Kreu Blog Faqe 1001

Kend e akuzojnë varrezat masive dhe mizoritë serbe ndaj shqiptarëve për dy shekuj

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI 

NË KOSOVË 1998-1999 

1.Albanofobia ka histori dyshekullore

Albanofobia, “racë inferiore dhe shqiptarët janë lum i dalur nga shtrati”, janë shprehjet kryesore të 37 porgrameve serbiane për m` i shfarosur shqiptarët. Ja se çfar betimi bëjnë oficerët serbianë për të masakruar shqiptar në një manastir të Kosovës më 1998. Pason shkrimi i betimit:  “Betohem në nderin e gjinisë së gjakut dhe të emrit të ndritëshem serb, se do të luftojë kundër armikut të popullit tim, deri atje që ta krijojmë qëllimin tonë të shenjët-çlirimin e Kosovës duke mos zgjedhur mjete dhe mënyra, kundër shqiptarëve.  Pa asnjë reagim do t` i kryej të gjitha detyrat të cilat i marr nga lëvizja deri edhe me çmim të jetës sime, sepse jeta ime nga kjo ditë i takon Lëvizjes serbe për Luftë dhe për popullin serbian. I betohem kësaj KISHE të shenjët para shpirtërave dhe trimave serbian, dhe le të më mallkojë tambli serbian nëse tradhtoj ose e lakoj këtë betim, le të më gjyjoj Zoti dhe gjurma shekullore. Liri ose vdekje”! (Nga botimi: H. R. Wach, f. 89)

Viset etnike shqiptare ishte planifikuar që të coptohen, jo pse nuk dihej historia e tyre por vetëm pse pjesa më e madhe e shqiptarëve e kishte pranuar ISLAMIN si rreligjion, në Mesjetë. Ja pazari kryesor që ka lënë gjurmë tragjike deri në ditët tona, pa marrë para sysh se janë zhvilluar dy lufta botërore. Ai pazar është Marrëveshje sekrete në mes Austro Hungarisë dhe Rusisë më 17 maj 1897. (…) Pika 3.b. “ Pjesa e përfshirë midis Janinës në Jug dher Liqenit të Shkodrës në veri, me një shtrirje të mjaftueshme nga ana e lindjes, do të formojë një shtet të pavarur me emrin Principata e Shqipërisë, duke përjashtuar çdo sundim të huaj.

c). Pjesa tjetër e territorit të disponueshëm do të NDAHET në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla të ndryshme të Ballkanit që ekzistojnë sot. Në këtë ndarje Austro Hungaria dhe Rusia ruajnë të DREJTËN (!!!) që të merren vesh në kohën e duhur. “1. (1..A. F. Pribram, Les traites politiques secrete de l` Autriche-Hongaris, I. Paris 1923, f. 109;  Duke i njohur këto pazare, politikani malazez Vllada Dapçeviq, do të shkruaj: citojmë në origjinal-“ Valjda ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno TRGOVALO na mirovnim konferencijama posle përvog svetskog rata, kao sto je sluçaj sa albanskim narodom”. Dhe vazhdon: “To sto se dogadja u Srbiji je çisto fasistiçki scenario i populistiçka politika. Svi govore o pravima onih Srba i Crnogoraca, koji su u ogromoj veçini KOLONISTI, koje je kolonizirala bivsa velikosprska vlada s anmerom da izmeni nacionalnu strukturu stanovnistva. To su uradili tako, da su zmelju uzeli Albancima i dali je kolonistima. Dnas (1989) pak trube o kontrarevoluciji. To je OBIÇNA IZMISLJOTINA. Jer Alnanci na Kosovu se ne bore za restauraciju kapitalistiçkog Kosova, nego za nacionalnu ravnopravnost, samobitnost….I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju volju. Ako Slobodan Millosheviç nastavi s takvom politikom pritiska, to çe bez sumje izazvati gradjanski rat u Jugoslaviji. Takvu situaciju moze da zeli samo LUDAK, koji se igra sudbinom zemlje. Srbi ne mogu da se pomire s çinjenicom, da su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest i da ih vise nije moguçe vratiti na nivo od pre rata, kada je bilo koji Srbin mogao da UBIJE ALBANCA i za to uopste nije odgovarao, u vreme, kad si ih Srbi plaçkali, unistavali i ponizavali na anjastrasniji naçin…” Vlada Dapçeviq, “Mladina”, 20 Janvar 1989, str. 61).

Në luftën kundër popullit shqiptar në Kosovë 1998/99 qeveria serbe kishte angazhuar forca speciale komplekse, si forca të rregullta ushtarake, kombinime të policisë dhe forca speciale, forca paraushtarake, milicinë lokale dhe një mori forcash që ishin në cilësinë e mercenarëve nga vendet e ndryshme, njoftonte opinionin botëror H. R. Watch.2. (2. “Krimet e luftës në Kosovë, raport special” për vitin 1998. 

 Lidhur me këtë, Ushtria e Jugosllavisë (Zhablakut) Fedrative (Serbi, Mali i Zi), e kishte strukturën komanduse horizontale dhe vertikale. Në krye të piramidës komanduese ishte Sllobodan Millosheviq. Lidhur me këtë, ushtria ishte nën kontrollin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjës. Në këtë Këshill hynin: Kryetari i RFJ, Kryetari i Srbisë  Ivan Millutinoviq (?) dhe Kryetari i Malit Zi (….).Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ishte gjenarali Dragolub Ojdaniq, Zavendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm ishte gjeneralkoloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovë ishte në ofenzivë agresive aviacioni luftarak dhe mbrojtja kundërajrore, njësitet tokësore të Armatës së Tretë për veprime speciale të komanduara nga gjeneral nonkoloneli Spasoje Smilaniq. 3. (3. H.R. Watch, Under Orders, N. Jork 2001, f. 67). 

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked “like executions.”

Meqë Ushtria Jugosllave (UJ) ishte e strukturuar në tri armata, në territorin e Kosovës ishte e stacionuar e ashtuquajtura Armata e Tretë. Me këtë armatë, shtrirja e së cilës zgjërohej edhe në një pjesë të Serbisë Jugore, komandonte kolonel Nebojsha Pavkoviq. Nën vatësinë e shtabit të Armatës Tretë ishte i ashtuquajturi Korpusi i Prishtinës. Me këtë korpus komandonte gjeneral majori Vlladimir Llazareviq.Nën komandën e këtij oficeri të lartë serb ishin pesë brigada vrastare. Me brigadën e 15-të të këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandonte koloneli Mlladen Çirkoviq. Brigada 125 e motorrizuar me përqëndrim operativ luftarak komandonte kolonel Dragan Zhivanoviq. Kjo brigadë operonte në trevat e Mitrovicës dhe Pejës.Ndërsa, brigada 549 e motorrizuar ishte me komandë qendrore në Prizren dhe Gjakovë. Kjo btrigadë që bëri mizori sidomos në Gjakovë, komandohej nga kolonel Bozhidar Delliq. Në trevat e Gjilanit dhe Ferizajit operonte brigada 243 e komanduar nga koloneli Krsman Jelliq. Në ndihmë këtyre njësiteve vrastare ishte edhe brigada e kombinuar artilerike 52, komanda e së cilës ishte në Gjilan. Kjo brigadë komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. Në bashkveprim me këto brigada vrastare ishte edhe Brigada e policisë SPECIALE ushtarke nr. 52. Kjo brigadë komandohej nga Prishtina nga majori Zhelko Petkoviq. Por jo vetëm këto njësite që akush prej tyre nuk është HETUAR, GJYKUAR DHE DENUAR nga ndonjë Gjykatë speciale në Kosovë, Serbi, apo në Hagë, vepronin në kordinim aktiv në KRIME MONSTRUOZE ndaj shqiptarëve: Rregjimenti 83 i aviacionit; Rregjimneti kundërajror 311 me qendër në Gjakovë; Bataloni i Këmbësorisë nr. 55 me qendër në Prizren dhe Bataloni nr. 57 me komandë në Ferizaj.4 (4. Burimi: H.R. Watch, Under Ordrs, N. Jork, 2001, f. 67). 

Kundër popullsisë civile shqiptare, me qëllim të shpërnguljës dhe shfariosjes,që argumentojnë dokuemnetet arkivore, marrin pjesë njësitë e Korpusit 21 nga Nishi; Brigada e Blinduar 211 nga Nishi me 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa; Brigada 150 e Vranjës me 1316 trupa, me 31 tanke; Brigada e 2-të e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa; Brigada e motorrizuar e Pirotit me 1600 trupa, me 31 tanke dhe 18 topa. Në operacione kundër civilëve shqiptarë me qëllim për t` i shpërngulë dhe larguar nga Kosova vepronte njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa, njësia e logjistikës nr. 85 me shtab në Nish, me 1000 trupa, ishte në çdo cep të Kosovës. Por, jo vetëm këto. Në Kosovë kundër popullsisë civile shqiptare ishte në veprim kriminal edhe Korpusi i Uzhicës me brigadën 37 të motorrizuar të Rashkës. Ky njësit i kishte 1695 trupa, 31 tanke, 18 topa. Në Kosovë me detyra që ta ndjekë popullsinë shqiptare nga trojet e veta, ose ta vrasi nëse nuk lëvizë kah Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, ishte Brigada e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa për t` i bombaduar katundet. Në veprime kriminale dhe plaçkitje të pasurisë ishin edhe korpusi 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80, ku operonin 1600 ushtarë dhe oficerë. Kjo njësi dispononte për t` i bombaduar katundet me 18 topa dhe municion adekuat. Në këtë armadë vrastare terroriste ishte edhe Korpusi i 12 i Novi Sadit me brigadën nr. 18 me 1600 ushtarë dhe oficerë, që kishin në disponim armatim lufte të lehtë, por edhe 18 topa, për të bombarduar nga largësia.5. (5. Arkivi i Kosovës, Krimet serbe 1998/99, plasuar nga UNMIK, në 21 kamion lendë e pasistematizuar; Autori i këtyre rreshtave nuk e ka lejuar që ajo lëndë të hudhet në mbeturina, si u provua nga disa zyrtarë të huaj në shtaor 1999). 

Deri me tash është vërtetuar se në Kosovë ishin siellë me detyra vrasëse të civilëve shqiptarë edhe njësitet e rregullta të Aramatës Parë, me të cilën koamndonte gjeneral koloneli Srbolub Trajkoviq. Ky oficer i lartë për të bërë krime kishte sjellur në Kosovë Brigadën 252 të blinduar nga Kraleva. Kjo brigadë i kishte nën komnadë 1121 ushtarë, të cilët kishin të drejtë të “regrutojnë” edhe civilë serbian vendas, me detyra speciale, se kush është nga shqiptarët i ‘përshtatshëm’ për ta vrarë e kush duhet të shpërngulet, e cila familje të masakrohet. Brigada i kishte 82 tanke dhe 12 topa në disponim. Brigada, plus grumbulloi autobus privat dhe vetura të palqkitura nepër Kosovë, për t` i trasportuar ushtarët nga një komunë në tjetrën.Në Kosovë me detyra vrastare ndaj civilëve shqiptarë Shtabi i Beogradit e kishte dërguar Brigadën speciale nr. 72 me 1189 ushtarë. Kësaj brigade speciale i ndihmonte në likudimin e civilëve shqiptarë në grupe Korpusi i Beogradit me Brigadën e Parë të Blinduar me 1184 ushtarë, 112 tanke dhe 12 topa e minahedhës të kalibrave të ndryshëm dhe 12 topa, për ta masakruar popullin në arratisje. Ndërsa, Brigada nr. 72 speciale dhe Brigada nr. 63 e parashutisëve me 460 trupa, i sulmonin shqiptarët nepër kolona duke u arratisë kah Shqipëria dhe Maqedonia. 

 Për vrasje në vijat rrugore ishte angazhuar Korpusi  nr. 2 i Pogoricës me brigada 1 B-4 të alpinistëve me shtab në Kolashin. Në kuadër të këtij njësiti vepronin 350 trupa. Në kuadër të kësaj force vrastare ishte edhe Brigada 4 e Policësë ushtarke e Podgoricës me 359 trupa.Në Kosovë kanë vepruar duke vrarë popullsinë në masë edhe njësia e komadnuar nga Ratko Mlladiq. Ajo njësi kishin në kuadër të saj edhe vrastarët monstruoz: “Beli Orlovi”, të komanduar nga Vojislalv Shesheli dhe Aleksander Vuçiqi; njësitin e pushkatimit të quajtur “Tigrovi” i komanduar nga Zhelko Rzhanatoviq-Arkan. Pranë tyre, vepronte edhe njësia “Dobrovolci” nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe mercenarë sidomos: rusë dhe rumunë, me detyra speciale. E në kuadër të këtyre veprimeve ishin inkorporuar edhe serbët vendas të Kosovës, si të mobilizuar, të cilët shquheshin me dergimin e njësive në operacione speciale për vrasje masive nepër rrugë, shtëpia dhe civilë të strehuar në male. Lidhur me këtë, një ushtar i jep deklaratë gazetës “DIE ZEIT” të Hamburgut. Ai thot ndër të tjera se: “ ….Nuk kam vrarë fëmi në Kosovë. Kur të shkoj herën tjetër nuk do të bëjë më asnjë dallim, s` do të lë gjë të gjallë”. Me detyra speciale të autorizuar nga Këshilli i Lartë shtetëror që drejtohej nga Sllobodan Millosheviq ishin edhe: Nikolla Shainoviq, Millan Millutinoviq (Kryetar i Serbisë), Mirko Marjanoviq (Kryetar qeverie), Vllajko Stoilkoviq (Ministër i Punëve të Brendëshme, i njohur me nofken :Deda”-“Gjyshi”. Ky kriminel, i cili e vret vetën në derë të Parlamentit kishte për ndihësa këta oficerë: tërë sherbimin policor të Srbisë, të drejtuar nga Vllastimir Gjorgjeviq, i njohur me nofkën “Roxha”, i cili ishte edhe zavendësministër i Punëve të Brendëshme të Serbisë.Vendin e tij pas një kohe e mori krimineli Sreten Llukiq. Ky ka komanduar më 1998/99 në të gjitha masakrat nepër Kosovë, dhe nuk ka dhënë kurrfar përgjegjësie. Por në krime kësaj garniture militare i ka ndihmuar Gjeneral koloneli Radomir Markoviq, ( i arrestuar më 23 II 2001). Në postin komandues ky kriminel ishte deri më 25 janar 2001. Në krime në Kosovë ishin të involvuar edhe Nikolla Curçiq, zyrtari i lartë i Sigurimit shtetëror dhe Drejtor i Institutit. Për ndihmës ky kriminel i kishte : Stojan Mishiqin, përgjegjës për Serbi;gjeneral Petar Zekoviqin përgjegjës për Vojvodinë dhe Gjeneral Obrad Stevanoviqin përgjegjës për Kosovë. Në vartësi të tyre ishte edhe shefi i sigurimit shtetëror David Gajiq. Ndërsa Obrad Stevanoviq kishte angazhaur forcat profesionale antiterroriste të koamduara nga Zhivko Trajkoviq. Në kordinim me njësitet speciale të Btajnicës, Novi Sadit dhe Prishtinës Zhivko Trajkoviq ka bërë krime nepër katundet e Kosovës dhe kah fundi i majit 1999 nepër Pejë dhe Gjakovë, krime ato të dirigjuara nga Sreten Llukiq.  

Nepër komuna krimet i drejtonin: në Prishtinë Mishko Llakoviq (droger i disa shqipfolësve); në Gjilan bandat krimianle i drejtonte Dushan Gavranoviq; në Mitrovicë vrasjet e civilëve shqiptarë i organizonte Lubinko Cvetiniq; në Ferizaj vrasjet e shqiptarëve nepër shtëpia dhe rrugë i organizonte Bogolub Jnaiçieviq, në Prizren me vasa komandonte Gradimir Zekoviq; në Pejë dhe Rrethinë me mizori komandonte Bora Vllahoviq, në Gjakovë civilët i likidonte me urdhër prej eprori Dragutin Adamoviq i ardhur nga Nishi. Ky kriminel drejtonte edhe me një qetë speciale për plaqkitje të pasurisë shqiptare. 

2.Policia sekrete serbe në Kosovë 1998–1999 

Me policinë sekrete serbe në Kosovë më 1998-1999 e ka drejtuar organizata terroriste “JSO”. Në kuadër të kësaj oranizate ishin: “Beretat e kuqe” të drejtuara nga Frenki Simatoviq si dhe njësia “LEGIA”. Ka të dhëna se njësitet terroriste i drejtonin: Frenki Simatoviq, Vijisllav Sheshel, Aleksander Vuçiq, Zhivorad Igiqi, Dushko Ristiqi, Ivica Daçiqi. Në krye të kësaj bande ishte Zoran Angjellkoviq. Njësitet ishin të sigurauara nga ushtria dhe policia. Prejardhja e mercenarëve ishte nga: Rusia,Rumunia, Austria, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania, Franca dhe Italia.Këtyre njësive u kanë ndihmuar në lëminë e logjistikesë drejtuesit e qarqeve, por në pozitë që të kontaktojë me ta shin: Zoran Angjellkoviq, Boshko Drobnjak, Zejnelabedin Kurejsh, Dragutin Markoviq nga Prishtina, Gjylbehar Shaboviq nga Prizreni, Vesko Periq si vrasës i fëmijëve nga Fushë Kosova. 

Në Qarkun e Kosovës, ishin përgjegjës për të gjitha krimet: Velko Odalloviq, për tërë qarkun. Për komunat e qarkut ishin urdhërdhënës: për Prishtinë Dushan Simiq, për komunën e Lipjanit Lubinko Bozhiq, për Komunën e Podujervës Millovan Tomiq, për komunën e Drenasit Dobrosav Radoviq, për Komunën e Obiliqit Zoran Millosheviq, për Komunën Fushë Kosovës Dobrica Llaziq-“Ciga”, Nebojsha Petkoviq për Komunën e Ferizajit, Radosasv Ognjanoviq për Komunën e Kaçanikut, Sllavisha Rexhiq për komunën e Shtërpcës dhe për Komunën e Shtimës Svetisllav Zekiq. Në nivel rrethi dhe nepër komuna këta persona që nuk i ka marrë asnjë ligjë për hetim janë përgjegjës për masakrimin e 2315 civilëve shqiptarë, prej tyre 239 fëmijë. 

Në Qarkun e Mitrovicës përgjeshës për krime nda shqiptarëve janë: Zdravko Trajkoviq. Nepër komuna ishin përgjegjës: Nikolla Radoviq për Mitrovicë, Dragan Jabllanoviq për Leposaviq, Sima Simiq për Skenderaj, Srxhan Vukotiq për Zubin Potok, Desimir Petkoviq për Zveçan, Sllobodan Donkiq për Vushtrri. 

Për Qarkun e Pejës ishin përgjegjës për krimet kundër civilëve shqiptarë: Jovan Popoviq (Kryetar qarku). Ndërsa në shtabin e tij ishin: Kryetari i komunës Pejës Millan Ivanoviq, Kryetari i Komunës Itogut Milladin Peroviq, Kryetari i Komunës Klinës Svetozar Dabisheviq, Kryetari i Komunës Deçanit Milivoje Gjurkoviq, Kryetari i Komunës Gjakovës Momçillo Stanojeviq (ishte në Mejë si kallauz dhe nuk është denuar për vrsjen e 311 civilëve për një ditë). 

Në Qarkun e Prizrenit me krimet drejtonte Brankica Turnjakoviq,Lubisha Stefaboviq kryetar komunes Prizrenit, Nedelko Kollshinac kryetar komunës Rahovecit, Stanimir Radiq kryetar Komunës Therandës, Destan Skenderi Kryetar i Komunës Dragashit.  

Në Qarkun e Moravës (Gjilanit) komandonte Predrag Kovaçeviq, Me grupin e pensionerëve drejtonte Dushko Ristiq, i njohur si kërkuesi kryesor që në “Kosovë të krijohet baraspesha nacioanle në mes serbëve dhe shqiptarëve, pra 50 me 50 përqindë.. Kurse në Shtab Predrag Kovaçeviq i kishte këta kryetar komunash: Për Gjilan Bogdan Periq, për Kamenicë Branimir Simiq, për Viti Vesko Periq, për Novo Berd Petar Vasiq. Në këtë anë ishin edhe disa kriminelë nga Lika, Knini dhe Sllavonija e Kroacisë. 

3.Kush i siguronte kriminelët në kampanjën e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë 

Kosova më 1998/99 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm të studiohet se sa njësi speciale ishin koncentruar në Prishtinë në fillim të nëntorit 1998. Atë natë parashihej që Prishtina dhe rrugët e saj të përgjakën dhe shqiptarët ta kuptojnë forcën serbiane, shkruante Vojisllav Shesheli dhe Aleksander Vuçiqi, një duet radikal i njohur se “tokën shqiptare do ta okupojmë përmes shoqatës gjuetarëve”, që do të thot se do të “vrasim shqiptar, sikurse të ishin egersiara të malit”. Por, gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk ka mundur, as të mendohet pa involvimin e drejtpërdrejt të drejtuesve lokal serbian. Në realitet, krimet monstruoze ndaj shqiptarëve nuk do të ishte e mundur të ndodhnin pa ndihmën e perosonave të autorizuar të pushtetit neofashist të Sllobodan Millosheviqit. E ata persona që ishin pjesëmarrës në krime, abuzime, dhunime, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë së shqiptarëve, pikërisht ata e hapën DOSJËN e gjenocidit dhe në proces ishin pjesëmarrës në të. Ata në bazë të dokuemnetve që janë zbuluar ishin: Vesko Periq, Petrit Kostari, Ratomir Jonçiq, Xhafer Xhuka, Millorad Samarxhiq, Muharrem Ibro, Mihajllo Nediq, Refik Senadoviq, Zoran Bratiq, Adem Koci, Fuaf Hoxha dhe të tjerë me detyra speciale për t` i identifikuar personat që duhej të vriteshin apo të dhunohen”.(Shiko: Vlada Republike Srbije, Naredbodavci po opstinama”). 

Në lidhje me atë që u tha më lartë, zingjiri i lidhjeve INFORMATIVE dhe komanduese nepër qarqe dhe komuna të Kosovës ishte në tërësi i mbuluar sipas qarqeve: 

Në Qarkun e Prizrenit nga Shatbi i Zoran Angjellkoviqit ishin autorizuar për siguri (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve): Momqillo Stefanoviq, Refik Senadoviq, Adem Koci, me dy ndihmës të paidentifikaur; 

Në Qarkun e Gjilanit Shtabin e Zoran Angjellkoviqit e prezantoi  në sigurim (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve) e që ishin të lidhur drejtë për drejtë me qarqet ushtarake, policore dhe kishtare : Millorad Samarxhiq, Vesko Periq dhe Fuad Hoxha; 

Në Qarkun e Mitrovicës nxitësit e krimeve ndaj shqiptarëve dhe sigurimin e plotë të serbëve e të cilët ishin në tërësi të armatosur: Ratko Jociq, Mihajllo Nediq, Zoran Bratiq dhe dy shqipfolës që nuk i zbulojnë emrat eprorët  e tyre. Të gjithë këta kriminelë i subvenciononte Novak Bjeliq, i cili ua mundësonte që kufomat të zhdukën në shkritorën e Zveçanit. 

Në Qarkun e Kosovës ishin 12 oficerë të lartë, emrat e të cilëve në dokuennt ishin të palexueshëm. Por të lexueshëm ishin bordelet që organizonin disa persona që ishin antar të Partisë Mira Markoviqit, e që janë botuar nepër gazeta, por asnjë akuzë kundër tyre nuk është nisë për në ndonjë gjykatë deri me sot, sepse Kryeprokuri po “flenë”. Madje, qenderat ndërkombëtare nxituan për ta themeluar Gjykatën Speciale për ndiekjen e Koamnduesëve të UÇK-ës, krejtë me qellim që krimet serbe mos të përmenden fare. Dhe kështu po ngjan, ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë po hetohen dhe po gjykohen, ndërsa ata që kanë organizuar GJENOCID, jo që janë të lirë, por po kërcnohen prapa se “Kosovë do ta shndërrojmë në gërmadha”. 

Nepër komuna kanë mbetur emrat e atyre urdhërdhënsve në krime nepër tërë Kosovën. Ata nepër komuna ishin: Në Pejë urdhërdhënës ishte Tomosllav Llakiçeviq; në Klinë ishte Ranko Donçiq, në Kamenicë ishte Nikita Markoviq, në Therandë ishte Stanisllav Anxhellkoviq, në Deçan ishte Branisllav Llaban, në Ferizaj urdhërdhënës në krime ndaj shqiptarëve ishte Predrag Radivojeviq, në Mitrovicë  nxitës i krimeve ndaj shqiptarëve ishte Sherafedin Ajeti, në Viti me krimet komandonte Zoran Kojiq dhe Vesko Pejiq, Në Novo Bërd komandonte Sllavolub Maksiomoviq, në Leposaviq Bllagoje Nedelkoviq, në Skenderaj krimet ndaj shqiptarëve i programonte me një ekip prej dy policëve dhe dy popave nga Nishi, Sima Simiq, në Gjakovë krimet dhe dhunimet i organizonte Zoran Nikiq, me dy priftër ortodoks të Deçanit. Në Kaçanik krimet i organizonte Dragan Cvejiq, në Shtërpc krimet i drejtonte Svetisllav Drulloviq, në Shtimje krimet i organizonte Pavle Zhiviq. Ndërsa në trevën e Lipjanit krimet i organizonte Sllavisha Dukiq me dy shqipfolës. Në Fushë Kosovë krimet i orkestronte Çedomir Bojkoviq me dy ciganë,Në Gjilan dhe rrethinë krimet i organizonte Bozhidar Mitroviq. Për ndihmës i kishte edhe dy udbashë shqiptar, të cilët në disa raste kanë qenë të përmbajtur. Në Dragash krimet i orkestronte Dimitrije Gjorgjeviq, në Rahovec krimet i organizonte me listë Jovan Gjuriçiq dhe dy serbian vendas, emrat e të cilëve nuk i publikon H. R. W, në “Under Ordes”; Për problemet diplomatike dhe politio-ushtarke shiqo: Blerim Shala, Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000).   

Në Prizren dhe rrethinë krimet dhe gjenocidit mbi shqiptarë e kishte planifikuar Dragan Stankoviq me tre ndihmësa të cilët e kishin gradën e kolonelëve rezervë, e neri prej tyre ishte “turk”. Në Besianë  (Podujevë) krimet i orkstronin Millosh Gjuriq me dy oficer rezervë malazezë (prindët e tyre ishin kolonistë në Peran).  Në Vushtrri  krimet i drejtonte Sllobodan Dokniq, në Burim (Istog) krimet i drejtone një shtab që ishte stacionuar në lokalitetin Vrellë, Mollorad Komatoviq. Ky kriminel e kishte një këshilltar nga Baja dhe një nga Peja (ish UDBASH). Në Obliq krimet i drejtonte edhe për Drenas Millorad Spasiq. Në Zubinpotok krimet i organizonte zakonisht natën, Mirko Trifunoviq. Në lidhje me këta kriminelë, në një raport të gjetur në Pejë me shifër nr. 612/1, nga 30 marsi 1999 shënohet se të gjitha organte shtetërore në tërë qarkun vihen nën komandën e Seksionit Ushtarak të Pejës. E këtë seksion komandonte Kolonel Dushko. D. Antiq. Ky oficrer i lartë ushtrie i kishte ndihmës: Jovo Popoviqin, Simeon Radoviqin, Tomo Bjelliqin, dr. Dragutin Vujosheviqin, Sllobodan Vllahoviqin ( i autorizuar për ASANIM TË KUFOMAVE SHQIPTARE, baarte të kufomave deri në Batajnicë afër Beogradit), Sllobodan Jokiqin, Danillo Medenicën, Ndelko Knezheviqin, Branko Llazareviqin, Dragan Zeçeviqin, Radomir Gojkoviqin, Nebojsha Deviqin, Radosh Radulloviqin, Tomisllav Llakiçeviqin dhe tre popa, të cilët kujdeseshin për strehimin e tyre në Manastir, gjatë bombardimeve. 

Në bazë të dokuemnetve tërë Kosovën e kishte në kompetencë Korpusi i Prishtinës (institucion ushtrak) të cilin e komadnonte Gjeneral Vlladimir Llazareviq. Në disponim ky Korpus vrastar ishte i drejtuar nga njësitë speciale prej këtyre oficerëve: 1.Brigada 252 e blinduar komandohej nga kolonel Millosh Mandiq;2. Brigada 15 e blinduat koamdnohej nga kolonel Mlladen Qirkoviq;3. Brigada 125 e motorrizuar komandohej nga kolonel Dragan Zhivadinoviq;4. Brigada 243 e mekanizuar koamndohej nga kolonel Krsman Jelliqin;5. Brogada 549 e këmbësorisë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq;6. Brigada e artilerisë ajrore koamdohej nga kolonel Millosh Qosan;7. Policinë ushtarake me detyra speciale për ta dhunuar popullin dhe detyruar të shpërngulet e drejtonte majori Zhelko Petkoviq. Ky njësit njihej me shifrën nr. 52. Sipas dokumenteve arkivore këta drejtues të njësive VRASTARE janë përgjegjës para drejtësisë shtetërore të Kosovës ( e cila si duket qe 20 vite ose është pa kompetenca, ose është e papërgjegjshme e ku së pari bën pjesë prokuriria). Përgjegjësia para popullit shqiptar në veçanti dhe para historisë në përgjithësi, është e të gjithë të apstrofuarëve për: Vrasje mizore, për dhunime masive (thuhet në H. R. W) se është fjala për 20 000 femra të dhunuara. Përgjegjësia e oficerëve dhe ekzekutuesëve nepër Kosovë është edhe për diegie, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë shqiptare.5. (5.Dokumentet e tubuara nga hulumtuesit e H. R. W në “Under Ordes” kategorizohen në TRI lloje: 

1.Dhinimet që kryenin ushtarët, policët, paramilitarët dhe oficerët nepër shtëpia;

2. Denimet gjatë dëbimit nepër rrugë, ku publikisht grabiteshin dhe dërgoheshin ne shtëpi speciale, e pastaj viktimat lyheshin me benzit, ose kufomat e tyre dekompozoheshin me dinamit;

3. Bartja e kufomave dhe humbja e gjurmëve të tyre duke i maskuar nepër Serbi. Pushteti neofashist serbian ka organizuar bombardimin e 1007 fshatrave të Kosovës, nga 1392 sa i kishte Kosova gjithësejt). 

Terrori shtetëror serbian është ushtruar special ndaj disa familjeve, të cilat këtu po i prezantojmë si fakte, të cilat i kishte në dieni TRIBUNALI që është shuar, por që i ka në dieni edhe Gjykata Specale, e cila kinse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por që nuk i përgjigjet e as që i raporton për asgjë. 

Përpiekja e shtabit Milosheviqit për të shkaktuar luftë qytetare në mes shqiptarëve, nxitej duke vrarë shqiptarë të njohur, e duke propoganduar pastaj se “ja shqiptarët po vritën në mes veti”. E kësaj propogande meskine të huajt u besonin, sepse kishte edhe shqiptarë që e SABOTONIN luftën çlirimtare me të gjitha mjetet. Lidhur me këtë, disa herë Adem Demaçi ka pasë probleme me emisarët evropian dhe amerikanë, duke siellë edhe fotografi para tyre ku oficeri serbian i veshur me veshë kombëtare shqiptare fotografohej para kufomave shqiptare dhe serbiane, por që faji u mbetej shqiptarëve. E këtu mbylleshin të gjitha rrugët dhe dredhitë diplomatike! 

Unë emrat e kriminelëve i prezantove. E hetuesisë dhe gjyakjtave të Republikës Kosovës është që të veprojnë dhe të tregohemi se dijmë të krijojmë dhe të mbajmë shtet demokartik.  

4.Familjet e masakrura nepër Kosovë nga fallanga neofshiste serbiane 

Familjet e masakruara shqiptare janë: Familja Berisha me 53 antarë nga Theranada; Familja Muçolli me 52 antarë nga Pokleku i Drenasit; Familja Krasniqi me 36 antarë nga Postaseli i Rahovecit; Familja Krasniqi me 25 antarë nga Carralluka e Malishevës; Familja Gashi me 23 antarë nga Zhuniqi i Bellacërkës Rahovecit; Familja Deliu me 23 antarë nga Abëria e Epërme e Drenasit; Familja Popaj me 22 antarë nga Bellacerka e Rahovecit; Familja JASHARI me 22 anatarë nga Prekazi i Skenderajt; Familja Vejsa me 20 anatarë nga Gjakova; Familja Imeraj me 19 anatarë nga Padalishta e Burimit; Familja Zeqiraj me 16 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Zeqiri me 15 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit; Familja Vishesella me 14 antarë nga Ribari i Lipjanit; Familja Haliti me 14 antarë nga Studime e Poshtëme e Vushtrris; Familja Kelmendi me 13 antarë nga Lutogllava e Pejës; Familja Berisha me 13 antarë nga Lezi i Prizrenit; Familja Rexhepi me 13 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Gërxhaliu me 12 antarë Studimja e Vushtrris; Familja Hoti me 11 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit; Familja Elshani me 11 antarë nga Theranda;Familja Spahiu me 11 antarë nga Opterusha e Rahovecit; Familja Ahmetaj me 10 antarë nga Likoshani i Drenasit; Familja Dina me 10 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Isufi me 10 antarë nga Gjakova; Familja Rama me 10 antarë nga Shkabaj (Orlloviq), Prishtinë; Familja Hamza me 9 antarë nga Lubeniqi i Pejës; Familja Kastrati me 9 antarë nga Zatriqi i Rahovecit; Familja Rashica me 9 antarë Studimja e Poshtme e Vushtrris; Familja Salihaj me 9 antarë nga Sushica e Poshtme e Burimit; Familja Ujkani me 9 antarë nga Rezniku i Vushtrris; Familja Bogujevci me 8 antarë nga Besiana; Familja Gërbeshi me 8 antarë nga Sllovia e Lipjanit; Familja Salihu me 8 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Tafaj  me 8 antarë nga Gjakova; Familja Osmani me 8 anatarë nga Godeni i Gjakovës; Familja Miftari me 8 antarë nga Kçiqi i Madh i Mitrovicës; Familja Gërguri me 8 antarë nga Suma e Vushtrris; Familja Duriqi me 7 antarë nga Besiana; Familja Nuraj me 7 antarë nga Gjakova; Familja Reka me 7 antarë nga Bërnica e Epërme e Prishtinës; Familja Spahiu me 7 antarë nga Prroi i Bellës, Rahovec; Familja Suka me 7 antarë nga Korisha e Prizrenit; Familja Sharku me 7 antarë nga Rahoveci; Familja Vejsa me 7 antarë nga Gjakova; Familja 7 antarëshe nga Fshati i Vjetër i Ferizajit; Familja Bobi me 7 antarë nga Deva e Gjakovës; Familja Zeka me 7 antarë të Fhsatit Vjetër, Ferizaj; Familja Dinaj me 6 antarë nga Hereqi i Gjakovës; Familja Jakupi me 6 antarë nga Besiana; Familja Jemini me 6 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Morina me 6 antarë nga Demjani i Gjakovës; Familja Nurçaj me 6 antarë nga Koshica e Pejës; Familja Pajazitaj me 6 antarë nga Gjakova; Familja Kryeziu me 6 antarë nga Retia e Rahovecit; Familja Nalli me 6 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit.6 (6. Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002). 

Masakra e Lumës …

5.Varrezat masive të shqiptarëve nga fallanga neofashiste  të Serbisë 1988/1999 

Raportet e H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002. Ja faktet jo të plota nepër Kosovë:  

Përshkallëzimi i gjenocidit serbian në Kosovë ishte më i egër në këto lokalitete: Prekaz, Izbicë, Rezallë, Çikatovë, Vërbofc, Baksi, Çirez, Abëri, Shevarinë, Klinë e Poshtme, Poklek, Raçak, Studime e Epërme, Zhabar, Lubeniq, Qyshk, Loxhë, Paulan, Zahaq, Koronicë, MEJË, Rogovë të Hasit, Goden, Batushë, Krushë e Madhe, Xërxë, Therandë, Bellanicë, Qyteti i Gjakovës, Koliq, Celinë, Bellacërkë, Krushë e Vogël, Pastaselë, Tusus, Korishë, Besianë, Studeçan, Sllopuzhan, Tërrnje, Bukosh, Prroi në Kaçanik, Llukaj dhe Mramuer, Sllovi, Ribar i Vogël, Hallaç, Qyteti i Pejës, Deçani, Mitrovica, Skenderaji, Drenasi, Klina, Prishtinë afër Kurrizit në Dardani në një bunker betoni në anën e majtë të Rrugës për Fushë Kosovë. 

Në lidhje me mizoritë serbe shënojmë edhe Raportin e KLDMNJ-ës për dëbimin e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe vendosja  e tyre nëpër botë: Në Shqipëri 507 800 persona; Në Maqedoni deportohen 360 000 persona; Në Mal të Zi deportohen 70 000 persona; Në Bosnje dhe Hercegovinë 21000 perosna; Në Kroaci deportohen 4000 persona; Në Slloveni deportohen 3450 persona; Në Francë deportohen 6300 persona; Në Itali deportohen 10 000 persona; Në Gjermani deportohen 14 000 persona; Në Britani të Madhe deportohen 3300 persona; Në Suedi deportohen 7000 perona; Në Norvegji deportohen 8000 persona; Në Finlandë 1000 perosna; Në Danimarkë 2800 persona; Në Belgjikë 9000 persona; Në Turqi 18000 perosna;  Në SHBA 6100 perosna; Në Kanada 3200 persona; Në Australi 3500 perosna; Në Zvicër 4100 perosna; në Zelandë të Re 600 persona; Në Izrael deportohen 450 perosna. Gjithësejtë janë deportuar jashtë Kosovës  993588 persona deri më 10 qersgor 1999  7. 

(7 KLDMNJ/1998; 1999/2000; Hulumtime ekipore profesionale të LDK-ës botim i Sektorit për emigracion dhe rrefuxhatë me autor: Sanije ALIJAJ,  Pasojat e Luftës në Kosovë 28 II 1998- 10 VI 1999, Prishtinë 2002; H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002; Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002; Prof Dr  Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtuese 1844-1999, Prishtinë 2001, (i botura deri me tash (2021) në 9 gjuhë botërore). Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Mizoritë serbe në Kosovë, Prishtinë 2020; Prof dr Hakif Bajrami, Zavere i zloçini UDB na Kosovu do 1966, Pristina 2007; Prof Dr Hakif Bajrami, Naçertania , 2004 Prishtinë; Prof Dr Hakif Bajrami,Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844–1995, Prishtinë 1995 botim:QIK; Prof Dr Hakif Bajrami, Shqiptarët dhe Kosova në rriedhat tragjike të historisë 1878-1999, Prishtinë 2019, Botim “Faik Konica”.); Hakif Bajrami, Antimemorandum, Prishtinë 2006, f. 226; Prof Dr Jusuf Osamni, Gjenocidi serbian në Kosovë, libri I dhe II, botim shqip dhe anglisht, Prishtinë 2009, në 1237 faqe me kronolgji të krimeve për dhketë vite 1989-1999; J. Martinsen, Bunari smrti na Kosovu 1998/99, Pristina 2007. 

6.Kush po organizon sërish vargojë gjaku në Moskë dhe Beograd këto ditë gushti 2023 kundër shqiptarëve  

Këto ditë të gushtit 2023 Maria Zaharova (zëdhënse e pushtetit neofashistit Putin) doli me një “xhevahir” të ri por mosnstruoz se kinse ish pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qenkan infiltruar në luftën nazifashiste ruse në Ukrainë dhe: “po ua nxirrkan organet e brendshme të ushtarëve rus dhe po ua transpalntuekan” diku nepër xhungllat apo stepet e Ukrainës. Ngjajshëm pati trilluar edhe njëfar Kontantin Kosaçevi me një raport drejtuar Këshillit të Evropës, për “trafikimin e organeve të ushtarëve dhe policëve serbian, transpalntim ai që “bëhej” në një Shtëpi të verdhë” në Malësinë e Gjakovës, e ku torishta e bagëtive ishte nja 30 metra larg. Ky “zbulim” transplantimi që paska mundësi sipas rusëve dhe serbianëve të bëhet afër torishtës së bagëtive, madje në një shtëpi që nga jashtë nuk duket aq moderne, duhej ta “përvlonte” çdo zemër të urologëve dhe kardiokirugëve botërorë, pse nuk e paskan zbuluar më herët këtë mundësi, e që do të shpërbleheshin me çmimin “Nobel” për “kirurgji” të rrenave ruso serbiane. E pse mos ta themi edhe këtë se Konstantin Kosaçevi është i shpalluar “Person non grata në SHBA”, si marionetë dhe kriminel. Lidhur me këtë Maria Zaharova në deklaratën e saj,me një të rënë don ta lidhë rrenën e vitit 2011, të cilën Këshilli i Evropës e hagri si M… ndërsa kësaj radhe si duket “erën” ia ka ndier para se ta afronte te goja dhe: “nuk do ta hanë m.”, aq më parë se Rusia ka mjaftë mercenarë nga Afrika, por edhe përvojë për gjenocid!. 

Shtrohet tash pyetja, çka ndodhi me “Fletë rrufenë e Shqipërisë” për kurdisjën e rrenës së shekullit nga Dik Marti më 2011, “Për transpalntim të organeve…”, po jo vetëm kaq. 

Shqipëria zyrtare do të duhej ta padiste Serbinë në KS OKB për PESË herë që ka bërë gjenocid mbi shqiptar më: 1877 në 714 katunde të Sanxhakut Nishit; për diegëjen e 132 fshtrave dhe 7 qyteteve shqiptare më 1912/13 në Kosovë e sidomos në Lumë; për diegjen dhe shndërrimin në krematorium të 182 fshtrave të Kosovës, sidomos në Rugëvë dhe Llap, për krijimin e tri kampeve të përqëndrimit për shqiptarë më 1919-1924; për krematoriumin ndaj shqiptarëve të Kosovës në: Tetovë, Shkup, Gjilan, Ferizaj, Drenicë më 1944/45; për shndërrimin e Kosovës në krematorium kur 1008 fshatra janë bombarduar me artileri më 1998/99, me që rast u krijuan 600 varreza amsive, u bartën kufomat për të humbur gjurmë nepër Serbi, kur 1 milionë shqiptarë u deprotuan jashtë Kosovës e mizori tjera që janë faktuar deri më tash në 9 gjuhë botërore. Ato krime të faktuara janë të plasuara në OKB dhe në çdo biblotekë me peshë civilizuese në Botë. Së kënejmi, nuk është ngritë asnjë akuzë për shtetin e Serbisë, policinë dhe ushtrinë e saj, për partinë Socialsite dhe Radikale në pushtet, për tërë shtabin e Milloshit,i cilin është  plasuar në këtë shkrim me arumente arkivore. E shqiptarëve nuk iu duhet kurrfar hallakame mediatike. Bile mentori i trillimit të “transplantimit” serbian Dr Millan S Protiq (historian), ish ambasador i Serbisë në Bern të Zvizërës, në Beograd sot gëzon reputacion duke defiluar nepër televizione se: “ka bërë një punë të shekullit për Serbinë”, që ia ka lërë këmbët e arushës Dik Matrit, sepse i ka marrë paratë nga Beogradi dhe sot jeton i qetë në Zvicër. Së këndejmi, shtrohet pyetja e shekullit: Çka lyp Edi Rama në miqësinë me A. Vuçiqin përmes “Open Ballkanit” të shpalluar i dështuar. Po, e dijmë, se ideatori A. Vuçiq donte t` i mbulojë krimet dhe të mirret me diçka që si ide (Ballkani i hapur) ka deshtuar qe 5 herë nga viti 1868, kur u lajmërua për herë të parë. 

Lexues të nderuar, po  e mbylli kështë shkrim (të përseritur!!!) se Gjashtë luftetarët kryesor të UÇK –ës sot janë duke u hetuar dhe gjykaur nga Gjykata Speciale në Hagë gati qe 3 vite, pa asnjë provë valide, madje gjykimi po mbahet edhe prapa perdeve (deshmitar të mbrojtur), madje edhe me dyer të mbyllura, fakt ky që nuk ka ngja as në Procesin e Nyrenbergut më 1946. Prandaj e shtroj pyetjën: ku është e fjetur ndërgjegje njerëzore sot, ku janë institucionet humaniste, ku janë drejtuesit e rreligjioneve respektive, ku janë shoqatat humanitare, shoqatat e shkrimtarëve, shoqatat e të drejtave të njeriut, a duhet ta ftojmë Emil Zollën të ngritët nga varri, dhe t` i thot Aferës DRAJFUS II, STOP më me trillime dhe fabrikime të Maria Zaharovave që paguhën nga mafia e nëntokës. 

E vet fakti se në krye të Prokurorisë së “Specialës Kosovës”, deri me tash janë larguar disa kryeprokurorë, shpresoj se Gjykata e nderuar do të shkurtojë procesin e gjykimit dhe do ta jep verdiktin përfundimtar të pafajësisë për: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, dhe dy drejtuesit e OVL UÇK-ës (Gucatin dhe Haradinin), të cilëve tmerrsisht iu ka montuar tërë procesi nga mafia e Beogradit, sepse dokumentet nga kanë ardhur para derës së zyreve të tyre, nuk kanë ardhur nga “shtallat e bagëtive”, por  nga qendrat mafioze të specialcave të Beogradit dhe Moskës nazifashiste, po besa ka mundësi edhe nga prokurorët që kanë gjetur grazhd të fortë në Hagë dhe për çdo mengjes brohorisin: nga zot këtë shansë të shekullit e të paguhemi edhe nga pesë vjetë, për gjëra që dikur do të turpërohet bota e civiliuar. 

Po e përfundoj këtë shkrim me një vargnim: 

        Qoftë mallkuar ai që trillon, 

        Gjithë njerëzimit një porosi, 

        Këtu e në Hagë e përtej detit, 

        Akuzohen shqipet se janë Shqipëri! 

                          Edhe xhelatët që shkumbojnë, 

                         Të gjithë drejtësia do t`i djeg, 

                         Pa mbarue kjo e shkretë stuhi,  

                         Falë dhe Zotit nuk ka shteg. 

     Prishtinë, më 11 .08. 2023  

Si të mbrohemi nga soji i keq i politikanëve!?

0

Florim Zeqa

I kemi tre lloje të politikanëve; politikanët karrierist (interesgjinjë), politikanët matrapaz (pazaregjinjë) dhe politikanët e ndershëm. Për fatin e keq, dy grupet e para të politikanëve janë në rritje e sipër, kur grupi i politikanëve të ndershëm është duke u zvogëluar dita-ditës shkaku i injorimit nga dy grupet e para të politikanëve.

Të fortët e politikës injorojnë politikanët ndershëm

Politikanët karrierist apo lakmitarë të pushtetit, përveqse më të rrezikshmit janë niveli më i lartë i marrëzisë njerëzore, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetëra njerëzish për marrjen, gjegjësisht mbajtjen e pushtetit.

Politikanët matrapaz apo pazaregjinjët e skenës politike janë vartës të grupit të parë dhe janë grupi i politikanëve që janë të gatshëm t’i ndërrojnë partitë sikurse prostitutat partnerët e natës, pa ju skuqur fytyra fare.

Sikurse të parët (kerrieristët) edhe të dytët (matrapazët) nuk e kanë problem gëlltitjen e “qershive të lagura” në të gjitha stinët e vitit.

Ndërsa politikanët e ndershëm janë kategoria e politikanëve për të cilët ndjejë dhembshuri dhe keqardhje të madhe, të cilët po djegen nën hijen e dy grupeve të politikanëve të sipërcekur sikurse filizi i njomë nën hijen e lisit të djegur.

Nëpër të gjitha partitë politike ka politikan të ndershëm, njerëz të mirë dhe atdhetarë që e duan me shpirtë e zemër atdheun e tyre, të cilët me tërë qenjen e tyre i përkushtohen interesit të shtetit dhe qytetarëve, porqë nuk e kanë fuqinë e vendimarrjes në Parlament dhe brenda partive të tyre. Në pamundësi për t’u përballur me klanet dhe grupet e interesit në hierarkinë e lartë partiake apo shtetërore detyrohen të heshtin që të mos “digjen” politikisht.

Zgjedhjet e kurdisura partiake

Pa dashur të ndalem në emra të përveqëm, me të gjithë politikanët e ndershëm që kam biseduar, asnjëri prej tyre nuk është i kënaqur me menaxhimin e partive nga liderët partiak, ku këta të fundit në vend të meritokracisë, i ngrisin në karrierë politike servilët dhe puthadorët, mercenarët dhe parashutistët nga partitë e tjera.

Kuvendet zgjedhore apo zgjedhjet e brendshme partiake mbahen sa për sy e faqe, pasi paraprakisht caktohen nga lideri i partisë njerëzit më të besueshëm të tij që do të bëhen pjesë e drejtimit të partisë, që i bie se gjithçka kurdiset paraprakisht, duke i caktuar individët (dele-gatët) kush kë për ta propozuar për anëtarë të kryesisë apo këshillave drejtuese brenda partisë e deri tek influencimi i votës së delegatëve në Kuvend.

Situata më e tmerrshme bëhet gjatë proceseve zgjedhore në nivelin qendror dhe komunal, ku gjithnjë mobilizohen grupet e interesit për t’ua grabitur votën elektorateve të tyre. Në rast që ju dështon gjahu gjatë procesit zgjedhorë, menjëherë e “lakojnë bigën” duke i kthyer shpinën elektoratin për t’u futur në koalicion me rivalët politik në zgjedhje.

Kërkohet forcë dhe guxim më i madh i politikanëve të ndershëm 

Çfarë duhet të ndodhë në këto situata!? Duhet të ndodhë mobilizimi i elektoratit për t’i ndëshkuar në zgjedhjet e radhës politikanët mashtrues, duke i mbështetur politikanët e ndershëm brenda subjekteve të tyre.

Mirëpo, që ndryshimi të ndodhë më shpejtë dhe sa më parë, secili politikan i ndershëm, pavarësisht grupimit politik, duhet të ngrisin zërin kundër padrejtësive nëpër partitë e tyre dhe të bëhen bashkë në një subjekt të ri politik apo në një alternativë të re politike. Politikanët e ndershëm duhet të digjen si qiriri dhe ta marrin guximin e të sakrifikojnë diçka nga vetja (post të përkohshëm partiak) për të fituar mbështetjen afatëgjatë nga populli, i cili si asnjë herë më parë ka nevojë për një frymë të re dhe mentalitet të ri qeverisës. Populli ka nevojë për një klas të re dhe gjak të ri politik në vend të politikanëve karrierist dhe matrapaz që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Soji më i mirë i politikanëve janë ata që e duan vendin dhe popullin e tyre, ata që e vëjnë në plan të parë interesin e qytetarëve, që e respektojnë vullnetin e elektoratit dhe mbrojnë interesat e shtetit edhe përkundër konseguencave partiake. Soji më i keq i politikanëve janë egoistët (ata që e duan veten) të cilët, pasi t’i marrin votën nuk e çajnë më hallin e elektoratit.

Pse njolloset gjithçka shqiptare…!?

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU , Preshevë 

Kohëve të fundit po manifestohet një mani, dobësi shqiptare: krejt çka është shqiptare po e njollosim. Filluam nga politika, nuk mbeti as një politikan qoftë i nivelit lokal, rajonal apo nivelit kombëtar që nuk u njollos, nuk u përfol. 

Për fillim, filluam me personalietete të klasës politike, vazhduam me institucionet, organet lokale, rajonale dhe kombëtare, pa dallim, të gjitha i njollosëm që ishin të shteteve shqiptare.  

Nuk u ndalëm me kaq, njollosëm të gjitha personalitetet shqiptare të historisë, kulturës, arsimit shqiptar, duke kërkuar personalitete të reja të historisë, kulturës, arsimit jashtë shqiptare. 

Po, njollosëm individë, përfaqsues të denjë të kulturës, arsimit, historisë shqiptare, në fakt njollosëm vetveten shqiptare. 

E fundit që po njolloset është shkenca shqiptare, po njolloset dija, mendja shqiptare, Akademitë, Institucionet shkencore, historike, kulturore, Arsimore shqiptare. 

Jo, nuk na mbeti kurgjë shqiptare e mirë, as simbolet tona shqiptare nuk mbetën pa u njollos, bile edhe gjuha jonë shqipe. 

Njollosja e gjithëçkaje shqiptare na çon kah dashuria e simboleve, gjuhëve, historisë, kulturës, arsimimit, shkencës së huaj. 

Kjo po na ndodh viteve të fundit, nuk kemi dashuri ndaj asaj çka është shqiptare, por po anojmë nga ajo e huaja: personalitete, shkence, kulture, arsim, traditë, gjuhë, e tjere. 

Shtrohet pyetja: po pse po ndodh kjo? A thua po kërkojmë identitet tjeter, kur kemi identitetin tonë shqiptar, shkencën, kulturën, traditën, gjuhën, simbolet tona shqiptare.  

I kuptoj popujt që nuk i kanë këto dhe kërkojnë identitetit, por ne shqiptarët i kemi identitetin tonë dhe nuk na duhen kultura, personalitte, tradita të huaja. 

Ndoshta përgjigja është se nuk jemi të kënaqur me arritjet tona shqiptare në këto segmente të jetës, nuk jemi të vetëm. Edhe popujt të tjerë nuk kanë arritur kulmin e kënaqësisë, por i dojnë, i respektojnë, i nderojnë organet, institucionet, personalitetet e veta kombëtare. Të mësohemi dhe të edukohemi me tonën shqiptare dhe përjashta shqiptarisë lëvizjet, ideologjitë, ndikimet që po rrezikojnë identitetin tonë kombëtar. 

Është e mundshme arritja e Madhërishmës Shqiptare, nëse punojmë e veprojme për to. 

Në përkujtim të hyrjes së kryengritësve shqiptarë në Shkup, me 12 gusht 1912

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
____
Përkujtesë historike: 12 gusht 1912
HYRJA E KRYENGRITËSVE SHQIPTARË NË SHKUP
____
Kryengritja shqiptare e verës së vitit 1912 e drejtuar nga Hasan Prishtina, mbas luftimeve të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vilajetit të Kosovës, me ç’rast një nga një nga kryengritësit u morën Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj dhe së fundi Prishtina, detyroi Perandorinë Osmane që të niste bisedimet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjes. Bisedimet e filluara në Prishtinë dhe mandej të bartura në Shkup midis Hasan Prishtinës dhe gjeneralit Ibrahim Pasha (me origjinë shqiptare) zgjatën disa ditë dhe kishte rrezik që nga zvarritja të shpërqendronin radhët e kryengritësve shqiptarë. Hasan Prishtina dhe liderët tjerë shqiptarë morën vendim që për ta sjellë Ibrahim Pashën para aktit të kryer, të marshojnë në Shkup. Më 11 gusht filloi depërtimi i kryengritësve shqiptarë nga disa drejtime me ç’rasat disa mija kryengritës të nesërmen hynë në Shkup. Me këtë rast njësitë ushtarake osmane u futën në kazermat e Shkupit si edhe ato përreth (në Tetovë dhe Kumanovë), ndërsa kryengritësit u pritën me entuziazëm nga shkupjanët. Nga 12 gushti deri më 19 gusht, kur do të nënshkruhet marrëveshja e quajtur Katëmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës me gjeneralin Ibrahim Pasha, kryengritësit shqiptarë mbikëqyrnin Shkupin. Liruan të burgosit dhe u përkujdesën për rregullin dhe qetësinë në qytet dhe rrethinë, por nuk organizuan administratën autonome të përcjellë edhe me pushtetin vendor. Futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup solli lëvizje dramatike në Stamboll, ngaqë Sulltani shpërndau parlamentin të dominuar nga xhonturqit, që dalloheshin për politikë antishqiptare, ndërsa të nesërmen rrëzoi edhe qeverinë xhonturke, e cila u zëvendësua nga një e pavarur e drejtuar nga Gazi Myftar Pasha (përndryshe ithtarë i një marrëveshjeje me shqiptarët për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, siç kërkohej nga kryengritësit).
Me gjithë ndikimin që pati futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup (sipas vlerësimeve të huaja rreth gjashtë mijë, ndërsa sipas disa historianëve tridhjetë mijë) për kahun e bisedimeve që përfunduan me marrëveshjen e 19 gushtit, si e arritur e madhe ushtarake, që mund të quhet edhe historike, mbeti pa epilogun e duhur politik (krijimin e vilajetit autonom shqiptar ose shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë), ngaqë liderët e kryengritjes shqiptare nuk ia dolën që të pajtoheshin mes veti se fitoret në planin ushtarak në vilajetin e Kosovës dhe veçmas futja e kryengritësve në kryeqendrën e vilajetit, në Shkup, të përcilleshin me ngritjen e institucioneve autonome (administratës) dhe të pushtetit vendor në to në nivel të vilajetit me çka Perandoria Osmane, për të neutralizuar shpalljen eventuale të shtetit të pavarur shqiptar në Shkup, do të detyrohej që të pranonte kërkesat e kryengritësve për vilajetin shqiptar nga katër sosh, që praktikisht krijonte të ashtuquajturën Shqipëri Osmane, si fazë kalimtare për shtetin shqiptar në rrethanat e tërheqjes së Perandorisë Osmane nga pjesa evropiane.
Nga këndvështrimi historik, depërtimi i kryengritësve shqiptarë në Shkup, vënia nën mbikëqyrje si dhe tërheqja e asqerit osman në kazerma, mund të konsiderohet depërtim për trysni politike, por jo edhe çlirim, ngaqë nuk u përcoll as me rrëzimin e pushtetit osman e as me ngritjen e institucioneve autonome në të gjitha nivelet. Përkundrazi, kryengritja u shpërnda, ndërsa fuqia e shkapërderdhur e saj, nuk qe në gjendje të riorganizohet, për t’u bërë ballë ushtrive serbe dhe malaziase në tetorin e atij viti që pushtuan Kosovën me pasoja tragjike.
Kjo sjellje do të përsëritet edhe në verën e vitit 2001, kur njësitë e UÇK-së, për tre muaj bënë një luftë tejet të suksesshme (vunë nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të etnisë shqiptare në Maqedoni), madje edhe rrethuan Shkupin dhe hynë në një pjesë të tij (Haraqinë), por nuk ndërtuan institucionet në viset e çliruara. Kjo edhe solli te marrëveshja e Ohrit, ku kapitali ushtarak, u shpenzua për qëllime politike, të cilat nuk ishin në përputhje me kërkesat që u proklamuan me fillimin e saj: Maqedonia federate (me dy njësi: atë shqiptare dhe maqedone) si dhe arritja e statusit të popullit shtetformues, pra të barabartë!

Vdiq Shukrije Bunjaku Osmani, bashkëshortja e Kadri Osmanit- Mani

0
Kur njeriu largohet nga kjo botë për në amshim, është ndarje fizike, është dhembje, por dhembja ëdhtë më e madhe kur ndahet nga kjo botë një nënë e madhe.
Sot u nda nga kjo botë, nga Kosova, nga vajza Hidajetja, nga djemtë Rabiti dhe Ylberi, u nda edhe nga nipat mbesat, nga stërnipat dhe stërmesat nënokja e madhe Shukrije Bunjaku Osmani, bashkëshortja e të madhit revolucionar Kadri Osmani- Mani.
Paçin faqen e bardhë fëmijët tu që të çëndruan pran shtratit tënd, tërë këtë kohë.
Parajsa qoftë për ty.
Lamtumirë nënoke e madhe, heroina e ditëve të vështira.

Në shtetin tim i pari i organizatës islamike, i kërcënon të gjithë ata që nuk mendojnë si ai për xhamitë, t’i dëboj për Beograd!

0
Që në shtetin tim:
– rriten e kultivohen terroristë që ia mësyjnë Shamit;
– që në shtetin tim, i pari i organizatës islamike (BIK) me urrejtje kërcenon të gjithë ata që nuk mendojnë si ai për xhamitë, t’i dëboj për Beograd;
– që në shtetin tim, propaganduesi kryesor i Vëllezërisë Muslimane (kështu është raportuar shpesh në media) Imami kontrovers Husamedin Abazi, një djallëzi që vetëm imamët e tillë mund ta fabrikojnë që në të njëjtën kohë edhe thirret në vlera hyjnore edhe në ato djallëzore dhe bënë thirrje për protesta dhe nxitë urrejtje;
– që në shtetin tim, rriten e kultivohen radikalë që sulmojnë gazetarët;
– që në shtetin tim, ngritet „policia e moralit“ dhe proteston kundër vlerave të artit:
këtë, as në andrrat më të këqija se kisha paramendu!
Shih videon:

Disa mendime për Zenel Kelmendin pas vdekjes, atdhetarin dhe intelektualin e urtë e largpamës

0

Shkruan: Nuhi Bytyçi, Prishtinë 

Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, këto ditë humbën një intelektual,  mjekun e shuar, humanistin, profesorin universitar, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës plot 2 mandate, Prof. Dr. Zenel Kelmendin. Bashkëkombasit tanë, sidomos mjekët, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, do ta mbajnë në mend Kelmendin si njeri të heshtur, të qetë, të urtë, por mjaft energjik, largpamës dhe atdhetar. Kam pasë rastin dhe nderin që ta njoh drejtpërdrejt qysh në vitet nëntëdhjeta, kur Prof. Zenel Kelmendi ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sidomos kur mori detyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës në fillim të vitit 1998. Në rrethan të okupimit me punën dhe vendosmërinë e tyre dëshmohen njerëzit, sidomos intelektualët, të cilët kishin detyra shtesë, më me përgjegjësi për të udhëhequr me institucionet e arsimit dhe institucionet e tjera. Kelmendi e kishte çmuar lartë edhe kontributin e Rektorit historirik të Universitetit të Prishtinës, të Universitetit të rezistencës Prof. Dr. Ejup Statovcit: “Vitet e punës dhe të udhëheqjes së Profesor Ejup Statovcit në Universitetin e Prishtinës janë vite të shpresës, rendi e mbijetese përballë okupimit dhe vite krenarie për ne dhe për Universitetin e Prishtinës”.                

Pas përfundimit të mandatit të rektorit Statovcit, Zenel Kelmendi gëzonte përkrahjen e studentëve dhe profesorëve të Universitetit, veçmas të liderëve të Uniionit të Pavarur të Studentëve, të cilët kishin ndikim të madh në zgjedhjen e tij rektor. Ai bashkë me rektorin Prof. Dr. Ejup Statovci dhe profesorët e tjerë mbështeti fuqishëm protestat e njohura studentore e gjithëpopullore të 1 tetorit të vitit 1997. Ndërkaq, në Kuvendin e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së, mbajtur më 15 janar 1998, Rektori Kelmendi ka mbajë edhe një fjalë rasti, ku konfirmon rëndësinë e protestave të tilla, duke thënë: “Aktiviteti i UPSUP, i dha kahe të nevosjhme të rrjedhave kombëtare.  Ju drejtuat me guxim intelektual, me elan rinor dhe me vendosmëri drejtuat me sukses vrullin tuaj të ndritur për realizimin e  synimeve tona për Kosovë të lirë e të pavarur. Ishin protestat e 1 tetorit 1997, të cilat mbushën të gjitha rrugët e kryeqytetit, mahnitën botën me organizim dhe seriozitet dhe zgjkuan shpirtin kryengritës të çdo shqiptari.” 

Rektori Kelmendi i ka mbështetur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u shprehur: “Nuk mundem ta anashkaloj dhembjen, por edhe krenarinë për ata studentë që ranë në fushën e betejës për liri, si dhe nuk mundem pa i përshëndetur dhe shprehur përkrahjen e hapur për vajzat dhe djemtë, studentë tanë, të cilët të ngjeshur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e mbrojnë nderin, krenarinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës, duke luftuar për mbrojtjen e atdheut.” 

Ishte rektori Kelmendi, i cili propozoi dhe Senati i UP-së mori vendim që studentët nga zonat e luftës të mbështeten, duke u liruar edhe nga pagesat e ndjekjes së studimeve.  

Gjatë luftës, në prill të vitit 1999 e kam takuar Profesorin Kelemendi bashkë me Hajredin Kuçin në Tiranë për të transmetuar në Lajmet e Programit satelitor të TV Shqiptar një informatë për takimet e tyre me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe amerikane, të cilat si më thanë ata ishin mjaft me interes për mbështetjen e Universitetit shqiptar të Prishtinës. 

Pas çlirimit të Kosovës dhe largimit të forcave militrare dhe të administrates serbe  nga Kosova, më 2 gusht të vitit 1999, para Fakultetit Filologjik në Prishtinë u mbajt tubimi solemn i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Edhe me këtë rast, në fjalën e tij rektori Zenel Kelmendi, vlerësoi lartë kontributin e studentëve dhe profesorëve të UP-së gjatë luftës për liri e pavarësi. Ai do të shprehej: “Të dashur studenrtlë, të dashur profesorë, mirë se vini në Universitetin e  lirë të Prishtinës! Ju përgëzoj për këtë ditë të madhe. Urime dhe me fat! Kam privilegjë të veçantë që tu dëshuiroj kthim të mabrë të gjithëve, veçmas atyre djemëve dhe vajzave, pjestarë të Ushtrisë sonë çlirimtare, që me guxim dhe meçuri udhëhoqën dhe mbrojtën vendin tonë të shenjtë, Kosovën tone të bukur, ngritën nderin dhe lavdinë kombëtare para popullit, botës dhe para Zotit. Në mënyrë të veçantë shpreh nderimet për ata studentë që ranë në altarin e  lirisë, për ata që me jetën e tyre shënuan pavdeksinë, jo vetëm prë veten, por edhe për kombin.   

Vitet që shkuan ishin tejet të rënda, rrallëherë në historinë moderne, vitet më të vëshrtira të Universitetit tonë të ri. Mirëpo, ato ishin edhe vite kur u shënuan vargje të histories sonë më të lavdishme kombëtare.

Universiteti ynë ndau fatin bashkë me popullin të cilit i takon, për të cilin punon dhe frymon. Ne vazhduam punën, jetën ndaj pavdekshmërisë, mbijetesën ndaj vdekjes dhe punuan, jetuam e mbijetuam. Populli na ndihmoi, na i liroi shtëpitë që u shndërruan në qendër universitare, në një kala, prej nga fuqishëm mbrohej interesi kombëtar përballë okupimit të egër serb. Ne sot jemi Universitet i lirë i Prishtinës dhe do të jemi gjithnjë. Ne jemi për një Universitet të lirë, të hapur për të gjithë që jetojnë në Kosovë, Universitet me kritere të botës moderne, të jemi përkrah universiteteve tjera botërore. Pres nga ju që të mbani gjallë jetën dhe punën studentore, të përgatiteni për kohë të reja, për shekullin e ri, për ndërtimin e Kosovës sonë të lirë e të pavarur dhe realizimin e  synimeve tona shekullore.” 

Fjalët e Prof. Dr. Zenel Kelmendit buronin nga shpirti i tij prej intelektuali të vërtetë, të guximshëm dhe atdhetar.  

 Vitet e fundit të jetës së tij Zenel Kelmendi ishin mjaft të vështira sa i pëket gjendjes shëndetësore. Kur fillova përgatitjen e filmit dokumentar kushtuar Prof. Dr. Ejup Statovcit, e mora në telefon Prof. Zenel Kelmendin dhei tregova për skenarin tim. Ai e m,bështeti plotësisht këtë projekt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk mund të fliste para kamerës. 

Kur e realizova dhe e transmetova dokumentarin kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, në fillim të korrikut 2023, Profesori Kelmendi më mori në telefon dhe më përgëzoi për punën e bërë në ndriçimin e figurave tona intelektuale dhe kombëtare. Me që ishte i palëvizshëm, mu lut që të shkoja në shtëpuinë e tij në Kodër të diellit dhe të bisedonim më shtruar për punën e tij në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës dhe opër disa “amanete” si u shpreh ai.

Më tha hapur: “Nuhi, e vlerësoj shumë lartë punën tënde si gazetar profesionist, prandaj kam dëshirë që të informoj për disa gjëra shumë me rëndësi. Kur shkova në shtëpinë e Profesorit më priti me ngrohtësi të veçantë dhe u rrëfye para meje lidhur me disa momente tejet të[ rëndësishme të punës së tij derisa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, 2 mandate, nga fillimi i vitit 1998 e deri në vitin 2004. Kelmendi ishte shumë i drejtpërdrejtë gjatë rrëfimit disa orës të tij, duke ndarë me mua disa momente e ngjarje të rëndësishme, përjetimet e tij dhe të civilëve shqiptarë në Prishtinë gjatë luftës, veçmas pas dëbimit të shqiptarëe nga Kosova, pastaj për vazhdimin e punës së Universitetit pas luftës, për presionet nga politikanët për regjistrimin e të afërmve të tyre studentë  pa kritere, për mbështetjen e konceptit të tij para rektorëve të universiteteve të Austrisë në Graz dhe të rektorëve të universietteve të Evropës në Vjenë për ndërtimin e një Universiteti të pavarur, raportet tejet miqësore me intelektualin përmasash botërore Ismail Kadare dhe për vendimin për shpalljen e  tij doktor honoris kauza të Universiettit të Prishtinës dhe të disa figurave të shquara ndërkombëtare.

Ai  më rrëfeu edhe për presionet e disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për të investuar në Universitetin e Prishtinës përmes Beogradit, që Universiteti i Prishtinës të bëhet pjesë e Bashkësisë së universiteteve të Serbisë, si dhe për disa përpjekje të faktorëve ndërkombëtarë që Zenel Kelmendi të udhëheq politikisht Ushtrinë për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Mirëpo, si më dëshmoi Profesor Kelmendi, ai kurrë nuk kishte pranuar asnjë lloj imponimi, diktati apo ndërhyrje në punët e Universitetit të Prishtinës dhe përdorimin e tij për qëllime politike e të tjera, qoftë nga faktorët vendor, qofta ata ndërkombëtarë. 

Pasi dëgjova me vemendje rrëfimin, “amanetet” e Prof. Dr. Zenel Klemendit, i sygjerova që të kompletoj të gjitha dokuementet, intervistat, vendimet e rëndësishme dhe materialet e tjera e pastaj në bazë të tyre të përgatis një skenar për realizimin e një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij me interes për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Si njeri modest, Kelmendi nuk më dha ndonjë sinjal pohimi për këtë ide timen, duke u arsyetuar në gjendjen e tij shëndetësore. Unë i propozova që pasi të kompletohen materialet e domosdoshme për këtë, të shkoj dhe ta vizitoi edhe një ditë tjetër dhe pastaj mundësisht ta caktojmë edhe ditën e fillimit të xhirimit të intervistës me të për dokumentar.               

Për shkak se edhe unë nuk isha mirë me shëndet shkova në Dusseldorf të Gjermanisë për trajtim mjekësor. Pas kthimit nga Gjermania e planifikoja që ta vizitoj Prof. dr. Zenel Kelmendin dhe të shikoj a është në gjendje që ta intervistoj. Mirëpo, në mbrëmjen e 9 gushtit të këtij viti, në facebook nga profili i mikut tim Prof. Dr. Jusuf Dedushaj levova lajmin tejet të rëndë, jo vetëm për mua, por edhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare se Zernel Kelmendi ka ndërruar jetë. Vërtetë ishte ndër lajmet më të kqia që kisha marrë në Kosovën e pasluftës. Mjerisht, ky ishte edhe dështim i skenarit për realizimin e  dokumentarit për këtë intelektual të urtë dhe largpamës. Prof. Dr. Zenel Kelmendi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Do të kujtohet përherë nga populli ynë dhe miqët tanë të shumtë ndërkombëtarë, me të ciltë bashkëpunoi. 

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Prof. Zenel Klemendit! 

Albin Kurti viziton Komunën e Çairit në Shkup të Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”

0

Çair, Shkup, 11 gusht 2023

Kryeministri Kurti viziton Komunën e Çairit të Shkupit, në Maqedoni të Veriut, merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi”

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot po viziton këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut

Forhåndsvisning av bilde

Vizitën ka nisur në Komunën e Çairit, me ç’rast kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës me emrin “Adem Demaçi”, veprimtari i cili para dy javësh kishte përvjetorin e 5-të të vdekjes.

Forhåndsvisning av bilde

Ceremonia e emërtimit të një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit për kryeministrin është e rëndësisë së veçantë, ndonëse në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë këtë emër. Ai e cilësoi këtë ngjarje si shenjim i një kohe me një emër: “kohës së shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi e cila mes shqiptarëve e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi”.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë deklarimit të tij, kryeministri Kurti rikujtoi se si gazetari, shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari, Adem Demaçi, veprat e të cilit i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, frikësoi dy liderët diktatorë, Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët ishin kujdesur që para vizitës së tyre në Shkup, 60 vite më parë, ta burgosnin Adem Demaçin.

Forhåndsvisning av bilde

“Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, u shpreh ai.

Forhåndsvisning av bilde

Kësisoj, duke e emërtuar këtë rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”, kryeministri tha se po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit, Fitore Shahini, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Zëvendës-shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, deputetë e ish-deputet të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e qytetarë shqiptarë të Çairit dhe të gjithë Shkupit.

Forhåndsvisning av bilde

Sipas agjendës, Kryeministri Kurti pritet të arrij në Komunën e Tetovës për të realizuar aktivitetet dhe takimet e parapara në kuadër të kësaj vizite e cila përfundon me manifestimin mirëseardhës në sheshin “Iliria” të Tetovës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuari Kryetar i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu,

Të nderuar anëtarë të Këshillit Komunal të Çairit,

E nderuara znj.Fitore Shahini, mbesa e bacës Adem,

I nderuari Kryetar i Komunës së Tetovës dhe Kryetar i Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami,

I nderuar Kryetar i Partisë “Alternativa”, z. Afrim Gashi,

I nderuar Kryetar i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti,

I nderuar Zëvendës-shef i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Prindon Sadriu,

I nderuari ish-deputet dhe luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, Hysni Shaqiri,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar qytetarë, motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj nga Çairi dhe gjithë Shkupi,

Forhåndsvisning av bilde

Rreth dy javë më parë, më 26 korrik, e kishim përvjetorin e 5-të të vdekjes së Adem Demaçit, kurse sot më 11 gusht, po e përurojmë një rrugë me emrin e tij, rruga “Adem Demaçi”, në Komunën e Çairit. Në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin “Adem Demaçi”, por emërtimi i një rruge me emrin Adem Demaçit këtu në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e ka një rëndësi të veçantë.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo, sepse emërtimi i një rruge nuk është thjesht evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër. Atëherë, cila është kjo kohë dhe cili është ky emër, që nga sot e tutje do ta shënjojë këtë rrugë? Është koha kur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, shqiptarët në ish-Jugosllavi ishin komuniteti etnik më i shtypur dhe më i diskriminuar në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Forhåndsvisning av bilde

Atë periudhë, shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe këtu në Maqedoni të veriut, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, e jetuan regjimin diktatorial të Jugosllavisë njësoj: mes përndjekjesh politike dhe burgjesh, shpërnguljeve e emigrimeve, mes dëbimeve nga puna e mbylljeve të shkollave, nënpërfaqësimit politik dhe pabarazive sociale, me liri të cunguara kombëtare e qytetare dhe të drejta të shkelura të njeriut.

Forhåndsvisning av bilde

Dhe meqë është koha që i prodhon njerëzit, ajo kohë e shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, mes shqiptarëve, e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi.

Forhåndsvisning av bilde

Gazetari dhe intelektuali, shkrimtari dhe veprimtari, Adem Demaçi, me shkrimet dhe me aktivitetin e tij, publik dhe të fshehtë, që i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, u bë simbol i rezistencës së paepur ndaj shtypjes e shfrytëzimit dhe i përpjekjes së pandalshme për liri të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Forhåndsvisning av bilde

Andaj emri “Adem Demaçi”, përtej emër personi ishte edhe emër figure, ishte parullë më vete, teksa brohoritej “Rroftë Adem Demaçi”, në demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981 dhe në demonstratat e vitit 1989.

Forhåndsvisning av bilde

 Të nderuar pjesëmarrës,

 Nëse do të ishim në Shkup plot 60 vite më parë, do t’i shihnim banorët e Shkupit duke u munduar të pastrojnë rrënojat dhe të sanojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 korrikut të vitit 1963. E asokohe, më 22 gusht 1963, Shkupin e goditur nga tërmeti kishin ardhur ta vizitonin së bashku dy liderë diktatorë: Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e tyre, me frikën se ajo do të mund të prishej, autoritetet jugosllave të kohës, aparati shtetëror represiv i së cilës udhëhiqej nga Aleksandar Rankoviq-i, ishin kujdesur që paraprakisht ta burgosnin Adem Demaçin. Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri. 

Forhåndsvisning av bilde

Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacën Adem e di që figura më e dashur kombëtare dhe politike e shekullit XX për të ishte Hasan Prishtina. Sot, teksa kujtojmë Adem Demaçin dhe shënojmë me emrin e tij rrugën, natyrshëm kujtojmë Hasan Prishtinën, i cili nesër, por 111 vite më parë, erdhi dhe çliroi Shkupin bashkë me Bajram Currin e Isa Boletinin, kurse pasnesër, por 90 vjet më parë, u vra mizorisht në Selanik.

Forhåndsvisning av bilde

Zonja e zotërinj,

Motra e vëllezër,

Sa herë që një rrugë, një shesh a një shkollë emërtohet me emrin e një personi që ka ndërruar jetë, natyrshëm të vjen të pyesësh se çfarë do të mendonte për këtë ai person po të ishte gjallë. Kjo është gati e pamundur ta dish, por ajo çfarë mund të thuhet me bindje, është se duke e emërtuar këtë rrugë këtu në Çair, në Shkup, me emrin “Adem Demaçi”, po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore! 

Ju faleminderit.

Forhåndsvisning av bilde

Albinin se solli në pushtet urrejtja për Isën dhe Hashimin, por beteja e tij e pandalshme ndaj veprave të tyre të liga

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
____
Unë jam aq i tmerruar nga paqartësitë e disa intelektualëve tanë të vetëshpallur, saqë jam i gatshëm t’i konfrontoj ata çdo ditë me marrëzitë e tyre.
E di se ata nuk do ta kuptojnë kurrë se çfarë është shok-terapia, por motivi që ata ma japin përmes mashtrimit të tyre është për mua i mjaftueshëm për t’i bërë ata që të ndihen të përulur dhe të kompleksuar nga unë, gjë që është një bazë shumë e mirë për ta që ta ndjejnë dhimbjen e shuplakave të mia verbale sa më shumë që të jetë e mundur.
Se deri ku ka shkuar marrëzia e disa pajtuesve të vetëshpallur që i kanë angazhuar dhe paguar këta politikanë të pistë, tregon fakti se ata më shkruajnë çdo ditë privatisht, se kushdo që thotë diçka kundër çlirimtarëve tanë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, e polarizon dhe përçanë shoqërinë tonë përmes ushqimit me urrejtje.
Për të fshehur hipokrizinë e tyre nën maskën e mashtrimit të tyre, ata më gënjejnë se e respektojnë dhe e duan Albin Kurtin aq sa i duan dhe respektojnë Hashimin, Isen, Ramushin dhe Fatmirin, prandaj janë të përkushtuar për pajtimin e tyre.
A mund ta imagjinoni se sa i fëlliqur, i shëmtuar dhe dinak është qëllimi dhe karakteri i tyre?
Për ta pajtimi i Albinit të pakorruptuar me Isën, Hashimin, Ramushin dhe Fatmirin e korruptuar, është i barabartë me pajtimin e popullit.
Sepse kaq vlejnë fshatarët dhe qytetarët e Kosovës për ta.
Ata këtë e thonë duke e ditur fare mirë se Hashim Thaçin, Isa Mustafen, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn nuk i dëbuan nga pushteti analizat, përshkrimet dhe sqarimet e veprave të tyre të këqija, por veprat e tyre të këqija.
Pra, shoqëria jonë nuk është polarizuar nga emërtimi, përshkrimi dhe sqarimi i veprimeve të keqbërësve, por nga keqbërjet e tyre.
Në fakt, keqbërjet e tyre masive në fillim befasuan, tronditën dhe polarizuan shoqërinë tonë, por më vonë e bashkuan kundër tyre.
Dhe anasjelltas, nuk ishte urrejtja e Albin Kurtit ndaj Isës, Hashimit, Ramushit dhe Fatmirit ajo që e solli atë në pushtet me plebishitin më të lartë të pasluftës, por urrejtja dhe lufta e tij kundër veprave të tyre të liga.
O Zot, sa budallenj hipokritë dhe patetikë janë politikanët, intelektualët, analistët dhe gazetarët tanë të vetëshpallur.
Ata besojnë se ne kemi harruar se Hashimi, Isa, Ramushi dhe Fatmiri u dëbuan nga pushteti vetëm pasi arritën kulmin e pajtimit të tyre.
Por lind pyetja, çfarë lloj pajtimi ishte ai që u arrit mes tyre ?
Mes tyre u arrit në fakt shkalla më e lartë e pajtimit për shpërndarjen e drejtë të plaçkës mafioze mes tyre.
A është ky ai lloji i pajtimit që duan ta arrijnë pajtuesit tanë të vetëshpallur ?
Jo faleminderit.
As Albini dhe as shumica e popullit nuk do të pajtohen kurrë me autorët e veprave të liga.
*******
Ashpërsinë me të cilën unë i kritikoj devijimet e tmerrshme, fenomenet e çuditshme ose perversitetet skurrile që mbërrijnë deri te kufiri i mutacioneve gjenetike dhe e bëjnë copë e grimë thelbin e mendjes së shëndoshë dhe shijes së mirë, ndoshta do të mund ta zvogëloja në një nivel më të tolerueshëm edhe pse ato prodhojnë disfatizma të patolerueshme që janë kundër të gjitha vlerave të dëshmuara kombëtare dhe universale.
Mirëpo, individët, gjërat dhe shoqëritë nuk mund të ndryshojnë për të mirë nëse autori i kritikës nuk ua gërdit lakmitarëve analfabetë, të papërgjegjshëm dhe të paskrupullt, jo vetëm gjërat me të cilat merren pa pasur asnjë qëllim human, ide dhe talent, por edhe vetën e tyre.
Shumica e budallenjve të vegjël e thithin guximin për ta futur hundën e tyre të pistë në profesionet dhe temat për të cilat nuk kanë as ide e as talent, nga budallenjtë më të mëdhenj, të cilët karakterizohen nga injoranca edhe më e madhe dhe shija më e keqe.
Mirëpo, pikërisht në këtë mënyrë krijohet ai rrethi famoz dhe vicioz në të cilin budallenjtë më të vegjël prodhojnë marrëzi për budallenjtë më të mëdhenj dhe në këtë mënyrë, përveçse infektojnë një pjesë të madhe të shoqërisë me injorancë, ia vrasin asaj edhe shqisat e nuhatjes dhe shijes.
Duke qenë i vetmi kritik që kritikon burimet e gjalla dykëmbëshe të efekteve të rrezikshme anësore me një ashpërsi kaq ekstreme, shpesh keqkuptohem nga kritikët më të butë, të cilët i shkaktojnë dhimbje egos së budallenjve po aq sa mizat bythës së elefantit.

Ja disa produkte të luftës speciale të Serbisë kundër Kosovës

0
Autor: Lirim Gashi. Prishtinë
_____
Liria e mendimit dhe e fjalës është arritja më e madhe e demokracisë, por ajo nuk duhet të ndikohet nga paratë e pista oligarkike, e aq më pak të drejtohet nga politika shtetërore apo opozitare.
Por ja çfarë ndodhi me ne:
Shumica e mediave tona u financuan nga paratë e biznesmenëve tanë që bënin tregti të pistë me Serbinë dhe për një kohë të shkurtër u bënë milionerë e miliarderë.
Por Serbia nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do t’i kushtëzonte ata me projekte dhe detyra të rrezikshme të shërbimit sekret të saj dhe rus, për ta vazhduar me ta tregtinë e paimagjinueshme fitimprurëse, për të dyja palët.
Dhe nuk ka varësi më të madhe, më të keqe dhe më të rrezikshme se sa ajo nga paratë e armikut.
Shumë shqiptarë nuk e kuptojnë se pas dëbimit politik, ushtarak dhe policor nga Kosova, Serbia nuk kishte alternativë tjetër për të ruajtur ndikimin e saj gjigant në politikën e Kosovës, përveçse duke dobësuar dhe shkatërruar pavarësinë e djepit të saj mitologjik, përmes një lufte speciale në shumë fronte në të njëjtën kohë, për të pamundësuar mbrojtjen tonë kundër sulmeve të saj.
Dhe sigurisht, menjëherë pas tërheqjes së detyruar, ajo mobilizoi ish-agjentët e saj sekret shqipfolës dhe u dha atyre shumë para, duke ua hapur kështu mundësinë që të korruptonin politikanët tanë më të rëndësishëm të pasluftës, duke e ditur mirë se ata do bëjnë çdo gjë për para, madje do të harrojnë jo vetëm se çfarë ka ndodhur me popullin e tyre në luftë, por edhe kush janë dhe nga janë.
Do të përpiqem ta thjeshtoj kompleksitetin e luftës speciale serbe për ta bërë atë të kuptueshëm edhe për njerëzit e thjeshtë, barinjtë dhe bujqit, të cilët ishin protagonistët kryesorë të poemës “Bagëtia dhe Bujqësia” të Naim Frashërit.
Serbia vazhdoi të punojë me të njëjtët biznesmenë shqipfolës të cilët Millosheviqi i cilësoi si shqiptarë të ndershëm, jo ​​pa qëllime dashakeqe.
Këtë e bëri sepse shërbimi inteligjent serb i kishte ende në dorë.
Ndaj i fuqizoi ata së tepërmi financiarisht, duke e ditur fare mirë se politikanët tanë të ardhur në pushtet me dy palë brekë në byth, do të ishin pre e lehtë e parave të tyre të pista.
Pyes veten:
A u kujtohen lexuesve të flaktë të shkrimeve të mia emrat e pistë të disa shqiptarëve të ndershëm të Millosheviqit, të cilët hynë në institucionet më të ndjeshme shtetërore, ku morën poste shumë të rëndësishme pavarësisht faktit se biografitë e tyre ishin më të pista se tualetet publike?
Siç mund ta shihni, Serbia e filloi luftën speciale kundër Kosovës pikërisht duke i mobilizuar dhe rreshtuar si ushtarë biznesmenët shqipfolës të cilët Millosheviqi atëherë i quajti shqiptarë të ndershëm, sepse ai e dinte shumë mirë se ata mund të blinin shumë lehtë favorin e politikanëve më të rëndësishëm të Kosovës me paratë e tyre të pista.
Në këtë mënyrë Serbia shpresonte se ata do të bëheshin marionetat e tyre, pa e kuptuar fare dhe fatkeqësisht në fund ia doli.
Vrasjet e shumta të pasluftës, atentatet e dështuara, korrupsioni i përmasave gjigante, moszbulimi i krimeve të mëdha politike, ekonomike apo financiare, vendimet e çuditshme të gjykatave të të gjitha niveleve, diplomat shkollore dhe universitare që mbrojnë më pak nga marrëzia se sa prezervativët nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, vjedhja e dhomës së dëshmive dhe thesarit të shtetit, rehabilitimi i kriminelëve serbë të luftës, depërtimi ekstrem i ekstremizmit islamik, nënshkrimi i Asociacionit të Komunave Serbe, demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi, shitja e pronave të shtrenjta shtetërore për para xhepi, privatizimi i doganave nga politikanët e korruptuar dhe tradhtarë, futja e ushqimeve dhe barnave të skaduara në tregun e Kosovës, kthimi i diplomacisë sonë në cirkun diplomatik dhe resortin e familjeve të pushtetarëve, votimi i Gjykatës Speciale nga deputetët e partive banda etj… janë vetëm disa nga produktet finale direkte dhe indirekte të luftës speciale serbe kundër shtetësisë së Kosovës.
Ka aq shumë abuzime të tjera, saqë numërimi do të zgjaste deri nesër në mëngjes.
Fakti që këto dukuri të çmendura dhe perversitete të rrezikshme ende trajtohen si fatkeqësi natyrore nga gazetarët, analistët dhe intelektualët tanë të vetëshpallur, dëshmon se lufta speciale serbe kishte për qëllim jo vetëm pushtimin e politikës së Kosovës, por edhe pushtimin dhe shpëlarjen e trurit të njerëzve të të gjitha niveleve arsimore, pronësore, profesionale dhe intelektuale.
Por asgjë më mirë nuk e dëshmon pafuqinë e politikës sonë shtetërore dhe opozitare sesa fakti që Serbia ka përhapur më me sukses gënjeshtrat e saj në tregun politik, diplomatik e mediatik kosovar, shqiptar dhe ndërkombëtar, sesa që ka përhapur Kosova të vërtetën e saj të padiskutueshme.