Kreu Blog Faqe 997

Kryeministri Kurti priti në takim Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, anëtarë të bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

0

Prishtinë, 23 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Shefi i Stafit, Luan Dalipi mirëpriti në kryeministri Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, anëtarë të bordit dhe anëtarë tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerkan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë  – Izrael, që u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Duke iu uruar mirëseardhje në vendin tonë, kryeministri Kurti, tha se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku sot përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit po shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë takim kryeministri Kurti, nënvizoi se tashmë po bëhen 33 vjet kur përfaqësuesit amerikanë, Bob Dole, Tom Lantos si dhe Joe DioGuardi, arritën në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje Kosovës, luftës saj çlirimtare dhe thirrjeve të popullit për liri, demokraci dhe republikë.

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, u shpreh se me ”Murin e Nderit” të inauguruar sot po ndërtohet një urë mes popullit hebre dhe popullit të Kosovës. Ndërkaq, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley duke dhënë mbështetjen për Kosovën, falënderoi kryeministrin dhe shtetin e Kosovës  që e bëri të munduar që ”Muri i Nderit” të bëhet realitet.

Me të pranishmit u bisedua edhe rreth gjendjes aktuale politike ku edhe i njoftoi më gjerësisht për situatën politike në vend dhe për progresin, arritjet dhe reformat gjatë qeverisjes së deritanishme, si dhe për mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Qeverinë dhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Forhåndsvisning av bilde

 

Kryeministri Kurti me rastin e inaugurimit të “Murit të nderit”: Do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i miqësisë së përjetshme të popujve tanë

0

Prishtinë, 23 gusht 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, ku të pranishëm ishin edhe Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorët Jeffrey Hovenier i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joern Rohde i Republikës Federale të Gjermanisë. 

Në ambientet e Parkut të Qytetit në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të këtij muri i cili nderon vetëmohimin dhe sakrificën e shqiptarëve në Kosovë që shpëtuan miqtë dhe fqinjët e tyre hebrenj nga e keqja e Holokaustit. 

“Falë punës së përbashkët të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, ne kemi nxjerrë në sipërfaqe këtë pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët të dy popujve tanë. Falë përpjekjeve të tyre, emrat e këtyre heronjve do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në këtë mur, në vend që të harrohen me kalimin e kohës”, u shpreh kryeministri. 

Njëkohësisht, ai cilësoi se “Muri i Nderit” jo vetëm që përkujton aktet heroike, por shërben edhe si monument i vlerave të përbashkëta dhe i miqësisë së qëndrueshme të popullit të Kosovës dhe popullit hebre në mbarë botën. Sipas tij e përbashkëta mes këtyre dy popujve qëndron në ndjenjën e privimit nga shtëpia, në kuptimin e plotë të fjalës. 

Forhåndsvisning av bilde

“Dhe për të dy popujt, ishte themelimi i një shteti – shteti i Izraelit dhe shteti i Kosovës – që më në fund u dha atyre ndjenjën e fortë të shtëpisë, nga e cila ata ishin privuar më parë”, shtoi kryeministri. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalën e tij, kryeministri e përmbylli duke kujtuar se ky “Mur i Nderit” i kushtohet jo vetëm historisë, por edhe pasardhësve. Bindshëm do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i miqësisë së përjetshme të popujve tanë – tani dhe për brezat që do të vijnë.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në gjuhën angleze: 

Dear mister, Joseph DioGuardi, President of the Albanian American Civic League,

Dear Shirley Cloyes DioGuardi, Executive Director, Albanian American Foundation,

Dear Professor, Rachel “Shelly” Levy-Drummer,

Dear mister, Avner Shalev,

Dear mister Lekë Rezniqi,

Honorable ambassadors, Jeffrey Hovenier, of the United States of America and Joern Rohde of Federal Republic of Germany,

Distinguished guest,

Ladies and gentleman,

It gives me great pleasure to participate in the dedication of this Wall of Honor. Similar to the Garden of the Righteous Among Nations at the great Holocaust memorial of “Yad Vashem”, this wall honors the selflessness and the sacrifice of Albanians in Kosova who rescued their Jewish friends and neighbors from the horrific evil of the Holocaust. 

Forhåndsvisning av bilde

The Wall honors outstanding individuals who showed great civic courage and empathy, at a time when the German Nazi occupation was attempting mercilessly to eradicate and erase everyone and everything that was Jewish in Kosova.

Forhåndsvisning av bilde

The Wall recognizes individuals by name. And that itself is something to be celebrated, as it was by no means inevitable. The heroic acts of these brave people had been lost to the world until the end of the war in Kosova. It is due to the joint work of the Kosova–Israel Friendship Association and the Albanian American Foundation, that we have unearthed this important piece of the shared history of our two peoples. Thanks to their efforts, the names of these heroes will remain forever etched in this wall, rather than forgotten with the passage of time.

Forhåndsvisning av bilde

And yet, the significance of this wall goes beyond the individuals it celebrates. The wall not only commemorates their acts, but also serves as a monument to the shared values and to the enduring friendship of the people of Kosova and Jewish people worldwide. 

Forhåndsvisning av bilde

The American philosopher Samuel Scheffler has written movingly about the great importance of having a home, both in space and in time. A home in space, he writes, “is not merely a place that we happen to occupy. It is also a place to which we normally have both a claim to return, and the capacity to return. It is a place where we feel that we belong, and where others treat us as belonging.… Those who have no home, have no place in the world”.

Forhåndsvisning av bilde

The Jews who fled Europe in the first half of the twentieth century, and the Albanians of Kosova throughout that century, knew what it meant to be deprived of a home, in the full meaning of that word. And for both peoples, it was the founding of a state — the state of Israel and the state of Kosova — which finally provided them with that robust sense of home, of which they had been previously deprived.  

Forhåndsvisning av bilde

The Wall of Honor that we dedicate today also demonstrates that the Jewish and the Albanian people share a home in a temporal sense. The continual remembrance of those who risked their lives to save their fellow human beings, is a tradition that commemorates a rare bright light in one of the darkest periods of human history. It is a tradition that celebrates the values we hold in common — friendship, hospitality, dignity, and humanity — and recognizes the people who stood up for these values, in defiance of those who sought to destroy them. 

Forhåndsvisning av bilde

Like any monument, this Wall of Honor is dedicated not only to history, but also to posterity. It will ensure that the heroes of the past are not forgotten to the future. It will provide us with a permanent memorial through which we can return — again and again — to that bright light in our shared history. And it will serve as a powerful symbol of the everlasting friendship of our peoples — now, and for generations to come. 

 Thank you.

Forhåndsvisning av bilde

Ditë të çakërdisura shqiptare IV

0
Shkruan: Murteza OSDAUTAJ
_____
(Mbi protestat, mbi Shmitin, për Shqiptarët orientalë dhe rrezikun nga ortodoksizmi i kamufluar grek)
1.
Kur shkruaj për besimin fetar, matem e çmatem disa herë. Nuk dua ta ofendoj apo ta lëndoj ndjenjën e bukur të besimit në zot të askujt, cilitdo besim që i takon ngase, në njëfarë dore, brenda meje, për shkak të historisë dhe mënyrës se si është zhvilluar dhe formësuar kombi shqiptar, gjithmonë jam ndjerë, të shprehem simbolikisht, në një lloj kutie në të cilën bashke dyzohen dhe kombinohen të dyja besimet e mëdha shqiptare dhe të gjitha variantet e nënvariantet e tyre. Mendoj se një pjesë e identitetit shqiptar ka të bëjë edhe me këtë pjesë të ekzistencës tonë. Për këtë, pra, për dallim nga të gjithë kombet tjera, në kulturën tonë është normale që një mysliman ta pagëzojë të birin a nipin me emrin e Migjenit, të Asdrenit të Çajupit, të Donikës, të Fan Nolit, të Argjirës etj., të gjithë këto figura eminente historike dhe legjendare të kombit por që i përkisnin besimit të krishterë, ortodoks apo katolik. Po kështu, mund të gjesh edhe një Naim, Ismail apo një Frashër që janë ortodoks nga jugu apo katolikë nga Malësia e Shkodrës. Po kështu është normale në kulturën tonë ta kemi një Arbër që është mysliman dhe një Arbër që është katolik, një Teutë ortodokse dhe një Teutë bektashi, një Gjergj që është suni dhe një Gjergj që është protestant, një Sarandë që jeton afër Xhamisë së madhe në Prishtinë dhe një Sarandë që jeton te Katedralja françeskane në Shkodër, një Skender që mund të jetë dervish apo një Skënder që është bërë murg ortodoks. Te shqiptarët është normale që një djalë katolik dhe një vajzë ortodokse ta kenë të njëjtin mbiemër me rrënjë myslimane, p.sh. Hajdaraj ose, është fare normale, që myslimanë të devotshëm dhe të krishterë fanatikë të mbajnë një mbiemër me rrënjë të krishtera, p.sh. Gjonaj apo Gjergji. Gjithashtu, jo më larg se 50-60 vjet më parë, në Kosovë mund të gjeje familje të mëdha shqiptare në të cilat gjysma e pjesëtarëve të familjes ishin të krishterë e gjysma tjetër të besimit islam ku njëri nga burrat e shtëpisë kishte emrin Hysen dhe tjetri Ndue. Këta njerëz jetonin në një shtëpi (kullë), gjallonin së bashku, i luteshin zotit në të njëjtën odë burrash, festonin së bashku Bajram e Pashkë, flinin në të njëjtat ambiente, lëvronin të njëjtën arë, këndonin të njëjtat këngë, dëgjonin të njëjtat rrëfime për Marash Palin dhe për Ali Pashë Gucinë dhe i rrinin përreth të njëjtit lahutar që, në mbrëmjet e gjata të dimrit, për orë të tëra, këndonte këngët kreshnike për Gjergj Elez Alinë dhe për Gjeto Basho Mujin.
Po kështu, në kohët kur ishim të vegjël, gjyshet tona, myslimane apo të krishtera, në mësonin se si besimi i secilit nga ne ishte i shenjtë dhe se si, besove në Muhametin apo në Krishtin, me rendësi ishte ta kishe zemrën e bardhë dhe të ishte shqiptar ngase, sipas tyre, të jesh shqiptar do të thoshte ta ‘ishe i paçë në shpirt e në trup’. Gjyshet tona na mësonin se xhamia dhe kisha ishin ‘shtëpi të zotit’ dhe na mësonin se kudo që i lutesh zotit, ai do ta pranojë lutjen tënde. Ato flisnin për të shenjtët dhe ‘njerëzit e mirë’ shqiptarë dhe kur sëmureshim, kur manifestonim frikë e ankthe apo për t’u bërë nxënës të mirë, na dërgonin ose te ‘varri i mirë’ në manastir, në ndonjë kishë ose te tyrbet e njohura që gjendeshin kudo në Kosovë.
Ishte.
2.
Gjërat nuk janë kaq ideale aktualisht. Instrumentalizimi i shqiptarëve është bërë një fenomen i vërejtshëm dhe i prekshëm në të dyja shtetet tona dhe në Maqedoninë e Veriut. Islami politik, si një politikë ekspansioniste që bazë ka ‘përhapjen e islamit në perëndim’(siç pat deklaruar një zv.ministër i qeverisë së Kosovës) dhe që, pas viteve 2000, u përhap në Kosovës përmes ‘shoqatave humanitare’ nga lindja, filloi të ndikojë në mënyrë ekstreme në mënyrën e praktikimit të besimit që e praktikonin besimtarët islamë shqiptarë me shekuj dhe filloi ta ndryshojë qëndrimin e paparë të shqiptarëve ndaj besimeve tjera dhe ndaj objekteve sakrale të secilit lloj. Kjo formë besimi, e importuar nga lindja dhe, sidomos, nga hoxhallarët e rinj të shkolluar nëpër shkollat islame të Arabisë Saudite dhe nga politikat neootomane të shtetit Turk përmes agjencive ‘humanitare’, e ka rrënuar, në tërësi vëllazërinë fetare shqiptare dhe ka ndikuar tepër negativisht edhe në aspektet identitare në lidhje me përkatësinë kombëtare. Duke u përqendruar te shtresat e varfra, duke iu ofruar pagesa dhe ‘ndihma humanitare’, kjo rrymë e islamit bëri që këto shtresa të popullsisë të diferencoheshin kulturalisht, vizuelisht dhe shpirtërisht nga pjesa tjetër e popullsisë duke krijuar averzion por edhe mbështetje tek shtresat tjera të cilat nuk ishin influencuar direkt nga këto ‘shkolla’. Deri para disa ditësh manifestimet e tilla politike dhe ‘kulturore’ zhvilloheshin brenda ‘xhamive’ dhe institucioneve ‘humanitare’ ndërsa që në shkolla, sidomos në shkollat turke private, ky lloj indoktrinimi zhvillohej në heshtje dhe pa ndonjë zhurmë të madhe.
Në të njëjtën mënyrë, por me mjete më të sofistikuara, veprojnë edhe agjentë grekë në Kishën autoqefale shqiptare e cila është uzurpuar edhe fizikisht, edhe ideologjikisht nga agjentë të agjencive antishqiptare greke të cilët duke ‘punuar’ si murgjër dhe priftërinj po ndikojnë në mënyrë të palejueshme në komunitetin ortodoks të shqiptarëve për asimilimin dhe vetëmohimin e përkatësisë së tyre shqiptare dhe duke bërë që trashëgimia patriotike dhe historike e këtij institucioni kombëtar të dobësohet apo të zhduket fare.
3.
Puna erdhi deri ty saqë për një performancë të paqëlluar që u mbajt në festivalin ndërkombëtar ‘Dokufest’ në Prizren, myslimanët e ‘devotshëm’, të prirë nga një ‘Hoxhë’ organizuan një protestë në të cilën, edhe njëherë, haptas dhe pa asnjë maskë u shfaq ‘vetëdija islame’ e ‘shqiptarëve’. U shfaq, fatkeqësisht, në një mënyrë të shëmtuar dhe përçoi te njerëzit kulturën e përgjithshme të kësaj mase dhe të kësaj shtrese të popullsisë. Protestuesit, ndër ta shumë fëmijë të moshës së mitur, mbanin pankarta dhe parulla që bënin thirrje për ruajtjen e moralit dhe të kulturës si dhe kundër drogave dhe shfaqjeve degjeneruese në shoqëri. Por kjo performancë e menduar mirë, që islami politik të paraqitej edhe haptas dhe me kërkesa sociale dhe politike, plasi si fluskë sapuni. Ata që flisnin para televizorit, edhe pse mbanin pankarta e parulla të shkruara shqip me kujdes, ose nuk dinin shqip fare, siç ishte rasti i dy a tre personave në protestë të cilët, të zënë ngushtë, u detyruan të deklarojnë se nuk dinin shqip dhe nuk e kuptonin përmbajtjen e pankartave që mbanin në duar, ose e flisnin shqipen me gabime fundamentale sintaksore dhe morfologjike siç ishte rasti i pjesës më të madhe të atyre që folën, ose nuk e kuptonin fare përmbajtjen e parullave që mbanin, siç deklaruan thuaja të gjithë fëmijët pjesëmarrës në protestë. Ajo masë njerëzish, me kulturën gjuhësore që shfaqen gjatë protestës, mund të ishin gjithçka por vetëm shqiptarë jo. Një shqiptar, së paku duhet ta flasë shqipen (qoftë edhe shqipen lokale dhe dialektore) pa gabime ngase elementi kryesor identifikues i shqiptarëve, tash e gjithmonë, është gjuha e tyre, kultura, zakonet dhe tradita. Hoxha i Prizrenit, duke dashur që ta paraqesë ‘fuqinë’ e ‘xhematit’ të tij shpërfaqi një pjesë të së vërtetës të cilën ne e fshehim dhe për të cilën nuk flasim, nivelin tejet të ulët kulturor të shtresave të gjëra të popullsisë dhe rrezikun që kjo shtresë e njerëzve të përdorët për ‘islamizimin’ kulturor dhe identifikues të qyteteve tona. “Hoxha’ ose agjenti politik i porositësve të vet u mundua ta paraqesë Prizrenin si çerdhe të islamit politik por, në të vërtetë, shpërfaqi edhe publikisht gjendjen e tmerrshme kulturore dhe identitare të popullatës së Prizrenit që veten e quan shqiptare dhe nivelin tejet të ulët arsimor, kulturor dhe kombëtarë të këtij ‘xhemati shqiptar’.
Studiuesi austriak, këto ditë, në një prezantim në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, i ndau shqiptarët në shqiptarë perëndimorë dhe në shqiptarë lindorë. Sipas tij, të tillë, pra shqiptarë ‘lindorë’ (orientalë), jemi ne shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në ish-Jugosllavi ngase kjo pjesë e shqiptarëve, përveç rrethanave të tjera politike dhe shioqërore, ka qene shumë e ndikuar nga islami politik dhe otomanizmi dhe, për këtë arsye, kanë mbetur në atë zonë kulturore të orientit..
Disa nga ne mund të jemi prekur dhe mund të jemi ndier të fyer nga konstatimet e shkencëtarit Shmit. Por, ta zëmë, të premten që shkoi, në kafenetë afër universitetit, në të vërtetë në oborr të universitetit, Shmiti mund të ketë shkuar dhe mund të ketë pritur kot për ta pirë një kafe ngase, në ato kafene nuk shërbehet kafeja në këtë kohë të ditës sepse ‘stafi i kafeneve e ka lënë punën për të shkuar në faljen e gjumasë’. Shmiti mund të ketë shkuar në shitoret aty afër dhe mund të ketë kërkuar birrë ose verë. Të njëjtit, shitësit mund t’i kenë thënë se meqenëse birra dhe vëra janë ‘haram’ , pra të ndaluara nga feja, nuk i mbajnë në shitore. Shmiti mund të ketë dalë rrugëve të Prishtinës dhe mund të ketë parë qindra gra e vajza të mbuluara të cilat këtë veshje e mbajnë për ta treguar veten se sa lindore dhe sa ‘arabe’ e ‘turke’ janë e në anën tjetër mund të mos kenë lexuar një libër te vetëm në jetën e tyre.
Shmiti mund të jetë takuar edhe në ndonjë ‘hoxhë me shkollë’ siç u takua autori i këtyre rreshtave para disa ditësh dhe ‘hoxha’ mund t’i ketë thënë broçkulla te tipit se si Krishti ka qenë mysliman ndërsa Muhameti, edhe pse e kishte pranuar Krishtin si profet, nuk mund të ketë qenë i krishterë, pra vijues i pikëpamjeve dhe besimeve të Krishtit i cili paska qenë mysliman ngase islami është mbi krishterimin dhe se islami nuk e pranon trininë e krishterë.
Shmiti mund ta ketë përcjellë gjykimin e ‘rrahësve’ të Valon Sylës dhe mund ta ketë kuptuar se sa i rrënjosur në mendësinë e disa ‘shqiptarëve’ është islami politik. Këta ‘rrahës’ nuk e pranonin gjykatën e vendit të tyre, nuk iu bindeshin urdhrave dhe rregullave të gjykatës së vendit të tyre dhe, për më tepër, konsideronin se e vetmja gjykatë që mund t’i gjykojë ata është ajo gjykatë që bazohet në ligjet islame të sheriatit.
Shmiti mund ta ketë parë Hoxhën Shefqet i cili e bëri ngjarje konvertimin e një serbi në islam të cilin, për shkak të kësaj, e quajti vëlla mysliman ndërsa për Nënën Tereze dhe për Skënderbeun deklaronte se kenë shkuar në ferr (xhehenem) ngase nuk kanë qenë myslimanë edhe për arsye se Skënderbeu, për më shumë, kishte luftuar me myslimanë dhe i kishte vrarë ata. Shmiti mund t’i ketë parë videot e qindra hoxhallarëve dhe islamikëve të tjerë të cilët bëjnë thirrje për shkatërrimin e trashëgimisë ‘joislame’ të shqiptarëve, të cilët pjesën jomyslimane të kombit të tyre e quajnë kaurë dhe të pafe dhe, të cilët, flamurin e tyre kombëtarë e quajnë leckë dhe poçavër.
Shmiti mund ta ketë parë e dëgjuar zv. Ministrin e qeverisë Kurti duke bërë thirrje për përhapjen e Islamit në perëndim dhe duke potencuar se këtë detyrë e kanë myslimanët ‘shqiptarë’ të cilët qenkan në cepin më verior të kufirit të islamit. Ai, Shmiti pra, këto ditë mund të jetë takuar me shumë kolegë të tij ‘shkencëtarë’ historianë e gjuhëtarë të cilët, të ekzaltuar nga përkatësia e tyre e re ‘Islame’, më shumë i kanë folur për kuluvallahun se sa për zbulimet ‘e tyre’ të reja historike dhe arkeologjike në Ulpianë apo për ndonjë dokument të ri të zbuluar në Vatikan apo në ndonjë arkiv tjetër të lashtë kudo në botë.
Tash kush më thotë se kjo pjesë e ‘shqiptarëve’ nuk ‘është një mbetje orientale dhe neootomane që po bën gjithçka për ta ndryshuar identitetin historik dhe kulturor shqiptar me ideologjinë primitive të shkretëtirave të Arabisë dhe orekseve neokolonialiste filoturke. Kush mund të më bindë së gjithë ky manifestim politik i islamit nuk po bëhet me qëllim që te shndërrojë Kosovën në një vend oriental dhe që, në fund të fundit, do të rezultonte me shkatërrimin e identitetit të saj shtetëror. Kam frikë se, duke i parë këto zhvillime anakronike, shqiptarët, që nga rilindja kombëtare, nuk kanë qenë në krizë më të madhe të identitetit dhe të shtet bërjes se sa janë tash.
Po vazhdojmë…
Shmiti mund të ketë shkuar në vendet perëndimore, p.sh. në Zvicër, në Gjermani, në Norvegji, në Austri etj. dhe mund të ketë parë se si shqiptarët, në vend se t’i përdorin mundësitë që ua afrojnë shtetet që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën shqipe, i dërgojnë ata në xhami apo punësojnë ‘emisarë fetarë’ të paguar kush e di nga cili shërbim antishqiptar për të mësuar fe. Shmiti mund të ketë qenë një ditë të mërkurë në disa kantone të Zvicrës kur ky shtet i lëshon shkollat publike në dispozicion të emigrantëve për ta mësuar gjuhën dhe kulturën e tyre të origjinës dhe mund të ketë qenë në ndonjë ditë të shtunë në ndonjë qytet të Norvegjisë ku po keqpërdoret në mënyrë kriminale mundësia që ofrojnë këto shtete për fëmijët emigrantë shqiptarë që ta mësojnë gjuhën e kulturën e tyre. Në këtë rast shqiptarët, sidomos nga Rrafshi i Kosovës, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut janë ata që, në mënyrë të palejueshme dhe masive, i privojnë fëmijët e tyre nga e drejta për ta mësuar gjuhën dhe për ta kultivuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre në favor të mësimit të fesë nga ndonjë ‘hoxhë’ arab apo pakistanez i paguar kush e di se nga cili shërbim antishqiptar në Arabi apo në Evropën lindore duke filluar nga Serbia e duke u ndalur diku në Rusi a Iran. Ky fenomen nuk mund të quhet ndryshe përveçse shkombëtarizim i qëllimtë dhe, nga shteti duhet të konsiderohet krim kundër njerëzimit dhe gjenocid kulturor.
Shmiti sigurisht që nuk ka folur për këtë aspekt të shkombëtarizimit që po përjeton pjesa ortodokse shqiptare, sidomos ortodoksët shqiptarë që jetojnë në Greqi ku i nënshtrohen një propagande mirë të organizuar antishqiptare të shtetit grek të ndihmuar shumë mirë dhe besnikërisht nga shqiptarë të shitur dhe të instaluar me qëllime afatgjata politike në Kishën autoqefale e cila, tash për tash, mund të jetë gjithçka por shqiptare jo asnjëherë. Një shtet normal, e Shqipëria fatkeqësisht nuk është i tillë, do të ndërmerrte çdo mase që ta mbronte një nga asetet kombëtare më të rëndësishme e që është Kisha e tij autoqefale kombëtare. Do të duhej që, me një akt shtetëror apo brenda një periudhe të shkurtër (p.sh. njëvjeçare), të dëboheshin të tërë agjentët grekë e serbë të instaluar në institucionet kishtare shqiptare si ‘murgjër’ apo ‘priftërinj’. Mendoj se aleanca antishqiptare ortodokse-islamike e krijuar dhe e rikrijuar nga armiqtë tanë lindorë duhet të ndërpritet sa më shpejt që të është e mundur dhe aq shpejt sa të mos bëhet vonë për gjithçka. Unë e di se dikush do ta raportojë këtë shkrim në fejsbuk dhe e di se fejsbuku do ta heq nga faqja ime me çka kufiohet mundësia për tu parë nga sa më shume njerëz por e di edhe faktin se islami politik dhe ortodoksizmi grek janë duke e rrezikuar në fondament identitetit shqiptar dhe, për këtë, masat shtetërore kundër këtyre dy formave të politikave shkombëtarizuese duhet të jenë të shpejta dhe efikase.
Për dëshirën e shumë njerëzve ‘besimtarë’, nuk po flas më për ‘shqiptarët lindore’ ose orientalë por po them se Shmiti s’kishte të drejtë sepse ne nuk jemi orientalë dhe lindorë.(sic)
4.
Edhe këto ditë, por më intensitet më të vogël vazhdon gajasja dhe përpjekja titanike e gazetarëve dhe analistëve për ta luftuar Kurtin. E kam thënë edhe njëherë se mediat janë shtyllë e pushtetit dhe detyrë e tyre kryesore është krijimi i opinioneve (koncepteve, pikëpoamjeve dhe mendësive) për të gjitha problemet që shqyrtohen dhe ndodhin në shoqëri. Në rastin konkret, as opozita dhe as mediat nuk po arrijnë ta krijojnë masën e mbështetësve të tyre. Ky fakt është i mjaftueshëm për t’i bërë të mendojnë se çka nuk po funksionon në tërë ketë veprimtarinë tyre plot inat antikurtiane. Më së shumti do të duhej të mendonte partia ime e vjetër, LDK-ja, e cila dikur ishte ajo që krijonte dhe mbante opinion, ide dhe ideologji për shtetin dhe pavarësinë e Kosovës e sot nuk mund t’ua ‘heqë asnjë bujashkë’ simpatizantëve të vet dhe askujt tjetër në opinionin kosovar në përkrahje të fushatës së saj antikurtiane. Lufta fanatike kundër Kurtit po bëhet një kurthë. Dalja nga kurthi i luftës kundër Kurtit dhe fillimi i rimëkëmbjes ideologjike dhe programore për një shoqëri të drejtë dhe për një shtet e komb shqiptar me orientime politike perëndimore dhe kulturë të lashtë oksidentale është shpëtimi i vetëm i LDK-së dhe i tërë popullit të Kosovës. Në rrugën që është duke e ndjekur LDK-ja, duke rënë në kurthin e fushatave të theshethemave dhe të propagandës së ulët kundër Kurtit dhe duke i mbyllur sytë ndaj paraqitjeve shkombëtarizuese të islamit dhe ortodoksizmit grek, do të rrezikojë që të futet në grupin a partive që mund ta kenë problem ‘pragun’ siç është aktualisht AAK-ja dhe siç ishin dje shumë parti që tashmë janë zhdukur nga skena politike. Shkatërrimi i LDK-së si parti kombëtare, konservative dhe perëndimore që kishte dhe ka platformë krijimin e një kombi garues me kombet tjera evropiane, do të ishte po aq e dëmshme sa janë të dëmshme lëvizjet që udhëhiqen nga islamistët politikë në Kosovë dhe ortodoksët grekofilë në Shqipëri.
5.
Dhe ndodh ajo që në cilindo vend do të ishte befasi. Për ta ‘mbrojtur’ idolin e tyre politik, një masë njerëzish organizojnë protestë në mbrojtje të Kurtit dhe kundër mediave e opozitës. Ata kryesisht ishin emigrantë nga diaspora dhe njerëz të cilët ishin lodhur nga politikat e dobëta të Kosovës në mbrojtje të shtetësisë dhe të sovranitetit shtetëror të saj. Ata nuk ishin të informuar mirë se sa fuqi ka opozita dhe mediat për ta përmbysur opinionin publik por, me idealizëm dhe nga pak edhe me naivitet i dolën ‘në krah’ Kurtit. Ata nuk e kishin kuptuar se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Kurti dhe se opozita e shkapërderdhur, pa njerëz të fortë me bagazh politik e kombëtar të pakontestueshëm dhe mediat me gazetarë dhe opoinionistë të pandershëm, të njëanshëm, të paguximshëm dhe të paaftë nuk mund ta rrezikojnë as për një milimetër pozitën politike të Kurtit.
Bile, në këtë rast, as zejtini dhe cilado ‘rezervë’ tjetër shtetërore nuk iu ndihmon dot.
Partitë opozitare dhe mediat duhet ta kuptojnë se pa një program konkurrent me atë të Kurtit, pa ndryshimin e imazhit mafioz që e kanë krijuar gjatë viteve të gjata në pushtet, pa dënimin publik të sjelljeve dhe vendimeve të dëmshme politike dhe akteve korruptive që i kanë kryer, vetëm sa mund të fundosën në baltën e pamundësive dhe rrëshqitjeve të tyre kronike politike.
Në anën tjetër derisa të gjithë merren me Kurtin, ‘dy rrahësit’ e Valon Sylës, e mohojnë sistemin ligjor dhe rregullimin kushtetues të vendit dhe dalin ‘pa therrë në këmbë’ nga procesi. Ata nuk janë ‘rrahës’ dhe delikuent të thjeshtë, as shpërndarës droge dhe as kriminelë ordinerë. Ata paraqesin një rrymë politike që po lulëzon fshehtas dhe ilegalisht në Kosovë, që po e sulmon rregullimin politik dhe rendin kushtetues të vendit, që po e rrezikon identitetin kombëtar e shtetëror dhe që po ngritet duke i frikësuar ata që kanë guxim që ta kundërshtojnë atë, haptas apo fshehtas. Të gjithë ne të tjerët merremi me prodhimin e sharjeve dhe me ‘zbulimin e aferave’ kundër Kurtit dhe klikës së tij. Për mua shteti dhe karakteri demokratik, sekular e perëndimor i tij është në rrezik ndërsa që askush nuk merret me këtë anë të problemit.
Tragjike!

Është për t’u habitur se sa me guxim shqiptari mbron frikën e tij

0

Nga Aurel Dasareti

Shqiptari është një njeri shumë frikacak për të luftuar dhe shumë i trashë për të vrapuar. 

“Nëse do të kisha vetëm zgjedhjen midis frikacakëve dhe dhunës, do të rekomandoja dhunën” – Mahatma Gandhi 

*** 

Gjendja shëndetësore e shumicës së shqiptarëve është e lidhur me frikën, depresionin, ankth dhe stres. 

Për të gjithë tiranët ka një justifikim: Nuk kanë faj që ata që i rrethojnë janë frikacakë. 

Çfarë do të thotë frikacak? Frikacak do të thotë “pa guxim”; paburrëri, poshtërsi.  

Paburrëria (të jesh frikacak) është një cilësi e vullnetit, e cila shfaqet duke shkuar shumë larg në shmangien e të gjitha rreziqeve dhe shqetësimeve. 

Ne shqiptarët jemi shpesh frikacakë në komunikimin me pushtuesit. Ne nuk guxojmë të themi atë që duam apo mendojmë dhe shmangim ngritjen e temave që vërtet kanë nevojë të regjistrohen dhe dëgjohen nga ata që na sundojnë.  

Por frikacaku (poshtërsia, paburrëria) ndëshkon veten.  

Pritjet për barazi me pushtuesin (apo regjimin monist) mund të rezultojnë të jenë rruga më e sigurt për në ferr nëse je frikacak dhe nuk guxon të veprosh. Nëse duam të arrijmë marrëdhënie dhe relacione të mira me ta, duhet të pranojmë dallimet e njëri-tjetrit dhe të guxojmë t’i tregojmë ato, dhe të japim pengesë.  

Shembull: Qeveria fashiste-naziste në FYROM ju detyron gabimisht në një ide të ndërtuar të “barazisë”. Kombin shqiptar që është autokton dhe jo ardhacak si ata, si dhe numerikisht më shumë se ata, e thërrasin pakicë apo e shajnë rëndë me termin: 20%. Shqiptarët, pra “njëzet-përqindëshi” nuk lejohen të flasin gjuhën e tyre amtare dhe dënohen me burgim të përjetshëm nëse mbajnë flamurin ilir-shqiptar disa mijë vjeçar, dhe nëse ata nuk tundin flamurin tjetër të rremë të shtetit, të vizatuar para disa vitesh – Maqedonisë. 

Më e keqja: Idiotësia e Shqipërisë, e vetmja nga fqinjët e pranoi FYROM-in si shtet pa e kushtëzuar fare për të drejtat e shqiptarëve atje, ndërkaq Serbia, Bullgaria dhe Greqia (me të drejtë) u mohojnë gjuhën, kombin, shtetin, flamurin dhe fenë e tyre. 

Që nga viti 1989, në vazhdimësi, kudo nëpër stadiume gjatë garave sportive, tifozët “maqedonas” (dhe serb), me miratimin e qeverisë së tyre dhe me simpati për “dhomat e gazit” dhe Holokaustin, lehin si qentë e zgjebosur duke kërkuar gjenocid ndaj nesh: 

“Vrite, digje, there shqiptarin, shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur!”  

Ndërkohë shqiptarët (sidomos, politikë-bërësit e tyre nuk reagojnë. Heshtin sepse janë frikacakë. Por edhe servil sahanlëpirës, të korruptuar, antikombëtarë, Analfabetë por me diploma false. Dhe hajdutë. Ndershmëria mund të dëmtojë, por bëhet një faktor pozitiv në planin afatgjatë. 

PS: Izraeli dhe OKB-ja duhet të informohen zyrtarisht për këtë çështje 34 vjeçare. Simpatia e zjarrtë e këtyre barbarëve për dhomat e gazit nënkupton Holokaustin. 

Holokaust-i është një term për gjenocidin e nazistëve ndaj hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në periudhën 1938-1945, më shumë se gjashtë milionë hebrenj u vranë, edhe atë në mënyrën më mizore. 

*** 

Burrat shqiptarë duhet të mësojnë të guxojnë të bëhen burra të vërtetë, të guxojnë të jenë të sinqertë, të guxojnë të thonë ashtu siç është. Ne kemi lindur të ndryshëm, por jemi gati të “vdesim” si të barabartë. Nuk është e rrezikshme të jesh i sinqertë, nëse nuk ke bërë asgjë të keqe.  

Shumica e burrave shqiptarë janë frikacakë. Nuk kam për qëllim të jem i vrazhdë, gjykues ose i pasjellshëm këtu, por fatkeqësisht është e vërtetë. Nuk është e rrezikshme të marrësh një pozicion të qartë. Gjëja me të vërtetë e frikshme është të bëhesh nxitës (motivues) i tifozëve pasiv të dhunuesit. 

Të famshmit (pushtuesit sllav-ortodoks) pengohen si domino pasi në mënyrë të dehur kanë shqiptuar sharje diskriminuese dhe raciste. Marrëzitë janë bërë një çështje e rrezikshme, si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë ligjor. Tani më në fund rrjeta e merimangës kap edhe spektatorët shqiptarë burracak e frikacak. 

Jo më. Në të njëjtën kohë, më në fund ka ardhur koha që spektatorët e skenës poshtëruese e tragjike, sidomos partitë politike shqipfolëse me BDI-në dhe “krye-heroin” e saj që akuzohet për tradhti kombëtare dhe krime ekonomike, që me dekada mbështesin qeveritë fashiste sllavo-“maqedone” – të përgjigjen për pasivitetin e tyre.  

Të vetëshpallurit “maqedon”, emër të cilin ua dhuroi shoku Tito në vitin 1944 vetëm që Bullgaria të mos pretendojë trashëgimi në Jugosllavi, nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë e vërtetë antike. Ardhacakët kanë filluar të shpërngulen në vendet tona nga Karpatet 2.000 vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh (Leka i Madh), shqiptar. Historinë e të cilit përpiqen ta falsifikojnë dhe përvetësojnë. 

Sepse është gjithmonë grupi i qetë rreth dhunuesit (mercenarët shqipfolës) ai që është motori i vërtetë që shtypja, fyerja dhe ngacmimi ndaj shqiptarëve etnik të pranohet dhe të lejohet të bëhet model. Mekanizmi është i njëjtë. Teknikat e dominimit janë efektive vetëm nëse pjesa tjetër e “paketës” pranon dhe e mbyll gojën. 

Dhe, tufa tenton ta bëjë këtë. Justifikimet janë të shumta dhe frikacake: “Nuk dua të futemi në konflikt”. “Ata mund t’i zgjidhin gjërat vetë.” “Nëse pohoj veten, unë vetë bëhem jopopullor.” Nëse keni frikë për sigurinë tuaj duke ndërhyrë, duhet të kontaktohet policia. Nuk ka justifikime të mira për të pranuar abuzimin. 

Ne jemi të mirë për shumë gjëra në tokën shqiptare, por problematizimi etik dhe moral nuk është gjëja kryesore, por për të penguar ndryshimet. Ne flasim shumë pak për faktin se gjithçka është një zgjedhje. Të mos bësh asgjë është gjithashtu një pozicion i qartë. Paburrëria (poshtërsia) madje ngatërrohet me aftësi të mira bashkëpunuese me armikun. Fakti që rrethimi i dhunuesit më në fund ballafaqohet me të qenit kalimtar është i bukur dhe me të vërtetë i përket kohës. Sepse kur shqiptarët pasiv të zgjohen dhe ndërmarrin veprime, atëherë shumica e padrejtësive, e fyerjeve, e shfrytëzimeve, e nënçmimeve, ngacmimeve, dhunimeve, burgosjeve politike dhe maltretimeve të rrezikshme nga ana e egërsirave kundër kombit tonë, do të zhduken. 

*** 

Ke guxim? Apo je thjesht një frikacak? Dua të flas për guximin, çfarë është guximi?  

Guximi është gatishmëria për të vepruar për të arritur një qëllim, edhe nëse kjo do të shkaktojë dëm për veten tuaj. 

Ka shumë spekulime rreth kësaj teme. Të kesh guxim kërkon të brendshme pohimi dhe vetëbesim. Duhet të jetë mjaft e rëndësishme që ju si qenie njerëzore ta përballoni luftën edhe nëse mund të jetë në dëmin tuaj. Sa prej nesh posedojnë guxim të mjaftueshëm? Guximi është një nga 4 virtytet kryesore së bashku me drejtësinë, maturinë dhe mençurinë. 

Është e panatyrshme që çdo qenie njerëzore të ekspozohet instinktivisht ndaj lëndimeve personale, fizike apo psikologjike, ju duhet të jeni mjaft të lartë në ndjeshmëri, d.m.th. të kujdeseni për të tjerët, në mënyrë që të shihni kuptimin pas një veprimit të guximshëm. Sa prej jush atje kanë guxim? Unë mendoj se shoqëria jonë shqiptare karakterizohet nga frikacakë. Ata nuk guxojnë të ndërhyjnë, kanë frikë. Jeni një prej tyre? Ata që bëjnë sikur nuk dëgjojnë apo shohin? Sepse është e frikshme të aktrosh? Apo jeni një nga ata që rrini të shikoni fëlliqësira pa ndërmarrë veprime? Në botën time, ti je bashkëpunëtor në çdo padrejtësi nëse e lë të kalojë në heshtje ose shikon dhe pajtohesh me padrejtësinë. Kush je ti? Kush dëshiron të jesh? Pse je kaq frikacak? 

Unë u mësoj fëmijëve të mi (2 djem dhe një vajzë, 12, 10 dhe 6 vjeçar) guximin, ashtu siç më mësuan prindërit dhe gjyshërit e mi. Unë i mësoj ata përmes veprimit. E dini që fëmijët trashëgojnë zakonet tuaja, vlerat dhe guximin tuaj për të vepruar? Ju jeni modeli i tyre. Nuk mund të thuash; “Do të bësh siç them unë dhe jo si bëj unë”. Nuk do të funksionojë kurrë në praktikë. Sepse ka një shije të keqe mosrespektimi dhe zihet nën pretendime të tilla. 

E di që po provokoj shumë njerëz tani dhe ky është qëllimi. E di që provokimi (në aspektin pozitiv, kur ia donë të mirën atij që e provokon) të çon në veprim dhe e di që dëshiron të provosh nëse je në të vërtetë aq frikacak sa them unë. 

Herën tjetër që qëndroni aty ose kaloni pranë dhe shihni diçka që nuk është në rregull, çfarë bëni? A keni guxim të mjaftueshëm? Apo je thjesht frikacak? Duhet të reagoni kur fqinji apo kalimtari kërcënohet nga kriminelët, kushdo qofshin ata. Nesër mund të jeni ju që kërcënoheni nga kriminelët. 

“Padrejtësia shpesh bëhet duke mos vepruar, jo vetëm duke vepruar” – Markus Aurelius, perandor romak, jetoi: 121 – 180.  

Të dhemb të ndryshosh, por ia vlen. Ti bën një ndryshim, je i fortë, ke besim te vetja dhe ke guxim. 

Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, asnjë ndeshje me kundërshtarin dashakeq që nuk mund ta përballoni, asnjë frikë që nuk mund ta largoni, pavarësisht se sa e pamundur mund të duket ndonjëherë. 

Vjen gjithmonë një moment kur ju duhet të veproni, pavarësisht frikës tuaj, dhe të hidheni në të panjohurën. Vetëm përmes veprimit jeta merr kuptim. 

Ju jeni magneti më i fuqishëm në univers! Ju keni një forcë magnetike që është më e fuqishme se çdo gjë në këtë botë, dhe kjo forcë magnetike e pabesueshme rrezaton në mendjen tuaj, e cila praktikisht të ndihmon të kontribuosh për Unitet Gjithëkombëtar. Të largojmë terrin. Të sjellim dritën. Të gjithë së bashku në Unitet. Tërhiqemi nga njëri-tjetri sepse motra dhe vëllezër jemi,  pa marrë parasysh se ku jetojmë apo jemi. 

*** 

PS: Për arsye të ndryshme i censuroj mendimet e mia. Janë shumë pak prej tyre që mund t’i lejoj vetes t’i shpreh publikisht. Shumica e mendimeve që kam, deri më tutje duhet të mbeten private.  

https://www.youtube.com/watch?v=ohRwVncT5JU 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

‘Dritani i UÇK’ dhe Fredi B…. paralele dhe paradokse

0

Dritani i UÇK’ dhe Fredi B…. paralele dhe paradokse

Nga Kristaq Xharo

Ky shkrim-opinion, pa marrë përsipër të jetë një analizë e detajuar,   ju referohet dy personave pa ndonjë lidhje direkt për të treguar paralele dhe paradokse, sesi një akuzë e rëndomtë (Fredi B) kthehet në një kauzë kombëtare (në vendin fqinj) dhe si një kauzë kombëtare (Dritani i UÇK) trajtohet  si një akuzë e rëndomtë (në vendin amë).

Dritani Goxhaj, tashmë i njohur edhe si ‘Dritani i UÇK’ dhe Fredi B. ndodhen të ndaluar, njëri me kërkesë të prokurorit special të Kosovës, në Hagë dhe tjetri për llogari të drejtësisë shqiptare. Janë dy persona që vijnë nga histori diametralisht të kundërta. Dritani sëbashku me atin, Dilaver G, të dy ushtarakë të lartë, ju bashkuan që në ditët e para luftës sëUÇK dhe njihen marëkombëtarisht si pjesëtarë, veteranë tëUÇK, që u përkushtuan me jetëpër kauzën kombëtare.Aktualisht, prej disa vitesh janë të angazhuar në media me shkrime, analiza dhe opinione veçanërisht për luftën e Kosovës.

Fredi B edhe ky shtetas shqiptar, i dëshiruar dhe njohur si minoritarë, me një të kaluar të dyshimtë u zgjodh si ‘simbol’ i përfaqësimit të opozitës në Himarë.Përshkrimin e Fredi B më qartë e afron Themis Dimitrakopoulos shkrimtar, politolog,grek ‘…anëtar i ekstremit M.A.B.H. (ne vitin 1995 arrestohet me arme pa leje ne kufirin greko-shqiptar, në vitin 1995, për 7 shtetasit shqiptarë me origjinë greke, njëri nga 7 ishte Fredi Beleri, i cili ishte arrestuar në tentativë për të futur në Shqipëri armë të rënda (nëntë automatikë kallashnikov, 2 pistoleta, bajoneta, wireless, uniforma kamuflazhi dhe kapuç) nga rojet kufitare GREKE në stacionin kufitar në Delvinaki, natën e 18 marsit 1995..’  e më tej ‘ …siç raporton gazetari i KATHIMERINIS, Stavros Tzimas në librin e tij “Mbi plejadën e nacionalizmit“, me një parathënie të Alexis Papahelas: “në atë kohë nuk kishte asnjë dyshim se të arrestuarit [në 1995] po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak. , që ishte kampi i Logos, pak larg nga kufiri…’.

Pra si  Dritani i UCK, edhe Fredi B janë njohës të mirë të përdorimit të armatimit, i pari sepse e ka profesion në FA dhe i dyti sepse e ka pasur instrument për kauzën e tij dhe mjaft i përfolur si pjesëtar në masakrën e Peshkëpisë, kundër Forcave të Armatosura,  me të vrarë e të plagosur. Paradoksalisht, sot ndodhen në një stad duke kërkuar pafajësi dhe lirim të menjëhershëm por për çështje të ndryshme.

Akuza dhe kauza. Paralele dhe paradokse.Sipas deklaratave zyrtare, të dy personat mbartin akuza penale dhe ndalohen në kushtet e ‘flagrancës’.Fredi B,për ‘blerje votash’ me prova të pakundërshtueshme,siç thotëshprehet organi i akuzës. Nga pamjet që u paraqitën,  ai ndalohet nënjë mjedis të errët, në grup dhe me dëshmitarë, gjithmonë sipas deklaratës zyrtare.  Përndryshe, Dritani iUÇK u akuzua dhe ndalua për llogari të prokurorit special të Kosovës, me vendndodhje në Hagë,  gjithashtu, në‘kushtet e  flagrancës’, sepse nëpërmjet medias kishte rrezikuar ‘dëshmitarët e mbuluar’ duke shprehur opinionin e tij për  seriozitetin e dëshmive të tyre nëHagë. Dy akuza që vijnë në kushte të ndryshme, në mjedise të ndryshme, për çështje mjaft të ndryshme. Paradoksalisht, Dritani i UÇK, prej kohësh pjesëtar i medias ndalohet për opinionin e tij. Një akuzë në kufijtë e absurdit.

Paradoksi dhe absurdi nuk qëndron vetëm në akuzë, por edhe nëlogjikë. Nëse Zyra Speciale mbështetet vetëm në ‘dëshmitarë të mbuluar’ dhenuk është në gjendje të ruajë sekretet e veta atëherë cila është e ardhmja e procesit të ngritur kundër UCK në Hagë. Për më tej, cila është përgjegjësia e Dritanit që nuk ka punuar asnjëherë në këtë zyrë, të shprehë opinionet e veta apo të ruaj ‘sekretet’ e saj?  Raporti i prokurorit nuk lidhet thjesht me Dritanin, por me median e lire. Paradoksi thellohet kur edhe organet e drejtësisë në tiranë nuk japin asnjë shpjegim për zbatimin ‘verbas’ të kërkesës së Hagës.  Në letrën e tij nga burgu Dritani i argumenton mjaft qartëkëto absurde.

Në kontekst logjik, por edhe më tepër,  shteti shqiptar edhe zyrtarisht, nëpërmjet institucioneve më të larta është shprehur se  gjykata e Kosovës atje në Hagë, me asnjëpjesëtar nga Kosova, ka humbur sensin e funksionimit. Themelet e saj u ngritën me frymëzimin dhe dredhitëe Serbisë dhe Rusisë, duke përdorur shpifjet e bodrumeve të Beogradit. Të vëna në gojën e  Karlës dhe të Dickut,  për ‘shtëpinë e verdhë’, ato nuk u provuan asnjëherë dhe si të tilla janë çmontuar me kohë. Sëbashku me themelet edhe personat, që  sillen si dëshmitarë kryesisht ‘të mbuluar’ për të provuar akuzat e ngritura, po bëhen tëpabesueshëm, qesharakë dhe objekt diskutimi jo vetëm në media. A duhet në këto kushte, minimalisht, edhe institucionet tona tëdrejtësisë të ndjekin e respektojnëqëndrimin zyrtar të shtetit, me detyrimin minimal të shpjegojnë vendimet e veprimet e tyre. Por, le tëqëndrojmë te zanafilla…

Kur akuza kthehet në kauzë…paralele.Nënjë linjë me Fredi B, pa respektuar normat  bazë,  u deklarua dhe po angazhohet shteti fqinj me gjithë kapacitetet e tij të fuqisë. Tashmë,  një akuzë të rëndomtë,  institucionet më të larta të vendit fqinjë e kthyen në kauzëme kërkesa  ultimative,  pa nguruar  të tërheqin në këtë lojëedhe vet  BE. Personalitet të larta greke, përfshirë deputetë,  vizitojnë Fredi B.   E gjithë media greke, u vendos në krahë të Fredi B, pa u bërë merak për të vërtetën. Një protestë e ‘modelit helen’ zhvillohet në Himarë dhe përfaqësues më të lartë nga vendi fqinj nuk frenohen të respektojnë sovranitetin e shtetit fqinj. Vizita e Fort Lumturisë së  Tij,  Janullatos e ‘hyjnizoi’ kauzën dhe frontin e Fredi B. Elementë të spektrit tëvetëquajtur opozitar,  të zënë në ‘kurth’ me apo pa dashje, ndoshta edhe thjesht për interesa elektorale nuk dëshirojnë  të shohin se çfarë fshihet pas kauzës tashmë të ngritur. Që në zanafillë kur zgjodhën si simbol të përfaqësimit të tyre një personazh kaq të përfolur dhe me deklarime aq të debatueshme. TashmëqëFredi B është kthyer në kauzë kombëtare e vendit fqinj, interesi elektoral është vetëm një mbulesë…

Për analogji akuza ndaj Dritanit tëUÇK, edhe pse individualisht, prek deri në detaje një kauzë kombëtare, jo thjesht për lirinë e shtypit për zërin e ngritur në mbrojtje të luftës së UCK. Çuditërisht në këtë kauzë, Dritani u la në hije nga të gjithë aktorët homologë, që renditëm për Fredi B. Vetëm pak vetë protestuan pranë ‘Kalit të Skëndërbeut’, duke shtuar edhe një numër fejbuksash,  që shprehën ‘fuqishëm’zemërimin e tyre  ‘on-line’. Media me organizatat e saj, që në raste të tjera nuk ngurojnë tëprotestojnë deri zyrat  më të largëta tëorganizatave ndërkombëtare, këtë radhë nuk u ndjenë të guximshëm të mbronin njëpjesëtarë të tyre, gazetarin analist Dritan G duke mos vlerësuar faktin që ai në pozicionin e një gazetari analist  shprehu një opinion në median e ‘lirë’. Faktori politik,  qënëçdo rast tjetër për përfitime elektorale do të buçiste në media, tashmë tregoi se çështjet e mëdha mund ti përdorin vetëm kur vlejnë për fushatat e tyre. Nuk pati ndonjë anëtar parlamenti të ngrejë zërin apo të takojë Dritanin. Duke u kujdesur për ‘harmoninë fetare’ nuk flitet për ndonjë klerikënë nivelin e Janullatos të përkujdesej edhe për çështjen ‘Dritan’… edhe pse ai nuk e ka këtë nevojë… Duhet pranuar që  Fredi B, tashmë e mbështetur nga shteti fqinj, media, kleri dhe eksponentë që e ngritën ‘simbol të përbashkët’ u ngrit në kauzë,  dhe  e eklipsoi Dritanin e UÇK dhe kauzën e tij (tonën).

Në përfundim. Dritani i UÇKiluftoi dhe i fitoi betejat e tij, si dje kur nuk kurseu as jetën në luftë edhe sot që vazhdon të mbrojë një kauzë të madhe.  Kjo betejëështë për njëçështje më të mëdha se liria e medias, ajo ështëkauzës e luftës së djeshme. Tashmë edhe beteja nëHagë po hyn në fillimin e fundit, përderisa e gjithë akuza kundër UÇKmbështetet në dëshmitarë të fshehur. Dritanittashmë i ka mbet edhe një betejë më e fundit,  tashmë si ‘i burgosur i ndërgjegjes’,  kur ai u ndalua,  sepse shprehu një opinion në media. Ai vazhdon të jetë në shërbim të kombit.J.F.Kenedi dikur pat thënë ‘ Mos pyet se çka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd… Tashmë ndryshe nga Dritani i UÇK, Fredi B po na jep edhe një mësim tjetër në  atë se ‘çfarë atdheu bën për ty’…

* Kristaq Xharo: Profesor për Çështjet e Sigurisë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në UET.

Shkolla Shqipe në Zvicër: Nxënës të dashur, duart tuaja që e bëjnë shqiponjën, kanë më tepër kuptim kur e njohim mirë edhe gjuhën shqipe!

0
Mirë se vini në Shkollën Shqipe në Zvicër!
“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.” Filip Shiroka
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, personat që praktikojnë artet marciale dhe teksti
Pas këtyre pushimeve, nxënësit në mbarë Zvicrën fillojnë me mësimin e gjuhës amtare për vitin e ri shkollor 2023/24 në “Shkollën Shqipe në Zvicër”.
Dyert e shkollave shqipe të kantonit të Zyrih-ut, St. Gallen-it, Arga-ut, Turgau-t, Bern-ës, Vale-së, Uri-it, Grabynden-it, Apenzell-it, Soloturn-it, Vod-it, Freiburg-ut, Luzern-it, Jura-s, Soloturn-it, Tesi-it, Luzern-it, Shvyz-it, Zug-ut, Bazeland-it, Shafhausen-it, etj, janë gati për orët mësimore në gjuhën shqipe.
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe persona duke studiuar
Jemi të bindur se ditët në atdhe kanë kaluar shumë shpejt, sa që shumica prej jush, bëjnë të njëjtën pyetje, të cilën shpesh ne të rriturit ia parashtrojmë vetes : “A thua ishim në vendlindje?”. Por, megjithatë jemi të bindur se tani keni më shumë forcë se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje.
Edhe sivjet ju presin shkronjat e shqipes, mësimet në fushën e letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Sa shumë keni për të mësuar sepse gjuha shqipe krahasohet me valët e detit. Ashtu si valët e detit që nuk përfundojnë edhe mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë. Prandaj, ju të gjithë duhet të përgatiteni që të “notoni” sa më mirë në valët e saj, sepse nuk ka më keq, se kur një fëmijë nuk e njeh gjuhën e nënës – gjuhën amtare.
Ju e ndjeni fare mire nganjëherë kur ju mungojnë fjalët dhe se si mundoheni të gjeni rrugëdalje me ndonjë fjalë tjetër për ta treguar kuptimin e
mendimit. Por, për të gjitha ka një zgjidhje. Prindërit tuaj e kanë për detyrë që t`iu sjellin në orët e gjuhës shqipe, kurse ne bashkë me ju të “notojmë” gjatë tërë vitit në dallgët e gjuhës shqipe, dallgë të cilat padyshim se do t`iu pëlqejnë shumë.
Sivjet “Shkolla Shqipe në Zvicër” jo vetëm që përfshinë mbarë shtetin helvetik – Zvicrën, por edhe synon dyfishimin e numrit të nxënësve, në të gjitha kantonet ku organizohen orët mësimore në gjuhën shqipe.
Mund të jetë një imazh i 10 persona, persona duke studiuar, libër dhe teksti
Ju rikujtojmë edhe pse ua kemi thënë vazhdimisht se gjuha e nënës është themel i identitetit kombëtar, ajo mbron flamurin, identitetin, atdheun. Nuk mjafton të thuash jam shqiptar, nëse nuk e di edhe gjuhën shqipe.
Nxënës të dashur, duart tuaja të bukura, që për mrekulli bëjnë shqiponjën, kanë më tepër kuptim kur e njohim mirë edhe gjuhën shqipe.
Shkolla Shqipe Zvicër po ju pret! Mirë se vini, nxënës të dashur!
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, persona duke studiuar dhe tabelë
“Shkolla Shqipe” – Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator

AKP tregohet poshtëruese, ua ndanë nga 2 mijë € punëtorëve të Rilindjes, ishte parashikuar 20 mijë!

0
Shifër poshtëruese dhe qesharake u është ndarë punëtorëve të gazetës “Rilindja” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Nga 20 mijë euro sa ishte paraparë të kompensoheshin, të njëjtit, kanë marrë nga 2000 deri në 3000 euro.

Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës Rilindja, ka konfirmuar për “Indeksonline” se punëtorët e mediumit që “dridhi ish-Jugosllavinë”, kanë marrë mjetet e para të stazhit të punës, 20 përqindëshi.

Sipas Bekollit, nga ky 20% mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë euro kompensim.

“Na kanë dëmtuar shumë. U dashtë të merren diku 20 mijë euro, tani i kemi marrë 2000 deri 3000.  113 nga gazeta “Rilindja” . Në këtë vlerë i kanë futur edhe punëtorët e Shitjes dhe të Shtypshkronjës duke e rritur shifrën në 700 edhe pse këto ndërmarrje janë privatizuar më herët .

Gazeta Rilindja, histori Kosove e nisur para 77 viteve - DRINI.us

Sidomos, ka vërejtje te punëtorët e  Shitjes që po flitet dyshohet se kanë futur njerëz që kanë qenë me kontrata afat shkurtra”, tha ai.

Më tej, Bekolli shtoi se karakteristikat tjetër është se Qeveria i ka derdhur 3.3 milionë euro për Rilindjen. Në vendim të AKP-së për shpërndarjen theksohen mbi 2.2 milion euro.

“1.8 milionë tani në fazën e parë  janë shpërnda.

Afro 70 ankesa janë në Gjykatë dhe shkaku kësaj ndalen 20% të mjeteve”, tha ai.

Më tej, drejtori i Rilindjes potencoi se kanë edhe një  problem me truallin 5.5 hektarë, që i ka kompleksi i Rilindjes.

“Kemi hulumtuar në atë drejtim, në Kadastrën e Prishtinës na kanë njoftuar se trualli është ndarë në 3 pjesë: Një pjesë ish-drithnikut, një komunës së Prishtinës dhe një pjesë Qeverisë.

Neve na intereson edhe 20% i truallit. Jemi të diskriminuar sepse më së më herët  është folur për  20 mijë euro” për një punëtor,  u shpreh ai. /Indeksonline/

Kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri i Greqisë, Mitsotakis për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

0

Athinë, 21 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte sonte pjesë e darkës me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën mori pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Aty u diskutua rreth invazionit dhe agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën, me ç’rast u theksua mbështetja e palëkundur ndaj pavarësisë, sovranitet dhe integritetit territorial të Ukrainës, teksa u kërkua përgjegjësi dhe ndëshkim për krimet e kryera gjatë luftës dhe mizoritë tjera mbi civilët.

Në këtë darkë që korrespondon edhe me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut nga ku ishte bërë e qartë perspektiva për anëtarësim të plotë të gjithë Ballkanit Perëndimor, u ritheksua mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe rruga përpara.

U diskutua edhe për çështjet rajonale. Në intervenimin e tij, Kryeministri Kurti theksoi se të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të i përmbahen dhe zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. E kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto. Minoritete do të ketë çdoherë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, theksoi Kryeministri.

Në fund të takimit u miratua edhe një deklaratë e përbashkët e cila bënë thirrje për ri-energjizimin dhe ri-fokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE; mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës; ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.

Kur historiani Oliver Schmitt me eufemizem poshtëron përsëri Shqiptarët në Konferencën e Prishtinës 

0

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë 

Seminari i 41 ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare nga dt.14-25 gusht në Prishtinë i organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës moren pjese edhe shume te huaj. Numri më i madh i tyre ka ardhur nga Polonia, Austria, Gjermania, Bullgaria, Danimarka, Spanja, Rumania, Serbia, Britania e Madhe dhe Greqia. Marrin pjesë edhe disa arbëreshë të Italisë.  

Përsëri Schmitt merr në dorë historinë e shqiptarëve duke qënë një sllavofil. Cfarë mund të dalë  për Shqipërinë e Kosovën nga një historian sllavofil? 

Që nga fjala historianit austriak Oliver Shmid me prezantimin etij “  Kosova dhe Shqipëria, dy rrugë të ndryshme të historisë shqiptare 2012-2023 “ në ligjëratën e tij, historiani Scmitt krahasoi zhvillimit politike, historike e sociale të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët ai quante si shqiptarë perëndimorë dhe ata të ish- Jugosllavisë (edhe Kosovës) shqiptarë lindorë (Oliver Schmitt: Kosova dhe Shqipëria, dy rrugë të ndryshme të historisë shqiptare – Dardania Press). Historiani Oliver Schmitt i lindur në Zvicër. Ka studiuar për bizantinistikë, neogrecistikë dhe histori të Evropës Lindore në Bazel (Zvicës), Vjenë (Austri), Berlin dhe Mynih (Gjermani). Dihet se deri më tani Schmitt ka botua një sërë monografish e punime shkencore për historinë shqiptare. Ndër veprat e tij me rëndësishme janë “Arbëria venedikase 1392-1479”, “Kosova – Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, “Skënderbeu – Aleksandri i ri nga Ballkani”, “Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit”, 

Sipas tij ai shkruan se: “..derisa shteti shqiptar ia doli të etablonte projektin e një nacionalizmi sekular, Jugosllavia, nën kontrollin serb, promovoi islamizmin dhe strukturat osmane. “Kjo bëhej me qëllim të parandalimit të lindjes së nacionalizmit sekular siç po ndodhte ndër shqiptarët perëndimorë”,  

Sipas tij përsëri thotë: “Me kufijtë e ravijëzuar përgjatë Drinit që më 1913, janë të përligjur së paku teknikisht termat “shqiptarë perëndimorë” dhe “shqiptarë lindorë”. Megjithëse prej 24 vjetësh, kufiri më tepër afron e bashkon sesa ndan, kjo përvojë e re solli edhe nevojën për ta rimenduar të kaluarën dhe gurët miliarë që shenjëzuan momentet kryesore të veçantive identitare“(Schmitt: Me osmanizëm e islamizëm kundër identitetit kombëtar shqiptar – KOHA.net). 

Ndërsa islamisti i moderuar Olsi Jazexhi kritikon Schmitt, në Facebookun e tij- me titull “Sulmi pervers kunder Oliver Shmidit dhe islamit nga media e Veton Surroit` `,- se prezantimi i Shmidit  tregoi  sesi ne Shqiperi dhe Kosove u zhvilluan dy identitete te kundërta shqiptare. Njeri qafir ne Shqiperine komuniste dhe tjetri musliman ne Jugosllavi.  

 Njihet historiani Shmitt  duke qënë pro-sllav  e etiketoi Skënderbeun si ` serb`, me opinionin e tij pervers në librin  e tij për Skënderbeun. Ky absurditet u kritikua që atëhere nga Profesor Kristo Frashëri i cili hodhi poshtë hipotezat e Shmitt se `… Miti i Skënderbeut ishte  krijesë të regjimit komunist`, dhe se ky argumentim  bie poshtë shkruante Prof. Kristo Frashëri,  sepse edhe  qarqet antikomuniste shqiptare dhe ndërkombëtare qofshin shqiptarë, qofshin të huaj, e përkujtuan me përkushtim më 1968 Skënderbeun si Hero kombëtar të shqiptarëve, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, njësoj siç e përkujtuan edhe historianët që jetonin në Shqipërinë komuniste. 

 Edhe në prezantimin e tij në këtë Konferencë të nderuar, Shcmitt u orvat të nënvlerësojë dhe të baltosë identitetin shqiptar nëpërmjet diskursit të tij duke thënë përafërsisht se shqiptarët e Kosovës janë lindorë kurse shqiptarët e Shqipërisë janë perëndimorë dhe se diktatura përdori nacionalizmin secular kurse Tito i Jugosllavosë  promovoi islamizmin dhe strukturat osmane në shqiptarët e Kosovës.  Apo sic shkroi z. Jazexhi se Schmitt i bëri shqiptarët e Shqipërisë `qafira` dhe shqiptarët e Kosovës msylimanë. 

Është e vërtetë së gjatë diktaturës PPSH u përpoq të krijonte `njeriun e ri ateist`,  kurse në Kosovë Tito për të hequr etninë shqiptare një popullatë në rritje në Jugosllave që kërkonte liri, përdori termin `kombësi myslimane`, por në të dy rastet Schmitt  politizoi karakterin e shqiptar në të dy anët e kufirit si: shqiptarë lindorë dhe perëndimorë, gjë që nuk është e vërtetë. 

 Nëse do të ishte e vërtetë, NATO dhe SHBA nuk do ta ndihmonin Kosovën të shkëputej nga Serbia në emër të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe të së drejtës që një popullsi e caktuar ka të drejtën e vetvendosjes, por e çliroi. 

 Dhe shqiptarët e Kosovës, nëse e ka vënë re Shmitt, kanë në Prishtinë dy buste një i Skënderbeut jo-serb, dhe bustin e ish Presidentit Clinton një udhëheqës i demokracive perëndimore; por ka edhe bulevard me ermin e ish Presidentit Klinton si dhe një rrugë me ermin e ish Presidentit Bush. Ku është në këtë rast tog-fjalëshi `shqiptarë lindorë`? 

I njëjti përkufizim mund të përdoret për Shqipërinë që Schmitt i quan shqiptarë perëndimorë, në një kohë kur për 45 vjet Shqipëria ishte nën një drejtim lindor komunist, por populli e hoqi këtë zgjedhë pas viteve `90 për tu drejtuar kah demokracitë perëndimore.   

Duke qënë një Konferencë profesionale është për të ardhur keq kur një historian pro-sllav deklaron kësi idesh aspak të vërteta, dhe kjo duhej kritikuar nga vetë Konferenca e cila po vazhdon.  

 Së fundmi mund të përmëndim Schmitt është anëtar i jashtëm i Akademisë së Kosovës, por asnjë historian apo `researcher` Kosovar nuk e ka kritikuar z. Scmitt për pasaktësitë e tij,  qoftë edhe për ta debatuar, por si zakonisht edhe kosovarët janë në fazën e `bërjes teslim` ndaj të huajve dhe çfarëdo që të thonë ata, madje edhe duke sharë e kritikuar shqiptarët- asnjë nuk reagon por dëgjojnë me gojë hapur sofizmat e të huajve.  

Kjo gjë ndodh edhe në profesorët shqiptarë të akademisë të cilët gjithashtu i marrin si të `shënjta` çdo fjalë të ndonjë të huaji që vjen e bën ndonjë prezantim në Shqipëri, duke mos e diskutuar apo edhe debatuar çdo gjë anti-shqiptare, por  dhe tek politikanë shqiptarë që e kanë mëndjen tek aktivitetet korruptive . 

Pavarësisht botimit të ri të katër volumeve të Historisë së Shqipërisë, ka ardhur koha që historianët shqiptarë dhe `researcher-at` shqiptarë sidomos ata të rinj, të hulumtojnë të vërtetat e fshehura dhe të harruara të cilat edhe akademitë fqinje i kanë deformuar apo dhe i kanë fshehur, por akoma, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, akademikët e mykur të të dy vëndeve ( sigurisht ka dhe ndonjë tek tuk akademik serioz) vazhdojnë me servilizmin e tyre të dëmtojnë Historinë e vërtetë të trojeve dhe popullit shqiptar por e lënë në dorë të Schmitt-ve.  

priftipirro2017@gmail.com

Deputetët nostalgjik të opozitës, vazal të njëmendt të oligarkëve të tyre

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
– Në qoftëse se ju intereson mendimi im, lëxoni mirë këtë shkrim.
Me moton – rroftë Dardania e lirë dhe e coptuar! E tradhëtuar deri në lëkurë e vjedhur dhe e përcëlluar! Fallanga opozitare dhe tradhëtia e hyjnive, si zakonisht, është e rëndë. Dardania vuan nga opozita edhe nga fallanga e analistëve. Pjesa e parë përkon me të vërtetën:
“Ushtria fallange opozitare nuk e ka vështirësi nisjeje për ta mbrojtur Zajednicën në Mitrovicë”.
Një nga shenjat e dukshme të kalbjes së pushtetit të vjetër ishte rënia e ngadaltë e nivelit të përgjithshëm gjyqësor e kulturor. Me fjalën “gjyqsorë” nuk kuptojmë atë që e quajmë sot drejtësinë në përgjithësi, i cili, përkundrazi, mund të shihet si armiqësor ndaj rritjes korrupsionit jetësor. Në thelb kishin karaktere shumë të ngjashme me njëra tjetrën. Ky ishte pushteti i falangistëve, i këtyre kryekorruptuarve që për të mbledhur vota e mbajtur pushtetin kanë ushqyer me gji sojin e opozitarëve e shumë të tjerëve analistësh në gjithë Dardaninë. Dhe paturpësisht, ndërkohë që Dardaninë përpakë sa nuk e ka marrë lumi dhe krimi e kishte vënë përfundi, oligarkët e korrupsionit bredhin me kollare nëpër tokat shqiptare e ju thotë mendja se do të bëjnë politik demokratike me një dallgë shpifjesh.
Të gjithë politikanët e paarsyeshëm opozitar nuk hoqën dorë dhe nuk treguan më interes për politikën dhe shtetin, ku qëndron kuptimi për atdheut. Dhe ç’është korrupsioni i tyre veçse këta njerëz që u presin rrugën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijën shqiptare? Dhe ne i quajmë politikan opozitar!? Në mendjet e tyre s’ka asgjë tjetër, përveç plerave dhe mjegullës acide. Në saj të këtij kuptimi, gjithnjë arrihet të zbulosh se çfarë dëmi i shkatonë fallanga opozitare ndjenjës kombëtare.
Pse jemi në këtë gjëndje? Merren me lodra fjalësh dhe i përmendin si shpesh këto në parlament e në media për futjen e gënjeshtrave dhe prodhim shpifjesh të mëdha. Dinë të duken e të përfshirë nga euforia nuk mendojnë më gjatë. Opozita shpesh herë ngutet dhe për mendimin tim, gjerat i bëjne për të dukur, për tu dukur, i bëjnë për televizion dhe për gazetat serbe. Të tjera nëpërka analistësh injektonin helmin në zemrat e shqiptarëve. Këto tipare përfaqësonin vetëm natyrën dredharake për të për çarmatosur çdo llojë kundërshtimi që drejtohej ndaj fallangës dhe mediave të tyre.
Mundë të shkruaj, flas e të ulëras përpara një turme; askush nuk do të merrte vesh. Kuptoni se ç’dua të them? Unë jamë vetëm një gjakovar, si të gjithe gjakovarët e tjerë, të cilët janë kundra të gjithë atyre që nuk mund të gëzojnë më mandatin që e kanë përligjur besimin dhe vullnetin e popullit. Lëvizja jonë kombëtare sot gjendet para alternativës historike ose shpallja e moratoriumit të përgjithshëm të partive opozitare…
Pozita është shumicë, opozita është një… dhe midis tyre një mendje e ndarë, një mendje e dyzuar për pasuri e luksë. Opozita i ngjetë një peme të madhe, një lis të moçëm: trungu është një, kurse hajdutët ndahen, degëzohen në disa degë kryesore, nga të cilat dalin një mijë hajdutë nga një degë. Edhe sa fantazma, hajdutë e të tjera qënie si këto? Besoj se qeveria dhe brezi ynë i tanishëm do ta përballonte jo me lehtësi këtë rrezik të udhëhiqej si duhet, pasi ky brez dhe qeveria ka kalur nëpër eksperienca të cilat kanë lënë plagë të rënda në ekonomi, kulturë dhe në mbrojtjen e territoreve dardane. Prandaj dhe autoritetet lëvizin shumë ngadal dhe nuk duan të ndërmarrin hapa ligjor kundër politikanë banditë nga “frika” e armiqësimit me të ashtuquajturit e falalngës opozitare.
Opozita aktuale e kosovalive deshironë të dominojnë në tërë Dardanin mesë nostallgjikëve të saj. Unë i quajë mbetjet e atyre pushtetarëve të korruptuar që i kanë lënë këtu në parlamentë, me gjithë emrin dhe pamjen e tyre aspak tërheqëse, fshehin “thesare” shpifjesh të mëdha brenfa shpirtit të tyre.
Që i kanë lanë këtu që të rikëthejnë pushtimin ekonomik, kulturorë e ideologjikë përmes korrupsionit politik. Krimi ekonomik është elementi më i rrezikshëm dhe më shkatërrues për kombit shqiptar. Shqiptarët harresen e kanë si defektë gjenetik dhe në momentin që harrojnë te kombi dardanë do të favorizohet një element i krimit politik apo i korrupsionit dhe ne si shtet kemi marrë fund. Një subjektë politik me koncepte të Prontos e të Panit ose mme nostallgjikët e korrupsionit të cilin e promovojnë çdo dit këtu në kancelarite e tyre dhe në parlamentë.
Opozita e ka pranuar dhe sllogani i tyre ka qenë dhe është, nëse je mirë dhe i drejtë do të votoni për ne. Nuk dua të përmendë emra dhe nuk ja vlenë më! Ne jemi në një farë forme e keqja e vetvetes. Deputetët opozitar nostallgjikë vazhdojnë të jenë vazal apsulut ideologjive të oligarkëve të tyre në shtrirjen e korrupsionit politik veçanarishtë te shqiptarët kudo që janë. Këtu luhej nëpërmjetë një politike të flliqur që të arrihet qëllimi i mbisundimit të oligarkëve të korruptuar ose më mirë të zullumçarëve nga Drenica, Gllogjani, Malisheva e Prapashtica e Gjakova etj… Që mendojnë të rrëzojnë qeverinë.
E kuptoni ju sa miljona euro janë derdhur e plaçkitur këtu në shtetin tonë duke ndërtuar një jetë luksi, villa, vetura, kulla e shtëpi luksoze etj. Bajnë orgji e hanë si mbretër, ku një komb rron si lypsarë!… Një vendë sikur që s’ka Ligje dhe norma. Prandaj, unë besoj që gjërat kanë dal në sipërfaqe – (SHBA-ës) lejuan 20 vjet avanturat banditeske, është momenti i qeverisë së re që të ndahet nga e kaluara korruptive dhe të konfiskohen të gjitha pasurit e paligjshme tek çdo ish minister, ish kryeminister, ish president e deputet etj…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti