Kreu Blog Faqe 998

Në Athinë, Kryeministri Kurti takoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

0

Athinë, 21 gusht 2023Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përderisa po qëndron në Athinë, zhvilloi një takim miqësor me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Një ndër temat kryesore të këtij diskutimi ishin çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (EU Growth Plan), të prezantuar nga vetë Presidentja Von der Leyen në Bratisllavë, zbatimi i marrëveshjeve nga Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe dialogu në Bruksel ishin ndër tema kryesore të diskutimit.Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka shënuar progres ekonomik edhe në këtë vit. Ai theksoi se rritja ekonomike reale për çerekun e parë të vitit 2023 është 3,9%. Në gjysmën e parë të 2023-tës të hyrat janë shtuar për 15,8%. Ndërkaq nënvizoi se inflacioni ka rënë nga 11,9% sa ishte në janar në 2,8% në qershor. Inflacioni këtë vit vlerësohet që të jetë në 5.2%.Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat. Tutje, në bashkëbisedim ai i kushtoi vëmendje edhe rëndësisë së zbatimit të marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që janë nënshkruar në Berlin në nëntorin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit.Kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

K’tu e kemë pas emnin HESHT, reportazh nga Plava e Gucia

0

Nga Binak Ulaj, Vuthaj

Krahina e Plavës e Gucisë shtrihet në juglindje të Malit të Zi dhe ka një sipërfaqe prej 486 km2. Është vazhdimësi territoriale e krahinës së Kelmendit, që shtrihet në veri të Shqipërisë shtetërore. Lugina e lumit Luça i lidhë këto dy qyteza, tanimë komuna. Lumenjtë e rrjedhshëm, liqenet e rrethuar me një mbretëri hyjnore pyjesh të dendura industriale dhe majash të larta, mbi 2000 metra, e  bëjnë këtë trevë ndër më të bukurat e atdheut tonë. Ndaj, nuk ishte e rastit që kjo krahinë ishte treva e parë shqiptare, të cilën do ta kërkojë Mali i Zi dhe të cilën do të vendosin t’ ia japin Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878. Pas  këtij vendimi, në përpjekjet për ta pushtuar me dhunë Plavën e Gucinë, ushtria malaziase do të pësojë humbjen më të madhe nga forcat  ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në luftën e Nokshiqit (dhjetor 1879, janar 1880). Falë, jo vetëm heroizmit, por edhe  organizimit me pjesëmarrjen e luftëtarëve  nga  vise të shumta  shqiptare , ishte kjo ndër betejat më të njohura për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Përveç  pritjes dhe vendosjes se luftëtarëve në familjet vendëse, në këtë betejë, të udhëhequr nga komandanti ushtarak i Lidhje Shqiptare të Prizrenit, Ali pashë Gucia,  kanë marrë pjesë edhe shumë luftëtarë të  kësaj krahine. Kur ishte  dhënë kushtrimi se ushtria malaziase kishte depërtuar në Nokshiq, luftëtarët e Hotit, të dhëhequr nga Alush Smajli,  të parët ia kishin mësyrë sheshit të luftës, pa pritur të bëhen bashkë me luftëtarët e Plavës e Gucisë dhe të fshatrave përreth.

Në muajin janar të vitit 1991, kur isha në Hot, mysafir te Xhemajl Sefa Sinanaj (1930) , më kishte thënë:

“Në luftën e Nokshiqit  kanë marrë pjesë 35  hotjanë  të vllaznisë Haxhaj e  Hysenaj. Janë vra:  Kurt  Isufi,  Smajl  Arifi, Sadik Mehmeti, Imer Isufi, Rrustem e Ethem  Isi, Omer Elezi, Fekë Imeri, Bekë Mula, Çun Mula, Osman Tafili. “

Luftëtarëve hotianë u ishte bashkuar edhe Bajram Musa Dedushaj, i cili ishte plagosur , por kishte shpëtuar. Pas dështimit të ushtrisë malaziase për të marrë Hotin e Grudën,  me  intervenimin e flotës detare të Fuqive të Mëdha, Malit të Zi do t’ i  jepet Ulqini e Tivari. Me gjithë  këtë, Mali i Zi nuk do të heqë dorë nga planet për ta pushtuar Plavën e Gucinë. Në tetor të vitit 1912, forcat malazeze do të  mësyjnë Plavën e Gucinë, por do të hasin në rezistencë nga forcat mbrojtës të Plavës e Gucisë , të cilat i mbronin edhe vendkalimet e ushtrisë malaziase drejt Pejës e Dukagjinit, në linjën Pllaninicë – Çakorr, që përbën ujëndarësin e Lumbardhit ( Bistricës) të Pejës e Limit. Gjatë luftimeve të ashpra, sipas Ujkan Sadri- Kukaj, në Jeçmishtë janë vra: Rexhep Selmani Gjonbalaj, Raxhep Fazlia, Gal Dervishi dhe Taku nga Martinajt. Në luftën e Grebenit, sipas Isuf S. Balidemaj, është vra  Sadik Rama e Zenel Mehmeti Balidemaj. Është vra edhe Mustafë Haxhia Haxhihysaj , për të cilin Rrustem Salihi , thoshte : “S’ ka pas asi trimi”. Përkundër rezistencës  së forcave mbrojtëse shqiptare, të mbetura pa përkrahjen e forcave të viseve tjera, ushtria malaziase fal epërsinë numerike ushtarake dhe armatimit të shumtë do të arrijë ta pushtojë Plavën e Gucinë, në tetor të vitit 1912.

Përveç masave për zhbërjen me zjarr e hekur, mbi popullsinë vendëse, shqiptare e boshnjake, do të bie e gjithë pesha e hakmarrjes së egër, shfryrja e inatit dhe e urrejtjes, për disfatën e pësuar në luftën e Nokshiqit.
Jo vetëm pjesëtarët e ushtrisë pushtuese, por edhe secili serb a malazias, i kishte duart e lira të vriste e mbyste shqiptarë e boshnjakë. Për këtë arsye,  krimet dhe terrori i ushtrisë malaziase do të marrë përmasa gjenocidi. Kujtesa e popullit, krimet e tilla i ka mbajtur mend si ditët e kiametit. Instruksionet e dhëna nga  eprorët ushtarakë malazez, të cilat i përshkruan Ibrahim I. Musiqi , tregojnë se me çfarë egërsie kryheshin ato  krime.
“Asnjë ushtar malazias nuk konsiderohej ushtar nëse nuk e kishte përgjakur bajonetën dhe  grykën e pushkës në familjet plavjane e guciane turke, siç i quanin ata, pa kursyer fëmijët, gratë shtatzëna e, për të sëmurë, apo të moshuar, as të mos flasim. Të gjithë me radhë, thereshin me bajoneta. Kur të kihet parasysh  se për të pasur  vend në radhët e veta, secili ushtar është dashur të kishte therur së paku një, mund të merret me mend se sa ka qenë numri i viktimave.”1*

Me  arsyetimin se nuk kishin pranuar të ndërrojnë fenë dhe të kalojnë në fenë sllave ortodokse,  në gjysmën e parë të vitit 1913,  në Përvijë, jo larg Andrijevicës së sotme, në kujtesën e shqiptarëve të njohur me emrin  Sudnicë  (gjykatore, nga se, në këtë qytezë, përligjej dënimi  me vdekje e burg të rëndë i shqiptarëve e boshnjakëve për çfarëdo lloj mosbindjeje), janë ekzekutuar mbi shtatëqind shqiptarë e boshnjakë. Ka studiues  që pohojnë se ky numër është shumë më i madh. Dihet se ata ishin ekzekutuar, jo pse nuk kishin pranuar ta ndërrojnë fenë, por për atë se nuk kishin pranuar të tjetërsojnë identitetin e tyre nacional . Vrasjet dhe përndjekja masive e popullsisë së kthyer në Plavë e Guci, me intervenim e faktorit ndërkombëtar, do të përsëritën edhe pas tërheqjes së ushtrisë së Austro- Hungarisë, në vitin 1918.

” Njëqind e pesëdhjetë e një shqiptarë, shumica gra fëmijë  e pleq, me të ndjerin Ramë Manin në krye, u vranë pa faj  e pa mëshirë prej bishave…po në atë kohë, në katundin  Vuthaj të atij çereku, vriten 42 gra, fëmijë dhe pleq shqiptarë me të ndjerin Bajram Sadikun në krye, dhe digjej krejt katundi  prej ma se njëqind shtëpish, mbasi  plaçkitej më parë sipas zakonit serb .”2*

Përveç terrorit të përjetuar, popullsinë e përndjekur që kishte arritur të ikë në krahun tjetër të atdheut e që ishte vendosur në kampin e Barbullushit të Shkodrës , do ta  godasë edhe një gjëmë tjetër-  tifoja e morrit,  nga e cila do të vdesin disa qindra të ikur nga Plava e Gucia. Në pronat e atyre që ishin vrarë, apo të atyre që nuk ishin kthyer, do të vendosen kolonë nga viset shkretinore të Malit të Zi. Në qoftë se ndodhte të mos ishte kthyer njëri vëlla, atëherë vëllait që ishte kthyer i merrej gjysma e tokës dhe gjysma e shtëpisë, në të  cilën vendosej ardhësi. “ Sipas një dekreti të qeverisë së Malit të Zi të dt. 20.2.1914, në prill të vitit 1914, në  Vuthaj  ishin vendosur 54 familje kuçjane dhe bratonozhiqase” 3*  Në forma  dhe me intensitet të ndryshëm krimet ndaj popullsisë së pambrojtur do të vazhdojnë deri me kapitullimin e Mbretërisë Serbe Kroate e Sllovene, në prill të vitit 1941. Ekzekutimet në masë, dhuna dhe   terrori, kishin për qëllim spastrimin etnik. Lidhur me këtë, akademik Rxhep Qosja  shkruan: “Politika shtetërore serbe në Kosovë dhe në Maqedoni dhe politika  shtetërore malazeze në Rrafshin e Dukagjinit, në Hot e Grudë, në Plavë e Guci, sendërtohej ashtu për mes pushtetit  okupues dhe kishte një qëllim themelor : të bëjë spastrimin etnik, mundësisht sa më të plotë,  të këtyre trevave prej popullsisë jo serbe dhe jo malazeze, në radhë të parë prej popullsisë shqiptare.”4*

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj popullsisë shqiptare do të vazhdojë zbatimi i politikës kundër shqiptare. Platforma e një politike të tillë bazohej, kryesisht, në projektin e vitit 1937 të hartuar nga profesori i historisë, Vasa Çubrilloviqi, i cili në referatin e tij të dt. 3 nëntor 1944, kushtuar çështjes së pakicave kombëtare në  Jugosllavi, ndër të tjera shkruan dhe porositë: “Paqja dhe përparimi i Jugosllavisë Demokratike Federative mund të sigurohet  vetëm me spastrimin etnik të tyre” ( të pakicave kombëtare, b.u.).  Duke përfunduar, akademiku serb shton: “  Ndoshta kurrë më nuk do të kemi një rast të tillë bëjmë shtetin tonë etnikisht të pastër.”5*

Në zbatim të kësaj politike,  menjëherë pas  rënies së Plavës e Gucisë nën pushtimin e jugosllavëve (tetor 1944), do të fillojë ndjekja dhe vrasja e atyre prijësve dhe luftëtarëve, të cilët e kishin mbrojtur dhe përligjur vullnetin politik të popullsisë për të qenë pjesë e shtetit të vet shqiptar. Gjatë operacioneve për zënien e  atyre që kishin luftuar dhe vazhdonin të mos pajtoheshin me ripushtimin, OZN-a përdorte metoda më çnjerëzore. Kur  ndodhte të zbulonte vendqëndrimin e tyre, njësitë ndëshkuese të OZN-s i detyronin familjarët  dhe vendësit t’ u prinin përpara duke i urdhëruar : ”Ose t’ i bindni të dorëzohen, ose  bëhuni me ta e luftoni .” Gjatë një periudhe ishin zënë e ekzekutuar qindra luftëtarë.  Një numër jo i vogël i atyre që ishin dorëzuar dhe i kishin shpëtuar ekzekutimit, ishin dënuar me shumë vjet burg nga i cili disa nuk do të dalin kurrë. Për krimet e pushtetit” popullor”  profesor Hakif Bajrami shkruan : ”Që  nga viti 1945 deri në vitin 1947, janë likuiduar 710 banorë të Plavës e Gucisë.”6*

Siç më kishte thënë Xhemal Sefa (1930), pas LDB-së, më së shumti janë dëmtuar hotjanët.  “Në pranverën e vitit 1945, në Fierajë mbi Deçan, janë sulmue  11 hotjanë. 8 prej tyne janë vra dhe tre kanë pshtue. Mas ni kohe, kta tre vinë të shpia e Mehmet Currit, të cilën ia kanë pa lshue grues së Milan Sinanoviqit me katër thmi se e kanë pasë probatin.  S’ ka pas burrë e thmitë e vogjël e i kanë marrë n’ mbrojtje. Kur i heton se kanë ardhë ata të tre, ajo e çon ni djalë dhe i lajmron ushtarët. Masi dorzohen, pa i largue shumë, i vrasin: Imer Currin, Metë Rexhën e Zenel Mehmetiin. Kur i nie  pushkët, Raza, nana e Zenelit, shkon me pa çka a ba dhe të tre i gjenë t’ vramë. Djalin, a kenë ma i riu, e gjenë me krye t’ çame e  tru të derdhun . I mbledhë trutë, ia ve prapë n’ krye dhe i lidhë me rubë, pa  lshue pikë loti. Ajo a kenë nipja e Mic Sokolit, vajza e motrës, e martueme n’ Selimaj t’ Valbons.”

Duke u besuar verbërisht premtimeve të  sivëllezërve jugosllavë, se pas luftës së përbashkët antifashiste, do të respektohet e drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës, luftëtarët e kësaj periudhe do të jenë të përndjekur edhe nga regjimi i Tiranës. Përndjekja, vrasjet dhe dorëzimi tek OZN-a famëkeqe i atyre që ishin zënë, do të vazhdojë deri në vitin 1948, kur del në shesh tradhtia dhe planet e regjimit të Beogradit për ta përfshirë Shqipërinë në kudër të  Jugosllavisë. Lidhur me këto krime dhe tradhtinë e komunistëve jugosllavë, akademik Qosja do të shkruajë: “Nuk ishte kjo as gjakderdhja e parë, as gjakderdhja e fundit që komunistët jugosllavë do t’ ua shkaktojnë shqiptarëve! Dhe, nuk do të jetë kjo as hera e parë, as hera e fundit që kërkesat e shqiptarëve që t’ u njihet e drejta e vetëvendosjes, komunistët jugosllavë do t’ i shuajnë me gjak! Njëkohësisht, kjo nuk do të jetë as hera e parë, as hera e fundit që komunistët jugosllavë i mashtrojnë shqiptarët! Por, ky do të jetë mashtrimi më i madh që komunistët jugosllavë ua bëjnë shqiptarëve. 7*

Dhuna dhe represioni ndaj shqiptarëve do të vazhdojë deri me rënien e klikës së Rankoviqit (korrik,1966), ndonëse  rankoviqizmi , si ide dhe praktikë politike, do të vazhdojë të zbatohet nga struktura të caktuara shtetërore. Më 18 korrik, në mes të fshatit Vuthaj, ekzekutohen pa gjyq, Çung Tahiri e Isuf Zymeri Dedushaj. Në vazhdën e luftës speciale ishte edhe pengimi i zhvillimit institucional të shqiptarëve.

Në vitin 1956 do të mbyllen  e vetmja  shkollë shqipe tetëvjeçare dhe dy shkollat tjera fillore , sa kishte në krejt komunën  e  Plavës, për veç shkollës fillore në Vuthaj.  Arsyetimi i organeve shtetërore me shkollë shqipe ku do të gjeni punë?,  ishte porosi e qartë: hiqni dorë nga të drejtat tuaja kombëtare. Bëhuni jugosllavë, ja zhdukuni. 

Edhe ndalimi i shfaqjes së çfarëdo forme të ndjenjave kombëtare ishte  përpjekje për tjetërsimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe dobësimin e lidhjeve shpirtërore me pjesët tjera të atdheut , Shqipërisë. Në dobësimin e lidhjeve shpirtërore me Shqipërinë, do të  ndikojë rëndë edhe emigrimi ilegal i shumë qytetarëve nga Shqipëria. Për nxitjen e emigrimit sa më masiv, UDB-a i shfrytëzonte  edhe vendasit, sidomos ata që kishin  të afërm e miq në anën tjetër të kufirit. Duke i kërcënuar se  ky është urdhër i shtetit dhe kush e refuzon atë, është kundër shtetit, rrallëkush guxonte të refuzonte. Të dërguarit e UDB-së, apo terrenistët siç i quanin, kishin për detyrë të kryenin diversione, të dërgonin materiale propagandistike, të rrëmbenin  individë, të ndihmonin arratisjen e familjeve shqiptare, etj. Detyra të njëjta UDB-a do t’ u besojë, dhe do t ‘ i kryejnë, edhe disa nga të arratisur nga Shqipëria. Dhe, më kishte befasuar  fakti kur, pas viteve të nëntëdhjeta, një numër i tyre do të shpërblehen nga shteti shqiptar, madje, disa edhe do të dekorohen “për  merita në luftimin e komunizmit në Shqipëri” .

Në fakt, ata vinin në një shtet  komunist policor, çfarë ishte Jugosllavia, tani e ndjerë,  e cila e mbante të pushtuar gati gjysmën e trojeve shqiptare dhe, turpshëm,  viheshin  në shërbim të UDB-së famëkeqe të saj.

Për  aksione të tilla kisha dëgjuar edhe vetë që kur isha fëmijë, ndonëse nuk i dija arsyet, as  përse emigrantët jetonin në kamje përrallore në krahasim me ne të pagjëshmit, zbatharakët. Me arratisjen e një numri sa më të madh të  qytetarëve nga Shqipëria, Jugosllavia, të cilën të burgosurit politikë kroatë e quanin KUGOSLLAVIA (MURTAJOSLLAVI), synonte të demoralizonte shtetasit shqiptarë, e me këtë, edhe çrregullimin e shtetit të tyre, me shpresë se do të krijoheshin kushtet për të ndërhyrë “e shpëtuar” atë, duke e futur  në kuadër të  federatës,  t’ ua humbte besimin shqiptarëve në Jugosllavi, çfarë e kishin në shtetin shqiptar dhe t’ ua shuante ëndrrën për çlirim e bashkim kombëtar (sipas një raporti sekret të CIA-s, të dt.23 mars 1953, të shpërndarë nga Sali Mahmeti, më dt. 13 mars 2017, numri i emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, arrinte në 6000.)8*  Përveç këtyre qëllimeve ogurzeza , duke u treguar aq “human”me emigrantët shqiptarë, krerët e Beogradit synonin edhe t’ i mashtronin ndërkombëtarët për  dëbimin e 400,000 shqiptarëve të Kosovës në Turqi , sipas  Marrëveshjes Tito-Kyprili të viti 1953.

Të gjitha këto veprime të organeve shtetërore jugosllave krijonin edhe  ndjenjën e pasigurisë e, me këtë, edhe nxitjen e shpërnguljes së vazhdueshme .

Ndaj, nuk është e rastit që shpërngulja e shqiptarëve të Plavës e Gucisë, do të arrijë përmasa eksodi. Sipas Entit të Statistikës të Malit të Zi, në Plavë e Guci jetojnë 2719 shqiptarë (regjistrimi i vitit 2011).  Sipas raportit për statistikat e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, paraqitur nga diplomati austro- hungare, z Alfred Rappaport, më dt. 22 janar 1916, kazaja e Gucisë kishte 6500 shqiptarë myslimanë, 1000 serbë , ndër ta 500 myslimanë 8*

***

Pas mëvetësisë së Malitt  Zi, më 21 maJ 2006, është pritur se do të avancohen të drejtat kombëtare dhe politike të  shqiptarëve. Kjo, aq më parë ngase shqiptarët janë deklaruar pro kësaj pavarësie dhe vazhdimisht kanë pasur rol konstruktiv. Megjithatë, një avancim i tillë nuk ka ndodhur në masën që u takon ligjërisht . Në vend se t ‘u kthehen pronat e nacionalizuara në kohën e regjimit komunist jugosllav , ato janë  nxjerrë në ankand dhe shitur sipas Ligjit për privatizim. Rast i tillë është edhe shitja e mullirit të Adem Dervishit, të nacionalizuar për shkak të veprimtarisë së tij politike në SHBA, si kryetar i Shoqatës Ali pashë Gucia. Nuk  janë kthyer  pronat pyjore , që janë një pasuri e paçmueshme.  Sipas shënimeve, 44%  e gjithë territorit të komunës së  Plavës dhe asaj të Gucisë, është e mbuluar me pyje të larta ekonomike. Një pjesë e madhe e tyre janë prona të shqiptarëve.  Me pasuritë pyjore qeverisë pushteti qendror. Shpallja Park Nacional e Alpeve Shqiptare     (toponimin Bjeshkët e Nemuna e përdorë historiografia serbe, ndaj është absurde që mrekullitë e tilla të quhen të nemuna), përfshijnë kryesisht prona të shqiptarëve, pjesërisht edhe të boshnjakëve. Edhe me të qeverisë pushteti qendror . Pabarazia në lëmin e punësimit  është dukuri e kamotshme. Me gjithë këtë, shqiptarët e Plavës e të Gucisë, i vlerësojnë raportet ndërmjet  Shqipërisë e, veçmas ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, si dhe bashkëpunimin  e tyre si indikatorë pozitivë dhe premtues.

***

Përkundër  masave të zbatuara e mjeteve të përdorura të dhunës dhe të represionit të institucionalizuar shtetëror, as qeveria e Beogradit, as ajo e Podgoricës, nuk ka arritur të zhbëjë e as të shuajë rezistencën dhe përpjekjet e popullsisë shqiptare edhe të Plavës e Gucisë për t’ i realizuar të drejtat e veta kolektive kombëtare e qytetare. Me qëndresën e vet, me vizionin e qartë për të ardhmen e , veçmas, me shkollimin e bijave dhe bijve të vet, kjo popullsi, ndonëse me mundësi e kushte fare të kufizuara , ka arritur t’ i bëjë ballë politikës së vazhdueshme kundërshqiptare. Vetëm nga fshati Vuthaj sot janë disa qindra të diplomuar në fakultete të ndryshme, fatbardhësisht, edhe jashtë atdheut. Krahasuar me numrin e popullsisë, besohet se nuk ka fshat shqiptar me më shumë intelektualë. Shqiptarët e Plavës e Gucisë, por jo vetëm,  mburrën me akademikun e palodhur në dritësimin e mendjeve tona ,  Rexhep Qosjen, me doktorët e shkencave Isuf Dedushaj, Mujë Gjonbalaj, Verë, Halili, Ibrahim e Mehmet Ahmetaj, me regjisorin e filmit Isa Qosja  (që të gjithë këta nga fshati  Vuthaj), prej nga është edhe shqiptari i parë i kësaj ane i doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, Rexhë Meta Ulaj, me akademikun nga Nokshiqi , Esad Mekuli dhe me profesorin Hasan Mekuli, me piktoren e dalluar Zake Prelvukaj nga Martinaj , e të tjerë.

Për krijimin e një armate të tërë  shkollarësh, meritë të veçantë kanë shkollat shqipe, të mesmet dhe të lartat, të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Frizajit, Gjilanit. Në këto shkolla, të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi do të gjejnë , jo vetëm vatrën e diturisë, por edhe të edukimit atdhetar. Në edukimin atdhetar të të rinjve rol të veçantë do të ketë literatura ilegale e legale nga Tirana, profesorët,  por edhe emisionet e radios e, më vonë, edhe të  televizionit të Tiranës.  Tani, kjo armatë e tërë e jep kontributin e vet anekënd Kosovës dhe në viset tjera  shqiptare.

Populli shqiptar i kësaj treve  asnjëherë s‘ e ka parë fatin e vet të ndarë nga fati i popullit që i përket e, assesi nga fati i pjesës tjetër të popullsisë shqiptare nën Jugosllavi , që jeton në një kompaktësi territoriale etnike e historike, të  ndarë  nga regjimi i Beogradit, me qëllim të dobësimit të faktorit shqiptar. Përcaktimin e vet për çështjen kombëtare, ashtu siç e kishte dëshmuar në periudha vendimtare historike, do ta dëshmojë edhe në vitet  e nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas. Pa shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë, shumë të rinj shqiptarë nga Mali i Zi do t’ u bashkohen radhëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas nga SHBA-të, por edhe nga vendi. Imer Kukaj, Sadri Hoti, Ismet Dedushaj, Haxhë Balidemaj, Hysen Bruçaj… do t’ i bashkohen batalionit Atlantiku. Eshtrat e dëshmorit nga Vuthajt, Jeton Dedushaj, prej nga janë edhe luftëtarët Lirak Çelaj e Qamil Ulaj, prehen në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të  Deçanit.  Driton Gjonbalaj dhe Skënder  Hasangjekaj i kanë ende në trup plagët  nga  beteja e Kosharës, të cilën e ka drejtuar edhe Rrustem Berisha, tani ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me prejardhje nga Zhanica e Plavës. Përveç kësaj, fondit  Vendlindja thërret- Atdheu në rrezik, do t’ i përgjigjen në mënyrë masive. Me këtë rast  vlen të veçohet kontributi i Bruno Selimajt, i cili e ka shkrirë gati gjithë pasurinë e tij të fituar me vite në SHBA dhe, pas luftës, ia ka nisur biznesit nga e para.

Dikur na i mbyllnin shkollat , e sot po i mbyllim vetë !  

Ditë vjeshte e diellzuar. Zhurma  gazmore e vogëlushëve e vogëlusheve të shkollës fillore në Vuthaj më kishte bërë kureshtar. Isha ndalur për pak t’ i shihja ashtu të lumtur e të hareshëm. Gëzoheshin se për herë të parë do të luanin me top në fushën e re të sportit, të sapondërtuar enkas për ta. Gëzimi  i tyre aq  i natyrshëm, më gëzonte edhe mua. Zërat e tyre të ëmbël, që shpërthenin herë pas here duke luajtur, e bënin të gjallë atë pjesë të fshatit, rrugëve të të cilit rrallë shihje njeri. Të rinjtë dhe të rejat, por edhe turistët e huaj, që e kishin gjallëruar gjatë verës, tanimë kishin ikur.

Por, përjetimin e ëndshëm të atyre çasteve do të ma ndërpresë mësuesi Avdyl Qosja dhe mësuesja Emine Ulaj. “Këta jenë gjithë nxënësit e shkollës. Gjithsej, dhjetë. Punojmë me klasë të kombinuara . E para me ë tretën dhe e dyta me të katërtën…”  Përveç për kushtet e punës, nuk kishte si  të mos bisedonim për kohën  kur kjo shkollë i kishte rreth njëqind nxënës, ndonjë vit edhe më shumë. Mbi njëqind nxënës i ka pasur edhe kur kam qenë nxënës i kësaj shkolle, në vitet e pesëdhjeta të shekullit që lamë pas, por në një godinë tjetër.   Godina ekzistuese është ndërtuar para sa dekadash me mjetet e siguruara nga  Qeveria e SHBA-ve.

Ndërtimin e fushës së sportit e kanë financuar bashkatdhetarët tanë në SHBA, djemtë e Sali R. Gjonbalajt , vëllait të Ajshe Gjonbalajt( 1948), anëtares së lëvizjes klandestine për çlirimin e bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti, se prej gjithë atyre veprimtareve të kësaj  lëvizjeje , kjo bijë vuthjane ishte dënuar me më së shumti vjet burg, gjithsej 13, dëshmon për  aktivitetin dhe përkushtimin e saj atdhetar. “Ndërtimin e kësaj fushe e kem  bërë, jo vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për t’ u dhënë kurajë  banorëve, veçmas të rinjve,  të mos e braktisin  aq lehtë vendlindjen, siç po e braktisin”, më kishte thënë Salihi me një rast.  Me mjetet e bashkatdhetarëve tanë në SHBA, është rinovuar edhe shtëpia e kulturës përballë shkollës. Kjo, me një shumë jo të vogël, 120.000 dollarë. Që nga përurimi i saj, nuk është zhvilluar ndonjë aktivitet. Ka  pak të rinj, e… Nismëtar dhe organizator  për rindërtimin  e këtij objekti ka qenë Esad Gjonbalaj.

Njësoj, dhe për të njëjtin qëllim, kanë vepruar bashkatdhetarët tanë edhe për  rinovimin dhe pajisjen e tërësishme me inventarë të ri të kishës katolike dhe ndërtimin e shtëpisë së priftit në Doli, për çka i kanë dhënë mbi 400.000 dollarë. Siç do të më  tregojë Gjergj Dushi, gati s’ ka kush të shkojë në kishë.  “Me i thirrë n’ drekë a darkë të gjithë  katolikët  e Gucisë, s’ do të bajshin kurrfarë shpenzimi. Prifti na vjen ka i herë për meshë prej Ulqini”, pohon ai.

Numër të vogël të nxënësve kanë edhe shkollat tjera shqipe. Shkolla fillore në Guci, I-V , 24, Martinaj, I-IV, 22, në Plavë,I-V,  58 nxënës. Në shkollën fillore në Vishnjevës shkojnë nxënësit e tri fshatrave : Vishnjevë, Hakaj dhe Kukaj, I-IV, 11. Klasat e larta të fillores :  Guci, VI-IX, 75 dh në Plavë, V-IX, 32. Shkolla fillore në Hot, e hapur në vitin  1963, është mbyllur që nga viti 1989. Gjimnazi në Plavë, mësimi në gjuhën shqipe, i ka 67 nxënës. Maturantët : Elida, Melvina, Puhiza, Jehona, Freskimi, Eriku, Endi , Sindoni, shprehen se duan të  vazhdojnë shkollën, studimet. Gjatë vizitës së këtij gjimnazi, pamë se  është shembull se si duhet zbukuruar e pasuruar mjedisin e shkollës. Përveç muzeut etnografik, bibliotekës të pasur, të gjitha muret e korridoret janë të mbushura me punime të nxënësve, poezi të autorëve malazez, serbë, shqiptarë, të huaj, me herbariume me bimë mjekues  të  këtij rajoni, më llojet e balsamuara të peshqve të liqenit të Plavës…

Sipas banorëve të përhershëm, vitin tjetër shkollor, në Vuthaj nuk do të ketë nxënës në klasën e parë. Shumica e atyre pak të rinjve nuk duan të martohen. As vajzat nuk parapëlqejnë të martohen e të jetojnë në fshat. Madje, edhe disa prej atyre, që prej vitesh jetojnë në fshat, kryesisht gra, shpesh thonë:”  Asht dashtë  ta thejmë  edhe na  qafen diku. S’ jetohet ktu…” Dhe, njeriu e ka vështirë ta arsyetojë gjithë atë  preokupim  për të emigruar e, veçmas, pakënaqësinë ekstreme të ndonjërit. Në kohën kur mbretëronte thatësi e  madhe verore dh një  zjarr  kishte përfshirë një pjesë të bjeshkës dhe malit, më kishte rënë të dëgjoj edhe diç që s’ kisha mundur ta merrja me mend :”  I hiftë   flaka qosh e m qosh edhe katunit!!!”

Kur dëgjon diç të tillë,  s’ ka si të mos  i vete mendja njeriut se e gjithë kjo pakënaqësi  shtë edhe  pasoj e propagandës së vazhdueshme, e cila s’ ka të ndalur. Kjo tregon se disa ende s’ e kanë kuptuar se koha ka ndryshuar për të mirë, se është koha e veprimtarisë private ekonomike, se duhet liruar nga mentaliteti se vetëm shteti duhet të investojë. Aq më pak duhet pritur nga një shtet që s’ ka investuar as në të kaluarën. Përkundrazi, ka penguar vazhdimisht. Ç’ është e vërteta, sot ai nuk investon as në vendbanimet me malazez të komunës së Plavës. Gjatë vizitës së këtyre vendbanimeve , më shumë kisha parë të moshuar , pleq e plaka , se sa të rinj. Por, për dallim nga të rinjtë shqiptarë, shumica e të cilëve kanë emigruar në SHBA  dhe në shtet perëndimore, të rinjtë malazez , jo pak sish, kanë migruar në kryeqendrën dhe bregdetin e Malit të Zi dhe në Serbi.

Lidhur me  vazhdimin e emigrimeve dhe arsyet, biseduam me kryetaren  e komunës së Gucisë , zsh. Anella Çekiq, e cila theksoi : “Është e vërtetë se në Guci, që gjashtëdhjetë vjet nuk janë bërë investime kapitale. Deri para pak vitesh Gucia s’ ka qenë komunë, ndaj tjerët kanë vendosur për ne. Tani, ne si komunë, jemi të përkushtuar në ngritjen e mëtejme të një administrate funksionale, në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Toka e pëlleshme, livadhet, kullosat e, mbi të gjitha, resurset turistike, janë resurse që mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pasuritë ujore, lumenjtë, liqenet, pyjet, bjeshkët me bukuri përrallore dhe të pasura me bimë mjekësore, janë potencial ekonomik i pazëvendësueshëm. Ndaj, të rinjtë, por jo vetëm ata,  kanë perspektivë këtu, vetëm duhet angazhim dhe dije. E jona si komunë është të marrim veprime përkatëse  për qeverisjen e mirë dhe shfrytëzimin racional të potencialeve ekonomike që i kemi. Është e vërtetë se planet strategjike zhvillimore të komunave miratohen nga pushteti qendror, që qeverisë edhe me pasuritë pyjore e parqet nacionale, ku bënë pjesë edhe Parku Nacional i Alpeve Shqiptare, por ne do të jemi këmbëngulës në realizimin e planeve tona zhvillimore, ashtu siç na e garantojnë ligjet në fuqi, që janë në përputhje me legjislacionin  e BE-së”, thotë ajo.

Veç guri i mullinit s’ na ka blue , se kemë durue gjithçka

Se në trevat e Plavës e Gucisë veprimtaria ekonomike private është duke e marrë të mbarën dëshmojnë disa raste.  Getoar Gjonbalaj, ekonomist,  drejtues i firmës tregtare hoteliere ”Rosi”, thotë se biznesi i tij është biznes familjar. Punojnë tetë anëtarë të  familjes, kurse verës  i punësojnë edhe tetë punëtorë. “ Vitin që shkoi dhe këtë vit kemi pasur një numër të konsiderueshëm të turistëve, shqiptarë dhe të huaj. Në Vuthaj,  në shtëpinë e rinovuar dhe në shtëpiza druri, i kemi 65 shtretër dhe 52 shtretër në “Hotel Rosi” në Guci. Restoranti i hotelit i ka 100 karrige. Ushqimin e kemi nga prodhues vendës.  Kemi kontrata bashkëpunimi me agjenci të ndryshme turistike, madje edhe me një agjenci turistike nga Ukraina. Duke parë interesimin gjithnjë e më të madh të turistëve, mendojmë edhe për turizmin dimëror. Për fat të keq, shton Getoari, rruga Guci – Vuthaj, është shkatërruar e tëra”. Me atë rast më kishte vajtur mendja të shakaja e mërgimtarit tonë  nga SHBA-të, Ramiz Gjonbaljn, të cilën s’ e kisha kuptuar menjëherë: ”Dje i kem shpërthyer dhjetë makina”, duke aluduar në gjendjen e kësaj rruge.

Vitin e fundit,  në qendër të Gucisë , janë ndërtuar edhe dy hotele, njëri i Sadri Mehjtt-Hotit dhe tjetri i vëllezërve Nezir, Imer dhe Arif Qosja. Genc Gjonbalaj, po ashtu ka një vetëshërbim në këtë qendër. Adem Isa Gjonbalaj, veprimtarinë e suksesshme në Plavë e ka zgjeruar edhe në Tivar (mjerisht, shumë shqiptarë, madje edhe të shkolluar, e quajnë me emrin sllav Bar, e  patjetër do të duhej ta dinin për dy arsye që s’ bën të harrohen kurrë : është emër vendi i rajonit që lidhet me botimin e “Mesharit” të Buzukut(1555) dhe me tragjedinë e vrasjes nga partizanët ”aleatë jugosllavë”, të disa mijëra  djemve shqiptarë të rekrutuar me dhunë në Kosovë, në mars të vitit 1945. Edhe një  të dhënë: Nëse Tivari, apo rrethina, në vitin 1555, ka pasur shtypshkronjë për botimin e librave, përkatësisht të Mesharit për besimtarët shqiptarë, mund të paramendohet sa ka qenë numri i shqiptarëve atëherë në Tivar, e sot janë vetëm 121 ose 0,89 %)9*. Jo pak shqiptarë kanë dyqane të vogla. Jo vetëm në qendra, restorante të bukura ka dhe po ndërtohen edhe në fshatra.  Hanë Gjonbalaj, me paratë e fituara me punë në Gjermani, ka hapur një restorant të bukur mu të Krojet e Ali pashë Gucisë, burimi i të cilave nuk shteron kurrë, as dimër, as verë, dhe kanë një kapacitet prej 6-7 m3/sec. Edhe Kelmend Ahmetaj- Keli  është i kënaqur me punën  hoteliere që bën. Restorant i tij është krejt afër ujëvarës në Vuthaj, andaj verës ka  mysafirë të shumtë. Se me veprimtari turistike mund të merren edhe ata që s’ mund të investojnë shumë, dëshmon edhe rasti i Rrustem Dedushajt. Ngjashëm me banorët e Valbonës, Thethit, Vërmoshit…, ai  e ka rregulluar një pjesë të shtëpisë për turistë, të cilëve iu ofron ushqim shtëpie. Përveç kësaj, turistëve u ofron shërbime edhe me kuaj. Gëzon fakti se edhe një numër i banorëve kanë ngritur dhe po ngrenë objekte turistike shumë të përshtatshme, të cilat nuk kërkojnë investime të mëdha.

Luan Gjonbalaj ka zgjedhur një veprimtari tjetër.  Përveç  lëndëve drusore për shtëpia, ai e ka edhe një fabrikë për prodhimin e peletit nga drurët e thatë, por edhe nga byku i sharrës i terur me kujdes. Sadri Balidemaj, përveç me shitjen e materialit ndërtimor, merret edhe me ndërtimin e objekteve të banimit.

Se edhe blegtoria është veprimtari fitimprurëse tregon rasti i vëllezërve Deli, Zog dhe Metë Gjonbalaj. Që të tre, së bashku me bashkëshortet e tyre, i mbajnë më shumë se 500 dele. Verës,  numri i tyre i dyfishuar , jo  vetëm e zbukuron bjeshkën, por e përmirëson edhe cilësinë e barit. Bulmetin që e përgatitin nuk e shesin në treg. Të tërin ua blejnë në shtëpi , ndonëse çmimi nuk është edhe aq i lirë. Një kilogram mazë e shesin 15 €. Të ardhura të  mira siguron edhe Skënder Dedushaj me rritjen e gjedheve. Tanimë, ai është bërë specialist i tharjes së mishit. Edhe Shpend Goçaj dhe  Gëzim Vuçtaj i kanë në përfundim objektet hoteliere.

Vlen të ceket se të gjithë këta  ndërmarrës , ankohen se nuk kanë punëtorë të mjaftueshëm. Të rinjtë  nuk donë të punojnë për 300 €. Edhe arat janë shndërruar në djerrina. Vetëm ndonjë kopsht, se  rrallë të sheh syri arë të mbjellë. Mjeshtri i rrallë i punës me gurë, tani në moshën 87 vjeçare, Ibrahim A. Ahmetaj, ende punon. Kur e kisha përgëzuar për mbëltimin e 250 bredhave, me çka e kishte zbukuruar mjedisin ku jeton, më ishte ankuar se shpesh nuk kishte gjetur punëtorë. “Kur të ritë s’po  donë me  punue, po ia nisi vetë .”

Përkitazi me investimet e qeverisë lokale, Ramë Sinanaj, ekonomist, këshilltar për financa në komunën e Plavës, thotë se kjo komunë nuk ka mjete për investime në zhvillim.

” Administrata është e ngarkuar me të punësuar në baza partiake, e jo profesionale. Pushteti qendror , jo vetëm që nuk investon, por nuk na i paguan as mjetet që na takojnë. Nuk na i paguan 70 për qind të koncesioneve për shfrytëzimin e pyjeve, të cilat  na takojnë me ligj . Dihet se Plava ka sipërfaqe të mëdha pyjesh ekonomike, por me to qeverisë pushteti qendror. Pronarëve të dikurshëm nuk u janë kthyer pasuritë e paluajtshme, pyjet e kullosat e nacionalizuara nga sistemi i kaluar”. Për emigrimin e të rinjve shprehet se cilësia e standardit të jetesës, ka ndryshuar.  “ Të rinjtë e kësaj ane s’ duan të punojnë për pak para, s’ duan të kryejnë zanate. Këtë vit kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria 300 deri 400 punëtorë. Kryesisht mjeshtër ndërtimi dhe ndihmës. Tanët ëndërrojnë të dalin jashtë  e të pasurohen shpejt. Nuk e dinë se edhe jashtë, edhe në SHBA kushtet kanë ndryshuar dhe nuk fitohet lehtë. Atje s’ ka ditë pune, por orë pune. Duke punuar edhe nga 16 orë,  s’ u vete mendja të shëndeti. Jetojnë për  të punuar, jo për të jetuar. Kështu, fitimi, një ditë  paguhet shtrenjtë. Ka edhe të tillë që kanë emigruar nga se i kanë ftuar të afërmit që kanë biznese jashtë. U duhen për punë . Xhevat Lecaj, ndonëse ka punuar inxhinier i mirëmbajtjes në Postën e Plavës, dhe ka punuar edhe privatisht si elektricist, ka emigruar me gjithë familje. Kështu ka vepruar edhe Ismet Sinanaj, i cili ka punuar në mirëmbajtjen e rrjetit në të njëjtën postë.” Për arsye të  tillë të emigrimit isha bindur edhe vetë  para ca ditësh, derisa isha në Jasenicë te familja e Rrustem Salhit. Kujtimi, nipi i tij, do t’ i merrte në Gjermani edhe dy vëllezërit , nuset dhe fëmijët e tyre, Gëzimin, me pesë fëmijë , Afrimin, me katër fëmijë . U ka rregulluar dokumentet, veç prisnin të niseshin . Kur e pyes, pse nuk investon këtu,  përgjigjet : “Hala s’ janë krijue  kushtet ligjore e s’ ka siguri për investime.   Edhe shteti na pengon.”  Duke e dëgjuar tek arsyetonte ikjen, më ishin kujtuar fjalët e gjyshit të tij : “Veç guri i mullinit, s ‘na ka blue, se kem durue çka s’ duron njeri.” Me atë rast, axha Jakup Rugova, do të më thotë, duke treguar me dorë : ”Shpia jonë i ka pas 30 mashkuj, e sot kemi metë vetëm tre të lodhun…  Këtu i kemi pasë  100 hektarë, tokë, livadhe, male e kullosa . Shteti s’ po do me na i kthye. Kemë ba kërkesë me të tjerët e me avokat, por kot.”

Kullat përsëri qesin tym

Nga biseda për dukurinë e dhembshme dhe me pasoja jo të vogla të mërgimit, Rama do të më njoftojë edh për diç shpresëtare. “Popullsia shqiptare në komunën e  Plavës është në rritje. Ka edhe që janë kthyer. Nga SHBA-të është  kthyer djali i Ali Hamzës , Sherifi, e ka ndërtuar kullën në Hot dhe jeton në të më familje, është kthyer edhe djali i Sali Sharit Haxhaj , nga Sllovenia është kthyer edhe jeton në Zabel,  Riz Vuçetaj, në rrënojat e kullës së prijësit të hotjanëve në Luftë të Nokshiqit, Alush Smajlit, e ka ngritur kullën e re Ibër Hoti, asamblist i komunës. Numri i shtëpive të pushimit sa vjen e shtohet. Përveç kësaj  Rama  tregon  se hotjanët , me vetëfinancim, e kanë ndërtuar rrugën Plavë – Hot, në gjatësi prej 10 km. Në Jasenicë janë afro 30-40 shtëpi të reja…Rruga e asfaltuar, që  lidhë Plavën e Gucinë me Shkodër, në gjatësi  prej 108 km., ua ka shtuar vendasve  besimin për përparimin e kësaj ane.

Në pikëkalimin kufitar në Vermosh, kalohet  edhe me letërnjoftim. Sikur të ndërtohej edhe rruga e filluar Deçan- Plavë, turizmi do të  zhvillohej hovshëm. Pjesa nga Plava deri në kufi me Kosovën, në gjatësi prej 26 km., është e kalueshme, por jo me automjete të vogla ndaj, s’ duhen shumë para për ta asfaltuar. Për këtë rrugë, qeveria e Malit të Zi sivjet i ka ndarë 7 ml. € , kurse për vitin e ardhshëm, pritet  t’ i ndajë edhe 25 ml.  Dy ministrat nga Plava, që janë në Qeverinë e Malit të Zi, janë zotuar se do angazhohen për këtë. Pritet që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ta ketë prioritet këtë rrugë që nuk është shumë e gjatë. Nga qendra e Deçanit deri në  qendër të Plavës, gjithsej janë 52 km. Në vitin 2012, qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Malitt ë Zi kanë arritur marrëveshje për hapjen e vendkalimit sezonal kufitar ndërmjet Plavës e Valbonës. Rruga ekzistuese, deri në pikën kufitare në Qafë të Vranicës, është e gjatë 17 km. dhe është e kalueshme me automjete të larta. Edhe ndërtimi i kësaj rruge që lidhë dy ndër rajonet më të bukura turistike të atdheut tonë, do t’ i kontribuonte rritjes së shpejtë të turizmit,” pohon Rama.

Përveç begative turistike, edhe hapja e kufijve dhe ndërtimi i infrastrukturës, veçmas asaj rrugore, që pritet të bëhet, e kanë ngjallur besimin e banorëve për  zhvillimin e përparimin e  Plavës e Gucisë. Këtë besim e dëshmojnë edhe dhjetëra e dhjetëra shtëpi të reja, por edhe kulla, në fshatrat : Martinaj, Hakaj, Kukaj, Vuthaj. Disa prej këtyre shtëpive, nuk janë vetëm godina banimi, por janë monumente banesore. Shumicën e këtyre shtëpive i kanë ndërtuar bashkatdhetarët nga mërgimi, por disa sosh i kanë ndërtuar pasardhësit e të përndjekurve të hershëm me dhunë në Shqipëri e gjetiu.

Në disa  raste, të kthyerit i kanë blerë trojet e të parëve nga të afërmit e vet, të cilët i kishin blerë ato para sa dekadash, nga kolonët. I tillë është rasti i Sadik I. Balidemajt , Ragip Martinit e ndonjë tjetri. Ndërtimi i këtyre shtëpive, është dëshmi se mërgimtarët tanë nuk ia kanë kthyer përgjithmonë shpinën vendlindjes dhe se atë e duan me  gjithë zemër, por sikur t’ i bashkonin mjetet e të bënin ndonjë investim kapital të përbashkët, do të dëshmonin se, përveç në zemër, në mendje e kanë edhe zhvillimin e vendlindjes, e

me këtë edhe të atdheut. Tani , edhe ligjet në fuqi, edhe  kushtet e komunikimit dhe të qarkullimit, e mundësojnë një veprim të tillë me peshë të shumëfishtë.

Malazezimi i fshatrave shqiptare

Derisa nga Plava e tutje luginës së  Luçës e deri në Zarunicë  kudo të sheh syri ndërtime dhe shtëpi të bukura, në komunën e Plavës ka edhe  fshatra shqiptare ku, jo vetëm se nuk ndërtohet shtëpi e re shqiptare, por as që frymon më shqiptar aty. Në Nokshiqin historik, tani me emrin e sllavizuar  Novshiqe, që prej dekadash, s ‘ jeton më asnjë shqiptar. Aty jetojnë vetëm malazeztë. Fshati  Pepaj, së shpejti do të ketë të njëjtin fat.  Zhanica,  është rast ca më i veçantë.  Meqë ishim në prag të 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte rast i mirë që t’ i vizitoja përsëri këto fshatra të qëndresës mbinjerëzore për mbijetesë. Së  pari isha nisur drejt Nokshiqit .

***

Dita e parë e nëntorit, e diellzuar dhe e ngrohtë si ditë vere, krijonte një kontrast të  thellë me ndjenjat që kisha gjatë rrugëtimit këmbas. Kureshtja dhe ndjenja të pashpjegueshme  më bënin të mos ndieja fare lodhje. Do të shkoja aty ku vetëm varret flasin shqip. Por, do të çmeritesha shpejt. Në qendër të Nokshiqit, s’ ka më as varre, as rrënoja të xhamisë së dikurshme, të cilat i kisha parë para ca vitesh. Edhe atëherë kishin qenë të braktisura e të parrethuara. Atë kohë, thitë, lopët dhe delet , ecnin dhe kullotnin nëpër to, por gurët e varreve nuk i rrëzonin. E tani, filistinët i kishin shkulur e, marrë. Çfarë sakrilegji. Çfarë bisharësh kishin bërë diç të tillë? Sipërfaqja e dikurshme e varrezave dhe e truallit të xhamisë ishte zvogëluar fare. Kishte mbetur vetëm një si rrip i ngushtë, në krye të të cilit ishin vetëm pak gurë varrezash , ca si të gjatë. Vetëm ai që e di se aty kanë qenë varrezat, mund ta dallojë vendin e tyre. Për mjedis varrezave ishte ndërtuar edhe rruga për automjete, e paasfaltuar. Gjithë ata meritës,  burra e burrëresha, të rinj e të reja, pleq e fëmijë- varrhumbur ! Sikur ta kisha parandier se çdo të ndodhte , ca vite më parë kisha biseduar për këtë me një nokshiqas  të njohur, por kot.

I  mërzitur sa s’ bëhet,  kisha bredhur të takoja ndokënd , ngase rrallë shihja njeri .  Dhe, pas pak, e kisha takuar një mesoburrë. Quhet Gojkoviq Ratko, i lindur në vitin 1956.  Më thotë se ka edhe raki të mirë, por unë nuk e kisha dertin e rakisë. “Kjo ka qenë shtëpia e Imer Maliqit, ajo e Çelë Manit, e Dan Zeqit, e Smajl Asllanit, e…,” më tregon. Pasi e pyes për rrallësinë e banorëve që më  ra në sy,  më thotë se ka më shumë pleq e plaka se të rinj e fëmijë. “ Shkolla është mbyllur. Dy djemtë e mi kanë qenë ndër nxënësit e fundit në këtë shkollë, në vitin shkollor 1988/89. Tani, i gjithë  fshati, i ka vetëm tre nxënës filloristë. Dy shkojnë në shkollë në Velikë, e një në Murinë ”. Derisa fliste ashtu, si pa dashje, isha lutur vetë me vete Dashtë Zoti e fëmijët e kujtdo qofshin, mos i pagofshin  gjynahet e të parëve!

Dolmen dit La Pierre Levée à La Chapelle-Vendômoise - PA00098407 ...

“ Varrezat  janë varreza, pavarësisht se të  kujt janë”, shton Ratkoja. “ Është e vërtetë se aty ka qenë xhamia dhe varrezat. Në shtëpinë ku ka jetuar hoxha, e që është pranë varrezave, janë Knezheviqët. Tash,  aty është vetëm plaku, se të dy bijtë i ka në Serbi. Ata i kanë zënë varrezat dhe e kanë zgjeruar kopshtin. Ja, aty ku po kullosin delet.”  Kur e pyes, nëse do të pranonte t’ i rrethojë varrezat, kuptohet me pagesë, përgjigjet : ”Jo!  Atë punë s’ do e bëja. Së pari nuk mund ta zë më rrugën e hapur nëpër to, s’ jam ai që mund ta kthejë pjesën e uzurpuar të tyre. Vetëm gjyqi me shërbimin kadastral mund ta kthejë…Nëse dikush prej jush, shqiptarëve, do ta zgjidhte problemin e tokës së uzurpuar të varrezave dhe të  rrugës, do t ‘ u ndihmoja.

Plava & Gucia: Një Rrugëtim mes Historisë - Elite Travel Agency

“Ngjashëm më kishte folur edhe Milka Knezheviq (1912 ), tani ndjerë,  që jetonte në shtëpinë e Imer Maliqit, kur isha në Nokshiq, bashkë me Ramë Sinanajn, në vitin 1992. Nga biseda me atë shpirtare , që ende mbahej,   kisha shënuar :” I kam thënë djalit tim, Markut, që jeton në Prishtinë,  t’ i rrethojmë këto varreza. Shumë njerëz të mirë janë varrosur aty… Me Shkurten kemi qenë si dy motra.”   Atë kohë, edhe  Millan Simonoviqi (1924  ) më kishte thënë : ”Varrezat e vjetra të ilirëve janë të shitorja, por s’ duken në sipërfaqe…Ujkan Colin Mekuli, i cili s ka pasur fëmijë dhe ka jetuar i vetmuar, viteve të fundit të jetës së  tij, unë ia kam siguruar ushqimin. Në duart e mia ka vdekur në vitin 1986. Serbët ua kanë kallur shtëpitë shqiptarëve , e jo  ne, malazeztë.”

Duke e fotografuar vendin e varrezave dhe murin e  kopshtit të Knezheviqve të rrethuar me gurë varresh (!), mendja më kishte shkuar të varrezat e Zhanicës.  Mjerisht, edhe ato janë të  lëna shkret dhe janë shumë të vjetra. Këtë e dëshmon edhe  ndonjë gur varri me kryq të katolikëve , që e kanë mbuluar barojat e çufrat. Siç më kanë  treguar , familja  Popadiq, me gurët e këtyre varrezave kishte ndërtuar shtëpi, por vetëm një natë kanë fjetur në të. ë gjatë, s’ kanë mundur.  Me atë rast më ishte kujtuar libri me poezi “Ardhësit- Këngët e Ali Binakut”, i  poetit  humanist malazias, dhe vargjet  e tij: “ Be bëj – Në  varre rritet patatja”  … dhe”  …Erdhen   tokëngrënësit.”  Duke përdorur  një paralelizëm me këto vargje,  ata që i përdhosin gurtë e varrezave , do i quaja varrezangrënës.

Mjerisht,  zhdukja  e gjurmëve të varrezave nuk është vetëm akt i shëmtuar i individëve, por edhe i vetë shtetit. Kështu ka ndodhur me varrezat në Racin, në qendër të Plavës, ku  janë varrosur të ekzekutuarit në grupe, në vitin 1913, mbi të cilat është ndërtuar fusha e  futbollit dhe çerdhja e fëmijëve. Po ashtu , edhe  mbi varreza në qendër të Gucisë,  ka qenë i ndërtuar tregu i bulmetit…

Nuk mund të largohesha nga Nokshiqi, pa e vizituar edhe varrin e heroinës së Nokshiqit, Kajë Maliqes, bijë e familje së trimit rugovas , Zhuj Selmanit. Kur isha ngjitur në kodër  mbi fshat, i  kisha dalluar lehtë varrin e Elez Buçajt( 1908-1944) dhe të Ujakn Colit(1911-1986), banorit të fundit shqiptar në Nokshiq. Këto dy varre ishin të rregulluar, por  mezi e kisha dalluar varrin e trimes Kajë. Ndonëse i punuar së voni dhe me material të qëndrueshëm e me pllaka me mbishkrim, mezi e kisha dalluar. Të tërin e kishin mbuluar shkurret dhe  ferrat. E denjë të nderohet, asaj do të duhej ngritur një përmendore. Jo nga pasardhësit apo fisanakët, por nga institucionet.

Gjatë bisedës për këtë trimëreshë, që kisha bërë më Isa Z. Maliqin Buçaj (1916) shumë vite më parë, më kishte treguar: “Kur ka hi ushtria e Malit të Zi në Nokshiq (1879) dhe burrat kishin dalë të luftojnë, Kaja ish kenë ngujue n’ kullë me Sadri Groshin Buçaj, që ishte qorr në t’ dy sytë. Kaja ia ka  mbushë pushkën e s’ i lejshin malazeztë të afrohen. Pas, do kohe, kur malazeztë iu kishin afrue kullës dhe kishin provue me hi mrena, Kaja i pritke mas dere me sakicë. Ai që e shtike kryet, ajo i mshonte dhe e mbyllte derën, Kur provoje tjetri, njisoj i mshojke. Kulla a kenë pak si n’ shpat dhe sllubat i ka pasë  mrena, n’ izmë . Dera a mshelë me drang dhe prezoret janë kanë në katin e sirm, të vogla. Njeri s’ ka mujt me hi për to. Aty a varrue Kaja , n’ krye…”  Trimëresa e saj është përjetësuar në këngë.

Edhe rruga jetësore e pesë djemve të Maliq Hakës është rrugë e luftëtarëve që s’ dorëzohen për së gjalli.  Aliu, Syla dhe Deliu do të bien për të mos e lejuar futjen e malazezve në Nokshiq, në vitët e dhjeta të shekullit njëzet, ndërsa djali i katërt, Zymeri, do të vritet rreth vitit 1920.  “Masi a vra  Zymeri, kur e ka pa se i ka metë veç edhe ni vlla, edhe ai krejt i ri, motra  Begia, i ka veshë tirqit dhe a ba Vizneshë . I  bahet krah vllaut dhe del kaçak me ta. Me 1947, dora e OZN-ës e vret  edhe  Imerin.” “  Deri vonë mas Luftës së Dytë Botnore, s’ na ka dekë kush n’ shtrat, po tanë kanë dekë  prej pushke”, më kishte thënë djali i  Imer Maliqit, Syla.

Edhe rasti i motrës së  Imer Maliqit është tragjik. Duke mos mundur t ‘ i durojë më  torturuat e llojllojshme të OZN-ës dhe duke mos pranuar me asnjë çmim t’ i zbulonte dy djemtë e saj, Bekë e Budak Sefaj, ajo do të shkojë të lumi Luça, do të kridhet në ujë duke u kapur fort për një degë nënujore shelqeje , derisa  mbytet. Më pas, gjithë familjen Sefaj do e shkatërrojnë organet e UDB-ës. Tan ka mbetur vetëm Bajrami, i cili s’ është  martuar kurrë.

Duke u larguar nga Nokshiqi  kisha menduar për një zgjidhje të rastit të varrezave, ndoshta të pranueshme. Në pjesën e mbetur të varrezave, në qendër të Nokshiqit, do të  duhej ngritur një lapidar me  mbishkrimin, ta zëmë,  Nokës (të parit të Nokshiqit) dhe pasardhësve që qëndruan këtu! Aty, një herë në vit, në  datë të caktuar, do të mblidheshin  nokshiqasit, por edhe të tjerët, për nderim. Ndryshe, ahti i gjithë atyre burrëreshave dhe burrave meritës, do të na mallkojë!

S’ ka pas shqiptar që ka ba lum

Me të arritur në fshatin Pepaj, nuk e di ç’ më kishte nxitur, por më së pari kisha shkuar te rrënojat e secilës kullë. Dy sosh ende qëndronin të pa rrënuara . Derisa e përpiqesha ta parafytyroja jetën e njerëzve në to,  por edhe djegien e tyre nga bisharë, më  ishte kujtuar thënia e Beqir Sejdisë (1918) : “N’ Pepaj s’ ka pas shqiptar që ka ba lum!”.  Është kjo një thënie proverbiale, sintetizuese, për kushtet e jetesës në fshatin Pepaj, të cilën ma kishte thënë vite më parë ky mendar pepjanë. Rrëfimet e tij për vrasjet, përndjekjet dhe uzurpimet gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene, por edhe pas LDB-së, janë rrëfime të një jete të zhbërë, dhunshëm.

Ndotja e ambientit nga turizmi i shfrenuar në Plavë Guci – PLAVA E ...

Për të  mos pasur ku të ktheheshin të përndjekurit, edhe në Pepaj ua kishin vënë zjarrin të gjitha shtëpive. “Ma t’ parën shpi – tregonte xha Sejdiu-, e kanë djegë shpinë e Sejdi Zukës, mandej t “Prelë Ademit, Bardh Qerimit…” Pasi ishin kthyer shumica e të përndjekurve, i kishin mbuluar disi ato, dhe kishin filluar t’ i lidhin fijet e shkëputura të asaj  jete .  Përsëri, më 1919, do të jenë të detyruar të ikin. Pasi kishte kaluar furtuna e përndjekjeve ishin kthyer, por jo të gjithë. Jo vetëm ushtarët e xhandarët, por edhe kolonët e vendosur në pronat e tyre dhe në shtëpitë e atyre që s’ ishin kthyer, do t’ ua nxijnë jetën.”  Na  bajshin dam, na i shtishin dhetë, loptë , thitë, në ara, kopshte …Në vitin 1920 shteti i ka formue do si kshilla me malazez venali. Ata mujshin me ba çka  dojshin: me vra e rrahë ka t’dojshin. Po, më e keqja ish se edhe kojshitë i shtike shteti me na vra. E mbaj men kur i kanë vra Hasan Salihin, 27 vjeç,  Niman Ducin, 25 vjeç dhe Gjon Prelën, 20 vjeç. I kanë vra kur kanë dalë në mal për dru. Ma vonë, para derës së shpisë së vet, e kanë vra  Brahim Delinë, 30 vjeç,  Gal  Gimën e ka vra shumari para nan’s së vet, më 1937 e vrasin edhe Vesel Gimën, tue ardhë  prej Murine.

Plava e Gucia shpërthejnë në këngë e valle shqipe (Foto)

Ai  a kenë i pari prej ktij katuni që e ka pa krye shkollën n’ Pejë. E, nuk kish gja ma fshtirë për ne që e dishim kush na vrajke , e bash qata vishin n ’ krye shnosh .  Duhej edhe me i pritë e qitë kafe.  Ç’ ka me ba  ? E  kishim shtetin në shpinë.  Edhe kur a hi partia, 44-tën , kemi ikë dhe prapë na i kanë djegë shpiat. Dy plaka që s’ kanë mujtë me ikë, Bejazja, bijë Nokshiqi,  85 vjeçe, dhe nana e Tomë Bacnit, 95 vjeçe, i kanë mytë me çekiq , i kanë qitë në zjarm në shpinë e Tomë  Bacanit, masi i kishin vu flakën. Mas dy muejsh, kur jemi kthye, s’ kemi mujtë me i dallue, cilt eshtna janë të njanës, e cilët të tjetrës. Ma vonë jemi shpërngulë mos me hupë gjuhën, mos me hupë krejt. Sot, çuditem kur m’ thotë dikush, ktu, n ’ Pejë, Prishtinë… :

“ Është dashtë të rrini në venin tuaj! Po veni ku kemë le e rritë, veç i yni tek a  ? Edhe ai a ven i shqiptarëve a. S’ e dinë se na, shqiptart e Plavës e Gucisë e, sidomos  Nokshiqi, Pepajt e Zhanica , jemi kenë prita e parë kundër pushtuesve, prandaj na kanë dëmtue aq shumë dhe aq gjatë”, do ta përfundojë rrëfimin  Xha Sejdiu.

“Këtu, masi ka hi partia, s’  na i kanë kthye as  tokat që na i kanë zapue, s’ kem pas as shkollë në gjuhë shqipe, as përkrahje e, sa për njerz tanë n’ punë t’ shtetit, mos dvet hiç..  Ktu jem kenë popull, anmik i shtetit. Edhe për martesa e kemi pas  fshtirë. S’ dojshin varzat t’  martohen këtu, midis malazezve”,  më kishte thënë Hysen Dreaj (1912), shumë vite më parë. Kur e kisha pyetura se a kanë kërkuar t’ u kthehen pronat, shkollë… ishte përgjigjur: “Këtu e kem pasë  emnin HESHT”!  Me pak fjalë, edhe plaku Zymer Istrefi Bacaj (1911), i kishte përshkruar disa dekada: “Në kohë të fshtira kam le e në kohë të fshtira po des. Kurrë  dritë s’ kemë pa.”

Plava e Gucia, vendi që po zhbëhet!

Ata pak banorë  që kishin mbetur në Pepaj në  vitet e nëntëdhjeta, nuk e kishin pasur lehtë. “ Që sa ka fillue lufta në Bosne, as sytë s’ donë me na i pa . Tash edhe toka ka nrrue e jo ma njerëzit . Për ne s’  është ven me jetue këtu. Vajza e kunatës, e ka marrë malazezin…. As tokën s’ po donë të na e blejnë edhe pse e kemë lanë lirë. Donë me hangër falë”, më kishte thënë Fatime Bruçaj, e reja  e hoxhë Pepës.

***

Pasi e kisha dëgjuar gjëmën e rrënojave të kullave dhe u kisha lënë lamtumirën, kisha shkuar te shtëpitë e Dreajve, por i kisha gjetur të mbyllura. Më pas do e  takoj të riun , Alen Dreajn (1995 ).  Pasi i them se isha  në shtëpi të tij, por ishte e mbyllur, më përgjigjet: “Kam mbetur vetëm në shtëpi. Dikush ka vdekur, të  tjerët janë  në Amerikë…” Kur e pyes  pse s’ martohet e të krijojë familje, pasi ka tokë, shtëpi, përgjigjet  i hidhëruar, thuajse e kisha pyetur ku ta dish se çka. ”A të tregova se kam mbetur vetëm. Çka të bëjë këtu pa askënd timin?  Sa t’ m’ i dërgojnë letrat edhe unë ika”, përgjigjet në gjuhën malazeze, sepse shqipen gati e ka harruar krejt. Edhe shkollën e mesme e ka krye në këtë gjuhë. S’ ka as me kë të flasë shqip.” Vetëm katër shqiptarë jetojmë këtu, në tri shtëpia. Unë, Ramë Novaj me grue dhe Omer Bacaj  “shton Aleni, si të donte të arsyetohej pse e di aq pak shqipen.

Derisa bisedoja me Alenin, do të na afrohet  fqinji i tij, Millosh Popadiq (1951). Pasi i tregoj për atë që bisedonim me Alenin, ndërhyn : ”Edhe të rinjtë tanë kanë ikur. Punë s’ ka e tokën s’ po do ta punojë kush. As vajzat s’ po duan të martohen në fshat. Po duan t’ u kërcasin takët në asfalt, shton duke qeshur. Përpara kam punuar në KNI ”Bor“ të Plavës, por tash s’ ka as fabrika, as reparte fabrikash në këtë anë. Na ka harruar që moti shteti.”

Më 13 nëntor isha në Zhanicë , fshatin e fundit shqiptar të komunës së Plavës, që shtrihet në të dy anët e rrugës Murinë – Çakorr. Aty kanë mbetur dhe gjallojnë,  tri familjet e vëllezërve Ujkaj. Familja e Ramës( 1975), e Skënderit(1981 ) dhe e Zuferit(1983).  Vëllai i tyre i tretë, Omeri(1978 ), jeton me familje në Podgoricë. Punon në shërbime komunale. Që të katër janë djemtë e  vëllezërve, Bajram dhe Elez Ujkaj, të cilët jo moti e kanë paguar me jetë vendosmërinë e tyre për të mos i lëshuar trojet e veta stërgjyshore. Të gjithë banorët tjerë në Zhanicë, janë malazez, apo serbë. Serbë, për arsye se në komunën e Plavës dhe të Gucisë, numri i serbëve është  afro  tri herë e gjysmë  më i  lartë se ai i malazezve. Sipas regjistrimit të vitit 2003, serbë kanë qenë 2731, kurse malazez 790 banorë.

Pas pezullimit të asaj gjysmë autonomie që kishte Kosova deri në vitin 1989  dhe protestave masive kundër atij pezullimi, fqinjëria e tyre me malazez  do të ndryshojë. Në vitin 1991, Elezin (1931) e kishte plagosur fqinji i tij, Gollubi. Një plumb ia kishte dëmtuar kurrizin dhe më s’ kishte mundur të çohej në këmbë pa e ndihmuar. Siç me kishte treguar vetë Elezi kur e kisha vizituar për rastin e rëndë që i kishte ndodhur, në vitin 1992, ai e kishte blerë një livadh prej fqinjit, meqë kishin pak tokë e shumë anëtarë . Një vit më përpara ngjarjes tragjike, kjo familje i kishte tetëmbëdhjetë anëtarë. Familje tipike e organizuar shqiptare, më shumë anëtarë që jetonin së bashku).

Me një rast  fqinji e kishte akuzuar Elezin se ia ka shtyrë mezhdën. Pas fjalosje, kur Elezi e ka parë se fqinji e ka me qëllim të keq, i kishte thënë ta vendoste mezhdën ku thoshte, por ai i ishte i kërcënuar se më s’ është punë mezhde, por duhej të qëroheshin nga  aty . Përndryshe… Elezi i ishte përgjigjur se ishte në tokë të vet, se atë ia kanë lënë gjysh e  stërgjysh, se prej tokës së vetë s’ ka kush e largon të gjallë . Një ditë gushti, derisa ishte duke mbledhur sanë bashkë me gruan dhe fëmijët, kishte kërcitur pushka. Pa i vajtur endja se ç’ po ndodhte, kishte thënë : ”Ç’ është ky hajvan që  qet kështu e gati na vrau ?”  Kur kishte parë se plumbat i binin kah këmbët, e kishte shtyrë djalin në një si gropë . Në atë  moment , një plumb e kishte plagosur rëndë, mu në kurriz. Prej atij momenti  kishte mbetur i paralizuar. I gozhduar ashtu për shtrat, pas pesë vitesh, Elezi  kishte ndërruar jetë, në vitin 1996, duke lënë pas, tre djem e dy vajza.

Hyacinthe Hecquard: A Description of Plava and Gucia

Pas rastit tragjik të Elezit, vajza e vëllait të tij, Afërdita (1981) në vitin 2000,  më kishte treguar , në gjuhën boshnjake, gjuhën e nënës. “I mbetur vetëm babai robtohej për të na siguruar jetesën ne dhe familjes së axhës. Atëherë jetonim në një shtëpi dhe fëmijët i kishin mbetur të vegjël dhe pa krah. Pak me tokë e pak me bagëti , disi ia dilnim. Kështu  kishim gjalluar deri në vitin 1999. Në dimër të atij viti, fqinjët malazez na kishin thënë se dikush na i kishte djegur stanet në bjeshkën e quajtur Kërshi i Rushës, jo larg Çakorrit. Më 26 korrik të atij viti, babai, Bajrami (1930) e merr vëllanë tim, të  voglin, Xhemën, katërmbëdhjetë vjeç, marrin bukë dhe me kalë nisen për në bjeshkë, por nuk kthehen më. Atë ditë e sot s’ dimë çka i ka gjetur. Të nesërmen kanë dalë fqinjët malazez dhe djali i axhës, Skënderi, t’ i kërkojnë, por e kanë gjetur vetëm kalin, pa litar dhe pa kapistër. Atë kohë, në Çakorr kanë qenë të stacionuar ushtarë dhe paramilitarë vendës…Dhe, askush prej shqiptarëve s’ ka ardhur t’ na shohë , madje as  fisanakët, as të afërmit tjerë që i kemi, as ndonjë përfaqësues i subjekteve politike shqiptare. Policia ka ardhur një herë dhe vetëm na kanë pyetur se a ka diç të re. Asgjë tjetër.

Më pas Afërdita më kishte treguar se vetëm vëllai i saj, Rama( 1975) e kishte kryer klasën e tetë, se ajo e kishte lënë shkollën pasi e kishte kryer klasën e gjashtë, ngase e kishte humbur vullnetin, jo vetëm për mësim, por edhe për jetë. Merreni më mend , më kishte thënë: “Djali i axhës dhe vëllai im kanë qenë në një klasë me djalin e vrasësit të axhës, kuptohet në shkollë në gjuhën malazeze, se s’ kishin  shkollë shqipe. Përveç kësaj, edhe nxënësit tjerë serbë e malazez i ofendonin duke i quajtur turq… Edhe fqinjët na thoshin:  Siç e kanë lypur e kanë gjetur,  ikni në Kosovë!…” Më tej ajo tregonte se si nuk kishte pasur rast të shoqërohej me shqiptarë a shqiptare , se s’ dinte si do ta pranonin dhe si do ta përjetonte një gjë të tillë” Të gjithë janë shpërngulur, vetëm ne kemi mbetur. Më saktë, babai e axha na kanë lënë këtu, porse s’ mund t’ i fajësoj. Aq më parë kur s’ janë më të gjallë”.

Festa e Shëngjergjit në Plavë Guci – PLAVA E GUCIA SOT

Vrasja e  Elezit dhe e Bajramit, dy kryefamiljarëve të vetëm me banim të përhershëm në Zhanicë, do të thoshte rrezikim i shkatërrimit të dy familjeve të fundit shqiptare në këtë fshat. Fatmirësisht një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Familja ishte shtuar dhe vazhdon të shtohet.

Tani, kur i vizitoj sërish, pas sa vitesh, në atë rrëzomë, vërej se gjendja nuk ka ndryshuar shumë. Së pari, sipas rendit, shkoj të Rama. Jo vetëm pse është më i madhi ndër vëllazëri, por se ka mbetur edhe pa babë, edhe pa vëllanë e vetëm. I kanë vra e zhdukur. Si para ca dekadash, as tani familja e Ramës prej pesë anëtarësh, nuk ka ujë brenda, banjë, orendi…Vazhdojnë të jetojnë zgriptas, si para gati tridhjetë vjetësh, kur isha për herë të parë. I vetmi ndryshim ishte se nuk jetonte në të njëjtën shtëpi si dikur me djemtë  e axhës, Elezit. Ata e kanë ndërtuar një shtëpi të re, ndonëse e papërfunduar krejt.

“ S’ kem gjë toke, më qanë hallin Rama, por edhe sikur të kishim, s’ ka kush e punon, shprehet në gjuhën boshnjake. Unë jam i paaftë për punë, jetoj me një ndihmë prej 75  eurosh, fëmijët janë të vegjël. Vajza, Elzana , është në klasën e parë gjimnaz, kurse djali, Eldini, në klasën e gjashtë”. “Një lopë e mbajmë brenda, në kasolle”, tregon e shoqja . “ Nuk e lëshojmë jashtë oborrit. Duhet ta ruajmë mos të hyjë në livadhe të fqinjëve se …Kur ka hyrë një ditë në livadhin  e fqinjit, Rastoderit, na është kërcënuar: “Çka po mendoi ju?   S’ është Kosova këtu, he n…”  Ç’ të bëja, isha ngutur të largohesha …”

Entrada nord al Congost de Mont-rebei, Àger, Lleida, Catalonia ...

Kështu e ka jeta e ndrydhur e tyre. Jo një muaj, vit, por me dekada . Jo vetëm për t’ i ngushëlluar , Ramës dhe të shoqes, u them se nëse do të duan ta vazhdojnë shkollimin Elzana dhe Eldini, institucionet tona arsimore do t’ ua mundësojnë të studiojnë në Tiranë, apo në Prishtinë. Përveç kësaj, duke pasur parasysh veprimtarinë e deritashme të Fondacionit për Plavë e Guci, me seli në Nju Jork, i cili  vetëm këtë vit e ka financuar ndërtimin e dy shtëpive të reja, njërën për Zef Vukajn e tjetrën për Haxhi Goçajn, Ramës do t’i premtoj se do ta  njoftoj këtë fondacion për aksionin e ndërmarrë nga miqtë e kësaj familjeje, Smajo dhe Zuvdo Srdanoviq, nga Plava, për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e një shtëpie të re modeste dhe se aksionin do e përkrahim edhe ne këtu. Më pas, së bashku me Ramën dhe nënën e tij, do të shkojmë të Skëndri (1981). Na mirëpret bashkë me vëllanë, Zuferin(1983), nuset e tyre dhe  nënën.

The Mountain River In The Gorge Stock Photo - Image of haze, beauty ...

Shtëpia e tyre është në të njëjtin oborr me atë të Ramës. “E kemi ndërtuar deri këtu, por ka ende shumë punë, do t’ më tregojë Skënderi. Unë dhe vëllai kemi punuar si ndihmës  mjeshtër e tani, jemi aftësuar  edhe vetë dhe i kryejmë të gjitha punët e mjeshtrit. Kemi marrë edhe tokë të punojmë, se kemi pak tokë, por s’ ia kemi parë hairin. Përkundrazi. Vjet na e kanë helmuar një e sivjet dy lopë në livadhin që e kemi marrë ta punojmë e që është pak larg shtëpisë sonë. Dëmi, mbi tremijë e pesë-gjashtëqind euro. Fqinjët malazez  nuk duan të na shohin se forcohemi ekonomikisht, por duan të na shohin të robtohemi . Ka vite që s’ na ka ardhur shqiptar të dera, prandaj e kam harruar gati shqipen. Për subjektet politike shqiptare, as të mos flasim. E ne, gjatë luftës në Kosovë, kemi pritur e ndihmuar dhjetëra familje, veçmas rugovase, ku  është e martuar tezja. Zuferin, pasi i ka dhënë 15. 000 dollarë, e kanë qitur në Amerikë, por e kanë zënë dhe  burgosur . Pas shtatë muajsh e kanë kthyer. S’  ka pasur kush t’ i ndihmojë. Kur i pyes për festën e Vitit të Ri e ndonjë tjetër , thonë se i festojnë , por pa  bujë. Prej se na kanë vra babën, axhën e djalin e axhës, as urrejtjen dhe as gëzimin , nuk i manifestojmë zhurmshëm. E dimë se fqinjët  i ënaq të dukemi çfarë s’ jemi dhe të bëhemi çfarë s’ mund të bëhemi.” Me atë rast nëna e Skënderit ndërhyn. E kuptoj ç’ dëshiron të thotë – ne  jetojmë këtu, e ti…

Ngritja e nga një gote me raki vendi dhe dreka e mrekullueshme që kishte përgatitur  nusja e Skënderit, e ndihmuar pak edhe nga motra, që të dyja janë edhe kunata, e kishte bërë të vetën – pa e hetuar, biseda për hallet e vazhdueshme, ishte shndërruar në një bisedë të lirë familjare. Mahitë për raportin vjehërr – re, për  shëndoshjen ca si shumë të Zuferit, “falë kujdesit të nuses se tij”, kishin bërë që koha e drekës të kalonte në një atmosferë vërtet të këndshme. Por, ajo që e bënte edhe më të këndshme ndejën dhe i jepte kuptim edhe shkuarjes time aty, ishin fytyrat e bukura  gazmore të fëmijëve të Skënderit : Selmës( 11), Alennit (10), Anelës (7) dhe të Zufrit: Elezit(10), Melindës(9) dhe Enesit(8). Mungonin tre fëmijët e vëllait, Omerit, e dy të Ramës, Elzana ( 15) dhe Eldini (12). Dhurata modest që ua kisha dhënë, jo vetëm që i kishte lumturuar, por i kishte bërë aq të afërm me mua mu sikur të më kishin  njohur e ta kishin përjetuar dashurinë time që moti.

Duke pasur parasysh mjedisin ku jetojnë, kisha menduar: Sa do të gëzohej ajo tufë fëmijësh nëse ndonjë individ, shoqatë bamirëse, apo shoqatë e nxënësve, t’  i vizitonte  dhe t’ u jepte dhurata për Vitin e Ri, sikur t’ i vizitonin, me ndonjë rast tjetër , nxënësit e  ndonjë shkolle shqipe, të ndonjë shkolle ku mësojnë shqiptarë, boshnjakë e malazez, e të tilla ka edhe në Plavë, Guci, Tuz , Ulqin, Rozhajë, apo edhe nga vise tjera. Sa do të gëzoheshin ato vogëlushe e vogëlush sikur të ftoheshin për pushime verore të organizuara për nxënësit e shkollave, në Durrës,  Vlorë, Sarandë, Prizren, Strugë, Ulqin…

Gjenet trashëgohen e fatit të njeriut nuk i dihet. Një rast i vetëm e ndërron rrjedhën e jetës.

  1. Ibrahim Ibro Musiq, Plvën e Guinë i ngriu pikëllimi, Plavë.2006, f.40,
  2. Hakif Bajami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës ( 1884-1995),f. 77,
  3. Hamdija Sharkinoviq, Boshnjakët prej Naçertanies deri te Memorandumi, Podgoricë, 1997, f.85
  4. Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika-programt serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, Prishtinë, 2010, f.136
  5. Revista “ Mladina”, nr. 48, Lubjanë, 1988
  6. Hakif Bajrami, vep. cit.
  7. Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika , Prishtinë, 2010, f.191
  8. Fitim Raifi, Koha ditore, 16.12.2017
  9. Enti i Statistikave i Malit të Zi, regjistrimi 2011 /voal.ch /InforCulture.info

Aftonbladet: Një person që e pati djeg Kuranin sulmohet nga një burrë me dorëza boksi

0

15:32 Stella Johanne Bugge

Aftonbladet: Një djegës suedez i Kuranit sulmohet nga një burrë me doreza boksi
Djegësi i Kuranit Suedez-Irakian Salwan Momika thuhet se është sulmuar të hënën nga një burrë me doreza boksi në qytetin Södertälje.

– Eja, le të luajmë. Ti dhe unë. Po cfare? Ne thjesht po luajmë, tha njeriu me doreza boksi në arabisht, sipas Aftonbladet.

Videoklipet e incidentit të postuara në aplikacionin Tiktok e tregojnë Momika-n duke i kërkuar burrit të largohet prej tij. Ai nuk e bën këtë, dhe njeriu me doreza boksi godet Momikën disa herë përpara se suedezo-irakiani të mbajë një shenjë për t’u mbrojtur, sipas gazetës.

Policia nuk mund të komentojë për individë, por konfirmon se ka pasur një rast kur një person është ngacmuar në rrugë në Södertälje të hënën pasdite. (NTB)

_____

Video nga ngjarja që e sjellë portali norvegjez, VG :

Den kjente koranbrenneren Salwan Momika angrepet av mann med boksehansker – VGTV

Leksioni nga Ukraina: Rikthimi i mundshëm i Serbisë në shtratin e saj real

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Doktrina sovjetike e paisur edhe me elementet e doktrinës Gerasimov, nëse nuk çon në fitore më të përshpejtuar, ka rrezik që luftën ta kthejë në një konflikt të stërzgjatur pozicional me pak shanse për fitore. Në këtë rast Putini mund të pësojë goditje të imazhit dhe doktrina në fjalë fiasko deri në shkërmoçje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këto ditë, derisa ofenziva ukrainase për çlirimin e territoreve të okupuara po vazhdon, por pa ndonjë rezultat domethënës, njoftoi për mundësinë e hapjes së negociatave me Rusinë këtë vjeshtë që po vjen, madje si pjesë e një samiti të drejtpërdrejtë të Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas njohësve të zhvillimeve të reja në që të dy frontet: në atë të diplomacisë dhe në betejat e përditshme mes dy ushtrive, siparin e këtij samiti të pritshëm mund ta sinjalizojnë bisedimet e planifikuara të paqes të mbajtura në fillim të gushtit në Arabinë Saudite, pavarësisht se në këto bisedime pala ruse nuk është e ftuar.
Ukraina dhe aleatët e saj nga takimi në Jeddah i këshilltarëve për siguri kombëtare dhe i zyrtarëve të tjerë të lartë nga rreth 40 shtete, prisnin të arrinin ujdi para së gjithash për parimet e përfundimit të luftës, raportoi gazeta “The Guardian”.
Para takimit në Jeddah, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka bërë publik gadishmërinë e tij për të hapur portat për negociim për të ardhmen dhe paqen. Por në takimin e organizuar në Jeddah, ku për habinë e Moskës mori pjesë edhe një delegacion kinez në krye të të cilit është emisari i posaçëm për çështje të Euroazisë, Li Hui, u tha qartë se nuk do të ketë paqe derisa Rusia të tërhiqet nga e gjithë Ukraina, përfshirë Krimenë.
Vjeshta është afër, por ka ende kohë për t’u përgatitur për samitin e paqes dhe për të përfshirë shumicën e vendeve të botës — shtoi Zelenski. Ai dhe ekipi i tij, është raportuar, po punojnë me aleatët për të gjetur mbështetje të gjerë politike për një “samit të paqes në vjeshtë” që synon t’i japë fund luftës së gjithanshme të nisur nga Rusia në shkurt 2022.
“Unë pres që biseda të jetë e vështirë, por prapa nesh është e vërteta, prapa nesh është mirësia”- tha të premten vonë Andriy Yermak, shef i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky dhe emisar i tij në bisedimet e paqes në Arabi Saudite.

Dhjetë pikat e Ukrainës si parakusht për paqe

Me takimin e paqes në Jeddah, Arabia Saudite, Ukraina dhe aleatët e saj në fakt po përgatisin diplomacinë e vendeve mbështetëse për kushtet për paqë të vendosura nga Ukraina në dhjetë pikat e njohura që ka përcaktuar Presidenti Zelensky për negociatat e mundshme me Rusinë.
Le të kujtojmë se nga fundi i vitit të kaluar, pasi Ukraina kishte pranuar ndihma të mëdha ushtarake dhe financiare nga Perëndimi dhe arritjes së sukseseve domethënëse në fushën e betejës, Kievi, kishte formuluar kushtet e tij për negociata të mundshme, të cilat, siç tha Zelensky, bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e OKB në 10 pika.

Dokumenti përmban këto pika:
1. Vendosja e sigurisë bërthamore në atë mënyrë që ushtria ruse të tërhiqet nga zona e termocentralit bërthamor Zaporizhia;
2. Sigurimi i eksportit të drithërave të Ukrainës;
3. Vendosja e sigurisë energjetike duke vazhduar kufizimin e çmimeve të produkteve ruse të energjisë;
4. Ndalimi i sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe krijimi i kushteve për mbrojtjen e saj;
5. Lirimin e të gjithë të burgosurve për çdo arsye që janë në duart e Rusisë dhe kthimin e fëmijëve të marrë nga territoret e pushtuara.
Përveç këtyre, Ukraina ka vendosur kushte që nuk mund të jenë objekt negociatash, konkretisht:
6. Kthimin e të gjitha territoreve të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të gjithë rajonin e Donbasit;
7. Tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas në tërësi dhe ndërprerjen e armiqësive së bashku me rivendosjen e kontrollit ukrainas mbi të gjithë kufijtë e Ukrainës me Rusinë;
8. Gjykimi i kriminelëve të luftës dhe krijimi i një gjykate speciale për ndjekjen penale të krimeve të luftës ruse;
9. Parandalimi i ekocidit dhe mbrojtja e mjedisit me fokus në çminimin dhe restaurimin e impianteve të trajtimit të ujit;
10. Parandalimi i rikthimit në konflikt dhe ndërtimi i një strukture sigurie euroatlantike që përfshin garanci për Ukrainën.

Ndërkaq parakushti përmbyllës për këtë marrëveshje të paqes, sipas Ukrainës në fund vije: Krijimi i një dokumenti me shkrim që konfirmon përfundimin e luftës që do të nënshkruhet nga të gjitha palët.

Doktrina amerikane përballë asaj ruse në terrenin e luftës

Administrata e presidentit amerikan J.Biden-it me kohë ka adoptuar politikën e dërgimit të armëve të avancuara me vlerë marramendëse dollarësh në Ukrainë, me idenë dhe bindjen se kështu do t’ia arrijnë ta dobësojnë Rusinë dhe me shpresën e një fitoreje të Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka qenë gjithmonë një luftë ndërmjetëse midis NATO-s dhe Rusisë, megjithëse po zhvillohet në tokën ukrainase, dhe megjithëse përfshin vuajtje të mëdha për popullin ukrainas. Lufta po bëhet gjithnjë e më shumë një konfrontim i drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të dyja fuqi të armatosura bërthamore.[1]
Por duket se në përballje mes dy doktrinave ka diçka që nuk ka funksionuar.
Ish-analisti i CIA-së, Ray McGovern në një intervistë për media [2] pohon se për rrjedhat e luftës në Ukrainë presidenti Biden është keq-informuar për luftën. Sipas tij Rusia nuk është duke humbur, duke rikujtuar me këtë rast një deklaratë të Medvedevit, tek pohonte se “Rusia nuk do të humbas asesi”, pasi nëse ne humbasim, atëherë do përdorim armët nukleare.
McGovern po ashtu në këtë intervistë, rrëfen se si strategjia ruse është duke arritur objektivat e saj deri në Dnjepër.
Si kundërpërgjigje Ukraina po dërgon valë të vogla forcash speciale përtej lumit Dnieper për operacione të vogla. Këto sulme kanë qenë mjaft të suksesshme, edhe për faktin se rusët kanë zhvendosur fokusin e tyre në lindje. Ky ndryshim në strategjinë ruse është një përpjekje për të tërhequr forcat ukrainase dhe vëmendjen nga pikat e nxehta si Zaporizhzhia.
Gjëja kryesore këtu është se Ukraina nuk duhet domosdoshmërisht të godasë të gjitha mbrojtjen e Rusisë.
Të njetat ndeshtrasha, në mos edhe më të rënda po pëson edhe doktrina ruse.
Me gjithë sforcimin e madhë të gjeneralëve rus, është fakt se forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur të marrin kontrollin e plotë mbi asnjë nga katër rajonet e Ukrainës — Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporizhia — të cilat Putin i ka shpallur si ato tashmë i janë aneksuar Rusisë. Rusia as pas tetëmbëdhjetë muajve luftë nuk arriti të realizojë asnjë nga synimet e përcaktuara strategjike. Shih për këtë, mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se, strategjia ruse për të tërhequr Ukrainën në një betejë të madhe vendimtare, në të cilën forcat ukrainase do të shterreshin, dhe më pas Rusia do të niste veprimet e saj sulmuese — ka pak shanse për sukses, [3] konkludon analisti i portalit kroat Geopolitika news. Sipas gjithçkaje që shihet, Ukraina thjesht nuk bie në grackën e ngritur, që i ngjet asaj që ushtria sovjetike kishte ngritur në betejën e madhe të Kurskut.
Në këtëo rrethana presidenti rus Putin ka paralajmruar me gjuhën e stilin e tij të njohur të ashpërsisë se, nëse ekzistenca e Rusisë si komb kërcënohet, qeveria e tij nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore.
Një luftë bërthamore në shkallë të plotë me armë termonukleare do të zhdukte qytetërimin siç e njohim ne, së bashku me pjesën më të madhe të biosferës.
Ky është rreziku ekzistencial i njerëzimit. Prandaj përgjegjësia politike dhe morale për rrjedhën e lufëts, sidomos përgjejgësia e SHBA-ve, sa vije e rritet. Paqia rrjedhimisht bëhet e pashmangshme, qoftë edhe me kosto të lartë për Ukrainën!
Rusia i kishte hedhur poshtë kategorikisht kushtet e parashtruara nga Ukraina, duke konsideruar se ato “injorojnë situatën faktike në terren dhe nuk mund të jenë bazë për asnjë negociatë”. Rusia, me fjalë të tjera, vendos kushtet e saj për negociata bazuar në njohjen e pushtimeve ruse ose, siç do të thoshte Moska, në “situatën faktike ekzistuese në terren”. Sipas Kremlinit, kjo do të thotë se kushtet për negociatat me Ukrainën janë në fakt pranimi i aneksimit rus të Krimesë dhe aneksimi i rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson në Rusi. Përveç kësaj, rusët kërkojnë “pranimin e një statusi neutral gjeopolitik nga Ukraina, një ndryshim në kushtetutën e Ukrainës që do të përfshinte një dispozitë për refuzimin e vendosjes së trupave dhe armëve të NATO-s në territorin e saj, njohjen e Krimesë, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si territore ruse, çmilitarizimin e Ukrainës dhe “denazifikimin” tok me “shkombëtarizimin” e saj. Bëhet fjalë, natyrisht, për kushte krejtësisht të papranueshme që janë kundër jo vetëm interesave themelore të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar, por edhe kundër sensit të shëndoshë.[4]
Ofensiva ukrainase që është duke u zhvilluar me intenzitet të prajshëm, megjithaët, së shpejti, do të kulmojë me të arriturat e pritshme, sidomos pas paisjes së armaëts me aviacionin luftarak përkatës që do të përballonte atë rus. Tek atëherë do të jetë e qartë se sa territor është çliruar dhe sa imponuese do të jetë armata ukrainase në rezultatet e pritshme diplomatike. Ekspertët ushtarak pohojnë se Ukraina ka ende mjaftueshëm kohë, të paktën deri në fund të këtij viti, nëse jo deri në pranverën e ardhshme, për t’u dëshmuar në terrenin e luftimeve. Nga ana tjetër, Rusia po përpiqet të mbajë në duart e saj atë pjesë të territorit ukrainas që ka fituar deri tani.

Shenjtëria e jetës

Në vitin 1985, Mjekët Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Bërthamore morën Çmimin Nobel për Paqen. IPPNW ishte themeluar në vitin 1980 nga gjashtë mjekë, tre nga Bashkimi Sovjetik dhe tre nga Shtetet e Bashkuara. Sot, organizata ka një anëtarësim të gjerë në mesin e mjekëve të botës. Profesori Bernard Lowen i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, një nga themeluesit e IPPNW, tha në një fjalim të fundit:
“…Asnjë rrezik për shëndetin publik me të cilin është përballur ndonjëherë njerëzimi nuk është i barabartë me kërcënimin e luftës bërthamore. Asnjëherë më parë njeriu nuk ka pasur burime shkatërruese për ta bërë këtë planet të pabanueshëm… Mjekësia moderne nuk ka asgjë për të ofruar, madje as një përfitim simbolik, në rast të luftës bërthamore…
“Ne jemi vetëm pasagjerë kalimtarë në këtë planet Tokë. Nuk na përket neve. Ne nuk jemi të lirë të dënojmë breza ende të palindur. Ne nuk jemi të lirë të fshijmë të kaluarën e njerëzimit ose të zbehim të ardhmen e tij. Sistemet shoqërore nuk qëndrojnë përgjithmonë. Vetëm jeta mund të pretendojë për vazhdimësi të pandërprerë. Kjo vazhdimësi është e shenjtë.”[5]
Por në qendrat perendimore tashmë kanë filluar të artikulohen edhe qëndrime që janë në përputhje me këtë frymë gjykimi. Kreu i zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stian Jensen, tha të martën, më 15 gusht, se Ukraina mund të bashkohet me NATO-n nëse pranon të lëshojë territore që refuzon t’i njohë si pjesë e Rusisë. Lajmi është publikuar nga media norvegjeze Verdens Gang dhe raportohet nga agjencia ruse TASS. Lajmin e raportoi sot edhe TV ukrainas “Resident”.
“Unë mendoj se mund të jetë një zgjidhje që Ukraina të heqë dorë nga territori dhe në këmbim të anëtarësohet në NATO. Në të njëjtën kohë, Ukraina duhet të vendosë vetë se kur dhe në çfarë kushtesh dëshiron të negociojë”, tha Stian Jensen.
I pyetur nëse mendon se Ukraina duhet të heqë territoret e saj për të arritur paqen me Rusinë dhe për t’u bashkuar me NATO-n, Jensen tha se statusi i Ukrainës i pasluftës tashmë është duke u negociuar dhe se tashmë është ngritur çështja e dhënies së territorit Rusisë. “Nuk po them se duhet të ndodhë. Por kjo mund të jetë një zgjidhje e mundshme”, tha një zyrtar i lartë i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Administrata amerikane ka mohuar raportet për diskutime mbi mundësinë e përfshirjes së Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) nëse Kievi zyrtar pranon të lëshojë territore që refuzon t’i njohë si pjesë e Rusisë – tha koordinatori i komunikimeve strategjike të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në një konferencë mediatike për gazetarët e huaj.
“Kjo është e gabuar. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Kirby, duke iu përgjigjur një kërkese për të konfirmuar informacionin rreth diskutimit mbi një mundësi të tillë për përfshirjen e Ukrainës në aleancën e NATO-s.

Sipas John Kirby, Uashingtoni “ka folur tashmë për përpjekjen për të ndihmuar Ukrainën të përcaktojë një rrugë drejt anëtarësimit.”[6]
Doktrina ruse është e bazuar në atë sovjetike dhe përgjithësisht ajo cilësohet si doktrinë mbrojtëse. Ekspertët ushtarak vlerësojnë se qëllimi kryesor i mbrojtjes ruse të stilit sovjetik është të dobësojë forcën sulmuese të kundërshtarit, duke kryer një mbrojtje aktive, të lëvizshme dhe fleksibël, dhe në momentin që sulmuesi arrin një nivel kritik të rraskapitjes dhe dobësisë, ata, pra rusët, planifikojnë të nisin një kundërsulm. Pala ukrainase duke qenë edhe vetë për kohë të gjatë planifikuese dhe ekzekutuese e kësaj doktrine, në kundërofenzivën aktuale ka bërë çmos që të mos bie në një kurth të tillë dhe të mos i lejojë kundërshtarit mundësinë e një kundërsulmi me një aksion ofensiv gradual. Prandaj, kundërofenziva ukrainase është karakterizuar me përparim të prajshëm, por që i garanton edhe ruajtje të forcave të veta për luftë afatgjatë.
Në vijim të betejës, nëse Rusia nuk do të jetë në gjendje të krijojë një forcë sulmuese që do të pushtonte qytetet e mëdha ose të paktën të përfundonte pushtimin e plotë të Donbasit, ky fakt do ta sillte Putinin në një situatë alarmante. Doktrina sovjetike e paisur edhe me elementet e doktrinës Gerasimov, e miratuar nga Putini, nëse nuk çon në fitore më të përshpejtuar, ka rrezik që luftën ta kthejë në një konflikt të stërzgjatur pozicional me pak shanse për fitore. Në këtë rast Putini mund të pësojë goditje të imazhit dhe doktrina në fjalë fiasko deri në shkërmoçje.

Gjeneral Jankoviq, përgjegjësi kryesor i Masakrës së Lumës, emrin e të cilit sa ishim nën pushtimin serb e mbante Hani i Elezit

Rikthimi i mundshëm i Serbisë në shtratin e saj real

Lufta në Ukrainë do të duhej shfrytëzuar si leksion edhe nga ana e Serbisë.
Ajo po tregon se shumë gjëra që konsideroheshin të pamundura, ndërkohë janë bërë e po bëhen të mundshme. Rezistenca ukrainase dëshmoi se, kur populli e don Atdheun e lirinë, ai është në gjendje të bëj çmos që t’i ruaj.

Kushti serb për negociatat me Prishtinë është praktikisht kapitullimi i Kosovës dhe pajtimi me opsionin serb që nënkupton rikthim tek Marrëveshja e prillit të vitit 2013, që për shumëçka na kujton marrëveshjen e fshehtë Zogu — Pashiq të gushtit 1924. Ky opsion do të shpjente tek shpërbërja e Republikës së Kosovës. Ndërkaq pala kosovare me të drejtë pret që Beogradi të ndërgjegjësohet dhe të njoh realitetin politik të krijuar tashmë me pavarësinë e Kosovës. Kjo do të thotë se kushtet reale të Kosoëvs dhe Serbisë për çdo negociatë, qoftë edhe për atë që ka të bëjë me të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, ndryshojnë plotësisht dhe nuk mund të ofrojnë pritshmëri që në të vërtetë do të ndodhin ndonjë negociatë serioze, për aq kohë sa vazhdon lufta në Ukrainë dhe Perendimi vazhdon ta përkëdhelë Beogadin.
Por, meqë lufta ukraino-ruse gjithnjë e më shumë po merrë karakteret e një konflikti të ngrirë, një konflikti që asnjëra palë nuk mund ta fitojë, ka tendenca që si të tillë, pra si konflikt të ngrirë dhe rrjedhimisht zonë e interesit jetik serb, Beogradi ta promovojë edhe veriun e Kosovës. Ushtrimi enorm i presionit ndaj tre policëve të komunitetit serb, respektivisht familjeve të tyre, me kushtin që ata ta lëshojnë Institucionin e Policisë, pa mbaruar tre muaj të suhtrimit të profesionit, është një sinjal i qartë për këtë objektiv të Beogradit për veiun e Kosovës.
Sjelljet e Brukselit në raport me Kosovën, sidomos aplikimi I masave shtrënguese disproporcionale, flet qartë se kemi të bëjmë me pozicionimin më të fuqishëm të lobit serb brenda Brukselit, por edhe për faktin se duket që të gjithë lojtarët po lodhen nga procesi I stërzgjatur I dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo përfshin edhe SHBA-të, ku zgjedhjet e vitit 2024 do të kenë një ndikim të madh në qasjen e SHBA-ve jo vetëm ndaj luftës në Ukrainë, por edhe ndaj procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Veprimet taktiko-strategjike të kryera nga Prishtina gjatë këtyre dy viteve të fundit në veri të Republikës, tashmë kanë rezultuar me efekte të prekshme në rrafshin e shtrirjes së sovranitetit edhe në veri. Ky akt gëzon mbështetjen e gjerë të kombit shqiptar. Por jo vetëm. Javën që lamë pas, politikanë të rëndësishëm të komiteteve për politikë të jashtme të parlamenteve nga vende të ndryshme perëndimore dhe deputetë të blloqeve të ndryshme politike, i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj Serbisë në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të kenë qasje më të ekuilibruar sa i përket rasteve si ai i joproporcionalitetit të masave që janë ndërmarrë ndaj Kosovës.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns në një postim të bërë në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, tha se është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për të ngritur shqetësimet e tyre. “10 Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe 56 parlamentarë i kanë bërë thirrje ShBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të ndryshojnë qasjen në drejtim të Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.
Kjo mbështetje politike që vie nga një lagje shtetesh perendimore, në të ardhmen e afërt, mud të zgjerohet e të jetë edhe më efektive.

Por nëse lufta në Ukrainë ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të mëdha për rajonin dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky konflikt ka shtrirë ndikimin e tij të thellë edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon i cili ka përjetuar vetëm në dekadën e fundit të shek. 20-të katër luftra të shkaktuara nga Serbia dhe ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike.
Le të shqyrtojmë disa leksione që Serbia dhe Ballkani Perëndimor, pse jo edhe BE-a, mund të nxjerrin nga ky konflikt:
Diplomacia dhe dialogu: Lufta në Ukrainë tregon se mungesa e diplomacisë dhe dialogut mund të çojë në eskalim të konflikteve.
Rol i ndërmjetësuesve edhe në rastin e Kosovës është dëshmuar se ka peshë kruciale. Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndikuar nga ndërmjetësues të ndryshëm dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Një harmonizim i qëndrimeve të ndërmjetësuesve dhe një qasje e përbashkët ndërkombëtare mund të ndihmojnë në përparimin e marrëveshjeve.
Ballkani Perëndimor dhe Europa duhet të promovojnë mënyra të dialogut dhe negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rajonale.
Ndërkaq zvarritja e dialogut, si në rastin mes Kosovës dhe Serbisë, krijon parakushte për paragjykime ogurzeza dhe shestime irreale për rikthim të Serbisë në Kosovë ose aneksimin e veriut të saj, rrjedhimisht prodhon luftën e re shqiptaro-serbe. Pasojat kësaj radhe mund të jenë katastrofale për të dy palët.
Stabiliteti ekonomik dhe politik: Investimi vetëm në ruajtjen e stabilitetit, siç rezulton se ka vepruar BE-ja në Kosovë dhe Serbi, duke koketuar me diktatorë e kriminel, nuk është investimi i duhur për demokraci dhe prosperim. Konfliktet dhe tensionet mund të shkaktojnë jo vetëm humbje njerëzore dhe materiale, por gjithashtu ndikojnë në stabilitetin ekonomik dhe politik. Ballkani Perëndimor dhe Europa duhet të vazhdojnë të punojnë për të ndërtuar një mjedis të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik. Ky kurs nuk mund të ndiqet duke vazhdiar të trajtohet Serbia tutje si palë e përkdhelur.
Respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial: Ndërkombëtarisht, është thelbësore që të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve. Prandaj në procesin e dialogut tutje mes Kosovës dhe Serbisë në qendër të tij duhet të rikthehet sërish domosdoshmëria e njohjes së Kosoëvs nga ana e Serbisë. Ky është një leksion që Ballkani Perëndimor dhe Europa duhet ta mbajnë parasysh për të parandaluar konflikte të ngjashme dhe për të promovuar paqen.
Trajtimi korrekt i minoriteteve: Konfliktet mund të përkeqësohen dhe përhapen nga mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve. Serbia para së gjithash duhet të detyrohet t’i trajtojë minoritetet brenda kufijve të saj shtetëror, ngjashëm siç gëzon minoriteti serb të drejta në ish republikat Jugosllave tani sovrane, e me theks siç gëzon të drejta minoriteti serb në Kosovë. Vetëm kështu mund të parandalohen tensionet që Serbia I nxitë gjithandej në Ballkanin Perendimor.
Roli i organizatave ndërkombëtare: Ndërkohë që Ballkani Perëndimor përpiqet të integrohet në strukturat europiane, është e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare të kenë një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Për këtë objektiv këto organizata duhet të ushtrojnë trysni reale ndaj Serbisë.
Mësimet nga tranzicioni demokratik: Shumë vende në Ballkanin Perëndimor po përjetojnë procese tranzicioni drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Kosova prinë në këtë proces. Serbia ka promovuar një lloj autoritarizmi diktatorial që për model ka pikërisht Rusinë e Putinit. Keqpërdorimi i minoritetit rus në Ukrainë nga pala ruse, mund të shërbejnë si leksion i keq për Serbinë, respektivisht si alarm i lloit të vetë për BE-në, që ndërlidhet me sfidat dhe rreziqet që mund të paraqiten në këtë rrugëtim të rajonit drejt BE-së.

Nëse Serbia përmes enklavave serbe, sidomos asaj në veriun e Kosovës, pretendon ta krijojë një bazë politike, që nesër do t’i krijonte mundësitë reale për rikthimin e ushtrisë dhe aktiviteteve luftarake, atëherë duket se ajo nuk ka nxënë asgjë nga leksioni i Ukrainës.
Paragjykimi se rikthimi tek opsionet ushtarake, siç preferon një gjakprishur gjeneral me emrin Luka Kastratoviç, i cili madje preferon “operacionin special ushtarak”, shembëllim atij të Putinit në Donbas, sipas të cilit, është parakushti i vetëm që garanton rikthimin e Kosovës, respektivisht të veriut të saj kaq shumë të gjakuar, është iluzion i lloit të vet. Në fakt një hap I tillë do ët ishte aventura më e madhe politiko-ushtarake e Serbisë gjaët gjithë egzistencës së saj si shtet modern. Ndërkaq insistimi për “Anschllosin” e Republikës Serbska tok me penetrimin e thellë brenda Malit të Zi dhe aneksimin e veriut të Kosovës, qoftë edhe përmes një “Bliz Krieg”, me qëllim të krijimit të “Botës Serbe”, mund t’i kthehet në një kundërgoditje strategjike, që do ta shpjente tek rikthimi i Serbisë në Pashallëkun e Beogradit, respektivisht në shtratin e saj real.
Vuçiqi, ashtu si edhe Putini, gjykon se heqja dorë nga politikat ekspansioniste, do ta shpjente atë më shpejtë drejt rënies nga pushteti.
Lufta në Ukrainë ka imponuar konfigurim gjeopolitik edhe në Europën kontinentale e deri buzë Azisë; kjo është faza eksploruese. Ky rikonfigurim gjeopolitik Ballkanin Perendimor si ëtrësi e parasheh të pozicionuar qartë në arkitekturën e re të sigurisë perendimore, ndërkaq brenda BE-së padyshim që synon të imponojë një bosht të ri, procesin e kërkimit të modeleve të reja nga shtetet e pakënaqur me politikën e boshtit egzistues Paris-Berlin, duke krijuar kështu policentrizmin brenda vetë BE-së.
Të gjithë treguesit — ushtarakë, ekonomikë, diplomatikë — thonë se strategjia serbe për zgjerim me çdo çmim, sidomos në jugun e saj, është në shpërputhje me këtë rikonfigurim gjeopolitik, ndërkaq Vuçiqi dhe ekipi i tij në Kalimegdan, është e qartë, nuk mund ta kenë një fund politik të zakonshëm.
_____________________
John Scales Avery: https://www.eurasiareview.com/15082023-ukraine-and-the-danger-of-nuclear-war-oped/
2. https://www.youtube.com/watch?v=SZjCiIXQy38
3. Mario Stefanov: https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-mirovni-summit-je-potvrdio-da-ce-rat-trajati-jos-dugo/?utm_source=Onesignal&utm_campaign=Pushnotification
4. Mario Stefanov: https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-mirovni-summit-je-potvrdio-da-ce-rat-trajati-jos-dugo/?utm_source=Onesignal&utm_campaign=Pushnotification
5. Dr John Scales Avery: https://www.transcend.org/tms/2023/08/ukraine-and-the-danger-of-nuclear-war-2/
6. https://www.geopolitika.news/vijesti/kirby-o-rijecima-visokog-nato-ovog-duznosnika-o-ustupanju-ukrajinskih-teritorija-rusiji-kao-mogucem-putu-za-clanstvo-u-savezu/

Pesimist dhe të pashpresë!

0

Florim Zeqa

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët (para dhe pas përfundimit të luftës) shqiptarët e Kosovës vlerësoheshin (nga ndërkombëtarët) si populli më optimist në botë, sot është e kundërta, jemi kthyer në popullin më pesimist dhe të pashpresë në ballkanin perëndimorë.

Rënja e optimizmit produkt i klasës politike

Për çfarë optimizmi bëhet fjalë kur të rinjtë dhe të gjitha shtresat e popullsisë ia kthejnë shpinën atdheut të tyre dhe ikin drejt vendeve evro-perëndimore. Përderisa emigrimi masiv përgjatë viteve ’90 ishte i justifikueshëm shkaku i dhunës sistematike dhe represionit serb, fatkeqësisht emigrimet masive të viteve të fundit janë produkt i thyerjes së shpresave për jetë nga keq-qeverisjet e njëpasnjëshme të politikanëve shqiptarë.

Për dallim nga emigrimet e viteve të ’90-ta, të cilat ishin të ndikuara nga dhuna fizike dhe shkaqet socio-ekonomike, emigrimet e ditëve të sotme janë produkt i demotivimit për jetë në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Në mesin e atyre që po largohen nga Kosova nuk janë vetëm të rinjët që po e ndërprejnë shkollimin për t’u shndërruar në punëtorë krahu në shtetet perëndimore, por janë edhe shtresa intelektuale, janë mjekët specialist dhe infermierët, studentët dhe profesorët, policët dhe ushtarët, janë të gjithë ata që nuk janë të zanatit të politikës (hajnisë)!

Përqindja më e madhe e largimit nga Kosova është në vendet rurale, gjysmë urbane dhe më pak në ato urbane. Shkaqet janë të shumta dhe të shumllojshme, duke filluar mungesa e perspektivës zhvillimore, mungesa e sigurimeve shëndetësore, pagat e ulëta dhe pasiguria në vendet e punës në sektorin privat, degradimi i sistemit arsimor dhe atij shëndetësorë, degradimi i sistemit të drejtësisë (prokurorisë dhe gjyqësorit) kanë bërë që edhe njerëzit me nivelin më të lartë arsimor ta braktisin vendin.

Ikja e trurit kombëtar, e shtresës intelektuale është në përmasat më shqetësuese, do të thoja alarmante, pasi ky boshëllëk do të jetë me pasoja afatëgjata dhe vështirë i kompensueshëm për një kohë relativisht të gjatë.

Pse nuk largohen politikanët nga vendi?!

Përgjigja në këtë pyetje është fare e lehtë dhe e thjeshtë. Përderisa politika është kthyer në biznesin më profitabil në vend, partitë politike janë kthyer në korporata fitimprurëse për kastën e lartë politike dhe klientelat (sekserët) e tyre në Kosovë dhe Diasporë.

Se sa tërheqëse është bërë politika për njerëzit në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare në përgjithësi e dëshmojnë skandalet e përditshme korruptive të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe atyre publik, të cilët jo vetëm që e shkelin ligjin dhe dhunojnë Kushtetutën, abuzojnë me ligjin dhe zhvatin buxhetin e shtetit në të gjitha nivelet.

Politikanët sa më të lartë në hierarki mbetën të pandëshkuar nga drejtësia, por si gjithnjë ndëshkohen “peshqit e vegjël” të politikës apo sekserët e tyre, por asnjëherë të fortët e politikës.

Për këto 24 vjet nga paslufta dhe 15 vjet e gjysmë nga ri-shpallja e pavarësisë, edhe përkundër aferave të shumta korruptive dhe skandaleve të njëpanjëshme qeveritare nuk e kemi asnjë rast të vetëm ku është dënuar për korrupsion një zyrtarë i lartë shtetërorë apo liderë partiak!

Ky është një tregues për bashkërendim të krimit të organizimit dhe korrupsionit mes pushtetit dhe opozitës.

Kjo klasë kusarësh politikë vetëm “përlahen” para opinionit publik në Parlament dhe në studiot televizive, por në prapaskenë janë në bashkëdyzim dhe harmoni të plotë me njëra-tjetrën pushteti dhe opozita kur janë në pyetje tenderët, vjedhja e parasë publike dhe mitmarrja (ryshfeti) në bashkëqeverisjet komunale. Si pasojë e kësaj situate, popullata ndjehet e braktisur nga klasa aktuale politike, ku këta të fundit mendojnë dhe punojnë vetëm për xhepat e tyre.

Përveq papunësisë, varfërisë dhe mungesës së përspektivës zhvillimore, shqetësuese është bërë edhe mungesa e sigurisë. Rritja e akteve kriminale, përkatësisht e shtimit të vrasjeve në Kosovë e shpërfaqë mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe e motivon akoma më shumë largimin masiv të popullatës sëë mbetur nga vendi.

Martin Henze: “Republika e Kosovës përballë islamit politik/pakicave serbe”

2

𝗠𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗛𝗲𝗻𝘇𝗲 ,ekspert i çështjes politike dhe ekonomike në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ,Gjermani dhe BE: ❝𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥ë 𝐢𝐬𝐥𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 / 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞❞ –

Udhëheqja e Republikës së Kosovës duhet ta ketë të qartë se nëse Republika e Kosovës dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të ketë një ndarje të qartë kushtetuese ndërmjet shtetit dhe fesë. Islami politik përfaqëson pikëpamje të shekullit të 19-të, të papranueshme,ka shkruar 𝗛𝗲𝗻𝘇𝗲 .

Shqiptarët kanë qenë edhe përpara në histori përballë forcave retrograde të cilat kanë dashur ta kthejnë vendin e tyne në një t’kalueme të errët! Edhe n’kohën e Haxhi Qamilit janë kanë në një pozitë të tillë , kur zhvillohej luftë civile në mes forcave që dëshironin një vilajet islamik nën mbretrimin e Sulltanit,dhe atyre që dëshironin ta kthejnë vendin në mesin e kombeve të civilizueme e të pavaruna!

Këta neootomanët e rinj islamikë, përmes propagandës dhe ndikimit të tyre politik ,në kushte të sotme gjeo-politike nuk do të mund të realizojnë andrrën e Haxhi Qamilit,por për çdo ditë të veprimit të tyre po ia mundësojnë dhe lehtësojnë Serbisë, pretendimin e tyre për rikthim në Kosovë!

Përktheu: Xhelil Arifi

Poezia e parë shqiptare kushtuar Nënë Terezës, e poetit Jakup Ceraja

Nga Frank Shkreli 

POETI JAKUP CERAJA PËR NËNË TEREZËN 

  • Poezia e parë ndër shqiptarë kushtuar Nënë Terezës  

Sari bardheblu i Nënë Terezës, petku i Nënë Terezës dhe i Motrave Misionare të Dashurisë, është simbol i paqës, i bamirësisë, i thjeshtësisë në të gjithë botën. Kryqi, i qepur në shpatullën e majtë, simbolizon Jezusin në kryq si çelsi i zemrës së Misionareve të Dashurisë. Ngjyra e bardhë e sarit është simbol i së vërtetës dhe i pastërtisë, tre shiritat blu simbolizojnë tre kushtet e jetës rregulltare: varfërinë, bindjen dhe çiltërsinë e shërbimit të sinqertë, falas, për më të varfërit, kështu shpjegon faqja e internetit të Kongregatës së Motrave Misionare të Bamirësisë origjinën e veshjes rregulltare të Nënë Terezës dhe motrave të saja, thuhet në një njoftim të Radio Vatikanit, ndërsa thekson se ishte 17 gushti i vitit 1948 — 75-vjet më parë — kur Nënë Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardheblu me vijën e blu anash petkut të dallueshëm të njё jete tё re rregulltare, për të hyrë në botën e të varfërve. 

Arsyen se pse Nënë Tereza kishte zgjedhur të veshte pikërisht këtë uniformë,e shpjegon motra Gertrude e “Misionarëve të Bamirësisë” të urdhërit të nenë Terezës:  “Nëna jonë Tereze”, kujton motra Getrude – “zgjodhi veshjen e saj dhe të motrave të saj ngjyrat bardhë e blu, sepse ngjyra e bardhë është simbol i pastrisë dhe i së vërtetës, ndërsa tre shiritat blu, simbolizojnë tre kushtet, që bëjnë rregulltaret: kushtin e varfërisë, të pastrisë, të dëgjesës”.  Për më tepër, ka shspjeguar ajo, Nenë tereza e zgjodhi këtë veshje 75-vite më parë, për t’u ngjarë grave që fshinin rrugët e që mbanin sari të ngjashme dhe përshtatshme edhe për klimën dhe atmosferën e varfërisë në Kalkutë.  

Siç dihet tanimë, Shën Nënë Tereza është bërë një simbol universal, një figurë e dashur jo vetëm për besimtarët, por edhe për jobesimtarët dhe besimtarët e feve të ndryshme, anë e mbanë botës, sidomos në radhët e shqiptarëve, pa dallim feje a krahine. Është vështirë të thuhet numri i saktë, por dihet se për Nenë Terezën — fituesën e Çmimit Nobel dhe dekoratave të tjera ndërkombëtare, anë e mbanë botës — janë shkruar qindra libra, mijëra artikuj, filma dhe dokumentarë të llojllojshëm, në gjuhët kryesore të botës.  

Unë nuk isha në dijeni të ndonjë poezie kushtuar Nenë Terezës, as në nivel kombëtar as ndërkombëtar, megjithse mund të ketë të tilla poezi në gjuhë të ndryshme – por ndërkohë, rastësisht ndesha në një poezi të poetit, shkrimtarit dhe atdhetarit nga Kosova, të ndjerit Jakup Ceraja – Poeti i sfidave të përherëshme dhe i atdhedashurisë — botuar me 18 gusht të vitit 1984, në revistën Drita, organ i Ipeshkvisë së Kosovës, dedikuar Nënë Terezës. Siç duket, i emocionuar dhe i frymëzuar shumë nga jeta e murgeshës shqiptare, poeti Jakup Ceraja ka përpiluar vjershën, e rrallë edhe për nga subjekti, me titull, thjeshtë: Nënë Tereza. Po e sjell për lexuesin e interesuar në këtë 75-vjetor të 17 gushtit të vitit 1948 — kur Nënë Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardheblu – petkun identifikues të saj dhe të motrave të Urdhrit fetar, themeluar prej saj. 

 

Nga Jakup Ceraja 

Poezi

“Nënë Tereza” 

Është një kengë e re shqiptare 

që peshohet në një fjalë të madhe 

e kënga quhet Nënë me germa të mëdha, 

është një fjalë e vjetër shqiptare 

që peshohet vetëm me këngë të madhe 

e fjala quhet Nënë me germa të arta. 

Nënë Terezë, o bijë e këtij trolli dëshmorësh 

a matet largësia mes meje e Teje 

nga këtu e në Indi 

me kilometra e mile 

kur me dashurinë e zemrës sate 

thuret vargu im i ri 

e me hirësinë e asaj fytyre 

vargun vërtetë e bëj poezi 

për njeriun, jo vetëm me emër 

që beson në të vërtetën, 

e kush beson në të vërtetën 

beson në Dritë të patjetërsuashme 

beson në ardhmëri të amshuashme, 

ndaj dhe vargu për ty rrodhi vetë, 

ndaj dhe kënga për ty s’mban ofshamë. 

Ti Nëna jonë e madhe me dafinë në dorë, 

vërtetë s’ke pushtet me polici e ushtri, 

s’ke as banka me dollarë as arka me ar, 

por atë që ke Ti në të gjakut damarë, 

në gjuhën paqëtore e në sytë ngushëllues 

nuk e ka asnjë pushtet i botës moderne 

me ushtri e polici e teknollogji 

se forca jote ushqehet prej Hyut 

dhe i shërben njeriut që edhe buka i mungon. 

Nënë Terezë, o Gonxhe e këtij populli të lashtë, 

Ti motër me nënën time të ndjerë, 

e cila kurrë nuk vuajti nga fanatizmi 

pse e kuptoi me kohë ndasinë tragjike të njerëzve, 

kishte dashuri më shumë se qumësht në gjinj 

dhe me qumësht e dashuri më rriti mua 

e u bëra njeri, më parë se poet, 

-sa mirë, 

dashurisë së saj sot i dhe krah Ti – 

Ti që hyre e devotshme në çdo shtëpi!  —  

Nga Jakup Ceraja (18 gusht 1984)  

                     

Shën Nenë Tereza 

Poeti e shkrimtari Jakup Ceraja 

Në një tubim para disa viteve, me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 13-vjetorit të kalimit në amshim të poetit Jakup Ceraja kishin marrë pjesë edhe një numër personalitetetesh kulturore e politike të Kosovës, si veprimtarët e çeshtjes kombëtare,  Adem Demaçi dhe Dom Lush Gjergji, në përurimin e një pllake përkujtimore kushtuara poetit Jakup Cernaja në fshatin e tij të lindjes, Cerajë, të komunës së Mitrovicës, aty ku poeti ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij.  Dom Lushi, siç dihet është biografi zyrtar i jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës – me dhjetra libra e qindra artikuj – me atë rast, shpjegoi historinë e kësaj poezie të Jakup Cerajës, kushtuar Nënë Terezës.  Duke vlerësuar shumë punën, veprat dhe figurën e poetit Jakup Ceraja, veprimtari i çeshtjes kombëtare dhe kleriku i lartë i Kosovës, në atë tubim, ka shprehur respektin e madh që ai ruante për Jakup Cerajën. Duke thenë se vjersha e poetit Jakup Ceraja ishte e para poezi shkruar në Kosovë, kushtuar Nënë Terezës dhe shpjegoi pak histori në lidhje me këtë: “Dikur moti më erdhi një zarf nga Mitrovica dhe kur e hapa, vërejta një vjershë kushtuar Nënës Tereze, shkruar nga poeti Jakup Ceraja. Ishte poeti i parë këtu ndër ne në Kosovë që kishte shkruar një poezi për Nënën Tereze. Ai ka shkruar me përkushtim dhe në shkrimet e tija ka vetëm vlera të mirëfillta. Tani kur erdha për herë të parë këtu në fshatin e Jakupit, kuptova pse shkrimet dhe poezitë e tij ishin me aq domethënie e kuptim dhe kishin kaq shumë vlerë”, ka thënë, ndër të tjera, Dom Lush Gjegji, në lidhje me poezinë e parë ndër shqiptarë, kushtuar Nënë Terezës, të  poetit Jakup Ceraja nga Mitrovica e Dardanisë. 

Mirza Hasan Hajdinoviq, personalitet i shquar politik nga Sanxhaku

0

Edhe Mirza i përket plejadës së intelektualve të rinj e veprimtarëve të çështjes kombëtare në Sanxhak.
Mirza Hajdinoviq ka lindur më 2 korrik të vitit 1977 në Pazar të Ri. Ai shkolën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Pazar të Ri.
Në vitin 1997 filloj studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, por, për shkak të shpërthimit të luftës atje i ndërpreu studimet në shtator të vitit 1998. Në vitin 2000 i vazhdon studimet në fakultetin ekonomik në Sarajevë dhe atje qendroi deri në vitin 2004. Vitin e katërt të studimeve dhe temën e diplomës e ka mbrojtur në Fakultetin Ekonomik në Novi Sad të Vojvodinës. Në vitin 2021 mbronë temën e magjistraturës në Fakultetin filozofik në Nish , në departamentin e e Gazatarisë dhe komunikimit , ku për temë pati “Protestat politik dhe komunikimi jo i dhunshëm në kohën e rrjeteve sociale”, temë të cilën e mbrojti me sukses.
Në vitin 2005-2011 punoi në Telekomin e Serbisë – Telefonia mobile për Sanxhak”, përfaqesues i Kompanisë “Santel” , ku kreu detyrën e menaxhim – biznesit dhe shitjes mobile për tri vite më radhë.
Mirza Hajdinoviq u anëtaresua si shumë i ri në levizjen gjithëpopullore në Sanxhak, në Partinë e Aksionit Demokratik dhe qe shumë aktiv në të gjitha strukturat e saj. Shumë herë qe kandidat në listat zgjedhore , qoftë në zgjedhje lokale në Pazar të Ri apo në ato parlamentare për parlamentin Popullor serb.
Në dy palë zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e Këshillit Nacional Boshnjak, në atë të “Vetvendosjes” dhe “Bashkimi boshnjak” të cilin e ka mbeshtet PAD.
Sot Mirza është udhëheqes në Komisionin zgjedhor të PAD-SDA për Sanxhak dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Ka qenë këshilltar pranë klubit parlamentar të koalicionit PAD- SDA- PDD dhe këshilltar në klubin politik të PAD-SDA Sanxhakut dhe Shqiptarët e Luginës” të viteve 2016- 2023.
I punësuar në Këshillin Nacional Boshnjak në Pazar të Ri. Pos kësaj , ai është edhe Kryeredaktor në mediumin “Behar” i cili funksion në Pazar të Ri. Si rrjet i informimit në Sanxhak dhe informimit regjional , ku shikuesit e përcjellin përmes portalit dhe rrjeteve të internetit. Tani RTV “Behar”që emetohet në gjuhen bosane , merret kryesisht më historikun e Sanxhakut.
Mirza ka publikuar artikuj gazetaresk në portale vendore e nderkombëtare me tema për Sanxhakun , ku temë qendrore kanë Sanxhakun , të drejtat dhe liritë e minoriteteve. Ai ka shoqëruar Dr. Sulejman Uglaninin , kryetar i PAD-të në takimet zyrtare në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi. Mr. Mirza Hajdinoviq është shumë komunikues dhe njohës i mirë i politikës aktuale në Serbi dhe regjion. I njohur për qëndrimet e tij të shëndoisha dhe parimore në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e sidomos si njohes i çeshtjeve politike në Sanxhak, ai është i ftuar dhe pjesëmarres aktiv në shumë në shumë konfereca , tryeza të rrumbullakëta dhe tribuna të organizuara në vend dhe jasht vendit.
Është autor i shumë artikujve gazetares në portalet e internetit , ku temë qendrore gjithmonë ka të drejtat dhe lirë e njeriut dhe pakicat kombëtare si dhe çeshtjen e Sanxhakut.
Sherbehet mirë më gjuhën angleze.
Ai është i martuar më doktoreshen , specialiste e neurologjisë Hanadi Hajdinoviq dhe janë prind të tre fëmijëve, vajzës Aishës, djemve Muhamedit dhe Mehmetit.
Jeton dhe vepron në Pazar të Ri.

Dritan Goxhaj: Open letter from prison 313 to the Albanian Parlament

0

DRITAN GOXHAJ: OPEN LETTER FROM PRISON 313 TO THE ALBANIAN PARLIAMENT.

FOR KNOWLEDGE:

– THE COUNCIL OF EUROPE;

– EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS;

– UNITED NATIONS ORGANIZATION;

– AMNESTY INTERNATIONAL.

ALBANIA, KOSOVO AND THE LEGAL “COUP” OF THE STATE

The last arrestees and convicts of conscience in the Republic of Albania were in 1989. Since that year, Albania has tried to follow the European path, without arrestees or convicts of conscience. However, 30 years later, Albania is being forced to return 30 years later. Today, Albania and its legal system are being tried to be taken hostage by the ZPS (Office of the Special Prosecutor) of Kosovo and the Special Court of Kosovo. These two subjects, having taken hostage the fragile and young state of Kosovo, returning it to the time of Ranković, when Albanians were arrested, punished and killed just for freedom of speech, just for daring to openly express their opinions which , when they clashed with the murderous Rankovician policy of Serbia in Kosovo, they endangered the lives and existence of Albanians, they are trying even today to, in addition to the state of Kosovo and its Constitution, take hostage free speech and conscience in Kosovo through a coup d’état law in Kosovo. This prosecutor and the court have decided to arrest me on the pretext written in white on black on page 6 of the decision for my arrest in the point “Time and place of the commission of the (criminal) offense”: “The single judge has concluded that there is a suspicion of based on that Mr. Goxhaj, at least twice, deliberately revealed what he believed through a post on the Facebook page that bears his name, in the form of an opinion piece.” Let’s look at them in order to understand the criminal-Rankovician nature of this prosecution and court. This prosecutor and court request my arrest and extradition to the location of this court in The Hague on the charge of: 1. Intimidation of witnesses 2. Obstruction of justice Both of these accusations are part of the criminal offenses considered common in the legal system of Kosovo and, as such, they are not the subject matter competence of either this prosecution or this court. This prosecutor’s office, according to its official website

, writes: “The Specialized Prosecutor has the following powers: a) Interrogate victims, witnesses and suspects and record their statements b) To carry out investigations at the scene, to collect evidence c) Seek help from third countries, international organizations and other entities d) To undertake investigative measures And all this only within the framework of the law that authorizes the SPS to investigate and prosecute citizens of Kosovo and/or the Federal Republic of Yugoslavia or persons who have committed crimes against citizens of Kosovo related to the behaviors and actions mentioned in Dick Marty’s APE report. As it is clearly seen, the acts for which this prosecutor accuses me are absolutely not the competence of this prosecutor’s office nor of this court, but these subject eyes have given themselves the right to assume the powers of the prosecutor’s office and the court of jurisdiction general. And this is neither more nor less than a Criminal State Fist. Now, let’s come to the next part, where these two subjects justify their decision to arrest me. There they declare that I have revealed what I believe, in the form of an opinion article. And here we come to the Rankovician mentality that guides these two subjects. My arrest is made only for two essential reasons. The first, because I declare – I express what I believe and, the second, because I express what I believe and publish it as my opinion in the form of an article. Both of these single reasons with which these two subjects justify my arrest belong to criminal offenses of conscience, criminal offenses that have been removed from the Criminal Code in Albania for 30 years, while in the new Kosovo they do not even exist at all. These two subjects, in criminal cooperation with each other, in this case, have passed their unconstitutional decision for execution to the Ministry of Justice in Kosovo. This Ministry, aware of the unconstitutionality of this decision, has decided to execute it. At this moment, the legal seizure of the state and government of Kosovo by the ZPS and the Special Court has been carried out. In Albania and the Prosecutor’s Office of the First Instance, creates the impression of a “Chinese Revolution”-type attempt to take hostage not only the legal system in Albania, but also the entire state and society in our country. By forcing Albania to accept and execute this unconstitutional and criminal decision of these two entities, they not only manage to make a legal coup in Albania, but in this way they return Albania back to 1945 when Rankovician Serbia dictated to us Titist.

Ushtaraku Dritan Goxhaj
___
DRITAN GOXHAJ: OPEN LETTER FROM PRISON 313 TO THE ALBANIAN PARLIAMENT.
FOR KNOWLEDGE:
– THE COUNCIL OF EUROPE;
– EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS;
– UNITED NATIONS ORGANIZATION;
– AMNESTY INTERNATIONAL.
ALBANIA, KOSOVO AND THE LEGAL “COUP” OF THE STATE
Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit me ndërgjegje në Republikën e Shqipërisë ishin në vitin 1989. Që prej atij viti, Shqipëria është përpjekur të ndjekë rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar ndërgjegje. Megjithatë, 30 vjet më vonë, Shqipëria po detyrohet të kthehet 30 vjet më vonë. Sot Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohet të merret peng nga ZPS (Zyra e Prokurorit Special) të Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Këto dy subjekte, e kishin marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës, duke e kthyer në kohën e Rankoviqit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm pse guxonin të shprehnin hapur mendimet e tyre, kur përplaseshin me politikën vrastare Rankoviqiane të Serbisë në Kosovë, rrezikuan jetën dhe ekzistencën e shqiptarëve, po mundohen edhe sot që përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, përmes një grusht shteti të Kosovës, ta marrin peng fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë.
Kjo prokurori dhe gjykata kanë vendosur të më arrestojnë me pretekstin e shkruar në të bardhë në të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale)”:
“Gjyqtari i vetëm ka arritur në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar se z. Goxhaj, të paktën dy herë, qëllimisht ka zbuluar atë që ka besuar përmes një postimi në faqen e Facebook që mban emrin e tij, në formën e një opinioni. “T’i shikojmë në mënyrë që të kuptojmë natyrën kriminale-rankoviqiane të kësaj prokurorie dhe gjykate. Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin tim në vendndodhjen e kësaj gjykate në Hagë me akuzën e:
1. Intimidimi i dëshmitarëve
2. Pengimi i drejtësisë Të dyja këto akuza janë pjesë e veprave penale që konsiderohen të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe si të tilla nuk janë kompetencë lënde as e kësaj prokurorie e as e kësaj gjykate. Kjo prokurori, sipas faqes zyrtare @TAG, shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetencat e mëposhtme:
a) Merrni në pyetje viktimat, dëshmitarët dhe të dyshuarit dhe regjistroni deklaratat e tyre
b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë provat
c) Kërkoni ndihmë nga vendet e treta, organizatat ndërkombëtare dhe entitetet e tjera
d) Të ndërmarrin masa hetimore Dhe e gjithë kjo vetëm në kuadër të ligjit që autorizon SPS-in për hetimin dhe ndjekjen penale të qytetarëve të Kosovës dhe/ose Republikës Federative të Jugosllavisë ose personave që kanë kryer krime kundër qytetarëve të Kosovës lidhur me sjelljet dhe veprimet e përmendura në Raporti APE i Dick Marty.
Siç shihet qartë, aktet për të cilat ky prokuror më akuzon absolutisht nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këta syresh subjekti i kanë dhënë të drejtë vetes të marrin kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminel. Tani, le të vijmë në pjesën tjetër, ku këto dy subjekte justifikojnë vendimin e tyre për të më arrestuar. Aty deklarojnë se kam zbuluar atë që besoj, në formën e një artikulli opinioni. Dhe këtu vijmë te mentaliteti rankovician që i orienton këto dy lëndë. Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si mendim timin në formë artikulli. Të dyja këto arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim i përkasin veprave penale të ndërgjegjes, veprave penale që janë larguar nga Kodi Penal në Shqipëri prej 30 vitesh, ndërsa në Kosovën e re as që ekzistojnë fare. Këto dy subjekte, në bashkëpunim penal me njëra-tjetrën, në këtë rast, vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim e kanë kaluar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Kjo Ministri, në dijeni të antikushtetueshmërisë së këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë. Në këto momente është kryer kapja ligjore e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ZPS dhe Gjykata Speciale.
Në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë, krijon përshtypjen e një tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin ligjor në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë. Duke e detyruar Shqiperine te pranoje dhe ekzekutoje kete vendim antikushtetues dhe kriminal te ketyre dy subjekteve, ata jo vetem qe arriten te bejne grusht shteti ligjor ne Shqiperi, por ne kete menyre e kthejne Shqiperine ne vitin 1945 kur na diktoi Serbia Rankoviciane. Uroj vetëm që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë ta kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes, drejt së cilës po shtyn ZPS dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri të fjalës, opinionit dhe ndërgjegjes dhe të mos bjerë viktimë e mendësisë rankoviqo-titiste të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe të thotë “Jo! “marrja peng e shtetit shqiptar. Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.
DRITAN GOXHAJ
Burgu 313 Tiranë,
më 15/08/2023
BISEDË ME KUSHTETUTËN TIME
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton të gjithëve, edhe mua, lirinë e mendimit dhe të shprehjes, si një e drejtë universale. Dhe unë sot jam këtu para kësaj gjykate për të vetmen arsye se kam guxuar të mendoj dhe të shpreh atë që mendoj. Në aktakuzën ndaj meje nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale e Kosovës, në pjesën e titulluar “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës penale” thuhet shprehimisht “Z. Goxhaj zbuloi qëllimisht atë që besoi përmes një postimi në FB në formën e një opinion”. Siç e dëgjuat, kërkohet arrestimi im vetëm pse shpreha një mendim, pra, sepse ushtrova të drejtën time kushtetuese. Ndërsa, në të njëjtën pikë, më poshtë, shkruhet: “Në çdo kohë mund të zbulojë edhe të dhëna të tjera”. Pra ketu kerkohet qartesisht qe te me mbajne ne burg si mase parandaluese vetem sepse kane frike se mund te flas perseri. Këtu kemi të bëjmë me një mentalitet të bandave kriminale që ekzekutojnë ata njerëz që mendojnë se mund të flasin për veprimtarinë e tyre kriminale. Qartesisht po mbahem ne burg ne shkelje te ligjit ne shqiperi pasi ligji ne shqiperi nuk lejon burgim per lirine e fjales dhe as burgim per arsye se mund te flasesh perseri. Të dyja kanë të bëjnë vetëm me lirinë e fjalës. Pse kam folur dhe sepse mund të flas. Ne kete moment jemi rikthyer perseri ne kohen e regjimit monist kur njerezit burgoseshin sepse flisnin dhe sepse mund te thonin dicka ne te ardhmen. Edhe atëherë, ashtu si në rastin tim, ata që tentuan t’i fusnin në burg për arsye të lirisë së fjalës, akuzoheshin të njëjtat akuza si unë. Sot akuzohem për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë. Në kohën e sistemit monist, njerëz si unë akuzoheshin për:
1. Intimidimi i masave dhe popullit
2. Pengimi i pushtetit popullor
Edhe sot besoj se jam i burgosuri i parë i ndërgjegjes në Shqipërinë post moniste. Prandaj, kërkoj nga kjo gjykatë lirimin tim, pasi siç e shpjegova, po mbahem në burg në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.
Jam i mendimit se sot ju jo vetem qe keni ne dore lirine time, por keni ne dore dinjitetin e shtetit dhe sot mund te vendosni nese Shqiperia do vazhdoje te jete demokratike dhe europiane ku fjala e lire eshte baza e shoqerise, apo do ta kthesh që në vitin 1945.
Dritan Goxhaj
15/08/2023
Përktheu nga shqipja në anglisht:
LUAN BACI
19 GUSHT 2023

A e dini pse Qeveria Amerikane ka “Listë të Zezë”?

0

Isa Mulaj, shkrimtar, Istog

Në shumë pjesë të botës, madje edhe në Kosovë, ka teori konspirative se SHBA i mbështet qeveritë e korruptuara dhe grupet e ndryshme të krimit. Këtë është vështirë t’ua hiqni nga mendja një pjese jo të vogël të publikut, e aq më shumë bashkësive të ndryshme me indoktrinime të caktuara ideologjike. Kjo ndodhë për një numër të madh shkaqesh, në mes tjerash, për shkak të bashkveprimit ndërmjet agjencioneve qeveritare dhe ambasadave të SHBA-së me institucionet dhe popullsinë lokale. Kur këto të fundit dështojnë me reforma, qeverisje, zhyten në korrupsion dhe kriminalitet, atëherë një pjesë e zhgënjyer e publikut mendon se institucionet e qeverisë amerikane janë pjesërisht përgjegjëse pasi i kanë përkrahur ata të cilët u pasuruan jashtligjshëm duke u marrë edhe më krime dhe tradhti kundër vendit të tyre ose Kosovës. Duke e ditur këtë spirale, për ta mbrojtur integritetin e vet, qeveria e SHBA-së formon Listën e Zezë që ua ndalon institucioneve qeveritare të saj të bashkëpunojnë me shtete, institucione, grupe, dhe individë të ndryshëm që dyshohen se janë të përfshirë në korrupsion dhe krime. Kjo listë në shumicën e rasteve nuk parasheh ndërmarrjen e masave kundër qeverive dhe individëve të apostrofuar, por së pari ka të bëjë me mbrojtjen e integritetit të qeverisë amerikane për të mos bashkpunuar me grupe kriminale. Deri këtu, Lista e Zezë shihet nga popullsia lokale e Kosovës si e paefektshme sepse nuk ka ndonjë veprim prapa saj. “O le t’i shtin Amerika n’lista t’zeza e t’kuqe se kta hajna e kriminelë veç po fuqizohen ma shumë; çka po u duhet Amerika ktyne kur s’po ka kush me ia u ndalë plaçkën dhe tradhtinë? Le t’m’shtin mu Amerika n’çfardo liste veç t’boj kapital si Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramush Haradinaj e shumë tjerë, se sen s’po m’duhet Amerika”, është reagimi i shumë qytetarëve. Siç u tha më lartë, kjo ka të bëjë me interesin e qeverisë amerikane për të mos u përzier në grupet e krimit, ose së paku për t’u distancuar nga ato.

Në raste tjera, kur krimi i organizuar arrinë përmasa ndërshtetërore, siç është për shembull terrorizmi dhe rrjeti i madh i trafikimit të drogës, atëherë merren masa ndaj personave në Listën e Zezë jo vetëm nga qeveria amerikane por edhe nga Interpoli.

Vetëm tek shqiptarët që janë në Listë të Zezë i gjëni “pro-amerikanët” më të mëdhenj dhe “patriotët më të përkushtuar”, siç janë për shembull Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramush Haradinaj, etj. Ky i fundit nuk është në Listë të Zezë por është vëllai i tij dhe miku i tij i “shtëpisë” siç e quante vetë Ramushi, Millan Radojqiq (plus Zvonko Veselinoviq). Në shoqërinë e kësaj kompanie të Listës së Zezë, duke llogaritur edhe vëllain e tij, Ramushi del nëpër studio televizive e byrykatet si pro-amerikan. Po të njëjtën gjë e bënë edhe Sami Lushtaku. E tërë kjo nga frika se mos po u rrezikohet pasuria dhe plaçka nga Byroja Shtetërore e Kosovës për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtligjshme. Përderisa kjo nuk u rrezikohet, këta thonë: “Rrnoftë Amerika [që na e shtin emrin nëpër lista të zeza, të bojkafta, e çfare t’i teket].”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sami Lushtaku dhe Daut Haradinaj …

Emri në Listën e Zezë të qeverisë amerikane është bërë sinonim i patriotizmit folklorik dhe tradhtisë kombëtare nga vetë personat e përfshirë në të. Ramushi si “patriot” e jep Çakorrin dhe është në mundim, po që se vjen në pushtet, ta japë edhe veriun e Kosovës. Dauti thotë në Kuvendin e Kosovës se për patriotizëm personal u mban shkollë tanve. A është patriotizëm me ia dhanë Çakorrin shkive, dhe me bashkpunu me bandat kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kundër rendit kushtetues? A është patriotizëm bashkpunimi dhe koalicioni i AAK-së me LDK-në, pavarësisht se këto janë dy partitë që i kanë bërë shumicën e vrasjeve ndërmjet veti nëpër Dukagjin? Dauti më tutje mburrej në Kuvend se e ka detyruar TMK-në që ta organizoj ceremoninë e varrimit të ish-kryetarit Ibrahim Rugova, kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, etj. “Ku është Agim Çeku, komandanti, le t’folë? Çu Nurë, thuje çka ke thanë atë ditë!…Kam dhanë edhe vllazën, jepim prapë n’koft nevoja për këtë ven!” Njërin vëlla, të quajtur Enver Haradinaj, e ka dhënë për LDK-në pasi ata dyshohet se ia kanë vrarë, ose 9 muaj para se Dauti të mburret se e ka ba pykë Agim Çekun dhe Nuredin Lushtakun rreth organizimit të TMK-së për ceremoninë e varrimit të kryetarit të LDK-së. Dy vëllëzërit tjerë, Luani dhe Shkëlzeni janë vrarë gjatë luftës në përballje me forcat e Serbisë, që i bie sikur me ia pas vra LDK-ja, sepse Ramushi, siç e ka dëshmuar edhe Agim Bahtiri, i ka si miq shpije strukturat kriminale të Serbisë në veri të Kosovës. Patriotizëm se jo mahi! Kurse për Sami Lushtakun i cili thotë “Kush nuk e don Amerikën, s’e don as Zotin”, po e përmbyllim me këtë vlerësim:

“Nëse dikush apo shumëkush, jo që nuk e don por i imponohet urrejtja ndaj Amerikës, kjo vjen për shkakun tënd. Ti e don Amerikën në formë folklorike në përpjekje për t’ua mbyllur sytë dikujt ose atyre që janë të verbër, por Amerika konketisht ose në realitet e ka vlerësimin zyrtar publik për ty”, si vijon:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm