrynte diçka që e kishte mbërthyer të tërin. 

Të gjitha shfaqjet e tjera Ndreka i bëri me qeleshen, që i dhuroi plaku patriot nga Presheva. 

E ruajti përgjithnjë këtë relikë të rrallë. 

Kur në vitin 1993 i ra infarkti i dytë, para se të ndahej prej nesh, porositi të shoqen dhe të birin që ta varrosin me atë qeleshe, të dhuruar aq bujarisht dhe aq solemnisht nga vëllezërit e një gjaku. 

Amaneti u zbatua. Ndrekë Luca u nda nga jeta me qeleshen e plakut nga Presheva, për ta ruajtur e për ta mbajtur pranë vetes përjetësisht.”1 

E kërkova plakun e Preshevës, disa herë e takova dhe e luta të tregoj se a ishte ai që i dhuroi plisin Ndrek Luca, asnjëherë nuk mora përgjigje, sepse ai shkoi në haxhillëk dhe plisin e zëvendësoi me atë qeleshe arabe. 

Mund të jetë një imazh i 1 person

Esat Rexhepi/1944…/6 

Esat Rexhepi I lindur në Muçibabë, më 1944.Prindit I kane vdekur herët dhe ka mbetur jetim. 

Më vonë paska shkuar në Llojan, në Maqedoni, fshat afër kufirit Serbi-Maqedoni. Nga viti 1980 jeton në Preshevë. 

Në pyetjen time pergjigjet se baba, gjyshi dhe stërgjyshi sa mban në mend kanë veshur plisin dhe se e ka traditë familjare veshjen e plisit. Ai edhe sot e mban plisin në Preshevë, edhepse falet dhe me plis shkom në xhami. 

Në pyetjen time ndonjë ngjarje të keqe apo të mirë lidhur me veshjen e plisit. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Më tregoi se pas vitit 1980, pasi erdhi në Preshevë me dy të rinjë u nis për Kumanovë dhe po sa e kaloi kufirin Serbi-Maqedoni, në Tabanoc shkoi në Fri Shop-in e parë, te Pompa e benzinës, për të blerë cigare, kur ka hyrë brenda policët I kanë thënë qëta heq plisin dhe ky nuk e hoqi, duke I thënë se dal por nuk I hiçi plisin për të blerë cigare. Në të dalë prap e ka ndalur policia dhe I ka rrahur këta të rinjtë, ndërsa Esatit I kanë ra kokës dhe me at rast i ka ra plisi në tokë.Te mjeku nuk e kanë marrë parasysh, por edhe në polici të Preshevës  

Nuk e kanë përfillë rastin e tij. 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Ngjarja tjetër por me epilog të mirë I ka ndodhur në Surdulicë, duke pritur për biletë, dikush e ka thirrur që të hyjë pa rend dhe I ka thënë se meriton, përshkak se mban plisin, identitetin shumë të rendësishëm shqiptar. 

Mund të jetë një imazh i 1 person

Halit Jusfi/1940-2013/7 

Halit Jusufi ka lindur në fshatin Gosponicë të komunës së Preshevës. më 20.05.1940.
Ishte njëri nga tre djemt e Ramës i cili nuk arriti ta njihte babain e tij Halitin/Litën/ që luftoi kundër Perandorisë osmane në çetën e Idriz Seferit dhe që i ri u plagos në grykën e Kaçanikut dhe nga plagët e marra vdiq në burgun e Prishtinës.
Rama lindi më vonë shtatë fëmijë, tre djem dhe katër vajza! Djemtë e Ramës dhe ai vet,Musai, Haliti dhe Sabiti mbanin që në rini plisin e bardhë, në shenjë respekti të babait dhe gjyshit të rënë për çlirimin e vendit.
Haliti e bante dhe e çmonte shumë plisin e bardhë në kokën e tij. Mbaj mend që e lante shpesh e me kujdes të madh në një kallëp druri, të përshtatur bukur pėr ta vendosur aty, dhe me dorë ngadalë e me sapun,mjeshtërisht e me kujdes që mos ti prishej forma plisit, mandej po ashtu e linte në diell, ngadalë të terej dhe kur e nxjerrze për ta vurë në kokë, plisi rrinte në formën e tij, i bardhë i lartë, sa që jepte nji madhështi respekti babait tim, dhe jo vetëm por gjithë atyre që e veshnin.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Ky simbol kombëtar ishte halë në sy për ata që donin të na humbnin farën.
Halitit shpesh i kishte pasë shkaktuar kokëçarje, kur ai donte, ose kishte punë me forcat e rendit!
Njerëzit me plis, ishin të urryer nga slavopopujt që na rrethonin.
Haliti kishte prooblem në dëgjim! Sa punoi pak në Austri, kishte arritur ta siguronte nji aparat dëgjimi, që e barti tërë jetën, sa për ti bërë jetën më të lehtë atij. Ai kishte në përkujdesje nji kohë dy prindërit, deri vonë Tixhën gjyshe, gruan dhe tetë fëmijë.
Ai e donte lindjen e sa më shumë fëmijëve dhe haptas thoshte ne duhet sa më shumë të shtohemi. Gjatë disa viteve, sa nuk dëgjoi iu kishte pasë përvjedhur leximit të librave,duke ja siguruar vëllai i vogël Sabiti, që arriti të shkollohej dhe punoi për shumë deceni si arkatar në komunën e Preshevës.
Prehja e shpirtit të Halitit në lexim, e ndihmoi ta kuptonte jetën, ta njihte atdheun dhe e bëri edhe më të dieshëm e që lehtë bisedonte me njerëz të shkolluar më vonë.
Ishte bërë i mirë, dhe tërë fshati i madh i Rahovicës më vonë e thirrni baba Lit.
Plisi dhe respekti që ai kishte për te, e bënë figurë stoike për ata që e njohën.
Halitit ndodhte ti prishej aparati i dëgjimit dhe për ta rregulluar shkonte vetëm në Shkup!
Më 1 prill 1981, pikërisht ishte në Shkup, la në mëngjes aparatin për ta rregulluar dhe planifikoi për t’u kthyer pasdite me autobusin që ishte lidhje e rregullt Shkup-Preshevë.

Mund të jetë një imazh i 10 persona
Ai mori aparatin e dëgjimit dhe me të ngutur iu drejtua stacionit të autobusave, autobusi ishte i ndezur, për tu nisur për Preshevë. Iu afrua derës dhe vozitësi i autobusit, maqedon e pyeti për biletën. Haliti i tha, që do ta merrte në autobus. Menjëherë e vërejti se vozitësi i autobusit me një urrejtje të madhe e shikonte, me që Lita kishte plisin e bardhë mbi kokë dhe gazetën Rilindja që sapo e kishte blerë rrugês për stacion e për ta lexuar në autobus!
Me një ton nënçimi i kishte pasë bërtitur vozitësi, shko bleje biletën në stacion të autobusave, në gjuhën serbe. Haliti ia ktheu: po ju jeni gati për tu nisur, mos nuk po mjafton koha, unë nuk kam tjeter lidhje për Preshevë, ju lutem. Mirëpo, vozitesi me urrejtje të madhe it ha: nuk mund të hysh në autobus, pa biletë.
Babai me një të ngutur i ofrohet kioskut dhe blen biletën, por kur del, e vëren që autobusi po delë ngadalë nga stacioni i autobusave. Haliti Haliti u ngjit për dere të autobusit, mirëpo vozitësi shpejto ate dhe ky ran ë tokë. I indinjuar nga sjellja barbare e vozitësit maqedon, u drejtua  në stacion të autobusave për ankesë.
Nuk e përfillën ankesën e tij, edhepse i thanë se nesër mund të ushëtoje për Preshevë, me të njjëjtën biletë. Haliti nuk kishte ku të bunted he vërejti se një kombibus shkonte për Kumanovë, ndërsa vërejti së zyrtarja e lajmëroi me telefon policinë. 

Bbai im Haliti vozitësit dhe bashkëudhëtarëve i tregoi ngjarjen, vozitësi it ha sikur ta kasha ditur nuk do të merrsha për Kumanovë. 

Po sa arriti në Kumanovë, policia e mori në pyëtje dhe në fund e lirua, duke i thënë se përshkak të familjes dhe fëmijëve e liruan, se përndryshe do t’i jepnin dajak. 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Pasi e liruan, nuk shkoi në Preshevë, por fjeti në corridor të Spitalit në Kumanovë. 

Në fund të bisedës më Hyrije Jusufin, poete për familjen e saj, ajo më tha rregullist për shkak se baba i saj, gjyshi Rama, xhaxhai Musa dhe familja e tyre kishin shumë telashë se e veshnin rregullist plisin e bardhë. ‘ 

Haxhi Murat Jusufi/1896-                             

I lindur në vitin 1896 në Gosponicë,  komuna e Preshevës. Ishte një njeri i ndalur, por shumë i mençur, ashtu  fjalen i tij nuk ka mundur askush ta kthej mbrapshtë. Haxhi Murat Jusufi Gosponica i ndjeri prej lindjes e deri në vdekje  nuk e hoqi kurrë plisin si shenjë kombëtare.Ai i punoi në komunë të Preshevës shumë vite, por shumë u angazhua edhe nëpajtimin e gjaqeve në Preshevë e më gjërë. Shumë herët, në rini vendosi ta vishte plisin por shum shpejt ran ë sy me veshjen e plisit të bardhë dhe pati shumë sfida në këtë drejtim.                               

Familja e Murat dhe Halit Jusufit 

Në familjen Jusufi  e veshën plisin: Ramadan Jusufi(aga  Ram) djemt Halit Jusufi, Musa Jusufi,  Jusuf Jusufi dhe Bektesh Jusufi.  

Shefki Asllani/1935-2017/8 

Njerëzit lënë gjurmë në jetë, për shkak të veprave të tyre të mira, fisnike, bujare dhe humane. Njeriu është i detyruar që në Tokë të kultivojë punën e mirë, veprën e ndershme që i sjell edukim njeriut, familjes dhe shoqërisë i sjell zhvillim, kulturë, emancipim dhe progress. 

 Nga kohërat e lashta, njerëzit rrobat i perdornin jo vetëm që të plotësonin nevojën për mbrojtje nga të ftohtit dhe të ngrohtit, por shërbenin edhe  për qëllime shprehëse ndaj shoqërisë. 

Thuhet se një njeri me pamje dhe veshje të bukura qëndroi përpara Sokratit i krekosur me prezencën e tij! Sokrati i tha: “Fol që të shoh.”  

Megjithatë, mund të themi lirshëm se në ditët e sotme, është veshja e një njeriu, ajo që jep përshtypjen e parë dhe shpreh njëherësh një pjesë të personalitetit të gjithësecilit prej nesh. Veshja dhe pamja e një personi na jep informacione, përshembull mbi origjinën e tij, profesionin, gjendjen financiare dhe statusin shoqëror.Veshja shihet edhe si një mënyrë për të shprehur veten. Madje, psikologët thonë se rrobat mund të ndikojnë në psikologjinë tonë dhe anasjelltas; domethënë ne vishemi sipas gjendjes sonë shpirtërore. 

Ka njerëz që mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve, edhe për shkak mënyrës së veshjes apo edhe për shkak se kanë përdorur simbolika. I tillë është personaliteti me plis, Shefki Asllani nga Rahovica e Preshevës. Ai ishte person karizmatik, plotë jetë. Fliste pak por me vend, vishej bukur, mbante sahat xhepi me qystek, pinte duhan me llullë, por ajo që e veçonte nga shumë të tjerë ishte shkëlqimi i plisit në kokën e tij – kapelja me të cilën identifikohen shqiptarët. Shefki Asllani, edhe pse i rritur jetim, qysh në moshë të re ishte i frymëzuar për kultivimin dhe ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare. Ai kishte trashëguar shumë cilësi e veti nga familja e tij e ngushtë, por edhe nga burrat me nam të kësaj nahije e më gjerë. 

Paris, 1996 

Në moshë të re, si beqar, ai nisi të mbante plisin, të cilin nuk e hoqi gjatë tërë jetës së tij. Këtë vlerë nuk ia mori as Parisi i Francës ku veproi dhe punoi për 31 vite të plota për mirëqenien e familjes.Tregonte se gjithë shqiptarët që jetonin në Paris, saherë që e shihnin me Plis i jepnin përshëndetje dhe u çmallnin me dicka të bukur shqiptare. Madje edhe gjatë kryerjes së obligimit të Haxhit, në qytetin Meke, gjatë tavafit në Qabe, shumë haxhinjë shqiptarë e kishin përshendetur dhe ishin fotografuar me të. Një besimtar nga Shqipëria i paska pas thënë: Të lumtë o mixhë e paske pru shqiptarinë nē Qabe!Tregonte ai vetë se në udhëtimet e tij gjatë rrugës Paris-Preshevë, shpesh herë, për shkak të plisit, e kishin marrë në pyetje policia serbe! Ishte koha kur gjithçka e bukur shqiptare përbënte pengesë për regjimin e Millosheviçit. 

Në një rast duke u kthyer nga Parisi, në pikën kufitare të policisë serbe, i bie në sy shkëlqimi i Plisit! Asnjë udhëtar tjetër nuk ishte marrë në pyetje, përveç tij! Asnjërit nuk i ishin kontrolluar valixhet në detaje, përveç tij! Gjatë kontrollit të valixheve polici i thotë: “Ku e ke revolën, atë jam duke kërkuar!” Shefkiu, në mënyrë metaforike, ia kthen: “Zotni, revolja nuk mbahet në kofer?”  

Si pasojë e kësaj fjale që kish thënë, atë e kishin kontrolluar në detaje edhe të rrobave që kishte veshur. 

Gjatë festave dhe faljes së Bajramit, Shefkiu i urdhëronte djemtë dhe nipërat e tij të vendosnin Plisin në kokë. Kur merrte rrugën për diku dhe planifikonte të rrinte më shumë se një ditë, ai i merrte me vete dy plisa. I dukej e neveritshme dhe e shëmtuar që plisi të pluhërosej. Sa herë që i pluhërosej, ai e lante plisin vetë, me orë të tëra, ngase duhet ditur se si të lahet dhe se si të thahet, ngase për shkak të mosdijes mund të prishej i tëri. Për pastrim kishte një mjet prej alumini që vetë e kishte rregulluar në formën e plisit. Plisin në familjen e tij e ka mbajtur edhe mixha i tij, Fahredin Asllani. Gjatë veprimit në Paris kishin themeluar shoqërinë kulturo-artistike ”Trepça“, e cila kishte shtri aktivitetin kulturor për shqiptarët që jetonin në Paris. Shefki Asllani ishte nënkryetar, ndërsa kryetar ishte Abedin Lepraj, sot dëshmor i Republikës së Kosovës. Në organizimin e shoqërisë “Trepça”, janë mbajtur shumë aktivitete kulturore në bashkëpunim me ansamblin “Shota“, ku shpesh herë ishin ftuar artistë nga Kosova. Asokohe, u hapen shkolla shqipe, organizoheshin drama, si dhe aktivitete humanitare për të ndihmuar jetën institucionale në Kosovë, dhe jo vetëm. Haxhi Shefki Asllani, pas daljes në pension, jetoi në Rahovicë të Preshevës dhe vdiq në moshën 83 vjeçare në vendlindjen e tij. 

Referencat 

Alibali, Isa, Rrënjë Dashurie, Shkodranët për Kosovën” Tiranë, 2012, f.95 

Kajtazi, Mehmet, Vallja preshevare si protestë, Bujku. Prishtinë, më 12 gusht 1994 

Punimin mbi Halit e Murat Jusufin e shkroi Hyrije Jusufi, poete nga Presheva 

Punimin mbi Shefki Asllanin e shkroi Leutrin Asllani, imam në xhaminë e Rahovicës së Preshevës 

Salihu, Xhemaledin, Bisedë me Esat Rexhepin, më 2023 

Salihu, Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999 

Salihu, Xhemaledin, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj, Preshevë, 2017/Kujtimet e Tefik Osmanit, Preshevë/ 

Kalendar-2 Gusht 1999: Në Kosovën e çliruar shqiptarët festojnë kthimin në shkolla e universitet

-Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 24 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar/ 

-Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetituj shkruante: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, “Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”/ 

-Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë…/ 

-Skica që kam shkruar para 32 viteve me titull “Na e morën shkollën…”, botuar në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”/ 

 

Nga Behlul Jashari , Prishtinë

PRISHTINË, 2 Gusht 2023/ Në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit të lirisë 1999, pikërisht në 2 Gushtin e para 24 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. 

Në raportimin nga Kosova për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare në 2 Gusht 1999 theksoja se nxënësit dhe studentët shqiptarë kthehen përsëri në ndërtesat e tyre shkollore dhe se në ceremoninë në Universitetin e Prishtinës, në sheshin para Fakultetit Filologjik, u zhvillua një koncert festiv në prani të mijëra studentëve dhe qytetarëve, në një ditë kur rikthimi kishte ndodhur edhe në Telekom… 

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”. 

Forhåndsvisning av bilde

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”. 

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Kështu flas – lexoj nga gazeta në një dokumentar para 30 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë. 

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim. 

 Trokëllima e telexit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. 

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…” 

Forhåndsvisning av bilde

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…” 

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE). 

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi. 

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës. 

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar. 

Forhåndsvisning av bilde

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur. 

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai. 

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret… 

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte: 

“SHIKIMI NGA DRITARJA 

Nëse shkojmë mos na vajtoni 

Vetëm na këndoni 

Se lirinë e përjtuam nga brenda”. 

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë telexit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…” 

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap… 

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës… 

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit. 

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj. 

Zyra e telexit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë… 

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999… 

  Forhåndsvisning av bilde

“NA E MORËN SHKOLLËN…” 

Para 32 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:   

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia. 

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht. 

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…” 

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!) 

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava. 

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën. 

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…  

RAPORTIME TË 2 GUSHTIT 1999: 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html  

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings  

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago. 

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/ 

Forhåndsvisning av bilde

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail: 

Albanian Telegraphic Agency  

[06] Kosova Telecom resumes operation  

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: The Administrator of the United Nations in Kosova Bernard Kouchner inaugurated today the resumption of work in the Telecom, considering this event as very important for the construction of Kosova. 

The staff dismissed from the job for the last 10 years returned to work. The international telephone cuts due to the war in Kosova are expected to be recovered soon. /p.ta/xh/ 

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail: 

Albanian Telegraphic Agency 

Shqipëria të dënojë zyrtarisht vrasjet makabër të komunizmit

Nga Frank Shkreli

Vrasjet makabër të komunizmit në Shqipëri dhe shteti që ende nuk i ka dënuar ato zyrtarisht, një njollë e zezë për kombin shqiptar!

Me 31 korrik, 1948 – 75-vjet më parë, xhelatët e diktaturës së regjimit komunist të Enver Hoxhës mbytën, pas torturave më çnjerëzore dy, ndër të parët e shumë klerikëve katolikë, por edhe të tjerë – Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin. I mbytën për së gjalli, sipas dëshmitarëve dhe të dhënave dokumetare për mbytjen e tyre, pasi ishin arrestuar për “veprimtari armiqësore” duke i hedhur, në një gropë ose pus ujërash të zeza në Koplik, ku është zhvilluar hetuesia kundër këtyre dy meshtarëve të pafajshëm. I torturuan egërsisht në mënyrën më barbare e të pashpirtshme që mundej. Pas torturave i futën – të gjallë – në një pus ujërash të zeza dhe i lanë aty dy klerikët e pafajshëm: Dom Pjetër Çunin dhe Dom Lekë Sirdanin derisa më në fund vdiqën në fund të pusit nga torturat e përfaqësuesve të regjimit komunist enverist, 75-vjet më parë, më 31 korrik 1948.

Këta të dy, ashtu siç ishte rasti më shumë nga klerikët katolikë shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist vetëm e vetëm se ishin të tillë, përfaqësues të Kishës Katolike shqiptare, të cilët sipas urdhërave të themeluesve komunistë serbo-malazezë të Partisë Komuniste Shqiptare, duhej të zhdukeshin nga faqja e dheut, sepse ata ishin kundërshtarët më të vendosur të regjimit komunist shqiptar, themeluar në bazë të ideologjisë komuniste sllavo-aziatike dhe pengesa kryesore e vendosjes së një regjimi komunist në Shqipëri. Dom Aleksandër Sirdani e Dom Pjetër Çuni kanë qenë dy figura nga më të shquara, jo vetëm të Kishës Katolike, por edhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, sidomos Dom Lekë (Aleksandër) Sirdani, edhe një nga penat më të njohura në vend. Shkrimet e tij janë botuar në shumë organe të shtypit të kohës, veçanërisht në revistën famëmadhe të jezuitëve shqiptarë, ‘LEKA’.

Për xhelatët ekzekutues nuk kishte rëndësi fakti se klerikët e martirizuar, në të vërtetë, përbënin kolonën vertebrore të një shoqërie shqiptare të organizuar për qëndresë në kryengritjet kombëtare, që nga Skënderbeu e deri në Ditën e Pavarësisë, që ky grup i veçantë mbajti gjallë shqiptarizmin për pesë shekuj robënie otomane, që ky grup i veçantë lëvroi gjuhën shqipe dhe e mësoi atë në shkolla…se historia e kombit shqiptar nuk njeh një rast të vetëm kur kleri dhe besimtarët katolikë të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë e në luftërat kundër anmiqve kërcënues, e tashti, vonë në forcimin e një Shqipnie të lire, që përpiqet me qenë europiane,- është shprehur i nderuari Profesor Sami Repishti, i cili ka kaluar vite të tëra në burgjet e Enver Hoxhës së bashku me shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë. Frank Shkreli: Sami Repishti: “Lotë, Lavdi e Lumnim” | Gazeta Telegraf

Të dy këta martirë të Fesë e të Atdheut, kanë shërbyer në famullitë e Kishës Katolike në Malësinë e Madhe të Mbi-Shkodrës. Për martirizimin e tyre nga komunizmi, Dom Pjetër Çuni dhe Dom Aleksandër Sirdani janë shpallur të lum – një term fetar ky që përcakton hapin e parë drejë shënjtërimit nga Kisha Katolike universale, së bashku me 36 martirë të tjerë shqiptarë të diktaturës komuniste. Martirët e Komunizmit – Kisha Katolike në Shqipëri (kishakatolikeshkoder.com)

Dom Lekë Sirdani                              Dom Pjetër Çuni

Mbytja e Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit, në rrethanat më barbare, pas torturave të tmershme anti-njerëzore, por edhe mijëra e mijëra kundërshtarëve të tjerë, viktima të regjimit komunist enverist: civilë e klerikë, që kanë pësuar të njëjtin fat të keq për veten dhe për Shqipërinë ishte një krim kundër njerëzimit atëherë dhe mbetet i tillë edhe sot, 33 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe të ashtuquajturit tranzicionit politik “post-komunist”. Në rastin e Shqipërisë, krimet gjysëm shekullore të komunizmit mbeten ende një krim i pandëshkuar dhe i padënuar si i tillë, nga qeveritë “demokratike”, “post-komuniste” të dy partive kryesore politike të vendit, gjatë tri dekadave të kaluara në Shqipëri. Për shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore e Qendrore, sot pjestare të NATO-s dhe anëtare të Bashkimit Evropian, ndryshe nga Shqipëria, e cila pretendon se dëshiron të jetë pjesë e të gjitha integrimeve euro-atlantike. Krimet e regjimeve të komunizmit i kanë konsideruar si Krime Kundër Njerëzimit! Ato i kanë dënuar krimet e komunizmit anë e mbanë Evropës, si krime kundër njerëzimit dhe janë distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara kriminale e diktaturës komuniste në vendet e tyre, gjatë shekullit XX.

Por, jo Shqipëria! Krimet barbare të regjimit komunist atje, siç ishte vrasja e këtyre dy klerikëve të pafajshëm 75-vjet më parë kanë lënë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, jo vetëm në sistemin ligjor dhe të drejtësisë, por dhe në zhvillimet politike aktuale. Një përvjetor si ky na kujton, fatkeqësisht, tmerret e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Në formën e tij djallëzore, mund të mos jetë më ky regjim, por trashëgimia dhe fryma e tij mbijeton me nostalgjikët e tij që ushtrojnë sot detyrat më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.  Qeveritë e të dy partive kryesore në Shqipëri, për 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, siç ka bërë e gjithë Evropa. Por, as për të caktuar një ditë në vit në kujtim të viktimave të pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri – martirë siç ishin Dom Pjetër Çuni e Dom Lekë Sirdani.

E kam thënë shpesh dhe do vazhdoj ta theksoj përderisa nuk ka një ndryshim rrënjësor në atë vend në lidhje me krimet dhe me viktimat e komunizmit, se për fatin e keq të Kombit shqiptar, Shqipëria e sotme, anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, që njëherazi pretendon se aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore e Qendrore që nuk është distancuar, zyrtarisht, shpirtërisht as moralisht nga e kaluara e saj terroriste komuniste.

Në këtë ditë përkujtimore të mbytjes së Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit, detyrohem të pyes, si në të kaluarën: kur do të njohin Shqipëria dhe Kosova krimet e komunizmit dhe kur do i dënojnë ato, zyrtarisht? Kur do të kujtojnë Tirana dhe Prishtina zyrtare, viktimat shqiptare të atij regjimi barbar sllavo-aziatik, anë e mbanë trojeve shqiptare, prej një gjysëm shekulli?

Ky shkrim imi sot është në përputhje me besimin tim të thellë se përpjekjet e njerëzve vullnetmirë sot kundër komunizmit, duhet të pasqyrojnë kujtesën e viktimave të komunizmit, ashtu siç është shprehur edhe shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, se këto përpjekje duhet të jenë, “Një luftë e kujtesës kundër harresës.”  Mos-kujtesa e viktimave të komunizmit dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit në Shqipëri është një njollë e zezë për Kombin Shqiptar!

Për të kujtuar, pra, krimet e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, me qëllim që ato akte barbare të mos përsëriten më dhe për të festuar, njëkohësisht, lirinë dhe drejtësinë që na ofron Amerika. Në mbrojtje të lirisë së vërtetë, ndonëse jo të përsosur, e të cilën e dëshirojmë, për të cilën luftojmë për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e veta.

Por pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës aktualiteti politik në vend po tregon, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm, as për ndërkombëtarët dhe as për shqiptarët: një prej faktorëve që po shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga rinia e saj dhe nga më të mirët e Kombit.

“Krimet e komunizmit në Shqipëri dhe kudo janë një çështje e rëndësishme e drejtësisë së mohuar ndaj viktimave të komunizmit – të gjallë e të vdekur – në atë vend dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, për të cilat askush as nuk flet për to. Ne, nga ana jonë, nuk do të heshtim!

I përjetëshëm qoftë kujtimi i Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit dhe i të gjitha viktimave të komunizmit, pa dallim, në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ermira Zyrakja-Lefort, një jetë mes tingujve të pianos, misionare e kulturës shqiptare në botë 

Bashkëbisedoi: Eneida Jaçaj 

  • Projekte kulturore për artistët e rinj shqiptarë, në Zvicër  

Ermira Zyrakja-Lefort, një grua e hijshme, e kulturuar, mbi madhështinë e saj prej artisteje qëndron një thjeshtësi, që të jep ndjesinë se “Njeriu i Madh” qëndron me këmbë në tokë 

dhe është i vërtetë në të gjitha cilësitë, që përbëjnë esencën e qenies së tij. Duket se arti është i gdhendur si “kurorë dielli” bashkë me Ermirën që në ngjizje, i cili e bën të shkëlqejë në skenë dhe në shpirt. Ermira është nga ato artiste shqiptare të vërteta, profesioniste, që suksesin dhe famën e kanë të merituar prej punës së palodhur dhe talentit të spikatur. Me hijeshinë, buzëqeshjen dhe muzikën e saj, ajo është një femër elektrizuese që ngre në këmbë një publik të tërë, me duartrokitje dhe entuziazëm të pashtershëm. Ermira Zyrakja-Lefort është me profesion pianiste, por për t’ua freskuar kujtesën dhe mallin, ajo është bërë e njohur për herë të parë, me rolin e saj të Vjosanës, në filmin “Eja”, të vitit 1987. Ermira i ka ruajtur ende tiparet e bukura dhe të theksuara, por edhe personalitetin e saj të një vajze serioze, të ëmbël dhe të ndjeshme, ashtu siç janë artistët e vërtetë.

Pianistja Ermira jeton prej 30 vitesh në Zvicër, e martuar me z.Francois Lefort, ish-President i Parlamentit të Republikës së Kantonit të Gjenevës, me angazhim 14-vjeçar si politikan; profesor me profesion, kërkues shkencor në biologjinë molekulare.  Ajo ia ka kushtuar gjithë jetën e saj tingujve të pianos, dhe ajo që është për t’u vlerësuar është se Ermira është një misionare e denjë e kulturës shqiptare në botë. Përpos kësaj, ajo ka realizuar projekte dhe kurse për artistët e rinj shqiptarë në Zvicër. Dashuria për profesionin ka bërë që sallat koncertale zvicerane të luajnë me piano e të këndojnë shqip, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në shumë koncerte të tjera në botë. Ermira luan me piano muzikë klasike, veprat e kompozitorëve më të njohur botërorë si ato të Bethovenit, Vivaldit, Hajdenit , Mozartit e të tjera. Ajo ka arritur të shfaqë shumë koncerte me muzikë klasike solo, por edhe me artistë të tjerë në shumë shtete si në Francë, Angli, Greqi, Irlandë, Slloveni, Kroaci, ShBA etj. Ermira,që në moshën gjashtëvjeçare ka filluar studimet për piano në Tiranë, për të ecur gjithnjë e sigurt në rrugën e karrierës së saj. Ajo është diplomuar me sukses në Konservatorin Superior të Tiranës, për piano soliste, ku ka ushtruar edhe detyrën e pedagoges dhe pianistes shoqëruese. Në moshën 14-vjeçare ka filluar të ngjitet në shkallët e karrierës me çmimin e fituar në Konkursin Mbarëkombëtar për të Rinj në Radio Televizionin Shqiptar. Ermira është artistja e parë që ka publikuar CD me vepra për piano të kompozitorëve shqiptarë, me titull “E jona muzikë”, projekt ky i vlerësuar mjaft, sidomos në Boston si dhe nga kritika franceze. 

Forhåndsvisning av bilde

-Ju keni shumë vite që jeni larguar nga Shqipëria, ku tashmë jetoni dhe punoni në Zvicër. Sa e vështirë ka qenë për ju të përshtateni në të gjitha aspektet jetësore, e, sidomos, në lëvrimin e fushës së artit? 

Forhåndsvisning av bilde

Unë tashmë kam tashmë tri dekada në Zvicër, ku jam zhvendosur pas studimeve universitare në Konservatorin Superior të Tiranës. Në ato vite kur u largova nga Shqipëria, nuk ishte informacioni që kemi sot për botën, para një udhëtimi ose një zhvendosje profesionale. Vija nga Shqipëria e mbyllur, por me shkolla, pedagogë e studime cilësore arti, tepër profesionalë,(16 vite studime për piano, që nga mosha 6 vjecare). Vështirësia ishte që u ndodha në një vend të mrekullueshëm, të rregullt e të bukur, por që nuk dinin shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët në ato vite, as për artin klasik…,pasi ne nuk mund të udhëtonim jasht shtetit, përveç disa grupeve në turne popullorë e folklorikë. Ishte simbolikisht “si një përplasje mbi xham”, kur kuptova gjithë ato mundësi të realitetit artistik që ofrohej në Zvicër, sigurisht me kriteret e duhura profesionale që kërkonin dhe ne nuk kishim pasur mundësi të na njihnin kulturalisht e artistikisht, për arsye të një sistemi që kishte dhe çensurat e veta. Që aty lindi natyrshëm dëshira dhe idea e bashkëprezantimit të artit klasik të huaj, bashkë me artin tonë klasik shqiptar. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndjeva në Gjenevën internacionale, mendjehapësinë, politikat, strukturat, edhe kulturore, pa asnjë lloj paragjykimi për origjinën. Pas 3 koncerteve në Gjenevë dhe disa provime pasuniversitare, iu futa punës për njohjen e diplomës, çertifikimin e gjuhës frënge dhe deri te konkursi me 3 faza, postulimin për vend pune. E pra, plus muzikës në një nga Konservatorët e Gjenevës me strukurë profesionale klasike, gjithmonë natyrshëm e bindshëm kam qenë dhe jam aktive për artin shqiptar që atëherë, kur erdha nga Shqipëria në Zvicër dhe që arti i vendit tonë nuk kishte mundësi “të kalonte kufijtë” me historikun dhe vlerat e veta. 

Realizova CD me vepra klasike për piano “E jona Muzikë”. CD që tashmë gjendet e përzgjedhur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Ëashington dhe jam e lumtur për këtë, që arti klasik shqiptar u transmetua si vlerë deri në ato instanca. Drejtuese artistike dhe pianiste e CD “Këngë liturgjike Shqip”, me 22 këngë interpretuar nga artistë shqiptarë e arbëreshë. Bashkë me artistë të talentuar, të nderuar, të mirënjohur shqiptarë, jam një nga pianistet në CD me Arie lirike, të artistes së madhe kombëtare të rilindjes, Lola Gjoka. 

Forhåndsvisning av bilde

-Veprimtaria juaj artistike është me përmasa ndërkombëtare, pasi ju keni marrë pjesë në shumë koncerte artistike në shumë shtete… 

Po, sigurisht në Zvicër, por dhe Slloveni, Francë, Irlandë, Angli, Greqi, Danimarkë, Suedi, Itali, Kroaci, Kosovë, SHBA, me prezantime e bashkëprezantime artistike. Me këto citime, po më kujtohet një poezi e bukur e Vllasova Musta me titull: “Çdo njeri e ka një emër”, thënë kjo, për rrugëtimin e secilit, kontributet dhe vlerat që përçon me atë që di të bëjë më mirë dhe që përshëndetet nga vendi i tij, por dhe mes kulturave të tjera jashtë vendit. 

Forhåndsvisning av bilde

-Përveç punës së palodhur, çfarë ju ka dhënë Zvicra që ju jeni kaq e suksesshme? Pasioni juaj është muzika klasike, apo edhe vepra të muzikës klasike shqiptare?  

Zvicra jep mundësi realizimesh idesh artistike, me gjetje interesante, me një bosht kulturor edhe të dyanshëm artistik ose multikulturor, që i ofrohet publikut për njohjen kulturore të shumë artistëve që vijnë nga shkollime të ndryshme jashtë Zvicrës; jep mundësinë e respektit dhe vlerësimit artistik, nëpërmjet hapësirave, axhendave koncertale, që ofron dhe shkëmbimin e vlerave artistike pa barriera. Mban një eikulibër mbështetës, midis zhanreve të ndryshme artistike, pa mbivlersuar ose nënvlersuar asnjë nga zhanret. 

Forhåndsvisning av bilde

-Cilat janë ato koncerte apo vepra artistike që ju kanë lënë mbresa dhe gjurmë në gjithë veprimtarinë tuaj artistike? 

Sigurisht, koncertet e para në Gjeneve, përballja e parë me një publik jashtë vendit, emocioni njerëzor, por dhe artistik, më shoqëronte gjatë interpretimit me ndjesinë dhe kënaqësinë personale; “Ja ku jam”, (sigurisht në konteksin e kohës, të hapjes së kufijve në Shqipëri dhe fillimeve të mija artistike në Zvicër). Në vitin 1999, në Slloveni, isha shtatzanë dhe në një kamp refugjatësh me nëna e fëmijë larguar nga Kosova, i kam vizituar duke ofruar sado pak momente të bukura me këngë për fëmijë shqip. Duart e vogla shtrënguar nga tmerri që përjetonin, u kthyen në duartrokitje nën meloditë e ritmet e këngëve për fëmijë që këndonim bashkë. Në vijim, mbresat janë të gjitha të dashura, të bukura, të barasvlefshme, që nga idea e koncepti, puna e bërë, atmosfera në studime, e provave në bashkëpunime, rezultatit dhe duartrokitjeve, artikujve vlerësues dhe fotove kujtim. 

Forhåndsvisning av bilde

-Ju keni punuar me fëmijët e diasporës, të cilëve u keni dhënë mësime në rrugën e artit. Çfarë emocionesh përjetoni kur u jepni mësim fëmijëve shqiptarë të diasporës, dhe a mbani kontakte me ta?  

Pikërisht, në këte periudhë konfliktesh në Kosovë, ndava një nga ditët e punës në konservator, për të ofruar kurse pianoje dhe këndimi për fëmijë shqiptarë, doja që të largoheshin sadopak nga bota e trazuar e vendlindjes së tyre, vuajtjes së prindërve dhe të afërmve të tyre në Kosovën që ziente për liri, doja të mos humbnin komplet fëmijërinë e tyre, mes traumës dhe ndjesive që krijon lufta. Duke i shpjeguar thjesht dhe me modesti, prindërit ishin mbështetës dhe të entuziasmuar që fëmijët e tyre do bënin muzikë të shkolluar, plus zhanreve të traditës. 

Forhåndsvisning av bilde

Me shumë dashuri kam punuar me këta fëmijë e të rinj, që sot nga ata janë dhe studentë e të dipllomuar për muzikë. Në kontekstin e atyre viteve të para luftës e përgjatë luftës në Kosovë, ishte një sfidë e madhe të insistoje për muzikë klasike e shqiptare në emigracionin e asokohe, prioritetet ishin të tjera për familjet e ardhura nga treva të ndryshme shqiptare. Jam e lumtur për rezultatet dhe artin e kultivuar, që plus atij tradicional, hyri në familjet dhe edukimin e 2-3 gjeneratave tashmë. Këmbëngulja, modestia në takime miqësore bindëse me familjet në diasporë, bënë që me mbështetjen e prindërve, me projekte kursesh e aktivitetesh nga instancat integruese zvicerane, të zhvilloheshin kurse pianoje, këndimi dhe korali me fëmijët e të rinjtë shqiptarë.  

 -Si ia keni arritur të gjeni mbështetje qoftë nga shteti zviceran, vetë prindërit, të krijoni projekte, kurse për piano dhe jo vetëm, për artistët e vegjël?  

Më pas këtë atelie muzike e vazhdova në kuadrin e aktiviteteve të shoqatës Rinia-Kontakt, si projekt i mbështetur dhe nga zyra e integrimit dhe e bashkisë Gjenevë . Pjesëmarrja ishte e madhe, rezultatet po ashtu.Qëllimi im ishte duke ditur kriteret, t’i integroja në 3 konservatorët e Gjenevës. Duke i motivuar rregullisht prindër e nxënës, “Pasioni i sotëm, mund të kthehet në profesionin e ardhshëm”, dhe çdo vit 3-6 fëmijë fitonin audicionet per të vazhduar në konservarorë. Jam e lumtur për rezultatet. Vlerësimi dhe mirënjohja që më emocionon edhe sot, është kur prindërit dhe ish-nxënësit tashmë të rritur, më përshëndesin: “Tungjatjeta, Profesoresh Ermira!”. 

Forhåndsvisning av bilde

 -Ju jeni mjaft e apasionuar me kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, ku keni marrë pjesë në shumë projekte artistike. Cila është e veçanta e kësaj kulture dhe çfarë ju frymëzon?  

Bëra një projekt kulturor që nga 2017, që e kam për zemër prej vitesh tashmë, me kulturën dhe trashëgiminë muzikore arbëreshe. Që prej vitit 2017, këto evente arbërore-shqiptare, suksesshëm janë prezantuar në Zvicër, Francë, Greqi, Itali, Kalabri…Me grupin, “Vëllezërit Arbëresh” nga Kalabria, drejtuar me shumë pasion nga Mimmo Imbrogno, ky projekt, nga antika arbëreshe, te lirika shqiptare, prezantohet me repertorin dhe artistë cilësorë arbëreshë, si dhe me artistë shqiptarë të shteteve, ku shkojmë në diasporë. Frymëzimi artistik është tek origjinaliteti muzikor i polifonisë së tyre (ata i quajnë vjersha), kompozimet muzikore, sidomos, ato më të hershmet, që sa i dëgjon, mbajnë vulën e shpirtit arbëresh, tekstet e pasura artistikisht, lirikat plot ndjenjë edhe në kompozimet më aktuale, e, që të gjithë elementët bashkë, reflektojnë histori e traditë me dialektin arbëresh plot sharm, ashtu si dhe kostumet unike dhe me art më vete të tyre.  

Lindi gjithashtu një ide tjetër bashkpunimi: për kompozime këngësh midis krijuesve poetë shqiptarë dhe kompozime muzikore arbëreshe. Sigurisht, kënaqësi e veçantë prezantimi me shkrimtarin, gazetarin, fotografin e mirënjohur arbëresh bashkohor Mario Calivà, me Monodramën e tij NOSTALGJIA, event literature-piano, që emocionon thellësisht lexuesin dhe spektatorin, shkruar për rrugëtimin historik të largimit dhe gjithë ngjyrave jetësore arbëreshe, sfidave dhe realizimeve, me ndjesitë më të thella shpirtërore të zemrës dhe mendjes. Ilustrohen kulminacionet e këtij krijimi letrar kaq të ndjerë, me muzikë klasike, arbëreshe, shqiptare, dhe fotot aktuale të mrekullueshme, të arbëreshëve me kostumet e “Hora e Abëreshëve” Siçili, me autorsinë e MarioCalivà. Këto 3 prezantime i kemi bërë bashkë në Gjenevë/Trento/Bolzano me veprën “Nostalgjia” e Mario Calivà. Idea që pazgjidhshmërisht vlen mes arbëreshëve dhe shqiptarëve në këto bashkëpunime, ështe historia e emigrimit, ruajtja e identitetit historik-kulturor. Shembulli i tyre është mbresëlënës dhe faktues i vazhdimësisë, që shërben për emigracionin e dekadave të fundit shqiptar, por dhe të ndërgjegjësimit për globalizmin kulturor, që mund të rrezikojë gjuhën dhe kulturën e një kombi. Ashtu si dhe shprehja e G,Mahler që përdor vetë grupi arbëresh “tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”, kjo përbën dhe frymëzimin dhe misionin dhe për gjeneratat tona në diasporë. Pa mbështetjen shpirtërore dhe sponsorizuese të shoqatave shqiptare kudo në diasporë, nuk do realizoheshin eventet arbërore-shqiptare, që kanë entuziasmuar shumë publikun me këto bashkprezantime. 

-Si e vlerësoni artin shqiptar në diasporë, promovimin e vlerave kulturore shqiptare, mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, folklorin, zakonet, etj?

Arti shqiptar ka një prezantim gjithnjë e më të gjërë, në çdo zhanër, jo vetëm me traditën, që gjithnje e më shumë duhet më shumë të pasurohet repertori, sidomos në koreografi , por dhe me artin e kultivuar për kanto, instrumental e koreografik, me vepra të kompozitorëve shqiptarë nga më të mirat krijime të tyre…ka prezantime me repertor të tillë, jo vetëm në Zvicër, por në Europë e përtej oqeanit. Ndjek me kënaqësi dhe rikthimin e repertorit të pasur shqiptar në skenat e vendit tonë…ishte një kohë tendenca vetëm për repertorë të huaj, si brenda dhe jashtë vendit nga artistët tanë. 

 -Si e vlerësoni artin shqiptar në tërësi, në raport me kulturat e tjera? 

 Arti ynë klasik shqiptar, në raport me kulturat e tjera, është në po atë lartësi, me vlera, cilësi identitare, me melos dhe ritme, emocione e frymëzime tipike tonat, ky art i yni nuk mund të jetë inferior dhe mos kemi ndroje dhe hezitim për ta prezantuar. Bota nuk mat vlerat e kulturës dhe artit, me sa i madh është një komb. Sa më pak të kopjojmë nga kulturat e tjera, aq më shumë vlerësohet origjinaliteti dhe pasuria e kulturës sonë. 

 -A keni një mesazh apo këshillë për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e artit? 

Një gjë është e sigurtë, çdo fëmijë, i ri apo i rritur ka një botë artistike të veten. Kur bëhet art, ose orientohemi të bëhemi artist, ose të ndjekim art, le ta bëjmë atë me dëshirë, dhe të priremi nga arti cilësor. Arti cilësor na rri dhe i rrimë shumë gjatë pranë, ai nuk humbet. Së fundmi, dua të them se, në 30 vjet ka aq shumë përjetime artistike, emocionale, njerzore , vështirë ishte për çfarë t’ju përgjigjem më parë . Të jetosh e zhvillosh pasionin dhe artin tënd në “Shqiptarinë” e diasporës, çdo sfidë, kontribut, arritje, ka “shumë më shumë tinguj, plus tingujve të kujtimeve dhe mallit”. 

Presidentja Vjosa Osmani dekreton dhënien e nënshtetësisë së Kosovës për shkrimtarin Ismail Kadare

1
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nënshkruar  dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t`i dorëzohet nga Presidentja Osmani gjatë vizitës, e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

foto arkiv_1

Ndryshe, Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Meshtari Arbnor

Nga: Kastriot Marku

Një herë e një kohë prifti ishte prift, përnjimend meshtar si i tillë në të gjithë kuptimin e kësaj fjale. Këtë më shumë se askush tjetër na e rrëfen historia e kishës së viseve të arbërve. Meshtari ishte një ministër i kultit të krishterë që kishte marrë specifikisht një shugurim dhe dërgohej nga ipeshkvi për të udhëhequr bashkësinë e krishterë në një famulli të caktuar, së cilës i komunikonte shpallte Shkrimin Shenjtë, Biblën – Fjalën e Zotit.

Autoriteti i tij publik ishte i padiskutueshëm si garantues i qytetërimit Tokësor për të gjithë ata që synonin të mbërrinin qytetërimin Hyjnor, mision të cilin ai e kryente përmes predikimit të Ungjillit duke e bërë të qartë ndarjen mes vizionit “shpirtëror” dhe atij “material”. Meshtari ishte njeriu i Zotit dhe jo vetëm, pavarëisht travajve të shekullit me të cilat iu desh të përplasej. Meshtarët ishin njerëz që në të shumtën e herëve vinin/dilnin nga familjet e fisnikërisë arbnore e fill mbas dëgjimit të thirrjes hynin në shkollat e seminaret vendore pranë manastireve e katedraleve e më pas prej atyre e përforconin përgatitjen e tyre filozofike e teologjike në universitetet më të mirë përtej Adriatikut në oborr të Kurjes Romane.

Të edukuar me fe të mirë prej prindërve dhe famullitarve vendorë ata dilnin prej kolegjeve, seminareve e universiteteve të Kishës, e cila kishte asokohe monopolin e kulturës, edhe më të fortë intelektualisht falë një përgatitje doktrinale të pashoqe që Provania Hyjnore ua blatonte me dhuratën e Hirit të saj bashkë me kushtet e pastrisë, vorfnisë e dëgjesës. Meshtari, qoftë ai dioqezan, murg benediktin, rregulltar domenikan, françeskan, bazilian a jezuit ishte gjithçka për shqiptarin e maleve tona, mbi të gjitha një pikë referenciale kulturore në botën e tyre të izoluar për shkak mungesës së lirisë përgjatë pushtim/sundimit thuajse pesëshekullor osman. Gjithçka e tij, pra e gjithë veprimtaria e tij baritore e liturgjike ishte hyjnore prej së vërteti duke nisur nga qela, munishtiri a kuvendi i tij vetmitar në krye të katundit. Veshja, e folmja, rrëfimi, dhënia e sakramentit, predikimi e bekimi po ashtu. Shtëpia e Zotit që ai administronte institucionalisht, kishte bukurinë dhe shenjtërinë e saj. Gjunjëzimi para tabernakullit teksa merrej kungimi ishte për njeriun e thjeshtë të shekullit përtej çdo pendese dhe bindjeje tokësore. Të takoheshe rastësisht me meshtarin në udhë të madhe ishte ekluzivitet i veçantë. Të përshëndeteshe në shqip “Qoftë Lëvduar Krishti” apo në latinisht “Laudetur Jesus Christus”, ishte çast fortlumturisht fatlum teksa përmes kësaj përshëndetjeje krijohej ai raporti hyjnor mes teje dhe atij i atypëratyshëm si një akt shkëmbimi fjalësh në emër të Hyjit.

Ishte i njëjti meshtar ai që u mësonte fëmijëve përgjatë katekizmit lutjet themelore “Pater noster”, “Ave Maria” dhe “Credo” dhe përgjatë predikimit në meshë fliste për ferrin, mëkatin, djallin, engëllin dhe amshimin. Ata ishin aty në liturgji e në predikimet e tij për ditë të zakonshme dhe ato të motmotit për të ndarë llogaritë mes të jetuarit të shpirtit të bjerrë pa pshtim nisur për në ferr e shpëtimit të shpirtit nisur për në shoqërinë e engjëjve të Parrizit. Ishte një kohë kur mesha celebrohej në latinisht dhe edhe pjesa më e madhe e bashkëkremtuesve të saj nuk i kuptonin fjalët, por të gjithë pa përjashtim nuk kishin pikën e dyshimit se Zoti zbriste mbi Elter në mënyrë të mistershme dhe kjo ishte mrekullia që nuk kërkonte as zotësinë më të vogël për t’u kuptuar. Kungimi i shenjtë merrej vetëm i gjunjëzuar dhe hosten t’a vendoset mbi gjuhë vetëm ai dhe përtypja e saj symbylluri në heshtje të plotë e në lutje ishte akt i parecedentë emotiv që të përshkonte trupin në çdo qelizë të tij. Mund të ishe cub, vrasës në kërkim të gjakësit tënd, por para priftit e hiqje armën e vetëm në kishë e dorëzoje atë mbas murit dhe rrëfimit të sinqertë të Zotit nuk i rezistoje dot pavarësisht mëkatit më të rëndë të mundshëm që mund të kishe kryer.

Mundet që të kishe dilema rreth besimit por ishte e vështirë madje e pamundur të mos e respektoje meshtarin dhe shtëpinë e Hyjit me dinjitetin hyjnor të meritueshëm dhe kjo ishte më shumë se një akt i dyfishtë pendese. Prifti ishti njëherazi njeriu më mentar e më me autoritet i bashkësisë së krishterë dhe jo vetëm. Ai ishtë njësoj i tillë edhe për bashkëvendasit e tij sivëllezër që me zor të madh e me shpirt ndër dhëmbë për të mbijetuar të lirë i kishin ra mohit besimit të vjetër e ishin gdhirë muhamedanë. Edhe për ta këshilla, lutja e ndera ishte e pakushtëzuar njësoj si me besimtarët e grigjës që kishte zyrtarisht nën përkujdesje. Ai ishte ndërmjetësues me Hyjin për të gjitha nevojët e besmitarëve të krishterë dhe atyre jo të tillë.

Prifti/meshtari ishte shkrimtar, kronist, historian, mjek, kuventar, jurist, noter, prokurator, kancelar, përkthyes, gojëtar, diplomat e ndërmjetësues, besnik deri në dekë për fjalën e dhënë në rrëfim. Ishte pa pronë e pa plang të tijën, i vetëm me petkat e tij të shtatit mbështjellë nën veladon apo nën zhgun dhe një strajcë në të cilën rraqet e vetme që bartte gjithkund me vete ishin një breviar lutjesh e një Ungjill a një hoste për kungimin e një të sëmuri rëndë që nuk luante prej shtratit. Trupin e tij e bënin ndërmjetësues mes Hyjnores e Tokësores një palë uratë duarsh e një kryq në parzëm/krahanuer, shenja këto të pashme e të dallueshme prej gjithkujt se ai ishte njeriu i Zotit në atë tokë të bekuar që lakmitarët e kishin bërë të tyren duke rrjepur e pjekur për së gjalli kundërshtarët më të parë.

The Christian Science Monitor (1926) / Motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, dhe godina e re e kolegjit të tyre shembullor për vajza në Shqipëri

Sevasti Qiriazi (1871 – 1949) – Parashqevi Qiriazi (1880 – 1970)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Gusht 2023 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 4 shtatorit 1926, në faqen n°11, një shkrim rreth godinës së re të Kolegjit Qiriaz dhe suksesit të tij në edukimin e vajzave shqiptare të të gjitha shtresave dhe besimeve fetare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vajzat shqiptare të kolegjit në një mjedis demokratik

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 4 shtator 1926, faqe n°11

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 4 shtator 1926, faqe n°11

Korrespondencë speciale 

Kolegji Qiriaz për vajza hapi dyert e tij për vajzat e varfëra shqiptare në vjeshtën e vitit 1891, në Korçë, falë zonjushës Sevasti Qiriazi, tani zonja C. A. Dako (Kristo Anastas Dako). Në atë kohë zonja Dako sapo kishte mbaruar Kolegjin e Kostandinopojës. Shkolla ka njohur fate të ndryshme. I është dashur të luftojë forcat e bashkuara të persekutimit turk për shkak të krishterimit dhe propagandës greke për shkak të protestantizmit të saj, për të mos përmendur faktin se nuk kishte asnjë lloj manuali në gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë ishte ndaluar të përdorej nga autoritetet turke. 

Shkolla vazhdoi punën e saj me gjithë vështirësitë e tilla deri më 6 korrik 1914, kur trupat e parregullta greke pushtuan të gjithë rajonin e Shqipërisë së Jugut, kështu zonja Dako dhe të mbrojturit e saj u detyruan të iknin për sigurinë e tyre. Ky incident e solli punën në një përfundim të detyrueshëm për një periudhë tetë vjeçare. Që atëherë, zonja Dako, motra e saj trime, zonjusha P. D. Qiriazi (Parashqevi Dhimitër Qiriazi), dhe grupi i tyre migruan nëpër shtetet e Ballkanit; më pas kërkuan strehim në Bullgari, më pas në Rumani dhe më në fund në SHBA, ku qëndruan deri në vitin 1920. 

Në vitin 1922, dy motrat, zonja Dako dhe zonjusha Qiriazi, vendosën të rihapin shkollën, në Tiranë, kryeqytetin e vogël piktoresk të Republikës së Shqipërisë tashmë të lirë dhe të pavarur. Tani turqit nuk mund t’i pengonin më në punën e tyre dhe kisha greke nuk mund të kundërshtonte më protestantizmin e tyre. Sigurisht, shkolla funksionoi për njëfarë kohe në një ndërtesë të pajisur keq : por këtë vit, megjithatë Kolegji Qiriaz do të fillojë vitin e tij të katërt akademik në Tiranë, në strukturën e re të shkëlqyer rreth tre milje jashtë qytetit. Godina e re është e pajisur mjaftueshëm me laboratorë për punë të shkencave natyrore, konvikte, klasa, kampus dhe gjithçka që i nevojitet një shkolle moderne në kuptimin e plotë të fjalës. 

Sot, vajza shqiptare mund të përgëzojë veten që edhe ajo ka një kolegj ku mund të gjejë mundësi të veçanta. Kolegji i saj nuk është plotësisht i pajisur sa ndoshta kolegjet e motrave të saj amerikane, megjithatë ajo mund të studiojë dhe të mësojë nga të diplomuarit e kolegjit dhe për një shumë të vogël prej më pak se 200 dollarë në vit! Kjo është ajo që Kolegji Qiriaz po arrin për vajzat e reja shqiptare. 

Trupi kolegjial i shkollës përbëhet nga drejtoresha, zonjusha Parashqevi D. Qiriazi (A. M. Oberlin), e ndihmuar nga dy të diplomuar nga Wellesley dhe dy të diplomuar në Universitetin e Gjenevës (Zvicër). Z. Dako, autori i “Albania: The Master Key to the Near East” dhe i disa veprave në shqip, i ndihmon dy motrat në administrimin e shkollës dhe në përgatitjen e teksteve shkollore. 

Ajo që e bën Kolegjin Qiriaz më interesant është fakti se ekziston një sistem aktual i demokracisë në arsim : sepse atje vajzat e të gjitha shtresave të jetës jetojnë dhe studiojnë së bashku, hanë të njëjtin ushqim, flenë në dhoma të ngjashme, veshin të njëjtat kostume dhe studiojnë me të njëjtët instruktorë. Dikur ishin të pranishme dy motrat e Ahmet Zogut, tashmë president i Shqipërisë. 

Një pikë tjetër domethënëse në lidhje me këtë shkollë është mungesa e diskriminimeve fetare që u bëhen vajzave. Vajza myslimane studion dhe luan me motrat e saj të krishtera – dhe ato në fakt jetojnë si motra. Vetëm ky faktor është epokal në historinë e Republikës së Shqipërisë. Këtu është më në fund një vend ku vajzat e reja shqiptare të të gjitha shtresave shoqërore dhe besimeve fetare mund të takohen dhe të njohin njëra-tjetrën. 

Një deklaratë e lëshuar nga zonjusha Qiriazi thotë ndër të tjera : “Së pari duhet të zgjedhim një grup të madh vajzash premtuese nga të gjitha shtresat dhe besimet dhe nga të gjitha rrethet e vendit, dhe t’i stërvitim, pajisim dhe edukojmë për t’i bërë ato ndikuese të vërteta në shërimin e sëmundjeve sociale dhe në drejtimin e kombit drejt rrugës që të shpie drejt shpëtimit.” 

Qeveria për fat po i jep çdo ndihmë të mundshme shkollës : qeveritë shqiptare, për shkak të paqëndrueshmërisë politike, janë ngritur e kanë rënë disa herë që nga viti 1922, por asnjëra prej tyre nuk e ka penguar apo ndërhyrë në punën e saj të mirë.

Qëndrimi hibrid i disa vendeve të BE-së ndaj Kosovës

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Në politikën ndërkombëtare, konfliktet e interesave dhe qëndrimet hibride ndaj një çështjeje, siç është Kosova, me theks veriu i saj, janë shumë të zakonshme dhe ndodhin për shkak të shumë faktorëve. Disa prej arsyeve që shpjegojnë qëndrimin hibrid të disa vendeve të Europës janë objekt trajtimi në këtë analizë.

Në esenë politike të Stefan Reinecke me titull sinjifikativ “Kryelartësia perëndimore” të publikuar në TAZ [Berlin, 5 maj 2023], ndër të tjera ai trajton raportet mes SHBA-ve dhe BE-së në këndvështrimin e interesave gjeopolitike të Unionit Europian.
Për t’i kuptuar këto raporte, ai parashtron nevojën që të rishikohet ambivalenca e Perendimit kur ai qe shfaqur në skenën botërore si “një lidhje midis qendrave të fuqisë SHBA dhe Evropë”. [1]
Me këtë rast ai rikujton se si atëbotë Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore në 1917 në anën e Francës dhe Britanisë së Madhe, pra në anën e demokracive evropiane. Nëdrkaq në vitin 1919, Woodrow Wilson qe bërë presidenti i parë i SHBA-së që shkoi ndonjëherë jashtë vendit, aty ku qe mbarështruar harta politike e Europës së pas Luftës së Madhe.

Transformimi i idealistëve në komunist përballë racizmit perëndimor

Në parathënien e librit të Margeret MACMILLIAN “Paris 1919”, Riçard Hollbruk, konkludon se “Disa nga problemet më të vështira të botës moderne i kanë rrënjët në vendimet e marra direkt pas fundit të Luftës së Madhe. Mes tyre mund të rreshtohen katër luftërat Ballkanike ndërmjet viteve 1991–1999…”
MaCmillian përshkruan në detaje se si Woodrow Wilson kishte udhëtuar për në Evropë me një ide të madhe në bagazhin e tij — të drejtën e popujve për vetëvendosje, e cila synonte të vendoste një rend të drejtë të pasluftës midis Parisit dhe Beogradit.
Ky udhëtim i Wilsonit do të shenonte edhe fillimin e shekullit amerikan. Por ky marsh pati edhe stacionet e tij.
Në mbarim të Lufëts së Dytë Botërore, nën matricën ideologjike të luftës kundër komunizmit dhe përfshirjes së Europës nën zonën e influencës së BRSS-së, po fillonte Lufta e Ftohtë, që do të zgjasë plot pesë dekada. Faza pasuese do të shenjojë triumfin e demokracisë liberale mbi komunizmin e tipit rus. Ndërkaq fillimi i shkërmoçjes së ish Jugosllavisë, do të shenjonte hapin gjigant të largimit të influencës ruse nga Europa Juglindore. Ky objektiv strategjik i SHBA-ve, do të arrihet sidomos me luftën në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s.
Le të kujtojmë se, qysh në vitin 1998, në librin e tij “The Grand Chessboard: Primacy American and Its Geostrategic Imperatives,” [2] Zbigniew Brzezinski i kishte bërë thirrje Uashingtonit të përdorte “momentin unipolar” për të ndjekur qëllimet e tij në mbarë botën dhe për të forcuar pozitat e tij për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje ta bënin këtë për shkak të epërsisë së tyre. Këtë mundësi ato nuk e lëshuan, madje as në Ukrainë.
Stadi aktual karakterizohet me përballjen e Perendimit me Rusinë, që po rikthen “Perden e hekurt” mes Perendimit dhe Lindjes, kësaj radhe, nën matricën e luftës së demokracive kundër diktaturave.
Rezultatet e samitit të NATO-s në Vilnius në kontekstin më të gjerë gjeopolitik, do të nënvizoj kryeredaktori i portalit të specializuar kroat për gjeopolitikë [geopolitika news], Zoran Meter, në Vilnius u shpërfaq përfundimi i rrethit “evolucionar” të Aleancës së Atlantikut të Veriut, më saktë kthimi i tij në pikën fillestare – nga viti 1949 tek roli për garantimin e sigurisë së Evropës në kontekstin e fjalimit të Churchillit, pra tek ulja e të famshmes “Perde e Hekurt”.”[3]
Në fillimin e shekullit amerikan popujt e shtypur, kolonitë gjithandej, ishin entuziastë për idenë e Wilson-it që tani e tutje njerëzit duhet të vendosin vetë për fatin e tyre. Por, ata do të mbyten shpejt në pellgun e zhgënjimit të ashpër. Sidomos popujt që vazhdonin të ishin tutje koloni e europianëve: Indianët dhe vjetnamezët, egjiptianët, koreanët dhe kinezët.
Bashkë me ta, në mos dyfish më shumë se ata, të zhgënjyer do të ngelin edhe shqiptarët, sidomos ata që kishte vite që i nënshtroheshin shfryëtzimit të shumëfishtë kolonial të Serbisë.
Le të rikujtojmë se, pushtimi i trojeve shqiptare — Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedonin e Veriut [Vilajeti i Manastirit], që para rënies së Perandorisë Osmane ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës me qendër Shkupin, , do të përfshihen brenda territorit të zgjeruar të Serbisë, përfshi edhe Sanxhakun e Novi Pazarit [1913]. Po fillonte kështu agsholi i shekullit të robërisë së pothuajse gjysmës së kombit shqiptar dhe fillimi i kolonializimit të kësaj hapësire me serb dhe popuj tjerë sllav.
Më heret [1878] ishte pushtuar Toplica, balli i Shqipërisë kundër mësymjeve shekullore serbe, e që kishte pak më shumë hapësirë se sa ka sot Kosova.
Kjo furtunë e zhvendosjes së sllavëve në hapësirën shqiptare po shoqërohej me shpërnguljen masive të shqiptarëve për Turqi dhe shkombëtarizim masiv, sidomos të elementit ortodoks shqiptar.
Ky ekspansion serb në dëm të gjegrafisë së shqiptarëve nuk bëhej pse “Rilindja jonë nuk paska pas qëllim politik”[4] siç trumpeton një shkrimtar yni me dije të cekta në lëmin e historisë së mendimit politik, por pikërisht se fuqitë e kohës për interesa gjeopolitike kishin vendosur të mbështesnin shtrirjen e Serbisë në jug, në dëm të shqiptarëve.
***
Vetëvendosja si koncept i mbrojtur në Konferencën e Parisit [1919] nga presidenti amerikan Woodrow Wilson, rezultoi se ishte rezervuar vetëm për evropianët e bardhë, duke përjashtuar në këtë kuadër shqiptarët, jo për banorët e kolonive evropiane.
Në vitet pasuese, pas asaj konference, përplasja mes dy koncepteve të kohës: Fashizmit dhe Komunizmit do të thellohej edhe më shumë. Koketimi i liberalëve perendimor me fashizmin do t’i shtyjë shumë idealistë shqiptarë properendimor dhe në shpirt liberal, të transformoheshin në komunist ose të rreshtoheshin pas tyre.
Ky lloj rirreshtimi ndërkohë kishte marrë përmasa planetare. Transformimi i idealistëve aziatikë properëndimorë në komunistë, siç ka treguar publicisti Pankaj Mishra, është i vështirë për t’u kuptuar për racizmin perëndimor. I tillë, tepër i vështirë, për idealstët shqiptar properendimor e liberal, është për t’u kuptuar edhe “mirëkuptimi” që po tregon sot një lagje e diplomacisë perendimore ndaj projekteve ekspansioniste të Beogradit.
Si të kuptohet sot transformimi i një lagjeje të liberalëve perendimor në avokatë të interesave të Serbisë, në dëm të interesave jetike të shqiptarëve [Veriu i Kosovës është interesi jetik për Republikën e Kosovës], nëse ky transfomim nuk ka për bazë albanofobinë irracionale?!

Disa nga arsyet që shpjegojnë motivet e qëndrimit hibrid

Në politikën ndërkombëtare, konfliktet e interesave dhe qëndrimet hibride ndaj një çështjeje, siç është Kosova, me theks veriu i saj, janë shumë të zakonshme dhe ndodhin për shkak të shumë faktorëve. Disa prej arsyeve që shpjegojnë qëndrimin hibrid të disa vendeve të Europës ndaj Kosovës , jo vetëm të pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Republikës [Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro] janë:
Ndikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Kosova vazhdon të trajtohet padrejtësisht si çështje e ndërlikuar edhe pas çlrimit të saj kolonial të gjatë nga Serbia. Ajo ndodhet në kufirin e ndikimit të shumë fuqive të mëdha dhe vendeve të tjera të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Disa prej tyre kanë marrëdhënie të ngushta historikisht me Serbinë dhe kjo ndikon në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Në këtë kuadër do shikuar e gjykuar sidomos qëndrimi i Francës edhe në procesin e krijimit të të ashtuquajtuërs “çështje e verit” të Kosoëvs dhe dislokimin e trupave franceze në veriun e Kosovës fill pas luftës [qershor 1999] dhe ndarjen e zonave mes fuqive të NATO-s.
Marrëdhëniet e vendeve me Serbinë: Kosova për 87 vjet rresht ishte koloni e Serbisë. Ky fakt nuk është njohur as nga politika e fatkeqësisht as nga shkenca perendimore. Përkundrazi, okupimin e Kosovës në tetor të vitit 1913, Serbia ia kishte arritë ta imponoj, përmes propagandës së fuqishme, si çlirim nga Perandoria Osmane.
Për plot 87 vjet Kosova ka pasur një histori të tensionuar me Serbinë, dhe ndarja e saj nga Serbia ka qenë një çështje e ndjeshme. Vendet që kanë marrëdhënie të ngushta me Serbinë mund të konsiderojnë Kosovën si një çështje e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe të kenë një qëndrim hibrid për të shmangur konflikte të mëtejshme.
Mosnjohja nga disa vende: Disa vende të Europës, pesë sosh, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë qëndrimet politike, interesat kombëtare, dhe përkrahjen e Serbisë. Kjo ndikon në qëndrimin e tyre hibrid ndaj Kosovës, pasi ata ende hezitojnë ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur, por gjithashtu nuk e neglizhojnë plotësisht prezencën dhe rolin e saj në rajon. Në këtë rrafsh qëndrimi i Greqisë është më specifiku.
Dilemat morale dhe interesat gjeopolitike: Siç u diskutua më parë, konflikti midis moralit publik dhe gjeopolitikës mund të shkaktojë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës. Disa vende mund të ndihen se po rrëshqasin në mënyrë të drejtpërdrejtë në terrenin kundër vlerave morale të vetë BE-së, rrjdhimisht edhe të Kosovës, por gjithashtu ndjejnë se janë të përfshira në qerthullin e interesave gjeopolitike që i përafrojnë ato më shumë me Serbinë dhe rrjedhimisht, gjykojnë ata, edhe me rajonin.
Ndikimi i faktorëve të brendshëm dhe tensioneve: Tensionet etnike, pavarësisht se janë të stisura nga Serbia dhe të kontrolluara përherë nga Beogradi, por edhe tensionet politike të brendshme në Kosovë, ndikojnë në qëndrimet e vendeve të Europës ndaj saj. Këto tensione, sidomos ato politike, mund t’i shërbejnë jo vetëm Serbisë, por edhe disa prej pesshes që nuk e njeh ende pavaërsinë e Kosovës, si burim gjoja shqetësimi për të ardhmen e minoritetit serb, duke i bërë ata të shprehen plot rezerva dhe “kujdesë” në qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.
Këto janë disa nga arsyet e qëndrimit hibrid të vendeve të Europës ndaj Kosovës. Është e rëndësishme të theksohet se politika ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe ndikohet nga shumë faktorë, dhe ndonjëherë qëndrimet e vendeve mund të jenë të ngatërruara dhe të përplasen me njëra-tjetrën.

Kur mitologjia ekspanzive shndërrohet në faktografi historike

Apologjetët e Serbisë në perendimin e somnabulosur sot gjykojnë sikur në ato katër luftra në përmbyllje të shekullit 20-të në këtë hapësirë të mos kishte ndodhur asnjë gjëmë! Pse ndodhë ky fenomen?
Për më tepër, rasti i Kosovës sot tregon se Perëndimi sikur ka harruar arsyet reale pse qe detyruar të ndërhyjë NATO në pesdhjetvjetorin e egzistencës së saj pikërisht në Kosovë, duke bombarduar Serbinë plot 78 ditë rresht.
Nëse atëbotë përputheshin vlerat e perendimit dhe të drejtat e njeriut me interesat e veta për ndërhyrje dhe ndalim të gjenocidit serb – të dytin me radhë pas atij që e kishte konsumuar në Bosnjë, ky qëndrim aktual pro aneksimit të butë të veriut të Kosoëvs përmes imponimit të Asociacionit të Komunave Serbe si stacion i ndërmjetmë, e minon tërësisht idenë zanafillore të vet e Perëndimit për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Me këtë qëndrim Perendimi sikur kthehet në origjinën e vetë: përzien ndjenjën civilizuese të misionit dhe politikës së interesit të papërpunuar, duke tumirë imperializmin serb të shekullit të 19-të!
Në veçanti, Vuçiqi dhe propaganda serbe, përfshirë edhe propagandën e Kishës, vazhdimisht përdorin klishe surreale anti-shqiptare që kullojnë lumë urrejtje për të konsoliduar sundimin e tyre. Kjo propagandë është produkt i mitologjisë ekspanzive serbe mbi Kosovën, madje shumë efektive, që ia ka arritur të shndërrohet dhe imponohet si faktografi historike. Si e tillë ajo është prezente në qarqet akademike gjithandej në Perendim.
Ky fakt vazhdon të jetë çështje komplekse që kërkon vëzhgim të shumë aspekteve të historisë, kulturës dhe politikës, dhe kërkon të bazohet në burime të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Në rastin konkret mitologjia është përdor dhe po përdoret në kontekstin politik për qëllimet e ekspansionit serb edhe në shekullin 21. Një nga themelet e doktrinës serbe, jo vetëm ushtarake, është parimi stalinist i “maskirovkës”, ose përdorimi i mashtrimeve dhe mohimeve të ndryshme për të maskuar qëllimet e tyre të vërteta, do të shprehej për këtë situatë absurde George Friedman. “Maskirovka” nuk funksionon gjithmonë, por kur funksionon, mund të transformojë krejtësisht një betejë, madje edhe një luftë.[5]
Përdorimi i mitologjisë dhe historisë në kontekstin politik nuk është fenomen i ri për politikën serbe; ai ka shtrirje në kohë dhe hapësirë. Politika zyrtare serbe që nga krijimi i shtetit modern serb [1878] e ka përdor mitologjin, sidomos mitin serb për Kosovën, për të arsyetuar ekspansionin dhe për të krijuar një identitet kombëtar më të fortë ose për të përhapur një version të përshtatshëm të historisë që arsyeton politikat ekspansioniste me qëllim që të përmbushin synimet politike. Përdorimi i mitologjisë, në rastin konkret, shkon kundër versionit të pranuar nga shumica e studiuesve dhe historianëve të pavarur.
“Sipas historisë mitike të serbëve, ajo që ka ndodhur në Kosovë më 1912, ka qenë një akt içlirimit, që shpëtoi një popull nga sundimi i huaj kolonial. […] Serbët kurrë nuk do ta kuptojnë dot natyrën e problemit të Kosovës, në qëftë se nuk pranojnë, pikë së pari, se territori ipushtuar më 1912, kishte pasur që më parë një shumicë të popullatës joserbe, dhe, së dyti, se përvoja e një sundimi të huaj dhe kolonial është pikërisht ajo çka i ka imponuar me dhunë Serbia shumicës së popullatës gjatë këtyre 85 vjetëve të fundit”[6], konkludon Neol Malkolm, histoiani britanik.
Mirëkuptimi ndaj mitit serb për Kosovën, siç dëshmohet edhe gjatë gjithë kësaj dekade që shenjon “dialogu” mes Kosovës dhe Serbisë [2013–2023], vetëm sa i ka rritur dozat e standardeve të dyfishta të Perëndimit.

Përfundim

Në dy vitet e fundit, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndjekur dy qëllime kryesore në lëmin e politikës dhe sigurisë në raport me Kosovën: zvarritjen e arritjes së marrëveshjes që në qendër do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndalimin e rrumbullaksimit të procesit të aderimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në NATO.
Për shkak të luftës në Ukrainë, regjimi i Vuçiqit ia ka dalë që të ketë sukses në këtë plan.
Sidoqoftë me zgjerimin e NATO-s në veri – anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca transatlantike i është afruar edhe më shumë objektivit për ta futur në rreth Rusinë, aleaten e Serbisë, ndërkaq rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, nënkupton edhe fillimin e presionit të shtuar ndaj Serbisë për ripozicionim të qartë geopolitik.
A do të thotë kjo se Vuçiqi do të mund të pres tutje fundin e luftës në Ukrainë, që të ketë mundësi më të mëdha për manovrim?
Një segment me rëndësi në rrafshin e mendimit gjeopolitik (përveç vazhdimit të përballjes me Rusinë) që rezulton nga samiti në Vilnius, është rikthimi i vëmendjes së NATO-s drejt Ballkanit Perendimor. Ky rikthim gradual dhe sidomos cilësimi i Europës Juglindore si zonë e interesit jetik, është gjithësesi ogur i mirë. Ballkani Prendimor si segment i interesit jetik për Perendimin, do të mund të cilësohej tërësisht i rikthyer, respektivisht i përmbushur në rrafshin gjeopolitik, vetëm me integrimin e plotë të të tij në strukturat euroatlantike.
Hapi i parë që kërkohet të bëhet në kët plan, është antarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO.
Perëndimi në këtë përpjekje për ta korigjuar “gabimin” e tij me rastin e coptimit të hapësirës shqiptare [1913] dhe më pas edhe në fillet e Luftës së Ftohtë, kur pjesën dërmuese të Ballkanit Perendimor ia kishte lënë nën kontroll Rusisë, duke insistuar ta inkorporoj me çdo çmim Serbinë brenda ombrellës së sigurisë së NATO-s, po e përsërit të njejtin gabim që kishte bërë me Jugosllavinë e Titos.
Kontributi i Kosovës në procesin e rishikimit të kësaj strategjie të Perendimit, gjithësesi se do të vlerësohet. Por a mund të realizohet ky interes jetik i Perendimit duke vazhduar të trajtohet kështu si po trajtohet Serbia sot?
Largimi i Rusisë nga Serbia, nuk bëhet dot duke joshur Serbin me zgjerim të hapësirës së tyre tutje në dëm të shqiptarëve. Por as edhe në dëm të Malit të Zi tashmë intipedent.
Nëse Serbia dëshiron të ketë një të ardhme europiane, ka ardhur koha që ajo të reflektojë thellë dhe të përmbajë mendjemadhësinë e saj. Pozicionimi i qartë i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë, do ta ndihmonte në këtë plan.
_____________
1. https://taz.de/US–und-EU–Geopolitik/!5929888/
2. Brzezinski 2004.
[https://www.znf.uni-hamburg.de/media/documents/peacebuilding/ws2015-2016/pradetto-2014-12-12.pdf]
3. https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-tjedna-analiza-ruski-analiticari-predvidaju-jos-najmanje-2-godine-rata-nato-drzi-eu-za-gusu-zelenski-nervozan/
4. Dieter Thome, Warum Demokratien Helden brauchen, 2019
5. Shih: George Friedman: https://geopoliticalfutures.com/considering-maskirovka/?utm_source=GPF+Free+Newsletter&utm_campaign=ad43b46275-20230726_FL_Weekly&utm_medium=email&utm_term=0_f716b3bf65-ad43b46275-265229546&mc_cid=ad43b46275&mc_eid=130ea50dac
6. Neol Malcolm, Kosova — Një histori e shkurtër, Prishtinë/Tiranë, 2001, f. 372

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia

0

Prishtinë, 1 gusht 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

Bashkërisht folën për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në shtetin e Kosovës. 

Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Forhåndsvisning av bilde