Kreu Blog Faqe 995

Ditëlindja e Shën Nënë Terezës, Akademi Solemne në kryeqytetin e Kosovës 

Nga Behlul Jashari , Prishtinë

-Ipeshkvia Prizren-Prishtinë organizon Akademi Solemne në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës/ 

-Viti 1995, 7 Dhjetor:  Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai. Rugova: Nëna Terezë më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës/ 

-Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”/ 

Forhåndsvisning av bilde

Foto e Në Terezës në veshje kombëtare

 -Në Prishtinë, festa e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza në 26 Gusht 2005…/  

 PRISHTINË, 26 Gusht 2023/ Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, që sivjet koincidon me 7 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, organizon Akademi Solemne, në mbrëmjen e 26 Gusht 2023, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë,  në bashkëpunim me Institutin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup. 

 Akademi Solemne hap “Ditët e Nënë Terezës”, që do të zgjasin deri më 5 Shtator 2023, në ditëfestën liturgjike të saj. 

 Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza - “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016). 

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…” 

Forhåndsvisning av bilde

 Biografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji,  ka shkruar: “Kush ishte Gonxhe Bojaxhiu? Bija e Kolë Bojaxhiut, me prejardhje nga Prizreni, dhe Drane lindur Bernaj – Bojaxhiu, nga Novosella e Gjakovës, por edhe më tepër bija e krishterimit tonë dymijëvjeçar, e  traditës, kulturës dhe martirizimit të popullit shqiptar…. 

Kush ishin prindërit e saj? Kolë Bojaxhiu (1872-1919) ishte tregtar i njohur, ndërtimtar, muzikant, poliglot, patriot i shquar, por mbi të gjitha bamirës dhe babë i shumë të varfërve të Shkupit dhe të rrethinës. Angazhimin e tij për drejtësi dhe barazi e pagoi edhe me jetë,  si duket qe helmuar në Beograd, sepse i mbronte të drejtat themelore të njerëzve të pambrojtur, sidomos të shqiptarëve. 

Drane Bojaxhiu (1889-1972) ishte grua e mirë, shtëpiake e kujdesshme, nënë e zellshme dhe shumë e përshpirtshme, shpirt dhe zemër për çdo nevojtar, edukatorja e parë e Gonxhe Bojaxhiut. 

Familja Bojaxhiu pati edhe dy fëmijë të tjerë: Lazër Bojaxhiu (1905-1981) dhe Age Bojaxhiu (1908-1973)”. 

“Unë jam prej Prizreni, prindërit e mi kanë lindur në Prizren”, kujtonte fjalët e Nënë Terezes, Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, nga takimi i parë në vitin 1975, në një bisedë ekskluzive që kam zhvilluar në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në Qershor 2010 

Forhåndsvisning av bilde

“Isha në gjimnazin klasik në Suboticë (qytet në Krahinën e Vojvodinës në federatën e atëhershme jugosllave), ku ishim rreth 40 seminaristë kosovarë… Kur i tham se jemi nga Kosova, Nëna Tereze menjëherë u shpreh shqip, duke treguar se është nga Prizreni. Me një emocion të jashtëzakoshëm filloi të flasë shqip me ne shqiptarët…”, tregonte Zefi. 

Ai tregonte se me Nënën Tereze është takuar edhe në Shkup, në vitin 1986. “Thoshte edhe atje se ishte e lindur në Shkup, se kishte prindërit nga Kosova”. 

Po ashtu, Zefi tregonte  se me Nënën Terezë ka pasur 3-4 takime edhe në Romë. 

Forhåndsvisning av bilde

 “Edhe recitonte, lutej në shqip. ‘Punën e pendimit’ e thoshte shqip gjithmonë…”, shprehej Zefi, derisa bisedonim në Selinë e re të Ipeshkvisë së Kosovës dhe në Katedralën në ndërtim në Prishtinë… 

Gurthemeli i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është vënë në 26 Gusht 2005, për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik. 

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova. 

Forhåndsvisning av bilde

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova. 

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. 

Forhåndsvisning av bilde

Në Prishtinë, në festën e gurthemelit të Katedrales nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA ishin Agim Rexhaj tani President Nderi dhe Marjan Cubi -ishte anëtar i Kryesisë dhe arkatar, të cilët së bashku ishin edhe në 13 Gusht 2021 kur në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza u shfaq dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës, me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar. Atë verë dokumentari erdhi në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”… 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe në ceremoninë festive të shfaqjes së dokumentarit në kryeqytetin e Kosovës u theksua me shumë mirënohje se shqiptarët nga Amerika - Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, me kryetar Marjan Cubin, në Nju Jork dhe rrethinë kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.    

Forhåndsvisning av bilde

 7 DHJETOR 1995: RRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN   

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai. 

Forhåndsvisning av bilde

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington. 

“Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova. 

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike. 

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur Presidenti Rugova. 

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin. 

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. 

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…   

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA, DHURATË E LEKË GOJÇAJT 

 Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës, Presidenti historik i Republikës së Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr. Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës. 

Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën. 

“Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur. 

Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova. 

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”. 

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova. 

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai. 

Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar. 

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova. 

Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës. 

Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:
-Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.
-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës. 

-Zoti i bekoftë SHBA-të. 

-Zoti e bekoftë Kosovën.   

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN 

  Në 4 Shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive. 

Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj. 

“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës. 

Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës. 

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës. 

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. 

  Forhåndsvisning av bilde

 Nga media: NËNË TEREZA NË VESHJE KOMBËTARE (FOTO) 

 Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus. 

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. 

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. 

KultPlus ka sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase. 

Nostalgji Tirone

Ervina Toptani, shkrimtare, Tiranë
____
Nostalgji Tirone ❤
Sa herë më merr malli për shtëpinë, mamin, babin e miqtë e vjetër e lexoj me kënaqësi këtë kujtim. Sot më ka marrë malli tepër, tepër!
Oborri i zemrës, i shpisë time…
…. Ishte e premtja e fundit e vajzërisë. Kjo që po ju tregoj është thellësisht personale por jam bindur se kujtimet e bukura nuk kanë vlerën e duhur nëse nuk i ndan me të tjerë…
Kisha vendosur vite më parë, me gjyshen time, që pasditen e vizitave (siç i themi ne të paktën) nuk do e bëja sipas trendit të kohës…. (siç ndodh zakonisht kur prenotohet një lokal etj) por sipas traditës që më pëlqen aq shumë. Ajo pasdite që ishte e fundit e vajzërisë do të bëhej tek oborri i shtëpisë, siç e doja unë, siç kishte bërë dhe ime më vite më parë.
Përgatitjet filluan që disa ditë më parë. U lye avllia me të bardhë borë, u lyen tjegullat e vogla sipër avllisë me të kuqe gjak, u lyen të bardha po ashtu bordurat me guralecë anës saksive me lule. U vunë drita pafund të qepura tek hardhia e rrushit me erë, me lloj lloj ngjyrash, u vunë vazo të reja që vareshin në mure e kudo ku kishte çengelë të vegjël enkas për to. U zbukuru çesmja e gurit, e u hoqën sapllaket nga vendi ku rrinin zakonisht. U vunë tavolina e karrige pa prishur hapësirën e mesit.
Tezet, hallat, kushërirat e mami im kishin përgatitur bakllavatë ku petët duhen bërë aq të holla sa të lexohej gazeta po ta vije poshtë (kjo pjesë është vuajtje e madhe për ata që e njohin), sheqerparet, kompekaj, amareta, llokume me arre, shurup trëndafili, thane, gliko kumbulle me një kokërr bajame në vend të bërthamës e reçel rrushi me vdek aty brenda! (ky i fundit është i preferuari im). Ishte ruajtuar rakia e ballit të kazanit prej 7 vjetesh enkas për këtë ditë e ime më që pickonte faqet duke thënë : “qyqja na turpnut, s’keni ble asnji pije t’jashtme për rininë!”
Atë ditë oborri i zemrës ishte bërë nuse e pas kaq vitesh do të përcillte me lule, ngjyra e gëzim gocën e vetme të shtepisë, “Ervin honmin” (hanëmin siç njihet ndryshe po ne në dialekt kështu i themi) siç më thërriste nona ime. Unë nuk vesha fustan nusërie siç ndodh zakonisht me vajzat edhe ditën e premte kur presin vizitat, por vesha dimiqtë e Shqipërisë së Mesme. Nona ime e dashur nuk jetonte më e nuk do të mund ta mbante premtimin për të më rregulluar dimiqtë ( për ata që nuk e dinë është një proces i gjatë i mbështjelljes e lidhjes së tyre qē kërkon mjeshtëri e nuk mund ta bëjë kushdo). Një none tjetër (nona e shoqes time më të mirë) erdhi për t’më ndihmuar. I qava me lot e fjalë zemre ato minuta që vishja dimiqtë duke kujtuar 100 biseda që kisha bërë me nonen time.
Isha gati, këmisha e hollë si tyl xhami shoqërohej nga jeleku me xhevahirë (jo të vërtetë), me kapelen e vogël po me xhevahirë mbi krye, tek këmbët, rreth belit. Skarpinat me gurë që shkëlqenin, vezullonin njësoj si duplat e florinjta mbi ballin tim. Nona e shoqes më puthi në ballë e më shoqëroi te dera ku ishte mami, e cila mendonte se meqë ishte vetëm dita e premte e vizitave nuk do të emocionohej aq shumë. Shtangu e i rrodhën lotët dënesë – “Biri i mamit t’vet, sa shpejt m’u rrite mi non!” – nuk mbaheshin më lotët as për mua.
Preferova të zbres vetë shkallët (shtëpia ishte 2 katëshe) po kur dola në krye të tyre të gjitha shoqet, tezet, kushërirat shtangën po ashtu. E kuptova se duhet ta bëja unë rolin e të paemocionuarës. Zbrita ngadalë duke kënduar vetë “sa bukur na ka dalë nusja…” filluan të qeshin pastaj dhe e mblodhën veten shpejt.
Filluan të vinin miqtë e parë. Kur më shihnin si nuse “zamoni” ishte e pamundur të mos thonin fjalë shpirti, jo për gocën e shtëpisë po për atë çfarë dimiqtë e oborri i zemrës po u kthente atyre në kujtesë. Unë nuk bëra nusen e zakonshme, por njësoj si ime më para shumë vitesh, isha me tabaka në dorë duke qerasur me mrekullitë e traditës tonë të bëra me aq dashuri nga duart e atyre grave që më kishin rritur (mami, tezet, hallat) të gjithë miqtë. Më kishin parë për vite me rradhë t’u bëja kafen, t’i sajdisja, t’i çoja “i gastare” me ujë të ftohtë, por atë pasdite ishte ndryshe. Atë pasdite unë isha nusja!
S’ka nevojë besoj t’ju tregoj për ahengun që filloi me Isuf Myzyrin, Hafsa Zyberin e të tjerë të brezit të tyre, e mbaroi me Artiola Toskën. Po harruar jaret shkodrane, vallen e Tropojës e atë të Kukësit që unë i kam kërcyer gjithmonë si të ishin valle te trevës time. Rinia nuk i preku me dorë ato “pijet e jashtme” që i kishte aq merak mami im mos turpërohej po të mungonin, po shurupet e trëndafilëve u bënë ikona atë mbrëmje. Mos me përmend “ballin e kazonit” për të cilin isha kujdes vetë personalisht bashkë me babin, gjatë kohës më të bukur e të rëndësishme për ne të dy “zierjen e rakisë”.
U këndu e u kërcy pafund, u bë festë e hare si rrallë herë. Nuk mbeti kalimtar pa hy me pa atë nusen me dimiq e atë ambient aq të bukur dashurie e askush nuk doli pa qeras nga gocat e shtëpisë.
Oborri shkëlqente nën tinguj vallesh e hareje, po përcillte gocën qe e kishte yzmetu për vite! Lulet qeshnin e vallëzonin bashkë me mua, por Zoti e dinte sa do më mungonin! Kujtova me lot por jo trishtim çdo cep që kishte prekur dora ime, çdo pemë të mbjellë, çdo lule të ujitur, çdo vazo të thyer, çdo pllakë që lëvizte…. oborri im i zemrës….
Mos mendoni se kjo ka ndodhur 100 vite më parë ka ndodhur vetëm 14 vite më parë, në Tiranë, ditën e dasmës time, të premten e vizitave. Unë doja ta jetoja historinë e traditës tonë aq të bukur në ditën time më të veçantë e nuk kishte vend që i shkonte shpirtit ma për shtat se oborri i “ashikëve”, oborri i zemrës time, në Tironën time.

Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!

0

Florim Zeqa

Mospërfshirja e veteranëve në Ligjin për pagën minimale që përjashton veteranët nga paga minimale, i votuar nga shumica parlamentare i ka irrituar tejë mase veteranët, të cilët kanë mbajtur një protestë dhe kanë paralajmëruar mbajtjen edhe të protestave tjera kundër ‘Qeverisë së Kosovës’, për të kundërshtuar vendimet e qeverisë, përmes së cilave veteranët e UÇK-së mbeten jashtë pagës minimale që u votua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Fryerja e listave të veteranëve produkt i proceseve elektorale

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërruar këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.

Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UÇK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!

Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e “komisioneve” për verifikim, kishte lënë të hapur “shtekun” për manipulim dhe keqpërdorim “allashqiptarçe” të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.

Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve!

Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe duke imagjinuar “heroin” inekzistent!

Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.

Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 40 mijë mashtrues të (pa) identifikuar, të cilët në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.

Pa dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të çertifikatës së veteranit.

Abuzimet me çertifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 40 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumfish më i madh.

Ekzemplari më i “mirë” i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë!

Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve.

Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë vetaranë!

Fryerja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeçar me çertifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!

Fryerja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazëtqë vepruan në emrin e organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë çertifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.

Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës

Sikurse Zonat Operative të UÇK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me çertifikatën e veteranit.

Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet partiake, varësisht prej fuqisë politike, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit nuk ndodhi ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, pasi që, në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen për të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.

Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar shtet laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëve të lirisë!

Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me çertifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura “parti të krahut të luftës”, gjegjësisht tek ish udhëheqësit politikë të UÇK-së e deri tek kryeministri aktualë, i cili asnjëherë nuk e ka veshur uniformën e UÇK-së, anipse ka qëndruar për disa muaj në “Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, pa u ndjerë i rrezikuar nga forcat pushtuese serbe!

Nëse fillohet ndonjëherë me pastrimin e listave të veteranëve, i pari që duhet të hiqet nga lista është kryeministri Albin Kurti, jo sipas renditjes alfabetike apo hierarkisë shtetërore, por për faktin se është veterani i parë mashtrues, i cili, përveqse nuk ka qenë i uniformuar, asnjëherë nuk ka qenë në vijat e frontit kundër Serbisë!

Vite më parë gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim, “Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!”, që në shqip i bie; Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë! Kjo thënje më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

Arabia Saudite po vret emigrantë në kufi, beson HRW

0

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është përmendur më parë si njeriu që urdhëroi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Tani regjimi i tij po akuzohet për vrasjen e qindra emigrantëve etiopianë që përpiqeshin të kalonin nga Jemeni në Arabinë Saudite. Foto arkivi: Jacquelyn Martin / AP / NTB

Nga: Erling Marthinsen

Në vitin e kaluar, rojet kufitare të Arabisë Saudite kanë vrarë disa qindra emigrantë dhe azilkërkues etiopianë në kufirin me Jemenin, sipas Human Rights Watch (HRW).

Sipas NTB, HRW thekson se në mesin e të vrarëve do të jenë gra dhe fëmijë. HRW thekson se vrasjet ndodhin në fshehtësi në të njëjtën kohë kur Arabia Saudite shpenzon miliarda në ngjarje sportive si ekipet e futbollit, golfi etj., të cilat do ta bëjnë vendin të shfaqet në një dritë më të mirë – të ashtuquajturat “pastrimet sportive”.

HRW nuk ka një pasqyrë se sa janë vrarë, por thekson se bëhet fjalë për “të paktën qindra” në periudhën midis marsit 2022 dhe qershorit 2023.

“Nëse kjo kryhet si pjesë e politikës së Arabisë Saudite për vrasjen e emigrantëve, atëherë këto vrasje, të cilat duket se do të vazhdojnë, do të jenë krim kundër njerëzimit, shkruan organizata për të drejtat e njeriut në një deklaratë për media të hënën.

HRW ka publikuar një raport me titullin: Na gjuanin si shiu. Raporti akuzon rojet kufitare se kanë sulmuar emigrantët me armë shpërthyese dhe kanë qëlluar gra dhe fëmijë nga një distancë e afërt. Sulmet quhen sistematike.

– Na qëlluan si me breshëri shiu. Kur e mendoj, qaj, thotë një grua 20-vjeçare nga rajoni Oromia i Etiopisë, e cila është intervistuar në raport.

– Pashë një burrë që bërtiste për ndihmë. I ka humbur të dyja këmbët. Ai bërtiti. Ai tha: Po më lë këtu? Të lutem mos më lër! Nuk mund ta ndihmonim sepse po vraponim për jetën tonë.

BBC ka folur me emigrantët të cilët tregojnë se si u qëlluan ndaj tyre teksa përpiqeshin të kalonin kufirin.

– Të shtënat thjesht vazhduan dhe vazhduan, thotë 21-vjeçari Mustafa Soufia Mohammed, i cili u përpoq të shkonte në Arabinë Saudite për të gjetur punë korrikun e kaluar. Babai i dy fëmijëve donte të përpiqej të krijonte një jetë më të mirë për familjen e tij në shtëpi në Etiopi.

– As që e vura re se më qëlluan, por kur u përpoqa të ngrihesha për të ecur, vura re që këmba nuk më punonte, thotë ai.

Autoritetet në Arabinë Saudite i mohojnë akuzat.

Një burim i qeverisë së Arabisë Saudite i mohon akuzat.

– Akuzat në raportin e HRW-së për rojet kufitare saudite që qëllojnë etiopianët gjatë kalimit të kufirit midis Arabisë Saudite dhe Jemenit janë të pabaza dhe pa burime të besueshme, thotë burimi i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve AFP.

Lufta në Jemen perceptohet nga shumica e ekspertëve dhe analistëve si një luftë ndërmjetëse midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka zhvilluar luftë kundër rebelëve Houthi, të cilët një vit më parë morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe ndoqën qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në jug.

Por shumë nga abuzimet e përshkruara nga HRW thuhet se kanë ndodhur pasi një armëpushim hyri në fuqi në prill 2022.

Document.no

Kadyrov i pikëlluar për vdekjen e Prigozhin, ishin miq për një kohë të gjatë

0

TAKOHESHIN: Ramzan Kadyrov (djathtas), presidenti i Çeçenisë, ka postuar këtë foto në Telegram të enjten në mbrëmje. Në të majtë është Yevgeny Prigozhin, i cili besohet se ka vdekur në një aksident avioni të mërkurën. Foto: Telegram

Jørn Normann Pedersen

Ramzan Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, i shpreh ngushëllimet e tij familjes së Yevgeny Prigozhin, pasi bosi i Wagner thuhet se ka vdekur në një aksident avioni në veri të Moskës të mërkurën.

Në Telegram, lideri çeçen, i cili konsiderohet aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, shkruan se ai dhe Prigozhin kishin shumë të përbashkëta.

“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë”, shkruan Kadyrov.

– Ai erdhi në Grozny me ftesën time të parë, edhe pse ishte shumë më i vjetër se unë, vazhdon ai.

Kadyrov e përshkruan Prigozhin si “shumë aktiv” për moshën e tij dhe si një “person të rëndësishëm në shkallë kombëtare”.

– Por kohët e fundit ai nuk e pa, ose nuk donte të shihte, gjithë tablonë e asaj që nuk shkon në vend. I kërkova të hiqte dorë nga ambiciet personale për hir të çështjeve me rëndësi të përgjithshme, kombëtare, shkruan Kadyrov, duke shtuar:

– Por ai ishte i tillë, Prigozhin, me karakterin e tij të hekurt. Vdekja është një humbje për të gjithë kombin.

www.dagbladet.no

Gazetaria sportive gjithnjë e më joshëse edhe për femrat, shembulli i Alketa Zejnullahut

0

Nga: Arif Ejupi

Gjatë këtyre ditëve kemi pasur nderin të lexojmë një punim Diplome shkalla bachelor të zonjës, Alketa Zejnullahu, studente e Fakultetit Media dhe Komunikim në Kolegjin UBT të Prishtinës. 

Ndër të tjera na ka bërë përshtypje përzgjedhja e temës me titull “Lajmet e Sportit në Mediat e Kosovës” 

Deri në pavarësimin e Kosovës nga Serbia, temat mbi sportin në Radio Televizionin e Prishtinës ( tani RTK) dhe Radio Prishtinë (tani Radio Kosovë) si dhe në gazetat e asaj periudhe “Rilindja” “Bujku” “Zëri” “Koha “ dhe “Bota Sot”janë trajtuar vetëm nga meshkujt. 

Madje, rreth tyre të shumtën e rasteve kanë shkruar ish-sportistë të dalluar disiplinash të ndryshme sportive në Kosovë. 

Këtë temë tejet interesante pas çlirimit të Kosovës në shumë faqe e ka shtjelluar me mjaft sukses e reja nga Podujeva, Alketa Zejnullahu e porsa diplomuar në Kolegjin UBT të Prishtinës, niveli bachelor. 

Ajo në konsultim të vazhdueshëm me pedagogët e saj, sidomos me Dekanin e Fakultetit për Media dhe Komunikim prof.dr. Ferid Selimi, ka bërë në shtojcë të punimit edhe një Anketë. 

Nëpërmjet së cilës ka marrë opinionet e mbi 100 vetave njohës të sportit. Anketa shihet se është punuar komforë rregullave shkencore pafavorizuar asnjërin prej sporteve. 

Brenda saj janë përfshirë të gjitha disiplinat e sportit, të cilat ndër vite aplikohen në Kosovë dhe Evropë. 

Po ashtu është precizuar sipas shkallëve edhe shprehja e mendimit mbi hapësirën e tyre dhënë në shtyp, televizion e portale tjera të vendit. 

Anketës i janë përgjigjur pothuajse të gjithë të anketuarit prej moshës 18 deri mbi 50 vjeç. 

Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve të kësaj Ankete kanë qenë kryesisht ekspertë të sportit, profesionistë të gazetarisë sportive dhe studentë të Fakulteteve të ndryshme në Kosovë e vende të Perëndimit. 

Ata në prononcimet e tyre kanë qenë të pandikuar dhe të lirë. Mbase kjo metodë e punës ka bërë që kjo temë të fitojë në vlerë dhe t’i qëndroj kohës. 

Në anën tjetër zonja, Zejnullahu shpresë e ardhshme e Medias dhe Komunikimit në Kosovë e më gjerë, ka zhvilluar edhe mbi 20 intervista me gazetarë sportivë të mediave tona. 

Pjesë e këtyre intervistave kanë qenë edhe femrat që në televizionet dhe gazetat tona e bëjnë punën  e moderatores, analistes apo komentatores së ndeshjeve të futbollit, siç është rasti me zonjën,Qendresa Krelani e njohur më tepër si Qeqa. 

Ajo në kuadër të emisioneve të Sportit në RTK, ka komentuar edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit për femra “Australi-Zelandë e Re 2023” 

Pas shqyrtimit të çdo interviste veç e veç zonja, Alketa Zejnullahu ka publikuar edhe një pasqyrë grafike me përqindje dhe të dhëna mbi kushtet e punës së gazetarëve sportivë në mediat e Kosovës, dikur dhe sot. 

Edhe pse punë e lodhshme dhe goxha stresuese zonja, Alketa Zejnullahu, ka arritur t’i qes në letër titujt e të gjitha emisioneve që i kushtohen Sportit dhe që transmetohen në televizione dhe platforma të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë, qofshin ato vizive apo të shkruara. 

Ajo duke u treguar e përpiktë në këtë punim ka llogaritur edhe minutat në dispozicion që kanë ofruar gazetarë e gazetare për secilën degë të sportit. 

Me kusht që punimi të jetë në nivelin e duhur shkencor është bërë edhe hulumtimi i literaturës së nevojshme në gjuhë të huaja si: anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj. 

Ky punim Diplome që mund të jetë referencë për studentët e ardhshëm të kësaj fushe përmban renditjen e temave si dhe parathënien. Në faqet e këtij studimi po ashtu gjendet edhe Fjalorthi i termave me sqarim të çdo fjalë apo shkurtese. 

Autorja e këtij punimi me vlerë me pak fjalë falënderon nga zemra prindërit, Bekimin dhe Shpresën, gjyshërit, Zejnullahun dhe Mihanën, motrat, Kledën dhe Erën, si dhe vëllain e saj të vetëm Arin. 

Ata si në shkollën e Mesme ashtu edhe në studime e mbështetën Alketën parezervë. Mirëpo, ajo këtë përkrahje e ka arsyetuar, duke treguar arritje të larta në të gjitha nivelet e shkollimit. 

Alketa komunikuese dhe e afërt me njerëz edhe jashtë familjes fjalë miradije thotë edhe për shoqen e saj të studimeve Shkurte Berisha, me të cilën pati bashkëpunim të rregullt dhe shumëçka të përbashkët. Andaj, atë pa lajka e konsideron si motër të vërtetë. 

Zonja, Zejnullahu shpreh mirënjohjen e saj të veçantë edhe ndaj zotit, Safet Zejnullahu, gazetar e publicist i njohur i cili e ka ndihmuar në çdo kohë, si me literaturë ashtu dhe me këshilla. 

Kjo fushë e gazetarisë për zonjën, Alketa Zejnullahu, s’është e panjohur. Ajo edhe gjatë kohës së studimeve është prezantuar në gazetat dhe portalet tona me analiza e vështrime interesante nga Sporti. 

Alketa Zejnullahu me prirje në gjuhë të huaja nëse siguron ndonjë bursë apo donacion studimet në shkallën Master, planifikon t’i bëjë në ndonjërin prej Universiteteve të Austrisë ose Gjermanisë. 

Në Shalë do të vendoset Memoriali i Martirëve të Kishës katolike Shqiptare me origjinë nga Dukagjini

Nga: Frank Shkreli

“Vuajtja, o bir e ban ma fisnike fitoren”- At Ciprijan Nikaj         

Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare, 2023 kujtohet në ish-kampin e internimit të Tepelenës. 

Çdo vit, 23 Gushti shënon Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive barbare, shkatërrimtare të shekullit të 20-të, dy regjime kriminale që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të totalitarizmit.  Është një ditë e cila shënohet — në kujtim të viktimave të komunizmit e nazizmit — në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. E njohur edhe si “Dita e Shiritit të Zi”, që nga viti 2008, Parlamenti Evropian e ka caktuar këtë ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nazizmit, që prej atëherë shënohet, zyrtarisht, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.  Data e 23 Gushtit është cktuar zyrtarizuar si ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nazizmit, pasi historikisht, përkon me ditën kur është nënshkruar pakti famëkeq ruso-nazist Molotov-Ribentropp, midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, më 23 Gusht, 1939 nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, në bazë të cilit Moska dhe Berlini kishin rënë dakord për të ndarë, midis tyre, Evropën Lindore.  

Siç dihet — përveç tragjedive të tjera — nënshkrimi i paktit komunisto-nazist Molotov-Ribbentrop, ishte fillimi i krimeve dhe i gjithë të zezave anë e mbanë kontinentit të vjetër – dhe si rrjedhim pas fitores kundër nazizmit, e mori djalli një pjesë të madhe të Evropës dhe historinë e saj të përgjakshme e kontrolloi komunizëm/stalinizmi ruso-sovjetik për pothuaj 50-vjet, përfshir Shqipërinë dhe trojet shqiptare nën ish-Jugosllavinë.  Anë e mbanë Evropës, Shteteve të Bashkuar dhe Kanadasë ëshët shënuar sot kjo ditë me dhimbje dhe respekt për miliona viktima të paafajshme të komunizmit e nazizmit. 

Edhe në Shqipëri, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) njofton në portalin e këtij enti se në Tepelenë  më 23 gusht 2023 u zhvillua ceremonia e përkujtimit në ish kampin e internimit të Tepelenës, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Thuhet se morën pjesë përfaqësues të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të mbijetuar e familjarë të viktimave në kampin e internimit 1949-1953, si dhe familjarë të pagjeturve të komunizmit në zonën e Tepelenës. Ata nderuan vuajtjen e të miturve, grave e të moshuarve pafaj që u internuan në Tepelenë dhe kujtuan viktimat e komunizmit barbar enverist, sllavo-aziatik duke vendosur kurora dhe lule pranë ekspozitës informuese në ish-kampin e ngritur nga AIDSSH. Facebook.   Përkujtimi i kësaj dite mbarë evropiane kushtuar viktimave të komunizmit e nazizmit, përfshir ceremoninë e mbajtur në Tepelenë, në kujtim të viktimave të pafajshme — gra, të moshuar e fëmijë — viktima të regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës — megjith mungesën e autoriteteve të larta të Tiranës zyrtare në përkujtime të tilla– na bën të besojmë se e keqja — krimet dhe barbarizmat e regjimit komunist në Shqipëri kundër njerëzimit — nuk e kanë kurrë fjalën e fundit. 

Në këtë ndërkohë dhe në kuadër të kësaj dite evropiane në përkujtim të viktimave të komunizmit, disa ditë më parë më ra në dorë një njoftim i publikuar nga këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, me të cilin përhapte lajmin e mirë se, “Me 26 shtator 2023, në Breglum, Shalë, Shkodër, do të vendoset memoriali i Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, me origjinë nga Dukagjini”, duke shtuar se hollësitë e ceremonisë do të njoftohen më vonë.  

“Shekulli i 20, paraqet në Shqipëri një panoramë brutale që do të mbahet mend në histori si periudha më e errët e martirizimit”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga një komision përgjegjës për organizimin e ceremonisë së inaugurimit të Memorialit kushtuar klerikëve të martirizuar katolikë nga zona e Dukagjinit.  Memoriali në Shalë u kushtohet 8 burrave të vrarë nga komunizmi dhe të shpallurve “të lumnuar” nga Kisha Katolike Universale: At Ciprian Nika, O.F.M, At Bernardin Palaj, O.F.M., At Gjon Shllaku, O.F.M., At Gaspër Suma, O.F.M., Dom Dedë Plani, Dom Mark Xhani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi, martir laik.  Në njoftimin e grupit organizues për ngritjen e Memorialit thuhet se jeta dhe historia e këtyre martirëve tregon se besimi nuk është diçka abstrakte por një forcë e jashtëzakonshme e lidhjes me Zotin, me virtytet më të larta shoqërore dhe njerëzore, është frymëzim dhe kurajo deri në sakrificë sublime.”  Ngritja e këtij Memoriali, një nismë private — sipas këtij njoftimi — është një ide dhe dëshirë e kahershme që sot po bëhet realitet nga dy familje të nderuara: familja e Gjin Markaj dhe familja Dedë Prendaj, dy familje të nderuara nga Shala e Dukagjinit.  Ky memorial është një reflektim për cdo dukagjinas dhe shqiptar për të kujtuar shembujt dhe mesazhet që martirët dhanë deri në minutat e fundit të jetës, thuhet në njoftim. 

Këta 8 burra të Dukagjinit që rrjedhin nga toka fisnike dhe e martirizuar shqiptare gjatë një dimri të egër gjysëm-shekullor nën regjimin ateist të komunizmit sllavo-aziatik, i dhanë Kishës Universale, shoqërisë dhe Kombit Arbëror, dëshmi dhe shembëll duke vdekur për besimin në Zotin, për vlerat njerëzore, kombëtare, intelektuale dhe shpirtërore – vlera këto që nuk shuhen kurrë.  Edhe ngritja e Memorialit kushtuar klerikëve dukagjinas muajin që vjen, do të konsiderohet si një ditë që na e dhuroi Zoti, siç është shprehur Papa Gjon Pali i II kur ka përshkruar  vizitën e tij në Shqipëri, në vitin 1993 – si një shenjë se e keqja dhe tragjedia gjysëm shekullore, e quajtur komunizëm, nuk do të zgjaste përgjithmonë. Se liria do të triumfonte dhe, heret ose vonë, e vërteta do të manifestohej, përgjithmonë!  

Vizita apostolike e Papa Gjon Palit të II në Shqipëri në vitin 1993, ishte një dëshmi e kësaj së vërtete, një manifestim i veçantë për Shqipërinë, megjithëse ishte shpallur si vendi parë atesit kundër Zotit dhe Kombin shqiptar.  Me atë rast, Gjon Pali i II i tha të vërtetën, botës dhe shqiptarëve, për rolin historik të komunitetit katolik të martirizuar nga regjimi komunist, veçanërisht klerikët e Kishës Katolike, në mbrojtje të  vlerave shekullore kombëtare dhe identitetit historic të shqiptarëve.  

 “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”,  është shprehur Papa Gjon Pali i II më 25 prill 1993, në Shqipëri,  E pastaj nxitja atërore e Shën Gjon Palit II për të sotmen e shqiptarëve: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”! Por edhe thirrja për kujtesën e përhershme: “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.  Memoriali që do ngrihet, muajin që vjen, në Shalë të Dukagjinit kushtuar klerikëve martirë të asaj zone, simbolikisht, do të bëjë pikërisht këtë: Do të ndihmojë që të mos harrohet e kaluara e dhimbshme. Njëherazi, ky është edhe mesazhi i ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare komunisto-nazizte, 23 gusht, 2023. E vërteta, më në fund, triumfon, ndërsa e keqja nuk e ka kurrë fjalën e fundit! 

Atë Çiprian Nikaj - kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri

“At Çiprian Nika, ish Provincial i Urdhërit të Shën Françeskut në Shkodër, është arrestuar në nëntor, 1946 me akuzën absurde të mshefjes së armëve në kuvendin Françeskan në Shkodër. Kjo komedi, u shpik nga Seksioni i Sigurimit të Shtetit, nën kryesinë e  Major Zoi Thenelit dhe u përhap me radio e shtyp nga (komunistët) shqiptarët dhe më vonë edhe nga jugosllavët. Marsin e vitit 1948 At Ciprian Nika u pushkatua, ndërsa të njëjtën tragjedi pësuan shumë françeskanë të tjerë shqiptarë.”  Porosia e At Ciprian Nikajt për Sami Repishtin, 20-vjeçar në atë kohë, bashkvuajtës në të njëjtën qeli me të: “Po ta la amanet, nxjerre të vërtetën në shesh”. “Të jap besën!”, i është përgjigjur Profesori i ardhëshëm, i cili është liruar 9 vjetë më vonë nga burgjet e komunizmit enverist. “Për një minutë të pambarim e solemn mbetëm të heshtun në parzmet e njani tjetrit, sikur të dojshim me u sigurue se  vazhdueshmënia e së vërtetës, e ndërpreme prej vdekjes së fratit, do të mbijetonte në mue e do ta shfajësonte viktimën”, ka shkruar në librin:  Lotë – Lavdi e Lumnim. Profesor Sami Repishti, bashkvuajtës në të njëjtën qeli, me At Ciprian Nikën.  

Nga ceremonia në Tepelenë, Gusht 23, 2023 

𝐃𝐫. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚, kryetare e Autoritetit, tha ndër të tjera : “𝑆𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑛 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑙𝑖𝑜𝑛𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑒̈𝑛 𝑛𝑒̈𝑛 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑒, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑔𝑢𝑙𝑎𝑔𝑒̈𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑗𝑒𝑡. 𝑁𝑒 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗𝑚𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑢𝑎𝑛 𝑚𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖𝑎 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜ℎ𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑒 ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜ℎ𝑒𝑡”.     

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝟐𝟑 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢, 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐧 𝐞 ...𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐤𝐚𝐣, fëmijë kur familja e tij, nëna dhe motrat i internuan në Tepelenë: “𝐸 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖, 𝑚𝑏𝑖 𝑛𝑗𝑒̈𝑟𝑒̈𝑧 𝑘𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑓𝑎𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚, 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈ 𝑝𝑎𝑞𝑒. 𝐷𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑗𝑜𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑙𝑎𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑟𝑎𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑟𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎, 𝑘𝑢 𝑣𝑒𝑛𝑑, 𝑘𝑗𝑜 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑒 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑗𝑎”. 

Shënimi i Ditës Kombëtare të Ukrainës dhe 18-mujorit të sulmit në shkallë të plotë nga Rusia

0

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri M. Hovenier

Shpresoj që sot keni rastin të kaloni pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.  Nëse po, do të shihni një parullë të madhe të ekspozuar në vend të dukshëm. Në të thjesht shkruan: „Të bashkuar me Ukrainën”.

Kjo sepse pikërisht 32 vjet më parë, Ukraina rivendosi pavarësinë e saj gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Bashkësia ndërkombëtare nxitoi për të njohur dhe mirëpritur Ukrainën në komunitetin në rritje të demokracive, duke parë që vendi premtonte mundësi për një botë të ardhshme në paqe.

Për fat të keq, Kremlini vazhdimisht ka penguar përpjekjet për të mbajtur paqen në rajon duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të Ukrainës, që çuan në pushtimin dhe okupimin e Krimesë dhe Donbasit në vitin 2014 dhe kulmuan me luftën e gjithmbarshme dhe brutale kundër Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022.

Përderisa e urojmë Ukrainën për këtë ditë historike, njëkohësisht e theksojmë përkrahjen tonë të palëkundur ndaj saj për të mbrojtur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Muajin e kaluar, presidenti Bajden tha: „Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të zbehet. Ne jemi për liri sot, do të jemi për liri nesër dhe për aq kohë sa duhet”.  Thënë thjesht: Pushtimi brutal dhe në shkallë të plotë i Ukrainës nga presidenti Putin është veprim që kërcënon paqen dhe sigurinë jo vetëm të një vendi, por të tërë Evropës dhe më gjerë.

Gjatë dy dekadave të kaluara, Rusia i ka pushtuar dy vende fqinje, ka ndërhyrë në zgjedhje të shumta në vendet e tjera, ka përdorur armë kimike për të kryer atentate në tokë të huaj, ka përdorur furnizimin me gaz si vegël politike dhe ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare të kontrollit të armëve.

Hiç më larg se muajin e shkuar, Rusia njëanshëm u tërhoq nga Nisma për Drithëra e Detit të Zi, që mundësoi eksportin në tregjet globale të përafërsisht 33 milion tonëve me drithëra.  Më shumë se gjysma e asaj sasie të drithërave dhe 2/3 të grurit të eksportuar ishin dërguar në vendet në zhvillim.

Disa ditë më vonë, çmimi global i drithërave u ngrit për 17 për qind, kurse Rusia njoftoi për eksporte rekorde të drithërave. Kremlini e manipuloi tregun për të nxjerrë çmim të lartë për vete në dëm të më të pambrojturve të botës e njëkohësisht i shtoi sulmet ndaj porteve dhe drithërave të Ukrainës.

Populli i Kosovës ka treguar solidaritet dhe partneritet të jashtëzakonshëm në mbështetje të Ukrainës. E kuptojmë sa i rëndësishëm është kontributi juaj për këtë përpjekje të përbashkët globale për të kundërshtuar fuqishëm agresionin, për të mbështetur demokracinë dhe për t’iu kundërvënë përpjekjet e Putinit për të rrëzuar rendin botëror përderisa synojmë të arrijmë një Evropë „të plotë, të lirë dhe në paqe”.

Solidariteti i Kosovës është i rëndësishëm dhe ka pasur ndikim. E kam thënë edhe më parë: çështjet për çka dhe me kë qëndron Kosova kanë rëndësi. Populli i Kosovës është pjesë përbërëse e përpjekjes globale për të kundërshtuar sfidën brutale të Putinit ndaj një vendi të pavarur dhe sovran. Përderisa së bashku e shënojmë Ditën Kombëtare të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe partnerët tanë vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën sot dhe çdo ditë tjetër në përkrahjen tonë për vlerat demokratike dhe sigurinë evropiane.

Vjosa uron pavarësinë e Ukrainës: Popull i guximshëm dhe i pathyer

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar pavarësinë e Ukrainës, duke e quajtur popullin ukrainas të guximshëm dhe me shpirt të pathyer.

“Zemra e një kombi rreh me popullin e tij dhe mes hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës për tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Sot në Podujevë u varros veprimtari i vjetër i çështjes kombëtare dhe i LVV, Mustaf Hoxha

0
Shpejtim Bulliqi, Kryetar i Komunës së Podujevës;
____
Bashkë me aktivistë të Lëvizjes morëm pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit të hershëm të Lëvizjes dhe veprimtarit të vjetër të çështjes kombëtare Mustaf Hoxha.
Baca Mustaf ishte burrë i urtë e i dashur me të gjithë, përkundër moshës së shtyre ai na shoqëronte gjithmonë në aktivitete e tubime partiake, na motivonte e na nxiste për punë e angazhim më të madh për fitoret e Lëvizjes.
Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit, miqve të bacës Mustaf dhe gjithë aktivistëve të Lëvizjes!
Këto tri foto të mësipërme u morën nga profili në fb i Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku ai shihet duke i bërë nderime dhe vënë lule tek varri aktivisit të njohur të çështjes kombëtare Mustaf Hoxha, që njëherit ishte edhe aktivist i hershëm i LVV-së në Llap.
***
Ngushëllime në emër të redaksisë së portalit Drini (www.drini.us) dhe të familjes Kabashi 
____
Dje vdiq miku im Mustafë Hoxha nga Podujeva, në moshën 86 vjeçare.
Eshte babai i Fahriut, bashkëshortit të Dardanes, vajzës sime.
Një Shqiptar i vërtetë, shpirtbardh e plisbardh tanë jetën, thjeshtë një njeri që e ka shkri jetën e vet tokësore për familjen dhe të afërmit.
Shpirti yt, Musafë Hoxha, u prehtë në paqen e përjetshme!
___
Ngushëllojnë: Bajram Kabashi me familjen, Norvegji
Foto e parë është e bërë në Podujevë, tek Shpija e Mustafë Hoxhës, më 22 dhjetor 2016, pak pas orës dhjetë të mëngjesit , kur shkuam ta vizitonim nga Gurrakoci i Istogut, kur doli të na priste dhe dëshironte mirëseardhjen.
Mund të jetë një imazh i 3 persona
Në foton e dytë jemi me tashmë të ndjerin Mustafë Hoxha dhe birin e tij, Mirsadin.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm