Kreu Blog Faqe 1000

Esat Stavileci, përkujtim në 8-vjetorin e vdekjes 

Feti Tunuzliu, Mitrovicë 

KUR LIGJËRONTE DHE PYSTE PROFESOR ESAT STAVILECI 

(1942 – 2015)  

 (Profesion më të mirë kam konsideruar atë “që të mësosh të tjerët atë që ke mësuar për veten”, Esat Stavileci)  

Fillimisht të rikujtoj se më 15 gusht 2015, buzë moshës 73 vjeçare u nda nga jeta Esat Stavileci, akademiku, pedagogu universitar, punëtori shkencor i përmasave ndërkombëtare – ballkanike dhe europiane, njeri ndër dijetarët dhe mendimtarët juridik më të mëdhenj që ka pasur dhe që ka njohur Kosova.   

Sapo diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë në vitin 1965, më 2 korrik (23 vjeçar), po aty, Esat Stavileci përzgjedhet asistent i dy lëndëve: E drejta administrative dhe Sistemi komunal e politika komunale, në të njejtin Fakultet, më 27 shtator  (24 vjeçar). Pra, që i ri, si jurist i diplomuar nis karrierën e tij pedagogjike për t’vijuar pa reshtur edhe si magjistër i shkencave juridike (“Krahinat socialiste autonome në Jugosllavi në komperacion me njësitë autonome në Europë – Pozita kushtetuese juridike  dhe funksioni normative”, Fakulteti i Drejtësisë në Zagreb, 1970/71), edhe si studiues i së drejtës krahasimtare (Fakulteti  ndërkombëtar në Strazburg,) edhe si doktor i shkencave juridike (“Përgjegjësia politike e titullarëve të funksioneve publike dhe vetëqeverisëse”, Fakulteti i Drejtësisë në Sarajevë, 1974). Kreu edhe disa specializime në qendra universitare botërore. Ndryshe, në vitin 1979 zgjedhet  profesor i rregullt në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Në kuadër të Universitetit të Prishtinës, përveç në Fakultetin Juridik, ligjëroi edhe në Fakultetin Filozofik (Dega Histori) dhe në fakultete juridike të Universiteteve tjera jashtë Kosove: në Tetovë në dy Universitete – ate Shtetëror dhe të Europës juglindore, në Universitetin e Tiranës, të Sofjes, të Jenës, Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad.  

Si njëri ndër anëtarët më korrekt e të ndershëm në profesoratin e juridikut prishtinas, Esat Stavileci  sherbeu gati gjysëm shekulli. Për këtë jetëgjatësi arsimi universitar, nuk mungoi falënderimi i  veçant për studentët: “Dyzet e pesë vjet në katedrën e profesorit mund të të mbajnë dhe të të ushqejnë vetëm studentët. Falenderimi im është për ta”, shprehej profesori Esat në  “Disa porosi të jetës dhe të kohës“ e që në media dhe shoqërinë kosovore njihet si “Testamenti i akademik Esat Stavilecit” dalë nga ligjërata lamturmirëse me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë, më 8 tetor 2010, para pensionimit, dedikuar juristëve të ardhshëm edhepse, siç thoshte, “nuk kam menduar që të qëndroj aq gjatë në këtë profesion”. Gjatë ligjëratave juridike, profesori elitar iu kishte dhënë përgjigje e shpjegime të sakta shkencore studentëve per të drejtën administrative  si degë e së drejtës përkatësisht e sistemit juridik kosovar dhe si shkencë e së drejtës administrative.  Sa më shumë që përthelloheshin në to studentët, aq më shumë shtohej dashuria për shkencën dhe krenaria për ligjëruesin e aftë i cili  përmes metodave të përshtatshme pedagogjike shkrinte dy binomet: teorinë juridike dhe praktikën juridike në një: në funksion të avancimit të njohurive juridike në përgjithësi e të atyre administrative (materiale e procedurale) në veçanti.   

Në këtë  shkrim jubilar artikullshkruesi mëton të hedhë dritë vetëm në dy aspekte që reflektojnë anën pedagogjike të profesorit Esat për përgatitjen  dhe edukimin e brezave të juristëve: i pari – aspekti ligjërimor i lëndës E drejta administrative të cilën e ligjëronte përpara studentëve të vitit të dytë të drejtësisë  dhe i dyti – aspekti i mbajtjes së provimeve  me ç’rast kontrollonte  shkallën e njohurive  studentore  të fituara gjatë vitit akademik (1974/75) dhe vlerësonte nëse duhet apo jo të kalojnë provimin. Ndryshe, ky erudit juridik, siç do të shihet në vijim, promovonte një sistem të mëvetësishëm dhe unikal sikundër të mbajtjes së ligjëratave ashtu edhe të mbajtjes së provimeve gjë që nuk njihej në historikun e Fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë.     

  1. Kur ligjëronte profesori Esat 

Rreth segmentit të ligjërimit të kësaj figure emblematike, do të fokusohemi në disa kujtime  të paharrueshme të autorit të këtyre rreshtave që çojnë  afër 50 vite larg, më saktë, në vitin akademik 1974/75 kur profesori i nderuar ligjëronte ditëve të martë nga ora 17.00-19.00 në amfiteatrin nr. 2. të juridikut në Prishtinë.  

Gjatë ligjëratave  profesori i përmbahej mjeshtërisht dhe me maturi parimeve dhe metodave pedagogjike të ligjërimit të cilat përkonin me kurikulat e arsimit universitar. Me këtë performancë të veçantë ligjërimi artin e të cilit e njite shumë mire, binin në sy lehtësisht veshja  serioze dhe dinjitoze si  dhe ligjëratat mbresëlënëse reflektuar me: përgatitjen e duhur, analizën, artikulimin mjeshtëror dhe gjykimin akademik të kombinuara me modestinë, ndershmërinë, objektivitetin dhe etikën e lartë pedagogjike. Të gjitha këto cilësi, plus gjuha brilante juridike me elokuencën lapidare, gjuha e pastër dhe e rrjedhshme shqipe që shpërthenin  gjatë ligjëratave, duke  përçuar mesazh tek studentët, nuk kishin si t’mos i ngrisin këto paraqitje në ligjërata perla që natyrshëm impononin përqëndrimin kulmor të  vëmendjes studentore.  

Përkitazi me fjalorin e tij të zgjedhur,  mbase vlen të rikujtoj sakaq një pjesë të “Testamentit” të tij me dedikim rinisë së juridikut: “Pyetja e parë me të cilën u jam drejtuar gjeneratës sime të parë ka qenë: si pëlqeni t’iu flas” me gjuhën dhe stilin e rëndë të juristit që t’më konsideroni të mençëm“ pa më kuptuar asgjë apo me gjuhën dhe stilin e lehtë të juristit që “t’i kuptoni të gjitha”. Besoj se më ka kuptuar shumica. Më vjen keq për atë pakicë që nuk ka dashur të më kuptojë !”  

  1. Shfrytëzimi racional i orës akademike 

Për afër një gjysmë shekulli,  si tani më kujtohet  kur profesori Esat fillonte ligjëratën këndshëm me pasion duke magjepsur kështu studentët e atij brezi dhe jo vetëm për ta dëgjuar me kërshëri. Në këto përsiatje, sapo mu kujtua momenti kur shpalosi “ligjeratën lamtumirëse” me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” para pensionimi, me ç’rast, mësova një të vërtet – se ai që atëherë po e implementonte thënien: ”Planifikoje kohën, sepse vetëm me kohë mund të fitohet koha”.   

Do sjell ndër mend një akt standard që praktikonte rregullisht profesori i  respektuar i cili i fundit e mbyllte portën e amfiteatrit me fillimin e ligjëratave dhe i pari e hapte me përfundimin e tyre.  Para fillimit të ligjëratave sapo ulej në karrigë vendoste orën e dorës sipër tavolinës para sysh dhe e vështronte kohëpaskohe, sepse, siç shprehej, “ora nuk është vetëm “për t’u mbajtur” por edhe “për t’iu përmbajtur!”. Orën 45 minutëshe të ligjëratave e shfrytëzonte racionalisht dhe me përpikmëri.   Ligjëratat i niste  ashtu që gjatë 10 minutave të para, përmes  pyetjeve të shkurtëra por shumë me peshë, i inkurajonte studentët që të aktivizohen me dhënie përgjigjesh  që kështu t’i përsërisin leksionet nga ligjërata e kaluar. Pasonin 30 minutat referuar zhvillimit të njësive të reja mësimore. Ndërsa 5 minutat e mbetura ia kushtonte përsëritjes se lekcioneve të sapo ligjëruara përmes pyetjeve të shkurtëra por kruciale studentëve. Fiks pas 45 minutave, bënim pushimin 15 minutësh kur studentët relaksoheshin në ambientet e amfiteatrit, në hol apo jashtë godinës. Dhe vijonte pastaj ora e dytë 45 minutëshe, përsëri me dedikim të njejtë: 10 min. (përsëritje), 30 min. (zhvillim) dhe 5 min. (kontrollim) duke lënë gjurmë të pashleyra në këtë mision të rëndësishëm pedagogjik.  

  1. Stërpopullimi i amfiteatrit me student 

Të gjitha këto i bënin atraktive ligjëratat e këtij thesari  të shkencave juridike që impononte respektin e studentëve. Këtej s’ishte çudi pjesëmarrja masive e studentëve duke stërmbushur çdo cep e skutë të amfiteatrit. Përkundër këtij stërpopullimi, ruaj në kujtesë qetësinë apsloute që dominonte ndër studentët me ç’rast asnjëri nuk bëzante,  ku “nuk dëgjohej as miza!”. Ndryshe, dukuria e masivizimit gjatë ligjeratave ishte shumë normale për studentët. E profesori Esat këtë akt  e quante “shumë nder” duke u shprehur në media: “Më bën shumë nder ardhja masive e studentëve dhe mbushja plot e auditorit”.  

Janë me qindra student, më vonë gjyqtarë, prokurorë, etj.  nga Kosova dhe jo vetëm  të cilët dijnë për profesorin tani të ndjerë Esat që ai kurdoherë tregohej i pa kursyer me këshillat e tij në leksione por edhe në udhëheqje temash magjistrash, masterash e doktoratesh. Gjithnjë derdhte mundin që tek studentët të kultivoi dashurinë dhe vullnetin për punë, studim e krijimtari shkencore. 

Ishte profesori Esat ndër ata pak profesor të juridikut i cili, në kuadër të veprimtarisë pedagogjike, veç ligjëratave mbante edhe orët praktike (klinike). Gjatë këtyre orëve të mbajtura me pasion, pretendonte fuqishëm në gërshetimin e çështjeve teorike (ligjëratave) me ushtrimet praktike (përpilimin akteve  administrative, analizën kritike të tyre perfshirë edhe argumentimin bindës).   

  1. Një ndodhi e pazakont gjatë ligjëratave 

Kundruall  rrethanave të sipërtheksuara, e për t’qenë i sinqertë përball lexuesit të respektuar, ndjej obligim moral dhe intelektual  ta shpalos një rast të hidhur i cili, mbase shenon përjashtim në praktikën pedagogjike të profesorit Esat por edhe një përjetim i pakëndshëm i studentëve okularë.  

Ç’është e vërteta, derisa profesori Esat po ligjëronte me narrativen e tij shkencore, kurse në amfiteatër mbretëronte qetësia impresionuese, papritur u ndërpre zëri i ligjërimeve. “Ju kolege – të trijat, ju lutem ta lironi sallën menjëherë”, tha, ndërsa gishtin tregues të dorës së djathë e mbante drejtuar studentëve të ulur kah mesi i amfiteatrit. Sapo kuptuan se për to bëhet fjalë, u shikuan ndër vete me fytyra të skuqura. Kokulur, sakaq u ngritën në këmbë dhe njera pas ia mësyen portës. Ndërkohë, studentët  të “mpirë” nga koncentrimi, me vështrim enigmatik po i vështronin koleget teksa lëshonin amfiteatrin dhe profesorin në pritje të largimit të tyre. Me të mbyllur porta e amfiteatrit, profesori Esat, iu kthye qetësisht ligjërimit. Më pas, gjatë pauzës në hol, vërehej se të trijat i brente ndërgjegjia dhe i kishte mbuluar turpi. Shprehnin keqardhjen e tyre të sinqertë për “qortimin” e ”shqiptuar” nga profesori Esat, siç pohonin, për shkak të të  qeshurave të shkujdesura që i kishte diktuar ai. E në momentin kur po skadonte koha e pauzës dhe studentët po ktheheshin në amfiteatër për orën e dytë, të trijat  i dolën para profesorit Esat. E lutënin, e përgjëronin për t’i falë. Ai me shikim serioz kah porta e hapur e amfiteatrit dhe me literaturën në dorën e djathtë, por pa asnjë shenjë ndrydhjeje në vetvete apo shqetësimi, iu drejtua me ton të butë e prerazi: “Ju lutem, ma lironi rrugën, ma lironi rrugën  !”. Të brengosura  që profesori Esat nuk reflektoi fare, u kthyen në amfiteatër një nga një. Pas tyre edhe profesori Esat. Sapo u ul në karrikë dhe vendosi orën e dorës mbi tavolinë nisi ligjëratën duke zhvilluar njësinë e re mësimore, ndërsa ato kokulur dhe sy-e-vesh hapur, merrnin shënime  duke hedhur në fletore shpjegimet nga ligjëratat që po i dëgjonin. 

  1. Kur pyste profesori Esat 

Një dimension tjetër interesant i  natyrës pedagogjike që meriton të shkoqitet vijimisht paraqet edhe mbajtja e provimeve nga profesori Esat. Mbase me këtë ndërlidhet edhe thënia e profesorit Esat: “Përherë kam konsideruar  se është më lehtë të pyesësh se sa të përgjigjesh. Në jetë  kam pyetur shumë të tjerët por më kanë pyetur edhe më shumë.”, citat i profesorit Esat nga “Testamenti …”. 

Në këtë kontekst, profesori Esat i përmbushte një mori, të themi kushtimisht, metoda përmes të cilave studentët  pa ndonjë vështirësi të theksuar inkurajoheshin dhe “gjenin veten” për të shenuar rezultate në provimin nga E drejta administrative. Prandaj, e konsideronin personalitet të çmuar për ç’gjë ky ju falenderohej botërisht: ”Ju falënderim nga zemra për konsideratën që keni shprehur për personalitetin tim dhe për punën time në mbarim të testeve tuaja në provimin e fundit”. 

Kështu, vështruar nga aspekti metodik, zemërgjërësia  e dashamirësia esatiane u provua e u stërprovua në sensin e opsioneve të promovuara për t’u ndihmuar studentëve, siç ishin: “tërheqja e shortit”; pyetjet dhe përgjigjet me gojë apo me shkrim të studentëve; parashtrimi i pyetjeve “blic”; “ekskursion” nëpër lëndë në formë dialogu me profesorin rreth njësive mësimore prej fillimi deri në mbarim të librit; hapja e librit dhe shpjegimit i temës që rastiste në faqen e hapur nga vet studentët. Për këtë liri akademike në metodologjinë  e kontrollimit (vlerësimit) të njohurive studentore, në mendjen e ne të rinjve ai ishte pedagog i cili implementonte praktika të pranueshme  gjatë provimeve me të cilat “nuk i hi n’hak studentit”.  Megjithë, përgjigjeve të plota e të sakta, profesori i këshillonte në “Testamentin” drejtuar studentëve që “asnjëherë mos e vlerësoni  veten me notë më të lartë” e as “mos mendoni se i dini të gjitha”.  

  1. Kryetari i komunës në provim 

Nuk më hiqet nga kujtesa një ndodhi e profesorit Esat që na e transmetoi gjatë ligjëratave, rreth provimit Sistemi komunal dhe politikat komunale të kandidatit që kishte rastis të jetë kryetar komune. Atij ia kishte parashtruar vetëm një pyetje: “Çfarë dini për  të drejtat dhe detyrat e kryetarit të Kuvendit komunal ?.” Ndërsa ai, i kthehet profesorit Esat me “kundërpyetjen”: “Profesor, a e dini se unë jam kryetar komune ?”. Profesori i thot: “E di” dhe vazhdon: “Mirë është që më parë t’i dini të drejtat e detyrat e Juaja e pastaj t’mi thoni të drejtat e të tjerëve.” Por, kandidati, sërish e ripyet profesorin: “Profesor, nëse e dini se jam kryetar komune, a ma keni bërë këtë pyetje me qëllim që t’më rrëzoni apo që t’më kaloni ?  

  1. “Mbrojtja” e seminareve nga studentet e magjistraturës 

Ndryshe, një zhvillim mjaft i rëndësishëm dhe interesant që kishte ideuar dhe po e jetësonte profesori Esat ishte edhe përballja e studentëve të vitit të dytë të drejtësisë me studentët e studimeve postdiplomike të  drejtimit administrativ. Ç’është e vërteta, këta të fundit e kishin “parakusht” nga profesori Esat që së pari t’i mbrojnë seminaret e tyre para studentëve të vitit të dytë . Ata që “kalonin” më pas, “fitonin kushtin” që  të njejtat punime seminarike t’i mbronin para kolegeve të tyre të studimeve postdiplomike. Gjatë mbrojtjes së këtyre seminareve studentët me pyetje “të vështira”nganjëherë  dinin t’i “djersitnin” mbrojtësit e seminareve të pozicionuar në ulësen e profesorit. Kështu që gjatë përgjigjeve të dhëna nga skena përballë studentëve, vërehej përjetimi “i sikletshëm” dhe jo i këndshëm i tyre, sepse, siç thot profesori Esat në “Testamentin” e tij: “Mundimi më i madh është mundimi me fjalët”.  Aq më parë kur krejt këtë “shfaqje”,  bashk me studentë po e vështronte edhe profesori Esat, ulur në njerin skaj të rreshtit të fundit të amfiteatrit. 

2.3. Viti 2015 i kobshëm për ASHAK 

Ndryshe, për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) , viti 2015 qe një vit i kobshëm. Në fakt, në intervalin tetë mujorë (shkurt-shtator) të këtij viti, ASHAK-u në përgjithësi, e tri Seksionet e saj në veçanti, u goditën mjaft rëndë sepse u ndanë nga jeta pesë anëtarë: vetëm nga Seksioni i Shkencave Shoqërore  tre sish: Esat Stavileci, më 15 gusht, Mark Krasniqi, gjeograf dhe etnogaf, më 28 gusht dhe Pajazit Nushi, psikolog, më 2 shtator; nga Seksioni i Shkencave të Natyrës – Ruzhdi Pllana, gjeograf, më 20 shkurt dhe nga Seksioni i Arteve – Engjëll Berisha, muzikolog, më 15 shkurt.  

Me pak rreshta, të tillë e kujtova portretin e Esat Stavilecit prej pedagogu të sa e sa brezave të studentëve e studiuesëve  i cili i bëri nder arsimit, përkrah shkencës kosovare, kultures, …    

Dhe ja, vitet saora rodhen kështu që sot shenohet – tetë vjetori i kalimit  të profesorit Esat në jetën e përtejme. Si njëri ndër qindra e mbase mijëra ish-student të tij, ndjeva obligim njerëzor e intelektual që të shkruaj prap për profesorin që  zor se mund të përsëdytet,  për profesorin shumë të çmuar nga të gjithë në Kosovë, Shqipëri, kudo në trojet tona amtare dhe diasporë.  

Prandaj po e përmbylli këtë shkrim me një thënie nga “Testamenti” i tij: “Mbani në mend: të vdesish i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”. Thënie kjo që përkon apsolutisht edhe me jetën edhe me vdekjen e tij.    

Masbjeshka (Sanxhaku) ka qenë gjithmonë shqiptar, andaj nuk po përpiqemi ta shqiptarizojmë

0
Amina Nuraj, shqiptarja nga Sanxhaku që lufton për afirmimin e rrënjëve shqiptare në Sanxhak ka tërhequr vëmendjen se shqiptarët e këtij rajoni nuk kanë se si të luftojnë për shqiptarizimin e këtij vendi, pasi Sanxhaku veq është shqiptar.
Adresimi i Amina Nurajt:
“Nuk e kuptoj prej nga i vijnë dikujt mendime të kota se ne Shqiptarët i shqiptarizojmë Sanxhaklinjt. Shqiptari i Masbjeshkës (Sanxhakut) nuk mund të shqiptarizohet, pasi ai është i lindur si shqiptar pavarësisht se mund të mos dij të flas shqip tashmë, për shkak të lojërave të fatit nën pushtimin e egër serb është asimiluar prej krijesës fashiste jugosllave.
Kurrë dhe në asnjë tekst ne nuk i kemi nënçmuar Boshnjakët si komb, por disa individë Boshnjak na nënçmojnë ne Shqiptarëve të Masbjeshkës , Sanxhakut, dhe duan të na e ndalojnë që edhe të ndihemi e deklarohemi kombëtarisht si Shqiptar. Ne askend nuk e ndjekim me çekan në duar, dhe në atë mënyrë ta detyrojmë që ta pranoj se është Shqiptar. Jo! Dhe nëse dikujt i pengojnë fotot historike dhe veshjet Shqiptare në masbjeshkë, Sanxhak, dhe fakti se populli i Masbjeshkës ngadal ka filluar të zgjohet, atëhere ky është problem i juaj personal.
Ne Shqiptarët nuk përpiqemi për asnjë Shqiptarizim, por kemi plotësisht të drejtë ligjore që t’i ndihmojmë njerëzit që ndjehen Shqiptar e të njejtëve t’ua rikujtojmë këtë. Në të njetën mënyrë kemi të drejtë të publikojmë fotografi dhe fakte historike të Sanxhakut që flasin se pjesa më e madhe e popullsisë së Masbjeshkës, Sanxhakut , është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj.”

Shën Rroku (1295 – 1327) – ungjilli i besuar dhe dëshmuar 

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Shën Rroku (latinisht - Rokus; italisht - Roko, spanjisht dhe portugalisht - Rokue; rr. 1295 – 16 gusht 1327) është shenjt i kishës katolike romake, shumë i njohur në Evropë dhe ndër katolikët shqiptarë. Vdekja e tij përkujtohet me 16 gusht; ai është shenjt mbrojtës kundër murtajës. 

Jeta e tij  

Sipas Actas (vepra) dhe vita s (jeta) në Legenda Aurea të Shna Rrokut, ai lindi në Montpelje të Frances rreth vitit 1295. Babai i tij ishte guvernator (qeverisësi) i Montpeljes. Edhe lindja e tij lidhet me një mrekulli pasiqë e ëma ishte shterpë gjersa ajo iu lut Virgjërës Mari. Thuhet se Sh.Rroku në lindjen e tij iu gjet mrekullisht një shenjë kryqi i kuq në gjoks që rritej me kalimin e kohës. Ai filloi të ushtronte që në fëmijëri një asketizëm të rreptë dhe një përkushtim të madh. Në ditët kur “nëna e tij e përvuajtur agjëronte dy herë në javë, edhe fëmija i bekuar Rroku shpërfillej dy herë poashtu, kur e ëma agjëronte gjatë javës, dhe ai do të mëkohej një herë atë ditë” (Legenda Aurea). 

Ditën e vdekjes të prindërve të tij, kur ai ishte 12 vjeç ai shpërndau gjithë pasuritë e tij të varfërve si Shën Franqesku (megjithse babai i tij në shtratin e vdekjes e emëroi atë guvernator të Montpeljese) ai mori rrugët si një shtegëtar lypsar (një veti me të cilën ai edhe paraqitet). 

Kur mbërriti në Itali gjatë një epidemie murtaje, ai nuk ngurroi të ndihmonte të sëmuret nëpër spitalet e Acquapendentes, Cesenas dhe Romës, dhe thuhet të ketë kryer shumë shërime të mrekullueshme me anë të lutjes dhe shenjës së kryqit dhe me prekjen e dorës së tij. Në Romë ai shpëtoi kardinalin e Anglerisë në Lombardi duke bërë shenjën e kryqit në ballin e tij, që mbeti mrekullisht pastaj aty (Legenda Aurea). Duke shërbyer në Piacenza ai u sëmur edhe vetë. Ai u dëbua nga qyteti dhe ai u tërhoq në pyll, ku ai bëri vetë një kasolle prej degësh e gjethesh, e cila pajisej mrekullisht me ujë nga një burim që doli në atë vend; ai do të vdiste nëse nuk do të ishte një qen që i përkiste një fisniku të pasur të quajtur Gothard dhe që i sillte atij bukë. Fisniku Gothard, pasi ndoqi zagarin e tij që i shpinte bukën Sh.Rrokut, u njoh me të dhe u bë ndihmësi i tij. 

Me kthimin e tij fshehtazi në Montpelje ai u kap me padinë si spiun (me urdhër të xhaxhait të tij) dhe u fut në burg, ku ai lëngoi pesë vjet dhe vdiq me 16 gusht 1327, pa rrëfyer emrin e tij, me qëllim që të shmangte lavdinë botërore. Pas vdekjes së tij, sipas Legenda Aurea 

“pas pak një engjëll solli në burg nga qielli një rrasë të shkruar hyjnisht me shkronja të arta, të cilën ai e vendosi nën kokën e Sh.Rrokut. Dhe në atë rrasë shkruhej se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet e tij, që ai që thërret përvujtësisht Shën Rrokun, ai nuk do të sëmuret me ndonjë plagë murtaje.” 

Njerëzit e qytetit e njohën atë nga shenja e lindjes, me kryqin e kuq në gjoks. Ai u kanonizua shpejt, dhe u ndërtua një kishë e madhe për nder të tij. 

Kulti i tij u përhap nëpër Spanjë, Francë, Belgjikë, Itali dhe Gjermani, kur ai u fut në radhët e katërmbëdhjetë ndihmuesve të shenjtë, dhe nderimi i tij u përhap në pragun e vdekjes së zezë. Relikat (eshtrat) e tij u dërguan fshehtazi në Venecia në vitin 1485, ku ato ende nderohen.  

Vëllazëri të shumta janë themeluar për nder të tij. Ai paraqitet shpesh me veshjen e një shtegtari, me një plagë në kofshë, i shoqëruar nga një qen që mban bukë në gojën e tij. 

Nga jeta e tij mund të mësojmë dhe marrim këto porosi dhe virtyte: 

  • Feja e gjallë dhe vepruese, pasi që ai e shihte, njihte, shërbente dhe donte Jezu Krishtin në çdo njeri, sidomos në të sëmurë dhe të varfër. Kjo fe shpërblehej edhe me mrekulli që Shën Rroku nu kia lente vetvetes, por Zotit, 
  • Liria nga pasuria, pasi që ai e kishte gjetur në Krishtin pasurinë e vetme dhe më të madhe, për këtë jetë dhe amshim. 
  • Përvuajtëria, pasi ai fshihei dhe nuk paraqitei se kush ishte, duke pësuar burun pesë vjeçar, si spiun dhe armik i njerëzve të rrethit të vet. 
  • Lufta kundër mortajes me urate dhe agjërim, jetë të shenjt, sidomosluta e vazhdueshme kundër mortajës së shpirtit, mëkatit dhe Djallit. 
  • Qeni më i mirë se njerëzit, qortim për ne dhe për jetën tonë. Në sprova, sëmundje, vetmi, braktisje, i qetë dhe i qëndrueshëm, në burg i hareshëm, ndërsa në vdekje i sigurt për amshimin e lumtur.

Novosellë,  gusht 2023    

Ana e errët dhe e ndritur e historisë dhe cili është çmimi i saj ndër shqiptarët

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI , Prishtinë

Shekulli XIX është kohë e formimit të kombit shqiptar. Ndërsa, shekulli XX lirisht mund të quhet shekull i atentateve dhe ekzekutimeve të prijësve shqiptarë, shekull kur më së shumti kemi hargjuar endergji në ideoligji dhe në promovimin e politikanëve, të cilët kryesisht e kishin dhe e kanë gojën plotë progres kombëtar, por disa edhe me politikë tradhtare. 

Në emancipimin kombëtar ndikuan sidomos Naim e Sami Frashëri me Vaso Pashën. Kurse me emnacipimin politik ndikuan Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi me Haxhi Zekën. Në rrafshin e ngjarjeve arsimore duhet veçuar patriotët e Kongresit Manastirit që sajuan Alfabetin Kombëtar, kurse në krijimin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin e shumë të tjerë. 

Me politikë kombëtare, e që u bë antentat mbi ta ishin: Hazhi Zeka i vrarë më 1902, At Pali i vrarë më 1913, Isa Boletini i vrarë më 1915, Zef Lush Marku i vrarë më 1920. Të tjerët që u vranë nga dora serbiane ose me paratë e tyre ishin: Ramë Vllasa më 1923, Azem Bejta më 1924, Avni Rrustemi më 1924, Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Shtjefën Gjeqovi më 1929, Hasan Prishtina më 1933, Ramë Bllaca 1937, Zenel Hajdini 1942, Emin Duraku më 1942, Meto Bajraktari 1943, Shaban Polluzha më 1945, Marie Shllaku më 1946, Xhon Sereçi më 1946, Ibrahim Lutfiu më 1951, Shaban Shala më 1964, Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka më 1982. Pas kësaj kohe atentati që tronditi shqiptarinë është ai kundër Aziz Kelmendit më 1987 e pastaj atentati ndaj Enver Hadrit në metropolën e Belgjikës dhe atentatet në vijim shtrihën në një spirale të pashkëputur deri te Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu më 1997, Ilir Konushefci, Adem e Hamëz Jashari me familje (rast gati unik në Evropë më 1998), duke përfshrë pastaj një seri vrasjesh politike, të cilat i ka programuar dhe ekzekutuar nëntoka policore, rreligjioze dhe ushtrake gjithnjë serbiane. Në këtë spiral do të gabonim po mos ta veçonim vrasjën e Fehmi dhe Xhevë Lladrofcit në luftë, e që konsiderohet si humbje e madhe e shqiptarisë. 

I gjatë është vargu u shqiptarëve tradhtar që janë ekzekutuar, ndër të cilët do të veçoja: Esat Pash Toptanin më 1920 në Paris, Ceno Bej Kryeziun në Prag më 1928 etj. Nuk do t` i përmendi ata të Shqipërisë Bregdetare, pastaj.  

Akuzën e Bedri Pejanit ndaj Ahmet Zogollit e mosvajtja në Vjenë më 1974                                                               

Akuzën e Bedri Pejanit e pata mësuar në Wjenë më 1974, duke lexuar gazetën “Federata Ballkanike”. Atëherë kisha mendimin se Kosova Republikë na mjaftonte për disa dekada, në lavrimin e çështjës kombëtare, për bashkim. Por, programi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është e arritura më e lartë gjatë shekullit XX, program ai që shkoi shumë më largë në histori, mbetet kulmi i historisë sonë të ndarë në disa pjesë pas vitit 1912. Dhe, Kosova në saje të luftës së drejtë nga ajo kohë (1913) e deri më 10 qershor 1999 kur u çlirua nga robëria serbiane, nuk do të pushojë së luftuari për çlirim. Në saje të rrugës së luftës për çlirim më 17 shkurt 2008 Parlamenti e shpalli Kosovën  shtet të pavarur dhe sovran (si shtet i dytë shqiptar), shpallje ajo që u pajtuan edhe miqët e respektuar si: SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e shumë shtete tjera demokratike, ku fjalën kryesore e pati Alenaca ushtarake Perendimore-NATO. Pra, shkolla e Hasan Prishtinës, politika e Adem Demaçit dhe pushka e Adem Jasharit me familje, duhet të mbesin shembull, leksikon enciklopedik, deri në bashkimin e tërë kombit në një shtet. 

Një gur xhevahir që shkëlqen në faqet e historisë shqiptare përkah haollësitë e vrojtimit dhe përceptimit është padyshim, veprimtaria publicistike e Bedri Pejanit-Babushi (1885-1946). I shkolluar nepër kolegje dhe nivele univerztare, por mbi të gjitha i brymosur me vrragët e hsitorisë sonë tragjike, Bedri Pejani do të ketë gjithëmonë një rrol të dyfishtë historik. Ishte vrojtonjës i hollë i ngjarjeve të afrërme politike, por ishte edhe perceptues i ndryshimeve të kohëve që diktohen në atapat, që nuk përseritën kurrë, dy herë. Në vijim po e japim një shkrim të Bedri Pejanit-Babushit, për kohën e rrethanat që u shpall pavarësia e Shqipërisë, por mbi të gjitha për personat që e realizuan apo e lanë në pikpyetje historinë e saj, pse nuk u shpall dhe reaizua Shqipëria Etnike në Shkup në gusht 1912, aty ku ishte programuar dhe siguruar nga çdo sulm i barabarëve serbian dhe fuqive evropiane që i qendronin Beogradit dhe Atinës në çdo moment me ndihma ekonomike dhe ushtarake. Mendoi se Bedri Pejani si bashkohanik është njohës i rralë i të dy taborreve: evropianëve dhe fallagave fqinje të shqiptarisë. Por mos t` i hyjmë në hak se as Bedri Pejani nuk i kishte informatat se si silleshin Fuqitë: Anglia, Franca, Rusia në një bllok; dhe si sielleshin Fuqitë: Gjermania, Austro-Hunagaria dhe Italia në bllokun tjetër. Bedri Pejani ishte i një fati me vegjëlinë dhe kurrë nuk u largua prej fatit të saj. Mos të shkojmë mëtej. Deri më 1941 ishte kominternist. Pas kësaj kohe ndryshoi qëndrim dhe në një mënyrë u rreshtua pas atyre që e humbën luftën më 1945. 

Pason shkrimi i Bedri Pejanit, TRAGJEDIA SHQIPTARE SI E JAHUDIVE DHE ERMENËVE  

(Kujtime, shënime e gjykime; shkrimi nuk ndryshon, botohet integral) 

“ Shqipnia e sulltanve të Stambollit per katrë shekuj e ma nuk ka pasue aq sa asht dermue pasi besovi se u shlirue. Statistikat e rrenimeve na mungoin. Por, po t` i laimë nji anë mizorit e periodes së pushtimit e të stabilizimit turk në Shqipni, mendimi fiton 100%.Dhe Armenia ka psue me zi se na në kohë të luftes së madhe dhe Jahudive ua pat takue m` u shpernda më katrë cipat në kohë të sundimit të Romes se Vjeter. Por, me ket ndryshim: Shqipnia asht shkretue nga dora e shqiptarve kurse ermenit u faruen prej Turkies e Jahudi nën shpaten e pushtuesve. 

Tragedia e jonë, kahdo qi t` a kapish, asht typike, e vetme në sojin e saj në histori të popujve. Ka ndonji popull në ftyrë të tokes qi, me t` u shlirue nga robnia, të nxierrë me mija TRADHTORË, tre napoliona për krye, me duzina kondotteri te paguem pak ma shtrejt? E nga çdo klasë, nga çdo kategori? A m` u zemrue, a m` u tallë apo me të ardhë gjynah. Aata të trenapolitikaanve, kur paradoin neper andrrat t` ona si nji farë regjimenti apo division derrash, të ngriten vetem për nji minut  të voglë. Pastaj, ata kaloin dhe ti qertesohesh. Këtyne të shkretve, neper kondita qi jetuen e neper lluga ku u mbytë Shqipnia nuk u takon as njimijperqindsha e kobeve. Ky asht nji lement viktimë. Me të ardhë gjynah m` u mendue keq per te… Pse plaga asht fellë e surat  tjatrë kan faktoret e tregtis. 

Per t` i hetue këta, po na duket ma mirë me, fillue nga alfa e kohës së librimit, qi u quajtë e librimit me gabime e pahir. 

Kompozita e kongresit të Vlorëss, mund të klasifikohen kështu:  

                                                                      I 

 “Grupi i studnetve me mustaqe: pjestaret e keti grupi axhamish e deshten me të vertetë Shipnin, pse 95%, ishin ritë e ishin burrnue neper shkollat e ndryshme të viseve të hueja, i kishin kalue vetëm vakansat neper vendet e tyne dhe kishin gjetë kohë vetem për t` i adhurue bukuritë e ketij parajsi në dorë të dreqit, si e cilsojte Arapi osmanli. Edukata të nalta: por, të ndryshme aq sa mund të thuhet fare jabanxhi ndervedi.  Krejt pa shkollë, pastaj, aty ku puna i perkiste njftësis së vendit. Aq xhahila, në ket pikë, sa mos me ka ndonji problemë social për t` u sherthye, apo ndonji ngatrres per t` u rregullue. Ishim në kohen e Kongresit së Mukes, qi shkurtohje me pesë fjalë: Jemi vllazen, s` na dain dot… Shkolla e ketyne per sa i perkiste dallavereve të qarqeve të diplomacisë së nalt nuk vlejti kurrnja. Qyetrain e evropallive e përfytyrojshin si dishin a krejt ideale, si ni farë feneri qi, nepër errsitë e natës, u a ndriton rrugën anive dhe i ruen nga rreziku i shkrepave të bregut… Arha ka thanë kështu për Shqipninë e Daja e fik vendin po të guxojë kush me na prekë… Plakun pse e kemi, ashtu ujku i politikës ndërkombëtare e… me mustaqerruemi e ka punen në pupaj… Ka jetue në gju me gju me diplomatet me në za të Londrës… Besimi ndaj shoqishoqit nuk u mungojke. Për shka i perkete beses i kishin blue mirë traditat e vjetra të popullit t` tynë. Burra të fjales, patriota deri në palcë e naiva deri në ahmaki kur bisedojshin me ndonji karathi si Kemal Vrioni apo Eqrem Vlora, stylizue në vend dhe perjashta … mi si pat dashtë shekulli i qyterisë apo shkolla e Tepeldenliut… 

Ma të meqmit e këtyne ishin Gurakuqi me tendencat e tij konservatore e Midhat Frasheri, fanatik në traditat e shois së vet. Praktikisht, as i pari e as i dyti nuk premtojshin, sa duhet, nji zotësi per t` i krye në krye të lëvizjes së rilindjes s` onë. Të shpjegohemi ma açik. Gurakuqi qi kish nji cilësi të rrallë për t` a fitue sympatinë e çdo njeriu dhe të grumbullive nuk kish nji natyrë indipendenete dhe ish manjitizue fare keq prej Plakut. Sa për Mithatin, ky ishte aq shumë skurpulla në jetë të tij private e politike sa, neper konditat e merzitëshme t` asaj kohe, nuk mund të hajte nji rreth i gjanë e të fuqishëm, pse Vlona si kryeqytet i Labërisë, nuk ish vendi i evliave e profeteve. Aty na duhejë ndonji karathi me nji rrugë të caktueme nji herë e mirë. Por, mu ata qi i gezojshin, qysh aherë, cilsitë e karathinisë ishin teper të ri. Shkurt, ketij grupi i mungojte prisi, ishte pa krye. Pra, nuk kish nji vlerë kollektive veq se neper raste fare të rralla, fare të kritikueshme. Nuk ka nji fatkeqsi ma të madhe se kur livizja asht krejtë e gjallë e i mungon kryet e duhun… 

Nji pris energjik me nji grupë të tillë mund të bajte punë sa m` u çuditë krejt bota… Kajherë, fatalizma asht mehlemi ma i çmueshem per me t` i prije trut e me të shpëtue nga çmendina… Lum ay qi mund të bahet fatalist… 

                                                             II 

 Grupi i Uqve: ish grupi i paris s` asaj kohe, me nji të kalueme e nji edukatë krejt tjater se ato të Studentve me Mustaqe. Oxhak brez mbas brezi, por deri diku të bastarlluem neper Hugat e pallateve të Stambollit. E, nuk paten guxue me ardhë në kongres me shumicë. E vetmja pikë ku na pat favorizue fati. Per ndryshej qysh diten e parë kura  eindenpendences s` onë do t` ishte në mezad. Pak kokra. Jo pse nuk u pat pelqye sofra. Por, raca e dyerve  të mdhaja ish mjaftë e meçme per të çmue se mund t` a rrezikoje lekuren, shum e vlershme vetëm per te. Me gjith ket, me t` u stabilizue livizja bashk me vendimet e kongresit, krejt fati i rilindjes s` onë shkojë e raa në dorë të këtij grupi, beriqetli per kah zanati i makiavelave. Ishin plakë i thijë neper rrugat e vendit dhe nepër dhomshtit e koridorreve të Bizances. Ma i riu i tyne, Eqrem Vlora, e kish trashegue shkollen e fiseve aq me bukuri sa me të marrë në qafë kur të priste e të percjellte. E sa ultra-kextra e kish pajtue ket shkollë primitive me atë të Wienes se… 

Dhe ky gruoi i Uqve e dojte Shqipnin. Mos u çuditni dhe mos u zemroni. Me nji ndryshim … të voglë natyrusht. Me ket dashuri vijte e u trazojte andrra e sundimit e ajo e shfrytimit. Nji ideal ky, jo i nalt, jo “noblë”. Por, çka. Vetëm në ket mes, ishte deri tjetrë kund: grushti i Tanzimatit që mbarojë me atë të Turgud Pashës e të Kryqzades Ballkanike (Lufta e parë ballaknike 1912-HB) i pat hudhë keta në shkallë të bybrrecave e të brekocave. Nuk guxojshin m` u ndien gajllë perpara bullojte gjumin tue ua difyue faqen tjaterë të pasqyres. Menjiherë e ndijshin se energia e… nerva do t` u mungojshin për nji fat të tille e, besa, zhganrra mund t` ishte shum e mnershme per ta. U mbetje rruga e trathtive, e dallavereve, e sherdorimeve dhe vrsajeve në gjumë. Zanati i vjeter. Kishin per alliatë vetem shkollen e vendit. Mirpo, vendi ku u hudhen temelet e Shtetit, me gjith qi nuk ish vendi i evliave, nuk ish edhe ay i kohes së Tepedelenliut… Me të fryjte era e livizjeve qi i kanë hije nji populli jo barabrë. Ajo erë qi i faramakosë Oxhaqet, qi nuk njefë feudalizmë, asht po ajo qi i benë m` u dridhë bretkocat bile nga jorgani kur nata duket e zezë, me furtunë në prag të deres… Eksponeti ma za të këtij grupi ishin Myfit Libhova me nji verni patriotizmet e Ilias Vrioni qi shtihej shokë me naivat. Qy të dy këta ishin ma të modernizemt e kastes së tyne për kah kultura e energia. I pari dihet se vdiq e i dyti dihet sesi po jeton. 

                                                                   III                   

Plaku (Ismail Qemaili): ka luejt nji rolë “tait d` unioni” në mes të ktyne dy grupeve. Ismail Kemali si njeri ish me të vertetë i mirë. Por, patriotizma e tij, kishte lee si sekretar i Midhat PASHëS ( me origjinë shqiptare, admnistrator i shkelqyer, ideator dhe zbatues i Kushtetutës, nxitës i kombësisë shqiptare në Sanxhakun e Nishit më 1876-HB), dhe shkolla e tij, e para ishte ajo e autokracisë turke. Për kah trut (Ismail Kemali-HB) ishte nji tip fare i shëndosh. Mund t`a lozte rolin e  nji novatorit, pse çilsitë dhe rrethi nuk i munguen më 28 Nënduer 1912. Por, dishka i mungoi kryekput mosha. Pra, roli i tij revolucionar mbarojë po atë ditë qi u ba kryetar i Qeverisë së përkohshme. Fjala “perkohshme “ ka nji kuptim aq të fellë sa nuk ka nevojë për nji provë tjetër për t` a justifikue gjykimin. Shkurt, Plaku (Ismail Kemaili) ish palkë, energji e tij ishin dekë keqas. Jeta e gjatë nepër llugat e mergimit, apathia tragike e nji populli në zhvillimin e lvizjeve qi kerkon davaja, janë faktor qi  e paten çue Plakun drejt politikes së therorive. 

Desh fati i Shqipnis qi të kemi në krye nji njeri zerbadhë e të meçem, por i dekun për së gjalli. 

Me krahun  e fortë qi i dha djaleria e gjallë nacionaliste e asaj kohe, me besimin e madh qi kish populli në famen e tij e shpetovi situaten e njij minute ma të rrezikshme per Shqipnin. Ni sherbim majftë i çmueshem. Por, shum i mongut e shum i pa mjaftueshëm kur roli barsohet me forcat qi ay dispononte. 

Bazat e sundimit       

A ka nevojë të shpjegohen?… Mund të shkurtohen me këto dy fjali të Plakut: Shqipnin e bani Evropa, e do t` a bajë Evropa.!…Kjo besim, mu si murtaja, u shtrië per pak ditë deri më ke grumbullit ma të errta të Shipnis dhe shkovi krejt flaken e livizjes, krejt shpresa e krejt nji popullit. I rrethuem nga deti e nga toka, i mbytun rresht shtat muej nga malraja, revolucioni i 28 Nandorit vdiq aty ku plasi. Nji pakicë fare e dobët, me Mithat Frasherin në krye, kaloi n` opozitë per t` i luftue keto baza. Por, krejt kot. Kjo opozitë, shumë e ngusht per kah numri, kishte nji fe krejt tjater qi shkurtohet me ket devisë.  Na kemi vuajtë per Shqipni, na kemi dekë, na po desim per të. Pra, na  e kemi ba e na do t` a baim…Koha i ka dhanë të drejtë këtyne deri më 24 XII 1924. Po ke se kjo fe ngjallet per së treti në mes të shqiptarve situata e sotme shpëton pa pikën e dyshimit. Nuk kanë shka na bain as Baldwinat e as Duçet, Venizelosat e Marinkoviçat. Për fat të keq, kjo fe nuk ish ajo e Palkut qi gzojte voten e shumices. 

Tri prova, jo shaka    

“Apathia e sundimit, malarja e Vlones, konditat e randa t` asaj kohe mund të jeen faktorët ma në shej të tragedis shqiptare qi u zhvillue pa pra e qi, jo vetëm se nuk ka mbarue, por nuk dihet as pak se kur ka me mbarue. Per qi po flasim, kam nji randësi kryesore tri livizje:  

                                                                            I 

 Janina vijonte t` i perbysi sulmet e ushtris greke. Ardhja e mbretit Greqisë në fron nuk pat ba para. 12000 shqiptarë bashk me ushtrinë turke qi ishte retirue nga Manstiri na jepshin shpresa të gjalla. Ushtria serbe ishte ndalue me nji farë armistic. Por, disa rushdieli (thuhejë ahere me fjalen e Plakut) u kishin shkrue laberve qi luftojshin në Bixhan: Shqipnia u ba, eni neper shpia të jueja… E shqiptarët të demoralizuem kishin fillue me i shue llogoret e Janines. Kjo livizje provokojë jo vetem humbjen e Janines, por atë të Çamris dhe shkretnimin e plotë të Shqipnisë së Jugut (19 II 1913). Kjo politikë shkaktojë nji luftë t` ashper kundra Plakut me shokë dhe krijoi konfliktin  e parë në mes nacionalsitve. Po atë ditë qi ra Janina Rasih Dino, delegat i Qeveris në Londer me shifren e ambasades italiane telegrafojke: Janina shpëtojë nga rreziku dhe i mbeti Shqipnis…Plaku qau bashk me ata qi nuk deshen t` a mbronin Janinen, pse ish, i thojshin, nji qytet grek…Pakica nuk qeshi. Por, edhe nuk qau, pse pat çja me kohë; 

                                                                                II 

Nji muej pasi u shpallë indipendenca e Shqipnis e jo autonimia nen Turki, si këshillojte Axha Franë, nji dergatë e maleve të Shqipnisë Mesme, tue i ça karakollet e ushtris serbe në Shkambij ardhi në Vlonë me ket proponim: Jemi marrë vesh me Mirditë dhe Mirdita me malet e Shkodres  per t` u ra serbve me katrë anë, per t` i cptue  e per t` bashkue Shkodren me Janinë. Armë e fyshek kemi. Besen nder veti e kemi lidhë. Na kan çue për ta pasë fjalen e Qeveris… Krejtë kabineti vendosi me u thanë: Perpara! Plaku tha nji ultiamtum: Po kje se nuk hiqni dorë nga ky vendim, jam i demissionuar… Shumica hoqo dorë. Myfit Libohova i pari. Dergata u kthye me nji urdhen të kundert dhe ushtria serbe bani sefa, fitoj dhe mjaftë miq nder ato vise se sa me na vue pushken, pas nji vjete, po me atë popull qi do të shqiptarizohej tue luftue kundra invadimit të vendit prej të hujve.  

                                                                                     III 

Janina pat raa e pas pak dite ushtria greke i kercnohej Vlones. Nji mbledhi e madhe nën kryesi të Plakut vendosi dorzimin e, natyrisht dhe shkatrrimin e Qeveris. 

Aherë, Is Boletini me pak fjalë i kundershtovi këtij vendimi: “Armet e mija nuk i kam dorzue as sulltan Hamidit, as sulltan Reshadit, as kral Petres, e as kral Nikolles.Pra, nuk kam per t` ia dorzue edhe kral Jorgit. Kisha me u largue nga Vlona per mos me e damtue pa dashtë. Por, jam i rrethuem nga deti e nga toka.Vendosni si të doni, por unë, jam i shternguem me e ba deken, bashk me shoket e mij të Kosoves këtu nepër rrugët e Vlones… U ngreh të hiki. Plaku nuk e lshojë. Bi ket aktitudë të Kosovarëve vendimi i prerë vdiq e ushtria greke u ndalue ke guri i ylyneçit. Ajo ishte e zoja me marshue per pak ditë. Por, vetem me pushkë. Këtë nuk  e hangri: hapi mund t` i  mbetejë në fyt mu ashtu si u mbeti italianëve me 1920. Kur koha asht e turbullët vetem trimat fitojnë.  Mjerë ata qi doin të hecin me mend. Evropa të dëgjon fare me kujdes, po i fole me pushkë në dorë. Ajo ket e ka per fe. Filozofimet e parimet u a ka lanë profesorave qi keta  mos të mbeten pa punë, e mos të bajen trima nga zori. 

Pra ket fat qi e kemi sot nuk do t` a kishim. Shqipnia e jonë do të ishte më nji pozitë krejt tjatre qysh ahere sikur ndonji Is Boletin të merrte nji natitudë pak a shumë trime dhe ne të dy rastet qi u shenuen ma nalt. Adami pasi nji herë harroi perjashsin, nuk u kthye më të veç se kur vdiq, thonë legjendat e feve. Shqiptari nuk desh të vdesi. U masakrue. Mbeti në Arasat dhe psoj fatin e atyne qi therren në kaspahane. Per te, parajs nuk ka. A do të ketë? Ndoshta dikur. Kondita  asht tragjike, por e vetme. Rruga e Is Boletinave, e veshtirë per Bretkocat.Tragedia shqiptare vijon. Asht dobiçi i dobsive. Sherrin e ka me bereqet”. (Madrid 28 XI 1928.) 

Bedri Pejani ishte intelektual i provave të mëdha!                 

Bedri Pejani për të gjitha pësimet e kombit shqiptar akuzon faktorin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Nga faktorët e brendshëm e dallon për kah tradhtitë Esat Pash Toptanin.Kurse për kah mizoritë që i kishte bërë dhe po i bënte në kontinutet tradhti edhe më tragjike e veçon Ahmet Zogollin. Prandaj, e shtron çështjen e fajeve dhe denimin e tij për këto fakte:  

Sa herë duhet denuar me vdekje Ahmet Zogollin? 

Bedi Pejani ishte pjesëmarrës i ngajrjeve të mëdha kombëtare. Ishte mjaftë emocional kur dështonin ose vriteshin pas shpine personalitete e njohura. Në vijim po e prezantojmë një mendim të shkruar se ‘ka mendonte për Ahmet Zogollin. Pason shkrimi 

1.”Herën e parë me 101 vjet burg si grabites i pasunive të popullit të të shtypun të Matit dhe si kusar i arkes së shtetit. Për këtë dëshmon populli i Matit, po të jet i lirë, dhe nëpunsat e finances, disa prej të cilëve janë zhdukë e martirizuë për mos me u zbulunë kusarit e Zogollit. 

  1. Denohet me vdekje si trathtor pse më 1913 shkoi tinzisht në Beligrad dhe bani nji marrveshje të msheftë me Pasiçin në dëm t` ekzistences së shtetit shqiptar. Këtë mister (msheftësi) të pazbuluëm deri me sot, e dije mirë ish deputeti i Shkodrës Nikolla Ivanaji, i cili ka qenë dragoman (përkthyes) në bisedimet e rrjedhuna midis Pasiçit e Zogollit.
  2. Denohet me vdekje si bashkpuntor i të famshmit Arif Hiqmet qi i solli aq dame Shqipnis sa dhe në fint shkaktoj edhe nji vllavrasje në mes popullit të Dibrës dhe mbolli farën e përgatiti majën e mersenaris n` at popull, qi ai sot asht ba si lëngira a po murtaja e vendit t` anë. Kur t` e fitoj lirinë e vërtetë populli Shqiptar tue i shkallmue vargujt e robnis qi e lidhen sot, banoret e Matit të shypun prej shekujsh nga dera feudale e Zogollit, kan me kallxue se sa kohë dhe me sa hospitalitet ka jetue Arif Hiqmeti në kshtjell të Zogollit në Burgajet (Mat). Dy valixhet e Arif Hiqmetit qi kish lanë në shtepi të Zogollit, deri në mbarim të vitit 1920, kanë qenë ruejt me kujdes të posaçëm prej familjes Zogolli, pse ai ja vetëm qi ish bashkëpuntor me nji nga te motrat e Ahmet Zogut.
  3. Denohet me vdekje si tradhtor dhe si mashtrues se në kohën e rebelizmës rrejtë Mbretin (VIDIN) dhe qeverinë e Diurrësit, të cilëve u dha besen se do t` u ndihmonte tue i sulmue rebelet me nji fuqi Matjanësh dhe muer tetë mij Napoleona ar për kët qellim, të cilat para i futi në xhep të vet dhe m` anë tjeter u muër vesh me rebelet konter Mbretit (Vidit) e qeveris Shqiptare. Po të kish ndergjegje kombëtare Salih Vuçitërni, kish me deshmue fare bukur për këtë çështje pse ai i ka pas sjellë nga Durrësi tetë mijë Napolenona Zogut, i cili me nji turmë matjan duel në qafë Morize, po në vnet qi t` u kërcnohesh, filloj, dhe bani marrëveshje me ta.

5.Denohet me vdekje si trathtor për marrëveshjen qi bani me politikanin serb Mlladenin në qafë Murës (Mat) dhe me Ceno Bej Kryeziun në shtpi të tij në kohë t` okupacionit italian, mbas luftës botnore. Për këto marrëveshje qi u banë për me e rrxue indipendencen e Shqipnis, ka dije të plotë Salih Vuçiterni, sot senator i Dibrës, pse ai ka qenë Dragoman e bashkëpuntor i Zogut në kët rast. 

  1. Denohet me vdekje si shkaktar i livizjes Mirditës qi i kushtoj shtetit t` anë dame e sakrifica të mëdha. Qi të vertetohet se Zogolli ish autori principial i kësaj livizje, mjafton të studjohet me kujdes korespodenca zyrtare e asaj kohe, n` asht se kjo nuk do të zhduket prej tij për me humbë gjurmë.
  2. Denohet me vdekje si trathtor për intrigat qi luejti dhe pengimet qi solli në luftën e Vlorës. Për këtë deshmon personeli i kabinetit n` at-hershëm dhe Z. Qazim Koculi me shokë.
  3. Denohet me vdjeke për luftat e lëvizjet qi shkaktoj në Dibër e në Kastrat të Shkodrës për interes të vet e të Serbëve. Mjerimi i shkretnimi qi ende zoton në krahinë të Dibrës e të Shkodrës dhe marrëveshjet e mshehta qi bante Zogu me konsullin Serb në Shkoder, janë deshmina të pa kundershtueshme për me vertetue preteksin t` onë.
  4. Denohet me vdjeke si kriminel ordiner për vrasjen e ish deputetit të Dibrës Ramiz Dacit. Për këtë tragjedi qi të rrqeth shtatin, munt t` api spjegime Hysni Dema, sot nji nga komandantët besnik të Zogut dhe responsabel për sigurimin e qetësis në Shqipni të Jugut.
  5. Denohet me vdekje si kirminel dhe si shkaktar i diskreditimit të shtetit Shqiptar për vrasjen e dy amerikanëve. Për këtë tragjedi të tmershme qi formon të paren ngajrje të prishjes së besës e të cenimit të hospitalitetit në jetën e kombit t` onë, mjafton të studjohet me interes dëshminat e bazueme në dokuemnta e n` argumenta të Haki Stërmillit e të Qamil Çelës qi banë përpara gjykatores politike, në Tiranë, mbas revolucionit të Qershorit 1924.
  6. Denohet me vdekje si komplie në vrasjen e Adem Gjinishit, të Haxhi Jusuf Kazazit e të shoqes së tij në Kavajë, të Hyesn Bej Çelës, të Shyqri Salihut, të Kurt Kadis e të Xhemail Veliut në Mat. Për këto krime të kryeme me gishitin e urdhinin e tij, dëshmojnë aktet zyrtare e hetimeve e autoriteteve qi kanë mbet t` anullueme deri sot.
  7. Denohet si katili ma i poshtem për vrasjen e prisit të djelmenisë Shqiptare Avni Rrustemit. Liria qi gëzon sot Katil Jusuf Reçi në Tiranë dhe gradimi i kallauzit Xhemal Herrit si agjutanat i Presidentit, janë provat ma të gjalla qi vertetojnë se Avniu u martirizue prej tij. Veç kësaj, për këtë tragjedi të mnershme qi e plagosi djelmenin Shqiptare mu në zemër dhe i futi popullit nji thikë mu në fyt, dëshmon krejt populli.
  8. Denohet me vdjekje si ngatrrestar dhe si shkaktar i vëllavrasjes së bame në rrevolucion të Qershorit 1924. Për këtë asht mjaft të studjohen korrespodenca zyrtare e asja kohe.
  9. Denohet me vdekje si trathtor për invazjen qi i bani Shqipnis më 24 Dhetuër 1924 me fuqit e hueja. Për këtë invazijon qi asht nji trathti nga ma të shemtuemet dhe qi ai e mersenaret e tij e qujtën si “triumf i legalitetit”, janë dëshmues të gjallë e të pa tronditun, oficerët Vfangellist qi akoma qindrojnë në Tiranë e në sherbim të shtetit. Veç kësaj, kjo trathti sot vërtetohet edhe prej autoriteteve ma të nalta e prej organeve zyrtare të Serbisë.

Po si erdhi ky katil në fronin e Tiranës. Erdhi në saje të një akordi me Nikolla Pasiqin. Akordi i kishte pesë pika: 1. Xhandarmerinë në Shqipni e formon Serbia;2. Ministër i Punëve të Brendëshme bahet Ceno Beg Kryeziu; 3. Minjera e Pukës i ipet koncesion Jugosllavis;4. I lejohet Serbisë një rrugë ferovize (hekurudhë) nga Prizreni deri në Shëngjin dhe 5. Mali Tarabosh dhe Shën Naumi i dhurohen Nikolla Pasiqit. Në anën tjetër Shefqet Verlac në Romë, në të njejtën kohë bënte pazare të njejta por ndoshta edhe ma tragike sepse Bregdeti i Shqipnisë, kthej në nji dritare prej kah Italia shiqonte më thellë në Ballkani. Këtë Pazar Verlaci po e bënte duke shpresue, se do bëhet viehrri i Zogollit kusar. 

  1. Denohet me vdekje si trathtor për damet e mjerimet qi i solli vendit t` onë me banken gjoja kombëtare e me huan (50) miljonshë, me koncesionet e me konverzionet e me prishjen e kishes autoqefale Shqiptare dhe me faljen e Shën Naumit e të Vermoshit, me traktatet tregtare e me paktin Italo-Shqiptar si e futi Shqipnin nën protektoraten e robnin Italiane. Për këto deshmon shtypi i botës, aktet zyrtare dhe traktet e nënshkrueme.
  2. Denohet me vdekje si katil i Heroit të Kombit Bajram Currit, të Zija Dibrës, t` Elez Isufit, të Suf Xhelilit, të Salih Çekës, të Muço Kupinonoves, të Bajram Veliut dhe të tjerëve. Për këto krime dëshmojnë vet nëpunsat besnikë të tij, të cilët thonë se i vranë pse ishin kundershtaret e presidentit katil.
  3. Denohet me vdekje si katili i Luigj Gurakuqit dhe si komplotist i atentatit të ngrefun kontër Major Shefqet Korçës. Për këto asht mjaft të merret pata sysh liria qi gëzon Stamolla në Tiranë, shpërblimi qi pat Çatin Saraçi si konsull i Wjenes dhe pohimi i Hasan Mërkoçit qi bani përpara gjykatores italiane.
  4. Denohet me vdekje për gjithë vrasjet e tjera: burgimet, grabitjet, torturat, internimet e çendrimet e bame deri tash nga mersenaret e tij mbi popullin e mejrë. Për këto do të dëshmojnë vetë populli, at herë kur ai me dorë të vet ka me përmbysë kështjellen e Tiranes.
  5. Denohet me vdekje si njeri responsabel qi asht, për masakrat, vrasjet, burgimet, internimet, djegjet e damet e bame në Shqipni të Veriut mbas kryengritjes së fundit qi u ba nën prisin Dom Loro Cakes. Për këtë dëshmon pamja e vrazhdet e shkretnimit qi duke sot në Mlassit e Veriut, deshmojnë burgjet qi janë mbushë plot me të pa-fajshëm, dëshmojnë vorret e deshmorëve e të viktimave qi përbajnë numër të math. 

20.Ma në fund denohet me vdekje dhe duhet linçuë  ‘duhet ba rexhum’ për propognaden krahinore e fetare qi bani me anë t` agjentëve të tij si Faik Konica me shokë dhe mbolli faren e dasisë në mes të Shqiptarëve, të cilët të helmuem nga këto intriga , sot janë ndam në Toskë e Gegë, në Muslimen e në të Krishtenë”, shkraun Bedri Pejani më 1929 nga Madridi. 

Bedri Pejani është një njohës i shkelqyer i realiteti politik në Shqipëri dhe jashtë saj prandaj do të shkruaj edhe këtë pasqyrim se: “Kosova ka ba nji shkollë nga e kaluara e idhët. Parndaj lufta në Ferizaj, Rugovë, Tejdri, Plavë, Gusi, Ura e Dallanit, Carralevë, Çafa e Prushit, Kulinë në jug të Llapit, Merdar, Kumanovë, Drenicë, Llap, Kala e Dodës, në krejt Shqinpinë e që pushka e tyne nuk është dorëzua kurrë dhe nuk do të dorëzohet deri sa të jetë jeta, nëse e do nevoja”. 

Bedri Pejani e akuzon Ahmet Zogun edhe si Mbret i shqiptarëve, sepse organizoi vrasjen mizore të Hasan Prishtinës në Selanik më 1933. Lidhur me këtë, Bedri Pejani e kritikon edhe parinë shqiptare të Kosovës sepse po i bënte argatin Nikolla Pasiqit dhe pasuesëve të tij në shumë etapa deri më 1941. Jo vetëm kaq, me vrasjen e Azem Bejtë Galicës më 1924 po thuej se pushon pushka kryengritëse në Kosovë. “Por, ajo pushkë sa e njoh, shkruan Pejani, nuk do të pushojë kurrë për deri sa të çlirohen të gjitha tokat shqiptare që u okupuan më 1912 dhe u riokupuan më 1918, e të cilave okupime Konferenca e Versalles ua dha vulën që të digjen e piqen në robni Shqipninë e moçme dhe të njomë. Por çdo robni ka fund, e kjo i asht e njohun popullit kryengritës të Kosovës, i cili aq e do Nanën Shqipni sa që ajo popullsi ma shumë e zë në Gojë Shipninë se sa Zotin fuqiplotë”, potencon Bedri Pejani në Madrid. 

Bedri Pejani e çorton edhe parin politike e bajraktare të Kosovës 

“Për çdo muej, shkruan Bedri Pejani, kral Aleksandri i Serbisë vret e masakron shqiptarë.Por, politikanët e Kosovës si kokderra, jo që të mbajnë nji distancë me Beogradin, por i shkojnë në dasmë Kralit vrasës të vogjlisë shqiptare, kralit që nuk la katund pa bombardue dhe pa forcue livizjen për shpërngulje të shqiptarëve në Anadolli. Madje në dasmë i shkojnë Kralit në Beograd edhe me peshqeshe, me 99 penë desh e me molla ndë brinjë. Jo vetëm kaq. Krushku i parë i Mbretit kur martohet, është shqiptari kaparan me tierçi deri në Temishvare të Rumunisë. Madje pati edhe individa të atillë shqiptar, që çezë nuk kanë përveti, por i dhurojti Kalit vrasës të shqiptarëve nji veturë “FURGON”. Ky grup katilash politik (batakgji) madje ka formue një mentalitet duke përhapë KOPALLA nepër oda se: “Kosova ka vdekë për ne”! Këta batakgji nuk e dinë se kjo tragedi e ka nji çelës shumë të fortë, që do të mund të çuhesh edhe KALLAUZ, i hapjes së dyerëve të lirisë, për Kosovën. E ai kallauz është hapja e Shkollave si edukatë politike e Hasan Prishtinës dhe si kulturë kombëtare e përdorimit të pushkës së Azem Bejtë Galicës dhe Bajram Currit. Prandaj, mbani në mendë. Nuk japi profeci, por Kosova nuk do të dorëzohet kurrë para as nji anmikut. Kosova nji ditë ose do të jetë shtet në veti, ose ma së miri do të shkrihet në gjiun e Shqipnisë Nanë”. Ashtu qoftë! Unë popullit i besoj. 

Po sot ku jemi ?

Kurrë nuk kemi qenë më të fortë. Po, kurrë nuk kemi qenë më të përçarë politikisht. Lidhur me këtë, në kohën e komunizmit, po të shihen me kujdes dokumentet, shihet se kemi kaluar nepër kotësira e katrahura duke rrahur ujë në havan, për ideologji. Po, shumë dekada me vargoj gjaku janë derdhur në trojet tona, duke e mbrojtur ideologjinë. E fare pak kemi punuar me vetëdie për progres ekonomik, pra për komb e atdhe. Në këtë frymë shumë energji është hargjuar duke ndërtuar kultin e shtetit, partisë, krahinës, qytetit dhe mëhallës, ashtu si i kemi partitë demokratike liberale sot, e të cilat i adhurojmë deri në fetish. Por, partyitë në vend që ta hargjojnë energjinë 100% , këto  energjinë kryesore po e shterrin në byrokraci dhe akuza të ndërsiella në luftën për pushtet dhe rreth tij. 

Rruga e kombit (Autostrada) na ka bashkuar më tepër se kurrë. Popullin e kemi aq të urtë dhe fisnik, sa që po të zgjatë kjo atmosferë, bashkimi do të ndodhë në kohën më të mirë, por droj se meritat do të i grabisin partitë dhe liderucët e tyre, që do t` i bëjë “lider” partia e jo shkolla dhe mençuria. Kuptohet, se ai bashkim nuk do të jetë ashtu si e planifikonim dhe e planifikojmë.Kujtoj se  do të jetë bashkim federal me emancipim ekonomik, me bazament të lartë partiotik dhe politikë intelegjente. Çmimi i bashkimit, së këndejmi nuk do të jetë i lehtë, por kërkon Naim Frashëra, Gjergj Fishta, Adem Demaça dhe mbi të gjitha Adem Jashara, që për truallin arbëror filjojnë çdo gjë nga vetja. Pra mos të na befasojë lavdia, por të na prijë përkushtimi që të arrijmë majet më të larta të qytetrimit, ashtu si  e kemi prejardhjën Pellazgo-Ilire. 

Këtë javë viset shqiptare i vizituan mistershëm shumë personalitete si: Toni Bler (ish drejtues shteti britanez), Melania Tramp (vajaza e ish Oresidentit Tramp) dhe Kryetarja e Italisë Meloni, ku punojnë mbi 500 000 shqiptarë këto vite (1919-1923). Po, këtë javë Kryeministri Albin Kurti e vizitoi Maqedoninë e Veriut. Atje pas promovimit të një rruge në Shkup me emrin Adem Demaçi, lëshoi kumtin se Prizreni dhe Tetova do të lidhën me autostradë evropiane, me që rast do të ndertohet tuneli më i gjatë në Ballkan. Sigurisht se kjo rrugë do ta relativizojë ndarjen relative të shqiptarëve të dy shteteve. 

Po, këtë javë (gusht 2023) iu bë thirrje miqësore Presidentit Turqisë Erdogan që ta vizitojë Kosovën. Por mbi të gjitha u paralajmërua se Republikën e Kosovës do ta vizitojë Papa Françesku. Besoi se shqiptarët do ta presin si mikun më të respektuar, me që rast duhet të dekorohet me gradën Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pra me gradën e heroit kombëtar te të gjithë shqiptarëve.   

Shkrimi i kushtohet: Aziz Kelmendit, Ukshin Hotit dhe Adem Demaçit. 

Më 16 gusht 2023  

Dardania është e Shqiptarëve, jo e tradhëtarëve !

Në foto: Justiniani i I-rë
Afrim Caka, Gjakovë
____
Të kuptosh ç’është atdheu do të thotë ta mësosh artin e saj të vdekjes nga linçet politike dhe nga hardhucat njerëz opozitar. Orgjitë moralizuese të politikanëve opozitar shqiptar të konvertuar në djaj me veladon, janë shëndërruar në premiera teatrore të ndonjë shpëtimtari maskara e në linçe publike. Pse duhet vrarë Dardaninë dhe ju opozitarët e nxirë që asnjëherë nuk e gjetën rrugën e bashkimit kombëtar. Ose ndonjëherë, me deputet të tillë opozitar kombi abuzohej aq turpshëm, saqë dukej sikur emri i Dardani do të qëndronte si simbol i pashuar të llojit më të keq të poshtërsisë së tyre. Njerëzit e poshtër mbështesin njëri tjetrin, kjo është arsyeja që ata ja dalin gjithmonë.
Politika opozitare shqiptare sot është një politikë partikulare e provinciale e kapur nga tregtarët e trojeve shqiptare, pa një vizon historik e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtuar më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik nga hajdutët, interesat partiake, eferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.
Atdheu si peisazh lirie dhe mendimi na qenkan gjarpër qoftë edhe i pashprehur! Çështja shqiptare në Dardani sot rrezikohet jo vetëm nga pushtimi i egër, pastrimi etnik dhe rikolinizimi nga pazarxhinjtë e trojeve dhe plaçkitësit e vjetër, por para së gjithash nga vetë statusi ynë kombëtar, që nuk i përgjigjet mimentit historik.
Deshtën apo nuk deshtën armiqtë e kombit? Çfarë duhet të bëjnë dhe si do të arrihet? Asnjë rrugë nuk është e lehtë, sepse veç nesh në krye me Albinin dhe Vjosën do këtë komb e të mirën e tij dhe ka shumë forca të errëta opozitare në krye me Zajednicën që punojnë kundër shqiptarëve. Për hirë të përçarjes së qëllimtë politike e fetare, nuk duhet të kthehemi në Avganistanin e Gadishullit Iilirik. Për hirë interesave të klaneve të udhehequra nga oligarkët opoiztar shqiptar dhe të interesave të fqinjëve tanë nuk do të bëhemi Somalia e Dadishullit Ilirik. Për hirë të dorëzimit para krimit dhe korrupsionit, nuk do të bëhemi si Greqia me 400 miljardë euro borgje.
Përshkak të dyshimeve lidhur me fetë e bindjet e ndryeshme, nuk duam të kthehemi në Libanin e Gadishullit Ilirik. E pikërisht se jemi kaq afër të keqës së frikëshme, që secila nga këto zgjidhje të mundëshme e bën të ngjashme, ne na duhet të veprojmë me mend dhe me vetëdijen e duhur dhe të lartë politike e kombëtare për ta vënë drejtësinë në vend.
Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër më efektive se shteti komb. Prandaj na duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se sa mund të arrijmë e si mund të arrijmë ku duhet dhe se sa e vështirë është e do të jetë rruga e ardhmes. Na duhet të jemi pragmatikë, dhe të pranojmë se ndoshta nuk do të mbërrihet më e dëshirueshmja por se ecja në atë rrugë do të jetë më e mira e mundshme. Na duhet një udhëheqje e përkushtuar që të dijë se ku të na drejtojë në këtë rrugë. Por na duhet edhe një sistem i qartë vlerash që të të na mbajë nën një kontroll të rreptë, besues, por edhe ndëshkues strukturën udheheqësore, shtetërorë, shoqërore dhe institucionale që do të nevojitët për ndërtimin dhe ruajtjen e të ardhmes sonë si komb.
Ky është një emision e detyrë që duket e pamundshme, por në fakt nuk është. Duke na thënë se po shkojmë në bashkëkohësinë e të tjerëve, paria opozitare nuk na tha se ata të tjerët kishin, ruajtjen, dhe mbrojtjen shtetet e kombet e tyre. Duke dashur pasurimin e vetë të shpejtë, paria e (Klanit Opozitar) nuk na tha se ekonomitë e shteteve të tjera ishin ekonomi tregu të instuticionalizuara e jo oda “burrash” e kazino.
Këta maskarenjë synuan skllavërimin e shqiptarëve, paria e partive të korruptuara na tha se individualizmi ishte zgjidhja kur veprojnë gjithkund shtetet kanë kombet e tyre dhe veprojnë në bazë të interesit të tyre kombëtar e shtetëror. Duke mbajtur mendjen tek qëllimi vet, OPOZITA na tha se rruga është fitimi dhe paraja kur gjithkund tjetër shoqëritë jetojnë për dinjitet e respekt dhe me sigurinë e duhur për jetën njerëzore. E kështu të gjithë vlerat themelore për shoqëritë normale janë tjetërsuar, shtrembëruar, degjeneruar apo keqzbatuar me dashje nga shumë shqiptar ish ministra e deputetë (dje dhe sot)!… Prandaj, na duhet nga fillimi duke mos i përseritur gabimet e të shkuarës .
Ajo që na duhet ne, dhe ajo që u shërben kaq mirë kombeve e shteteve të tjera është një shtet-komb modern nacionalistë i ngritur mbi interesin kombëtar, që funksionon në bazë të ligjeve të rrepta dhe respektimin e tij pa kushte. Në këtë drejtim na duhet të bëjmë një kthesë të madhe politike me Albinin në lidhje me objektivin parësor të politikës së jashtme e të mbrendëshme dhe të kushtëzuar e influencuar edhe kaosin e studiuar ku gjendemi si skllav nga ana Hashimëve, Memlucëve, Ramushve, Isave, Abdixhikëve, Dullave, Pacollve, Limajve e dreqit e të birit etj.
Na duhet ta pranojmë se “Evropa kurvˮ nuk do të mirret me ne për një kohë të gjatë deri sa ne të bëhemi (cop e grim), se ne nuk jemi si evropiano – perëndimorët ( që rrahim ushtarë të NATOS e tju thejmë këmb e duar) dhe se shkurt, ka vende si – Franca, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja etj., që do të kenë veton kundër anëtarësimit të Dardanisë në BE, pa menduar dy herë. Duke iu referuar analizës së më parshme, na duhet që ta pranojmë se nuk jemi askund gati për anëtarësim në BE. Ne na duhet të bëjmë shtetin tonë Dardanë njëherë dhe atë na duhet që ta bëjmë sa më mirë që mundemi dhe pastaj le të merremi “Evropën kurvëˮ, Preshevën, Ulqinin, Çamërinë, Ilirid etj.
Evropa mundohet të ketë gjithnjë një vend të paveçantë e strategjik në politikën e mbrendëshme e të jashtme e në marrëdhëniet e shtet – kombit dardanë me të huajtë, por nevojat tona të ngutëshme e realiste, afatshkurtëra e afatmesme në këtë pikë, janë të tilla që ne duhet të shmangemi paksa normat e pranuara antishqiptare nga çmitizuesit e servilët tanë dhe JO të saksiunuara nga BE-ja, zhurma e tyre kishte kohë që vazhdonte. Prandaj, duhet të nisim jo duke kërkuar lëmoshën por idealen dhe të pamudshmen, por duke mbajtur parasysh të mirën dhe të deshirueshmen dhe duke me përkujdesjen e duhur në këtë rrugë që na qonë drejtë bashkimit kombëtar…
Çdo rrugë tjetër është tradhti kombëtare.
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, as të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme!

0

Florim Zeqa

Bazuar në praktikat e deritanishme të qeverisjes me vendin, të gjitha partitë politike po e dëshmojnë se asnjëra prej tyre nuk janë shtetndërtuese, por zhvatëse dhe shtetrrënuese.

Të gjitha partitë politike janë bërë të njëjta dhe të inkriminuara thellë me nëntokën kriminale që po e udhëheq këtë shtet. Si produkt i kësaj, të gjithë liderët partiakë, pa dallim pushtet dhe opozitë janë bërë supermilionerë.

Zgjedhjet në Veri pa pjesëmarrjen e shumicës, të dështuara

Përgjatë këtyre 24 viteve në liri është dëshmuar se partitë politike derisa janë të ndara në pozitë dhe opozitë e shajnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën, ndërsa në momentin e bërjes bashkë në pushtet i thurin lavde njëjra-tjetrës, duke mos u ditur më, cili është kapësi e cili ç’kapësi i shtetit.

Përderisa në secilin shtet demokratik, opozita e mbron shtetin dhe mbanë balancin politik duke korrektuar njëkohësisht gabimet e partive në pushtet, tek ne ka ndodhur e kundërta, opozita disa herë e ka rrezikuar shtetin për marrjen e pushtetit.

Zgjedhjet e mbajtura në Veri fund të muajit Prill të këtij viti pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe faktorin politik vendor, jo vetëm që ishin të panevojshme, po dalin të jenë të dështuara dhe të dëmshme për vendin.

Mund të mbahen sërish zgjedhje të reja në veri të vendit, por nuk do të kemi asnjë ndryshim pa një zgjidhje politike, gjegjësisht pa një marrëveshje finale ndërkombëtare me Serbinë.

I vetmi rezultat do të jetë humbja kot së koti e qindramijëra eurove të buxhetit të shtetit sikurse herën e parë dhe krijimi i një situate akoma më konfliktuoze seqë ishte më parë.

Andaj, pa zgjidhje paraprake për veriun, zgjedhjet përveqse nuk do të sjellin asnjë ndryshim, do të kemi përseritje të situatave konfliktuoze dhe skenave të njëjta të dhunës. Si të tilla, zgjedhjet në veri, nuk mund të definohen as si të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme, por vetëm përseritje e “Status Quos” dhe akrobacione politike në dëm të shtetit dhe qytetarëve!

Do të ishte e kotë mbajtja e zgjedhje në Veri pa kthimin e serbëve në institucione dhe pa garantimin e daljes së tyre në ato zgjedhje. Nuk ka dhe nuk do të ketë integrim të pjesës veriore pa plotësimin e këtyre dy kritereve.

Jo zgjedhje ne veri pa gjetjen e nje zgjidhje politike!

Zgjedhjet pa zgjidhje politike jane perseritje e situatave paraprake!

Zgjedhjet pa ngritjen e vetëdijes qytetare nuk sjellin ndryshim

Pa ngritjen e vetëdijes qytetare dhe ndërgjegjësimit të popullatës, asnjë palë zgjedhje në Kosovë nuk do të jenë produktive. Vetëm me ngritjen e vetëdijes qytetare, mund të bëhet një hap i madh në pastrimin e skenës politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si parakusht i domosdoshëm për pastrimin e sistemin të kalbur të drejtësisë.

Për shkak të mos interesimit të qytetarëve për ndryshime dhe mungesës së aplikimit të VETTING-ut, Kosova rrezikon që në legjislaturën e ardhshme të ketë akoma më shumë deputet të kriminalizuar dhe korruptuar sesa asnjëherë më parë.

Bandat partiake në pushtet dhe opozitë, të bindur në votën e klientelave të tyre partiake, në psikologjinë e qytetarëve të vendit e kanë futur largimin nga vendi si të vetmin shpëtim e jo ndryshimin, si kusht për ruajtjen e vazhdimësisë në kapjen e shtetit.

Jam thellësisht i bindur se ç’kapja e shtetit nuk mund të ndodhë pa angazhimin e të gjithë qytetarëve të vendit, kurse ky ndryshim po bëhet gjithnjë e më i pamundur nga zvogëlimi i popullatës si rezultat i ikjes masive të qytetarëve jashtë vendit.

Pa krijimin e një alternative të re politike, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të gjenden njerëz që do t’a përmbysin këtë klasë politike që i sollën izolimin më të tmerrshëm qytatarëve të Kosovës.

Megjithatë zgjedhjet do të ishin një barometër i emancipimit kulturor dhe pjekurisë politike të shoqërisë kosovare. Nga zgjedhjet e parakohshme eventuale do të shihej qartë, se a dëshirojnë qytetarët ndryshimin apo jo, do të përcaktohej qartë se a e meritojnë qytetarët liberalizimin e vizave apo vazhdimin e izolimit ndërkombëtar.

Letër e hapur presidentit Emanuel Macron dhe Kancelarit Olaf Scholz

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Letër e hapur
* PRESIDENTIT EMMANUEL MACRON
* KANCELARIT Olaf  SCHOLZ
____ 
– Është koha që Franca dhe Gjermania të dëshmojë drejtësi për Kosovën –
Ju përzgjodha për këtë letër, ngaqë e di peshën Tuaj brenda BE-së dhe më gjerë. Angazhimi Juaj President Macron dhe Kancelar Scholz, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e konsiderojmë si një nismë fisnike. Sepse ndërmjetësuesit Borrell dhe Laiçak dështuan, duke u pozicionuar njëanshëm në përkrahje të persekutorës Serbi, për ta anashkaluar dhe dëmtuar viktimën Kosovë.
E kuptojmë ngutinë e shteteve të Quintit, për ta qetësuar Ballkanin Perëndimor, duke e tërhequr Serbinë në Evropën Demokratike dhe shkëputjen e saj nga Rusia ekspasioniste e fashiste. Por, kjo nuk duhet të bëhet assesi në dëm të Kosovës, duke e bërë Serbinë hisedare në territorin e Kosovës.
Për këtë është zgjedhur mënyra përfide: Fillimisht, bërja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, pastaj veprimet “alla Dodik”, si në Bosnje Hercegovinë, për ta bërë një -Republika Srpska-, me qëllim të shkëputjes të veriut të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë.
Në harkun kohor prej tri dekadash, janë provuar disa faje, të cilat Qendrat e Vendosjes i kanë bërë ndaj shteteve tjera:
Presidenti Clinton e pranon fajësinë se bindi Ukrainën, për të hequr dorë nga programi bërthamor. Por, e pësoi me përgjakjen që i bënë Rusia sot Ukrainës.
Ambasadori Cristopher Hill thotë se “bëra gabim që lejova krijimin e Asociacionit, për 14 komunat serbe në Bosnje e Hercgovinë. Sepse, me gjithë garancitë tona, serbët atje themeluan Republikën e tyre dhe kërcënojnë me shkëputje nga Bosnja Hercegovina, për t`u bashkuar me Serbinë. Ndërkohë, “non grata” të DASH-it amerikan, Dodik e quan “letër higjenike!”
Plani i Presidentit Ahtisari rezulton të këtë qenë i ndikuar nga miqtë evropianë të Serbisë. Presidenti Clinton e pranoi se “nuk isha dakord me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë”.
Ngulmimi për ta bërë Kosovën multi-etnike, ishte marrëzi, kur dihet se 94 % e popullsisë të saj janë shqiptarë. Edhe pse e betë Kosovën multi-etnike në letër, me qëllim që t`u jipni më shumë të drejta minoriteteve në Kosovë, madje deri në cënimin e funksionimit normal të shtetit të Kosovës, siç është pamundësia e marrjes të disa vendimeve, -pa 2/3 (dy/tretat) e deputetëve të minoriteteve-, tani BE-ja kërkon krijimin e Asociacionit mono-etnik për serbët e Kosovës!?! Një kontradiktë e paakceptueshme! Pse bëhet dhe kujt i duhet kjo -lojë e përgjakshme-, kur dihet se kufinjtë nuk mund të ndryshohen pa luftë?!!
Pak histori:
Më 1878, kur Kongresi i Berlinit përgjysmoi territorin tokësor, të banuar, kryesisht, nga shqiptarët, duke ua dhuruar fqinjëve lakmiqarë ballkanas, Franca dhe Gjermania ishin pjesë e krimit, përkrah Rusisë cariste.
Në vitin 1913, në Konferencën e Londrës, Gjermania shkëputet nga aleanca e mëparshme dhe rrjeshtohet përkrah Austro-Hungarisë, në mbrojtje të pavarësisë të Shqipërisë, të shpallur një vit më parë. Ndërkohë, Franca aprovoi konfiskimin e trojeve tjera shqiptare, përfshi edhe Kosovën, me trevat tjera shqiptare, përsëri Franca ishte aleate e Rusisë, përkatësisht e Serbisë.
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria komuniste vendosi regjimin diktatorial. Gjatë luftës, ajo nuk bëri asnjë betejë ballore me pushtuesit italianë e gjerman. Por, bëri luftë civile kundër “Ballit Kombëtar” antikomunist. Prandaj, edhe pse, formalisht, i takonte Bllokut Antifashist, nuk gëzoi reparacionet, dëmshpërblimet e luftës. Vrasjet, pa gjyq dhe me gjyqe fiktive, ndaj kundërshtarëve ideologjik e politikë, i vazhdoi edhe pas luftës, duke i ekzekutuar e burgosur të gjithë deputetët demokratë. Në shenjë proteste, për fashistizimin e vendit, me vrasje, burgje, internime, duke i vrarë e lënë 6.000 intelektualë pa varr, SHBA, me aleatë, si Gjermania, Anglia e tjera, ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë staliniste e tej fashiste.
Ndërsa, Franca jo vetëm që nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, përkundrazi, ajo u përkujdes për shëndetin dhe dhëmbët e diktatorit filo-sllav Enver Hoxha!
Një gazetar i një medie prestigjioze, pyet një ministër francez: “Pse Franca, me aleatë, toleron bandën pushtetare të Enver Hoxhës, ta torturojë në dekada, popullin shqiptar në Shqipëri?!”
– Minstri francez përgjgjet me cinizëm: “Shqipërinë e kemi lënë si një muze të mjerimit në Evropë!”
Ja, deri ku arrinë mendësia e përfaqësuesit të Francës, dikur tempull i Revolucionit, lirisë, drejtësisë, barazisë në Evropë dhe mëtej në botë.
Në luftën, më saktë, masakrën e Serbisë në Kosovë, 1998-1999, edhe pse Franca, si anëtare e NATO-paktit, për herë të parë reflektoi dhe u rrjeshtua në krahun shpëtimtar të Kosovës, megjithatë, miqësinë me Serbinë nuk e harroi. Një oficer francez, pjesë e kontigjentit ushtarak francez, dekospiroi, spiunoi planet, veprimet goditëse të NATO-s, përgjatë bombardimeve në caqet vitale ushtarake në Serbi, Mal të Zi, Kosovë!!
Për hirë të unitetit të aleancës ushtarake, rasti i rëndë i tradhtisë, u tejkalua, u mbyll si një epizod skajor, eksepsion, përjashtues, edhe pse shumë domëthënës, në kuadrin e vijimësisë të një aleance, gjithnjë të ruajtur dhe besnike!
Franca në aleancë të fshehtë me Serbinë, kundër Kosovës!
E gjithë drama e sotme e Kosovës nismon me “miqësinë” e frengut Arnaud Danjean me Hashim Thaçin, në Zyrich dhe Gjenevë të Zvicrës, qysh para luftës. I pari që e zbuloi dhe e denoncoi këtë “miqësi”, ishte bashkëpunëtori i afërt i Hashimit, i ngarkuari me punë të Jashtme i LPK-së, Bardhyl Mahmuti.
Ndërsa shefi gjeneral i Shërbimit Sekret të Francës, Pierre Siramy, anëtar i DGSE, në një dokumentar Special, të “CANAL +”, thotë: “Hashim Thaçi është agjent i yni, agjent i Francës. Në historinë e rekrutimit të Thaçit është përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit”. Ai ishte dhëndër i Serbisë dhe e fliste gjuhën serbe.
Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), ishte organizatë ilegale, që veproi në Kosovë dhe Mërgatë. Dega e LPK në Mërgatë, përmes agjentëve të UDB-së dhe “diplomatëve” shqiptarë, pjesë e Sigurimit Sekret të Shqipërisë, u vu nën kontrollin e tyre. Disa nga krerët e LPK-së, tashmë, ishin agjentë të dyfishtë.
UDB-a, në koordinim me agjentët e saj, nga radhët e LPK-së, ekzekutoi disa krerë nacionalistë: Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin dhe të tjerë. Organet kompetente gjermane i arrestuan agjentët e Serbisë dhe të Shqipërisë, njëherësh, pjesë e krimit faktik, por, për habi, i liruan “në mungesë provash?!” Ndërkohë, gjykata gjermane, për vrasjen e një disidenti kroat në Mynih, organizatorin e vrasjes, e dënoi me burg të përjetshëm.
Agjentët e dyfishtë, krerët e LPK-së, në mesin e mërgimtarëve të Kosovës, sabotuan fondet për mbijetesën e popullit të Kosovës, nën pushtetin serbo-sllavë, përgjatë dy dekadave. Grupit të hafijeve të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Shqiptar, iu shtuan edhe agjentë të rinj, Hashimi me shokë. Këta ishin më të zi se të vjetrit. Bënë puç në Kryesinë e vjetër të LPK-së.
Tirana zyrtare social-komuniste kushtëzoi marrjen e dhunshme të drejtimit të partisë (LPK-së); fletushkën “Zëri i Kosovës”; Fondin “Vendlindja thërret”, duke e bërë -të parë- kuadrin e PS-së, njeriun e SHISH-it dhe të SHIK-ut, njherësh! Edhe pse Kryesia e re e LPK-së, e akuzoi për tradhti Kryesinë e vjetër, të dy palët, agjentët e dyfishtë, të UDB-së dhe të Sigurimit Shqiptar, u bënë pjesë, me agjitim, tashmë, me fletushkën të bërë gazetë “Zëri i Kosovës”, kopje e pistë e “Zëri i Popullit” dhe me praninë fizike, në përkalljen e Shqipërisë, në vitin 1997!!
Të paktën, 4 (katër) nga pretenduesit e themelimit të “UÇK-së” të LPK-së, dematojnë Hashim Thaçin:
a) Hashimi nuk është themelues i UÇK-së;
b) Asnjë strukturë partiake apo ushtarake nuk e ka emëruar Hashimin Drejtor Politik të UÇK-së;
c) Askush nuk e ka zgjedhur Hashimin udhëheqës të delegacionit të Kosovës në Rambuje;
d) Hashimi nuk është pjesë e luftës të “UÇK-së”.
e) Askush nuk e ka autorizuar Hashimin, për ta lexuar deklaratën e shpalljes të Pavarësisë të Kosovës. sepse      nuk po shpallej qeverua e pavarur, por shteti i Kosovës. Dhe, para tij ishin Presidenti i Republikës dhe            kryetari i Kuvendit të Kosovës. Pra, marrja e kompetencave të huaja, ishte e turpshme. Hashimi donte të hynte, dhunshëm e turpshëm, në histori!
Pra, Hashim Thaçi nuk është as kreu dhe as bishti i UÇK-së, siç e kam thënë dhe përsëritur publikisht. Të gjitha këto atribute ia ka dhënë vetës, me këshillimin e agjentit të Shërbimit Hulumtues francez DGSE, Arnaud Danjean, shef dhe mentor i Hashimit.
Nga përgjimi i kuadrit të specializuar të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve, njëherësh, rezulton se agjenti Arnaud Danjean, i ishte bërë “pullë” Hashim Thaçit, duke e nxitur ta refuzojë dhe dështojë “Konferencën, përkatësisht, Marrëveshjen e Rambujesë”, gjegjësisht, nënshkrimin e saj, sepse këtë e priste Beogradi nga miku i tij, Danjean. Siç thotë politikani, përfaqësuesi i Shoqërisë Civile në Konferencën e Rambujesë, Veton Surroi: “Po të ishte dëgjuar Hashim Thaçi në Rambuje – lamtumirë Kosovë!”
Publicisti Surroi, si askush tjetër, në librat e tij, me tematikë para, gjatë dhe pasluftës, lakuriqësoi megallomaninë, injorancën, tradhtinë dhe hiçësinë e LPK-së, duke e mohuar, madje, tërësisht, ekzistencën e “UÇK-së” të LPK-së, e cila nuk arriti kurrë të angazhohet në Luftën e Kosovës, me formacionet e saja ushtarake. Realisht, LPK-ja, përkatësisht, “UÇK-ja” e saj, kishte “komandantë”, të vetëquajtur, por, pa ushtarë. Ushtarët ishin të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe këtë e pranojnë, të paktën, dy komandantë rezidentë në Kosovë, përgjatë luftës. Njëri pranon se 98 % të ushtarëve dhe tjetri qind për qind (%) të ushtarëve ishin nga radhët e LDK-së.
E pranojnë themeluesit e “UÇK-së” të LPK-së, të paktën, 4 (katër) syrësh, edhe përsëritur publikisht, se “UÇK-ja” e LPK-së dhe lufta u sabotua. Rrjedhimisht, tradhtia ndodhi dhe përmendin 4 (katër) emra, sipas pozitave fiktive që mbanin: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin. Me zemratë të veçantë këtë tradhti e denoncon dhe dënon ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, i cili shton se “Komunikatat, në emër të SHTAB-it të UÇK-së, nuk janë shkruar nga BANHOFËT!”
Ndërkombëtarët, përkatësisht, NATO me “Apaçët” saj, çliroi Kosovën, në kufinjtë e saj klasik, ekzistues, sepse ish-Republikat, Krahina e Kosovës dhe Provinca e Vojvodinës, të cilat përbënin Federatën Jugosllave, kishin kufinjtë strikt të përcaktuar administrativ. Atëherë, pse kontigjenti i KFOR-it francez e zbriti kufirin në Urën e Ibrit, përkatësisht, përgjatë Lumit Ibër, gjë që një lëvizje e tillë e kufinjëve, nuk ndodhi në asnjërin, tashmë, shtete të ndara nga Jugosllavia?!
Kriminelët serbë në veriun e Mitrovicës, sulmuan shqiptarët vendorë, në shtëpitë e tyre, duke vrarë një duzinë dhe duke përzënë disa mijëra të tjerë, me qëllimin ultra-fashistë, ta ndryshojnë stukturën e popullatës në atë zonë. E gjithë kjo plojë ndodhi në praninë e ushtarëve francezë, ndërkohë që ishin zotuar për të mbrojtur popullatën, pa dallim përkatësie nacionale, fetare, ngjyre apo ideologjie. Megjithatë, u bënë spektatorë gjakftohtë, përballë krimeve makabre. Protestuesit shqiptarë dhe minoritetet tjera jo serbë, nga pjesa jugore e Mitrovicës, u bllokuan nga ushtarët francezë ke Ura e Ibrit.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mbajtën fjalimet e tyre mashtruese, me premtimin se, “së shpëjti do t`ju kthejmë në shtëpitë tuaja” në veri, gjë që nuk ndodhi asnjëherë deri më tani. Dhe, vrasjet, rrahjet brutale dhe dëbimet individuale e grupore vazhduan dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Kosova kurban i komandantëve të “UÇK”, të shantazhuar me dosjet e krimeve serike
Disa nga komandantët e “UÇK-së” të LPK-së, të etur për pushtet, u zhytën në krime vrastare, të kundërshtarëve politikë, kryesisht, ushtarakëve të FARK-ut; bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova; veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve të luftës; kuadrove të hershëm të LPK-së, rivalë të mundshëm në të ardhmen, brenda llojit, si dhe të aktivistëve të së djathtës shqiptare të Kosovës.
Të gjitha këto krime të LPK-së së djeshme, përkatësisht, të PAN-it të sotëm, janë “një e fshehtë publike”, sepse janë krime masive, gjysmë legale, jo 100 e as 200 vrasje politike, por, sipas llogaritjeve, kapin shifrën e disa qindra personave, të ekzekutuar ditën për diell dhe natën në errësirë.
Ndoca vrasje u bënë ende pa filluar lufta. U shtua numri i vrasjeve, me urdhër të SHTAB-istëve të “UÇK-së” të LPK-së, madje me lista emërore morbide, të bëra në vilat e Bllokut të Zi të Tiranës. Pas lufta ishte e frikshme, jo vetëm për kuadrot e LDK-së, por edhe për të gjithë ata që nuk pajtoheshin me veprimet fashiste, të bandës të Qeverisë të Përkohshme të Hashim Thaçit, e kopjuar, besnikërisht, nga junta ushtarake, ultra fashiste të partizanëve të Enver Hoxhës. Emërtesa – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, siç e cilëson bandën e qeverisë në fjalë, Prokurori amerikan Xhack Smith, është adekuate e saktë.
UNMIK-u, me shefin e tij Michael Kouchner, bënte sehir, ai e dinte se Hashimi është agjent i Francës dhe përqafohej, deri në puthje, me atë. Asfare nuk i bënin përshtypje vrasjet politike, pothuajse, të çdoditshme. Ndonëse vrasjet ishin gjysmë legale, policia arrestonte vrasësit individual e gruporë faktik. Kinse i hetonte, me ditë, javë e muaj dhe “i lironte për mungesë faktesh!” Ndërkohë, grupi kriminal vriste ndonjërin nga mesi i tyre dhe krimi i faturohej të vrarit.
Në prillin e 2003, në Kompleksin Memorial në Koshare, shefja ime e Emërgjencës, Sabahate Tolaj, e vrarë në cilësinë e Hetuesës Speciale, së bashku me Isuf Haklaj, tashmë, Heroinë dhe Hero të Kosovës, më thoshte: “E bëjmë gadi dosjen e krimit, pothuajse, të gatshme për Gjykatë. UNMIK-u na e merr dosjen nga dora, e futë në kasafortë dhe kurrë më nuk hapet! Dhe, na jep një dosje tjetër për trajtim!
Hashim Thaçi ishte në dijeni se fati i tij, me bashkëpunëtorë në krime, është në dorën e Serbisë, ngaqë ajo posedonte dosjet me krimet numerike të tyre. Hashimi, me PAN-in e tij, provoi dhe dështoi në zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Ai me komandantët e tij të inkriminuar, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, u dakordua të zbatojnë planet e Serbisë në kurriz të Kosovës, deri në ndarjen e saj, në këmbim të lirisë së tyre personale e grupore.
Serbia vepron, organizon protesta të dhunshme të mars-prillit 2004, në Kosovë, përmes agjentëve të saj, brenda partive-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA, për qëllime politike, ku u vranë 19 persona dhe u dogjën shtëpi e kisha ortodokse serbe. Policia e UNMIK-ut arrestoi kryesuesit e protestave vandaliste, disa krerë të OVL të UÇK-së të komunave, si dhe disa kryetarë lokalë të partive të PAN-it, por jo edhe shefat e tyre, hafije të Serbisë. Pas pak muajsh, i liroi, pa i kërkuar llogari Beogradit, edhe pse e dinte se qëndronte prapa këtyre protestave vandaliste të përgjakshme
Për këtë BE-ja, ndërkombëtarët penalizuan, padrejtësisht, Kosovën, duke kërkuar dhe bërë decentralizimin e pushtetit lokal, përkatësisht, duke krijuar fshat e komunë serbe, për të ardhur tek kërkesa absurde – krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe-, që është bërë “Thembra e Akilit” për shtetin e brishtë të Kosovës.
Thaçi, me porosi të Serbisë, dialogun Teknik e shëndrroi në Politik
Përtej një dekade vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e përfaqësuesëve të BE-së. Filloi si dialog teknik dhe Serbia, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Hashimit dhe të përfaqësuesëve të BE-së, e ktheu në dialog politik. Këtë e arriti Serbia përmes pengut të saj, rrast të shantazhuar, Hashim Thaçi dhe veglës së tij, Edita Tahiri, e cila mashtronte opinionin se “dialogojmë vetëm për çështje teknike!?”
Presidenti i shantazuar Hashim Thaçi, me shokët e tij të krimeve numerike, i ndodhur në siklet të madh, nga hetimet që bënte Prokurori Xhack Smith, për krimet e luftës dhe të pasluftës, përmes diplomatëve ambasadorë, të prirë nga Vlora Çitaku, intensifikoi lobimin, madje me pagesë të majme, për ndarjen e Kosovës. Lobuesit e dikurshëm për çështjen e Kosovës, tani u bënë argatë të Hashimit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Me Vuçiqin e kishte bërë pazarin, të cilin, për opinionin e shpalosi, shelegu i Hashimit, spiuni i hershëm i Serbisë, Baton Haxhiu, në T7, emisioni “PRESSING”, me drejtues Leonard Kërçukun:
1) Veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë;
2)  Të zhbëhet Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë;
3)  Të bëhet falja e krimeve reciproke dhe pajtimi Kosovë-Serbi.
Për ndarjen e Kosovës ishte pajtuar edhe këshilltari me pagesë i Serbisë, amerikani Richard Grenell. Ardhja e Albin Kurtit në pushtet e shqetësoi Grenellin. Ai e shpërfilli Kurtin dhe flirtoi me LDK-në dhe PAN-in. Në mënyrë mafioze dhe arbitrare i dha urdhër LDK-së, që brenda javës ta prishë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Dhe, ashtu u bë! Ishte goditja fatale, jo vetëm për dy partitë në koalicion, por edhe për Kosovën.
Serbisë nuk po i shkonte “muhabeti” me kryeministrin Kurti. Si në kor, reagoi katërsha e parë e Beogradit zyrtar: Vuçiq, Bernabiq, Daçic, Vulin: “Me Thaçin dhe Haradinaj merreshin vesh, me Kurtin nuk bisedohet!”
       
Njeriu i parë i BE-së, Borrell dhe disa ndërmjetës të tjerë, përkrah Serbisë!
Kurti nismoi reciprocitetin me Serbinë, kalimin kufitar me dokumente të njëjta, targat dhe të tjera. Reagimi nga pala serbe ishte i sertë. BE-ja, ndërkombëtarët, “Kosova ka të drejtë, por, të mos politizohen targat, sepse ato janë teneqe!” Në fakt, targat ishin pjesë e sovranitetit, pasi serbët, në veçanti, ata në veriun e Kosovës, deklaronin hapur se “nuk e njohim pushtetin e Kosovës, jemi me Serbinë, president e kemi Vuçiqin!”
Bandat serbe provokonin, deri në plagosjen e policëve të Kosovës. Mjaftoi arrestimi i një krimineli dhe ata të protestonin, të barrikadonin. Përfaqësuesit e BE-së, në ndërmjetësim të dialogut, kishin mirëkuptim për bandat e veriu dhe akuzonin qeverinë Kurti “për provokimin e serbëve! Serbët kanë drejtë të vënë barrikadat, thonin ndërkombëtarët”. Dhe, kjo i trimëroi bandat, duke shtuar barrikadat edhe në rrugët dytësore e tretësore.
KFOR-i dhe EULEX-i përsërisnin deklaratat klishe: “Jemi këtu për mbrojtjen e të drejtave të njriut dhe lëvizjen e lirë të njerëzve!” Ndërkohë, barrikadat shkëlen të drejtat elementare të lirisë dhe të lëvizjes, për një muaj radhazi. Edhe ushtarët e KFOR-it ecnin në këmbë, në rrugët dhiare e mushkatore. Rast unik në botë! Evropa dhe bota u dorëzua para bandave serbe të veri” Tmerr e marrëzi!!
“Të bëhet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi me njohjen “de jure” të Kosovës-, – thanë personalitetet e BE-së dhe SHBA-së, përfshi edhe Presidentin Biden. Për çudë, u pishmanzuan, “jo, Serbia nuk po pranon, atëherë vetëm njohje “de fakto”. As këtë nuk e pranoi dhe as marrëveshjet tjera nuk i nënshkroi Vuçiq! “Të vazhdohet edhe pa nënshkrim”,- thanë Lajçak e Borrell. Nga Brukseli, u kalua në Ohër, si simbolikë e një marrëveshje të brendshme maqedono-shqiptare, dikur në Maqedoni. Edhe këtë marrëveshje e dështoi Serbia. Ajo nuk pyeti as për platformëm-shpresë për zgjidhje të dyshës së fuqishme evropiane, Macron-Scholz! Një mujëshi dhe poshtërim i radhës ndaj Evropës dhe botës, nga ana e Serbisë!
Beogradi zyrtar në koordinim me Moskën, urdhëruan serbët e veriut t`i braktisin të gjitha zyrat në veriun e Kosovës, përfshi policinë, gjyqësinë, parlamentin dhe administratën vendore. Kërkonin më çdo kusht e çmim kaos e gjakderdhje, me qëllim të përfitimit politik, deri në shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë. Ky qëllim do të arrihej përmes -krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe-! Krejt njësoj si në “Republika Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë. BE-ja, me ndërkombëtarët tjerë, si papagaj, përsërisnin plotësimin e këtij kushti fatal për Kosovën.
Ndërkohë që, personalitetet evropianë e botërorë; gazetarë e analistë prestigjiozë, përcjellës të rrjedhave politike ballkanike, evropiane dhe botërore, i bënin thirrje BE-së, SHBA-së dhe Kosovës, “mos pranoni kushtin kriminal të Serbisë, – krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe -, sepse kjo është nismë e autonomisë territoriale për serbët e Kosovës, respektivisht, bllokim i sovranitetit të Kosovës, në perspektivë shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen Serbisë.
Këto qëllime, tashmë, janë bërë publike nga Komisioni i minoritetit serb, në “Draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Kosovë”, ku kërkohet autonomi territoriale dhe referendum të serbëve të Kosovës”! Dhe, këtë “Draft-statut”, sa të poshtër, aq edhe kriminal serb, të hartuar në Beograd e Moskë, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, cinikisht e pacipërisht, e quan “nismë të mirë për dialogimin e mëtejmë!” Më qartë nuk ka se si të pranohet, nga përfaqësuesi i dialogut, më sakt, nga BE-ja, ndarja dhe aneksimi i një pjese të territorit të Kosovës nga Serbia!!! Ndërmjetësues e jo mahi!?
Për muaj të tërë Veriu i Kosovës u la në mëshirën e kriminelëve serbë, duke e bllokuar qeverinë e Kosovës për çfarëdo ndërhyrje, për t`i dhënë fund kaosit, anarkisë, terrorit të bandave serbe, të cilat vazhdonin të digjnin veturat dhe të dëmtonin pronat e serbëve vendorë, kryesisht, të opozitës serbe, duke mos lejuar asnjë bashkëpunim me pushtetin dhe qeverinë e Kosovës.
Ndërkombëtarët u pajtuan të mbahen zgjedhjet komunale në katër komunat e veriut të Kosovës. U njoh edhe rezultati i zgjedhjeve ligjore e demokratike. Por, Beogradi zyrtar nuk i njohu dhe urdhëroi bandat, për bllokimin dhe pushtimin e zyrave komunale. Ndërkombëtarët, pothuajse, -en bloc- u pajtuan me Vuçiqin, përveç Anglisë, e cila ishte përkrah Kosovës. Përpjekja e Qeverisë të Kosovës, të ushtrojë sovranitetin edhe në këtë pjesë të Kosovës, duke i vendosur kryetarët komunalë në zyrat e tyre, hasi në kundërshtinë e bandave të armatosura, të dërguara nga Serbia, enkas, për të shkaktuar rrëmujë e gjakderdhje.
Zullumi kulmoi më 29 maj 2023, në veriun e Mitrovicës, kur bandat e milicisë fashiste të Beogradit sulmuan ushtarakët e KFOR-it, Policinë e Kosovës, gazetarët, qytetarët vendorë. Breshëri gurësh, stupca e plumba plagosën tej 30 ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës, gazetarë dhe qytetarë të tjerë. Një ushtarit hungarez iu amputua edhe këmba, e goditur nga plumbi.
Shqiptarët e kudondodhur e përjetuan rëndë, lotuan me dhimbje, si për djalin e tyre, sepse ai ishte në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të sovranitetit të Kosovës. Në këtë krim njerëzor, u bë pjesë edhe BE-ja, me aleatë, sepse pas çdo eskalimi dhe përshkallëzimi të dhunës të bandave serbe në veri, në kundërshti të qeverisë të Kosovës, i përligji veprimet dhe dhunën e bandave serbe, të ndërsyera nga Beogradi zyrtar dhe personalisht presidenti Vuçiq!
“Të dënohen dhunuesit, në protestën e paprovokuar të 29 majit”,- tha Borrell dhe ndërkombëtarët e tjerë. Policia Kosovës arrestoi disa protestues të vrazhdët, “të zënë me pelë për dore”, me gurë, stupca e plumba! Borrell dhe ndërkombëtarë të tjerë, u penduan çfarë thanë dje, amnistuan, madje, pa kërkuar falje fare banda zyrtare e Beogradit, e prirë nga presidenti Vuçiq. Dhe, për habinë e të gjithëve, e dënuan dhe e ndëshkuan Kosovën me sanksione. Bota demokratike nuk u pajtua me këtë marrëzi zyrtare të BE-së dhe të disa ndërkombëtarëve, andaj reagoi në mbrojtje të Kosovës-viktimë, duke kërkuar ndëshkimin e Serbisë provokatore dhe persekutore.
Të nderuar President Macron dhe Kanzelar Scholz,
Më  ndjeni për zgjatjen, por, e pashë të arsyeshme të bëj një përvijim kronologjik të trishtë historik të Atdheut tim-Kosovë, duke e thënë vetëm të vërtetën, madje në shkallën sipërore.
Tani është radha e Juaj të vendosni drejtësi, për të mirën e popullit serb dhe atij shqiptar, që është në interes jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Evropës dhe me gjerë në botë. Shembulli tragjik i Kosovës dhe Bosnjes dje, si dhe i Ukrainës sot, duhet të jetë pikënisja e Juaj, për një zgjidhje të drejtë, të paanshme, të qëndrueshme, të bashkëjetesës në fqinjësi korrekte.
Njohja reciproke e dy shteteve, Kosovë-Serbi dhe largimi nga agjenda e dialogut, bisedimeve për Asociacionin, madje, i çfarëdo forme dhe varianti qoftë ai, duhet të jenë guidë dhe moto, për zgjidhjen e problemit të shtisur nga Serbia dhe të dramatizuar, artificialisht, nga BE-ja dhe ndërkombëtarët tjerë.
Referenca tek – Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik. Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 
 
Rrethanat e ndryshuara, nga koha e bërjes të kësaj marrëveshje fatale ndërkombëtare, janë evidente, të dukshme: Ministri i Jashtëm, kryeministri e më pas, presidenti Hashim Thaçi, me disa komandantë të tjerë, ishte i shantazhuari me dosje kriminale vrastare nga Serbia, edhe pse viktimat e tij, janë, kryesisht, shqiptarë të Kosovës, kundërrshtarë politikë të tij dhe të disa komandantëve kriminelë të PAN-it të tij.
 
Në përpjekje për të shpëtuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ai aprovoi dhe firmosi Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke e bërë Serbinë hisedare në sundimin e Kosovës dhe mëtej aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Thaçi, me bandat e tij, me krime e terror, mori kompetenca tej mbretërore dhe bëri veprime fatale ndaj Kosovës, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare, siç është tjetërsimi i tokave të Kosovës.
 
Një arsye shtesë është se Serbia dhe serbët e kudondodhur, kanë festuar ngulmimin e krijimit të Asociacionit nga BE-ja dhe ndërkombëtarët tjerë, si krijimin e një “Republika Srpska”, të dytë në Ballkan, pas asaj në Bosnje e Hercegovinë. Madje, duke projektuar krijimin e “Botës serbe”, e cila, së bashku me “Botën ruse”, pretendojnë ta sundojnë jo vetëm Ballkanin, por, edhe më gjerë Evropën dhe botën!
 
Lexoni, gjykoni dhe vendosni, Ju, të nderuar President Macron dhe Kazelar Scholz!
Shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin Tuaj!
Me respekt dhe konsideratë të lartë për Ju –
Idriz Zeqiraj, gazetar 

Pritja e gjatë për tu ushqyer e “haxhilerëve” të Maqedonisë së Veriut në Haxh dhe disa mendime fshikulluese të Aurel Dasaretit

0

Tetova News

“Katër orë po presim që të hamë bukë”, ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh, pritje të gjata për t’u ushqyer

15:23 2 Korrik, 2023

Besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro. Ky çmim, sipas atyre që ndodhen tashmë atje, nuk po ua plotëson as shërbimet elementare.

Sipas mediumi Tetova Sot, i cili ka publikuar një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.

Nga atje, janë publikuar edhe pamje ku shihet pritja e gjatë që është krijuar nga haxhilerët të cilët janë ndalur për t’u ushqyer.

***

Nga: Aurel Dasareti

PS: Një profesor shqiptar nga Universiteti i Tetovës ma dërgoi artikullin e mësipërm. Ai më kërkoi ta komentoja në një farë mënyre. Çfarë duhet t’u them haxhilerëve në fjalë:

Gjynah për ju haxhilerë të nderuar. Keni shitur lopët, dhentë, shtëpitë, për të pasur 7.000-10.000 euro që të shkoni në haxhillëk. Të prisni 4-5 orë rresht (çdo ditë) për të ngrënë bukë orizi, nuk është aq e lehtë. Keqardhje, e padrejtë.

Por, ju duhet të paguani për mëkatet tuaja. Megjithatë, çdo e keqe ka ndonjë të mirë. Ai nga ju që rastësisht është pa mëkat, mund të hedhë gurin e parë mbi mëkataren.

***

Tani le të qeshim pak:

Unë dhe shoku im Li jemi duke biseduar në kafene, e pyes:

• Vëlla, Li, nuk je i bezdisur që thonë se të gjithë kinezët duken si njëri-tjetri?

Ai më thotë:

• Li shkoi në shitore për birrë dhe cigare, unë jam gruaja e tij!

Pse jo, Republika e Dardanisë!?

Nga Frank Shkreli  

“Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”. Kështu e ka cilësuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftimin e ditëve të fundit të një ekipi të përbërë nga arkeologë të Kosovës dhe francezë, I cili po bën hulumtime arkelogjike në Ulpianë, nja 10-kilometra larg nga Prishtina.  

Grupi i arkeologëve që përbëhet nga francezi Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha nga Kosova, gjatë hulumtimeve të kryera shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda.  Ai e përshkruan këtë qytet si një qytet Dardan, në krahinën e Dardanisë. Qyteti dhe kisha, të themeluar nga paraardhësi i tij, Diokleciani në fillim të shekullit IV. Ekspertët thonë se mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë ndërsa dëshmon afërsinë e perandorit Justinian ndaj provincës së origjinës së tij. Kisha e atjeshme, paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm të saj, thuhet në njoftimet për media.  

Me të drejtë ky zbulim me rëndësi historike dhe identike për shqiptarët ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin e autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës dhe disa përfaqsuesve ndërkombëtarë në Kosovë.  

Ulpiana - një ndër qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë -  Telegrafi - Telegrafi

“Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë”, është shprehur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.  “Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët. Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, është shprehur e para e shtetit të Kosovës, Zonja Osmani, në lidhje me zbulimet arkeologjike të ditëve të fundit në Ulpianë, pasi vizitoi hapësirat e hulumtimve arkeologjike jo shumë larg Prishtinës.  

Ndërkaq, edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njoftimit për zbulimin e mbishkrimit monumental në qytetin Ulpianë, ndërsa ka thënë për media se ky zbulim dëshmon lidhjet e Perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij — Dardaninë.  Punën e sukseshme arkeogjike në Ulpianë të ekipit të lartë-përmendur, Kryeministri Kurti e lavdëroi këtë zbulim si një dëshmi e bashkpunimit të suksesshëm ndërkombëtar — midis arkeologëve nga Kosova dhe Franca, ka shkruar në portalin e tij, Kryeministri Kurti.  

Jo se kjo histori nuk dihej. Dihej dhe mbrohej nga historian dhe eskpertëtë huaj dhe vendas gjatë dekadave të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme. Për fat të mirë, zbulimet e këtyre ekspertëve në të kauarën si veprat dhe botimet historike të tyre – përfshir Profesor Dr. Zef Mirditën, babain e Dardanisë Antike — Frank Shkreli/ Ndërroi jetë Apostulli i Dardanisë | Gazeta Telegraf, tani po vërtetohen dhe po dokumentohen nga zbulimet e fundit, të ekspertëve shqiptarë të Kosovës në bashkpunim me ekspertët e huaj. 

Presidenti Historik Dr Ibrahim Rugova - Përshkruaje me një fjalë  presidentin historik Ibrahim Rugovën 👇 | Facebook

Ndonëse zbulimi arkeologjik i ditëve të fundit në Ulpianë është shumë i rëndësishëm, sipas ekspertëve, nuk besoj që ky të jetë më i rëndësishmi as më i fundit. Janë bërë dhe po bëhen hulumtime anë e mbanë trojeve dardane — Frank Shkreli: Këtu i thonë Dardani, o bir! | Gazeta Telegraf — të cilat, më në fund, po tregojnë dhe dëshmojnë para botës, se – megjithë propagandën serbo-greke dhe kundërshtimeve  të tyre  — më në fund po rpovohet historikisht dhe shkencërisht nga grupe eskepertësh me përvojë e reputacion, se trojet shqiptare kanë qenë dhe janë dardane dhe se ajo krahinë është quajtur Dardani. Prandaj, si përfundim, ashtu duhet të quhet edhe sot, me qëllim për t’a çuar në vend të VËRTETËN historike, njëherë e përgjithmonë: Republikën e Dardanisë me flamurin e saj shtetëror, propozuar nga i ndjeri President Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2001. Pse jo?  

 “Ajo është nje kërkesë e gjithë popullit dhe nuk mund ta injoroj askush”. (Ibrahim Rugova). 

Kush ishte Dr.Ibrahim Rugova? - Telegrafi - Telegrafi

                      “Oh moj Dardani antike, gjuje vellon e lashtësisë, 
                       Rrok lahutën ti kreshnike, për babain e Pavarësisë!  

                                                 DARDANIA  

     Osmani: Zbulimet e fundit në Ulpianë, paraqesin evidenca të rëndësishme për  historinë e Dardanisë - Telegrafi - TelegrafiPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ekipin e arkeologëve në Ulpianë 

   [Text Wrapping Break]Perandori Justiniani i I-rë ose Justiniani i Madh i lindur në Dardani – Perandori gjigand ilir që drejtoi Romën e Bizantin, që rishkroi, Kodin Civil Romak dhe vuri gurëthemelin e ligjësisë moderne. Njëri prej perandorëve të historisë që cilësohet si një prej perandorëve më të mëdhenj të historisë romake e bizantine. Justiniani i I-rë, sipas historianëve, ka Ilirizuar kastën perandorake dhe i ka dhënë Ilirisë një status të veçantë dhe më të privilegjuar se rajonet e tjera, nën jurisdiksionin e tij administrative-perandorak.

Kryeministri Kurti takoi ekipin udhëheqës të gërmimeve në lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”

0

Prishtinë, 15 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe këshilltarja e ministrit, Nora Arapi Krasniqi, ka pritur në takim ekipin udhëheqës të gërmimeve në lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”, në përbërje të Christophe Goddard nga Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe arkeolog, dhe Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës.  

Kryeministri Kurti falënderoi për punën dhe përkushtimin në projektin “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana” që po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës dhe atij francez, “Ecole Normale Supérieure”, ndërsa u informua për punën e deritanishme dhe zbulimin e fundit me rëndësi historike në këtë lokalitet. 

Në takim u theksua se mbishkrimi monumental paraqet një dëshmi shumë të rrallë, një dedikim perandorak nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s) dhe kishës së tij. Zbulimi dëshmon afërsinë e perandorit me provincën e origjinës, ndërkaq Kisha paraqet një strukturë arkitektonike të klasit botëror sikurse ndërtimet e S. Sophia në Konstandinopojë dhe S.Vitale në Ravenë. Kjo kishë po ashtu paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm. 

Projekti “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana” po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional në mes të Ministrisë dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, Universitetit të Prishtinës – Fakultetit Filozofik, Departamenti i Antropologjisë, dhe Universitetit në Paris, “Ecole Normale Supérieure”. Në korrik të vitit të kaluar ishte nënshkruar vazhdimi i marrëveshjes fillestare të bashkëpunimit nga viti 2017. Projekti ka një shtrirje kohore tre vjeçare dhe buron nga ligji për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare për IPA 2020 në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, dhe financohet nga fondet IPA II të Bashkimit Evropian në vlerë prej 1 milion euro. Përmes tij është siguruar mbështetje teknike, shkencore dhe financiare për zhvillim të lokaliteti Arkeologjik Ulpiana si aset me vlera të rëndësishme historike, artistike, shkencore dhe ekonomike. Përpos mbështetjes teknike dhe shkencore, ky bashkëpunim ndikon në ngritje të kapaciteteve profesionale shkencore, përmes programit të shkëmbimit të studiuesve, profesorëve, arkeologëve dhe studentëve, dhe trajnimeve të përbashkëta. 

Më shumë fotografi nga takimi:

https://we.tl/t-LVCw8mod9B

***

Premijer Kurti sastao se sa vodećim timom iskopavanja na arheološkom lokalitetu “Uljpiana” 

Priština, 15. avgust 2023

Premijer Republike Kosovo, Aljbin Kurti, u pratnji Ministra Kulture, Omladine i Sporta, Hajrula Čekua i savetnice ministra, Nore Arapi Krasnići, primio je na sastanku vodeći tim iskopavanja na arheološkom lokalitetu ” Uljpiana“, koju čine Kristofe Godard sa Ecole Normale Supérieure Univerziteta u Parizu, Arbena Hajdarija, profesor Univerziteta u Prištini i arheolog, i Miljot Beriša, arheolog sa Arheološkog Instituta Kosova.

Premijer Kurti se zahvalio na radu i posvećenosti u projektu „Iskopavanja na arheološkom lokalitetu Uljpiana“ koji se razvija u bliskoj saradnji između Ministarstva kulture, omladine i sporta, Univerziteta u Prištini i francuskog univerziteta „Ecole Normale Supérieure“, dok je bio obavešten o dosadašnjem radu i poslednjem otkriću od istorijskog značaja na ovom lokalitetu.

Na skupu je istaknuto da monumentalni natpis predstavlja veoma redak dokaz, carsku posvetu cara Justinijana (527-565) grada Justiniana Secunda, opisanog kao Dardanski grad,, u provinciji Dardanija ( osnovan od njegovog prethodnika Dioklecijana početkom 4. veka nove ere) i njegovu crkvu. Otkriće dokazuje bliskost cara s provincijom porekla, dok Crkva predstavlja arhitektonsku građevinu svetske klase poput konstrukcija S. Sofije u Carigradu i S. Vitale u Raveni. Ova crkva također predstavlja jedno od najvećih otkrića kasnog Rimskog Carstva i njegovih najvažnijih careva. 

Projekat „Iskopavanja na arheološkom lokalitetu Uljpijana“ se realizuje u bliskoj međuinstitucionalnoj saradnji između Ministarstva i Arheološkog Instituta Kosova, Univerziteta u Prištini – Filozofski fakultet, Odsek za Antropologiju, i Univerziteta u Parizu“, Ecole Normale Supérieure”. U julu prošle godine potpisan je nastavak inicijalnog sporazuma o saradnji iz 2017godine. Projekat ima vremenski period od tri godine i proizilazi iz zakona o ratifikaciji „Finansijskog sporazumaza IPA 2020 između Republike Kosovo i Evropske Unije“, a finansira se od IPA II fondova Evropske Unije u iznosu od milion evra. Kroz njega je pružena tehnička, naučna i finansijska podrška razvoju arheološkog nalazišta Uljpijana kao jednoj vrednosti sa važnim istorijskim, umetničkim, naučnim i ekonomskim uticajem. Pored tehničke i naučne podrške, ova saradnja utiče na razvoj naučnih stručnih kapaciteta, kroz program razmene istraživača, profesora, arheologa i studenata i zajedničkih obuka.