Kreu Blog Faqe 996

Paçin shpërblimin e Perëndisë ata martirë të komunizmit e familjet e tyre që duruan robërinë!

Nga: Ervina Toptani, studiuese, Tiranë
____
Duke përgatitur një temë historike-politike për Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore.
____
Paçin shpërblimin e Perëndisë ata martirë të komunizmit e familjet e tyre që duruan robërinë!
… Mehdi Frashëri, në fjalën e tij të 28 nëntorit 1943 tha: “Sot për sot me pikëllim të zemrës konstatojmë vëllavrasje midis bashkatdhetarëve me shtytjen e të huejve. Në vend të lirisë, komplote të fshehta, vrasje prapa krahëve, përçarje në gji të familjes, tinzari midis prindëve e fëmijëve, shpifje e rrena të shpallura botërisht… Me gjithë vështirësitë e luftës, çdo komb përpiqet të organizohet nga çdo pikëpamje, kurse tek ne parti të fshehura predikojnë anarkinë. Lufta mund të zgjatet akoma për shumë kohë. Unë e shokët e mi, duke mbajtur parasysh këtë tablo tragjike të kombit tonë vendosëm pa prapamendim që të marrim përsipër barrën e rëndë të kombit shqiptar e t’i tregojmë këtij rrugën e drejtë. Të gjithë të përpiqemi me i dhanë fund kësaj anarshie e të gjithë të bërtasim Rroftë Besa e Bashkimi! Rroftë liria! Rroftë dashuria! Rroftë Shqipnia e lirë dhe e lumtun sa të jetë rrozullimi”.
Ndërsa në mesazhin e drejtuar popullit për Vitin e Ri 1944, ndër të tjera M. Frashëri shprehej: “Ne Shqipërinë e gjetëm në këtë situatë dhe morëm detyrën për të shpëtar popullin nga kuçedra e pamëshirshme e komunizmit… Sot po ju drejtohem për t`ju treguar se ku ju çon kriminaliteti i duarve të huaja…”.
Patër Anton Harapi do të thoshte: “Ma merr mendja se nuk ka zog shqiptari që të mendojë se unë e mora këtë barrë për kolltuk, për interes a intrigë… manija e Shqipnisë, po, ajo më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, a me hjekun dorë prej çështjes kombtare… Na i kemi vu vehtes një mision: të përpiqemi me të gjitha fuqitë për t’a pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar…”.
Interesant është në këtë çeshtje edhe mendimi i Faik Konicës, i cili pasi kundërshtoi ashpër e publikisht pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939, kur u pa se mundësia e suksesit italian ndaj Greqisë mund të sillte edhe përfitime për vendin e tij u shpreh: “Nuk dihet se si do të vejë fati i kësaj lufte, por shpresojmë që të përmblidhen të gjithë shqiptarët në një shtet me bazë etnologjike. Vendet në Greqi e Jugosllavi ku shumica e popullit flet shqip ose vjen prej gjak shqiptari duhet t’i jepen Shqipërisë”.
Ata burra nuk e dinin ende në atë kohë se Shqipëria ishte lënë politikisht nën influencën e komunizmit sllav, prandaj bënë gjithë sa ishte e mundur për të ndaluar atë të vinte në pushtet, duke kërkuar që Shqipëria të mos ndërronte kursin e saj historik, pra orientimin e saj natyral perëndimor, në një kohë kur partia komuniste po e çonte gjithnjë e më tepër drejt Beogradit e Moskës. Interesi britanik i kohës ishte tepër i orientuar drejt Athinës e Beogradit në Ballkan e, më strategjikisht, drejt Moskës, për të shkatërruar armiqtë e tyre gjermanë sa më parë.
Gjatë L.II.B., nëse do t’i referohemi edhe autorëve anglezë, si ish-ushtarakët e SOE që punuan në Shqipëri, (SOE Special Operations Executive, organizatë ushtarake spiunazhi angleze gjatë luftës së dytë botërore e cila operonte në vendet e pushtuara nga forcat e boshtit. Ajo filloi të interesohej për Shqipërinë nga viti 1940 nëpërmjet ushtarakëve të saj në Beograd, pjesë i të cilëve ka qenë Julian Amery që kontaktoi fillimisht vëllezërit Kreziu) rezulton edhe që segmente të kësaj organizate angleze aq të rëndësishme në Luftën II Botërore, ishin në shërbim të mbështetjes së komunizmit. Ndërsa formacioneve partizane të Hoxhës i jepeshin ndihma të çfarëdo lloji, si në materiale luftarake e me specialistë ushtarakë britanikë, nacionalistëve ajo u mohohej, me përjashtim të rastit nëse ata viheshin në shërbim të komunistëve nën komandën e Hoxhës, pra automatikisht të jugosllavëve. Kështu ndihma angleze rezultoi jashtëzakonisht e rëndësishme në marrjen dhe instalimin e pushtetit të partisë komuniste në Tiranë.
Ana më ironike e këtyre vlerësimeve është se nëse këta shqiptarë që bashkëpunuan me italo – gjermanët, për një Shqipëri të bashkuar etnike u quajtën “tradhtarë”, atëherë si do të duhet të quhen shqiptarë të tjerë që më pas bashkëpunuan me serbët, kundër bashkimit të trojeve historike e etnike të shqiptarëve me trungun amë?
… Se çfarë kuptimi kishte ardhja e qeverisë së re komuniste të Frontit Nacionalçlirimtar, emër pas të cilit ata u fshehën me efikasitet që në ditët e parë të luftës, e tregon më së miri At Zef Pllumi, kur përshkruan hyrjen e brigadave partizane në qytetin verior nga 29 nëntor 1944 si turma njerëzish të veshur me çfarëdo uniforme ushtarake e që menjëherë filluan terrorin e skajshëm duke arrestuar, torturuar e vrarë qytetarët më të mirë shkodranë. Qëllimet e tyre politike mund të personifikohen fare mirë me aktin e heqjes së flamurit, të vendosur në këmbanaren e Kishës Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër, që prej qershorit 1913, “atë rreckë që valëvitet lart, leckë që nuk ka as yllin partizan”, duke e zëvendësuar me flamurin e tyre dhe atë trengjyrësh të Jugosllavisë – “trobojnica” . Por jo vetëm kishën mbuluan ato flamuj, por mbarë rrugët e qytetit. Ato ditë rrugët e Shkodrës gumëzhinin nga djemtë e vajzat partizane që këndonin pa pushim këngë në gjuhën serbe, pasi siç duket himni i vjetër shqiptar nuk i duhej kujt më! Dhe kjo tregonte shumë qartë se çfarë drejtimi politik parashikohej të merrte Shqipëria në vitet e ardhshme.

Mit’hat Frashëri për veprimet e errëta, jetën e shthurur dhe antishqiptarizmin e Esat Pashë Toptanit

Mit’hat Frashëri për jetën, karakterin dhe veprimet e errëta të Esatit të Toptanëve

06 nëntor 08:14

 
Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit’hat Frashëri, kishte shkruar një studim për Esat Pashë Toptanin, karakteri i të cilit është tejet i çuditshëm, herë agresiv, herë i zhdërvjellët, herë finok, herë brutal, herë mashtrues e herë bastisës… Ky material, bashkë me shumë dorëshkrime të tjera, ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në fondin me numër 35, i emërtuar “Mid’hat Frashëri”, në dosjen me numër 20. Hulumtimi i këtij materiali është kryer nga studiuesi Uran Butka.

Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë. Vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.

Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur terror ndërmjet miqve dhe armiqve të tij. Në një çast të caktuar, ai u detyrua të arratisej në Greqi për t’i shpëtuar ndjekjes së Qeverisë osmane: ky ishte fillimi i karrierës së tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, së cilës i kushtonte një rëndësi politike, e tërhoqi atë në Konstantinopojë dhe e futi në batalionin e truprojës së tij.

Në Konstantinopojë, Gani beu u tregua shumë pak skrupuloz dhe bënte një jetë të shthurur; një rivalitet lindi ndërmjet tij dhe Xhavit Beut, djali të vezirit të madh të asaj periudhe, Halil Pufat Pashës, dhe Gani beu gjeti vdekjen një mbrëmje në Pera, nga dora e një personi të quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i përmendur më lart. Kjo vrasje mbeti e padënuar, gjë që bën të mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i përkëdheluri i tij.

Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme.
Pasi gjeti mjetin për t’u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit (i cili nuk duhet ngatërruar me homonimin e tij, vrasësin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës. Ky post i kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshallit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t’i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa fitimprurës aq edhe i rrezikshëm.

Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rryshfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Është e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij. Për këtë, ndër të tjera mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej Këlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.

Pas vrasjes së vëllait të tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës. Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi: ai, në burg, ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga suprimimi i Xhavitit.

Esati, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak. Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me Qeverinë e përgjithshme të Janinës, Tatar Asman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transferua në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të Xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t’u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës, në kryeqendër. Gjithashtu, forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës, sepse duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit. Kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.

Dëshmitë e të huajve për Esat Pashën dhe flamurin e tij "shqiptar" - Telegrafi - Telegrafi

Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit. Pra, ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shinangej. Por, heroit tonë nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi. Thuhej se xhonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qëndrimet e përulura dhe premtimet e rrema i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdul Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit.

Pra, ai e kishte vendin në Dhomën osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij, ai mbajti më tepër një qëndrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t’i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.

Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve.

Pikërisht në këtë çast, nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Konstantinopojë: ai premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912). Megjithatë. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij. Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e Qeverisë liberale të Myftar Pashës. Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazezve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).

Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Bej (më parë quhej Hasan Riza Pasha). I konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t’i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t’i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre. Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit.

Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit “Bashkim e përparim” dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i Shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist. Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij. Esati dhe Kiamerani u morën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.

Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazeztë, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin. Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak. Por, qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të “Ndereve” ushtarake dhe se një shumë prej 600 mijë frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambiciet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit, malazeztë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë.

Megjithatë, Esat bej Toptani u mjaftua, në fillim, të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra. Ai kënaqej me përfitimet dhe intrigat që thurte, duke përkëdhelur pasionet e ulëta, fanatizmin fetar të klasës reaksionare dhe duke mos u sprapsur përpara asnjë premtimi, përballë asnjë mjeti terrorizimi.

Vulin vuri kurorë te varri i Esat Pashës • KOHA

Aleksander Vulin, tash i pari i shërbimit sekret serb, BIA-s, duke vendosur lule para disa vitesh tek varri i Esat Pashë Toptanit në Paris.

Por, pak nga pak, u përvijua qëndrimi i tij: ishte e qartë se ai ishte nxitur nga sllavët dhe grekët, duke u premtuar të parëve Shkodrën dhe të dytëve Shqipërinë e jugut. Ai nuk gjente në vend shumë përkrahës, por përdorte forcën që i siguronin shqiptarët e Dibrës dhe të Ohrit, rajone që ishin aneksuar së fundi nga serbët dhe të cilëve u premtonte çlirimin e vendit të tyre, premtim mashtrues që merrte një ngjyrë të vërtetë nga diskutimet e serbëve ë cilat linin të shpresohej për evakuimin e Dibrës dhe Ohrit në rastin kur Shqipëria do të njihte Esat Pashën. Për më tepër, duhet nënvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndërmjet Dibrës dhe Ohrit u shkatërruan nga serbët – tetor 1913 – Esati gjeti një pretekst më shumë për arratisjet e tij në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Duke e ndjerë veten të fortë nga kjo mbështetje, Esati e shpalli veten të pavarur nga Qeveria provizore e Vlorës. Rusia pa dyshim mbështeste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta tërhiqte atë në sferën e saj me shpresën për t’ia kundërvënë Austrisë dhe për të kundërshtuar ndikimin e kësaj rivaleje…

Në fillim të muajit mars 1914, princi Vid mbërriti në Durrës. Një delegacion kishte shkuar në Nenvid për t’i ofruar kurorën e Shqipërisë, delegacion në krye të të cilit ndodhet Esati. Ky gjest i tiranit të vogël nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjë iluzion për të. Dihej se ai vazhdonte të mbante interesin të gjallë me rifillime gjyqesh, me fanatikë hajdutë dhe keqbërës dhe ishte e qartë se ai do të përfitonte nga rasti i parë për t’u deklaruar edhe një herë.

Ai u deklarua herën e parë, kur shpërtheu çështja e Perandorisë. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t’u bindej vendimeve të Konferencës së Londrës dhe të evakuonte Shqipërinë e jugut (Korça dhe Gjirokastra), ajo përdori një komedi kriminale, të quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipërisë 300 fshatra të djegur e të bërë shkrumb e hi nga grekët.

Jugu kërkonte përforcime me armë e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizëm. Synimi i ndjekur ishte evident. Bëhej fjalë për të mbrojtur grekët, për të dobësuar Shqipërinë, për ta reduktuar atë (sidomos krahinat jugore, të cilat e kishin njohur atë si shef xhandarmërie dhe ishin shumë kundërshtarë me të) dhe për të arritur t’i imponohej Shqipërisë së vogël qendrore. Por, pak kohë më pas, tradhtia e Esatit mori një karakter edhe më të rëndë kur u njoh bashkëfajësia e tij në trazirat që ndodhën në rrethinat e Durrësit. Atëherë ai u arrestua dhe do të gjykohej e do të dënohej po të mos ishte ndërhyrja e Italisë, që e mori në mbrojtje duke ua shkëputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministër fuqiplotë i Italisë, urdhëroi që ai të merrej me një anije italiane. Para se të largohej nga Shqipëria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, që të mos shkelte më në Shqipëri. Por, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria, ky betim u harrua nga Esati: ai shkoi nga Roma në Greqi e në Serbi dhe, me një forcë të rekrutuar në territorin serb, u paraqit në Durrës.

Veprimi i tij i parë ishte të shkonte në pallatin e princit, të ndërpriste lidhjet e vendosura nga komisioni ndërkombëtar dhe të bënte kërdinë me objektet e çmuara që ndodheshin atje, objekte të cilat në pjesën më të madhe ndodhen edhe sot në Gjenevë, në shtëpinë që Esati kishte marrë atje me qira. Esati qëndronte me shumë vështirësi në Durrës ku u rrethua nga popullsia, që do ta detyronte të largohej nga qyteti dhe Shqipëria, po të mos ishin serbët që shkuan në ndihmë të tij, të cilët e zhbllokuan, i dhanë trupat dhe annët e nevojshme për t’iu imponuar shqiptarëve. Tirani përfitoi nga kjo fuqi për t’u hakmarrë me armiqtë e tij – tridhjetë veta u ekzekutuan dhe shumë u vranë: ndërmjet tyre përmendim Koxhatin, prefekt i Durrësit, i cili ishte ftuar nga Esati në shtëpinë e tij. Pastaj mori urdhër të shkonte në Dibër por, sipas udhëzimeve të dhëna nga tirani, u ndalua jashtë qytetit të Durrësit, u dërgua në pronat e Esatit dhe atje e vranë duke i rënë me hunj, pasi e kishin futur në një thes!

Nuk duam të diskutojmë këtu për çështjen e ndihmës që Esat Pasha u kishte dhënë serbëve gjatë tërheqjes së tyre dhe nëse kjo ndihmë është vepër ekskluzive që i interesonte tiranit ose më tepër një aksion pa interes i vetë shqiptarëve. Esati në kujtimet e tij, të cilat gazeta “Koha” i botoi dy ditë pas vdekjes së tij, kërkon ta ketë vetë gjithë meritën dhe për këtë ai nuk ngurroi aspak të blasfemojë kombin e tij. Ky ishte karakteri i vërtetë i Esatit, për të cilin asgjë nuk ekzistonte dhe nuk duhet të ekzistonte jashtë personit të tij.

Është fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij, dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200 mijë frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe “taborin” i tij të famshëm. Nuk ka asnjë arsye të flitet keq për shqiptarët që përbënin taborin e tij dhe që, në fund të fundit, ishin njerëz të guximshëm, të sinqertë dhe të ndershëm, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shefin e tyre, i cili mendonte vetëm për veten e tij, ndërsa ushtarët e tij mendonin më shumë për atdheun e tyre.

Këta njerëz nuk vepronin aspak nga vlerësimi dhe konsiderata që kishin për Toptanin. Në të kundërtën, prania e Esatit në Selanik me të drejtë mund të konsiderohet si një incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarëve. Dëshmitarë janë shqiptarët e Korçës, të cilët kanë bashkëpunuar me besnikëri me trupat franceze, por që kanë kërkuar me këmbëngulje që Esati të mos shkelte më në Shqipëri. Kështu edhe banorët e Gjirokastrës kanë luftuar krahas trupave italiane për t’i shërbyer në këtë mënyrë çështjes së Aleatëve dhe asaj të pavarësisë së atdheut të tyre.

