Kreu Blog Faqe 1002

Urim për Dom Ndue Gjergjin, Dom Aleksandër Kolën dhe Dom Lush Gjergjin në 50 vjetorin e meshtarisë – 150 vjetë në shërbim të Zotit dhe të Kombit

0
  • Të nderuar Dom Lush, Dom Ndue dhe Dom Aleksandër – ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në meshën Shejte të Falënderimit me rastin e 50-vjetorit tuaj të madh jubilar, në shërbim të Madhit Zot, grigjës tuaj, dhe Kombit shqiptar. Për fat të keq, nuk do të kam mundësi të jem i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme për ju personalisht, për Dom Ndoun dhe për Dom Alekandër Kolën – por edhe për Kishën Katolike Shqiptare në Kosovë dhe për mbarë Kombin shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta shekullore, por edhe të përhapur anë e mbanë botës.

Frank Shkreli

50-vjetë – një gjysëm shekulli në shërbim të Zotit e të Kombit, me fjalë e me vepra. Me shkrime, publistikë e me botime. Me ndërtime kishash e katedralesh në diasporë përfshir këtu në Amerikë, por sidomos në Dardaninë e vjetër, atje ku ishin hedhur themelet e para të Kishës katolike – me moton për “Për Fe, Atdhe e Përparim! U lumtë për veprimtarinë tuaj gjysëm shekullore – secilit prej jush — në shërbim të popullit tonë të vuajtur shqiptar në trojet e Dardanisë së vjetër, në Kosovën e re.

Me urimin tonë nga Malësia e Madhe u them: Zoti ua rritët Pushteden të tre juve, përfaqësues të denjë të Kishës, të Kosovës e të Kombit mbarë, pa dallim feje a krahine. Qoftë me punën tuaj të pazëvendësueshme gjysëm shekullore në Kosovë, qoftë në diasporë, përfshirë komunitetin tonë të dashur shqiptaro-amerikan këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë veprimtaria juaj fetare këtu në Amerikë, në Kosovë dhe kudo tjetër, është, ka qenë dhe mbetet në dobinë shpirtërore të katolikëve shqiptarë, por jo vetëm. Sepse as veprimtaria juaj për Atdhe, traditë e vlerë e pandarë e punës së klerikëve shqiptarë gjatë shekujsh, nuk ka munguar kurrë gjatë rrugëtimit tuaj prej 50-vitesh në shërbim të Zotit dhe Kombit.

Përkundrazi, përballë goditjeve të rënda me të cilat përballen bashkatdhetarët tanë kudo në diasporë, ju përfaqësuesit e Kishës Katolike Shqiptare, me zell të flakët e pa pritesë, kini punuar në vendet e huaja kudo ku ka shqiptarë, përveç fesë — edhe për ruajtjen e pasurisë tonë etnike, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës, që kanë lenë trashëgimi të parët tanë – një pasuri kjo që falë punës tuaj na mundëson ta quajmë veten shqiptarë në këtë oqean të madh kombësh – siç e quajmë Amerikën tonë të dashur, që na ka dhënë lirinë dhe mundësitë për një jetë më të mirë dhe më të denjë, si shqiptaro-amerikanë.

Nga Amerika e largët, ju uroj të nderuar meshtarët tanë, këtë 50-vjetor të meshtarisë! Që Zoti i Madh t’u fali jetë e shëndet që të vazhdoni edhe ma gjatë në traditën shekullore të meshtarëve shqiptarë në mbrotje të vlerave Fetare dhe Kombëtare – duke predikuar fisnnikërinë e fesë dhe dashurinë për Atdhe. Vlera këto për të cilat shumë klerikë shqiptarë, për fatin e keq të tyre dhe të Kombit – u detyruan të jepnin edhe jetën në mbrojtje të këtyre vlerave – nga një regjim barbar komunist sllavo-aziatik, i cili ishte përbetuar të zhdukte fenë dhe të shpallte edhe Zotin jasht ligjit, por edhe nga ndjekjet barbare sllavo-serbe kundër klerikëve katolikë shqiptarë në Dardani dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Puna juaj këto 50-vite – së bashku 150-vjeçare – tregoi se sa mizorisht dështoi ai regjim anti-njerzor e anti-fetar i frymëzuar nga ideologjia komuniste sllavo-aziatike. Si një ish-seminarist, unë jam i vetdijshëm i sakrificave dhe mundimeve që kini hasur në rrugën e gjatë të veprimtarisë tuaj fetare e kombëtare, sidomos gjatë komunizmit, por edhe sot. Për këtë, kini falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Por me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e çelikt tuajin, ju ia dolët. Veprimtaria juaj këto 150-vjetë së bashku, kremtimi 50-vjeçar i meshtarisë për secilin prej jush – nuk mund të kishte ardhur në një moment më të bukur dhe më të rendësishëm historik për Kishën Katolike shqiptare në Kosovë. Por edhe për të gjithë popullin e Republikës së Kosovës dhe për mbarë Kombin shqiptar, pa dallim feje a krahine – e që është lajmi i ditëve të fundit shqiptuar nga goja e vet Papa Françeskut në intervistën me një revistë spanjolle pas vizitës së tij në Portogali javën që kaloi, se me ndihmë të Zotit ai po përgatitet të bëjë një vizitë në Kosovë – një vizitë historike. Kurorzim më të madh e më të bukur të veprimtarisë tuaj — së bashku, prej 150-vjetësh meshtari — nuk do të kishte për ju në këtë 50-vjetor të Meshtarisë, për secilin prej jush që festoni sot më 12 Gusht, 2023 në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll të Kosovës!

Falënderoj Zotin që u kam njohur gjatë viteve. Personalisht, u jam mirënjohës për miqësinë dhe për lutjet tuaja duke ju falënderuar edhe njiherë për ftesën për të festuar me ju këtë moment të rëndësishëm për të gjithë ju, pore dhe për besimtarët katolikë dhe mbarë Kosovën.

Njëkohësisht, duke ju paraqitur edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta — ashtuqë veprimtaria juaj e shenjtë të vazhdojë — me jetë e shnet — duke frymëzuar si gjithmonë grigjen tuaj në traditën shekullore më të mirë të klerikëve katolikë shqiptarë me binomim: Fe, Atdhe e Përparim!

Bekimet e Zotit dhe lutjet e Shën Nënë Terezës për të gjithë ju dhe për mbarë Kombin shqiptar në trojet e veta shekullore dhe të përhapur anë e mbanë botës! Ad multos Annos!

Përzemërsisht

Kryeministri Albin Kurti u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

0

Tetovë, 11 gusht 2023

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në takim, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Prindon Sadriu dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Kasami për ftesën dhe mikpritjen që iu bë në qytetin e Tetovës, derisa e ka njoftuar për zhvillimet dhe situatën politike e ekonomike në vendin tonë.

U diskutua edhe për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë që ka projekti i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, si dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenit në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune do të marrin pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë, që pritet të rrisë kapacitetet e turizmit malor të Tetovës dhe të afrojë Tetovën me Prizrenin.

Kryeministri Kurti mori pjesë në përurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë

0

Tetovë, 11 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës që i bëri sot Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Komunës së Tetovës, mori pjesë në përurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti duke e vlerësuar të rëndësisë së veçantë përurimin e kësaj rruge, tha se zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i infrastrukturës nuk duhet të jetë i rezervuar për zonat urbane, për qytetet e qytezat, por duhet të jetë edhe zhvillim rural.

Forhåndsvisning av bilde

“Në bazë të llogaritjeve, parallogaritjeve të cilat janë bërë nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm meqenëse shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia. Aksi që lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje midis dy qeverive tona nga mbledhja e përbashkët e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu im maqedonas, Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejt me punimet dhe me realizimin e këtij projekti madhor i cili është rajonal dhe ndihmon shumë në zhvillimin e të dyja vendeve tona”, tha kryeministri Kurti.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ndërkaq tha se rruga Prizren-Tetovë është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, andaj edhe menjëherë është nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë. Ai tha se kjo rrugë është e rëndësisë shumë të madhe edhe për zhvillimin e turizmit, edhe për afrimin e dy qyteteve, Prizrenit me Tetovën, për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve, sepse shkurtohet rruga në masë të madhe.

Forhåndsvisning av bilde

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se është nder për të që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të përurojnë një segment të rrugës nga Tetova deri në Vicë, një investim që është i një rëndësie të veçantë për rajonin e Malësisë, por edhe për Komunën e Tetovës, e cila me investime të mëtutjeshme do të angazhohet që të jetë një aks i rëndësishëm edhe i turizmit malor ndërmjet dy shteteve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Ai ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, ministrat dhe qeverinë për angazhimin e tyre në drejtim të lidhjes së Tetovës me Prizrenin.

Deklarata e plotë e kryeministrit Kurti:

Unë i falënderoj përzemërsisht banorët e fshatit Vicë për këtë mikpritje kaq të përzemërt, kaq të ngrohtë, për këtë dashamirësi kaq të madhe që e shfaqën me rastin e ardhjes tonë këtu. E falënderoj kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasamin, që na solli në një fshat i cili është ndër më të bukurit që i kam parë në jetën time. Dhe ardhja jonë këtu është edhe mirënjohje për banorët e këtij fshati me rreth 180 shtëpi, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë këtu, të mos e lëshojnë fshatin, por të jenë këtu në vendlindjen e tyre, në vendbanimin e tyre ku jetojnë e ku punojnë.

Zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i infrastrukturës nuk duhet të jetë i rezervuar për zonat urbane, për qytetet e për qytezat, por duhet të jetë edhe zhvillim rural. Këtë e bëjmë në Kosovë, është shumë mirë kur shoh që kjo ndodh edhe në vendin tonë fqinjë, në Maqedoninë e Veriut, në komunën tonë të dashur të Tetovës.

Forhåndsvisning av bilde

E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjell zoti në tokë e malet e Sharrit i kanë ndarë, i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën.

Natyrisht që kjo rruga që pamë këtu është rrugë e brendshme e komunës, por ne jemi shumë të interesuar që të ecim sa më shpejtë për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës, që pra në qiell ishin një qytet e në tokë janë dy, përmes aksit i cili parasheh edhe një tunel.

Forhåndsvisning av bilde

Në bazë të llogaritjeve, parallogaritjeve të cilat janë bërë, nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia.

Forhåndsvisning av bilde

Aksi që lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje midis dy qeverive tona nga mbledhja e përbashkët e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu im maqedonas Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejt me punimet dhe me realizimin e këtij projekti madhor, i cili është rajonal dhe ndihmon shumë në zhvillimin e të dyja vendeve tona.

Bashkë me mua këtu është edhe zëvendësministri nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Infrastrukturë, Hysen Durmishi, i cili gjithashtu do të mund të thoshte disa fjalë për rëndësinë që ka lidhja e Tetovës me Prizrenin, lidhja e Prizrenit me Tetovën.

Forhåndsvisning av bilde

Italianët e vërtetë nuk vrasin !

0

Gëzim Muçolli, Itali 

Nuk ishte tërmet në Torino të Italisë por sikur u dridh toka, kur dhëndërri e la nusen e tij të ardhshme para të gjithëve me një deklaratë publike: “Më tradhtove: Lirinë të dhuroj si dhe udhëtimin e paguar tashmë me tjetrin” Në asnjë mënyrë nuk ishte film edhe pse ngjante si një skenë filmi.

Kishte më shumë se njëqind të ftuar që morën pjesë në festë dhe dhëndri i ardhshëm mori mikrofonin për të mbajtur një fjalim dhe për të falënderuar të pranishmit. Ai poashtu duhej të shpallte publikisht datën e dasmës, tashmë të caktuar për tetor, me ftesa të shtypura dhe me listën e shoqërisë . Ajo po e shikonte duke buzëqeshur derisa ai mori mikrofonin dhe filloi të lexonte fjalimin e tij të shkruar në letër. E pikërisht ky fjalim i lexuar me një qetësi dhe vendosshmëri për tu admiruar, sot është temë e pjesëtarëve të shoqërisë së lartë dhe popullit të rrjeteve sociale në Torino dhe në krejt Italinë. Ai, “kornuti” (“burri me brina” – siç e quajti veten e vet ), është Massimo Segre, 64 vjeç, komercialist dhe bankier i njohur mik shumë i afërt me Carlo De Benedettin.

Ajo është Cristina Seymandi, 40 vjeçe, bashkëpunëtore e ish-kryebashkiakes të Torinos Chiara Appendino, e cila më pas iu bashkua rradhës së kandidatit për kryetar bashkie të propozuar nga Matteo Salvini, Paolo Damilano (i mundur në votime). Kjo dasmë ishte shtyrë tashmë tri herë, e tash ishte rasti që solemnisht të shpallej data nga dhëndërri në festën e organizuar për miqtë në një vilë të mrekullueshme në kodrat e Torinos. Mirëpo këtë herë gjithçka është bërë gati dhe dhëndërri i ardhshëm ka një surprizë për partneren e tij dhe për të gjithë të ftuarit. Massimo Segre e kishte përgatitur mirë planin e tij. Ai merr mikrofonin dhe ju drejtohet miqve të tij që po duartrokasnin dhe brohoritnin të gëzuar. Dhe më pas i lë të gjithë të habitur, siç shihet në videon e publikuar cila tashmë ka bërë xhiron e internetit. Ai nxorri një letër dhe filloi të lexonte para Kristinës dhe miqve: “E kam përgatitur me shkrim sepse jam shumë i emocionuar.

Zakonisht shkoj direkt në temë, por nuk dua të marr rrezikun për të gabuar. Unë duhet t’ju njohtoj të gjithë juve se në tetor unë e Kristina do të martohemi, e këto janë ftesat që edhe një her ë duhet t’ua bëjmë. Por, duke menduar pastaj i thash vetit se kjo nuk ishte dhuratë për Kristinën por më shumë dhuratë për mua që nga 3 marsi i vitit 2000 kur jemi bashkuar kam shpresuar të vijmë te ky moment të cilin e kemi shtyrë qe tri herë. E atëherë cila është dhurata që ia bëj Kristinës?

Gjithmonë kam konsideruar se të duash një person është të dëshirosh të mirën atij, madje më shumë se vetes, e në këtë rast, në këtë mbrëmje, unë dua t’i dhuroj Kristinës lirinë për të dashuruar. Për të dashuruar një person tjetër,një avokat i njohur,për të cilin ia ndien më shumë se për mua! Dhe që mendoj se e ka bërë të ndihet i urryer vetëm për të evituar që të mos tregohet mosrespektues ndaj meje. Kristinë e dashur , e di se sa shumë je e dashuruar si në pikëpamje mendore dhe seksualisht, siq ke pasur mundësinë të rrëfehesh dikujt, se ke pasur marrëdhënje me një industrialist të njohur.

Miq të dashur mos mendoni se më jep kënaqësi të bëj figurën e “kornutit” para të gjithë juve por Kristina është kaq e zonja për të rrëfyer të vërtetat e saj dhe nuk munda t’ia lë vetëm asaj për të treguar motivin për të cilin unë sonte e përfundoj bashkëjetesën me të. Nënës së saj , të ngratë e të sprovuar nga jeta, çka i ka thënë që të kishte frikë që vajza e saj nuk ishte më e sigurtë nëse vinte të flinte me mua, por unë femrën nuk do ta prekja ndryshe pos sikur një lule.

Hë, pra çka do t’ju thoshte të gjithë juve për motivet që na kanë larguar: të vërtetën që është një histori banale e pabesisë, madje paramartesore. Jam shumë i dëshpëruar, zemra më është copëtuar e po e fajësoj veten pse nuk e kam kuptuar që një grua nuk mundet vërtetë të dashurojë nëse martesa të vë kundër fëmijëve, me të cilët duhet me shumë mund të përpiqem të rikthej raportet sikur më parë e që janë keqësuar shumë në tri vitet e fundit. E dashur Kristinë, shko në Mykonos me mikun tënd avokat, ji e lumtur me të, siç e di krejt është e paguar siç ta pata paguar edhe udhëtimin në Vietnam me vajzën tënde, një vajzë serioze dhe e shkëlqyeshme, për të cilën më vjen keq që do të mërzitet nga kjo situatë.

Po ta konfirmoj vlerësimin tim për punën tënde dhe nëse dëshiron kur të kthehesh mund ta rivlerësojmë mundësinë e bashkëpunimit profesional. Kurse historia jonë e përbashkët përfundon sonte, Të uroj të jesh e lumtur me shokun tënd të ri, e të vazhdodh të shklëlqesh në jetë siç ke bërë gjatë këtyre viteve. Ju kërkoj ndjesë dhe Natën e mirë!”. – përfundoi me gjakftohtësi leximin e deklaratës së tij, duke varur mikrofonin , i preri në besë zotëri Massimo Segre duke lënë sikur të ngrirë gjatë gjithë kohës ish të dashurën dhe fejuarën e tij zonjën Cristina Seymandi.

Il video della coppia della Torino bene che ha svelato i tradimenti alla festa di nozze

Mohimi i së keqës, 30 vjetori i varjes në litar të poetit disident Havzi Nela

         

Nga Frank Shkreli

  • “Si e duron robninë zemra e nji trimi?! 

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan e kishte cilësuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe regjimet komuniste të tij si një, “evil empire”, që shqip mund të përkëthehet si, “perandoria e së keqës”, por në anglisht, “evil” ka një kuptim më të gjerë dhe më thelbësor se thjesht “e keqja”. Kuptimi i saj në anglisht për mua (fjala evil) është një akt krejtësisht imoral dhe djallëzor, një krim, me fjalë të tjera.   

35 vite më parë, me 10-gusht, 1988 kur në Shqipëri ishte ende në fuqi regjimi komunist u varë në litar një poet se mbronte fjalën e lirë dhe nuk kishte frikë të shprehte pikëpamjet e tija anti-komuniste, pro-perëndimore: pro-amerikane dhe pro-evropiane.  Havzi Nela, poeti disidenti dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij, ku pasqyrohej kundërshtimi i tij, prej intelektuali e disidenti ndaj regjimit komunist enverist, pak më shumë se një vit, para se të shembej komunizmi zyrtar anë e mbanë “perandorisë të së keqës”, komuniste të shekullit XX në Evropë, të pakën në letër, në mos në realitet.  POETI HAVZI NELA SI ZGJIM I NDËRGJEGJËS MORALE  KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË SHQIPËRI | Gazeta Telegraf  

Havzi Nela u varë nga regjimi komunist se dëshironte lirinë dhe demokracinë, jo vetëm për veten, por për të gjithë. Ai ishte mbrojtës i fjalës së lirë dhe i lirisë së fesë, rebelohej dhe protestonte, me poezitë e veta kundërshtonte mohimin e lirive shqiptarëve: shkatërrimin e objekteve fetare dhe të drejtat bazë të njeriut në përgjithsi. Nuk duronte, “robninë zemra e nji trimi!”  

Në këtë 35-vjetor të vrasjes së poetit Havzi Nela nga regjimi komunist, pyetja ime ka qenë dhe mbetet për krimet e komunizmit në Shqipëri: Pse edhe sot në këtë 35-vjetor të vrasjes së një poeti nga regjimi komunist, pse, pse mohohet ende e keqja, aktet imorale dhe djallëzore, të një  regjimi barbar që vriste më të mirët e Kombit. Pse kjo heshtje zyrtare nga autoritetet zyrtare të Republikës së Shqipërisë? Deri kur do mohohet e keqja, aktet imorale dhe krimet e komunizmit të Enver Hoxhës? Familjarët dhe kolegët e tij, por edhe shumica e shqiptarëve kërkojnë drejtësi.   

 “Shihni rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale
Kapen dorë për dorë, e po hyjnë n’një valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra”
(Burrel, shkurt 1977) –nga Poezia, “Eni të Vajtojmë Shqipërinë” e Havzi Nelës    

Ndyshe nga ish-vendet komuniste të Evropës Linnore e Qendrore, Shqipëria “post-komuniste”, anëtare e NATO-s, pretenduese për antarësim në Bashkimin Evropian, ende nuk është distrancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste, përfshir vrasjen makabre të poetit Havzi Nela. Në kundërshtim me ish-vendet komuniste evropiane, Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar, komunist të Enver Hoxhës, pëprfshir varjen në litar të poetit Havzi Nela.  Kujtojmë në këtë 35-vjetor të vrasjes së tij në ditët e fundit të regjimit komunist, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, (kombëtare) kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës.   

Deri kur durim e shpresë!? 

“Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja, duhen meritue.” (O, Liri, O Vdekje, Havzi Nela)  

“Jeta dhe vdekja, duhen meritue”, ka shkruar Havzi Nela, disidenti i vrarë nga komunizmi, 35-vjetë më parë. Vaclav Havel, ish-disidenti anti-komunist çek dhe presidenti i parë i Çekisë demokratike post-komuniste ka thenë se shoqëritë post-komuniste, identifikohen nga një moralitet prej skllevërish, “nuk jetojnë brenda të vërtetës”, sa i përket të kaluarës së komunizmit, por as të ardhmes demokratike perëndimore. 

Ndoshta, Shqipërisë aktuale i përshtatet më së miri ky identifikim i Vaclav Havelit. Ku përballimi me të vërtetën e së kaluarës kriminale komuniste vazhdon të jetë shumë i vështirë, ndërsa mohimi i të vërtetës, “jeta jashtë të vërtetës”, pra, është më e volitshme ose më e përshtatshme, sipas Havelit.  Si të gjitha regjimet komuniste të asaj kohe edhe Çekia komuniste i dënonte dhe i burgoste poetët dhe shkrimtarët si Vaclav Havelin, por nuk i vriste as nuk i varte në litar siç bëri regjimi komunist hoxhist i Ramiz Alisë, me Havzi Nelën më 10 gusht, 1988.  

Është e vështirë të imagjinohet një mënyrë më barbare për t’i marrë jetën një njeriu duke e varur në litar, sidomos një njeriu të pafajshëm, një poeti, mbi të gjithë — në kontinentin e Evropës së qytetëruar, në fund të shekullit XX, në një vend të quajtur Shqiqpëri. Por, për fat të keq, siç ka shkruar edhe Ismail Kadare për Shqipërinë komuniste: “Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në kontinentin e qytetëruar të popujve.  Shqipëria, në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit, në shkallë planetare.”  

Po sot? 35 vjetë pas varjes në litar të poetit Havzi Nela dhe 33-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit, për cilën Shqipëri flasim: për Shqipërinë me “njollën e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në shkallë planetare”, siç e ka cilësuar Kadare Shqipërinë komuniste të vitit 1988, apo për Shqipërinë e poetit të varur në litar Havzi Nelës, i cili nga amshimi, pyet dhe porositë: Që të jemi të denjë të quhemi shqiptarë dhe që dorë për dorë të hymë në vallen hirëplote që i shëron të gjitha plagët:  

“Ku e keni trimninë, krenarinë e parë?
A jeni sot të denje të quhemi shqiptarë?
A do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz
Në det plot stuhi me dallgë me u përplasë?

Shihni rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale
Kapen dore per dore, e po hyjnë n’një valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra” —(Burrel, shkurt 1977) –nga Poezia, “Eni të Vajtojmë Shqipërinë” e Havzi Nelës  

Ismail Kadare është shprehur se Poeti Havzi Nela “është një kambanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.  Krahas hezitimit për të dënuar krimet e komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t’u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo vetëm nuk bënë asgjë për lirinë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.  Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo lloj maske.  Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë drejtpeshimin e munguar.  Martirët e kanë qetësinë e tyre atje ku pushojnë. Është shoqëria shqiptare, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë të gjithë”, ka shkruar Kadare me 19 shkurt, 2019.  

Duke heshtur dhe duke mohuar të keqën e të kaluarës komuniste, shoqëria shqiptare as nuk shërohet as nuk gjenë paqën e qetësinë! 

O LIRI, O VDEKJE –Nga HAVZI NELA 

Nuk them se jam trim, jo as frikacak, 
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi; 
Vdekja për liri nuk më tremb aspak, 
S’e duron robninë zemra e nji trimi?! 

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?! 
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue! 
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes, 
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue. 

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye? 
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë? 
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie, 
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë. 

Deri kur durim, deri kur me shpresë? 
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due. 
Me durim e shpresë nuk due të vdes. 
Si jeta dhe vdekja duhen meritue. 

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri 
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund. 
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri! 
Liria më thërret, vdekja nuk më tund. 

ENI TË VAJTOJMË SHQIPËRINË 

Eni ju o motra, eni ju o gra 
Eni ju o vasha, që dini me qa 
Eni ju reçjanka, vajtimtare n’za 
Eni t’marrim vajin, sot hije na ka 
Eni gjithë s’bashku, le ta shpallim zinë 
Me gjamë e me kuje ta vajtojmë Shqipninë 
Le ta qajmë me lot, ta qajmë pa pushu 
Me afshin e zemrës, të rrëzojmë gur e dru 
Le ta qajmë këtë nanë, le ta qajmë këtë bijë 
Le ta qajmë kët nuse pa foshnje në gji 
Le t’ia heqim vellon, stolisjet e kota 
Le t’ia zbulojmë shtatin, ta shohë e gjithë bota 
 
Nda e përçundue, larg prej shoqesh tjera 
Shikoni si dergjet, si lëngon e mjera 
Mundohet qyqarja, rron me shpirt ndër dhambë 
Banditët e vendit e kan vu nën kambë 
E mposhten, e shtruen, me hekur e zjarr 
Neronët e kohës ia banë jetën varr 
E veshën me gjemba, me tela e ferra 
E kyçën nga brenda, s’e lanë as te dera 
N’derë, as ne dritare, s’e lanë me pa fare 
Ia kanë qepë sytë, për faqe t’zezë e marre 
 
Lidhun me zinxhirë, shkoqun krahë e fletë 
Në ditën plot diell, në lumë e terr ka mbetë 
E thithën shushunjëzat, i ligu mizori 
E thanë, e çnderuan, epshori e hori 
 
A e dini shqiptarë, ç’ngreminë kemi rà 
Hangrëm njeni-tjetrin, u mbytem vlla me vlla 
Hangrëm njeni-tjetrin me kurthe e t’pabesë 
Me thasë e intriga, shamata rri ndezë. 
 
O Zot, ç’ka po heqim, çfarë na shohin sytë 
S’na gëzohet mbramja, as kur zbardhen dritë 
S’na tremb burgu, plumbi e as litari 
Kur na shkel me kambë, na zhagmit zuzari 
Ngrehuni o vllazën, ngrehuni o shokë 
Ngrehuni shqiptarë sot të gjithë në kambë 
Nuk rrohet me zor, nuk lihet kjo nanë 
A lulëzon dheu pa diell e pa hanë? 
Jo jo, nuk durohen sarhoshët e marrë 
Banditët e vendit t’i shporrim sa ma parë 
Seline e përgjakun, ta bajmë rrafsh me tokë 
Ngrehuni o vllazën, ngrehuni o shokë 
 
A jeton shqiponja e shëmbun përtokë 
Thye krahë e pendë, lidhun kamb’e kokë? 
A jeton kjo zonjë në llum e batak 
Në lëngim e vaj, e mbytun në gjak? 
 
Ku e keni trimninë, krenarinë e parë? 
A jeni sot të denje të quhemi shqiptarë? 
A do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz 
Në det plot stuhi me dallgë me u përplasë? 
 
Shihni rreth e rrotull, shikoni pranë nesh 
Shihni popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh 
Kanë shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale 
Kapen dore per dore, e po hyjnë n’një valle 
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra 
Asht vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra 
 
(Burrel, shkurt 1977) Poezi nga Havzi Nela 

Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat

1

Arlinda Sejda/ RTK

Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre.

Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre

Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për RTK se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton.

Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, për RTK, këto veprime të institucioneve serbe karshi shqiptarëve në Luginë i quan tendencë të shtetit për zvogëlimin e popullsisë shqiptare, teksa thotë se ekziston frika nga forcimi politik etnik shqiptar në këto treva.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Afiri tha se nuk kanë statistika zyrtare për pasivizimin e adresave, por nga të dhënat e mbledhura jo zyrtarisht vetëm në Komunën e Bujanocit, janë pasivizuar afro 2 mijë adresa të banorëve shqiptarë.

Nga këshilli për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës , thanë se pasivizimi i adresave është zbatim selektiv i ligjit për vendbanime .

Pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë në Luginë, është një ndër pabarazitë që po u shkaktohet banorëve shqiptarë. Shumë nga ta, përmes pasivizimit që Serbia e bën duke zbatuar ligjin njëanshëm, po mbesin pa qasje në pronat e tyre

Ish-ministri Mehaj nderohet me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë

0

Prishtinë, 10 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Forhåndsvisning av bilde

Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci.

Forhåndsvisning av bilde

Bivši ministar Mehaj odlikovan je vojnim ordenom “ Zlatni Krst Časti” Saveznih Oružanih Snaga Nemačke

Priština, 10 avgust 2023

Premijer Republike Kosovo, Aljbin Kurti, na poziv ambasadora Nemačke na Kosovu, Jorna Roda, učestvovao je na ceremoniji dodele vojnog ordena “Zlatni Krst Časti” Saveznih Oružanih Snaga Nemačke bivšem ministru odbrane Armenda Mehaja.

Na ovoj svečanosti koja je održana u rezidenciji nemačkog ambasadora, Roda, kroz ovo odlikovanje još jednom je visoko ocenjen rad, saradnja, profesionalizam i zalaganje bivšeg ministra Mehaja u Vladi Republike Kosovo tokom ovih 29 meseci koliko je bio na funkciji ministra.

Bivši ministar Mehaj je u ponedeljak ponudio svoj zahtev za oslobađanje dužnosti iz porodičnih razloga. Na njegovo mesto je nominovan Pukovnik Ejup Maćedonci

Forhåndsvisning av bilde

Aforizma për jetën: pas vetëdijes drejt lirisë dhe origjinalitetit

0
Lis Bukuroca , Gjermani
____
  • Kush bëhet qeni i dikujt, duhet të lehë si pas dëshirës së dikujt.
  • Lagjja përbëhej nga një grumbull i njerëzve të padijshëm, ku edhe i arsimuar kishte frikë të jetojë sipas ideve të veta sepse nga tufa e padijshme, konsiderohej i prishur, prandaj ai vazhdonte të mbetej i paprishur për turmën, por i prishur për vetveten. Dhe, me jetën e humbur…
  • Kur njeriu bëhet gomar, njerëzit e ngarkojnë pa e pyetur.
  • Lirinë e të menduarit dhe të vepruarit, nuk duhet dorëzuar askujt: as njeriut, as zotit!
  • Ti je  origjinali i vetëm i vetvetes në këtë botë dhe ky origjinalitet zhduket ose ekzekutohet, nëse ti jeton, mendon e beson siç dëshiron dikush prej teje.
  • Kush bëhet lopë, parapëlqen të milet nga bariu.
  • Njeriu i mençur mëson nga gabimet e veta dhe të tjerëve, duduku i fsheh gabimet e veta nga njerëzit, por edhe nga vetvetja, prandaj gabon vazhdimisht.
  • Ai bërtet sepse ka frikë. Ti nuk ulurin sepse ke guxim.
  • Ai shan sepse është i dobët. Ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën mënyrë sepse je i guximshëm.
  • Jashtë mund të të admirojnë për suksesin, por shumë të afërm do të smirojnë ty.
  • Nuk ka njerëz me trup të përsosur, dhe as nuk ka njeri me mendje të përsosur. Prandaj mos e maskon veten, ji ajo, ai që je dhe duaje veten ashtu siç je. Mos u bëj pjesë e atyre që të urrejnë ty.
  • Shiko veten me sytë e tu, jo me sytë e botës.
  • Të varfrit vjedhim më rrallë se të pasurit, por ndëshkohen më shpesh se ata.
  • Vjedhësi i varfër dënohet sepse futet në fushën e të pasurve dhe nuk vepron mjaftueshëm profesionalisht: ai shpesh lë gjurmë pas vete, sepse është hajn nga nevoja, jo nga profesioni.
  • Prostitucionin nuk e mundësojnë gratë, por burrat që e financojnë.

Povodom objavljene knjige dr. Hamdije Šarkinovića,  “Bošnjaci od Načertanija do Memoranduma”

0

Prof. Ismet Azizi, Gjilan 

Povodom objavljene knjige dr. Hamdije Šarkinovića,  “Bošnjaci od Načertanija do Memoranduma”,  Matica Bošnjaka  Crne Gore,  

Podgorica 2023,   

Urednik: Zuvdija Hodzić. 

Ako analiziramo period od Berlinskog kongresa pa na dalje, za Sandžak i teritotije oko njega, to je bio period „biti ili ne biti“.  Srbi i Crnogorci su se bavili idejom da svaku zemlju (teritoriju, prostor) na kojoj nema osmanskih vojnika treba okupirati. Njihov otpor razoružanju još u osmansko doba pokazuje koliko su Sandžaklije koje su se inače nalazile između Srba i Crnogoraca, bile ugrožene kao  “usijano gvožđe između čekića i nakovnja”.  

Opasnost od Srba i Crnogoraca za stanovništvo Sandžaka i šire bila je trajna.  Ali historičari, odnosno intelektualci ovoga kraja ponašali su se i još uvijek se ponašaju i pišu svoju historiju pod uticajem vlasti ili vladara. 

To je ono što se dešava danas, iako živimo u demokratiji već više od trideset godina, osjećaj pokornosti i dalje postoji. 

Od knjiga koje sam imao prilike da imam u rukama posljednjih dana, to je djelo autora Šarkinovića. Autor se bavi situacijom Bošnjaka od Načertainije do “Srpskog sveta”. Kada sam uzeo knjigu u ruke, odmah sam pomislio da i naslov knjige treba da odgovara temi koja je u njoj trebalo da bude razrađena. Treba da bude, ako je autor Bošnjak,  ‘Bošnjaci i Albanci od Načertanije do Memoranduma’.  

Tako je i naslovljeno. Jer, što se Sandžaka, Crne Gore i Kosova tiče, drugačije i nije moglo. Bez pominjanja Albanaca ne može se napisati historija Crne Gore i Sandzaka. Naprotiv, to je iskrivljivanje historijske istine.  

Knjiga je podijeljena u nekoliko poglavlja. Zaustavljamo se na poglavlju  “Nikola I Petrović”  gdje se odmah ističu Bošnjaci. Objektivnosti ne može biti ako se ne uzme kao osnova za Sandžak i Crnu Goru i ne može se misliti da se čita i piše odvojeno,  osim za Bošnjake i Albance.  

Albanci i Bošnjaci Sandžaka nisu razdvojeni, kao “meso od eksera”. 

  1. Od Srba i Crnogoraca, Bošnjaci i Albanci se tretiraju, odnosno smatraju svojim dijelovima. I to ne kao  ‘Bošnjaci i Albanci’  nego pod različitim imenima kao što su Turci, Muslimani, Arnauti, Arbanasi, Šiptari,… U mnogim slučajevima za muslimansko stanovništvo, tj. sadašnje Bošnjake, nekad i danas, mnogi od njih smatraju slovensko stanovništvo islamske pripadnosti, a ponekad za njih kažu “naši muslimani”. 

Ako su albanski gorštaci Malisori  – sa određenim ciljevima, da bi ih odvojili od albanskog stabla  – Peštercima su se obraćali: “vi ste Malisori, niste ni Albanci ni Arnauti ni Arbanasi ni Šiptari”.  

  1. Ako autor piše da:  Po ugovorne strane,  Porta se obavezala da će ustupiti Crnoj Gori pored drugih teritorija Podgoricu, Spuž, Kolašin, Plav i Gusinje. Berlinskim ugovorom Crnoj Gori je priznata nezavisnost, uz određena ograničenja suvereniteta. Ako je „ustupak“, onda autor Šarkinovic, umjesto da kaze, onako kako  po ugovoru „ustupak“  ili „aneksija“, ili, kako je bilo stvarno okupacija,  kaže  “oslobođenje”,  “novooslobođenih oblasti”  itd.(!??)
  1. Autor nije jasan, ili je zlonamjeran što se tiče pojmova:  “Musliman”,  “musliman”,  “Bošnjak”.

Autor pise: „S obzirom da je imovina čiji su vlasnici bili Bošnjaci bila konfiskovana …“[…];   “knjaz Nikola je 18. XI 1980. godine izdao proglas svim Bošnjacima koji su emigrirali iz Crne Gore“.  

Kako je moguće da se ovo odnosi samo na Bošnjake, a ne na Turke i Albance. Ovdje može da se primijeti da on svrtava cijelo stanovništvo islamske vjeroispovijesti  u Bošnjake.  

Dalje: „Poslije oslobođenja Nikšića gotovo svi Bošnjaci su se iselili u Bosnu i Albaniju“.  

Inače, kada se poziva na izvore, kao naprimjer na: DAC, MUD, f. Decembar 1910, br.1156, onda citira izvor: krajem 1910. godine bilo u Nikšićkoj oblasti svega 162 muslimanska stanovnika (u Nikšiću 85, Trebješkoj 5, Planino-pivskoj 71 i Jezersko-šaranskoj kapetaniji 1). 

„Poslije oslobađanja Podgorice, Zete, Spuža, Žabljaka nastala je kao i u ostalim pripojenim krajevima, masovna emigracija bošnjačkog stanovništva“(Str72)… 

Iseljavanje je naročito uzelo maha sa uvođenjem obaveznog vršenja vojne dužnosti svih muslimanskih vojnih obveznika i obaveznog školovanja muslimanske djece ( izv. DAC, MID, f 1879, br. 93). 

Po ovim podacima koje nam pruža autor, došli smo do zaključka: negiranje postojanja drugih etničkih grupa, odnosno Albanaca i Turaka !!  

To potkrepljuje  podacima (str 93): ovo se može utvrditi iz podataka o broju Bošnjaka 1911. godine. Tako je u Podgorici, u gradu bilo 1.736 bošnjačkih porodica, u podgoričkoj kapetaniji 20, u zetskoj kapetaniji, u donjokučkoj kapetaniji 83. u spuškoj kapetaniji 10 i donjoceklinskoj 2, što je ukupno 1.974. 

Dalje navodi: poslije zauzimanja Bara, Ulcinja i Krajine od strane crnogorske vojske u ovim krajevima nije došlo do masovne emigracije bošnjačkog stanovništva. Emigrirale su uglavnom porodice iz varoši Ulcinja i Bara koje su se bavile pomorstvom i nekoliko porodica koje su živjele na selu. Iz Bara su se iseljavali uglavnom u Skadar, koje su se ponovo vratile, što se može utvrditi iz jednog protokola barskih emigranata od 26. V 1879. godine iz kojeg se vidi da se povratilo 198 porodica barskih muslimana, dok je onih koji se još do tada nijesu bili povratili bilo svega 83 porodice. 

… Nakon što je uvedeno obavezno školovanje i vojna obaveza za Bošnjake 1880-1881. godine ponovo je otpočelo masovno iseljavanje barskih i ulcinjskih Bošnjaka. Tom prilikom se odselilo oko 200 domova čije je zanimanje bilo pomorstvo. Iseljavanje Bošnjaka iz Ulcinja je ponovo počelo 1906. godine nakon popisa vojnih obveznika od strane vojne komisije kada je iseljeno oko stotinu bošnjačkih porodica, većinom pomoraca”, 125 

Vlada je preduzela sve mjere kako bi prisilila Bošnjake da emigriraju iz Crne Gore i u tom cilju ih prinuđavala da rasprodaju sva svoja dobra i potpišu izjavu da to pravo ostavljaju lokalnim vlastima. No i pored velike emigracije ulcinjsku i barsku oblast su naseljavali Bošnjaci iz drugih krajeva, tako da je početkom 1911. godine u pomorskoj oblasti bilo 8.432 muslimanska i 3.306 rimokatolička stanovnika, što je predstavljalo najveći dio cjelokupnog stanovništva”.( str 73).  

Da iskoristimo literaturu drugih autora ! Nigdje nismo naišli na podateke o postojanju Bošnjaka u Ulcinju, dok u Baru se pominju muslimani slovenskog govora.  

Stanovništvo Bara (Antivar) i Ulcinjskog okruga prema Spiridonu Gopčeviću u knjizi “Gornja Albanija i njena liga: etnografsko-političko-istorijska” objavljenoj 1881. Po njemu Bregliqeni (Krajna) ima 1600 katolika, 5100 muhamedanskih Albanaca i 2500 Srba katolika(!). 

Zatim se nastavlja davanjem sela Tivar, Kraja i Ulčin u tabelarnom obliku za njihovo upoređivanje, prema autorima Hecquardu, Hahn i Bolizzi. Tablice, pored broja stanovnika, pokazuju i vjersku pripadnost: „Muhamedanci, katolici, Grci i Cigani.“ 

 Dr. Nail Draga: Čitajući Gopčevićevu knjigu, postaje jasno da imamo posla sa posebnim podacima, pogotovo kada je u pitanju albanski etnogeografski prostor. Pitanje je u vezi sa činjenicom da se teritorije naseljene albanskim stanovništvom ne zovu Osmansko carstvo nego Albanija, iako Albanija tada nije bila nezavisna država, već je postojala pod takvim imenom.  

U teritorijalnom smislu,  Gopčeviq je podijelio albanski etnogeografski prostor na tri cjeline, odnosno regione/okruge, kako je naveo u knjizi, kao jedini autor u to vrijeme a i kasnije sa takvom geografskom definicijom.  

Tako imamo: 

– nahiju Skadar, sa 376 km2 gdje je pripadao Bar kao grad sa 8000 stanovnika; 

– nahiju Albaniju sa površinom od 379 km2 gdje je glavni grad bila Podgorica sa 6000 stanovnika i  

– nahiju Plav, na 958 km2 sa gradom Plavom sa 14.000 stanovnika (str.360). 

Daje nam i podatke o konfesionalnoj pripadnosti. Tako su za albansku nahiju naveli da je  “od 22.000 stanovnika ukupno 8.000 muslimana koje mrze Crnogorci…” (361).  

Iz ovih prostornih podataka jasno je da je albanski etnogeografski prostor obuhvatao površinu od 1713 km2. 

Dalje, autor piše o stanju u Plavu i Gusinju. 

“… Medutim, većina stanovništva Plava i Gusinja nije prihvatila odluke Berlinskog kongresa o pripajanju Plava i Gusinja Crnoj Gori pa je u Gusinju 1879. godine formiran Gusinjski Komitet Nacionalnog Spasa”.( citira : Daut Deda, Kosova, br. 1, Tirana, 1995, str. 3-7).  

Odmah na počtku možemo da primijetimo da  autor kada piše o  Plavu  i Gusinju ne pominje nacionalni sastav stanovništva. Kao što Šarkinović ne pominje ni izvor koji koristi. 

„Komitet Nacionalnog Spasa je formiran u Gusinju u jesen 1879. godine. Na čelu Komiteta je bio Ali-beg Sabanagić, a članovi Ahmet Zenjeli, Eme Hadžalin, Halil Kolin, Ferat Nikočaj, Smail Bajraktari, Adem Kočinaj, Adem Omeragaj, Gano Smajlmujaj, Mehmed Cori, Huso Hadžijaljaj, Sadri Murselji i dr. U Plavu je bio pododbor na čelu sa Jakupom Ferijem, a članovi Mula Jaho, Rustem Isa, Husen Redžepagaj, Ajdin Kurti, Alji Mulimusa, Frec Sadiku, Malić Redžepagaj, Sali Jahaj i dr.  

Komitet je formirao Vojni štab na čijem je čelu bio Ali-beg Sabanagić. Članovi Vojnog štaba su bili Jakup Feri, Mula Jaho, Ali Ibra, Sali Jaha, Man Avdija, Ahmet Zejnjeli, Hadži Zeka, Bećir Bajraktari, Mustafa Bajraktari, Jusuf  Sokolji, Seliman Vokši i Bajraktar Podgore, 129 

Nakon konstituisanja Komiteta i Vojnog štaba plavski prvaci su stupili u kontakt sa plemenskim prvacima i bajraktarima od Gaša i Krasnića do Drenice i Rugove i postigli dogovor sa Man Avdijom, Is Krasnićem, sa Ali Ibrom iz Gaša, Mustafom Bajraktarom iz Dukađina, Hadži Zekom iz Peći, Bećir Bajraktarom iz Drenice, Rizahom Saidbegovićem iz Dakovice, Salih-agom, Kadri Bajramom i Čelj Sabanom iz Rugove, kako Plav i Gusinje ne bi predali Crnoj Gori, pa su doveli na teren Plava i Gusinja od 8.000 do 12.000 plemenske vojske okupljene u 12 bataljona. Vojska je bila raspoređena u kućama stanovnika Plava i Gusinja koji su im obezbjeđivali smještaj i ishranu. Zadatak Komiteta je bio odbrana “Vatana” zbog straha da će dolaskom crnogorske vojske biti fizički likvidirani, da im se neće dozvoliti vršenje vjerskih obreda, da će im biti oduzeta zemlja i da će biti u situaciji da moraju da napuste svoje domove. Na ove činjenice stanovništvo Plava i Gusinja su upućivali događaji koji su se desili od strane crnogorske vojske prilikom zauzimanja Nikšića, Podgorice, Spuža i drugih krajeva, kada je gotovo čitavo bošnjačko stanovništvo moralo da napusti vjekovna ognjišta i pored raznih proklamacija i drugih obećanja od strane Knjaza Nikole Petrovića. Komitet je sve do 10. juna 1878. godine imao samostalnu organizaciju, kada je pristupio Prizrenskoj ligi.“ 

„Prema podacima Jovana Cvijića iz 1908. godine, o etničkoj strukturi stanovništva Plava i Gusinja, a koji se bitno nijesu izmijenili u odnosu na one iz 1878. godine ukupan broj domaćinstava u Plavu i Gusinju je bio 1.785, od čega Bošnjaka 1.174, Albanaca 401 i pravoslavaca 210.“  (strana 74) 

e Mark Milani 

“Primjeri čojstva i junaštva” iz priče br. 13 : “Ovu su tuzbu Arbanasi spjevali u svoje pjesme de se govori  Çou Redzo, çou djalo…. itd. naški: Dig se, Redzo, sine moj…”!  

“U mom se plemenu govori naški i Arbanaški. Oni su oba moji. Osim toga izmedu mojega plemena i sjevernih arbanaški, nema granice. I ja i moji plemenici idemo slobodno kod njih i oni dolaze kod nas. Kad podjemo tamo, ja zborim arbanaški, a oni naški. Kad oni dodju kod nas, ja govorim arbanaški a oni naški” (Riječi Marka Milanova zapisao Mašan Pavićevič)! 

 Dakle, Šarkinović ovakvim svojim pristupom historijskim činjenicama pokazuje nestručnost i nepouzdanost. Jer, ne samo što je očigledno iskrivljivao i tendenciozno (anti albanski)  poturao lažne podatke, nego je u mnogim slučajevima potpuno negirao postojanje Albanaca na određenim područjima. 

Da je u pitanju neki grad ili zemlja gdje se mogu naći samo pojedinci iz albanskog naroda,  kao naprimjer što je danas u pojedinim zemljama Evrope,  pa eto moglo bi se njihovo nespominjanje uzeti kao nemarnost ili nestručnost autora knjiga.  

Ali ne, nisu u pitanju takve činjenice. Radi se o negiranju jednog naroda koji je u pojedinim gradovima (obrađivanim u knjizi) čak većinski.  Ili, u najmanju ruku, značajan faktor, u ukupnom procentu stanovništva i u životu tog mjesta (grada, ili regiona). Šarkinović ovakvim svojim pristupom historiji automatski oduzima sam sebi pravo da se zove historičarem. Jer je pokazao da je tu postavljen da bude instrument ili alat za  “mirnodopski”  genocid i propagandista u tom pravcu. 

Nata e fundit me Prof. Maxhun Malë Çekajn, heroin e Kosovës !

Adem Lushaj, Deçan
Ofensiva serbo-sllave e gushtit (9, 10 dhe 11 gusht 1998), kishte përfshirë fshatrat Hereq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Gllogjan, Irzniq, Baballoq, Rastavicë, Prekolluk,…ku ishte përdorur edhe artileria e rëndë serbo-sllave. Kishim shumë të plagosur dhe të vrarë. Ishte ofensivë e tokës së djegur. Granatimet ishin të vazhdueshme. Të rralla ishin objektet që nuk ishin goditur nga artileria serbe.
Ishte 10 gushti, dita e dytë e sulmit barbar të kriminelëve të Millosheviçit. Kishim disa të plagosur në fshatin Shaptej, por edhe në fshatrat tjera. Mezi arritëm që me një bus që e ngiste Agim Selmanaj, (tashmë hero i Kosovës), duke u shmangur nga granatimet e pandalshme, të plagosurit t’i qojmë në spitalin e Irzniqit. Ishin orët e para të mbrëmjes. Terri veç kishte rënë. Pasi që strehova babain në familjen e Islam Islamaj në Irzniq, mora rrugën për në fshat. Aty ku ishte vija e frontit, sikurse që ishte në Gramaqel, Hereq, Baballoq, Rastavicë,…
Me të mbërritur në qendër të Irzniqit, takoj profin, kolegun, ushtarakun dhe njeriun e çmuar, Maxhun Çekaj. Aty takoj edhe, Bajram Dacaj dhe Shemsedin Çekaj. Që të tre ishin udhëheqësit e Shtabit të UÇK- së të Irzniqit. Ishin komandantët e respektuar. Shemsedini dhe Maxhuni ishin profesional, të karrierës si ushtarak. Mbetëm deri vonë në objektin që ishte si shtab i udhëheqësve ushtarak. Mbetëm deri vonë me Shemin, Bajrën dhe profin, i cili nuk më lejoj që të kthehem në fshat. Pasi që ishim edhe në lidhje familjare dhe për vite ishim së bashku në arsim, Maxhuni më tha që të shkoj me fjetë në shtëpinë e tij, ku ishte vetëm me bashkëshorten Fatimen (tezja e gruas sime). Në mëngjes, në shtëpinë e Maxhunit ka ardhur Bajrami, ngase ishin shokë të pandashëm. Kur dolëm nga shtëpia, Maxhuni mbathi qizmet ushtarake që nuk i kishte mbathur shumë kohë, e të cilat ia vrisnin këmbët. “Tash shlirohen”, na drejtohet mue dhe Bajramit.
U ndava me Maxhunin dhe Bajramin, duke marrë rrugën për në Shaptej. Profin, nuk e takova kurrë më. Ra në altarin e lirisë! Ra si trim i vërtetë! Tashmë, HERO I KOSOVËS!
Lavdi i qoftë!

Gjithmonë do kujtohet si njeri me vlera të larta!