Kreu Blog Faqe 1003

Letër e hapur drejtuar qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës: Kërkohet lirimi i menjëhershëm i bashkëpuntorit tonë Dritan Goxhaj nga Gjykata Speciale e Hagës

0

Nga: Mesud Shabani , Tetovë

www.telegrami.mk / Letër e hapur drejtuar dy qeverive: të Shqipërisë dhe të Kosovës. Urgjentisht lirimin e bashkëpuntorit tonë – gazetari Dritan Goxhaj,pason padia ndaj qeverive… 

07.08.2023  

Lajmi interaktiv 

Për tu marë në hetime me kërkesë të një institucioni ndërkombëtar si Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ,së pari kërkesa duhet të jetë mbështetur me vendim të plotëfuqishëm të prokurorisë miratuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë ,dhe të realizohet nga ana e organeve poashtu gjyqësore të shtetit ku kërkohet pala ,realizimi të shoqërohet në hetime nga organet e rendit pra të Policisë të atij shteti .Kolegu ynë gazetari investigativ -bashkëpuntori Dritan Goxhaj është marë në shtetin e Kosovës e cila vërtetë ,bashkëpunon me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë .Por shoqërimin nuk është dashur ta bëjë Policia e Kosovës, për dy arsye: 

Së pari: Shtetasi shqiptar Driton Goxhaj nuk ishte i arratisur ; 

Së dyti: POLICIA E KOSOVËS nuk është anëtare e INTERPOLIT që të paraburgos njerës, që nuk bien në kompetencat e saja, që i bie era Kurdisje paraburgimi dhe involvimi të dy shteteve, për të kënaqur epshet e Serbisë . 

Policia e Kosovës ka shkelur rregullat e Interpolit, e njohur si Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale. Interpoli është një organizatë ndërkombëtare e cila lejon policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nga më shumë se 190 vende të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Qëllimi i saj është të ndihmojë në ndalimin dhe parandalimin e krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, trafikimit të drogës, kërkesave për arrest të këshillave të tyre dhe shumë krimeve të tjera.
Interpoli është një organizatë ndërkombëtare e policisë kriminale dhe ka disa kufizime dhe parime të veçanta për veprimet e saj. Disa nga veprimet që Interpoli nuk mund t’i ndërmarrë, përfshijnë: 

  1. Arrestimet dhe zbatimi i masave disiplinore: Interpoli nuk ka fuqi për të arrestuar persona ose zbatuar masat disiplinore kundër tyre. Për këtë qëllim, ai bashkëpunon me policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare, të cilat kanë këtë kompetencë. 
  1. Ndryshimi i legjislacionit vendas: Interpoli nuk ka fuqi për të ndryshuar ose ndikuar në legjislacionin e një vendi. Ky është një çështje që i përket vetëm institucioneve ligjore të atij vendi. 
  1. Ndalimi i fondeve financiare: Interpoli nuk ka rolin e bllokim financiar ose ndalimin e fondeve. Këto veprime varen nga institucionet financiare dhe ligjore të vendit. 
  1. Të ndërhyjë në çështje të brendshme politike: Interpoli ka një politikë të qartë për të mos ndërhyrë në çështje të brendshme politike të vendeve anëtare. 
  1. Të zbatojë procedura penale: Interpoli nuk është një organ gjyqësor dhe nuk ka kompetencë për të zbërthyer dhe zgjidhur çështje penale. 
  1. Ngritja e akteve ligjore kundër individëve: Interpoli nuk ka fuqi për të ngritur akte ligjore kundër individëve. Ai mund të publikojë njoftime të kërkuara nga vende anëtare për persona të caktuar, por vendimet për ndjekjen penale merren nga autoritetet ligjore të atyre vendeve. 

Interpoli vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloret e saja dhe respekton sovranitetin dhe ligjin e vendeve anëtare. Qëllimi kryesor i Interpolit është të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndalimin e krimit ndërkombëtar, duke vepruar në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. 

KOSOVA NUK ËSHTË ANËTARE E INTERPOLIT, dhe pikë … 

Veprimi për të cilin ngarkohet kolegu ynë, gazetari Dritan Goxhaj, të dhënat që ai i ka përmendur janë në faqet zyrtare interne publike të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë …Çtë keqe ka këtu se citohen të dhënat publike?! …kjo është aftësia hulumtuese e bashkëpuntorit tonë Dritan Goxhaj …që ua sjell opinionin ….le ta mbyll Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë faqen zyrtare të gjykimit … 

www.telegrami.mk, kërkon nga dy Qeveritë, nga ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që të abrogojnë 40 ditëshin e paraburgimit dhe laritjet ndaj qarqeve të caktuara politike që kontrollojnë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë të mos e bëjnë me gazetarët …Në të kundërtën do të ngremë padi private ndaj dy Qeverive , me kompensim material dhe moral për z.Dritan Goxhaj 

në: 

  1. Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJBE): GJBE është  

organi kryesor gjyqësor i BE-së dhe është i përgjegjshëm për zgjidhjen e konflikteve ligjore midis vendeve anëtare, institucioneve të BE dhe individëve. Ajo ka kompetencën e të gjitha çështjeve që lidhen me interpretimin dhe aplikimin e Traktateve të BE-së, aktet ligjore të BE-së dhe vendimet e institucioneve të BE-së. 

DHE KUPTOHET NË GJYKATËN E STRASBURIT si instancë e fundit 

www.telegrami.mk 

Mesut Shabani Tetovë 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Deklaratë mbi rastin e ndalimit të Këshilltarës së Kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani nga policia kufitare e Serbisë

0

Prishtinë, 7 gusht 2023Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare.Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.(Raporti i plotë: https://www.helsinki.org.rs/doc/izvestaj%20presevo%20eng.pdf)

Rilindja, gazeta historike e Kosovës, nuk u ndal as kur Serbia e ndaloi…!

DRITARE NE HISTORI-foto- Behlul Jashari-Faqe arkivi te gazetes tradicionale te Kosoves Rilindja

Nga Behlul Jashari , Prishtinë

-Mëngjesi i 8 Gushtit 1990  Kosovën e gjeti pa gazetën e vet tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqiptare në atë kohë që botohej në  Prishtinë, në terrin e natës së gjatë të okupimit forcat serbe e kishin ndaluar në Shtypshkronjë. Por, gazeta historike Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal…/ 

 PRISHTINË, 7 Gusht 2023/  Në Kosovë para 33 viteve edhe helikopterët e forcave okupatore të Serbisë me fluturime mbi Pallatin Rilindja në Prishtinë – shtëpinë e gazetës tradicionale shqiptare Rilindja ishin pjesë e shtetrrethimt.   Në 8 Gusht 1990, gazeta  Rilindja – në atë kohë e vetmja e përditshme në gjuhën shqipe e Kosovës nuk doli, natën ishte ndaluar dhunëshëm në shtypshkronjë, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën, e edhe pas ndalimit nuk u ndal… 

As nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunëshme të Serbisë, që e përfshinin edhe ate në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunëshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunëshme të Serbisë. 

Masat e dhunëshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte Pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. 

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës. 

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese… 

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës. 

“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”… 

Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti. 

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.   

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”… 

Në ditën kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe Rilindja bëja edhe një shkrim rezistence e proteste. “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja. 

Me reportazhin e shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova në Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makinë shkrimi nga redaksia e gazetës ngjita shkallëve të kateve më lart për te kryeredaktori i revistës për kulturë Fjala, Milazim Krasniqi. 

 I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve) t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte. 

Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord. 

Forhåndsvisning av bilde

Botimi i shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës së ndaluar Rilindja që e nisi së pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazetë vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare. Fjala, Shkëndija, Kosovarja, Bujku e të tjera revista ishin të Ndërmarrjes së Revistave, që ishte një nga gjashtë ndërmarrjet sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, pjesë e së cilës dhe më e madhja ishte Gazeta Rilindja… 

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja… 

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”. 

Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”. 

Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen e ndaluar. 

E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik. 

Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe. 

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të  gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre,  dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga  22 Shkurti derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu. 

Forhåndsvisning av bilde

Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani bashkë me gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri. 

Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17  Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”. 

Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë. 

Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes. 

Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin,  ditën e saj – 12 Shkurtin. 

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. 

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”. 

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis…        Forhåndsvisning av bilde

 Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.  

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së Pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe  të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë. 

 Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar në letër, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin… 

Gazeta shqiptare tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 78 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana. 

 “Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005. 

Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”. 

“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë. 

“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë)… 

Edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunëshme, gazeta tradicionale e historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare. 

Edhe sot, si në raste tjera pas ridëbimit e rimbylljes së gazetës Rilindja, e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, ashtu si është kërkuar edhe në shkresat drejtuar institucioneve të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga  UNMIK – Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë. 

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit. 

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014. 

 Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj kanë bërë kërkesat e tyre bazuar në ligje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës…   

 NGA ARKIVI I GAZETËS TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA: 

VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE   

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë… 

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002. 

Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo: 

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”. 

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë. 

Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë. 

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona. 

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt. 

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën. 

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit. 

  Forhåndsvisning av bilde

 Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”. 

Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës. 

Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve,  duke u shprehur, mes tjerash: 

“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin. 

Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!” 

Forhåndsvisning av bilde

 RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS 

 Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës ishapër 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI. 

Forhåndsvisning av bilde

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pava,  rësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË. 

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur.   

(Behlul Jashari - në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008…)

Mediat dhe lufta hibride: fenomeni TV Klan Kosova

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Në skenarët modern të konfliktit, Serbia mbështetet në një kombinim të operacioneve klasike ushtarake, presionit ekonomik, sulmeve kompjuterike dhe propagandës në media dhe rrjetet sociale. Kjo qasje njihet edhe si “taktika hibride” ose “luftë hibride”

Mediat tona, si në Tiranë edhe në Prishtinë, tashmë kanë bërë sekret publik faktin se, një numër i konsiderueshëm i bisnesmenëve të Kosovës kanë kod fiskal të Serbisë, titulluar ‘Kosovo i Metohije’. Kjo shtresë e të ashtuquajturës oligarki ekonomike në Kosovë me kohë kishte vënë nën kontroll median dhe politikën.
Jo rrallë, ata, pavarësisht se ishin pjesë e elitës së biznesit, kalonin “ylberin” dhe shnëdrroheshin në akademikë, politikanë e deri edhe president të Republikës! Ky fenomen ishte i rëndomtë brenda të gjitha qeverive, deri tek ajo Kurti 2.
Prandaj, pothuajse të gjithë eksportuesit e mëdhenj të Kosovës kanë pasur e kanë nipt tregtar e fiskal serb!
Por, siç konkludon Pamfleti nga Tirana, posedimi i një regjistri tregtar në Serbi, i ka dhënë këtyre subjekteve dhe miliarderëve të Kosovës një status special nga qeveria serbe. E, siç dihet shumë mirë tashmë, këtë sektor, pra bizneset në Kosovë, i mbulon direkt shërbimi sekret i Serbisë-BIA.
Ky fakt e bën më të qartë ndërveprimin e trekëndshit aktiv mes oligarkisë, një lagjeje të politikës [opozitës] dhe medias, që për objektiv ka rrëzimin me çdo çmim të qeverisë.

“Kali i Trojës”

Në kontekstin e Kosovës, Serbia vazhdimisht ka keqpërdor minoritetin serb dhe ish strukturën e saj të shërbimit të fshehtë, së fundmi edhe Listën Serbe si “Kalë Troje”, me qëllim që të krijoi pikën e kthesës së gjakuar, natyrisht duke përdor edhe taktika të njohura të “luftës hibride”.
Agresioni serb që pasoi me kidnapimin e tre pjestarëve të Policisë së Kosovës ishte paramenduar si akt që mund të krjonte pikën e kthesës për destabilizimin e Kosovës.
Ngjarje të veçanta të kësaj natyre dhe përgjithësisht reagimi i komunitetit ndërkombëtar, nxorrën në dritë faktorë të ndryshëm ndërveprues:

Kompleksiteti i situatës në veri të Kosovës: Veriu i Kosovës qe krijuar si një oazë e penetrimit të Serbisë tok me zbarkimin e forcave franceze si pjesë përbërëse e KFORit. Tolerimi që i bëri KFOR-i francez njësive speciale serbe më 3 e 4 shkurt 2000 për vazhdimin e gjenocidit në kushtet e reja, duke vrarë 12 qytetarë shqiptarë të pjesës veriore të qytetit, duke plagosur mbi 100 të tjerë dhe larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre mbi 12000 veta, e kishte promovuar veriun e Kosovës si zonë komplekse dhe me pasoja për Republikën përgjatë gjithë procesit të dialogut që do ti imponohej.
Rrethanat specifike të kidnapimit: Detajet e kidnapimit të oficerëve të policisë qenë bërë publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, por jo edhe nga KFOR-i, që është instancë përgjegjëse për ruajtjen e kufijve dhe sigurin në vend.
Nuk ka dyshim se kidnapimi brenda territorit të Kosovës ka ndodhur për arsye politike, rrjedhhimisht edhe heshtja, respektivisht mosndëshkimi i Serbisë nga ana e Komuntetit Ndërkombëtar në përmasën që duhej, ka arsyet politike dhe çmimin e lartë politik.
Diplomacia dhe diplomacia e qetësisë: Në disa raste, diplomacia perendimore, sidomos në raport me Serbinë, ka aprovuar strategji qetësuese për të parandaluar eskalimin e tensioneve. Kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me mungesë reagimi përgjithësisht, por ai duket se ka qenë më subtil dhe jopublik.
Ndikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Lufta në Ukrainë dhe përpjekja këmbëngulëse e diplomacisë perendimore për ta shmangur me çdo mjet shtrirjen e saj edhe në Europën Juglindore, si një front i dytë, i gjakuar nga Putini, kanë ndikuar gjithësesi në reagimet dhe përgjigjen joadekuate ndaj agresionit serb.

Përballja me këtë rrezik të drejtpërdrejt dhe sidomos me pasojat e luftës hibride, ishte vlerësuar si e domosdoshme nga ana e Parlamentit Evropian. Ai ka kërkuar vazhdimisht që vendet anëtare të miratojnë strategji kundër “propagandës armiqësore” të Beogradit. Shih për këtë, Komisioni i BE-së, ka krijuar një departament të vogël për të gjurmuar lajmet e rreme. Ky fat ka hedhur dritë herë pas herë edhe në veprimin subversiv përmes lajmeve të rreme që kishte shtuar Beogradi në raport me Kosovën.
Në këtë sfond, do ët duhej të ishte krejtësisht e vetkuptueshme pse institucionet tona ligjëzbatuese dhe jo vetëm ato, është e nevojshme të merren me ndikimin serb në Kosovë?

Një studim serioz nga institucionet tona shkencore e mediatike, fare lehtë do të ndihmonte të nxirreshin konkluzione të duhura mbi efektet e dezinformatave serbe në skenën tonë politike që për objektiv kanë skenën mediatike ose opinionin publik. Rasti i gazetës Nacinale me të ashtuquajturën aferë “Zdravo” dhe përgjimeve tjera është ekzemplar për këtë fenomen.
Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se pas riverifikimit dhe pezullimit të certifikatave të biznesit për Klan Kosova SH.P.K. dhe ARTMOTION SH.P.K., MINT nuk është ndalur vetëm me këto dy raste. Hajdari bëri të ditur se MINT ka themeluar Komisionin për riverifikim të dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në veçanti të atyre me dokumentacione të dyshimta me emërtime antikushtetuese.
“Përgjatë 10 ditëve gjatë këtij muaji korrik – 10.07.2023 deri më datë 19.07.2023, Komisioni ka riverifikuar 660 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK. Fokus i riverifikimit kanë qënë dosjet që kryesisht kanë prezantuar dokumentin personal me rubrikën vendi/shteti i lindjes, apo vendbanimi aktual me emërtime kundërkushtetuese”, qe shprehur ministrja.
Sipas saj, si rezultati i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK, ka emërtime kundër-kushtetuese, pasi është shkruar “”Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” etj”.
Këto të dhëna ishin përgjigjia më e mirë kundrejt agresionit të bashkëkoordinuar të luftës hibride serbe kundër Kosovës, sidomos kur ajo po humbiste terren në veriun e Republikës.

***
Portali KosovaNews ditë më parë ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësinë e televizionit me valë nacionale Klan Kosova që nga fillimet e operimit të tij. Në kohën kur i gjithë opinioni publik e di që Klan Kosova është pronë e vëllezërve Devolli më saktësisht Shkëlqim Devollit, nga hulumtimi në fjalë e vërteta del të jetë krejt ndryshe. [1]
Rasti është sinjifikativ për avancimin e luftës hibride serbe në Kosovë dhe intencën për ashpërsimin e saj në periudhën pasuese.

Taktika hibride

Në skenarët modern të konfliktit, Serbia mbështetet në një kombinim të operacioneve klasike ushtarake, presionit ekonomik, sulmeve kompjuterike dhe propagandës në media dhe rrjetet sociale. Kjo qasje njihet edhe si “taktika hibride” ose “luftë hibride”. Këtë qasje Serbia e ka intensfikuar, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit, me theks javëve të fundit.
Bartësit real të luftës hibride në Kosovë, një lagje e mediave në pronësi të oligokratëve, jo rastësisht me këtë term, herë-herë pretendojnë të tallen, duke mëtuar kështu të kalojnë në një stad të ri të dezinformimit.
Si nocion termi “luftë hibride” është përdorur shpesh në diskutimet e politikave të sigurisë, në politikë dhe shkencë në lidhje me një formë në dukje të re të kërcënimit. Media dhe publiku gjithashtu e kanë adoptuar këtë term. Kështu, “lufta hibride” duket se përfaqëson variantin më të fundit të përshkrimit terminologjik të një ndryshimi të perceptuar në ngjarjet e kohës së luftës, [2] sidomos kur ajo cilësohet e papërfunduar.

Analisti ushtarak William Nemeth foli për herë të parë për luftën hibride në vitin 2002 në lidhje me Luftën e Dytë Çeçene [1999]. Termi do të përhapet edhe më shumë në analizat rreth luftës së Libanit të vitit 2006, kur studiuesi ushtarak, Frank Hoffman, theksoi një përzierje të ngjashme taktikash ushtarake në lidhje me luftën e Hezbollahut kundër Izraelit.
Në një intervisët për Deutsche Welle, eksperti gjerman, Konrad Clewing, pohon pa ekuivok se Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës. “Serbia përpiqet t’i anatemizojë në media përfaqësuesit e Kosovës në dialog, kështu që një konsumatori të mediave serbe mund t’i lindë pyetja se si mund të pretendosh të biesh dakord e të ulesh në biseda me kosovarët. Ekziston vetëm një arsye pse ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë: Kjo është prania e KFOR-it. Por, fakt është që, Beogradi aktualisht po bën një luftë hibride. [3]
Ky fakt u vu në pah sidomos pas dhunës që aplikoi eshaloni I PDK-së i përzgjedhur për këtë qëllim në Kuvend .

Diktimi i agjendave politike

Situata në hapësirën shqiptare dhe me theks në Kosovë, dëshmon se ndikimi i mediave serbe në agjendën e temave politike në mediat e Kosovës është real, madje shumë I pranishëm!
E ashtuquajtura elitë politike brenda strukturave mediale, gjithnjë e paknaqur me rolin që ka jashtë skenës vendimmarrëse, për vite të tëra kanë selitur një lloj bashkëpunimi të heshtur me Beogradin.
Regjistrimi i partive politike që “pasuronin” pluripartizmin në Kosovë në dekadën kur Beogradi pat aplikuar apart’heijdin [1989-1999], kishte pasojat e veta. Ato u veneruan sidomos gjatë luftës titanike të UÇK-së dhe çlirimit të këtij krahu të Shqipërisë, që zyrtarisht njihet me emrin Republika e Kosovës, po edhe pas saj. Ndërkaq vazhdimi i regjistrimit të bizneseve në Serbi dhe koketimi i politikës pikërisht me këta pronar biznesesh dhe me këtë “elitë politike mediale” nuk kalon dot pa dëme kolaterale të theksuara.

Lufta e përqëndruar serbe në mbajtjen e Kosovës si shtet jofunksional, respektivisht lehtësisht të dështueshëm, edhe pas njëzetë viteve pas çlirimit, aktualisht sikur po shpërblehet mirë, pikërisht përmes aplikimit të lufëts hibride në raportet e ndjeshme mes medias e politikës. Ndërkohë, Serbia duke amplifikuar forcat vetëshkatërruese që i ka ndërtuar e selitur vetë pa u penguar seriozisht për njëzetë vjetë rresht e më gjatë, tani edhe për shkak të thellimit të divergjencave ideologjike, duke shfrytëzuar kundërthëniet politike mes dy blloqeve ekzistuese [VV dhe Të tjerët -PDKLDKAAK…], psikotikëve skizmatik të PSD-së që janë kundër çdo gjëje, dhe së fundmi nga agjentët subversiv të njohur e të panjohur…lufta hibride është përshkallëzuar.

***
Shitja e gjithë pasurisë shoqërore gjatë të të ashtuquajturit proces të privatizimit të ndërmarrjeve publike e shoqërore, pikërisht këtyre biznismenëve që kishin rgjistruar bizneset në Serbi, të cilët më pas do të kontribuonin në forcimin e lidhjeve të ndërsjella edhe mes elitave politike, e kishte degraduar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt “shitjes” së veriut të Kosovës!
Nuk është i rastësishëm publikimi i hartave që ndërlidheshin me të ashtuquajturin proces të “shkëmbimit të territoreve”, po aq sa nuk ishte i rastësishëm defilimi I ish drejtorit të TV Klan Kosova në cilësinë e interpretuesit të asaj marrëveshje që pritej të nënshkruhej në Uashington me një ceremoni ët veçantë. Ish drejtori i tv Klan Kosoëvs, tani pronar i Albanian Post, si atëbotë, edhe tani është shumë aktiv, por kësaj radhe i pozicionuar si një kalorës mesjetar në ballë të betejës mediatike antiqeveri, duke koordinuar madje edhe agjendat politike të opozitës pa agjendë!
Nëse marrim në konsideratë se mediat elektronike kosovare janë të regjistruar si biznese private, para së gjithash televizionet me licenca nacionale, e si të tilla janë në varësi të plotë nga oligokratët, që tashmë u kuptua qartë se kontrollohen nga BIA, nuk është larg mendësh pse ato kontrollohen kaq shumë dhe pse agjenda politike e një lagjeje të redaksive televizive dhe të portaleve përputhet kaq ndjeshëm me interesat serbe.
Nga kjo logjikë veprimi, më e pakta që duhet të bëjnë gazetarët dhe pronarët e atyre mediave që nuk kanë të bëjnë me këtë logjikë veprimi, do të ishte që të respektojnë profesionin dhe etikën profesionale tok me ligjet e Republikës. Për axhendat politike, është elektorati [që aktualisht është edhe teleshikues], ai që vendos në fund.

Portretizimi i Beogradit si viktimë

Sistemi politik i Beogradit, i kontrolluar nga Kremlini përmes instrumentit të sigurisë [BIA], që drejton tashmë njeriu më besnik i Kremlinit në Serbi – Aleksander Vulin, dhe pozicioni i jashtëzakonshëm i Presidentit serb Aleksander Vuçiq, korrespondojnë me idealet politike të pothuajse të të gjithë politikanëve të lartë serbë.
Në këtë kontest, pavarësisht protestave javore në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, edhe atëherë kur mbështetësit e Vuçiqit në Zveqan ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, pavarësisht se shefi i BIA-s ndërkohë u sanksionua nga SHBA-të, pra pavarësisht gjithçkaje, presidenti Vuçiç vazhdon të konsiderohet ende si “një partner i rëndësishëm negociues në Perëndim”. [4] Kjo ndodhë edhe për faktin se Vlladimir Putini ka investuar gjatë në Serbi, jo vetëm në sferën e propagandës.
Udhëheqja politike e Serbisë dhe popullsia e saj i janë mirnjohës Rusisë edhe për faktin se ajo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe si kundërpeshë ndaj NATO-s, ka zvarritur përmbyllen e dialogut me Kosovën, duke shpresuar për kohë më të përshtatshme pas përfundimit të luftës në Ukrainë, siç gjykojnë në Beograd.
Këto qëndrime janë në shpërputhje me interesat e Kosovës, e gjithësesi edhe të BE-së dhe të SHBA-ve në raport me Europën Juglindore.
Në rrafshin ndërkombëtar, si Moska ashtu edhe Beogradi, vazhdojnë ta portretizojnë veten si viktima të interesave perendimore. Ndërkohë, pas mbështetjes së hapur të Turqisë në përputhje me politikat e Qeverisë së Kosovës për armatimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, që shqiptarët gjithandej e shohin si vazhdimin e natyrshëm të UÇK-së, Beogradi ka reaguar ashpër, duke ekspozuar armatimin kinezo-rus si formë e kundërvënies tipike bazuar në mentalitetin e kampit.
Meqenëse elita politike – mbi të gjitha presidenti Aleksandar Vuçiç – kontrollon pothuajse plotësisht peizazhin mediatik, konstaton Dr. Thomas Brey, ofertat mediatike gratis nga Rusia janë shumë të mirëpritura.[5] SPUTNIK-u dhe RT prandaj mbesin fuqi e plotë mediadike edhe në duart e Vuçiqit. Fuqia ndikuese e tyre jo rrallë venerohet edhe në Kosovë.
Fuqia mediatike nga Rusia në pjesë të mëdha të Ballkanit siguron që BE-ja dhe SHBA-ja të veprojnë shpesh në një pozicion humbës në këtë pikënisje të pushtetit-politik, emocional dhe nacional-psikologjik.[6] Dhe pavarësisht se BE-ja është deri tani donatori dhe investitori më i madh në Serbi (67 përqind e të gjitha investimeve të huaja), por edhe partneri kryesor i Serbisë në tregti [62 për qind me BE], tutje përkrahja për Rusinë nga ana e popullatës serbe është tejet e madhe, larg më e madhe se për BE apo SHBA-të. Rrjedhimisht edhe fuqia e Serbisë konceptohet nga ana e diplomacisë perednimore në një pasqyrë të thyer, duke e trajtuar atë si faktor determinues për paqen në Ballkan.
______

1. https://kosovanews.net/b5/kompania-qe-ka-ne-pronesi-klan-kosoven-eshte-e-regjistruar-ne-maqedoni-si-investim-nga-serbia-me-adrese-djakovica-serbia-drejtori-i-klan-kosoves-jep-doreheqje-diten-qe-ja-be/
2. https://www.bpb.de/shop/zeitschriften/apuz/232962/der-neue-unsichtbare-krieg/
3. https://www.dw.com/sq/konrad-clewing-beogradi-po-b%C3%ABn-luft%C3%AB-hibride-ndaj-kosov%C3%ABs/a-65996185
4.https://www.spiegel.de/ausland/aleksandar-vucic-in-serbien-wie-er-in-kosovo-montenegro-und-bosnien-zuendelt-a-2b2a3e42-4124-4214-812f-8398876179c5
5. https://www.freiheit.org/de/deutschland/russische-medien-auf-dem-balkan
6. Po aty

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, aktuale në çdo periudhë historike

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është aktuale në çdo etapë historike

1.Faktorët e jashtëm

“Shqiptarët janë kombi më i persekutuar n` Evropë. Vetëm në fund të shekullit XX arrijtën t` i korigjojnë disa padrejtësi. Mbetet edhe shumë punë që të arrihet ndertimi i shtetit etnik shqiptar.Po, ndoshta atëherë kur të relativizohën kufijtë, edhe lufta për Shqipëri etnike do të jetë çështje që i takon ëndrrës së Rlindasëve famëlartë”! 

Adem Demaçi më 28 XI 2001 

Pikërishtë në kohën kur Austro Hungaria e okupoi Biosnje-Hercegovinën më 1875, në mes shteteve të fuqishme të Evropës pati filluar një etapë e re për të gllabëruar koloni të reja, që i nevoitej kapitalit agresiv evropian, për lëndën e parë. Lidhur me këtë, një vit pas okupimit të Bosnjës, Mithat Pasha do të ngritët në postin më të lartë në Pernadori, në postin e Kryevezirit, ku nuk do të qëndroi gjatë sepse më 1869 kishte shfaqur ide që të krijohet një vilajet shqiptar, propozim ky që synonte për t` i bashkuar realitetet e shkatrruara të Pashallëkut Janinës (1820) dhe Pashallëkut Shkodrës (1830). Po, Mithat Pasha e kishte të njohur edhe përpiekjën e kryengritjës së Dervish Carës (1841-1845), kryengritje ajo që ishte me siperfaqe më gjithëpërfshirëse për kombin shqiptar, gjithënjë në lidhje dhe formësim më të organizuar politiko-shtetëror të kombit në formim politik, ushtrak dhe arsimor.

Në bazë të dokumenteve që janë sajuar nga diplomatët e kohës, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kuadër të Çështjës Lindore ishte nxituar nga poshtë-lartë, që do të thot se në esencë si organizatë politiko-ushtraka dhe arsimore ishte nxitur kryesisht nga tragjedia e muhaxhirëve shqiptarë të Sanxhakut Nishit nga dhjetori i vitit 1877. Lidhur me këtë, nuk mund të anashkalohet Marrëveshja Sekrete që ishte berthama e tragjedisë shqiptare e që ishte lidhë në mes Vjenës dhe Peterburgut në Budapesht më 15 janar 1877. Me këtë Marrëveshe Austro-Hungaria dhe Rusia i kishin ndarë rrolet për ta goditur ushtrakisht Portën, për ta larguar nga Evropa. Këtë synim e pelqenin në çdo aspekt edhe Anglia, Franca, Gjermania dhe Italia, por më tepër marrëveshja ishte në interes të ekspanzionit serbian, malazez dhe grek ndaj tokave shqiptare.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, Lidhje Shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878) lindi me moton: “Që tokat shqiptare në asnjë variantë nuk mund t` i dhuroheshin Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë, ose cilitdo shtet ose popull tjetër”. Por ky qëndrim duhej për t` u ngritur në institucion politik që do të mbrohet me forcë të tërë kombit shqiptar. Prandaj, Fuqitë evropiane dhe politika e popujve fqinjë të shqiptarëve, e kishin hetuar një plagë gati të pasherueshme në Shqiptari, sepse populli shqiptar ishte i ndarë në tri taborre fetare: në musliman që ishin të varuar nga Stambolli, në katolik që ishin të influencuar nga Roma dhe ortodoks që ishin të papranuar nga Patrikana e Vaselenës me seli në Stamboll, së cilës i ndihmonin Patrikana serbe, Patrikana Greke dhe Patrikana Bullgare. Protestantizmi ende nuk kishte vëndsur bimë “frytore” ndër shqiptar. Kjo ndasi e ngjizur tmerrësisht për poret e kombit shqiptar, nuk i lejonte as që të duken në sqenën historike partitë politike, siq ngjau te popujt tjerë të Ballkanit, të cilën e kishin një rreligjion, që ishin më homogjen. E vërteta, Lidhja Shqiptare ishte lajmëruar si organizatë politike kombëtare, por në asnjë etapë të jetës saj nuk pati fuqi që të shkëputet nga vetëvetja në tërësi, dhe t`i përfshijë pjestarët e të gjitha rreligjioneve dhe krahinave deri në atë nivel, të paktën ashtu si e kishin fuqinë numerike. Në lidhje me këtë, në Kongresin e Parë të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit vrehet sipas të gjitha dokumenteve, një pjesëmarrje shumë e zbehtë e katolikëve e pjesërisht edhe e ortodoksve shqiptarë në aktivitetin politiko ushtrak të saj. Ky realitet shfaqej për faktin se kleri katolik shqiptar nuk e pranonte në as një variantë asnjë prijës politik shqiptar e që i takonte rreligjionit islam, shkruante Ymer Prizreni në një dokument parapërgatitor nga prilli i vitit 1878.  Kjo ndasi kombëtare me plotë tinzi politike vinte për faktin se ndikimi nga Austria ishte po aq rreligjioz me premisa fanatike dhe mos më tepër ishte një lloj bariere se sa ai që vinte nga Patrikana e Stambollit dhe Fanari grek. Ndërsa nga rreligjioni islam sa tri taboret tjera rreligjioze pengesat për shkëputje nga Padishahu ishin të një niveli më të lartë së bashku. Pra pengesa ishte vetëvetja për themelimin e një shteti etnik, sepse po mos të kishte pengesa të brendëshme, Shqipëria do të bëhej shumë më heret, pra para 28 XI 1912.

Gjithënjë në bazë të ideve për çlirim kombëtar, nëse shiqohën organizatat që i ndihmonin muhaxherët e shkretë më 1978/79, çështja e tragjedisë shqiptare kuptpohet në lakuriqsisnë më eklatante, se shqiptarët ishin të mbështetur për muri, se ishin të përqarë në taborre rreligjioze dhe krahina. Po jo vetëm për këtë që e shënuan si një ngecje kulturo arsimore dhe ekonomiko politike me përmasa targjike, por okupatori osmanli, e luftonte çdo shkëndi kombëtare shqiptare, me të gjitha mjetet. Në lidhje me këtë, çdo organizim politik që hapte horizonte të reja kombëtare për shqiptarë, e që idetë zakonisht vinin nga jashtë, nga pushteti qendror dhe lokal i okupatorit osman, shqiptarët priteshin me zjarrë dhe hekur. Në këtë aspekt, duhet shënuar se Jeronim De Rada e shkroi një program kombëtar qysh më 1844, dhe, Naum Viçelhagji shkroi një ABETARE po më 1844, por a mbetën gati anonim dhe kur u bë i njohur ngecja atëherë Naim Frashëri duke imituar Homerin (Liada dhe Odiseja), shkroi Historinë e Skenderbeut dhe Çerbelanë, vepra këto që aspironin ta bëjnë: I kemi shqiptarët, ta bëjmë Shqypnin . Kurse, Sami Frashëri shkroi studimin e vizionit kombëtar: “Shqipëria ç`ka qenë ç` është e çdo të bëhet” më 1899. Pra në fund të shekullit XIX, atëherë kur pjekuria politike e kombeve fqinjë kishte arritur kulme, kuptohet të mbështetura nga: Vjena, Parisi, Londra, Roma, Berlini dhe sidomos nga Peterburgu.

2. Kush ishte në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878 

Kongresit të parë shqiptar i ka paraprirë një aktivitet i gjërë politik, me faktin se po nuk u veprua politikisht dhe nëse e do nevoja edhe ushtarakisht, Shqiptaria do të shndërrohej në copëza shumë lehtë e vetshkatrruar edhe më tepër se sa që ndodhi. Pra ambicjeve fqinjëve për okupim të trojeve shqiptare u kishte ardhur çasti më i volitëshëm, por edhe shqiptarët, sidomos ata të religjionit islam ishin vënë në lëvizje me moton për liri ja vdekje, sidomos më 1881. Populli duke qenë i mbështetur për muri, do t` i drejtohet Sulltanit:

Baba mbret ma falë Kosovën,

Ma shite Nishin e Kushumlinë,

Shite Ulqin, Plavë e Gucinë,

E qite n` pazar tan` Shiptarinë!

Organizatorët e Kongresin gjithëshqiptar ishin në dieni se do të mbahet Kongresi i Berlinit i gjashtë fuqive evropiane më 13 qershor 1878. E dinin se aty do të vendoset se kah duhet rreshtuar “anijet kombëtare”, seicili komb së pakut i trevës së Ballkanit. Nga ky kongres do të saktësohet në shkallë filizofike politika 1+1+1, që do të thot se duhet rreshtim: anti osman + anti islam + pro ortodoks. Ky rreshtim ka qenë në “modë” politikishtë në Evropë deri në Paqën e Versajit më 1919, kur vazhdoi filozofia politike numerika 1+1+1, por që rreshtim duhej të ishte: anti Kominternë, anti Gjerman dhe pro Vatikanit. Mbi këto germadha lindi Mbretëria SKS si armike më e përbetuar e shqiptarisë gjatë gjithë shekullit XX-të, me që rast sllavët ortodoks e prenin shqiptarinë në fyt, ndërsa sllavët katolik i venin thikën pas shpine pikërisht në kurriz. E filozofia e e dy etapave (1878-1919 dhe 1919-1941) ishte se shqiptarët e rreligjionit islam gjithnjë identifikoheshin me osmanlinë edhe pse i kishin drejtuar 53 kryengritje antiturke. Mu për këtë qëllim deri më 1939 Serbia i shkroi 11 programe të shfarosjen e shqiptarëve.

3. Pjesëmarrsit kryesor në Kongresin e Lidhjës Shqiptare sipas Kristo Dakos

Për ta kuptuar më saktësisht realitetin po i shënojmë emrat e pjesëmarrësve të Kongresit Parë të Lidhjës Shqiptare, që sipas një dokumenti osman që ruhet në Arkivin e Stamnbollit, e që ka ndryshime me dokumentet tjera të njohura e të botuara deri me tash. Dokumenti me emra të paktën dëshmon se cilat krahina i përfaqsonin shqiptarët, prandaj për mbiemër shënojnë emrin e krahinës që e përfaqsonin. Ja faktet: 1.Myderriz Ymer Prizreni, 2. Ali Pash Gucia, 3. Sulejman Vokshi Gjakova, 4. Abdyl Pash Peja,5. Shaqir Ag Peja, 6. Zejnel Efendi Peja, 7. Mulla Zekë Peja, 8.Ahmet Koronica Gjakova, 9.Hasan Pash Deralla Tetova, 10. Ejup Beg Pazari (Sanxhaklia), 11. Ali Dragë Mitrovica,12. Osman Myfti Prishtina, 13. Ali Kurtesh Mitrovica, 14. Mustafë Beg Shkupi, 15. Mustafë Koxhobash Shkupi. 16. Jashar Beg Kumanova, 17. Haxhi Ymer Efendi Kumanova, 18. Maksut Shehu Presheva, 19. Kamer Ag Presheva, 20. Haxhi Abas Presheva, 21. Ali Bej Tirana, 22. Arsllan Beg Elbasani, 23. Abdullah Efendi Shkupi, 24. Haxhi Sadik Tetova, 25. Hysen Beg Gjilani 26. Binak Alia Malsori, 27. Ali Ibra Malsori, 28. N`atali Prelestja, 29. Ymer Bej Gjirokastra, 30. Qazim Beg Gjirokastra,31. Nahim Beg Frashëri, 32. Abdyl Beg Frashëri, 33. N` tali Beg Preveza, 34. Abedin Pash Ministërliu,35. Mustafë Pash Vlora, 36. Pjetër Beg Janina, 37. Jani Vreto Kaniza. Mungojnë emrat e 17 pjesëmarrësve zyrtar nga Shqipëria e Mesme dhe ajo Jugore. Nuk shënohet asnjë përfaqsues nga Vilajeti i Shkodrës, edhe pse Vaso Pash Shkodrani i kishte shkruar disa varianta të programit themeltar.

Kongresi, thot dokumenti osman filloi me 5 qershor 1878, dhe në te muarën pjesë 5000 përfaqsues të kombit. Unanimisht aty kongresistët u pajtuan që:

  1. Tokat shqiptare në asnjë variantë nuk mund t` i dhurohën Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë ose cilit do qoftë shtet ose popull; 2. Që të gjitha tokat të cilat Serbia dhe Mali i Zi në këtë luftë (1877-1878) i kanë okupuar nga duartë e Turqisë, e në të cilat toka kanë jetuar shqiptarët nga kohërat më të vjetra antike, duhet t` i kthehen trungut e që do të thot Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit, që kanë popullsi shqiptare autoktone; 3. Që Kongresi lidhur me këtë të veprojë edhe në Evropë në Kongresin e Berlinit dhe te Porta; 4. Që Kongresi me tërë fuqinë të mirret që shqiptarëve t` u pranohet pavarësia të cilën para 50 vjetëve e më tepër u është marrë, që do të thot se në viset shqiptare mos të dërgohën nepënës nga Stambolli dhe mos t` i emrojë më Sulltani dhe Porta, por ata të zgjidhen nga meset shqiptare; 5. Që Sulltani mos të kërkojë më regrutë dhe taksa nga shqiptarët. Me këto kerkesa, Kongresi shfaqi platformën e PAVARËSISË nga Stambolli. Në këtë kërksë janë shumë të vëndosur shqiptarët e sidomos Shqipëria Veriore, posaqerisht paria e muhaxherëve të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit. Ky dokument është përpiluar në dy kopje. Në të dy kopjet janë venë nga 4000 nënshkrime, ku pasojnë edhe myhyrët e nënshkruasëve. Një kopje, thuhet në materialin përcjellës i është dërguar Sulltanit menjëherë. Kurse Kopja e dytë i është dërguar Kongresit Berlinit. Pas këtij dërgimi caktohën dy përfaqsues nga shqiptarët për t` ia dorëzuar Kongresit Berlinit kërkesat rreth tërësisë toksore etnike shqiptare.  Delegatët ishin Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto. (Nuk figurojnë emra tjerë-HB).

Kërkesat drejtuar Sulltanit dhe Kongresit Berlinit i nënshkruan me myhyrë edhe 30 serbianë të njohur nga Sanxhaku i Prizrenit. Madje dy prej tyre si tregtarë që ishin Kongresi i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit i kishte autorizuar që ta bartin postën me Stambollin. Këta tregtarë, thuhet në dokumentet sekrete ishin në lidhje me Mitropolitin (Mihajlo) Rashkë-Prizren si dhe me popin Jovan Popoviq. Kjo do të thot se qarqet e pushtetit Jovan Ristiqit ishin në dieni detale për çdo veprim të Myderriz Ymer Prizrenit dhe kongresistëve tjerë. Kongresi, thuhet në dokument, ishte publik, që do të thot se aty mund të merrnin informata edhe armiqët e Lidhjës. Deri sa një pjesë e organizmit ishte bërë ilegalisht prej Stambollit dhe pushtetit osman, çdo vendim më parë bëhej i njohur për Stambollin dhe Beogradin e Vjenën se sa për degët e Lidhjës. Në dokumentin dërguar Sulltanit ishte plasuar edhe ky anks pyetës: “A janë të shitur Aranutët, kur nuk po kërkojnë pushtet tjetër (rezervë), dhe si do të qeverisin ata që po kryejnë pazare pa pronarin e njohur të trojeve arnaute, e që janë shqiptarët”. Jo vetëm kaq tërë konceptualiteti i vendimeve të Kongresit shqiptar ishte në gjuhën e pushtuesit si: “Kararname”-Libri i Vendimeve”, dhe të gjithë merat e Komisoneve që mirreshin me çështjën e muhaxhirëve. Sulltani sipas këtij dokuemti paska lëshuar përgjegje: “Ju jeni të mijtë dhe të askujt tjetër. Prandaj tubohuni dhe armatosuni për ta ruajtur vatanin”. Për këtë qëndrim, pas një analize të thellë të dokuemnteve shtesë erdhëm në përfundim se kërkesat nuk janë realiste, nuk janë burimore, nuk janë të shprehura nga Sulltani, por janë nga dora e ndonjë oborrtari, që provonte për t` i dezorientuar përfaqsuesit shqiptar me premtime dhe dinakëri të nëntokës orientale, “derisa të kalojë stuhia”.

4. Çka flasin dokumente anglo franceze për çështjen shqiptare  

Dokumente angleze dhe frenge flasin për diçka që duhet besuar sidomos rreth angazhimit të Portës për muhaxhirët, si pasojë e tragjedisë në dhjetor 1877. Ja faktet: 1.Ata që mbetën për t` u arratisur, sepse mbi 65% të popullit u masakrua, në Sanxhakun e Nishit e që ishin nga 60 000 deri në 70 000 frymë, duhet të adresohen. Sipas John Rossit, muhaxhirët shqiptarë që u larguan nga krahinat e Kushumlisë, Prekupës, Leskofcit, Vranjës dhe Nishit, u vëndosën gati në tërësi në Vilajetin e Kosovës. Lidhur me këtë Mustafa Efendia, (shkruan Dr Skender Rizaj, historian specialsit i dokumenetve osmane dhe angleze-botues i tyre-HB), se ushtria serbiane ka bërë plojë mbi shqiptarët autokton në pjesët më veriore të Vilajetit Kosovës siç janë Sanxhaku i Nishit, Sanxhaku i Prishtinës dhe po aspiron për të depërtuar në lumin Dri sepse Shkupin e ka cakun e parë, për të zbritur në Selanik dhe Durrës. Lidhur me këtë Valiu i Kosovës Rifat Pasha, kishte apeluar për ndihmë për muhaxhirët në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Sipas Layardit mbi 100 000 muhaxhirë pa asgjë janë përqëndruar në afrësi të Shkupit. Për këtë tragjedi Kongresin e Berlinit paria e Lidhjës Shqiptare e kishte njohutuar me 145 peticione. Reagimet për mizorinë ndaj shqiptarëve po bëheshin edhe nga Ambasadorët e Anglisë dhe Francës në Stamboll. Në reagimet e tyre mësohet se popullsia që po i nënshtrohej gjenocidit ishte edhe nga: Janina, Manstiri, Tivari, Podgorica, Shpuza, Gruda, Hoti, Jeni Pazari, Bosnja, Prishtina e deri te Dibra.

3. Komisioni i Portës për ndihma muhaxhirëve 

Në rend të parë për strehimin e muhaxhirëve u përkujdes Lidhja Shqptare e Prizrenit me tërë strukturën e saj organizative. Por edhe Porta pati themeluar Komision i cili e paraqiti në janar 1878, çështjën e muhaxhirëve në Parlamentin Osman. Aty diskutuan  Myderriz Ymer Prizreni, Zia Prishtina dhe Abdyl Frashëri, duke propozuar mendime për zgjidhjën e kësaj çështje tragjike kombëtare shqiptare, e shkaktuar nga fallanga ortodokse sllave, e ku përkah mizoritë dalloheshin serbët dhe grekët, por nuk mbetën prapa as malazezët, të cilët përkah gjaku shumica kanë prejardhe ilire-arbanase.

Në lidhje me këtë edhe Prishtina si qendër e Sanxhakut kishte themeluar Komision për ndihma muhaxherëve. Në krye të Komisionit ishte sekretari i Vilajetit (Mektubi Vilajet). Kryetari i dytë ishte zavendsi i valiut dhe quhej Ahmet Efendia. Ndihmësit e tij ishin edhe Ahmet Efendiu, Fetah Efendiu, Rexhep Efendiu, Mehmet Aga dhe Salih Efendiu.Për strehimin e muhaxhirëve kujdesëshin: Bejtullah Aga, Hamid Aga (ishte komandant i kompanisë), Mehmet Aga, Jusuf Aga, Ali Efendiia, Halil Efendiu. Këto personalitete tërë pasurinë e tyre e kishin vënë në “prehër” të Valiut, me qëllim që t` u ndihmohet muhaxhirëve.

Me çështjen e muhaxhirëve mirret edhe Stambolli. Aty  më 21 janar 1878 do të themelohet Komiteti Ndërkombëtar për Ndihmë Muhaxhirëve. Në bazë të dokumenteve, vetëm në janar 1878 në Stamboll arrijnë 80 000 muhaxhirë, shumica e tyre me smundje të ndryshme, me që rast dokumentet zbulojnë se vdesin për çdo ditë nga 4-5 persona. Për këtë realitet tragjik të një populli pushteti kërkon ndihmë edhe nga Evropa dhe Amerika, sepse numri i të pastrehëve është bërë enorm. Në lidhje me këtë tragjedi, dokumentet e kohës njohtojnë se në prill 1878 numri i të vdekurve nga smundjet infektive arrin në 400 deri në 500 persona për çdo ditë. Për ta penguar tragjedinë e mëtejme pushteti do t` i hapë 9 spitale speciale. Për ndihmë muhaxhirëve pushteti kishte siguruar 30 204 lira ari, shumë kjo që majftonte për ndihma jo vetëm për t` siguruar mjekë dhe ilaqe, por edhe për t` i paguar mjekët si dhe për të blerë ushqim për muhaxhirë. Në një dokument francez theksohet se kriza e refuxhatëve shqiptar, ishte kthyer në tragjedi të një populli, i cili nga koha e Skenderbeut ka dhënë prova se është i posaqëm në Ballkan, prandaj meriton një përkujdesje diplomatike, sepse “infeksioni” munet të metastazojë në tërë Evropën.

Në lidhje me realitetin në popull lajmërohën disa çështje që në aspektin teorik nuk janë eksplikuar kurr. Prandaj i shtrojmë këto çështje: Pse Porta themeloi Komisione dhe Komitet për ndihma muhaxhirëve; 2.A ishte themeluar Lidhja Shqiptare vetëm për t` i mbrojtur muhaxhirët dhe njëherit trojet shqiptare; 3. Pse Lidhja shqiptare kur ishte “pro osmane” e luftoi pushtetin e Osmanlisë; 4.Pse organizatorët kryesor të Lidhjës ishin gati të gjithë të rreligjonit islam dhe jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo kryengritje antiosmane; 5.Pse pushteti osman e shuan me vargoj gjaku Lidhjën Shqiptare; 6. Ku është paria politike krishtere dhe qendrat e fuqisë të cilave u “sherbenin” në tërë luftën për çlirim dhe emancipim kombëtar. Lidhur me këtë, dokumentet italiane, greke dhe serbe zbulojnë çarje të tmerrshme në mes parisë shqiptare, dokumente ato që kanë ngarkes shoviniste. E vërteta në gjirin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886) vepronin dy parti politike: Partia radikale që ishte për shkëputje definitive nga Porta. Këtë parti e drejtonin: Ymer Pruzreni, Abdyl Frashëri, Vaso Pasha, Mehmet Ali Vrioni-Berati, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka e shumë të tjerë. Ndërsa partia opozitare ishte për moslargimi nga pushteti i Portës. Prandaj ata që i lexojnë dokumentet e këtij taborri nxierrin përfundime se “Lidhja ishte pro Sulltnait”, konkludim ky i nxierrur nga paragjykimet ose rreligjioze ose politke, por në asnjë variantë shkencore. Së këndejmi, duke i lexuar dokumentet kryesore të Lidhjës gati fitohet një përshtypje se nuk merrnin pjesë qarqet katolike. Dhe për ta treguar të vërtetën në fund të këtij studimi do të plasojmë dokumentin e parisë së Shkodrës, i dërguar Kongresit Berlinit dhe i nënshkruar nga 500 personalitete. Aty tekstualisht, ndër të tjera thuhet: “ Nuk do të pranojmë në të ardhmën kurrfar Flamuri tjetër, përëps atij të Skëndrebeut. Nuk kanë për t` iu bindur asnjë urdhëri që nuk tingllonnë gjuhën shqipe”. Në memorandum theksohet hapur se “shqiptarët janë të rreshtuar kah Anglia dhe Amerika”

6.Strehimi i muhaxhirëve nepër Vilajetin e Kosovës 

Serbia dëshmojnë argumentet arkivore duhet të paditët në GJND për gjenocidin ndaj shqiptarëve autokton në Sanxhakun e Nishit, trevat e të cilit u kthyen në germadhe në dhjetor 1877. Ndërsa popullsia e tëra me pasurinë që e kishin u kthye në shkrum e hi ndërsa kufomat në lëndë për krematorium. Lidhur me këtë dokumentet e kohës dëshmojnë për sasi të mëdha muhaxhërsh që u strehuan në Sanxhakun e Prishtinës. Shifrat sipas dokeumenteve sillën nga 140 000 deri në 200 000 frymë. Por autorët serbian janë përpiekur që numrat e të shpërngulurve t` i zvoglojnë duke u friguar se një ditë do të pasojë denimi dhe vendimi i GJND për pagesë të reparacioneve do të jetë një peshë e papërballuar për shtetin. Lidhur me këtë tragjedi Myftiu i Vilajetit Kosovës Hajdar Beu ankohet se fjala është për 100 000 muhaxherë që janë në gjendje shumë të rëndë ekoniomike dhe shëndetsore. Në lidhje me këtë tragjedi konzulli anglez në Selanik  J. E. Blunt theskon se Osman Pasha e kishte informuar se 65000 muhaxherë janë buzë vdekjës nga uria dhe smundjet e ndryshme më 1878. Prej tyre, në trevat e Vushtrris ishin strehuar 11000 muhaxhirë, në trevat e Prishtinës ishin strehuar 17000 muhaxhirë, në trevat e Gjilanit ishin strehuar 13000 muhaxhirë, në trevat e Shkupit ishin strehuar 16000 muhaxhirë dhe në trevat e Jeni Pazarit ishin strehuar 8000 muhaxhirë.

  1. Strehimi i muhaxhirëve në trevat e Vilajetit Shkodrës

Kur malazezët e pushtojnë Tivarin, Podgoricën dhe trevën e Ulqinit me qytezë, afro 30 000 persona i kishin kthyer në rrefuxhatë. Në këtë kohë dokumentet flasin edhe për 200 000 rrefugjatë që ishin larguar nga Bosnja. Refugjatët sipas Kirbi Grecnit ishin nga krahina e Tivarit dhe Krajës. Për pozitën e muhaxhirëve të Shkodërs ka lërë shënime Valiu i Shkodrës. Por për pozitën e muhaxherëve interesim kishte shfaqur edhe Veziri i Madh Safet Pasha. Nga dokumentet kuptojmë se muhaxhirët kërkonin që Fuqitë Evropiane t` ua mundsojnë kthimin nepër vartrat tyre. Por kjo shpërngulje ishte bërë një lloj mode e të cilën e kishin krijuar rusët në krahinat e Kaukazit.

  1. Strehimi i muhaxherëve në Vilajetin e Janinës

Nga dokumentet angelze dhe frenge kuptojmë se në Vialjetin e Janinës kërkonin që t` u mundësohet kthimi nepër vatrat e tyre 65000 rrefuxhatëve. Në Vilajetin e Janinës grekët si pushtues të ri do të sulmojnë çdo shenjë që ishte shqiptare dhe për një kohë të shkurtër do ta greqizojnë gati në tërësi. Kjo popullsi edhe gjatë shekullit XX ka qenë në lëvizje kah Anadolli. Kështu si pasojë e pazareve greko turke për këmbim të popullsisë në baza fetare, gati në tërësi do të greqizohet krahina e Janinës.

9. Strehimi i muhaxhirëve në Vilajetin e Selanikut 

Në trevat e Vilajetit Selanikut ishin strehuar 82000 muhaxhirë. Ata ishin në gjendje të mjerueshme nga smundjet dhe si të pastregë ishin në çdo çast buzë vdekjës, sidomos nga smundjet ngjitëse. Në këtë vilajeti, thuhet në dokumentet angelze janë së pakut 20 000 refuxhatë nga Kosova e të cilët qarqet serbiane i kanë larguar nga shtpiat e tyre të sanxhaqeve të Nishit, Pirotit dhe Prishtinës.

10. Strehimi i muhaxhirëve në hapësirat e Anadollisë 

Sipas dokumenteve osmane nepër Anadolli muhaxhirët ishin strehuar në këto krahina si: në Çukurovë, Luginë të Xhejlanës, në krahinën e Jumurtalit, Misirit, Eskishehrit, Hisarit, Sivrës, Ankaras, Çankartisë, Jazgitit, Çerumit, Sivastrit etj. Në këto treva pushteti në mënyrë të organizuar do të krijojë koloni të mëdha, të cilave ua dedikon pronat e caktuar për të jetuar aty pa asnjë ngacmim. Numri i tyre sipas dokumenteve diplomatike sillet nga 150 000 deri në 250 000 persona. Pra kemi të bëjmë me një realitet tragjik që nuk do të shërohet si plagë së pakut për një shekull në vijim.

  1. Memorndumi i 500 patriotëve shqiptarë dërguar Kongresit Berlinit nga Shkodra

Ky dokuemnt deshmon se djalëri e Shkodrës ishte shumë e përparuar dhe kërkonte mbështetje nga Anglia, sidomos. Ja faktet:

“Shkelqesi, Një kohë që përfaqsuesit e fuqive të mëdhaja janë mbledhë në kongres (Berlinit-HB) për me dhanë një vendim themeluer e të drejtë mbi të gjitha pikat qi i përshtatën Çështjës së Orientit nuk kishte me qenë jashta temës edhe zani i shqiptarëve midis t` aq e aqë zanavetë qi lypin drejtësi, tue hjekë vërejtjen e fuqiplotëve.

Aq ma tepër na vjen të bespjmë se çështja shqiptare do të vehet në bisedim, se shofim se të gjitha komet tjera qi janë nën sundimin e perandorisë otomane, kanë nga një qeveri të nji diplomati që interpreton deshirat e tyne me nji që Shqypnija e mjerë është e vetmja që nuk e përfaqson kurkush.

Tue mos pas nji qeveri ajo nuk mundet të përfaqsohet prej vedi as nuk mundet të veprojë këso dore, prej së është nën pushtetin osman.

Evropa e dinë historinë tonë.Prindët t` onë sado të mundun kurr nuk ju shtruan armëve turke, por e ruajtën indipedencën e tyne, karakterin kombëtar, zakonet dhe gjuhën. Sado që jeton në fe të ndryshme, shqyptari katolikë qoftë, ose ortodokës a musliman e ka kryer me nji urrejtje si dhespotizmin otoman, ashtu edhe çdo dhespotizëm tjetër të huaj. Shi prej bregut të Bunës e deri në dyert e Janinës dëshira është nji, një është natyra e popujve, të cilët tfaqen të bashkuem e grumbull në njp lidhni omogene si kanë a`në e trupit si kah anë e racës. Qyash prej këti qyteti e deri te gjini i Ambrakisë (Nartës), elementi grek me propogandat e veta fetare e civile kontendon vendit faqe racës shqiptare e cila është banuesja më e vjetër aty, jo aqë tepër prej numrit, sa prej fuqisë e prej veprimeve të rrepta.

Rraca shqiptare ndryshon fortë shumë prej sllavëve, me të cilët përpiqet, si dhe prej grekëve me të cilët kurr njëherë nuk është përziemun tue mos kqyrë influencën e feve. Ky karakter kombëtar e ka ruejtë (racën shqiptare), për ma tepër se katër shekuj kundra shtërngimit të elementit turk, i cili ska muajt kursesi me i njisue. Porta e nalt ka dashtë me shti anarkinë Shqypnisë, tue mos i la të drejtë për krijim të nji qeverie në vedi e të posaqme, sa do që as ajo s` ka muajt me strosë qeverinë e saj, po ka muejt me shtue nër ta influencën e saj për një qeveri tjetër të dobët e të pa jetë, tue shterrë  (Shqypninë) prej lulës së djelmënisë së sajë të cilët i ka përdorë ndër gjithë luftrat që ka pasë në Anadolli.

Shqypnia përmbanaq qeveri sa janë edhe bajraqet e saja, qi është paras sikur mos me pasë asnjë, e prandej edhe çdo vullnet i njerëzve privatë (i shqyptarëvetë) mundet të mbrrijë deri në Kongres.

Por zani i shqyptarëve privatkishte me qenë tepër i pafuqishëm e ndoshta skishte me u ndie aspak po mos të  i delte zot e t` a siguronte ndonjë përfaqsues i ndonji fuqisë së madhe. E kjo fuqi s` kishte me qenë tjetër përveq se Anglija, e cila ndërmjet të gjitha fuqive tjera të mëdha ka ma të madhe interes në orient, që në Perandorinë Otomane të mos futet zgjedhje ma e mnerëshme se kjo që është.

Austria është tepër e interesatën edhe nuk mundet me mshefë tendencën e saj për me bamun Adriatikun nji liqe austriak, shtimun spiranin e saj qysh prej Trieshtit e deri në gjithë bregun e Shqipnisë e tue u restabilizue në limanet e këndshëm të Tivarit, Shën-gjinit, të Durrësit e të Vlorës.

Italia për mos me e fye gjelozinë e Austrisë e përpos me i lanë me u shpartallue e më u rropasë intencjonet e saja kufizohet për me dalë përkrahëse e mbrojtëse ndermejt neshë simbas principit të kombësisë me Perkore ( temperansa) të rregullshme. Ajo për me largue rrezikun qi munt t` i takojnë Shqypnisë por në qoftë se vehet për fija nji zotënim (domination), tjetër ma i randë se ky prandaj zbaton këtu (në Shqypni), influencën e saj qytetnore e kombëtare me këshillën e me miratimin.

Fuqitë tjera janë shumë të largëshme e nuk interesohen drejtëpërdrejtë për veq një Rusisë. Në anën tjetër këto fuqi indalin zot proteksionit të kombit shqiptar. Pra vetëm Anglia mund të t` i marrë nën vrejtje të plotë kërkimet t` ona, për me ia paraqitë Kongresit, ku kemi shpresë se do të përkrahen prej fuqive të tjera, të cilat njofin politikën e tyne qi kanë në Shqypni si dhe interesat e tyne në nji rasë, në të cilën principi i kombësive ka përbamun bazën kryesore të së drejtës botënore evropiane.

Anglia ka ingteres të gjallë për me vu në veprim nji roje e fortë kunra invadimit sllavë (invadimit të pansllavizmit rus) i cili është kah përparon tue shty kah Adriatiku; edhe kjo roje e cila duhej të ishë tashë në zbatim, lypse të përkrahet edhe prej atyre kombeve, mbi të cilat rabdon se afermi rreziku pikë së pari u shti tinsishtë dhe gati i përgaditun, tash tue i thye pritat e tue i përhapë propogandën e vetë me nji veprim të durueshëm punon gjatas e me fuqi të plotë aq sa nganjë anë i kërcnohet egërsisht Bullgarisë si me qenë një shtet i fortë. Nga ana tjetër kërcnohet Ruisa e cila përpara u mundonte me e shtri influencën e vet në Ballkan për arsye të besimit të krishten, sot qi ka diftue kjarsisht e me ngadhnjimin  e armëve të saja qëllimin e maparshëm që vedit ka bjerrë ç`do randësi në Shqypni e në Greqi ku kqyret me sy të keq të shkatrrimit të saj. Prandaj ky kombë lyp me padurim ndihmën e një kombi të madh qi të ndalojë rrënimit  e plotë t` Atdheut e të zhdukurit e emrit “Shqypetar”, prej kartës së Evropës.

Kjo frigë është qi nuk i la fiset shqipatre me lidhë nji aleancë me Malin e Zi, ushtrinë e të cilit  ekqyrin si nji paraprise të ushtrive ruse. Kjo frigë, qe prapë qi na ndaloi për mos me pranue paravnemet e bamuna prej anes s` Austrisë e së Rusisë, të cilat tue pasë qëllime të përkundërta, kishin për qëllim me na përpi e me asgjasue mëvehtësinë t` onë kombëtare. (Fjala është te Marrëveshja sekrete Ruso-Austriake e 15 janarit 1877, ku u ndan sferat e luftimit të Portës, në Bullgari Ruisa, në Vilajetin e Kosovës Serbia, me që rast u shndërrua Sanxhaku i Nishit në krematorium).

Sukurse nuk jemi as nuk duem me kenë turq, kështu kemi me i kundërshtue me të gjitha fuqitë t` ona atijë që të dojë me na ba sllavë, austrakë, a grekë. Na nuk dume me kenë tjetër gja veqse shqypatar. Për këtë ndiesi e tue drashtë mos të bjerrim komsinë t` onë, nuk kemi kqyrë me sy të mirë shkatrrimin e Perandorisë osmane, kundra se cilës me nji kohë të tjetër kishim bashkue armet t` oan e me ato të popujve kryengritës. Për këtë arsye t` adijë Evropa pse kemi lanë këtë rajë të bukur për me shkëputë atdheun tonë prej duerve të anmike e pse shpatat shqyptare, e nderueme tash e sa shekuj, nuk vërglloi sikurse pat zakon ndër të gjithë rreziqet luftarake të Lindjes. Shqypania ka nji faqe të lumnueshme me historinë e komevetë: prej Skender Begut e deri te Mark Boqari, e prej Lek Dukagjinit deri te Ali Pash Tepelena e Mahmut Pash Bushati, Shqypnia ka ruejtë karakterin e vet komtar e dëshiren  e vet të shejtë për një vetqeverim të plotë. Shqypatari në dashtë të ketë luftue ndër malet e veta për me ruejt votrat katragjyshe, në dashtë të ketë luftue për bri ushtrive të hueja, ashtë da gjithmonë në shej e me nderë. Ky karakter kombëtar kurrë i koritun e qi ka luftue mundësisht kundra mizorisë otomane për ma tepër se katër shekuj nuk mundet as nuk do të zhduket sot, në këtë shekull qytetnimi npër cepër të Aeropagut Evropian. Ky A`Eropagë është mbledhë sot për me njoftë të drejtat Ligjore të komeve, për interesa të cilat u ba kjo luftë, qi pandehej të ishte mbarue munë me traktatin e Shen Stefanit, por Evropa mori veshtë se ai traktat, në vend që me sigurue paqin kishte me kanë shkendi luftash të reja e më të rrepta, pse nuk patë nderue të drejtat e secilit kombë, mu u mundue me i ngatrrue e me i ligështue (këto kome të vogla), me krijimin e disa shteteve pak omogjene.

Popullësiave të numrueshme greke deshtë (a Eropagu) me i ngarkue zgjedhën sllave 9Mendohet nën robërinë ruse, bullgare), të cilën donte me e përhapë shi prej Detit Zi e te deri ndër brigjet e Adriatikut e të Egjeut. Feshirat greke janë të përbuzuna jo vetëm prek diplomacisë së padrejtë por edhe prej fuqive ruse që janë tue u shtri në Maqedoni. (Nuk e thekson në Sanxhakun e Nishit çudit[risht). Përkundrazi kërkohet që Mali i Zi i vogël (nga rusia cariste), të smadhohet etë zgjonohet deri te zemrat të Shqypnisë për me iu ba Rusisë urë për fitime të mëdhaja.

Rumunia nuk asht sllave edhe pse u ka ndhmue armeve ruse, jo vetëm është e lanun mbas dore, por me nji pamrojtje (pa qeveri) të pashoqe që kishte me muejt me u thierr trathti currohet (rrjpepet), prej krahinave ma të begatëshme.

Serbia edhe pse është sllave, nuk e shefë deshirën e saj të kryem si duhet, vetëm e vetëm, pse ka kenë frigë të mos bahet krejtë e veçme e autonome (kjo do të thot se Memorandumi është shkruar para Kongresit Berlinit diku gjatë majit 1878-HB). Qëllimii Rusisë pra, është i kjratë qi don me zotënue nepërmjet të Bullgarisë në Thrakë e në Bosforë e nepërmjet Malit të Zi në Shqypni e në Adriatik në mënyrë qi tue kanë e zoja e dy detnave kishte me mujt me u mbyll komeve perendimore të gjitha udhët e Orientit.

Për këtë qëllim e për me rrejtë Evropën, leht fantazma e pushtetit otoaman në Stamboll, tue u ba sulltanin nji xevensentës të qeverisë së Peterburgut e për këtë arsye nuk i epet ni zgjidhje themelore çështjes së Orientit.

Në qoftëse Rusia ka nxierr shpatën për me i dalë zot popujve të krishterë prej shtërngimit turk, pse lenë mbas dore nji pjesë shumë të madhe pa ndihma e pa mbrojtje (?) përse i lenë këta popuj gjithnjë nën zgjedhën e pa durueshme të cilët nuk mundet me i realizue reformat e premtueme sa herë. Ni qoftë se qëllimi i tijë është i kulluem pse nuk i rregullon popujt e libruem, simbas komsisë që i përket gjithë se të cilit. Athue se vetem bullgarët e malazezët kanë të drejtë për vetqeverim e popujve tjerë qi kërkojnë liri si grekët, shqyptarët, rumunët, meritojnë me kenë të denuem e me u marrë nepër këmb. A thue ndoshta kta popujt tjerë qi kërkojnë liri si grekët, shqypatarët, rumunët meritojnë me kenë të denuem e me u marrë nepër këmbë. A thues ndoshta këta popujt e mbram nuk ndien tjetër përveq me zgjedhë nji prej dy robnive turken ose sllaven, shtetet evropiane nuk munden me ba këtë padrejtësi e as nuk do të bajnë, në qoftëse nuk duen ma të qëndrojnë në këmbë rreziku i një lufte shemtuese.Pra as paqja nuk mund të jetë e qendrueshme as rregullimi, as qytetnimi ska me pasë vend n` Orient, nëqoftëse se prej shkatërrimit të Pernadorisë otomane nuk kanë me u mekambë kombësitë si e përbajnë.

Qi popijt sllav të formojnë shtete autonome është e drejtë e politikishtë e mirë, por është edhe e drejtë qi gjithë grekët të përmblidhën në nji trup kombëtar e qi edhe shqyptarët të kenë vetqeverimin e vet të formuem e të njoftun.

Shqypnia nuk mundet me u bashkue me Greqinë, se ka ndryshime të mëdhaja race e gjuhe, dokesh e zakonesh e qytetnimi; Shqypnia s` ka me durue kurr pushtetin slllav; Shqypnia ska me kenë kurr turke e këtë gjosendë e provojnë luftimet e perporshme katershekullore për me ruejtë të paprekun karakterin, tradicionet e fysinominë komtare. Besimi i shqiptarëvet ka muejt me ndrrue prej orthodoksisë në islamizëm e prej islamizmit në katolicizëm por, shqiptarët në dashtë ortodoks, në dashtë muhamendan, në dashtë katolikë nuk e kanë mohue kurrë etdhenë e tyne, por të qëndrueshëm kanë mbetë gjithëmonë e kudo shqiptarët.

Në pikpamje politike duhet me pasë parasysh se Shipnia është nji pritë kunra invazionit sllav, sikurse qe njiherë kundra invazionit otoman. Njiherë Evropa e robnueme ela Shqypnin në fatin e vet, e cila mbas nji vargu të gjatë luftimesh të lumnueshme u rrezikuen, por Evropa e shekullit XIX nuk ka me ba prap ni të këtill gabim e ka me marrë parasysh sherbimet qi ky kombë i ka siellë çështjës së qytetrimit.

Shqypnia, qi ka nji popullsi njimilioni e gjysmë banorësh, munet me que në kambë nji ushtri 40 mijë luftarësh tue qenë se këtu jemi të gjithë ushtarë që mësuem nder rreziqe që vaditun ndër luftime. Prandaj Diplomatia nuk ka tjetër detyrë, veç me përforcue e me njoftë ashtu statu qëo-in tue ndryshue formën e organizmit politik e adminstruer tue përmbledhë në dorë të njejtit fuqinë e shpërndame ndër krenë të parë fisesh. Edhe ishte mendimi mos me perkitë tansinë e preandorisë otomane, ky parim nuk kishte me u dhurue tue njoftë autonominë shqiptare. Të bajshin Fuqitë e mëdhaja këtë hap, me i njoftë autoniminë Shqipnis, ata nuk do të bajshin tjetër veç me bashkue me nji sa qeveri të vogla autonome të cilat edhe në paqën përba ndonjëherë fuqinë e Shqypnisë, kanë kenë edhe prore shkaku i ligështisë së vet, tue i dhanë këso dore provë të kqija; por me gjithë këtë na kemi kenë gjithëherë të gjikuem me padrejtësi. Kur kanë të shtimet e qeverisë turke qi tue drashtë gjithëmonë bashkimin e shqiptarëve, është mendue me mjellë dasina në popull.

Me e lanë Shqypinë në gjendje në të cilën gjindet sot, kishte me u ba ni faj q` ë nuk mund të përkohet kurrsesi as me interesa politike, as me interesa qytetnimi. E për nji mendë qytetnia nuk mundet me u përhapë në nji vendë ku anarhia përmban themelin e rregullimit shoqnuer, e ku nuk ka rregullim aty është ligështia e nuk mundet me u pritë nji zhvillim i plotë i fuqive të njijë komi. Pas kësaj është në interesë të gjithë komeve e sidomos të Austrisë e të Malit Zi, të Greqisë e të Bullgarisë që të vehet në Shqypni ni qeveri e rregullueme e qytetare, përmos me pasë ndër kufijtë e vet nji rrezik e nji shkak nga, të rrezash e turbullimesh.

  1. Nuk dojmë me Turqinë

Nuk është nevoja, qi ta themi se mashtrimi i Shqypnisë nuk mundet kurrsesi me u lanë në dorë të qeverisë turke, pse kishin me u ba rrethana edhe më të kqija; por kjo barrë kishte me qenë mirë t` iu vete nji komisioni ndër kombëtar, i cili ka me veprue në atë mënyrë qi donë me veprue për Bullgarinë e qi ka me veprue ndoshta në Kretë e ndër vende qi kanë me u bashkue me Greqinë. Por kje se ka me u ba ndryshej e se fati i jonë me iu pshtatë qeverisë turke, atëherë dishirojmë ma parë me ndejtë në anarhi në të cilën gjindemi.

Në kje se Fuqitë e mdhaja duhen me na regullue, shpresojmë se  nuk kanë me ba gabim qi me na vu nji qeveri, që mos të jetë kombëtare, ps edhe në kjoftë se këto farë masash janë marrë për Rumuni e Greqi, popuj të përparuem nuk mundet me u marrë për Shqypni, ku zakonet ene janë të trasha, të papërkulshme çdo njeriu të huej. Nji princ jo i vendit kishte me shkaktue kundërshtime, tue qenë se në Shqypni nuk mungojnë aso familjesh qi janë të mirëpame e kishin me qenë të zojat me qeverisun. Të gjithë shqiptarët tokë kanë me ju bashkue me enthuziazëm rreth ni princi qi ka  me muejt me naltue përseri ndërmalet e Shqypnisë, shqypen e zezë të Skenderbeut, por kanë me mebtë të përbuzun në kje se u diftohet ni flamur tjetër e në kje zani i urdhnit nuk tingllon në gjuhën shqype, sikurse dorzonia evropiane kje e nevojshme per me projtë princin danubjan, helvetijan e bellgun, mjashtu ashtë e nevojshme qi kjo pshtetje e kjo ndihmë t` u epet edhe shteteve të reja qi kanë me le nepër drejtësi të Kongresit Berlinit. Në kje se A`Eropagu ka mendime tjertëra e jeter sistem atëherë këto shtete kanë me u ba preja e elemntit sllavë ku Rusia do të shkelë tutje si osmanlia detum deti.

13.Çka lyp Shqypnia 

“ Prej rastit që patem nderin me i paraqitë shkelqesisë sate n` emen e në interes të gjithë bashkadhetarëve t` onë sjellim këto pika:

1.Pas interesës subjektive të shqyptarëve, janë edhe shkaqet tjera më të randësishme e në interes evropiane qi kshillojnë me e ndertue Shqypnin në nji kombë të lirë e vetçeveritarë, për me i përmba këso dore nji pritë pushtimit sllavë të cilat ishin imperativiste dhe dëmtonin në rendë të parë kombin maqedon e për me i dalë zot perendimit.

  1. Në kje se nuk veprohet këso dore Evropa heret a vonë ka me u gjetë në gjendje të shekullit XVI, atëherë kur vetëm nji mrekulli qindrese muejtë me pshtue Vjenënprej armve otomane.

III. Në kjoftë se duhet me sigurue paqën e qetsinë ndër popujt e Lindjës ashtë e nevojshme me i rregullue mbas kombësisë se të cilit tue marrë parasysh arsyet etthnike, gjeografike e historike.

  1. Shqypnia tue qenë nji kom i vetëm me visë me zakone, me trashigime, me histori e me të gjitha vetitë e nji tansisë komtare, ka të drejtë me u ndërtue me nji formë të përbashkët në nji qeveri të vteme.
  2. Qi kjo qeveri të jetë kombëtare e nënvueme në nji dynasti të komit.
  3. Qi barra e ndertimit të saj mos t` i vehet qeverisë Otomane, por nji komisioni të zgjedhun prej përfaqsuesve të fuqive evropiane qi vepra e tijë të dalë e dobishme logjike e e qendrueshme.

Qi se mbramit ky shtet si edhe çdo shtet tjetër qi ka me dalë prej shkatrrimit të perandorisë Otomane të vehet nën roje të Fuqive të mëdhaja qi në fillesë të vetë të mundet me pasë prej soshë këshilla miqsore e bujare, nji udhë-hjekës të sigurtë n` udhë të përparimit, nji projë e nji pshtetje të frtë.

Anglija, Nana e msuesja e lumnisë para gjithë fuqivetë të mdhaja, ka mjaftë gjithkundë të drejtat e ndryshme të komeve për nji vetqeverim, si bje fjala Rumunisë, Serbisë, Malit Zi. Ashtë mertimi e lumnia e saj qi ka shpejtue fatin Greqisë, e cila sot nën proje të shkelqesisë s` Ate mundet me përhapë e me plotësue unisimin e vet kombëtar të filluem prej helenëve të ndershëm kreshnik. Edhe Shqypnia ka me ua ditë për nderë Anglisë për njoftimin e vetqeverimit të vet, e ky njoftim nuk ka me qenë nji dhanëti e pafrytshme pse ndikimi i ketij shteti të ri ka me përtëri nji bashkim popujsht luftarë, qi ka me qenë ni pararojë e ushtrivetë të Evropës Perendimore”. Shkodër të Shqypnisë 13 qerrshor 1878 Shqyptarët. Ky dokument i drejtohej përfaqsuesit të Anglisë në Kongresin e Berlinit më 13 VI 1878.

14.Cili ishte “Kanuni Qeveritar i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit” 

I.Priztreni do të jentë qendra e Pleqësisë Qeveritare. Qendra për të gjitha kazatë e Shqypnisë. Anëtarët e kësaj pleqësie do të zgjidhen nga delegatët e sangjakve. Kjo Pleqësi qendrore do të ketë degë në të gjitha qytetet e Shqyperië dhe antarët e tyre do të zgjidhen prej banorëve të qyteteve përkatëse dhe të katundeve të mëdha. Të gjitha këto pleqësitë do të punojnë simbas vendimeve të “Bashkimit”, dhe do të përdorin në letërkendimin që do të kanë midis tyre, vulat e delegatëve që i posedojnë.

  1. Përveq delegatëve që do të mbeten në Prizren si antarë të Pleqësisë Qeveritare Qendrore, të tjerët do të kthehen nëpër viset e tyre përkatëse dhe janë të deyruar të formojnë degët qeveritare të qyteteve, nji orë e ma parë dhe këto degë do të bëjnë gati ushtrinë mbrenda 10-15 ditëve, dhe të veprojnë simbas urdhërit që do të marrin pej kësaj.

III. Çdo qytet do të dërgojë ushtrinë e vet në dy kohë të caktueme.

  1. Çdo kaza do të përkujdeset që të mësojë nji orë e më parë se sa njerëz gjinden që mund të përdorin pushkën dhe do të i dergoi këta si ushtarë të rregullt, atëje ku të jetë nevoja, simbas urdhrit të Pleqësisë qendrore.

V.Në qoftëse ka marrë fundë Kongresi, armiku hynë në ndonjë anë të Shqipërisë atëherë nga viset e afërme burrat do të mblidhen simbas zakonit “pterë” edhe kazatë e tjera me të marrë urdhërin e Pleqsisë Qendrore pa humbur kohë do të nisin ushtritë e tyre të organizuara.

  1. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së çdo kazaje do të zgjidhet ashtu si të gjithë oficerët e tjerë me votat e banorëve.

VII. Pleqësia Qeveritare e çdo zanxhaku dhe kazaje ka të drejtë t` i numrojë nji nga nji ushtarët dhe oficerët nuk mund të i kundershtohen kësaj mase.

VIII. Posa të kthehen delegatët nepër viset e tyre përkatëse duhet të bajnë nganji statistikë për armë që gjinden në viset e tyre duke shenuar sasinë e tyre dhe duke ja dergua pastaj Pleqsisë Qeveritare qendrore.

  1. Çdo njeri që është zgjedhë ushtarë prej kazasë së vetë duhet të shkojë pa vonesë në fushë të luftës. Në qoftëse ni ushtarë nuk shkon ose duke shkuar bën ndonji damë udhës ndër banorët, ose largohet nga fusha e luftës, do të denohet simbas fajit të kryem, duke ju djegur shtëpia ose duke ju varrur, ose duke u derguar në mërgim për të sherbyer në ushtrinë e rregullshme të Turqisë në viset e largëta. Në qoftëse ska shtëpi dhe fshihet tek dnonjeri nga farefisi i vet ai që do ta fshehi do të denhet simbas fajit që ka kryrerushtari.
  2. Në qoftëse ndonjëri ushtarë ka hikë nga rruga ose nga fusha e luftës dhe vete në nji tjetër kaza vendasit e kësaj detyrohen ta zënë dhe ta dergojnë ke dega qeveritare e kazasë së tyre. Denohet rreptësisht ai që do ta fshehë.
  3. Miftarër, Imamët dhe Pleqësia Qeveratre s çdo kazaje dhe çdo katundi do të kallxojnë drejtë –pa fshefur as nji se sa burra gjinden në viset e tyre përkatëse, të cilët mund të mbajnë armë. Ata që do të shkojnë kundra këtij urdhëri do të denohen me ndeshkimin më të rreptë që ka kanuni për rushfetqinjëtë.

XII. Çdo oficerë i vogël a i madhë do ti tregoi qprorit të vet numrin e vertetë të ushtarëve qi të gjinden nën urdhrin e tij. Denohet si rushfetgjinjë ata oficera që guxojnë të apin nji numër më të madhë.

XIII. Në fushë të luftës do të formohet nji Pleqsi e përshtatëshme për të ndarë midis ushtarëve begatinë që do të merret.

XIV.  Po të luftojnë me armikun e tre katër regjimentave përniherësh dhe prej këtyreve vetëm njëri ose dy të mundë të marrin kafshë do të kenë pjesë në kafshët simbas numrit të tyre edhe rregjimenet tjera që muerren pjesë në luftë. Ushtarët qi nuk luftuan nuk do të kanë asnji pjesë në kafshë, por nëqoftëse ushtarët që muaren bagëtinë po thyhen prej anmikut dhe ata që ishin në qendrat e tyre turren dhe i mbrojnë popullit  dhe bagtinë atëherë mund të marrin pjesë edhe këta. Përeq bagëtive çdo gjë tjetër që mund të mirret prej armikut do të jetë e atij që e morri.

XV.Në qoftëse ndonji oficerë a ushtarë i dergon kafshët pa i sjellë përpara Pleqsësisë në shtpi të vet atëherë degët e Pleqësisë qevritre të kazasë përkatëse e kanë për detyrë të i marrin e t`i dergojnë prap përpara Pleqsisë posaqme që është fofrmuem për këtë detyrë edhe njiherzit që guxuan të bëjnë këtë gjë jashtë vendimit jo vetëm që nuk do të marrinpjesë por edhe do të denohen si ushtarë që nuk kanë dëgjuar eprorin e tyre.

XVI. Degët e Pleqsësisë qeveritare  qendrore që gjinden në çdo kaza, kanë të drejtë të mbajnë ca njerëz që të lipset nga banorët e vendit për të forcuar “Bashkimin”.

XVII. Kuajtë dhe çdo sendë tjetër që do tu lipset ushtrisë, kur kjo të niset (për të vajyur atje ku i dergon Pleqsia qendrore) do të bahet gati nga degët qeveritare të kazasë së tyre.

XVIII. Kur ndonji oficerë do të rrëxohet nga grada që ka për ndonji fajë, atëherë vnedin e tij do ta zejë vetëm ai që do të zgjidhet prej nji Pleqsise ku do të formohet nga oficerët e rregjimentit përkatës.

XIX. Me çdo vetë ushtria do të ndahet në bylyke; çdo bylyk do të ketë nji ysbashë (Ktryeqinës), nji mylazim e pesë qaushllarë dhe një shkronjës. Nga ushtria e çdo vnedi ktë bylykë do të jenë katibë dhe nji do të jetë kalorës.

Pesë bylykë bëjnë nji taborr (rregjiment), çdo taborrë do të ketë nji bimbash, nji kollasë, nji imam (priftë) dhe shkronjës.Ulqini do të quhet Taborr –Qatipi dhe do të ketë bajraktarë sa të dojë nevoja. Çdo taborr do të ketë 500 vetë; do ti ketë  edhe disa kuajë që të mbajë plaqkat (teshat e nevojëshme) të taborrit. Këta kuaj do të merren prej kalorsisë së bylykëve. Katër taborre bashkë bëjnë nji ajalë. Çdo alajë do të ketë në krye edhe një alaj qatipi. Tetë taborre të bashkuara bajnë 2 alajë ose nji livahë, dhe do të jenë nën komandë të nji pashajit që do quhej Livash.

Ushqimi dhe pagesa do të jepet ushtarëve nga arka e mylqijet (të ardhurat e vendit). Nji bimbash do të ketë nën urdhërin e vet 500 shpirtë; mundet që edhe në krye të 300 vetëve të vihet nji bimbash. 2500 veta mjaftojnë për të përbamë nji Livahë*

*Dokumenti është botuar në gjuhën shqipe në revistën “AGIMI” më 1920. Dokumenti i është drejtuar Lord Beaconsfieldit, sepse shqiptarët kishin të vetmin besim në Anglinë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit vrehet edhe nga mija dokumente tjera se nuk kishte fare besim në diplomacinë e shteteve tjera, aq më parë kur shqiptarët po identifikoheshin si “turqë” (islamistë).

Të përfundojmë se Vendimet e Paqës së Shën Stefanit (mars 1878) si dhe Vendimet e Kongresit Berlinit në një mënyrë e treguan se e tërë Evropa është në një luftë të tipit kryqzatë, ku në rend të parë do të psonin shqiptarët e rreligjionit islam si dhe Boshnjakët e islamizuar. Kështu fenomeni i të qenunit muhaxhir do ta përcjell popullin shqiptar edhe gjatë gjithë shekullit XX. Së këndejmi Lidhja Shqiptare e Prizrenit e themeluar më 10 VI 1878 i kishte dy anë pozitive: ndikoi në ngritjën e çështjës kombëtare, dhe së dyti dëshmoi se ndërtimi i shtetit shqiptar është shpëtim i faktorit parë.

Por nuk mund të injorohet se Porta nga viti 1881 e deri më 1886 i organizoi 16 000 procese gjyqsore kundër organizatorëve të Lidhjës si dhe kundër luftetarëve të lirisë. E vërteta, të gjithë okupatorët pas vitit 1912 do ta marrin si shembull selljen e Stambollit ndaj shqiptarëve. Kështu vetëm më 28 VI 1913 në Gazimestan do të pushkatohen 500 burra të zgjedhur shqiptar. Edhe pas vitit 1918 kur mbi gjysma e viseve shqiptare u riokupua nga Mbretëria SKS pushteti do organizojë mizori pas mizorie. Në bazë të një statistike që ruhet në ish AJ S.14 deri më 1938 janë oragnizuar28000 procese gjyqsore. E njejta politikë do të instalohet më 1945-1948 kohë kjo kur në pronat e shqiptarëve u instaluan 24000 familje sllave, kur u organizuan procese gjyqsore, kur pati pushkatime pa gjyq e pa lërë gjurmë se ku i kanë varret.

Së këndejmi sot janë dy shtete shqiptare të cilat vijnë nga i njejti komb. Prandaj lufta për themelimin e shtetit etnik shqiptar duhet të vazhdohet, por pa cenuar asnjë të drejtë të kombeve tjera.

Në vijim po e siellim për herë të parë një vargnim të shkruar nga Ibrahim Lutfiu, vrarë në pabesi më 1951.

  1. SHQIPONJA E DREJTËSISË

Ç` ka Kosova që lëshon za,

Nexhip Beu punon pa pra.

Shkruan e mëson me urti,

Kudio nënat përkundin djepa

Ka pru sullin me i thanë Shipni.

Nuk po shkruan ai veq me mend,

Prej Drenice e në Permalinë,

Kuvendojnë e më shumë lëvizin,

Si me ba nji vend Shipninë.

 

Do xhelat ja nalen hovin,

Keq e treten në terr të zi,

Gjaku i ti këtu e gjithë jetën,

Na ban dritë për nji Shipni.

 

Po i Flamur qi e fali Zoti,

Kjoftë mallkue kush se don,

Nexhip Beu drejtues si loti,

Zemra m` dridhet kur të kujton.

 

Natë xhelatësh që shkumojnë,

Nexhip Deva në krye të kolonës,

Mirë e mësoi kah e drejtojnë

Amanet ja la Kosovës.

 

Gjaku i shqipës vepra të rinisë,

Krenar popull n` rrugë të lirisë,

Për liri kem dy detyra

Me nderue shoqi shojnë.

Se Shipnia asht m` e mira,

Fusha e male kur blerojnë.

 

Por më i mirë kur asht vatani.

Kur të gjithë nën nji Flamur,

T` ri e të vjetër mend ta mbani,

Bashk lirinë e kem në duar.

 

Kjoftë mallkue ai qi shan,

Të gjithë e kem nji porosi,

Këtu e n` Vlorë e pertej detit

Filetet shqip e i thon` Shipni.

(Vjersha është zbuluar në Dosjen e Qazim Bajgorës që ishte strehues ilegal i Ibrahim Lutfiut një kohë. Vargjet janë shkruar  nga Ibrahim Lutfiu më 1947).

Shkrimi i kushtohet atyre që e mbyllën shekullin e shqiptarëve me fitore: Endrit Carës, Ilir Konushefcit, Tahir Sinanit dhe Qerim Kelmendit, të gjithë heronjë të UÇK-ës, të Ushtrisë Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit!

Prishtinë, më 3 gusht 2023 

Alarmimi i gardianëve talebanë për shfaqjen hyrëse në Doku Fest në Prizren dhe rrëfime për jetën sociale të qytetit në të kaluarën

0
Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
____
Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit “moral tradicional”, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet. Për këtë ai shkroi: “Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”.
Dëshmi të tjera për homoseksualizmin otoman të shqiptarëve, përveç kësaj të Hahn, gjenden edhe në kapitullin 11 të librit “Islamic Homosexualities: Culture, History, and Literature” të autorëve Stephen O. Murray and Will Roscoe.
Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë.
Kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditunisë.

Me sa më duket, gjuhësia moderne ka filluar të evoluojë : e vërteta gjithmonë përfundon duke fituar!

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris 

Gjuhëtarët e fundit të shekullit të 19-të kishin dekretuar se gjuha “gjuha shqipe” ishte një gjuhë e veçuar nga gjuhët (të ashtuquajturat) indoevropiane…prandaj u fut në dollap ! Pikërisht më pas, dhe si rastësisht, historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët kishin dekretuar njëzëri se “Pellazgët” ishin një popull parahelen që i parapriu qytetërimit grek, por që u zhduk pa lënë gjurmë !
Pellazgët dhe Shqiptarët u hodhën kështu në koshin e plehrave të historisë. Këtu janë dy pohime të gabuara, të pajustifikuara, të papërgjegjshme dhe kriminale, sepse të gjithë këta pseudohistorianë, pseudoarkeologë dhe pseudogjuhëtarë nuk kanë kryer studime dhe kërkime multidisiplinare (siç kam bërë unë) pikërisht për Pellazgët dhe pasardhësit e tyre të fundit Shqiptarët. Secili nga këta akademikë u mbyll në kullën e tij e fildishtë që i pengoi ata të dinin të vërtetën për origjinën e tyre, historinë e tyre, kulturën e tyre, legjendat dhe traditat e tyre si dhe veçanërisht gjuhën e tyre, e cila është një lloj fosile e gjallë që i ka mbijetuar peripecive të kohës dhe e vetmja provë “e gjallë dhe e prekshme” të ekzistencës së Pellazgëve sot, pikërisht përmes kësaj gjuhe magjike “nënë” gjuhë amtare e Evropës, ku gjejmë shumë popuj ndërhyrës në këtë kontinent të vjetër (që vijnë nga ultësirat e Uralit dhe Azisë Qendrore) : Laponët, Helenët, Finlandezët, Estonezët, Hungarezët, Sllavët, Bullgarët, Ciganët….). Kështu këta gjuhëtarë jo vetëm që i shpërfillën Pellazgët dhe pasardhësit e tyre (Lélègët, Karienët, Liqeanët, Ligurët, Trojanët, Dardanët, Friggjianët, Thrakët…..dhe Shqiptarët e tanishëm nëpërmjet Trako-Ilirëve), por nuk vendosën asnjë lidhje midis këta të fundit dhe Shqiptarët, pasardhësit e fundit të këtij zinxhiri të vjetër etnik.
Helenët bënë gjithçka për të “eliminuar” Pellazgët dhe uzurpuan, monopolizuan, modifikuan dhe manipuluan të gjitha elementet e qytetërimit të tyre : kulturën, gjuhën, poemat epike, legjendat, adhurimin (mitologjinë), etj. Por për kot sepse krimi nuk ishte i përsosur për shkak të ngathtësisë së tyre, gabimeve të tyre, gënjeshtrave të tyre dhe pavarësisht “censurës” së bërë nga “logografët” e parë grekë, të cilët fakte i zbulova me bollëk gjatë tezës sime të paraqitur në Sorbonne të Parizit, ku kam pruar prova të prekshme, argumente përkatëse, analiza të thelluara dhe referenca të padiskutueshme.
Më në fund, pushtuesit e rinj helenë (semito-egjiptianët…konfirmuar nga Herodoti dhe autorët tragjikë « Eskili, Sofokliu dhe Euripidi ») për t’i vërtetuar pasardhësve të tyre se ishin « autoktonë » (fëmijë të vendit…ndersa i pushtuar !!) krijuan një “Përmbytje (!) ajo e Deukalionit e cila përmbytje do të kishte shkatërruar çdo gjë që ekzistonte « PARA » (qytetërimi pellazg, natyrisht) për të krijuar një tjetër « PAS » (qytetërimi i ri i pushtuesve helenë) : ky vend i ri antazmë që u shfaq si me magji u quajt →Hellade etnonimi i ri i marre nga emri « Helen » djali i Deukalionit dhe Pirrhës gruaja e tij ! Kjo është e Vërteta e injoruar nga të gjithë këta specialistë, pseudo-akademikë apo amatorë të pa vlerë si edhe fakte dhe elemente të tjera të rëndësishme.
Sot në vitin 2023 po vërej se gjuhësia po lëviz pak e pak (website science.org – 28 korrik 2023 / https://www.science.org/doi/10.1126/science.abg0818). Ajo gjuhësi kishte ngecur për më shumë se njëqind vite ! Lexova përmbledhjen e bërë për tabelën e re të pemës gjenealogjike të (të ashtuquajturave) gjuhëve indoevropiane ku vërej se aty del një e vërtetë por e tëra është e gabuar për shkak të disa të metave në metodologjinë e përdorur nga gjuhëtarët që nga fundi i shekullit të 19-të. Aty gjuha shqipe del në pozitën e 3-të kur duhet të dalë e para : ky është problemi kryesor i « indo-europeanizme » i krijuar në fund të shekullit XIXe s që po luftoj ka më tepër se 50 vjet. Do ta shpjegoj më gjatë një herë tjetër.
Peut être une image de carte, plan et texte qui dit ’Anatolian Tocharian Albanian Armenian Greek Indic Iranic Slavic Baltic Italic Germanic Celtic by-7000 yr B.P. Multiple major branches oindo-European already verged INDUS VALLEY CIVIL ZATION BMAC -7000 yr B.P. CHG/ Iranian ancestry spreads from south of Caucasus to Pontic to create ancestry mix local EHG -5000 yr B.P. Steppe CHG/ranian+EHG o ancestry mixspreads into north- central Europe Median estimate forstartof of start Indo European divergence 8120 yr B.P YAMNAYA CORDED WARE’

Papa Albani: Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar

Papa Klementi XI (Gjon Francesk Albani) lindi më 23 korrik 1649 dhe vdiq më 19 mars 1721 në Romë. Ai ishte Papa i 243 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Papa Klementi XI-Albani e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet.

Në vitin 1660-të pas kryerjes së shkollës fillore ai shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti do të emërohet si sekretar i dekreteve papnore dhe në shkurt 1690 do emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet papë i kishës katolike.

Ndihmesa ndaj Shqipërisë

Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI, për të bashkuar Krishtërimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri. Kisha katolike shqiptare dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703), i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat e Ohrit dhe Shkupit.

Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona, Edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.

Forhåndsvisning av bilde

Foto nga Kisha e Kuvendit te Arberit ne Melqi te Lezhes

Nga vinte familja e Albanit?

Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga zona e Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Gjergjin dhe Filipin, që ishin ish luftëtarë të Skënderbeut, të cilët pas rënies së tij u vendosën në Urbino. Atje, morën mbiemrin Albanesi që më pas e ndryshuan në Albani. Nga kjo familje rrodhën shumë kardinalë të shquar, diplomatë dhe burra shteti.

Klementi XI dhe Illyricum Sacrum

Një nga pjesët më interesante të librit “Illyricum Sacrum”, është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik, u mbyt në Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës. Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: “Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim.

Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioceziane shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë Aquileja mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Venedik, për arsye praktike u caktue Raguza si qendër mbasi ishte ma e përshtatshme edhe gjeografikisht.

Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Venedik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Venediku kishte edhe Institute e njerëz të përshtatshëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputin, i cili mori në dorëzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë.

Forhåndsvisning av bilde

At Filip Riceputti mbi një barkë të Venedikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut, duke u ndaluar në të gjitha qendrat ku kishte lëndë për punën e vet e nga këto qendra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qendrat e brendshme të vendit, prej nga i dërgohej lënda e duhur në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin E Tivarit.Prej Tivarit u dërguan lajmëtarë në të gjithë qendrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën duke i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorëshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltërave të Zadrimës, u mbyt në ujë duke kaluar Drinin, e humbi e gjithë ngarkesa e caktuar për At Riceputt-in.

Riceputti e ndau të gjithë lëndën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndarjet e renditjet përkatëse, simbas skemës që kishte përpiluar Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pati gati për shtyp, mbaruan ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, siç e kanë zakon kur vdes çdo anëtar i shoqërisë së tyre që ka në dorë çdo punë të rëndësishme, ngarkuan që të kujdesej për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre më të aftë për historografi, At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkruar nga At Filip Receputti, ishte punë me kritere historike të vjetruara. Mbasi u studiua mirë çështja e rezultoi si kishte raportuar At Daniel Farlati, eprorët ngarkuan këtë të niste punën përsëri simbas kritereve historiologjike moderne të kohës. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum e ndërroi jetë.

Figura e Klementit XI në historinë shqiptare

Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me “gjak shqiptar, “si një Pape me “origjine shqiptare,” si Papa që ka thirrut Kuvendin e Arbrit, dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare.

Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet “krenaria” e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI – Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore “se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj,” ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për Papa Klementin XI – Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk – Albani të zgjidhet Papë, për të dhënë një kontribut më të madh edhe në jetën politike në ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga Perandoria Osmane.

Forhåndsvisning av bilde

Me 25 prill 1993, gjatë vizitës në Shkodër të Papa Gjon Palit të dytë dhe ne intervistat qe i parapriu kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqipërisë, lidhje këto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmonë te mira për udhëheqësit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjerë, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historisë se Papeve) L.B. Von Pastor, pikërisht Papa Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapësirën me te madhe ne një vëllim, çka do të thotë se edhe nga aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape “i madh”, që ka lëne gjurmë te thella ne Kishën Katolike dhe ne jetën politike evropiane. Epiteti “i madh” zakonisht përdoret për ata Papë, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jetën politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjtëruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anën e djathte ne pjesën lart te Bazilikës se Shën Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino,, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera.

Krenaria e origjinës Shqiptare e Papës Klementi XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar përpara botës se është shqiptar. Në këtë mënyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Në historinë e gjate te Papatit, qe se bashku me Papën Gjon Pali i II, bëhen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombësise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.”

Vizita e ardhshme e Papa Françeskut në Kosovë

0

Nga Frank Shkreli

Në një intervistë me revistën spanjolle, “Vida Nueva”, me rastin e 65-vjetorit të saj, Papa Françesku foli për vizitat e tija të planifikuara n; vende të ndryshme, duke përmendur udhëtimet e ardhëshme që ka në plan të bëjë në Kosovë, në Argjentinë dhe Uruguaj, si vizita në përgatitje e sipër. Pyetjes: “Keni ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre të shpallura zyrtarisht? Papa Françesku është përgjigjur: “Jemi duke punuar për (një vizitë) në Kosovë, por nuk është definuar”, ka thënë Udhëheqsi i Kishës Katolike, sipas një njoftimi të Radio Vatikanit në gjuhën shqipe. Kjo do të ishte vizita e parë në histori që bënë Papa  në Kosovë.

Duke marrë parasysh rëndësinë historike që një vizitë e tillë ka për Kosovën, për Vatikanin dhe për Kombin shqiptar në përgjithësi, nuk besoj se Papa Françesku e bëri këtë njoftim si të thuash në një “vacuum” ose në një hapësirë boshllëku. Jo, jo, unë besoj se duke ditur rëndësinë historike dhe duke pasur në mend gjëndjen aktuale, veçanërisht, në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë në përgjithësi, përgatitjet kanë filluar me kohë dhe në hollësi, për një vizitë të tillë të Papës në Kosovë – Dardaninë e vjetër.

Disa të dhëna informative janë me vend për lexuesin – të dhëna që i paraparijnë dhe janë të nevojshëm për të venë në kontekstin e duhur edhe njoftimin e javës që kaloi nga Papa Françeskut për vizitën e tij në Kosovë, për të cilën ai njoftoi nga Portogalia se ka në plan të bëjë në Republikën e Kosovës.  Më shumë nga një shkrim modest i imi botuar në Maj të vitit 2019, me titull: Vatikani dhe Kosova Dardane:

  Frank Shkreli/ Vatikani dhe Kosova dardane

Marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kishës Katolike Shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi, janë aq të vjetra sa është edhe vetë historia e Kishës Katolike Universale. Siç është shprehur vet Shën Pali: “Kështu, prej Jerusalemit e deri në Iliri e kam kryer plotësisht detyrën time…”. Këto marrëdhënie, historikisht, kanë pasur të bëjnë në veçanti edhe me Dardaninë e vjetër, me Kishën e Dardanisë dhe me besimtarët e saj gjatë shekujve, pasi Dardania konsiderohej si një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative, me qendër në Shkupin shqiptar — sipas historianëve kishtarë të Dardanisë së vjetër, bazuar në dokumentet zyrtare që pasqyrojnë komunikimet midis Vatikanit dhe ipeshkvijve katolikë dardanë, gjatë një historie shumë shekullore e deri në ditët e sotme.

Në vazhdimësi të këtyre marrëdhënieve historike, ditët e fundit, u njoftuan dy lajme të mira nga Prishtina që të bëjnë optimist, se e ardhmja e lidhjeve të Vatikanit me Republikën Dardane të Kosovës, me Kishën Katolike Shqiptare dhe me besimtarët e saj atje, do të jetë edhe më e ndritshme. Sipas një lajmi të botuar në revistën “Drita”, organ kulturor fetar i Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës, Delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Imzot Jean-Marie Speich dhe Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji njoftuan nga Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë se, më 9 dhe 10 qershor, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin do të vizitonte Republikën e Kosovës. Lajmi tjetër me rëndësi është shpallja zyrtarisht e asaj që quhet Bula Papnore e që është një dokument apo dekret zyrtar publik i lëshuar nga Kuria Romake e (Vatikanit) dhe  firmosur nga Papa, me anë të të cilit merren vendime të rëndësishme për Kishën. Vendimi me vlerë të veçantë dhe historik që bart ky dokument është, se Rrethin Kishtar në Kosovë, aktualisht i njohur si Administratura Apostolike e Prizrenit, e ngre në shkallën dhe dinjitetin e dioqezës, me emrin Dioqeza Prizren – Prishtinë dhe njëkohësisht emëron ipeshkvin e saj të parë, Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodë Gjergjin.

“Ky nuk është thjesht një akt formal – juridik, edhe pse i nevojshëm. Unë nuk jam këtu për të kryer një procedurë, por për të përkujtuar diçka më të rëndësishme. Kjo Bulë na përkujton lidhjen e thellë mes kësaj Kishe vendore dhe Papës…Ky dokument tregon konkretisht që Papa Françesku ka në zemër të mirën e çdo njërit prej jush si dhe rritjen tuaj shpirtërore. Tregon gjithashtu edhe kujdesin e Bariut të përgjithshëm, si dhe afërsinë e tij me gëzimet dhe vuajtjet tuaja”, është shprehur Delegati Apostolik për Kosovën, Imzot Jean-Marie Speich, ndërsa ka njoftuar, zyrtarisht, dekretin për Dioqezën e re Prizren-Prishtinë.

“Ky akt i Kishës Universale, në krye me Papa Françeskun, ndaj Kishës sonë në Kosovë, që ishte bërë me dije me anë të një shkrese të Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, më 5 shtator 2018 dhe lexuar në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë nga ish-Delegati Apostolik për Kosovë, Mons. Juliusz Janusz, është akti më i rëndësishmi në pesë shekujt e fundit për Kishën Katolike në Kosovë, prandaj edhe historik, i cili do të shënohet në analet e historisë së krishtërimit ndër ne”, ka shkruar Don Fatmir Koliqi, në revistën Drita.

                  A group of men in white robes
Description automatically generatedIpeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke shpalosur Dekretin e Vatikanit  në prani edhe të Delegatit Apostolik për Kosovën.

Njoftohet se Sekretari i Shtetit të Vatikanit, gjatë vizitës së tij në Kosovë, përveç takimeve që do ketë me komunitetin katolik të Kosovës, do të zhvillojë edhe takime të tjera. Është kjo një vizitë historike për shtetin e ri të pavarur të Kosovës dhe për Kishën Katolike atje, pasi është hera e parë që një zyrtar i lartë i Vatikanit, në nivel të Sekretarit të Shtetit, viziton Prishtinën. Revista katolike “Drita” e cilëson vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Parolin si, “Një akt historik i këtyre viteve dhe muajve që kanë karakterizuar realitetin e raporteve të Kishës dhe të Vendit tonë me Selinë e Shenjtë”.

Pa dyshim se vizita e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Pietro Parolin në Kosovë, paraqet një rast të veçant për komunitetin katolik të vendit, që sipas revistës “Drita”, do të do të jetë edhe “një inkurajim për Kishën lokale ‘të vogël’, për të ecur gjithmonë në rrugën e besimit e të dashurisë vëllazërore”, duke “kontribuar për të mirën e mbarë shoqërisë së vendit si dhe për t’u sjellë të gjithëve afërsinë, dashurinë dhe bekimin e Papa Françeskut.”  Prandaj, komuniteti katolik i Kosovës e pret me gëzim e dashuri shtegtimin e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, kardinalit Pietro Parolin, ndërsa vendi e pret me një interes të veçant. S’ka dy dyshim se vizita e udhëheqësit të lartë të Vatikanit po tërheq një interesim të veçant, jo vetëm në radhët e besimtarëve katolikë në Kosovë, por edhe në mbarë vendin.A person in a black robe
Description automatically generatedSekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin do të vizitojë Kosovën më 9-10 qershor, 2019

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta bëri një vizitë të papritur në selinë e dioqezës së Kosovës në Prishtinë me rastin e ngritjes së Kishës Katolike të Kosovës nga Administraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe të emërimit të ipeshkvit dioqezian, imzot Dodë Gjergjit. Radio Vatikani njoftoi se gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike në Kosovë, Presidenti Meta përshëndeti vendimin e Papës dhe të Selisë së Shenjtë, ndërsa vlerësoi përkujdesin e tij atëror për Kombin shqiptar. Këshilltari i Presidentit Meta për çështjet e rajonit dhe diasporën, Ambasadori Flamur Gashi u shpreh për Radio Vatikanin se qëllimi i vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta në Prishtinë të hënën ishte për të, “Uruar përzemërsisht këtë vendim të Selisë së Shenjtë dhe të Papa Françeskut, si shenjë mirënjohjeje për të gjithë shqiptarët që tregon Selia e Shenjtë dhe si një përkujdesje të veçantë ndaj Kosovës dhe ndaj popullit tonë. Presidenti Meta vlerësoi lartë gjithë përkujdesjen, që sidomos nën drejtimin e Papa Françeskut, Selia e Shenjtë, për Shqiptarët: të paharruara janë momentet e shenjtërimit të Nënë Terezës, emërimi i kardinalit shqiptar Ernest Troshanit, vizita e parë në Evropë që bëri Papa Françesku ishte në Shqipëri, lumturimi i martirëve shqiptarë, vizita në vendlindjen e Nënë Terezës në Shkup para disa kohësh e Papa Françeskut dhe së fundmi lajmi i gëzuar i krijimit të dioqezës së Kosovës dhe emërimi me kompetenca të plota i ipeshkvit por edhe vizita në qershor e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolini. Pra, Presidenti Meta ishte i entuziazmuar dhe tepër i gëzuar për këto që po ndodhin në raportet e shqiptarëve, në përgjithësi me Selinë e Shenjtë nën drejtimin e Papa Françeskut”, është shprehur për Radio Vatikanin në gjuhën shqip, Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për çështjet e rajonit dhe për diasporën, Ambasadori Flamur Gashi.

Vendimi i Papa Françeskut për të themeluar Dioqezën Prizren – Prishtinë, emërimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergjin, si Ipeshkvin e saj të parë dhe vizita, muajin që vjen, me 9-10 qershor, 2019 në Kosovë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, janë në vetvete ngjarje me rëndësi në vazhdimësinë historike të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Vatikanit, në veçanti, dhe midis Vatikanit dhe Kombit Shqiptar në përgjithësi. Hapi i natyrshëm dhe i domosdoshëm tani, për çimentimin e këtyre lidhjeve shekullore, është pa dyshim ngjarja madhore përfundimtare që të gjithë shqiptarët kudo presim me pa durim, pa dallim feje a krahine, në marrëdhëniet midis dy shteteve – njohja pra zyrtare diplomatike e Republikës së Kosovës nga ana e Vatikanit, si shtet i pavarur dhe sovran dhe shkëmbimi i ambasadorëve midis dy palëve. 

           A group of men standing in front of a building
Description automatically generated

Një grup shqiptaro-amerikanësh — me në krye patriotin e madh të komunitetit shqiptaro-amerikan Xhim Xhem — me udhëheqsit e Kishës Katolike të Republikës së Kosovës, Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji dhe Monsinjor Lush Gjergji para Katedralës Shën Nenë Tereza në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Shkurt, 2023)

            A group of men sitting in chairs
Description automatically generatedPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta në takim me Ipeshkvin e dioqezës së re Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, ditën e hënë, 27 maj, 2019 

A group of men standing together
Description automatically generated

A close up of a book
Description automatically generated

Dekreti Papnor i Papës Aleksandri VII dërguar arkipeshkvit Andria Bogdanit me të cilin transferohet prej Ohrit në Shkup, në vitin 1656 — (Marrë nga libri i autorit Dom Gaspër Gjini, “Ipeshkvia Shkup-Prizren Nëpër Shekuj”, botuar në vitin 1986) A book with a picture of ruins
Description automatically generated with medium confidence

Më lart, në latinisht janë emrat e ipeshkvijve dardanë nga letra dërguar Papës Golazit në vitin 494 — (Marrë nga libri i autorit Dom Gaspër Gjini, “Ipeshkvia Shkup-Prizren Nëpër Shekuj”, botuar në vitin 1986)

(Ribotim i përpunuar)