Gjatë qëndrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej – ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t’i shpëtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime… etj., që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilët i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë. Për më tepër, ndodhi një skandal, ai i pagimit të taborit, i cili nga pashai kërkohej në flori, por që ushtarëve iu dorëzua në kartëmonedha.

Z. Fontenej dhe z. Krajevski, që Republika kishte caktuar pranë Esatit, duhet të dinë diçka lidhur me këtë temë. Kanë dashur ta trajtojnë Esatin si aleat besnik të Francës, nuk kihej parasysh se heroi ynë nuk e ka pranuar kurrë bindjen. Ai ishte një egoist, qe zotëronte në një shkallë të lartë “egoizmin e mallkuar”. Para së gjithash, sidomos kur bëhet fjalë për personin e tij, ajo që injorohet është fakti se, kur përfundimi i betejës së madhe i u duk i dyshimtë, ai u përpoq të afrohej me perandoritë qendrore dhe filloi të hynte në lidhje me legatën osmane në Bernë. Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një njeri të kallëpit të tij, për faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarët, ai tradhtoi më në fund italianët dhe bëhet armiku i tyre për të kaluar në kampin e serbëve. Por shansi filloi të lodhet. Ishte fillimisht Anglia, që duke iu përgjigjur një thirrjeje të Dhomës së Komunave deklaroi se nuk njihte asnjë funksion zyrtar të Esatit (1918); pastaj, rreth fundit të vitit, Franca ndërpreu çdo lidhje me të dhe u thirr Krajevski.

Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t’i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.

Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se dy milionë franga me qejfe, automobil etj., pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete. Po, përse e përdor ai këtë kohë dhe titullin e kryetarit të qeverisë shqiptare e të delegacionit shqiptar, që ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjëherë zërin kur vendi i tij kërcënohej të përçahej?

Jo. Ai argëtohet, intrigon kundër vendit të tij, duke menduar vetëm për veten. Fillimisht në muajin maj katër shqiptarë: Inizot Koleci, peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan në Paris për të biseduar me Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në mendimet e tij.

Dy shqiptarët e fundit, nga katër që ishin, qëndruan në hotelin “Kontinental” ku qëndronte vetë Esati dhe që të katërt patën shumë takime me këtë të fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se: 1. Serbia i jepte një pension mujor për shkak të simpatisë së kjo qeveri kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë: 2. Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi; 3. Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bë kaq naiv sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në Konferencën e Paqes; 4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij. Nga ana tjetër, kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej të hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, nëse do të arrinte ndonjëherë të shkelte në Shqipëri.

esat pashe toptani – Abc News

Por, ai e dinte mirë se nuk mund të shkonte në Shqipëri, sepse do të ndalohej, do të gjykohej dhe do të varej. Italia u akuzua pa të drejtë se e kish bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri. Gjë që njihet pak është fakti se Esati kishte pasur gjatë katër muajve të fundit takime të fshehta me agjentët italianë Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati të ndërronte kamp, ta linte Serbinë për Italinë dhe në këtë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, aq më tepër mbasi urrejtja për qeverinë shqiptare të Tiranës, urrejtje që italianët dhe Esati e kishin në të njëjtën masë, e bënin bashkëpunimin e tyre krejt të natyrshëm.

P.S. Disa hollësi për karakterin e tij: Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre: Esati u martua përsëri me një turke, pasi kishte harxhuar pasurinë e gruas së tij të parë dhe duke mos u shqetësuar aspak për të dy vajzat e tij. Një ditë, ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza tënde”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm. Me dokumente false, ai siguroi pronësinë mbi pasuritë e kushëririt të tij, Selim Pasha.

Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t’i detyruar të paguanin haraç. Kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë të tjerë. Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë Alush Lohias se ishte gati t’i paguante nga xhepi 300 lira turke kujtdo që do ta denonconte vrasësin. Për vrasjen tragjike të Nexhat Efendiut, ai nxori një qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte.

Gjatë qëndrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej, ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t’i shpëtonin shërbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime… etj., që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilët i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë.

Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se dy milionë franga me qejfe, automobil etj., pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete.

Kush është Vait Ibro i “bashkësisë etnike të goranëve”, që ishte pjesëmarrës i bisedimeve për Kosovën në Rambuje, në pranverën e vitit 1999

