Kreu Blog Faqe 999

Për Brahimin, që “shqiptarëve” ua ka ndërtuar një xhami në lagjen Dardania të Pejës, kurse vet e vazhdoj biznesin me Serbinë

0

Isa Mulaj, shkrimtar, Istog

Bash Ibrahim e ka pasë emrin babai i Blerim Devollit. E kam njohur personalisht Ibrahimin. Shqiptarëve ua ka ndërtuar një xhami në lagjen Dardania të Pejës përballë vetëshërbimit Express Store , që të vazhdojnë me lutje të kota në arabisht, kurse vetë Devolli ta vazhdoj biznesin konkret me Serbinë.

May be an image of text

Akademiku Oliver Schmitt: Me osmanizëm e islamizëm kundër identitetit kombëtar shqiptar

0
Në të katërtën ditë të punimeve të edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, interesimi i shtuar i publikut është dëshmuar me sallën e tejmbushur me seminaristë pjesëmarrës, profesorë e studiues ku ligjëroi akademiku dhe profesori nga Vjena, Oliver Jens Schmitt

1912-a është viti vendimtar sa i përket identitetit kombëtar shqiptar në Ballkan. Me kufij që i ndanë në disa hapësira të reja shtetërore folësit e së njëjtës gjuhë dhe kulturë, identiteti kombëtar u përvijua ndryshe-ndryshe. Ndër “shqiptarët perëndimorë”, sistemi arsimor dhe ai administrativ ia doli të krijonte një identitet kombëtar përtej regjionalizmave. Kurse, për “shqiptarët lindorë”, ata që mbetën nën pushtimin serb, identiteti u krijua si opozicion ndaj pushtetit dhe shtetit. Në këto vija është shpalosur ligjërata e akademikut dhe profesorit nga Vjena, Oliver Jens Schmitt me titull “Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912-2023” paraditen e së premtes në kuadër të edicionit të sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Derisa shteti shqiptar ia doli të etablonte projektin e një nacionalizmi sekular, Jugosllavia, nën kontrollin serb, promovoi islamizmin dhe strukturat osmane. “Kjo bëhej me qëllim të parandalimit të lindjes së nacionalizmit sekular siç po ndodhte ndër shqiptarët perëndimorë”, ka thënë Schmitt në ligjëratën që është ndjekur me një numër të madh të interesuarish

Dy shtete kombëtare shqiptare në Ballkan është epilogu i një historie 111-vjeçare. Ajo që shkëndijoi si ide gjatë kryengritjeve të mëdha antiosmane në Kosovë e Maqedoni – krijimi i një shteti shqiptar në Ballkanin qendror – u pasua me shpalljen e mëvetësisë në Vlorë. Janë këto vetëm disa nga dikotomitë e një historie që është e njëjtë dhe e ndryshme në të njëjtën kohë. Me kufijtë e ravijëzuar përgjatë Drinit që më 1913, janë të përligjur së paku teknikisht termat “shqiptarë perëndimorë” dhe “shqiptarë lindorë”. Megjithëse prej 24 vjetësh, kufiri më tepër afron e bashkon sesa ndan, kjo përvojë e re solli edhe nevojën për ta rimenduar të kaluarën dhe gurët miliarë që shenjëzuan momentet kryesore të veçantive identitare.

Me pretendime të tilla ishte ligjërata e akademikut dhe profesorit nga Austria, Oliver Jens Schmitt e mbajtur paraditen e së premtes në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Në të katërtën ditë me radhë të edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, interesimi i shtuar i publikut është dëshmuar me sallën e tejmbushur me seminaristë pjesëmarrës, profesorë e studiues.

“Schmit: Kosova u ka bërë shërbim të gjithë shqiptarëve”

Pas fjalës hapëse nga drejtuesja e sesionit të paradites Blertë Ismajli, akademiku nga Vjena të pranishmëve u është drejtuar në gjuhën shqipe me një fjalë rasti duke përnjohur meritat e Seminarit me një traditë mbi 40 vjeçare. Sipas albanologut Schmitt, kjo ngjarje e rëndësishme albanologjike u ka shërbyer për vite me radhë edhe studentëve nga Vjena për t’u familjarizuar më shumë me gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare.

“Ky seminar luan rol të rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë kuptim, Kosova i ka bërë një shërbim të veçantë të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Schmitt duke përkujtuar se një ngjarje e tillë albanologjike mungon në Shqipëri.

Duke qenë se Seminari Albanologjik është më i vjetër madje sesa edhe vetë shtetësia kosovare, sipas profesorit universitar nga Vjena, ai duhet të vlerësohet nga të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike në vend.

“Ky seminar ishte një lloj dritare për botën, sepse të gjithë ata që kanë jetuar në vitet ‘70 e ‘80 e dinë sesa e panjohur ka qenë asokohe Kosova”, ka thënë Schmitt.

“Kosova de facto shteti i dytë kombëtar shqiptar”

Në hyrje të ligjëratës së tij, të cilën e ka mbajtur në anglisht, Schmitt ka vlerësuar se sot ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan. Megjithëse zyrtarisht Republika e Shqipërisë e sheh veten si shtet kombëtar të shqiptarëve, po njësoj mund të këtillohet edhe vetë Kosova.

“E krijuar më 2008 dhe e detyruar që ta deklaronte veten si shtet shumetnik, Kosova është homogjene etnikisht, e banuar me shumicë shqiptare, dhe si e tillë mund të konsiderohet de facto shteti i dytë shqiptar në Ballkan”, ka thënë Schmitt në ligjëratën e tij “Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912-2023”.

Këto realitete të reja, veçan në mesin e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, kanë përftuar zëra për krijimin e një shteti të përbashkët shqiptar, e që vazhdojnë të kenë ende jehonë në Serbi, Rusi si dhe te një pjesë e mediave perëndimore. Në anën tjetër, pavarësia e Kosovës ka shërbyer edhe si vëng për një debat shumëvjeçar brendashqiptar mbi përmasat e vërteta të përbashkësisë kombëtare. Sipas Schmittit, këto debate “zhvillohen emocionalisht” meqë ato strumbullohen mbi çështje qendrore të identitetit dhe sovranitetit shtetëror.

“1912 – viti vendimtar”

Por, anëtari i Akademisë së Shkencave në Vjenë ka thënë se ligjërata e tij është konceptuar përtej këtyre përplasjeve, duke e shpalosur synimin e tij për t’i ravijëzuar momentet ndarëse të shqiptarëve që nga koha kur ata nuk kanë jetuar më në të njëjtën hapësirë. Sipas tij, përvoja e të jetuarit në hapësira të ndryshme shtetërore, ekonomike e kulturore nuk është ekskluzivisht shqiptare. E tillë është edhe përvoja gjermane dhe ajo koreane.

Duke e tëholluar shpjegimin e tij, Schmitt ka veçuar një mijë e nëntëqind e dymbëdhjetën si “vit vendimtar i ndarjes”.

“Në këtë vit grumbullohen tri zhvillime të ndryshme. Së pari, përpjekja e dështuar për krijimin e një shteti shqiptar brenda Perandorisë Osmane. Së dyti, sulmi i shteteve kombëtare ortodokse mbi Perandorinë Osmane, që ishte njëherazi edhe reagim ndaj mundësisë së një shtetformimi shqiptar në Ballkanin Qendror. Dhe së treti, shpallja e shtetit shqiptar në skajin jugor të hapësirës shqiptare, në Vlorë, e cila ishte larg nga qendrat, si Shkupi e Prizreni, ku gati sa nuk u krijua shteti shqiptar”, ka theksuar historiani nga Vjena.

Ai ka vlerësuar se shteti riosh shqiptar mbijetoi falë ngulmimit të Austrisë dhe Hungarisë, se përndryshe do të ishte copëtuar midis Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Kësisoj, kufijtë e rinj, ka vijuar ai, nuk i shëmbëllenin realitetet etnike, por balancat e fuqisë mes dy aleancave të mëdha evropiane dhe shteteve të tyre kliente.

“Hapësirat sociale e ekonomike u ndanë sipas kufijve të ri”, ka shtuar Schmitt duke evokuar shembujt e Prizrenit, Gjakovës dhe Dibrës të cilave iu shkëput prapatoka e tyre.

Për periudhën e dhënë historike, sipas tij, është e vështirë të vlerësohet se cila ishte ndjesia e përbashkësisë për njerëz që jetonin në Labëri e për të tjerë që jetonin në skajet verilindore të Gegnisë, si fjala vjen, ata në Podujevë.

“Kishte regjionalizëm të fortë”, ka shtuar Schmitt, teksa ka pranuar se megjithatë ka pasur vetëdije mbi përbashkësinë gjuhësore.

“Shqiptarë perëndimorë” dhe “shqiptarë lindorë”

Kufiri i vendosur më 1913 vazhdon edhe sot e kësaj dite, megjithëse më nuk përfaqëson një vijë ndarëse. Për historianin nga Vjena, ai duhet marrë vetëm si shkas për sajimin e fjalëresë “shqiptarë perëndimorë” dhe “shqiptarë lindorë”.

“Sot kufiri bashkon më shumë sesa ndan, por megjithatë janë evidente edhe disa ndryshime si pasojë e zhvillimeve të ndryshme që kanë për bazë këtë vijë demarkacioni”, ka theksuar ai.
Sipas Schmittit, realitetet e reja ndër shqiptarët perëndimorë, domethënë ata që u ra hisja të jetonin në shtetin shqiptar, përftuan rrethanën që t’i nënshtroheshin një sistemi arsimor e administrativ që synonte krijimin e identitetit kombëtar që i tejkalon besnikëritë krahinore.

“Kjo nuk do të thotë se përkatësia për një bashkësi kulturore e gjuhësore nuk ekzistonte para 1912-s. Përmes institucioneve u krijua një identitet kombëtar nga identiteti parashtetëror që ekzistonte deri asokohe”.

Paralelisht, në anën tjetër të kufirit, ndër shqiptarët lindorë që mbetën nën Serbinë identiteti kombëtar nuk u zhvillua nga pushteti, por si kundërshtim ndaj pushtetit. Sipas Schmittit, “ky është dallimi fundamental sa i përket marrëdhënies mes shtetit dhe kombit”.

“Islamizmi kundër nacionalizmit sekular shqiptar”

Kështu, momentet vendimtare të identitetit kombëtar shqiptar kanë si gurë miliarë periudhën midis dy luftërave botërore, periudhën komuniste si dhe atë të tranzicionit.

“Me gjithë institucionet e brishta, shteti shqiptar krijoi një ndjesi të re të identitetit kombëtar që ishte aq heterogjen në aspektin kulturor e fetar”, ka vijuar më tej Schmitt. Më së shumti, sipas tij, ky identitet përbashkësie u përthith nga shtresat e reja urbane në Shqipëri.

“Krejt ndryshe, Jugosllavia e mbizotëruar nga serbët u përpoq ta mbante arsimin në një nivel sa më të ulët, duke promovuar kultet fetare islamike me qëllim të parandalimit të lindjes së nacionalizmit sekular siç po ndodhte ndër shqiptarët perëndimorë”, ka vlerësuar Schmitt.

“Jugosllavia në mënyrë konsistente i trajtonte shqiptarët lindorë si myslimanë me qëllim që t’i dëbonte në Turqi”.

Përballë një sfondi ku Kosova e Maqedonia trajtoheshin si koloni të brendshme, kurse shqiptarët si popullatë e padëshiruar brenda shtetit, në Shqipëri po përvijoheshin të tjera realitete. Sado që pati rezistencë të herëpashershme ndaj shtetit, siç ishin kryengritjet në Mirditë, atje iu hap dera zhvillimeve të rëndësishme në aspektin fetar e kulturor.

“Shteti e mori kontrollin e bashkësive fetare dhe e promovoi për shumicën e popullsisë formimin e institucioneve fetare nën kontrollin e shtetit dhe modernizimin e Islamit nëpërmjet veprimeve si ndalimi i ferexhesë. Jugosllavia, në anën tjetër, e bëri të kundërtën duke promovuar të gjitha strukturat osmane dhe islamin më konservativ”, ka shtuar Schmitt.

I lindur më 1973 në Bazel të Zvicrës, Oliver Jens Schmiit, është profesor i historisë së Evropës juglindore në Universitetin e Vjenës. Në qendra të njohura të botës gjermanishtfolëse si Bazeli, Vjena, Berlini e Mynihu, ai ka studiuar për Bizantin, për filologjinë greke, greqishten moderne si dhe historinë e Evropës Lindore. Ka ligjëruar në universitetet e Mynihut dhe Bernit, kurse për një kohë ka qenë edhe profesor në Collège de France. Që prej 2017-s, ai është kryesues i Departamentit për Humanitete dhe Shkenca Shoqërore pranë Akademisë së Shkencave të Austrisë, teksa në të njëjtën kohë kryeson edhe departamentin kërkimor për studimet ballkanike në Institutin për Histori Moderne dhe Bashkëkohore të autoritetit më të lartë shkencor në Austri. Interesimet e tij mbi historinë janë tejet të gjera, me fokus sidomos vitet e mesjetës dhe trevën adriatike të Ballkanit si dhe Rumaninë. Kontributet e Schmittit tangentojnë edhe botën mesjetare shqiptare, me tituj si monografitë “Das venezianische Albanie” (2001), “Kosovo: kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft” (2008), “Skanderbeg – der neue Alexander auf dem Balkan” (2009), “A Concise History of Albania” (2022), etj. Nga viti 2015, Schmitt është edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

U ndava prej tyne por nuk ndahesha nga sytë e mbushun me lotë e dhimbje, që kërkojnë ndihmë edhe n’diçka si shkrimje plumi

0
Teuta Haxhijaj, Banjë e Istogut
____
Me një kafe n’dorë dhe dy bukë „shpije“ dola me ngutë nga furra e bukës n’Banjë t’Istogu sepse n’shpi ishin tuj m’pritë për drekë, n’fakt jo mu por bukën. Mbathun do papuçe jo te rehatshme e ma t’mëdha se numri jem, qato i kisha gjetë te shkallët, po mendoja ne aksidentin trafik me tri kerre te involvume qe e kisha shkaktu n’Istog disa ditë me parë e që m‘kushtoi stres, kohë, nerva dhe pare. E po faji kushton. „Po tre minuta rrugë me kerr bre, çka ka me ndodhë se…” ia bëja rrafsh vetit.
Pas disa hapash u ndala sa me pi pak kafe shpejt, t’u m’përvlu gati por kur është n’pyetje kafja është problem me pritë unë…
– M’fal, a je ti e k’tuhit?- më foli nji za i drojtun dhe i ulët i një gruaje të re qe po e mbante nje djalë te vogël për dore.
– Edhe njeherë, ju lutem, se nuk ju kuptova?
– A mos je rastesisht vendase k’tu apo je k’tu për mu shnoshë prej ujit t’banjës?- më pyeti prap.
Nga pamja fizike te paktën nuk ish dashte me dhanë ndonjë përshtypje që jam “paciente” n’Banjë por ku me ditë 😬
– Po, jam vendase ketu qe rreth 400 vite të paktën. Çka muj me ju ndihmu?
– A din bre me na kallxu ku e ka shpinë një gru që shkrinë plum? Dikun afër hotelit na kanë thanë por s’po dimë qysh me gjetë. I d‘vetëm do njerëz qatje ma poshtë por thanë s’jena t’ktuhit. Nashta ti po mujshe me ditë.
Veç ateherë m’shkuen sytë tek djali bjond, diku 4-5 vjeçar, qe i mbante sytë poshtë dhe në dorën e djathtë e kishte nje tubë lapsash te ngjyrave te ndryshme të cilët i shterngonte fort.
Ngadal, me nje djalë te vogël diku 2 vjeçar, n’krahë, u afru edhe nje burrë e që ishte bashkeshorti.
– Nga cila anë e Kosovës e keni marre këtë rrugë sot?- Më treguan që ishin nga rrethi i nje qyteti ne skajin tjeter te Kosovës, qe jetojne ne Përendim dhe që ishin nisë mjafte heret por rrugës kishte patur kolona të mëdha, sidomos n’Klinë, dhe menxi kishin mbërri n’mes të ditës.
– Tek jeni lodhë por tash veç keni mbërri, uluni ju lutem dhe pini diçka, e pastaj shkoni aty per ku jeni nisë.
– Po a pe din ti ku e ka shpinë ajo, a?
– Po, e di. Është veç pak metra larg nga këtu. Pushoni pak. – I thirra n’shpi me ju tregu që vonohem dhe që mujnë me fillu me hangër edhe pa mu nese kanë bukë e nëse jo, le t‘presin pak.
U ulem jashtë dhe djalin bjond e të bukur e kisha perballë. Nuk me kqyri dhe nuk reagoj aspak as atëherë kur e thirra në emnin qe ma treguan prindërit. Lapsat i radhiste sipas ngjyrave, në vijë dhe e levizte vazhdimisht ngapak pjesen e eperme te trupit. Dyshova menjeherë se cili mund te jetë problemi por shpresoja të jem gabim.😔
– Çka e mira ju ka pru k‘tu?
– Qyky djali i madh. I ka ba 4 vjet n’shkurt por nuk po flet, bile as mu nuk m‘thërret as kurgjo, as nuk reagon kur te therrasim n’emën…- nje dridhje ne zanin e saj t‘bajke me kuptu se ne çdo moment mundet me fillu me kajte. – As djali i një „sebepi” t’kunatës tem nuk i ka folë e masi e kanë pasë te qikjo gruja m‘i shkri plum, ia ka nisë me folë. E ishalla na nimon edhe neve, po thom, masi i ka ndihmu atij.
– Po mjekët çka kanë thanë?
– Kanë thanë…- nuk fliste dot ma.
– Ooo kanë thanë që e ka një formë të autizmit por kjo gruja jem ku t‘i thot dikush diçka i bahet marak me shku e krejt badihava- fliste me nervozë baba i ri.
– Po djalit t‘atyne i ka ndihmu bash qikjo gru…-vazhdonte ajo – se as mjekët nuk ja qëllojnë gjithë, edhe ata mujnë me gabu…- një grimë shpresë në gabimin e mundshëm nga mjekët.
Sa dhimbje e lodhje shihej n’ftyrat e tyne, n’fjalë, n’sy, n‘gjithçka 😕
– Unë po ju kallxoj se ku e ka shpinë ajo gruja por nuk e di a jeton hala a jo, ka vite që nuk kam dëgju najsen për të. Shkoni masi jeni ardhë por mos pritni shumë, ne fakt mos pritni kurgja dhe jo vetëm nga kjo por nga askush që merret me keto sene kishe. E di që halli e çon njerin gjithkun por n’këso rastesh nuk ndihmon as prift as hoxhë e as „biomjek“ e as njerëz “t’mrrimë” e askush dhe veç çka zhgënjeheni, dëshproheni e harxhoheni edhe ma shumë. Ish kanë mirë me iu përmbajtë këshillave te mjekëve, terapive te ndryshme, ato kanë me ju ndihmu aq sa është e mundun n’këtë rast. Dhe…- iu drejtova nanës se re sytë e të ciles tashmë ishin mbushë me lot- mundohu m‘i pranu gjanat qashtu qysh janë sado e veshtirë që është por është hapi i parë n’drejtimin e duhun… Kanë me ardhë edhe ditë t’mira.
U ndava prej tyne por nuk ndahesha dot nga ata sy t’mbushun me lotë e dhimbje që mundohen me kërku ndihmë edhe n’diçka si shkrimje plumi. Gjendjen e djalit e pashë edhe si provim të rëndë për vetë funksionimin e asaj martese.
Po kush ka thanë që jeta është e lehtë se?
Lum kush mundet me i ba ballë realitetit të ashpër të jetës jashtë fotove te “bukura” e të “lumtura” n’rrjetet sociale.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë qe 30 vite shkelet në emër të lirisë së fjalës

0

Reshit Lala, Tiranë

Antishqiptarët kalojnë ditë e natë për të kërkuar argumente, që të na bindin, se ne Shqiptarët nuk kemi “egzistuar”, se “nuk jemi autoktonë”, se Shqipja “nuk është gjuhë e vjetër”, se ajo “nuk vjen nga Ilirishtja e Pellasgjishtja” etj….

Duke thirrur : Duam “fakte”, duam “fakte” ata dëshmojnë, se janë kundër ç’do përpjekje të studiuesve Shqiptarë e të huaj për të nxjerrë në sipërfaqe historinë Pallasgëve, të Ilirëve dhe Shqiptarëve- si histori të ARBËRIT, e cila është e varrosur QËLLIMISHT nga popujt e ardhur. Në emër të lirisë për të shprehur mendimin “ndryshe” ata luftojnë ta varrosin më thelllë historinë e kombit Shqiptar, që ne të mos e gjejmë kurrë. Historinë e kombit Shqiptar dhe të gjuhës së tij, që fshihet në bodrumet e errta në të gjitha bliotekat e botës, do ta nxjerrin në sipërfaqe vetë ata, që e kanë fshehur, sepse ATA E DINË KU ËSHTË.

Kjo do të ndodhë, sepse perendimi, do t’i tregojë botës gjuhën e lashtë Shqipe, kulturën dhe trojet historike e AUTOKTONE të shqiptarëve, si pasardhës të pellasgëve dhe të Ilirëve, që të krijojë Shqipërinë Etnike.

DETYRA E SHQIPTARËVE ËSHTË T’U THEMI NJERËZVE, QË PAGUHEN, QË TË KENË MENDIM “NDRYSHE” (NËNKPUTO MENDIM TË KUNDËRT), SE: KA NJË ÇMIM PËR MENDIMIN NDRYSHE (MENDIMIN E KUNDËRT): TRADHËTIA! Ne do t’ju kërkojmë partizanëve të mendimit “ndryshe”(mendimit të kundërt): Sa është rushfeti, që ata kanë marrë për mendimin“ndryshe”?! Dhe në fund: Ne do t’u kërkojmë tradhëtarëve: Sa ka kushtuar gjaku i shqiptarëve, që ësht shitur në pazarin e mendimit “ndryshe”? Shqiptarët do të krijojmë edhe gjykatën speciale “Mendimi ndryshe”!

Kjo gjykatë do të gjykojë të gjithë njerëzit, që duke shfrytëzuar të drejtën demokratike të “lirisë së fjalës”- mbrojtën teza në kundërshtim me interesat kombëtare shqiptare , duke shkelur KUSHTETUTËN E SHQIPËRISË. Kjo gjykatë do të gjykojë Sali Berishën, që në emër të armiqëve historikë të shqiptarëve shkatërroi e dogji Shqipërinë dhe dëboi gjysmën e shqiptarëve jashtë vendit. Ilir Metën, që si President i Shqiptarëve deklaroi në emër të Shqiptarëve , se raketa kishte edhe Rusia dhe Korea e Veriut. Pra ai kërcënoi amerikën në emër të Shqiptarëve me raketa Ruse e Koreano-Veriore. Vështirë për Shqiptarët, që ta mbajnë këtë fyerje të rëndë kombëtare!

Gjykata”Mendimi Ndryshe” do të gjykojë edhe të gjithë politikanët Shqiptarë, që në emër të mendimit “ndryshe” firmosën traktate ndërkombëtare në dëm të shtetit Shqiptar. Të gjithë përfaqësuesit e medjave, që në emër të mendimit “Ndryshe” (nënkupoto të mendimit KUNDËR- të tradhëtisë kombëtare) u ngritën kundër historisë së vendit të tyre dhe mbrojtën tezat e armiqëve tanë historikë.

Gjykata “Mendimi ndryshe” do të ketë kushtetutën e saj me tre nene:

1 : Për çështjen kombëtare ndalohet mendimi kundër!

2. Mendimi ndryshe nuk mund të jetë mendim antishqiptar.

3. Kur mendimi ndryshe (mendimi i kundërt) vërtetohet si tradhëti kombëtare i pandehuri do të dënohet vetëm me burgim të përjetshëm.

Tranga, një nga befasitë natyrore të Mirditës

0
Nga: Ndue Dedaj, shkrimtar
___
Reportazhin për Trangën e Selitës menduam ta shtyjmë për kah vjeshta, atëherë kur besohet se atje do të ketë ndonjë “surprizë” nga zonja e maleve shqiptare Marianne Graf, kështu që ky shënim shpreh veçse ca mbresa vetjake.
…Kisha ardhur në Lufaj që para 35 vitesh, gjatë një inspektimi të shkollës, apo dhe para 5 vitesh, kur në Majën e Ngallit u zhvillua një procesion kishtar nga ta rinjtë e fshatit bashkë me ipeshkvin Imzot Gjergj Meta.
Por nuk isha ngjitur deri në Trangë, që është lagjia e sipërme e këtij fshati të banuar nga katolikë dhe myslimanë të “fiseve” apo trungjeve familjare: Loci, Ukaj, Neziri, Kaçorri, Këdheli, Balloshi, Lufi, Gjinaj, Bushprendi etj. Ngaqë për atje nuk kishte rrugë makine. Ashtu si ne nuk ishin ngjitur dhe të tjerë, duke u privuar nga një bukuri natyrore e pamatë.
Mund të jetë një imazh i mal
Kur vështron këto pamje mahnitëse e kupton pse ishin me aq dritë dhe ngjyrë peizazhet e piktorit të njohur Lin Loci, në kullën e të cilit e përmendim me nderim në biseda me të afërmit; një çerek shekulli më parë e kishim lënë të vinim bashkë për ta vizituar Trangën e tij, por ai u shua shpejt.
Mund të jetë një imazh i pemë
Tranga është një pllajë e pazakontë, rreth 35 km nga Rrësheni, që shtrihet në 850-900 metra lartësi, nga ku kundrohen bjeshkë të pafundme. Të gjitha shtëpitë e saj janë kulla të forta, ndërtuar në shkrep, disa sosh në buzë të greminës, si vazhdim i shkëmbit, ndonjë me shkallë të gurta nga rruga deri në majë. Bardhok Pulaj, që është nip Trange thotë se Tranga kishte shtigjet e saj nga mund të ngjiteshe, si ajo kështjella që ka disa porta e nuk mund të ngjitesh nga gjithkah.
Mund të jetë një imazh i bar dhe pemë
Tranga e Poshtme dhe Tranga e Epërme, përbëjnë një kurriz malor disa km të gjatë, si një “çati” natyrore e fshatrave poshtë, që zgjatet deri në Qafë Kishë.
Tranga i ka të gjitha, por nuk ka ujë. Dikush ka menduar dhe për këtë, por nuk është koha tani për të folur, fatmirësisht ka njerëz që nuk i duan lavdërimet, aq më pak si paradhënie, ata bëjnë punën në dobi të komunitetit, çelin përspektiva të reja na male dhe kjo u mjafton. Kështu që kësaj here të rrimë te natyra.
Mund të jetë një imazh i pemë
Nuk është se njerëzit nuk e kanë dashur rrugën që herët, por terreni është i pazakontë, nga ana perëndimore pjerrësia me fshatrat (Lufaj, Bardhaj, Lëkundë) është pingul, mos me u ngjit as dhitë e egra, kurse nga ana lindore në të gjithë gjatësinë e saj ajo kufizohet me Kanionet e Urakës, ndër më të mëdhenjtë e vendit, krejtësisht të paeksploruar dhe të pazbuluar për turistët, por jo dhe për ndërtuesit e HEC-eve. Fshatrat Lami i Madh, Gjoçaj, Dukagjin e të tjerë nga Tranga i ke si në pëllëmbë të dorës, kurse Mali i Dejës, edhe pse i jemi afruar tërthorazi, nuk e humbet madhështinë… Ka mjaft histori për të ciulat mund të shkruash, por nuk do të ndalemi sot, thjeshtë s’rrimë dot pa thënë se na zunë sytë një gjysmë kandili karbiti, që dëshmon se këto kulla e kishin fatin të lidhur dhe me nëntokën e Kurbneshit, minatorët rronin mes thellësive dhe qiellit, të cilin e preknin me dorë, por pa mundur t’i shtrydhnin retë për të lëshuar shi sa herë e donte bashtina e tyre. Njerëzit e Lufajve kishin luksin të rronin në dy hapësira aspak të ngjashme, në fshatin poshtë si gjithë të tjerët, por dhe në katin e “dytë”, në Trangë, që vërtetë ishte e vështirë për t’u ngjitur, por tejet i begatë.
Mund të jetë një imazh i mal
Mirëpo bash kjo lagje e “epërme” e Mirditës, që gjithë jetën është shkelur me mundim vetëm nga banorët e saj, nga një vend i mbyllur, ka gjasë të shndërrohet në një nga më të vizitueshmit. Dhe nëse ndodh kështu, ky nuk është një paradoks, por ravë e re zhvillimi në malet tona…
Mund të jetë një imazh i pemë
Së fundi, – në të vërtetë që në krye të herës – më duhet me e falënderue Nik Nikollin, drejtorin e Info-Kullës Rubik, që si mik i hershëm më mundëson udhëtime të tilla “aventurore” gjithandej Mirditës, jo vetëm duke më bërë të ecja në këmbë, në pikë të zhegut, nëpër livadhe, lendina, pyje, drejt kullave etj., apo me fuoristradë, në terrene të destinuara vetëm për ato të Rellit; tashmë duke më folur jo për ekuacionet e profesionit të tij, por për shtigje të markuara, shpella prehistorike, kanione, site arkeologjike, rrënoja fortesash të vjetra, por dhe një “kodër biblike”, siç e quan ai kodrën me gurë ciklopikë dhe lisa, nga vështrohet krejt pellgu i Matit.
Mund të jetë një imazh i mjegull dhe mal
Ne i soditëm kanionet nga lart, kurse nesër ato do të presin alpinistët e guximshëm dhe turistët e aventurës, që do t’iu prekin “themelet” në shtratrin shkëmbor të Urakës.
Mund të jetë një imazh i horizont, mjegull, pemë dhe bar
Karmave të thepisura të tyre do të gjejnë dhe mjaltin e bletëve të egra, me hojet nëpër guva si kriptograme…
Mund të jetë një imazh i mal dhe mjegull
Mund të jetë një imazh i mjegull

Të respektohen vendimet e partisë!

0

Florim Zeqa 

Nëse kryetari Abdixhiku, e ka me gjithë mendje deklaratën, “Unë nuk e dëmtojë LDK-në, e ruaj si shtëpinë time, atëherë pa humbur kohë duhet të përmbyll zgjedhjet e brendshme në LDK nga baza elektorale, gjegjësisht me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, të lira dhe transparente në secilën degë, nëndegë dhe aktive të LDK-së.

Kryetari me afat të limituar

Pra, zgjedhjet e brendshme janë testi i parë demokratik dhe mbajtja e Kuvendit të rregullt zgjedhor në afatin e paraparë, paraqesin kulmin e testit të demokracisë! Kryetari aktual, z. Lumir Abdixhiku duhet të dëshmohet para elektoratit rugovian të LDK-së se është duke ndjekur frymë tjetër me ajo e Isa Mustafës, ndryshe nuk funksionojnë më maskaradat mashtruese me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të orkestruara nga prapaskena.

Vetëm mbajtja e premtimeve publike pas kuvendit të fundit zgjedhor për respektimin e vendimeve të partisë sa i përket mandatit dyvjeçar të kryetarit në LDK, mund ta rrisin imazhin e kryetarit aktual dhe kthimin e besimit brenda elektoratit të LDK-së.

Vetëm në këtë mënyrë mund të bindet elektorati se LDK-ja është në rrugë të mbarë.

Reformimi i partisë dhe kthimi i besimit në elektorat bëhet duke i ofruar rreth vetës figurat themeltare, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, duke iu dhënë hapësirë veprimi aktivistëve dhe veprimtarëve që e mbajtën mbi supet e tyre barrën e organizimit të aktiviteteve të LDK-së në këto 3 dekadat e fundit, të cilët edhe në kohët më të vështira i qëndruan besnik amanetit të tri shkronjave të arta LDK. Ndryshe, çdo ikje nga vlerat dhe amaneti i figurave themeltare është ikje nga vizioni rugovian.

Pse nuk mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Klinë!?

Prandaj, nëse janë të vërteta deklaratat publike të kryetarit Abdixhiku, atëherë ai këtë duhet ta demonstrojë në vepër e jo më fjalë dhe atë jo më largë se brenda këtij muaji me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë. Për shkak se çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë e kushtueshme për LDK-në, për shkak se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund ta zënë të papërgatitur LDK-në e fragmentizuar pas 14 shkurtit 2021.

Reflektimi pozitiv i Abdixhikut si kryetar partie, i kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm për reformimin dhe konsolidimin e partisë, gjegjesisht për hapje rrugë të ndryshimeve reale dhe substanciale, do të thotë hapje rrugë atyre që e kanë dijen, vullnetin dhe guximin për ta kthyer besimin e elektoratit në subjektin e traditës demokratike, për ta kthyer LDK-në rugoviane një herë e përgjithmonë kah vlerat e saj themeltare.

Kur jemi tek zgjedhjet, siq shtetas i Kosovës dhe qytetarë i Klinës, e kam të drejtën ta parashtrojë një pyetje publike: Pse nuk po mbahet Kuvendi Zgjedhor në Komunën e Klinës, cilat janë shkaqet dhe pengesat e dhunimit të shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit të LDK-së në këtë komunë!?

LDK-ja e pareformuar, si shtëpia e papërfunduar

Vetëm mundësia e shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit dhe reformimi i thellë nëpër aktive, nëndegë dhe degë do të garantonte kushtet për krijimin e një bazamenti të shëndoshë dhe qëndruseshëm, të pastër dhe prospeures të LDK-së, për të qenë e gatshme të dali në ballafaqim me elektoratin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të rregullta apo të jashtëzakonshme qofshin ato.

Ka ardhur momenti i fundit që LDK-ja të reformohet dhe freskohet me kuadro të reja, të përgaditura dhe të specializuara, me veprimtar të orëve të para të LDK-së si në Kosovë dhe gjithë andej vendeve evro-perëndimore, të cilët janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të  kontribuojnë edhe një herë për të mirën e vendit sikur në vitet e ’90-ta, pa asnjë kompensim material, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji shtetëror, për t’ju treguar dezertorëve dhe mercenarëve, mashtruesve dhe matrapazëve, karrieristëve dhe lakmitarëve të pushtetit sesi punohet për shtet dhe atdhe pa llogaritur në poste dhe privilegje personale.

Rjedhjet nga brenda apo “pirja e duhanit” tinëz në LDK

LDK-ja dhe Rugova për shqiptarët janë dy simbole të shenjta të historisë së re të Kosovës, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.

LDK-ja rugoviane është vlerë dhe pasuri kombëtare, është vetë historia dhe gurthemeli i shtetit të Kosovës. Andaj, mbrojtja e kësaj vlere kombëtare është obligim i secilit prej nesh, qoftë ai anëtarë apo mbështetës i filozofisë politike rugoviane, në veçanti e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Brenda LDK-së edhe në të kaluarën ka pasur të atillë që e kanë “pirë duhanin” tinëz (me libreza të LDK-së kanë votuar për subjektet e tjera), por tani janë të shumtë në numër ata që po e “pijnë duhanin” tinëz, ku gati gjysma e anëtarësisë së mbetur, madje edhe kryetar komunash dhe eksponent të lartë mund të votojnë për partinë “dykrenare” (dykryetarshe) me lidere zonjën mashtruese, të cilës, zoti Abdixhiku i bëri ragatin që ajo të zgjedhet presidente e shtetit.

I premtojë kryetarit aktualë se, për aq sa ai e ndjekë frymën rugoviane në LDK, jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë janë të gatshëm që të kontribuojnë për ADN-në politike të shqiptarëve të Kosovës (LDK-në), në të kundërtën, ADN-ja e projektuar nga unë do ta vazhdojë suksesshëm rrugëtimin e saj në unifikimin e elektoratit të pastër rugovian.

Tubimet familjare dhe dasmat në Kosove, me synim ruajtjen e vlerave kombëtare 

0

 

Nga: Luan – Asllan Dibrani   

Për  këtë vikend qe lamë pas  patëm një takim familjar me rastin e  dasmës  së nipit Rahim Leci  qe martoj djalin Florent Lecin me Fationa Kosumin.  E kaluam një ditë festive nga më të bukurat. 

Aty u bashkuam pas  disa dekadash të shpërngulur dhe të shkapërderdhur nëpër  Evropë, ne nga Dabisheci si  dajë e ata nga Gimica  si  nipa dhe miqësi e zgjeruar. 

Forhåndsvisning av bilde

Tubim familjar ishte një takim me plotë atmosferë gëzime, kujtime  dhe çmallje pas shumë  vitesh!  

Dasmat  e tilla si kjo  është edhe një  medalje shumë e veçantë  e fenomenit  aktual të shpërnguljes masive  të popullatës sonë. Takime te tilla janë shumë me vlera qe rinia jonë po e rruajnë  çështjen nacionale  duke lidhur martesat ,vajzat dhe djemtë tanë  në mes veti . 

-Rinia jonë edhe se të lindur e te rritur në emigracion me lidhjen dhe ruajtjen e martesave në mes  veti është  e mrekullueshme qe sjell edhe një familje të shëndetshme në kultivimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale , fillimisht duke  e ruajtur  gjuhën dhe kulturën  e vet .   

 Ju falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit  në gazmendin e dasmës  se nipit tonë nga Gimica ,por edhe të atyre qe nuk patën mundësi ti bashkohen këtij ahengu të dasmës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në qendër të kësaj “dasme”, si zakonisht ishin vallëzimi qe jehoj me këngët   shqipe e te gjitha trevave shqiptare. Ky melos akustik  shumë i ëmbël thyen qetësinë  e qytetit  nga kodra në kodër me vallëzime  lodra dhe këngë dasmash.  

Forhåndsvisning av bilde

Të pranishmëve më të vjetër ua rikthej memorien e dasmave nga e kaluara, ndërsa atyre më të rinjve, e sidomos atyre të gjeneratës së tretë, të lindur e të rritur në shtetet perëndimore, nxiten kureshtjen për t’u njohur me traditën e të parëve të tyre në dasmat e në kohërat e prindërve dhe gjyshërve tanë. Pas fjalëve përshëndetëse vazhdoi vallja tradicionale e kësaj treve me lodra e zakone , nga djemtë e  vasha  të veshur me kostume popullore. 

-Në këtë atmosfere festive mërgimtarët bashk me  vendasit  për një çast harruan  hallet dhe problemet aktuale qe po i kalon  populli i ynë  në fushën politike dhe ekonomike. Viti  i ri po i afrohemi. Liberalizimi i vizave  po i afrohet , por edhe popullata po  e pret me pa durim te marrin  këtë rrugë  të pa kthim. Edhe me tutje Kosova po zvogëlohet  jo me reprezalje  e dhunë nga ish pushtuesit nga okupatoret, por nga vet faktorët shqiptar qe nuk arritën ta bëjnë një ndryshim në të mirën  e vendit në zhvillimin ekonomik. Kosova ka bërë ndryshime  kolosale në  ndërtimin   e shtëpive rrugëve dhe  vilave të bukura ,por u mungojnë fabrikat  dhe vendet e punës për rininë tonë të mrekullueshme .Për fund i uroj  nipit  martesën e djalit Florentit  me Fationën duke u bërë apel edhe rinisë  së mbar kombit tonë kudo qe jeni në  Ballkan, qe mos i lëshoni trevat tona nga këto bukuri të rralla qe na i ka falë  natyra .Mos shkoni rini në shtetet perëndimore  se kohërat kanë ndryshuar?. 

 Nuk është si ne të kaluarën qe me një rrogë ke jetuar  dhe mbajt familjen dhe as pushimet nuk i kane munguar, madje duke  e rritur standardin për pak kohë. Tani rininë tonë atje  e presin sfida të rënda ,ndryshim profesioni ma se shumti ne kanale ndërtime dhe pastrime. Rrogat të vogla  shpenzime marramendëse ,ku me punë tani qe po kërkohet këtu ne mungesën e  punëtorëve keni perspektivën të rrini në tokat tona .Shërbeni atdheut me profesionet qe keni këtu  e mos u bëni  rrogëtar te perëndimit ne punët sekondare. Vetëm vendet ndërrohen, por standardi nuk mundet të jetë ne interesin tuaj pasi ato kohë kanë perënduar qe një punëtor para 30  vitesh  e ka mbajt familjen  e ka paguar banesën e ka mbajt  veturën, i ka shkolluar fëmijët  ,ka shkuar në pushime  madje edhe ka ndare para  për  të investuar  qoftë në shtetin aktual ku jetonte  ,apo kanë investuar në Kosovë duke ndërtuar shtëpia ,apo edhe duke blerë toka  e kapital në të mirën e familjes. Tani mezi arrin ta paguaj një banese edhe atë shumë te vogël me çmime  katastrofale. Përpara një banesë u paguar me 200 euro tani duhet paguar  1500 deri në dy mije euro! Pastaj ,ku po mbetet  rroga  e juaj qe rroga mesatare  në Gjermani nuk është ma  e madhe  se 1600 euro. I prift fati  rinisë sonë dhe politikaneve tanë të behën  shërbëtor te atdheut tonë me politikë ,pune dhe  qëndresë në vendet tona të mrekullueshme. Me qëndresën tonë  këtu do ti kthejmë  buzëqeshjen , diellin , lumturinë dhe ardhmërinë popullit tonë me një standard shumë të shpejt pa kurrfarë ndryshmi me shtetet perëndimore. Mos i leni shtëpitë  e bukura dhe  vilat  e bukura ne vendin tuaj dhe të jetoni ne banesa dhe shtëpi te vjetra  tip kotecesh në shtetet perëndimore. Këtu  do hapen vende të reja pune, por edhe me këto aktuale  nuk po ka punëtorë. Qeveri ,politikaj, ndërmarrës , firma  dhe prodhues  iu apeloj qe ti plotësoni  rinisë tonë kushtet  dhe mbërrini standardet e botes së zhvilluar,paguani punëtorët  ma mirë, bëni sigurimin  e tyre, e mos na  e mbushni vendin me  taliban ,afganistan,banglladeshas e filipinas qytetar nga  Azia e varfër  qe ata as përse afërmi nuk e kanë traditën  e punës me shqiptarët…Zoti e bekoftë popullin dhe trojet tona  tone te mrekullueshme. 

Kur Gjergj Kastrioti – Skenderbeu trokiti në portat e Bashkimit Evropian në Bruksel

Nga Frank Shkreli 

Ishte fillimi i shtatorit 1968, 55-vjet më parë, kur diaspora anti-komuniste shqiptare nga Evropa Perëndimore dhe Amerika, ngriti përmendoren e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve dhe “Shpëtimtarit të Evropës”, Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Bruksel të Belgjikës, kryeqytetin aktual të Bashkimit Evropian (BE). Ai vit, shënonte edhe 500-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbe Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i përgjithmonshmi i fisit shqiptar |  Gazeta Telegraf – Vetëm një vit më herët, në 1967, (tre institucionet ekzistuese evropiane të dala nga Traktati i Romës, nënshkruar në 1957 (Traktati i Romës, Komuniteti Ekonomik Evropian dhe Komuniteti Evropian për Energjinë Atomike) u bashkuan, zyrtarisht, në entin e quajtur Komuniteti Evropian. Ishte fillimi i Bashkimit Evropian, siç njihet sot, themeluar në bazë të Traktatit të Maastricht-it, të vitit 1992.

Statuja e Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti. Skënderbe, 1968 me mbishkrimin në tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe flamançe: “Gjergj Kastrioti – Skanderbeg, 1405-1468. Në Pesëqindvjetorin e vdekjes së Heroit Kombtar, Prijsit zamadh të Shqiptarëve, Mbrojtësit t’Atdheut e të Qytetrimit Evropian, në shenjë mirënjohjeje, këtë përmendore, mërgata shqiptare në botën e lirë, ia kushton, 17 janar, 1968”

Ishte një rast i volitshëm historik dhe një përpjekje strategjike nga ana e diasporës anti-komuniste shqiptare në Belgjikë dhe të emigrantëve të ardhur edhe nga shumë vende të tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, për të pasqyruar para Evropës meritat dhe kontributet e Gjergj Kastriotit-Skënderbe, për shpëtimin e Evropës nga hordhitë osmane. Nuk mungonin as emigrantët nga Kosova shqiptare, për të kujtuar rëndësinë e asaj dite, jo vetëm për Kombin shqiptar, por edhe për mbarë Evropën. Në Bruksel ishin mbledhur rreth 2500-veta, përfshirë zyrtarë të lartë politikë dhe përfaqësues të enteve shtetërore belge, sipas përllogaritjeve në shtypin e emigracionit shqiptar të kohës, përfshirë revistën prestigjoze “Shejzat” e Ernest Koliqit, e cila botonte një reportazh prej 5-6 faqesh kushtuar vendosjes së përmendores së Gjergj Kastriotit -Skënderbe në Bruksel më 2 shtator, 1968. Korrespondenti i saj nga Brukseli raportonte për atmosferën entuziaste dhe ndjenjat e fuqishme gëzimi dhe krenarie kombëtare të shqiptarëve jashtë Atdheut, të mbledhur pranë monumentit të Heroit të tyre kombëtar m’u në kryeqendër të Evropës, në Bruksel. Sipas shtypit të kohës, ajo ditë karakterizohej nga një mot i kthjellët, që i dha një shkëlqim të këndshëm asaj ceremonie të përurimit të përmendores së Heroit të Shqiptarëve – ndoshta e para e këtij lloji në Evropën kontinentale deri atëherë, me përjashtim të përmendores së Kryetrimit Gjergj Kastriotit-Skënderbe, në Piazza Albania të Romës, që ishte ngritur dekada më herët.

Monumenti i Skënderbeut në Bruksel është ngritur në vitin 1968 me fondet e mbledhura nga mërgata shqiptare në Belgjikë dhe Amerikë. “Me vullnet të papërkulur dhe me zell të paprerë, kolonia shqiptare e Belgjikës ia doli, më në fund qëllimit me ngreh midis Brukselit – një qytet ndër më të parët e Evropës – një përmendore të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Fatosi, që është emblemë e virtyteve të Kombit shqiptar, u nderua në mënyrë të veçantë nga shqiptarët e Belgjikës…duke lartësuar emrin e Atdheut, sepse çdo kalimtar vendas a i huaj, duke kaluar aty afër, detyrohet t’i hedh një sy Mbrojtësit arbënuer të Qytetërimit perëndimor…”, -shkruante korrespondenti i revistës Shëjzat nga Brukseli.

Me këtë rast janë mbajtur fjalime nga përfaqësues të autoriteteve politike dhe fetare belge si edhe nga përfaqësues të emigracionit anti-komunist shqiptar në botën e lirë. Fjalimin kryesor në përurimin e përmendores së Gjergj Kastriotit – Skënderbe në Bruksel (1968) e mbajti Monsinjor Emile Dejardin, një mik i përkushtuar i shqiptarëve, pa dallim feje e krahine. Pas Luftës së II Botërore, Monsinjori belg kishte mësuar për fatin e keq dhe vuajtjet e shqiptarëve anti-komunistë të përhapur nëpër kampet e refugjatëve anë e mbanë Evropës. Në vitin 1956, ai themeloi një program përmasash të mëdha për t’i rivendosur këta refugjatë në Belgjikë. Përveç strehimit, Monsinjor Dejardin ndihmoi mijëra refugjatë shqiptarë të pas luftës të siguronin punësim, edukim për fëmijtë e tyre dhe mbulimin e të gjitha nevojave të jetës në vendin e tyre të ri. Shqiptarët, pa dallim, si myslimanë ashtu dhe të krishterë e respektonin shumë Monsinjorin Dejardin për ndihmën dhe kujdesin, që ai kishte treguar për ta.  Monsinjori belg, jo vetëm që përkujdesej për mirëqenjen materiale të refugjatëve shqiptarë, por kleriku katolik belg ishte një mbështetës i fortë i identitetit kombëtar, kulturor dhe fetar të tyre. Nga shumë përpjekje të shumta të tija në këto fusha, një ndër ndihmat e mëdha ishte organizimi për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbe në Bruksel, në vitin 1968.

Ceremonia e inagurimit të përmendores është shoqëruar me një program të pasur artistik, muzikor dhe folkloristik. Janë recituar vjersha patriotike dhe është shfaqur akti i parë i dramës, “Skënderbeu” i Et’hem Haxhiademit –Frank Shkreli: Në kuadër të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit, kujtojmë Et’hem Haxhiademin | Gazeta Telegraf –   Ndërkaq, të pranishmit – shqiptarë dhe të huaj – kanë shijuar tingujt e këngëve kushtuar Skënderbeut e Bajram Currit, të grupit muzikor të ardhur enkas nga Kosova, të udhëhequr nga Qamili i Vogël, ndërsa janë kënaqur edhe me performancën e një orkestre belge.

Përmendorja e Gjergj Kastrioti. Skënderbe në një shesh të Brukselit – kryeqendrës së Bashkimit Evropian (BE) –
*  Fotot nga revista Shëjzat, 1968, 7-12

Inaugurimi i përmendores së Gjergj Kastriotit -Skënderbe në Bruksel  (1968) ka qenë një trokitje në portat e Evropës së asaj kohe.  Ishte një akt patriotik i emigrantëve shqiptarë të shpërndarë nga komunizmi, anë e mbanë botës kundërshtarë të regjimit komunist – për t’i treguar Evropës dhe botës se shqiptarët megjithë regjimin e atëhershëm anti-perëndimor në Tiranë – me vlerat e Gjergj Kastriotit Skënderbe, Kombi shqiptar, me të kaluarën e tij të lavdishme, është i denjë për një të ardhme më të mirë, si pjesë përbërëse e pandarë e botës perëndimore demokratike euro-atlantike. Ky ishte edhe mesazhi që diaspora shqiptare anti-komuniste e vitit 1968 pa dallime feje, krahine e ideologjie, megjithëse shpesh e ndarë dhe e përçarë politikisht  me këtë rast ishte e bashkuar rreth Gjergj Kastriotit.  Skënderbe, shembullit dhe rolit të tij historik, përbashkues kombëtar.

Prandaj, sot 55-vite më vonë, ia vlen të kujtojmë duke u bashkuar me një koment mirënjohjeje, siç ishte shprehur, me atë rast, Redaksia e revistës “Shëjzat” e Ernest Koliqit për të kujtuar dhe “përgëzuar me ndiesi të gjallë mirënjohjeje, shqiptarët e Belgjikës, që arritën me ngreh midis Evropës një shenjë Shqiptarizmi, i cili u tregon të huajve qenjen tonë si komb dhe fisnikin të vlerave tona shqiptare…vendosja e një shtatorje bronxi kushtuar Skënderbeut… nga një grup me fuqi të kufizueme të nji rrethi mërgimtarësh, që kishin humbur Atdheun dhe çdo gja tjetër në ‘të. Ashtë nji mrekulli që dëshmon gjallninë e palcit tonë etnik dhe përjetësinë e shqiptarizmit, të cilin as vargu ma dërmues i krajatave historike nuk arrijti ta mposhti.”

Vizatim për një shtatore të Gjergj Kastrioti.Skënderbe nga artisti shqiptar në mërgim Ibrahim Kodra

Bashkimi dhe vëllazërimi kombëtar, mbi ndasitë dhe përçarjet e ndryshme politike, ideologjike dhe personale ishte objektivi kryesor i Gjergj Kastriotit. Skënderbe.  Me vlerat e veta të besës, bashkimit e vëllazërimit, Gjergj Kastrioti vazhdon të trokas në portat e Evropës, në emër të shqiptarëve, m’u aty në Bruksel, në kryeqendrën e Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht, fjalët e tij bien në veshë të shurdhër dhe portat e Evropës nuk po hapen për shqiptarët. Po, për shqiptarët sot, a është Skënderbeu simbol bashkimi, bese e vëllazërimi? Çka po ndodh sot me “gjallëninë e palcit tonë etnik dhe përjetësinë e shqiptarizmit”?

Passhija e hidhur e këmbimit të mendimeve…, përmbledhur në një mëdyshje

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
* Passhija e hidhur e një muhabeti apo mosthënja konkrete e gjërave , përmbledhur në një dilemë
___
A ishim ne fajtorët, apo armiqtë tanë të huaj, apo ne bashkë me ta që në vazhdimësi përzgjodhëm vagabobdët, avanturierët, dallkaukët si prijësa, liderë duke anashkaluar figurat intelektuale patriotike?
Popullit të sakatosur,të torturuar,të vrarë, masakruar dhe të përdhunuar të rraskapitur përtej çdo mase, ja imponuam fabulën e çlirimtarit ,heroit, mbrojtësit të nderit , dinjetetit dhe qenjes tonë kombëtare.Falë trimërisë, zgjuarësisë, politikës largpamëse dhe vizionit kombëtar, këta pries tanë u vunë në shërbim sublim të kauzës kombëtare, na dhuruan lirinë e mohuar qindvjecare.Në Kosovën e lirë disa u treguan shumë më të aftë, më vizionar, më inovativ, shumë më të guximshëm se në luftë.Shpejtësia,brutaliteti dhe eficienca për të grabitur, përvetësuar , vjedhur çdo gjë të mundshme ishte mahnitese madje edhe për ndërkombëtarët me përvoja të gjata që kishin parë lloj lloj clirimtarësh nëpër kontinente dhe vende të ndryshme të botës .Tani ,pas 20 e ca vitesh, pasi kanë krijuar çifligje , feude, pasurina përrallore për familjet dhe farefisin, bënë tituj, grada, ofice,kariera politike, rehabilituan dhe akomoduan edhe atë segmentin më të urryer të pushtuesit, shërbtorët dhe zyrtarët nga më të lartë të UDB-së famëkeqe, për të filluar epoken e tyre të re:dërrmimin , molisjen dhe rraskapitjën e popullit me aferat korruptive e kriminale të cdo lloji,me sistemin e manipuluar gjyqësor e politik, me degradimin e sistemit arsimor, me shantazhin e opozitës, me përdhosjën e vlerave kombëtare dhe demokratike, me sabotimin e zhvillimit ekonomik dhe ushtarak, me pengimin e investimeve strategjike të cilat qojnë në pavarësinë energjike etj,që në fund t’ua dorëzojë stafeten bijve, pinjollëve të atyre tanimë të inkorporuar në të gjitha sferat dhe poret e shoqërisë sonë të shkërmoqur.
Kosova, atdheu ynë i ngritur mbi aspiratat dhe idealet e gjeneratave të shkuara, sakrificave, vuajtjeve, terrorit të paparë u clirua edhe nga të huajt për tu ripushtuar nga disa ” çlirimtarë” tonë, të cilët pësuan një metamorfozë të tmerrshme.Kosova jonë përditë venitet, davaritet para syve tanë si një fotomorganë në shkretëtirë, ku në vend të shpresës, idealit, mundësisë, dijës , moralit qytetar,kauzës dhe prospëritetit kombëtar e shtetëror, i servohet argëtimi i çmendur dhe droga, vaniteti banal, paraja e pistë e reklama të shndritshme, imoralitet i shfrenuar, vagabondllëku, korrupcioni dhe dëgjenerimi sistematik.
Atdheu ynë, Kosova ,po përdhunohet sistematikisht para syve tonë me dhe pa ndërgjegjen tonë duke pretënduar se ne të gjithë jemi të pafajshëm.
E si mund të jemi të pafajshëm ne, sidomos ne që në emer të daljës nga kthetrat kacerogjene të korrupcionit kemi kërkuar publikisht dhe në privatësi, sistematikisht, duke tentuar t‘i prekim njerëzit në sedër, duke ua rikujtuar detyrimet qytetare dhe duke ua vënë në dyshim patriotizmin individual, votën për ndryshim, dhe tani kur shfaqët gjerë e gjatë me kthjelltësi absolute mendësia korruptive, nepotizmi dhe mbi të gjitha paaftësia për të drejtuar e klaneve dhe njerëzve të cilët me paskrupulltësinë dhe ambicjet e pakufizuara janë imponuar dhe kanë përparësi absolute në drejtim, ne kemi zgjedhur të heshtim!?
Tani është koha, që ne të shikohemi në pasqyrë, dhe të tregojmë në jemi apo jo luftëtarë fisnikë të kauzës kombëtare, e cila aq sa rrezikohet nga përçarësit opozitarë të cilët luftojnë për fronin në dëm të pavarësisë së Kosovës, aq rrezikohet nga të ngjiturit në fron të cilët janë asgjë tjetër pos mbetje dhe vazhdimësi të tri strukturave armiqësore: UDB ashëve,“ çlirimtarëve „ të korruptuar dhe të paaftëve jokopetent!
Është koha, të përballemi brutalisht me ndërgjegjën tonë , jo për të mundësuar qetësinë e gjumit tonë, ose për të shplarë gojën tonë publikisht, ose ose për të kalkuluar përfitime përsonale por për të mos lejuar vazhdimin tutje të drejtimit të patrazuar të agjendave armiqsore, të korrupsionit dhe paaftësisë, dhe për të mos i tradhëtuar fëmijët tanë në gjenë më sinjifikative për ta; ndërtimin e shtetit tonë funksional dhe të begatë , të aftë për tu mbrojtur dhe për tu shtrirë në kufijtë e tij etnik!
Është koha, të heshtin zërat e shitur , të mbyllin gojët pollavraxhinjt dhe të shfaqen në skenë adekuatët, burrat dhe gratë e këtij populli që diskreditojnë pa kompromis çdo të keqe, dhe ofrojnë alternativat dalëse nga letargjia kombëtare!

‘Dritani s’ka bërë asnjë faj”-protestë para ministrisë për arrestimin e Dritan Goxhajt

0

Para Ministrisë së Drejtësisë janë mbledhur disa qytetarë për të protestuar për arrestimin e ish-luftëtarit Dritan Goxhaj, pas një kërkese nga Gjykata e Hagës.

Një nga miqtë e Goxhajt u shpreh se ky i fundit nuk ka asnjë faj ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Hagës duke thënë se kjo e fundit po dënon njerëz me dëshmitarë të pavërtetë.

Mes të tjerash ai nënvizoi se padrejtësi po bëhet dhe ndaj familjes Goxhaj.

“Nga Ministria kërkojmë të respektojnë  rregullat ndërkombëtare. Familjes Goxhaj po i bëhen padrejtësi të mëdha vetëm pse ishin në listën e UÇK-së. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Kemi bërë një letër të hapur për Begajn dhe për Osmanin. Gjykata e Hagës është një padrejtësi e madhe. Atje po dënohen njerëz me dëshmitarë të rrejshëm. Dritan Goxhajt dhe familjes së tij po i bëhen padrejtësi të mëdha. Nuk është e drejtë që  çlirimtarët të arrestohen ndërsa ato që sabotuan luftën të shpërblehen nga hajnat dhe idiotët që janë në Tiranë e në Prishtinë”- tha ai.