Shkruajnë: Bedri HALIMI & dr. Xhevat HASANI
____
Vait Ibro ka marrë pjesë si “Kryetar i Bashkësisë Etnike të Goranëve” në kuadër të delegacionit serb në bisedimet për Kosovën në Konferencën e Rambuje-Parisit në pranverën e vitit 1999. Është për t`u theksuar se Vait Ibro në Konferencën e Rambuje-Parisit është paraqitur si “Kryetar i Bashkësisë Etnike të Goranëve” pa e zgjedhur dhe pa e autorizuar goranët, gjë që ka paraqitur një krim politik për të cilin ai herëdokur, ishte dashur të përgjigjej. Duke qenë pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë, ai në të ashtuquajturën “tryezë shkencore” lidhur me Gorën dhe goranët të mbajtur në vitin 2000 në Beograd, e ka prezantuar punimin e tij “shkencor” me titull: “Goranët në dritën e bisedimeve në Rambuje”.
Në punimin e tij “shkencor”, ai ndër të tjera thotë se procesi i islamizimit të goranëve të Gorës ka përfunduar në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë! Gënjeshtrën e tillë Vait Ibro e bën me vetëdije, për ta bindur opinionin publik dhe shkencor të Serbisë, sikur gjoja goranët deri në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, përkatësisht deri brenda viteve 1900-1950, kanë qenë ortodoksë dhe për rrjedhojë edhe serbë. Vërtet me pohimin e tillë të Vait Ibros kanë të drejtë të qeshin edhe zogjtë! Kjo sepse, shumë goranë të lindur në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë (midis viteve 1900-1950) edhe sot janë gjallë diku në moshën 60-70-të vjeçare, dhe secili prej tyre e di se babë, gjysh, stërgjysh, katragjysh e tetragjysh i ka pasur të besimit myslimanë. Kështu, të thuash se procesi i islamizimit të goranëve ka përfunduar në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, është më tepër se gënjeshtër dhe më tepër se marrëzi! Por, gënjeshtrat dhe marrëzitë për Vait Ibron janë!
Nëse Vait Ibro dhe akademikët serbë duan ta mësojnë të vërtetën se kur ka ndodhur procesi i islamizimit të goranëve, këtë ua tregon shumë mirë profesor Selami Pulaha i cili shkruan, se sipas dokumenteve turke të Stambollit, “Myslimanizmi në territorin e krahinës së Gorës ka nisur në vitin 1559 dhe ka vazhduar deri më 1579, përkatësisht deri në fund të shek XVI” .
Studiuesi i njohur prof. dr. Muhamed Pirraku duke u bazuar në burime arkivore shkruan deri edhe për procesin e depërtimit të islamit në Gorë para se osmanët ta sundonin Ballkanin. Kështu ai shkruan: “Për rrugët e mundshme të depërtimit paraosman të myslimanëve dhe të islamit në mjediset gorane, ka të dhëna sinjifikative. Kujtesa historike dhe një e dhënë epigrafike flasin për ekzistimin e xhamisë në Mlikë (fshat në Gorë, vërejtja jonë) që nga viti 1289 (688H), plotë 100 vjet para Betejës së Kosovës. Islami institucional osman në Gorë, nisur nga ndërtimi i xhamive është diçka më i ri sesa në Opojë, dhe ka marrë hov nga pjesa e parë e shekullit XVI, kur u ngritën xhamitë e para në Kukulan (me 1515), në Restelicë (me 1521), në Vranishtë (me 1525), në Krakoshtë (me 1528) dhe në Krushevë (me 1540)” . Por, ç`i duhen Vait Ibros burimet arkivore të Stambollit kur ai konkluzat e tij për Gorën dhe goranët i ka në xhepin e vogël, i nxjerr në çdo kohë dhe i lexon ato, kurse ASHAS-ja ia boton!
Më tej, Vait Ibro në shkrimin e tij për Gorën dhe goranët konstaton se: ”bashkësia etnike gorane, sot është plotësisht e integruar në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Republikës së Serbisë. Kjo shihet edhe me ekzistimin e njësisë së veçantë territoriale komunës së Gorës“ . Duke shkruar kësisoj ai shtiret sikur nuk e di se bashkësia etnike gorane, jo vetëm sot, por ç`prej se ajo ekziston ka qenë dhe është e integruar në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Kosovës. Duke shkruar se ekziston komuna e veçantë e Gorës, Vait Ibro shkruan për komunën fiktive të komunës së Gorës të shpallur dikur nga regjimi i Milloshviqit në vitin 1991. A mendon ky njeri se sa kohë ka kaluar që nga viti 1991!
A mendon ky njeri se Kosova s’e bën Gorën komunë të veçantë vetëm sepse këtë e dëshiron Serbia e Vait Ibroja!
Siç kemi cekur edhe më lartë me kërkesë të Harun Hasanit, Vait Ibros, Behadin Ahmetoviqit dhe disa goranëve të tjerë dhe në marrëveshje paraprake në Kuvendin e Serbisë, më 26 korrik 1991 pa e marrë pëlqimin e banorëve të Gorës dhe të Opojës, ky kuvend ka marr vendim që nga ish-komuna e Dragashit ta ndajë Gorën si komunë të veçantë, përkatësisht që ta shkëpusë Gorën nga Opoja e banuar me shqiptarë.
Shtrohet pyetja pse asokohe Harun Hasani e Vait Ibroja dhe të tjerët si këta, në kundërshtim me vullnetin e popullatës së Gorës dhe me ndihmën e regjimit serb e ndanë Gorën nga Opoja! Por, për çka tjetër, përveçse për t`a serbizuar atë më lehtë! Për çka tjetër, përveç se për t`i bërë “detyrat e shtëpisë” të cilat atyre ua kishte caktuar regjimi serb i Millosheviqit.
Por, Serbia edhe pas largimit të saj nga Kosova në verën e vitit 1999, dhe edhe pas pavarësimit të Kosovës në vitin 2008, nuk ka hequr dorë nga serbizimi i popullatës së Gorës. Për këtë qëllim, Serbia ka dërguar dhe i dërgon edhe sot emisarët e saj në krahinën e Gorës, kuptohet për t`i mashtruar e joshur goranët me të “mirat” e saj për ta. Njëra prej emisareve të Serbisë e cila e ka vizituar Gorën për t`ia matur pulsin popullatës së saj ka qenë edhe Sandra Rashkoviq-Iviq. Kjo zonjë, duke e parë se popullata e Gorës s`kishte dashur “të ecte pas qerres së saj”, kishte ushtruar deri edhe kërcënime interne në emër të Serbisë, sidomos ndaj atyre goranëve të cilët ishin inkorporuar brenda rrjedhave përgjithshme të shoqërisë në Kosovën e pavarur.
Antishqiptarizmi i Vait Ibros është vërejtur edhe përmes pohimeve tjera të tij të bëra në formën e një artikulli gazetaresk kur thotë : ”Për fat të keq ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Metohi, paraqesin okupimin më të rëndë nga ana e shqiptarëve (serbisht, “od strane šiptara”), dhe kërcënon me rrezik që goranët t`a humbin vlerën të cilën e kanë trashëguar në bashkësi, dhe e cila u ka mbijetuar me shekuj të gjitha vështirësive“ . Këtu, ndonëse Vait Ibro nuk përmend asnjë fakt se ndaj cilave vështirësi kanë mbijetuar vlerat e goranëve, ai le të nënkuptohet se e ka pasur fjalën për vështirësitë e goranëve me shqiptarët, të cilat s`kanë ekzistuar realisht asnjëherë. Goranët kanë pasur vështirësi me Vait Ibron, Haraun Hasanin, Behadin Ahmetoviqin e Orhan Dragashin, të cilët atyre janë përpjekur dhe përpiqen t`ua ndërrojnë identitetin dhe entitetin fetar dhe etnik.
Me që Vait Ibro gjërat i sheh me syzat e shovinizmit serb, ai çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj nga Serbia s`ka si ta përjetojë ndryshe, përveçse si okupim të Kosovës nga ”šiptari”, siç shprehet ai. Sipas tij del se Kosova e banuar me 90% shqiptarë, duke e shpallur vetën shtet të pavarur në vitin 2008, ajo e ka okupuar vetën e saj! Deri këtu shkon Vait Ibro i shkret!
Më tej Vait Ibro në artikullin e tij gazetaresk të lartpërmendur shkruan se : “Vend të veçantë për bashkësinë etnike gorane kanë bisedimet në Rambuje. Ky ishte takim në të cilin ka marrë pjesë edhe delegacioni i Republikës së Serbisë, me qëllim të zgjedhjes së problemeve në Kosovë dhe Metohi me rrugë paqësore. Posaçërisht është me rëndësi të theksohet se në delegacion ishte edhe përfaqësuesi i bashkësisë etnike gorane” , shkruan Vait Ibro për vetën e tij. Por “turisti” Vait Ibro, në Rambuje nuk e ka përfaqësuar vullnetin politik të popullatës myslimane të Gorës, por në emër të kësaj popullate e ka prezantuar vullnetin e tij pro Serbisë. Tanimë dihet përfundimi i bisedimeve në Rambuje, ashtu siç dihet edhe përfundimi i vet Millosheviqit, por Vait Ibro sot e kësaj dite vazhdon të shohë ëndrra serbisht!
Më tej, Vait Ibro shkruan se ”prania e përfaqësuesit të goranëve në Rambuje ishte dhe një dëshmi se jemi të pranuar si të veçantë, dhe paraqesim faktor që nuk mund të anashkalohet në zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe Metohi” ; se “angazhimi ynë ishte që bisedimet të bëheshin drejtpërdrejt, sepse rezultati i arritur do t’u konvenonte të gjitha bashkësive etnike“, por “megjithatë kjo nuk ndodhi. Të fuqishmit nga perëndimi trilluan se më mirë është të bisedohet përmes ndërmjetësve. Kështu filloi një bisedim i rëndë dhe i mundimshëm me njerëzit, të cilët siç mund të vërtetohet, që më parë kishin pasur për qëllim ndarjen e Kosovës dhe Metohisë nga Serbia, dhe mosrespektimin e të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata“. Kësisoj, Vait Ibro vazhdon ta vajtojë procesin e Rambujesë, duke i fajësuar vazhdimisht shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
A e di Vait Ibro se ndërkombëtarët (fuqitë e mëdha të Evropës) e kanë “martuar” Kosovën me Serbinë në kundërshtim me vullnetin e saj, kurse në vitin 2008 dhe jo në Rambuje, siç flet Vait Ibroja, po këta ndërkombëtarë (fuqitë e mëdha të Evropës dhe SHBA-të) këtë martesë të gabueshme dhe të dhunshme janë detyruar për ta prishur dhe anuluar. A din Vait Ibro se pas 130 vitesh shtypje, tortura, burgosje, ekzekutime, masakrime dhe përzënie të shqiptarëve nga regjimet serbe, Kosova me Serbinë nuk ka dashur më që të ketë “marrëdhënie martesore”, aq më pak të dhunshme. A e di ky njeri se viktima dhe krimineli s`kanë si të jetojnë më brenda të njëjtës shtëpi! Të gjitha këto i di Vait Ibro por shtirët sikur nuk i di!
Më tej, Vait Ibro deklaron se si, ai në Rambuje, ka qenë kundër krijimit në Kosovë të institucioneve të cilat i kanë shtetet: ”Kryetarin e Kosovës, Kushtetutën, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Pavarur dhe Policinë” , sepse sipas tij për Kosovën do të kujdeseshin institucionet e tilla të Serbisë. Por, ja që Kosova kur e kishte shpallur pavarësinë e saj dhe i kishte themeluar institucionet e lartpërmendura, kishte “harruar” se çfarë kishte thënë Vait Ibro në Rambuje! A e di Vait Ibro se ai për të ardhmen e Kosovës nuk peshon as sa një pikë ujë në det! Njeriu për asgjë s`është më i shkret sesa kur mendja e tij e gënjen!
Më tej, Vait Ibro, si edhe Behadin Ahmetiviqi, deklaron se gjatë bombardimeve të NATO-së, në një territor aq të vogël (mendohet për Gorën, vërejtja jonë) paskan rënë aq shumë bomba, të cilat paskan shkatërruar aq shumë objekte të rëndësishme në qytezën e Dragashit, si ndërmarrjen “Šarproizvod”, repetitorët televiziv dhe të gjitha karaullat me Republikën e Shqipërisë”, dhe shton se, ”në luftë kundër armikut kanë marrë pjesë edhe goranët në kuadër të njësive ushtarako-policore të Serbisë, MUP-it. Komuna e Gorës ka pasur përgjigje masovike për mobilizim gjatë 78 ditëve. Goranët kanë qenë në mbrojtje të Republikës së Serbisë dhe Jugosllavisë. Duke mbrojtur vatanin, jetët e tyre i kanë dhënë 7 ushtarë dhe civilë kurse dhjetëra të tjerë janë lënduar“ !
Thëniet e tilla paraqesin kulminacionin e gënjeshtrave të Vait Ibros, të cilat ai ia shet fare lirë opinionit serb. Ato që nuk ia tregon Vait Ibro opinionit serb është se gjatë bombardimeve të NATO-së, njësitë ushtarako-policore serbe mezi kanë arritur që një pjesë të goranëve ta mobilizonin në radhët e tyre nën kërcënimin e armëve, sepse pjesa e madhe e goranëve, mobilizimit të tillë i kishte ikur duke kaluar nëpër rreziqe të mëdha; se goranët e mobilizuar dhunshëm janë trajtuar ngjashëm si robërit e luftës; se ata për 78-të ditë me radhë në Bjeshkët e Sharrit mbi Dragash, me kazma dhe lopata kanë hapur trase lufte për ushtrinë serbe pa guxuar që ta flisnin çoftë edhe një fjalë; sa shumë gra dhe vajza të Gorës janë dhunuar nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë pikërisht gjatë bombardimeve të NATO-së; se po të kishte zgjatur lufta më tej, goranët e mobilizuar kanë qenë të destinuar për t`u bërë “mish për top”, duke i futur ata komanda ushtarake serbe në radhët e para të luftimeve me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), në mënyrë që kësisoj shqiptarët dhe goranët të përgjakeshin me njëri-tjetrin dhe të armiqësoheshin përjetësisht. Dëshmitarë të veprimeve të tilla të ushtrisë serbe ndaj popullatës së Gorës gjatë bombardimeve të NATO-së janë vetë goranët e mobilizuar asokohe. Mbi të gjitha, Vait Ibro nuk i tregon opinionit serb se cili ka qenë roli i tij në mobilizimin e goranëve gjatë bombardimeve të NATO-së! Sot ka të dhëna se Vait Ibro, Harun Hasani, Behadin Ahmetoviqi dhe disa të tjerë, kanë qenë aktorë të rëndësishëm të mobilizimit të dhunshëm të goranëve brenda njësive ushtarako-policore të Serbisë.
Duke i ditur qëllimet e tilla të mobilizimit të një pjese të goranëve në radhët e ushtrisë serbe, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte ndalur futjen e rekruteve të saj nga Shqipëria për në Kosovë nëpërmjet territorit të Gorës. Krejt kjo me qëllim që ushtria serbe të mos i përdorte goranët e mobilizuar dhe rekrutët e UÇK-së për t`i realizuar ajo planet e saj të zeza për të dy palët.
Është për t`u theksuar se me rastin e shpërnguljes së shqiptarëve në Shqipëri nga forcat ushtarake e paramilitare serbe, pikërisht fshatarët e fshatrave gorane në Shqipëri i kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për të strehuar dhe përkujdesur sa më shumë refugjatë të luftës. Sot ka të dhëna se asokohe pikërisht nga goranët e Shqipërisë janë vënë në lëvizje që goranët e Gorës të mos i dëmtojnë shtëpitë e shqiptarëve të Opojës të deportuar në Shqipëri . Kështu, lufta çlirimtare e Kosovës ka bërë që shqiptarët e Opojës dhe goranët e Gorës të afrohen edhe më shumë midis tyre brenda Kosovës së pavarur. Përfundimisht, të gjitha rrethanat flasin se Serbia ashtu siç nuk përfitoi gjë nga shqiptari antishqiptar Rrahman Morina, përveç hirit të mbetjeve të tij mortore në shishe, edhe nga antishqiptarët si Vait Ibro, Harun Hasani, Behadin Ahmetoviqi, Orhan Dragashi, Mesip Dalifi dhe ndonjë tjetër, nuk do të përfitojë asgjë tjetër, përveç hirit të mbetjeve të tyre mortore në shishe!
Më tej, Vait Ibro thekson se me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me marrëveshjen tekniko-ushtarake të Kumanovës, dhe me largimin e forcave serbe nga Kosova, në Kosovë është krijuar një vakum të cilin e “kanë shfrytëzuar terroristët nga e ashtuquajtura UÇK, që ajo e armatosur së bashku nga bandat plaçkitëse nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e popullatës shqiptare nga Opoja të hyjë në territoret e vendit tonë” .
Vait Ibro e di mirë se forcat e UÇK-së kanë qenë pothuajse gjithkund në Kosovë, dhe për këtë s`i kanë marrë leje as regjimit të Millosheviqit e as Vait Ibros. Ai e di se UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare dhe jo “terroriste”, siç shprehet ai. Nuk janë terroristë ata që luftojnë për çlirimin e vendit të vetë, por terroristë janë ushtritë okupuese të vendit tjetër, ato që vrasin e presin popullatën vendëse të vendit tjetër, siç është rasti me ushtritë serbe dhe krimet e tyre të ushtruara në Kosovë. Të gjitha këto i di mirë Vait Ibro, por shtiret sikur nuk i di.
Sa për popullatën e Opojës të cilën Vait Ibro e akuzon si mbështetëse të UÇK-së, shtrohet pyetja se çfarë paska pritur Vait Ibro nga kjo popullatë! Mos paska pritur që kjo popullatë ta mbështeste ushtrinë okupuese serbe, sepse kësisoj paska dashur Vait Ibroja me shokë! Vërtet, a di Vait Ibro që t`i urrejë shqiptarët pa u çoroditur vet mendërisht, siç është çoroditur duke thënë se shqiptarët e paskan mbështetur UÇK-në! A e di Vait Ibro se popullata shqiptare e Opojës për hir të ardhmërisë së Kosovës, ia ka falur të gjitha dëmet atij grushti goranësh keqbërës i cili derisa shqiptarët e Opojës kishin qenë të deportuar në Shqipëri, i kishin dëmtuar shtëpitë dhe pronat e tyre. A e di Vait Ibro se në Kosovën e pavarur, etnitë e ndryshme në kundërshtim me dëshirën e tij, po afrohen, po bashkëpunojnë e po bashkëjetojnë duke shikuar drejt të ardhmes më të mirë.
Më tej, Vait Ibro vajton se si “me shekuj goranët e kanë ruajtur identitetin e tyre përmes gjuhës. Sot paraqitet rreziku që kjo të humbet, sepse nëpër shkolla është futur gjuha shqipe apo njëfarë gjuhe boshnjake“ . A e di Vait Ibro se në Kosovën e lirë asnjë etnie nuk i kontestohet arsimimi në gjuhën e vet. A e di ai se një orë mësimi në javë në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore apo të shkollave të mesme të pakicave etnike, nuk paraqet aspak mohim të gjuhës amtare në të cilën zhvillohen të gjitha lëndët mësimore. Dhe së fundi a e di Vait Ibro se njohja modeste e gjuhës shqipe nga pjesëtarët e pakicave etnike është në interesin e tyre, në radhë të parë ekonomik etj. Shtrohet pyetja si mund të bëhesh në Kosovën e banuar me 90% shqiptarë një afarist, një biznesmen, një tregtar, apo një mjek i mirë, nëse me shumicën e klientëve të tu nuk di të komunikosh shqip! Të gjitha këto i di Vait Ibro, por shtirët sikur nuk i di!
Vait Ibro i jep vetës të drejtë të flasë e të shkruaj për goranët ashtu si do vet. Kështu, ai konkludon se ”Goranët që moti si shtet të vetin e kanë Republikën e Serbisë dhe për këtë kanë luftuar dhe do të luftojnë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë” . Konkluzat dhe porositë e tilla të Vait Ibros për Gorën dhe goranët nuk janë as të parat e as të fundit, sepse ai tanimë për vite të tëra është futur në rrugën qorre të tij, prej të cilës edhe sikur të dojë nuk mundet me dalë. Ai bën konlkuza e thirrje të tilla edhe pse e di se goranët asnjëherë nuk kanë luftuar për t`ia ruajtur sovranitetin e Serbisë në Kosovë, por përkundrazi ata gjatë kthesave të shumta historike kanë luftuar bashkë me shqiptarët për t`ia ruajtur Kosovës sovranitetin e saj të rrezikuar nga Serbia. Së paku kështu flet memoria historike e goranëve dhe kështu flasin edhe burimet arkivore historike. Kësisoj, gjatë luftërave ballanike në mesin e shumë shqiptarëve, në mbrojtje të Kosovës nga Serbia, kanë rënë dëshmorë edhe shumë goranë, si Arif Krusha, Nail Hyseni, Rasim Zapodi, Dajlan Xhemë Basha, Murat Adem Murati, Rrahman Ali Murati, Qamil Mehmet Beqa, Maksut Rexhep Fetishi, Ibrahim Shahin Lleshi, Fetish Asllan Beqa dhe shumë të tjerë si këta.
Për luftërat e përbashkëta të shqiptarëve dhe goranëve kundër okupimit serb, intelektuali nga Gora e Shqipërisë, Nazif Dokle, shkruan: “Të pandarë, shqiptarë e goranë, luftuan kundër serbëve në Qafën e Duhles, në atë të Glloboçicës në nëntorin e vitit 1912. Mbi bazën e besës së lidhur, goranët morën përgjegjësinë e sigurimit të krahëve për qëndresën e Kolosjanit dhe ndikuan drejtpërdrejt në fitoren tashmë legjendare kundër serbëve më 14-17 nëntor të atij viti. Krah shqiptarëve, ata u shquan dhe në luftën e Koritnikut të shtatorit të vitit 1913. Në këto përpjekje për jetë a vdekje, vetëm Gora e Kukësit dha 32 dëshmorë prej të cilëve 26 prej bajrakut të Topojanit. Gjithashtu, për këtë shkak, kjo zonë përjetoi masakrat nga më të rrallat në histori kur qindra burra, pleq, gra e fëmijë, u kaluan në plumb dhe bajonetë” .
Dhe së fundi duhet theksuar se, ka argumente, se Vait Ibro është edhe falsifikator. Ai së bashku me serbin Nikola Poplasha kanë krijuar dokumentacion të falsifikuar, sipas të cilit ata në Universitetin e Banjallukës në Bosnje-Hercegovinë kishin doktoruar dhe kishin marrë tituj doktorë të shkencave. Por, meqë pas falsifikimit Vait Ibro dhe Nikola Poplasha ishin hetuar, kurse rektori i Universitetit të Banjallukës kishte deklaruar, se falsifikimet e tilla ishin bërë pa dijen e tij. .
Ja, ky është Vait Ibro i cili boton punime “shkencore” për Gorën dhe Goranët në botimet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, por jo me titullin e doktorit të shkencave, por me titullin e magjistrit! Mbase ka magjistruar!

Rroftë patriotizmi islamik , i përkthyer në seks për ngopjen e xhihadistëve…!

0
Autor: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
___
Kur gazetarët anglezë e pyetën bukuroshen shqiptare nga Ilirida se çfarë kërkonte tek meshkujt terroristë të Shtetit Islamik, ajo u përgjigj kështu:
Unë nuk po kërkoj asgjë nga këta luftëtarë të guximshëm dhe të drejtë të Allahut, unë vetëm po ua jap atyre vaginen, për t’ua forcuar moralin.
Koment:
Unë e admiroj sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj engjëllore, sepse morali i mashkullit dhe femrës muslimane, përveç se është incestoid, jeton nën brekë dhe lëpihet si akullore e hahet si burek.
Dhe meqenëse ajo është motra e tyre fetare, ajo është e detyruar t’i furnizojë vëllezërit e saj fetarë me kënaqësinë më të madhe seksuale, e cila është vetëm paragjella e menyjes delikate seksuale të Xhenetit, e cila përbëhet nga 72 virgjëresha të bukura, gjoksi i të cilave është i madh sa dy bjeshkët më të mëdha të Maleve të Sharrit, prandaj përmban qumësht të ëmbël si mjalti, me të cilin mund ta furnizojnë gjithë universin.
Pyetja është, nëse ato kanë gjoks aq të madh, sa i madh mund të jetë trekëndëshi i tyre magjik?
Njëqind apo një mijë herë më i madh se hamamxhiku i zotit Abdixhik ?
E kanë me apo pa kapixhik ?
Do të përpiqem ta llogarisë për ju matematikisht, me Xheziden nën murikë.
Harrova të them se kur luftëtarët e Allahut e pyetën bukuroshen shqiptare “se pse kishte kaq shumë lagështi në trekëndëshin e saj magjik”, ajo u tha atyre se e kishte shpuar dhe sperkatur atë gjatë gjithë jetës me bisht të pacërrkes në hamamxhik, për ta mbajtur në top formë për shehidet e Allahut në Azi dhe Afrikë.

Një foto përkujtuese e mikut që të zgjon mallëngjimin për të shkuarën

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani 
______
NOSTALGJIKE…
______
Kjo foto, e publikuar më 18 gusht 2023 Bashkëveprimtari veteran, Malsori i Percës së Tetovës, Samedin Ilazi, më ngjalli kujtime të vjetra 42 vjeçare. Pra, është një foto e bërë në Odën e Klubit Shqiptar në Dyseldorf.
E para, më befasoj, sepse atëherë nuk lejonim fotografime në ambientetë Klubit, meqë i binin në dorë SDB-së (siç quhej UDB pas riemërtimi në vitin 1966), e cila i përdorte si dëshmi për t’i persekutuar emigrantët e këtij Klubi kur ktheheshin për pushime në Vendlindje. Por, tani më vjen mirë që qenkësh bërë dhe ruajt.
Në epiqendër të fotos janë tre më pleqtë e Klubit, me plisa të bardhë; lartë, nga e majta Avdi Begisholli i Rrethit të Ferizajit, pranë tij Zymer Kryeziu i Opojës (në ndërkohë i ndier) dhe dhe Xhemaj Nuha më afër objektivit, i Jezrcit të Ferizajit, i zhdukur gjatë Lufte në Vendlindje; kufoma ende nuk i është gjetur.
Klubi në Dyseldorf është formuar në mars 1978. Nismën e ka ndërmarrë gjakovari Zenel Syla, nëpunës në Konsullatën jugosllave në Dyseldorf. Ishte metoda që praktikonin shërbimet inteligjente jugo-sllave të formonin edhe klube në emigracion, për t’i kontrolluar emigrantët. Por në maj 1978, kur po zgjedhej kryetari, Konsullata këmbëngulte të zgjedhej shkupjani Enver Maliqi (tashmë milioner dhe funksionar politik në Shkup). Ndërsa bashkatdhetarët e votuan Rrahman Begajn e Jezercit të Ferizajt, meqë emigracioni në Dyseldorf dominohej nga ferizajlinjtë. Në mbrëmjen e asaj ditë njerëz të shpërdoruar nga Konsullata e plagosin në vendbanim, me thika, Rahaman Begën. Gazeta gjermane pat informuar se është plagos enveristi nga sulmues titist…
Qysh në fillim që përvijua një përplasje në mes të personelit të Konsullatës jugo-sllave (nëpunësit Zenel Syla i erdhen përforcim nga Kosova kuadrot titistë Imer Bajra dhe Maxhun Raci), në dukje e pakuptimt. Konsullata insistonte Klubi të quhej i punëtorëve Jugosllavë, ndërsa bashkatdhetarët e angazhuar në Klub këmbëngulnin ta quanin “Klub i punëtorëve shqiptarë”. Fatmirësisht një nga ish-shefat e SDB-së e KSA të kosovës (SDB kishte 5 drejtori), Shefqet Hashani, i lindur në Gremë të Ferizajt, i emëruar Sekretar i parë në Amasadën jugosllave në Gjermani Perëndimore, u angazhua t’i përkrahte bashkatdhetarët e Klubit, duke iu kundërvënë personelit të Konsullatës. Bile, mbaj mend një tubim më mbi 200 pjesëmarrës, kur Shefqeti i bërtiti Jusuf Buxhovit: “Ti picimul bëje punën e korrespodentit të ‘Rilindjes’, për çka paguhesh, mos i frikëso punëtorët tanë këtu, sepse këta kanë të drejtë kushtetuese të prezantohen shqiptarë…” (perifrazim). Për atë angazhim ai e vuajti me arrestim në maj 1981 në aeroport të Beogradit, kur po shkonte në vizitë në vendlindje dhe e dënuan 8,5 vjet burg…
Sapo gjetëm lokal për Klubin në Graf-Adolf-Str. 63-65, rreth 300 metra larg stacionit të trenit, një hapësirë rreth 70 metra katrorë, e improvizuam si “odë shqiptare”. Improvizuam oxhak, shilte, sixhade e qilima. Këto rekuizite i sollën dhe rregulluan Bashkëveprimtaret e Klubit. Në Odë çdo fundjavë praktikonim lexim të artikujve të përzgjedhu nga shtypi dhe librat dhe diskutime pasuese. Këtë e bënin kryesisht Samedin Ilazi dhe Hyzri Reka, sepse ishin të vetmit që kishin arsim mbi 8-vjeçarë; Samedini kishte frekuentuar vitin e dytë gjimnaz në Tetovë, ndërsa Hyzriu kishte frekuentuar zanatin për teknikë dhëmbësh. Shumica nuk kishin të mbaruar 8-vjeçarën. Leximi dhe diskutimi ndodhte çdo të premte e të shtune, nga ora 19 deri rreth orës 24 (mesnatë). Shpesh edhe të dielave, por deri rreth orës 22, sepse duhej të shpërndaheshin për shkak të punës në mengjesin e të hënës.
Ky lloj angazhimi pat ngrit shumë oratorinë dhe ndërgjegjësimit e anëtarëve të Klubit. Në fund të vitit 1979 morën libreza 470 anëtarë, siç pat informuar publikisht Kryetari Nebih Reka. Delegacionet e politikaneve, edhe të shkrimtarëve (si Sabri Hamiti), që vinin nga Prishtina për t’i frymëzua emigrantët me titizëm, befasoheshin nga diskutimet oratorike të anëtarëve të Klubit. Ajo përvojë më ka bë të kuptoj oratorinë e militantëve kurtianë, që kanë frekuentuar kurse ideopolitike të partisë…
Kryeplak të Odës kishim zgjedh Avdi Begeshollin dhe Zymer Kryeziun. Të gjithë i thërrisnim “Bacë”. Akoma më i moshuar e më i zgjuar ishte Ali Bega, por ai e kishte refuzuar rrolin e kryeplakut të Odës.
Në klub kishim organizim paralel, klandestin, fillimisht në kuadër të Frontit të Kuq Popullor, nga 17 Janari 1982 në kuadër të Lëvizjes. Në atë organizim dominonte mendimi se kryepleqët Avdi e Zymer, ishin informatorë të Konsullatës. Prandaj përshtatnim taktikën që “spiunimi” i tyre në Konsullatë të ishte vetëm për ato që ata i shihnin në Klub. Kishim mirëkuptim për ata dy pleq, sepse mendonim se ata ishin kërcënuar nga kuadrot e SDB-së se do ta pësonin djemt e tyre në Kosovë (secili kishte nga një djal) nëse ata nuk do të informonin. Përherë i kemi mirëkuptuar e respektuar, edhe pse i kemi dyshuqar se po na spiunonin….
Fatkeqësisht gjatë viteve 1979 – 1982 në Kosovë u arrestuan dhe ua morën pasaportën të paktën 27 vetave, siç ndodhi me Kryetarin Nebih Reka (Nerodime të Ferizajt), Sekretarin Qazim Shala (Mushitisht, Suharekë), anëtarë të Kryesisë Musa Daka (Korish e Prizrenit), Samedin Iljazi (Percë e Tetovës), Safet Azizi (Davidovc i Shtimës), Haxhi Bega (Jezerc i Ferizajt), në vitin pasues qenë arrestuar kryetarët Sylejman Haxhija (Llabjan i Pejës), Malush Ademaj (Katun i Ri i Pejës), Mustafë Kelmendi (Llabjan i Pejës), e të tjerë bashkëveprimtarë. Por as ato arrestime dhe konfiskimi i pasaportave nuk i frikësuan bashkatdhetarët e Dyseldorfit me rrethinë, të bëheshin qendra më e afirmuar dhe më masovike e Emigracionit në perëndim, që përherë ka kontribuar për çështjen kombëtar, siç e quanim atëherë.
(ibrahim kelmendi)
Origjinali i publikuar nga Samedin Iljazi:

DioGuardit iu dhurua libri: “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”

0
Rexhep Rifati, shkrimtar
____
Gjatë inaugurimit të monumentit “ Muri i Nderit” në Prishtinë , që përkujton dhe nderon me emra 23 familje shqiptare nga Kosova që kanë shpëtuar hebrenj, librin : “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, ish-kongresistit me prejardhje arbëreshe ia dorëzoi zonja Shukrije Ramadani.- Në libër një kaptinë i kam kushtuar Katundit nga e ka prejardhjen arbëreshe DioGuardi, i cili për gjysmë shekulli luftoi për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në nivelet më të larta të administratës amerikane.
Si në ngjarjen e parë edhe në të dytën, sot ishte i pranishëm: Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, çift ky i cili ka dhënë dhe po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare përgjithësisht.

Personaliteti kontradiktor i Shën Kozmait 

0

Ilustrim: Shen Kozmai duke predikuar ne Sul, Epir .

Nga: Pirro Prifti, Tiranë 

Cdo 24 gusht perkujtohet Shen Kozma inga komuniteti orthodox ne Shqiperi. 

Dihet jeta dhe vepra e Shenjtorit i cili erdhi dy here ne Shqiprine e Jugut. Sipas Miron Cakos “Shën Kozmai, prif-tmurg orthodhoks me bekimin e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës, në katër udhëtimet e tij hierapostolike prej njëzet vjetësh (1759 -1779), të nisura nga Stambolli (Kostandinopoli) për në Greqi, Maqedoni, Epir, Shqipëri, duke arritur deri në Tiranë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e nivelit arsimor te të krishterët, të cilët prej shekujsh jetonin në injorancën e imponuar nga sundimi i Perandorisë Osmane. 

Ai ka qenë nismëtar i ngritjes së 240 shkollave, ku mësohej me shkrim dhe lexim gjuha greke (koine), e cila ishte gjuha biblike e Kishës Orthodhokse të Lindjes. Në këtë gjuhë mjaft të vjetër ishte përkthyer Bibla nga hebraishtja, në mënyrë që të mund përdorej nga diaspora hebreje e shpërndarë në kombet pagane që prej shekullit VIII p.l.K., të cilat nuk e flisnin gjuhën hebreje, por flisnin dhe lexonin greqishten antike (greqishten e vjetër), si gjuhën zyrtare të mbretërive pagane në Lindje, që nga koha e Aleksandrit të Madh (356-323).” 

Dy aspektet kryesore te cilat shkaktojne peshtjellim ne Shqiperi jane: 

– Pretendimi se ka share gjuhen shqipe; 

– Pretendimi dyte eshte se Shen Kozmai u vra me porosi te Pashait te Beratit nga ushtare osmane nepermjet shpifjeve të Katolikeve dhe Cifuteve te Beratit, me qellim qe te mos ri-perhapej Orthodoksia, e cila kishte marre goditje te rende nga pushtimi osman ne te gjithe Arberine dhe Epirin. 

Per pretendimin pare : 

eshte ky justifikim po sipas Miron Cakos: Në mësimin e tij të parë, thuhet: “Edhe unë, o vëllezër, me Hirin e Zotit Krisht mësova se nuk jemi grekë (helenë), as heretikë, as ateistë, por jemi besëmirë të krishterë orthodhoksë”. 

Kisha e Shën Kozmait në Kolkondas te Fierit 

Argument tjeter ne origjinal eshte se She Kozmai nuk ka permendur asnjehere fjale ‘grek’ apo ‘Greqi’. Ne origjinal thuhet ‘romake’. Sipas Miron Cakos “Por ai asnjëherë nuk flet për një mbretëri greke. Profecia e parë thotë: “Ajo, një ditë, do të bëhet romake dhe fatlum kush do të rrojë në atë”, kurse profecia e nëntë thotë: “Deri aty do të vijnë romakët”. Në disa përkthime të sotme, fjala “romakët” është zëvendësuar me “grekët”. Kjo është e pa saktë dhe nuk ka aspak lidhje me atë çfarë kishte ndër mend dhe ka thënë shën Kozmai. 

Shenjtori thoshte se ajo do të bëhet romake, sepse ai kishte parasysh historinë dhe domethënien e këtij termi, i cili kishte një kuptim të madh për karakterin ekumenik te Kishës Orthodhokse. Të krishterët quheshin nga turqit “mileti rum” ose “kombi romak” dhe myslimanët “turq”; kjo zgjati derisa të krishterët u çliruan dhe formuan kombet e tyre në shek. XIX, duke marrë emrat e etnive të tyre”. 

Nje nga versionet qe ka ngritur sot nje furi kunder ketij shenjtori eshte perkthimi i Mesimit te Shtate te Shen KOZMAIT: “shën Kozmai duket se thotë në predikimin e shtatë, në versionin që qarkullon sot, në fund të tij: “Kështu, këtu, çdo i krishterë, burrë ose grua, që betohet të mos flasë arvanitika brenda në shtëpinë e tij, të çohet në këmbë dhe të më thotë, dhe unë do t’ia marr të gjitha mëkatet mbi supe, që nga koha kur lindi, dhe do t’i vë të gjithë të krishterët ta falin dhe të marrin falje”. 

6. Pamje e manastirit te Shen Kozmait pas restaurimit | Flickr

Pamje e manastirit te Shen Kozmait pas restaurimit

Duhet patur parasysh qe ne ate kohe nuk ka patur as shtet grek dhe as shqiptar. Interpretimet e sotme per nje thenie 288 vjeçare le dyshime nese Shen Kozmai ishte racist ose jo ndaj një populli, ne te cilin kishte shkuar te predikonte. Mesa duket e ka patur fjalen per mesime kishtare. Sidoqofte thenia mbetet problematike kur shihet se po ai popull e nderoi i pari si shenjtor, kur dihet se kisha greke e beri shenjtor ne vitin 1960. 

Problemi i dyte, ai i vrasjes, hedhjes ne lumin Seman, varrosja, dhe ngritja e nje kishe me mbrojtjen e Ali Pashait ne Kolkondas te Fierit, tregon luften e madhe, por te fshehur fetare midis islamisteve, katolikeve dhe çifuteve te Beratit, te cilet te shtyre nga Pashai i Beratit -armik i Ali Tepelenes – vrane Shen Kozmain – mik i te varferve dhe Profet i 70 profecive, shume nga te cilat jane realizuar. 

Lufta në Ukrainë e konfirmon paradigmën e luftërave të së ardhmes, atë të përplasjeve epike të teknologjive dhe inteligjencës artificiale

0
Korab Blakaj, Vjenë
____
“…qëllimi i nisjës së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër”.“1984”
Presidenti rus Putin gjatë takimit të tij me studentët rusë në Yaroslavl në shtator 2017 pat deklaruar: “Inteligjenca artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin. Ajo vjen me mundësi kolosale, por edhe me kërcënime që vështirë mund të parashikohen. Kushdo që bëhet lider në këtë sferë do të bëhët sunduesi i botës” .
A ishte kjo deklaratë e tij para 6 vitesh paralajmërimi i Luftës së Ukrainës dhe përplasja e pashmangshme e Rusisë me Përendimin?
Sa imponuese ishte gara e posa filluar teknologjike me IA dhe kompjutimit kuantik për luftën e Ukrainës, gjegjësisht përplasjën e Rusisë dhe aleatëve e saj me SHBA-në dhe Përendimin?
Lufta e Ukrainës definitivisht e ka konfirmuar paradigmen e luftërave të së ardhmes, atë të përplasjeve epike të teknologjive dhe inteligjencës artificiale. Stërvitja, diciplina dhe guximi i ushtarëve nuk do të jenë domosdoshmërisht vendimtare për fitore në fushëbeteja. Ai që prezenton teknologji superiore në teatrin e betejës do të jetë ngadhnjimtar.Lufta e Ukrainës konfirmoi se Rusia duhët të bëjë shumë më shumë në këtë drejtim dhe sigurisht që do të fokusohet në zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm me ritme të përshpejtuara në IA dhe robotikën ushtarake për të arritur paritet me Përëndimin.
Mbetët për t’u parë nëse robotët rus të luftës,IA me komponentët e saj gjatë sulmeve të tyre në fushëbetejat e se ardhmës, zhurmshëm do të turren me thirrjen tradicionale të betejave ruse “Uraaaaaa!” si një jehonë e sakrificave dhe flijimeve të panumërta dhe të paarësyeshme të ushtarëve rusë gjatë pushtimeve dhe asgjësimeve të vendeve dhe popujve fqinjë.
Bazuar në traditën e tyre të përgjakshme historike,përpjekja do të bëhët që shpirti, fryma ruse, mundësisht të programohen për marshime drejt fitoreve dhe pushtimeve të ardhshme.

Kurti dhe Rama se kanë kuptuar vllazërinë greko jugosllave edhe në kohën e përplasjës së madhe të blloqeve gjatë Luftës së Ftohtë

0
Korab Blakaj, Vjenë
____
I nderuari Uk Lushi e tha.Lojë.Jo për të luajtur, por t‘u vënë në lojë .Në të dy krahët!Dhe dua t‘ia zgjas dorën!
Të jeni të bindur, se po të merrnim dy pleq të pa shkollë nga koha e gjyshërve tanë, njërin nga Labëria e tjetrin nga Kosova, dhe t‚i bënim kryeministra sot, labin në Kosovë dhe kosovarin në Shqipëri,do të rezononin , më qartë,më mirë dhe më pozitivisht karshi Serbisë dhe Greqisë se kryeministrat aktual shqiptarë!
Kurti dhe Rama nuk kanë kuptuar PSE-në politike të vllazërisë greko jugosllave edhe në kohën e përplasjës së madhe të blloqeve gjatë Luftës së Ftohtë !
Duke qenë të dytë laik në këtë fushë, rrethuar me këshilltarë miopë , ata bëhën lojtarë qokesh përballë Vuqiqit dhe Micotakit , dy drejtues finokë të dy kombeve me vese të përbashkëta, të cilët nuk heqin dorë nga synimet territoriale drejt atdheut tonë, njëri në veri e tjetri në jug, duke e tallur dhe turpëruar kombin shqiptarë në sytë e tij dhe në sytë e botës!
Ata nuk e dinë PSE në , e cila vazhdoi dhe toleroi Greqinë të kundërshtonte NATO-n në bombardimet e vitit 99, kur SHBA ja tërhiqte përhundësh Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën etj!
Fatkeqësisht, as njëri as tjetri nuk e njohin formulën e saktë të njohjës së Kosovës nga Serbia dhe Greqia.E kur se njohin luajnë kozmopolitanash me Çeshtjen Kombëtare, me armiqtë e njëri tjetrit ( armiqtë e kombit) për inate të njëri tjetrit, dhe fryhen si gjela detit, duke pretenduar se dielli lind për shkak të kokorisjeve të tyre!
„Grekët dhe serbët ngjajnë, janë vëllezër- për violinë kanë pabesinë“
PS: rruga e vetme e njohjës së Kosovës nga Serbia dhe Greqia është zbërthimi shkencor i PSE së së madhe: pse bota përëndimore ( edhe kur lufton mes vete) i ka „ba kabull „ serbogrekët për „ sugarë“ dhe shqiptarët i njeh si „ kopilë „ të saj?
Këtu ndërtohet rruga dalëse!
Këshilltarëve ua rekomandoj këtë libër, të cilin mësuesi im i fillorës me testonte deri në agim në e kam bërë „ hatme „

A po fshihet historia pas promovimit të memorialit “Muri i nderit – Wall of honoror”, roli i qeverisë së atëhershme shqiptare të kryesuar nga Rexhep Mitrovica?

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
___
HISTORIA FSHIHET, APO JO?
__
Këto ditë, në Prishtinë, u promovua memoriali “Muri i nderit – Wall of honoror” , si shkruhet, me emrat e 23 shpëtimtarëve të hebrenjve në Kosovë. Meqë memoriali është publik (i vendosur në parkun e qytetit) domosdoshmërisht merr rolin e një dëshmie historike, që lidhet me rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve nga holokausti. Por, nga pikëpamja historike, kjo është një e vërtetë e cunguar, meqë në këtë memorie publike përjashtohet roli i qeverisë së atëhershme shqiptare të krysuar nga Rexhep Mitrovica dhe ministri i brendshëm Xhafer Deva në marrjen në mbrojtjen shtetërore të hebrejve, nga deportimi i tyre nga gjermanët, për ç’ gjë ka edhe dëshmi të shumta edhe nga autorët e njohur izraelit. Me jëtë rast po sjell vetëm një prej tyre, atë të Joy Weistain, për t’u parë ky veprim ndër më të guximshmit e kohës në raport me Vermahtin gjetman:
“Në fund të vitit 1943 gjermanët kërkuan një listë të të gjithë hebrenjve që jetonin në Shqipëri dhe në pranverën e vitit 1944 nazistët i kërkuan zyrtarisht regjencës një lisi të ngjashme që hebrenjtë të mblidheshin në një vend. Në bazë të thirrjeve të liderëve hebrenj, ministri i Brendshëm Xhafer Deva REFUZOI kërkesën e gjermanëve, duke u shprehur se një lëvizje e tillë do të përbënte INTERFERENCË në çështjet shqiptare”.
Jay Weistein, “Hebrenjtë në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti”,në Michigan Sociological Review 1996.
Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti