Kreu Blog Faqe 994

Vjedhja e historisë dhe origjinës sonë nga puçistët e Haxhi Qamilit

4
Afrim Caka, Gjakovë
____
O popull mistrec, o popll i dhjerë!
Rroftë opozita e krisur në tru nga ethet e pushtetit të sëmurë… Opozita që mallkon nuk mund të vijë në pushtet nëse nuk përmendet dot dhe nuk reformohet tërsishtë! Të jetosh në epokën e hajdutëve. Vend ku vidhet historia dhe origjina e vendit tim!
Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqen e Dardanisë, i nxitur dhe i përkrahur nga pushteti autoritar i Vuçiqit dhe i Rames, po mundohen këta zuzartë e prontos e hajdutërise t’ia impononte Dardanisë një matje tjetër të historisë, e cila do ta vononte udhëtimin e saj për shumë kohë nga soji i dhelprave tona që grabisin.
Sa më e madhe të jetë përmbajtje shkencore e propagandës dhe sa më tepër t’u drejtohet ndjenjave të publikut, aq më i sigurt do të jetë suksesi i saj. Kjo është prova më e mirë e vlerës së zuzarëve të propagandës dhe jo aprovimi nga ndonjë grup i vogël puçistësh apo zuzarësh. Arti i propagandës konsiston pikërisht në aftësinë për të zgjuar imagjinatën e publikut nëpërmjet ngacëmimit të cndjenjave të publikut, duke gjetur mbështetës në formën e duhur psikologjike të doktrinave anti/shqiptare për të tërhequr vëmendjen dhe për t’u bërë thirrje media serbe dhe masësve popullore në shtetin tonë. Prandaj populli shqiptar e humbi luftën për “Lirin dhe pavarësinë e tij” përshkak të politikës së mangët opozitareqë u ndoqë gjatë kohës të sundimit njëzet vjeçare.
Kur i dëgjoj opozitarët si vajtojnë për fatin e kolonëve serb në Dardani dhe jo vetëm, nuk mund të mos e citoj një mendim nga “KORDINIMI” të cilin me të madhe e shfrytëzonte ministri i Serbisë – Aleksander Vulin, i cili thotë: “Sa më e madhe të jetë gënjeshtra e përsëritur dhjetëra herë, aq më e madhe është besueshmëria për ta përtypur atë”.
Përcëllimet e maskarenjëve, coptimet, hajdutëritë, zhvatjet e kryeçobanëve dhishë e delesh nuk skadojnë kurrë! Ju jashtqitje të shkerdhenjëve nuk jeni Zot mbi Zot. Këta mbante gjallë veç “kontrabanda” politike në Dardani?
“Ej rrebela, më mirë Haxhi Qamila, shkoni e pyetni popullin: “Përse nuk ju shkuat në ndihme familjes Jashari”. Rruga e ngushtë sa do rrotullohet, prapë në rrugë të ngushtë ju nxjerrë… Njëra plagë e tjetra kockë e mbetur se brenda vetes dreqin keni!
Ne shqiptarët e Dardanisë do të ngrihemi e do të ringjallemi për ta shpëtuar Dardaninë përcelluar, edhe nga hiri, kur të të kemi kuptuar se kjo është një rrugë pa krye. Ne do të shpëtojmë veten e Shqipërinë dhe brezat kur të kuptojmë se bashkimi ynë e bën fuqinë që na duhet për të mbrojtur veten, familjen nga asimilimi, kombin e shtet kombin tonë.
Ne dotë shpëtojmë vetëm kur të kuptojmë se nuk do të ketë më Stanishiqa, Kajtaza, Suloviqa, Berat bunari, Gorana, Matosha, Adriatika, Memluca. Abdixhika, Dulloviqa, Ramusha, Pacolla, Lima, Ymera, Abdullaha etj, se me qenë dardanë do të thotë me pasë vetëdijen se me gjak e me gjuhë, me traditë e me histori i përkasim një etnie të lashtë dhe jetojmë në një tokë të bekuar prej Natyrës mbi të cilën askush nuk mundet me kontestue të drejtën tonë sepse është e jona dhe do të mbetët e jona, e kemi la me gjakun e të parëve, e lemi trashëgue me amanetin për mos me lushe Mitrovicën!
Me qenë dardan është me qenë njëri me vlera, me familje, me moral, me nder, liri e siguri dhe në fund pa tradhëtar. Vetëm shqiptar, siç ishin të parët tanë, nuk mundesh me qenë në parlament që ishte një korporat mafijoze në shërbim të krimit ndërkombëtar dhe që don me pasë vetëm skllevër.
Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Ka vetëm një të vërtetë të cilën opozita e analistët nuk duan të na thonë kurrë:
Ne do të bëhemi ashtu si dëshirojmë vetëm e vetëm kur të bëjmë atë që kanë bërë edhe kombet e tjera të përparuara. Ne duhet të ndërtojmë shtet kombin tonë Shqiptar. Sepse kjo rrugë në të cilën po ecim nuk mundet me vazhdue më kështu. Fundi i kësaj rruge në të cilën jemi është skllavërimi i pathyeshëm i shqiptarëve dhe këtij vendi kanë me dalë pronar të tjerë sllav, gerkë, arab e turk… që edhe sot shtrëngojnë tapitë e pronave që duhet të ishin prona shqiptare. As varr nuk kanë me na lanë opozita në ketë vend.
Shkaku më i thellë e një rënie të tillë duhet kërkuar te fakti se komandantët e vetë emëruar nuk ia vunë veshin parimit që të gjitha vlerat kombëtare varen nga shqiptarët dhe jo e kundërta. Me fjalë të tjera, në mënyrë që e krijoj atë mjerim. Por kjo ruajtje ecën paralelisht me ligjon e pamëshirshëm që triumfon vetëm më i forti dhe më i miri dhe se vetem ata “komandanta e gjenerala” e kanë të drejtn ta vazhdojnë të jetojnë e të bëjnë politikë e pazare me troje.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Ajo, poezi nga Mentor Thaqi

0
___
Në harten e globit
një copëz e vogël toke
identifikohet me djepin e saj
*
E … në të një Nënë Bote
që mbillte dashuni
Përtej saj, falte buzëqeshje
ndalte vajë
*
Secili vend ia lakmonte rrâjtë
Sall n´Truall t´Shqipes
i pat t´ngulituna
t´mbjellne prej Zoti
*
Botës ia ndryshoi bindjet
ia lehtësoi dhimbjet
me dorën e prâjtë
*
E shejta Nânë Terezë …
e dituna … e ndrituna
që la emër … që dha zemër
mbi çdo fe … mbi k´të dhè
***
Mentor Thaqi
26 Gusht 2023

Lufta kundër hajdutëve, mashtruesve, trafikantëve dhe tradhtarëve të rrezikshëm

0

Nga Aurel Dasareti

Për kë punon kryeministri i jashtëligjshëm e antikombëtar i shtetit amë dhe banditët e tij? Shqipërinë, Serbinë, Rusinë apo Greqinë? Po hajnat antikombëtar të opozitës në Kosovë? Po partitë servile në FYROM? Po mediat e korruptuara analfabete dhe “analistët” qesharak? Të gjithë i bashkon karakteri i fëlliqtë dhe paratë e pista, prandaj mbrojnë interesat e njëri-tjetrit. 

*** 

Pas çdo pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë. Edhe prostitutat paranë e fitojnë me ndershmëri, me pagjumësi, me punë të madhe e me djersë. Ndërsa këta bastardë që po na shkatërrojnë vendin, brohorasin për armikun e përjetshëm, po vjedhin pronat publike, e kane varfëruar popullin që i kanë humbur shpresat, prandaj trojet tona po boshatisen nga shqiptaret, troje që do të trashëgohen nga të huajt nga e gjithë bota. Autorët duhet të arrestohen sa më parë. Pasuritë e fituara përmes krimit duhet të konfiskohen menjëherë dhe autorët të dënohen me burgim të përjetshëm. 

Ligjet janë si rrjetat e merimangës, kapin mizat e vogla, ndërsa grerëzat, mushkonjat dhe pleshtat depërtojnë. 

Ideja bazë e politikës mbarëshqiptare duhet të jetë mbrojtja e interesave kombëtare dhe lehtësimi e përmirësimi i jetës për shumicën e njerëzve, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri të skajshme. 

Natyrisht nuk është punë e lehtë të jesh kryeministër i paligjshëm siç është sivëllai i çetnikëve, nudisti i stërzgjatur (pasi ka vjedhur dhe blerë zgjedhjet), por në të njëjtën kohë është “qeveria” (regjimi) në detyrë ajo që duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të cilën janë “zgjedhur” dhjetë vjet më parë. 

“Mendja e shëndoshë” e tij zëvendësohet me “njohuri” vëllazërim-bashkimi me Serbinë terroriste që nuk mund të zbatohen në praktikë. 

Ajo që na duhen janë politikanë të arsimuar, të pakorruptuar dhe patriotë që punojnë për votuesit për të mbrojtur interesat e tyre.  

Nuk është e drejtë, por krim të vjedhësh të tjerët, të djegësh pasurinë e tyre, të uzurposh pronat shoqërore, të rrahësh gruan, të shfaqësh mungesë respekti ose të lëndosh dhe të dëmtosh të tjerët. Kthejeni dinjitetin, të vërtetën, mirësinë, respektin dhe integritetin! 

Është përgjegjësi e politikanëve se çfarë ndodh, por janë edhe votuesit që i zgjedhin këta njerëz në poste drejtuese. Ata ulen aty vit pas viti. A ka lidhje me demokracinë? A është shoqëria e fortifikuar me liderë që bëjnë dredhi me popullin që zgjedhjet të mos kenë rëndësi për elitën e korruptuar në pushtet? Gjëja më e frikshme është se ka gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se nuk u intereson më se në cilën rrugë po shkon shoqëria, sepse nuk mund të bësh asgjë për të. Ata nuk shqetësohen (nuk guxojnë) të bëjnë diskutime ku diskutuesi (ti, unë, ai, ajo) cilësohet si një person që fokusohet vetëm në atë që është e gabuar (që nuk është në rregull). 

Dhe siç thoni ju; prandaj askush nuk guxon të thotë asgjë. Dhe kur askush nuk guxon të thotë asgjë, atëherë duhet të pyesësh: A ka një demokraci të plotë në këtë vend? 

Kjo çmenduri që kanë krijuar politikanët do ta shkatërrojë shoqërinë përfundimisht. 

Politikanët shqiptarë duhet t’i kenë prioritet çështjet shqiptare dhe jo atë që favorizon interesat e Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë dhe dashakeqëve tjerë. Do të jenë përgjithmonë parazitët që thonë: “Bëni si them unë dhe jo si bëj unë”. 

Jemi në një kohë ku ka trazira të mëdha në mbarë botën, lufta në Ukrainë është ende duke vazhduar. Rezultati nuk dihet. Serbia (brekët e Rusisë) e ndihmuar nga “ndërmjetësuesve” evropian të zhytur në konflikt interesi, është ende duke terrorizuar-provokuar Kosovën.  

*** 

Skenari i mundshëm serb:  

Një operacion i flamurit të rremë është një operacion ushtarak në të cilin dikush sulmon veten e tij, duke pretenduar se është një komb ose aktor tjetër. 

Qëllimi është zakonisht një përpjekje për të dhënë një justifikim për të shkuar në luftë. Serbia po planifikon sërish të akuzojë Kosovën për atë që po planifikon të bëjë, të përpiqet sërish të hyjë në luftë në shkallë të gjerë kundër vendit tonë. Është e rëndësishme të njoftohet bota për gjëra të tilla, sepse e bën më të vështirë për Serbinë kryerjen e një operacioni të tillë. Kur ke frikë nga pisllëqe kriminale të tilla, del dhe paralajmëron. Ne e pamë këtë, për shembull, në vitin 1998. Serbia (shërbimet serbe) vrau 6 të rinj serb në lokalin “Panda” në Pejë, për të akuzuar UÇK-në për terrorizëm dhe për të arsyetuar agresionin ndaj shqiptarëve në Kosovë. 

*** 

Bashkohuni të gjithë në këto çaste kritike, mos u bëni indiferent dhe budallenj për shkak të interesave të përkohshme meskine. Zero “zajedincë”. Mos lejoni kurrsesi republikën serbe barbare në tokën ilire-shqiptare.  

Armiqtë e dinë se çfarë ndodh nëse qëndrojmë të gjithë bashkë dhe bashkohemi dhe kjo i tremb të gjithë të gjallët! 

Një tipar i shtetit nazist-terrorist serb është se, me heshtjen (ndihmën) e disa shteteve të Evropës Perëndimore, ata kanë kontroll mbi historinë (vazhdojnë ta falsifikojnë) dhe përpiqen të luftojnë gjithçka që bazohet në fakte. Moto e tyre është: “Asnjëherë mos pranoni asgjë”, dhe pjellin kaq shumë gënjeshtra saqë faktet janë mbytur në to. 

*** 

Diçka më shumë njerëz në botën demokratike duhet të kuptojnë – është gjithashtu në interesin e tyre, por urrejtja ndaj Shqiptarisë (sidomos edhe për faktin që shumica e tyre i përkasin besimit mysliman edhe pse jo praktikues e keqpërdorues) dhe dashuria për Rusinë është kaq e rrënjosur dhe shumë e madhe për ta kuptuar këtë.  

Popullsia shqiptare duhet të zgjohet shpejt dhe të marrë masa. 

Asnjëra nga përpjekjet armike nuk ka mundur të shuajë te shqiptari instinktin e fuqishëm të racës së tij, që i ka dhënë forcën t`ju qëndrojë stuhive të shumta. 

Miq po, por mos u bazoni në ndihmën e tyre. Mes shteteve nuk ka aspak dashuri por vetëm interesa. Edhe vet vëllezërit (të një babai dhe të një nëne të përbashkët) kur bëhen të rritur dhe martohen, shumica prej tyre, përdorë shkopinj, sëpata dhe thika, pse jo edhe pistoleta kundër njëri-tjetrit në betejën se kush prej tyre do të trashëgoj (grabitë) më tepër nga pasuritë e lënë pas prindërve që kanë shkuar në amshim.  

Është aq e qartë sa duhet të jetë e panevojshme të thuhet: Besnikëria është ngjitësi në të gjitha marrëdhëniet. Në një lidhje. Në një miqësi. Në një shoqëri. Në një komb. Nëse nuk mund t’i besojmë më njëri-tjetrit, baza për ndërveprim është zhdukur. Çfarë kuptimi ka të kryesh detyrën, nëse të tjerët nuk e bëjnë këtë? 

O shqiptarë, zgjohuni menjëherë nga gjumi i tepruar, bashkoni të gjitha forcat dhe punoni për vendin tuaj. Mos kini frikë nga vdekja. Aty ku jetojmë, nuk ka vdekje dhe kur vjen vdekja, ne nuk ekzistojmë!

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Poezi për Nënë Terezën nga Argjira Ukimeri

0

Argjira Ukimeri, Prizren

NËNË TEREZA

Poezi

Nënë Tereza 

Nënë e Universit 

Prehet lartë në Qiell 

Prehet afër Diellit 

 

Shpirti i saj i ndritur 

E ndriçon Atdheun 

Bashkë me Ibrahimin 

Bashkë me Skënderbeun 

 

Së bashku me Ademin 

E me qindra dëshmorë 

Në lule të Parajsës 

Për ta thurë kurorë 

Nënë TEREZA 

Kjo Nënë e uruar 

Kujdeset për të gjithë 

Edhe në botën e amshuar 

 

Pusho Nënë e dashur 

Në Kopshtin e Perëndisë 

Fanar i pashuar 

Në tokën e Ilirisë  

_____

Argjira Ukimeri – Ma.sc. Pedagoge 

Kryeministri Kurti për Nënë Terezën: Fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre

0

Prishtinë, 26 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë në hapjen solemne të edicionit të tretë të manifestimit tradicional kulturor – shkencor “Drita e Gonxhes”, e njëkohësisht ka bërë homazhe te shtatorja e “Nënë Terezës”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

26 gushti i sivjetëm na ka bashkuar sot në qendër të Prishtinës dhe na ka mbledhur këtu në sheshin Nënë Tereza, për më tepër pranë shtatores së Nënë Terezës, për të hapur aktivitetet në Kosovë të manifestimit kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”, e nisi fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri Kurti, i cili më pas foli për biografinë e Nënë Terezës.

Kryeministri Kurti tha se 26 gushti është data e saj e lindjes, kurse 27 gushti është data e pagëzimit të saj nga Don Zef Ramaj.

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ka lindur sikur sot, plot 113 vite më parë, më 1910 në Shkup, atë botë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Ishte vajza e Nikollë Bojaxhiut, i lindur në Prizren në një familje të ardhur nga Fani i Mirditës dhe i nënës Drane Barnaj nga Novosella e Gjakovës. Vajzë shqiptare e një patrioti, e cila lindi në periudhën osmane dhe që ishte fëmijë kur vendi i saj u pushtua nga fqinjët, gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Pas vdekjes së babës Kolë kur ajo ishte pothuajse 9 vjeçare, Anjeze Bojaxhiun e rriti nana Drane, sikur edhe vëllaun dhe motrën e saj, Lazërin dhe Agen.

Pasi foli për biografinë dhe rrugëtimin e saj, kryeministri tha se personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.

Duke uruar që aktivitetet e këtij manifestimi të shkojnë mirë dhe mbarë si këtu në Prishtinë, ashtu edhe në Shkup e në Tiranë, kryeministri u shpreh me shpresë që “Drita e Gonxhes” të përhapë dritë nga shembulli që Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza dha me jetën e saj për njerëzoren e secilit ndër ne.

 Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar z. Skender Hasani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirëtore e Kulturore të Shqiptarëve,

E nderuara znj. Teuta Shala, Drejtoreshë e Institutit të Historisë ‘’Ali Hadri’’,

I nderuar imzot Dom Lush Gjergji,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe Vëllezër,

Të nderuar të pranishëm,

26 gushti i sivjemë na ka bashkuar sot në qendër të Prishtinës dhe na ka mbledhur këtu në sheshin “Nënë Tereza”, për më tepër pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur aktivitetet në Kosovë të manifestimit kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.

26 gushti është data e saj e lindjes, kurse 27 gushti është data e pagëzimit të saj nga Don Zef Ramaj. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ka lindur sikur sot, plot 113 vite më parë, më 1910 në Shkup, atë botë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Ishte vajza e Nikollë Bojaxhiut, i lindur në Prizren në një familje të ardhur nga Fani i Mirditës dhe i nënës Drane Barnaj nga Novosella e Gjakovës. Vajzë shqiptare e një patrioti, e cila lindi në periudhën osmane dhe që ishte fëmijë kur vendi i saj u pushtua nga fqinjët, gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Pas vdekjes së babës Kolë kur ajo ishte pothuajse 9 vjeçare, Anjeze Bojaxhiun e rriti nana Drane, sikur edhe vëllaun dhe motrën e saj, Lazërin dhe Agen.

Që e vogël e devotshme ndaj besimit të saj fetar, Gonxhja u largua nga shtëpia më 1928 dhe shkoi e u bashkua me Motrat e Loretos në Irlandë, ku anglishtja u bë gjuha e saj e komunikimit. Një vit më pas shkoi në Indi ku do ta përqendronte veprimtarinë e saj. Më 1950 ajo themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën arriti që ndër vite të shtrinte një rrjet të tërë me institucione dhe veprimtari bamirësie për të varfërit, apo siç thoshte ajo, për më të varfërit e të varfërve.

Forhåndsvisning av bilde

Kësisoj, kjo motër, motra Gonxhe Bojaxhiu, u bë nënë, Nënë Tereza, apo siç u njoh si Tereza e Kalkutës. Në të gjallë, atë e nderoi pothuajse e gjithë bota. Më 1979 ajo u laureua me Çmimin “Nobel” për Paqe, kurse më 1985, Presidenti amerikan Ronald Regan i dha asaj Medaljen Presidenciale të Lirisë, përveç shumë diplomash e titujsh nderi që iu dhanë nga shumë vende të botës anembanë. Në kohë aq të vështira, ajo arriti të gjente mundësitë për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë, tokën e saj të lindjes dhe të të parëve të saj. Pas vdekjes, ajo u shenjtërua nga Kisha Katolike Romane dhe kështu Tereza e Kalutës u bë Shën Tereza. Gonxhja e kishte ruajtur shqipen e saj të fëmijërisë, që mbase ishte gjuha e lutjeve të saj më personale dhe më të thella drejtuar Zotit.

E bëra këtë udhë disi paksa të gjatë nëpër këto të dhëna biografike të Nënë Terezës, për të ardhur te thelbi i fjalimit tim të shkurtër, e që është: shembulli që japim me veprën dhe jetën tonë çdo ditë secili prej nesh për gjithë të tjerët.

Forhåndsvisning av bilde

Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.

Duke uruar që aktivitetet e këtij manifestimi të shkojnë mirë dhe mbarë si këtu në Prishtinë, ashtu edhe në Shkup e në Tiranë, shpresoj që “Drita e Gonxhes” të përhapë dritë nga shembulli që Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza dha me jetën e saj për njerëzoren e secilit ndër ne.

Ju faleminderit.

Mbi çiftin sinonimik në veprën “Doktrina e kërshtenë” të Pjetër Budit

0
Prof. Dr. Shefkije Islamaj, studjuese, Prishtinë
______
PJESA E PARË
______
Autori dhe vepra
______
Veprimtaria letrare e shkrimtarit të vjetër veriak, Pjetër Budi, dy breza jete pas asaj të Buzukut, me lëndën e pasur gjuhësore, edhe sot e kësaj dite paraqet interes për kundrime a trajtime nga anë të ndryshme shkencore.
Edhe pse në shikim të parë arkaike, gjuha e veprave të Budit, në më se 1000 faqe, në veprat “Doktrina e kërshtenë” (“Doctrina Christiana, 1618; kjo vepër e Budit pati tri ribotime, më 1636, 1664, 1868; për vështrimin tonë është shfrytëzuar ribotimi i dytë (fotokopje), domëthënë ai i vitit 1664), “Rituali roman” (“Rituale Romanum”, 1621) dhe “Pasëqyra e të Rëfyemit” (Speculum Confessionis, 1621), po të vështrohet nga të gjitha aspektet e saj (fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore e të tjera) nuk është një gjuhë thjesht kishtare e mbytur me fjalë të huaja, siç do të ishte e natyrshme të pritnim duke pasur parasysh karakterin kryesisht fetar të saj, po është një gjuhë e pasur me tipare të ngulitura e me forma të qëndrueshme, pra kemi të bëjmë me një gjuhë që kishte një traditë paraprake shkrimi, ndonëse jo të gjatë. Për ekzistimin e një tradite letrare shqipe me shkrime liturgjike në Shqipëri, të paktën në mesjetën e vonë, kishte krijuar bindje edhe prof. Eqrem Çabej, duke pasur për bazë gjuhën e rrjedhshme e të pasur të “Mesharit” të Gjon Buzukut (1555), që, në krahasim me atë të Budit, del më arkaike. Eqrem Çabej në një studim të tij mbi gjuhën e Pjetër Budit lidhur me këtë çështje, ndër të tjera, thekson: ”…nuk do menduar se këta autorë (shkrimtarët e vjetër shqiptarë – shën. im) kanë shkruar në dialekt. Karakteri i gjuhës së tyre nga kjo anë paraqitet më kompleks dhe meriton të gjurmohet më hollë. Dialekti regjional prej të cilit rrjedhin ata përbën bazën nga e cila ata u ngritën në një gjuhë shkrimi mbidialektore…” (E. Çabej, Pjetër Budi dhe gjuha e tij te “Probleme të historisë së gjuhës shqipe”, Prishtinë, 1971, f. 431). Një bindje të këtillë e kanë krijuar edhe të gjithë studiuesit e tjerë që janë marrë me shkrimet e vjetra shqipe. Ekzistimin e një tradite paraprake letrare shqipe, në njëfarë mënyre, e dëshmojnë edhe vetë shkrimtarët e vjetër shqiptarë me përpjekjet që bënë ata për ta ngritur gjuhën e tyre në nivel mësimi e diturie. Ai arriti si autodidakt të fitojë dhe të formojë një kulturë të përgjithshme shkrimi e dijeje. Tërë dijen dhe kulturën e vet i vuri në shërbim të bashkatdhetarëve, qoftë duke shkruar libra në gjuhën shqipe, qoftë nëpërmjet përpjekjeve që bëri për të organizuar një kryengritje të përgjithshme kundër sundimit të huaj. I udhëhequr nga dëshira e madhe që t’i shihte të lira viset e pushtuara nga sundimi turk, i entuziazmuar edhe nga një varg kryengritjesh që kishin shpërthyer aso kohe në Shqipëri, dhe si një personalitet i rrëmbyeshëm që ishte, u përpoq mjaft që të siguronte ndonjë përpjekje a ndihmë materiale nga Vatikani a ndonjë fuqi tjetër evropiane, përpjekje këto që nuk u kurorëzuan gjithherë me sukses. Mirëpo, nga i gjithë ky aktivitet i tij intensiv në planin politik mbeti letra e tij e gjatë dërguar kardinal Gozzadinos më 1621 që është nga ”dokumentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, që tregon se si në luftën për t’u çliruar nga zgjedha turke, populli ynë është i bashkuar pa dallim feje që në shekullin XVII.” (“Historia e letërsisë shqipe”, Vëllimi I, Tiranë, 1959, f.204).
Punë më të frytshme Pjetër Budi ka bërë, megjithatë, në fushën e shkrimit. Në veprën e tij letrare, ndonëse me përmbajtje fetare, ndeshim elemente të realitetit shqiptar, ndeshim ide patriotike dhe mendime të larta për gjuhën e për popullin.
Mund të thuhet se vepra letrare e Pjetër Budit ka interes të veçantë për shqipen, në rend të parë për historinë e gjuhës si dëshmi e një faze të hershme të shqipes, pastaj për gramatikën historike, për historinë e gjuhës letrare, po edhe për historinë e letërsisë, historinë e vjershërimit (ai konsiderohet vjershëtari i parë shqiptar, shkroi 23 vjersha me 3300 vargje, të botuara në 110 faqet e fundit të “Doktrinës”.)
VEÇORI TË PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA TË GJUHËS SË BUDIT
Veprat e tij, në rend të parë, janë përkthime mjaft të lira, por, Budi ka bërë edhe mjaft përshtatje. Pos përkthimeve, ai na ka lënë edhe mjaft proza origjinale, të cilat i ndeshim ose në parathënien e veprave të tij ose të futura mes përkthimeve fetare. Proza origjinale e Budit trajton çështje të ndryshme shoqërore nga jeta shqiptare (edhe mjaft çështje folklorike e etnografike), nga jeta kulturore e të tjera. Me rëndësi është të përmendet me këtë rast edhe një letër e Budit, që i drejtohet klerit shqiptar në veprën “Pasëqyra e të Rëfyemit”, në të cilën ndeshim elementet e para të polemikës në letërsinë shqipe.
E pamë të arsyeshme t’u kthehemi këtyre fakteve të njohura për veprën e Budit, referuar më së shumti nga studimi i Çabejt për Budin dhe veprën e tij, për t’i hapur rrugë vështrimit të veçorive gjuhësore që i kemi marrë për shqyrtim këtu. Para së gjithash duhet të thuhet se gjuha e Budit është gjuhë e pasur dhe e përpunuar, ndërsa stili i rrjedhshëm dhe i formuar. Gjuha e tij, me veçoritë e gegërishtes qendrore prej nga ishte autori, është ngritur mbi bazën dialektore të saj, drejt traditës së shkrimit të shqipes, të kuptueshme e të afërt për të gjithë shqipfolësit. Gjuhën e Budit nuk e përshkojnë risitë në rrafshin fonetik, që e karakterizojnë gegërishten qendrore, risi të cilat në këtë trevë gjuhësore të shqipes, si duket, posa kishin filluar të shfaqeshin në kohën e tij. (Shih E. Çabej, po aty, f. 431). Mund të thuhet se ka shumë tregues që flasin se edhe gjuha e tij, edhe stili i tij ishin nën ndikimin e kulturës latine – italiane, kulturë të cilën ai e njihte mirë. Megjithatë, dihet se në mënyrë të veçantë ishte nën ndikimin e letërsisë kishtare, prandaj gjuha e tij na del, në rend të parë, një gjuhë e kësaj sfere, e gërshetuar edhe me elemente të kulturës së kohës.
Budi shkroi mjaft dhe trajtoi një tematikë të gjerë fetare. Leksiku i tij është i ngarkuar me fjalë të huaja, e kuptueshme për kohën e rrethanat. Budi nuk i përdor fjalët e huaja vetëm në rastet kur nuk e ka fjalën shqipe për të emërtuar nocione a ide, si në përkthimet, ashtu edhe në prozën origjinale, por i përdor edhe atëherë kur për to nuk ka ndonjë nevojë të madhe, dhe kur ekziston fjala shqipe, të cilën, ai pa dyshim, e njeh mirë. Kështu veproi, me gjasë, për shkak se terminologjia kishtare latine aso kohe ishte ngritur në shkallë të lartë dhe zor që zëvendësohej me sukses me përgjegjëset e shqipes, me zhvillimin modest që kishte shqipja në këtë fushë të përdorimit të saj, ndonëse ajo i ishte dedikuar një rrethi mjaft të gjerë lexuesish, dhe më e kuptueshme do të ishte që ajo të dilte më e thjeshtë dhe më e afërt për ta. Shkaqet e një veprimi të tillë nuk janë shumë të arsyetueshme.
Megjjithatë, duke lexuar Budin, ajo që na bie në sy që në fillim, është se ballë fjalëve të huaja, që, siç e thamë nuk janë pak në numër, na paraqitet edhe një pasuri e madhe leksikore e shqipes, një fond i caktuar i fjalëve të trashëguara, i fjalëve popullore, dhe një numër sosh, besojmë, neologjizma të krijuar nga vetë Budi a nga parardhësit e tij.
Njohjen e tij gjuhësore dhe pasurinë e madhe leksikore të veprave të tij e dëshmon mirë përdorimi me vend i fjalës shqipe, ndërtimi i fjalisë, fraza origjinale shqipe, periudhat e gjata, pastaj ndërtimet frazeologjike etj. Në veprat e tij mund të vërehen aty-këtu edhe ndërtime sipas gjedheve të gjuhës latine, të cilat nuk mund të shpjegohen ndryshe përveçse si ndikime të saj në gjuhën shqipe, por hetohen aty, gjithashtu, edhe përpjekje për ta formësuar shprehjen origjinale shqipe me veçantinë e saj. Ai shfrytëzoi mirë thesarin e shqipes, burimet e gjuhës, pasurinë frazeologjike, dhe në këtë mënyrë vepra e tij na jep lëndë shumë të pasur gjuhësore. Budi mblodhi me kujdes edhe fjalë të rralla e të vjetra shqipe, të cilat i shtiu në përdorim gjatë hartimit të veprave të tij letrare-gjuhësore. Kështu, gjuha e veprave të tij dëshmon aftësi të gjera shprehjeje e stili edhe në sajë të njohjes së mirë edhe të të folmeve shqipe të krahinave të ndryshme, ku Budi kishte shërbyer si meshtar.
Në këtë vështrim tonin, vëmendjen e kemi përqendruar në një aspekt jo shumë të rëndomtë në studimet tona, në një veçori të dalluar të pasurisë leksikore në gjithë veprën e Budit – në përdorimin e dendur të çiftit sinonimik në veprën “Doktrina e kërshtenë”. U përqendruam pikërisht në këtë vepër, për hetimin e çiftit sinonimik, jo pse kjo na ofron lëndë gjuhësore më të pasur se veprat e tjera të Budit në këtë rrafsh, por për arsyen se librin “Doktrina e kreshtënë” e kemi në dorë (në formë të fotokopjes), kurse dy veprat e tjera “Rituali roman” dhe “Pasëqyra e të Rëfyemit”, vetëm pjesërisht (ndonjë fragment).
“DOKTRINA E KËRSHTENË” (DOCTRINA CHRISTIANA)
“Doktrina e kërshtenë” është libër katekizmi me pyetje dhe përgjigje ndërmjet priftit dhe gjakonit. Libri përmban edhe 10 vjersha fetare (afro 741 strofa). Vetë tematika e veprës ka imponuar fjalor të përshtatshëm e përkatës. Sipas gjasësh, Budit nuk i ka mjaftuar leksiku i gjuhës popullore për të trajtuar një kompleks temash, sidomos të sferës fetare, prandaj atë e ka plotësuar me fjalë të huaja e ndonjëherë me neologjizma të krijuar në bazë kalkesh, ndërsa sa i përket leksikut abstrakt të sferave të tjera, sidomos të asaj kulturore, mund të thuhet se Budi ka treguar shkathtësi krijuese gjuhësore dhe gatishmëri për të shfrytëzuar maksimalisht visarin leksikor të popullit: do të përdorë me shumicë fjalë të gurrës popullore dhe rrjedhoja të tyre, duke bërë punë të vlefshme në këtë drejtim edhe në paraqitjen e këtij leksiku në përmasa sasiore e cilësore, karakterizuese për shkallën zhvilluese të shqipes së asaj kohe, dhe në krijimin e përfytyrimit tonë për pamjen solide të shqipes së një kohe relativisht të errët për ne.
Mund të thuhet se fjalorin e veprës së Pjetër Budit e përbëjnë shtresa të ndryshme leksikore: fjalë të gjuhës së folur popullore, fjalë të gjuhës së shkrimit – kryesisht fjalë të sferës së kulturës, të sferës fetare, fjalë të huaja, neologjizma, fjalë të moçme. Përdorimi i gjerë i shtresave të ndryshme leksikore, ka ndikuar në shtrirjen e sinonimisë në gjithë veprën e Budit, ka ndikuar që sinonimia të bëhet tipar dallues në veprën e tij. Vështruar nga kjo anë, gjuha dhe stili i Budit dallohen nga ato të shkrimtarëve të tjerë veriakë. Prandaj, mund të themi se sinonimet në veprën e Budit paraqesin aspekt me rëndësi të konsiderueshme gjuhësore, në rend të parë për të ndjekur përvijimin e fjalës shqipe në rrugën e saj historike, për të parë shfaqjen e parë të fjalëve që përbëjnë pasurinë leksikore të shqipes, sidomos ato që përfaqësojnë fjalorin e fushës kulturore, intelektualizimin e shqipes.
Gjuha shqipe, siç dihet, është shumë e pasur me sinonime. Studimet rreth disa veçorive të zhvillimit të leksikut të shqipes nëpër shekuj, sipas dëshmisë që na japin veprat e shkruara, flasin bindshëm për këtë. Këtë pasuri e ka shfrytëzuar mirë edhe Budi në veprat e tij letrare, dhe në këtë aspekt ajo paraqitet dëshmuese e mirëfilltë. Kështu, gjuha e Budit na del përgjithësisht e përpunuar në rrafshin sinonimik (natyrisht në përputhje me rrethanat e kohën), dhe e pasur me sinonime tipash të ndryshëm, sidomos është e pasur me sinonime të vjela nga gjuha e popullit. Nuk është i vogël as numri i sinonimeve – dyfishime leksikore, që mund të jenë krijuar nga ai, të cilat krijojnë sinonimi me fjalë, po ashtu të shqipes, po që, sot për sot, zor se mund të provohet me saktësi, për arsye shumë të njohura, se janë krijime vërtet të tij apo të pararendësve të tij, që presin të zbulohen, apo janë krijime të popullit. Edhe fjalët e huaja, të përdorura mjaft shpesh ballë fjalës shqipe, kanë krijuar dublete të qëndrueshme.
Një faktor gjuhësor që ka ndikuar në shtrirjen e sinonimeve, sidomos të atyre me origjinë të huaj, më së shumti të shtresës latine e romane, e aty-këtu greke, sepse elementet leksikore turke janë të pakta, ndërsa ato sllave, pothuajse, të pavërejtshme, është varfëria e fjalorit, e thamë edhe një herë, që kushtëzonte detyrimisht përdorimin e fjalëve të huaja për të emërtuar në shqipen nocione të ndryshme, sidomos të sferës kishtare, për të cilat gjuha shqipe, në të shumtën e herës, nuk i kishte përgjegjëset e nevojshme. Duke qenë se gjuha e veprës letrare, para së gjithash, është funksion i saj, dhe se për ngjyrim cilësor e ndjenjor të shfaqjeve të ndryshme të realitetit janë më se të domosdoshme sinonimet dhe ndërtimet e ndryshme me funksion sinonimie, edhe vepra e Budit shpreh shkallë të lakmueshme të përdorimit të gjuhës nga ky aspekt, për kohën. Vihet re qartë, po kështu, përpjekja për një shprehje gjuhësore estetike edhe përmes sinonimeve. Denduria e përdorimit të tyre, sidomos e përdorimit të çiftit sinonimik, i cili me këtë rast është objekt i studimit tonë, kanë vërtet edhe funksion edhe estetik. Mund të thuhet se çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit paraqet veçori dalluese të gjuhës e të stilit të tij.
ÇIFTI SINONIMIK DHE “DOKTRINA E KËRSHTENË”
Çifti sinonimik (Çabej e quan dublet sinonimik, ndërsa Kostaq Cipo – palë sinonimike), është njëra nga kategoritë leksiko-semantike më pak të studiuara në fushën e leksikologjisë. Kjo kategori leksiko-semantike konsiderohet mjet i rëndësishëm gjuhësor që ndikon në shprehësinë e gjuhës. Sinonimet që formojnë çifte të qëndrueshme, në të shumtën e rasteve janë të mirëfillta, prandaj krijojnë tautologji, por shpeshherë janë edhe sinonimi në një largesë të caktuar paradigmatike. Në rastin e dytë ana semantike ndryshon pak a shumë, kurse elementi i dytë i togut në këto raste konsiderohet element plotësues i shprehjes.
Çiftet a dubletet sinonimike ndonjë herë dalin si një metaforë ose shprehin një figurë, por në të shumtën e rasteve ato janë përsëritje përforcuese, e më rrallë përforcojnë edhe ndonjë rast simbolizimi fonetik, si për shembull:
“Gjith forcëtë e tij
Ia prishi ia çkatërroij ( përdorimi i çiftit në këtë varg të krijon përfytyrimin e prishjes së një gjësendi me zhurmë)
e gjymtyrëtë e tij
Fort ia lidhi ia shtërngoij. ” (jep përfytyrimin e lidhjes me forcë).
Budi parapëlqen çiftin sinonimik për t’i përforcuar më shumë mendimet ose idetë e shprehura në veprën e tij. Në këtë rrafsh ai dallohet me dinamizimin e vet në zgjedhjen dhe në vlerësimin e elementeve shprehëse, në përdorimin e gjuhës me invencion të dalluar. Çifti sinonimik te Budi, prandaj, është plot jetë dhe si i tillë meriton trajtim të veçantë për vlerësimin letrar të veprës së tij, sidomos të poezisë së tij, për faktin se ai aty nuk është element i veçuar, i ndërfutur në mënyrë artificiale, por funksionon i lidhur ngushtë me qëllimin e përmbajtjen e tekstit, edhe të mikrotekstit, në të vërtetë ai përbën njëfarë mikrostrukture.
Çifti sinonimik te Budi, herë ka funksion përcaktimi, herë përforcimi e jo rrallë ai përdoret edhe me funksion ekspresiv. Kështu, ai, duke na dhënë përmbajtje të caktuara, na jep edhe perceptime të caktuara, mjaft individuale, përpiqet të ndikojë tek lexuesi edhe përmes çiftit sinonimik, duke e kthyer shpesh atë në stilemë, në tregues të strukturimit shumë veprues në pikëpamje stilistike. Pjetër Budi në këtë rrafsh del mjaft krijues: çifti i tij sinonimik nuk është i rastit dhe nuk mund të veçohet nga teksti. Ai zbulon jo vetëm lidhje gjuhësore, po edhe lidhje jashtëgjuhësore. Informacioni plotësues që del nga çifti sinonimik – stilemë është shumë i ngjeshur.
Për perceptimet e tij interesante në shumë rrafshe ai shfrytëzon jo vetëm përmbajtjen, por edhe mjetet e mundësitë shprehëse të gjuhës, edhe në rrafshin e saj stilistik, natyrisht aq sa kanë lejuar njohuritë e tij nga këto fusha. Jo rastësisht, ai ka zgjedhur çiftin sinonimik, sepse ai në veprën e tij paraqitet me vlerë më shumë se gjuhësore dhe zbulon përpjekjen e tij për një përdorim stilistik të gjuhës, përpjekjen për shprehje estetike gjuhësore. Duke qenë se kishte të bënte me një tematikë mjaft të gjerë fetare, të panjohur për shtresën e gjerë të popullit, ai është dashur t’i gjurmojë mirë mundësitë shprehëse të shqipes së kohës, për ta bërë tekstin sa më të kapshëm e sa më të afërt për lexuesin e rëndomtë. Kjo punë nuk ka qenë aspak e lehtë, sidomos kur të kihet parasysh se terminologjia kishtare ishte e mbushur me plot fjalë të huaja. Mirëpo, në çiftet sinonimike të Budit mund të thuhet se zotërojnë në përgjithësi fjalët shqipe, çifti sinonimik i tij, pra, është i përbërë prej dy, tri a më shumë fjalëve shqipe, e shumë më rrallë prej fjalëve të huaja. Ç’ është e vërteta, në çiftin sinonimik të Budit hetohet një ikje e qëllimshme nga fjalët e huaja dhe vërehet përpjekja për të shfrytëzuar sa më mirë pasurinë leksikore të shqipes, duke futur në përdorim, jo vetëm çifte sinonimike të njohura e të përdorura edhe sot, a çifte sinonimike të krijuara nga autori, po edhe asosh që nuk mund të konsiderohen si përsëritje të zakonshme pa ndonjë qëllim e efekt të caktuar.
Çifti sinonimik që e gjejmë në veprën “Doktrina e kërshtenë”, po edhe përgjithësisht përdorimi i fjalës shqipe në gjithë veprën e Budit (fjalën e kemi kryesisht për leksikun), dëshmon se Budi e ka njohur mirë shqipen e folur të kohës së vet dhe e ka zotëruar gjuhën në masën që atij i ka mundësuar ta shfrytëzojë gjerësisht leksikun e shqipes së kohës, si dhe të krijojë, në bazë të gjedheve ekzistuese, elemente të reja gjuhësore.
Prandaj, edhe përdorimi kaq i madh i çiftit sinonimik në veprën e Budit nuk duhet të kuptohet gjithherë si qëllim praktik: që t’i bëjë tekstet fetare sa më të qarta e më të kuptueshme për predikuesit e besimtarët, por duhet konsideruar edhe si një përpjekje të tij për të përdorur një gjuhë kombëtare, e cila do t’i vihej përballë gjuhës së huaj kishtare.
“Zgjedhja dhe ndërthurja e sinonimeve bëhet për qëllime të caktuara. Qëllimi është kategori jashtëgjuhësore, por përputhja me qëllim është çështje stilistike” – thotë studiuesi i njohur Xhevat Lloshi, në tekstin e tij për stilistikën. Edhe te Budi çifti sinonimik përzgjidhet e ndërthuret me qëllime të caktuara. Këtë e provon mirë materiali gjuhësor që kemi vjelë për këtë qëllim. Larmia e çifteve sinonimike me vlerë gjuhësore e stilistike, jo vetëm për kohën, shpreh një shkallë të lartë të zhvillimit të gjuhës. Çiftet si këto e dëshmojnë këtë: “a folë e ligjëruom; s’ka me iu sosunë as me u munguom; tue fshā e tue gjëmuom; po nshtohetë e përtërihetë; me hjekunë frymë o me pushuom.”
Budi përdor çiftin sinonimik me dy qëllime: si mjet të drejtpërdrejtë shpjegimi dhe si mjet plotësues shpjegimi. Si mjet i drejtpërdrejtë shpjegimi përdoret në rastet kur autori çiftin sinonimik e shfrytëzon si të vetmin përcaktues të mendimit të shfaqur. Për shembull: ”…ai ashtë fort i lëvduomi, e i mëshëriershimi zotynë, e Ati ynë, e krijuosi ynë…”(f. 40).
Si mjet plotësues shpjegimi, çifti sinonimik përdoret në rastet kur autori dëshiron t’i japë shprehjes një ngjyrim të qartë e të theksuar stilistik. Në gjithë veprën e Budit, mund të thuhet se çifti sinonimik është përdorur më shumë si mjet plotësues shpjegimi, sesa si mjet i drejtpërdrejtë shpjegimi. Shembull: ”Pësuom mundimet… vūm mbë kryq, vdekunë e vorruom.” (f. 14) “…kūr nieri ashë fort i randë e i përtuoshim. ”(f. 118).
FUNKSIONI ASNJANËS DHE FUNKSIONI STILISTIK
Duke pasur parasysh mënyrën e përdorimit të tyre, mund të thuhet se në veprën “Doktrina e kërshtenë”, çifti sinonimik përdoret me dy funksione: me funksion asnjanës dhe me funksion stilistik, megjithëse nuk është lehtë praktikisht të caktohet një kufi i prerë kur përdoret çifti sinonimik me funksionin e parë e kur me të dytin, sepse shpeshherë ndodh që këto funksione të ndërthuren. Kështu, çiftet sinonimike ”themeli e kryetë” (f. 5) a ”forcë e fuqi” kanë më shumë funksion neutral se çiftet ”të zezë e të shemtuome” (f. 26) a ”të mallëngjyeshimitë e të përvajshimitë” (f.103), që shquhen me ngjyrim emocional (themeli, në të vërtetë është kryet a koka e diçkaje, si pjesë më e rëndësishme e një qenieje a një objekti; forca është fuqia ose anasjelltas, por e zeza nuk është gjithmonë e shëmtueta, ashtu sikundër që të mallëngjyeshmit që nuk mund të zëvendësojë gjithmonë të përvajshmit. Konteksti përcakton se në ç’funksion përdoren dhe në ç’shkallë përputhet sinonimia e tyre. Për shembull çifti i përdorur shumë shpesh “t’ vobegut e t’ unëshmit” ose ”e me na marrë ngrykë e me na shtërnguom” (f. 41), pos që janë çifte përforcuese, ato kanë një tipar semantik të përbashkët, po më shumë si sinonime i bën konteksti.
Një veçori e gjuhës së Budit, që lidhet me funksionin e çiftit sinonimik, është edhe përsëritja. Budi parapëlqen përsëritjen për të përforcuar kuptimin dhe për t’i dhënë shprehësinë e duhur tekstit. Përsëritja e një fjale, e futur në ndërtime të caktuara sintaktike në veprën e përmendur të Budit, bëhet zakonisht me sinonime ose me fjali të afërta për nga kuptimi ”mā shumë e mā tepërë” (f. 83-84); ”gjithëherë e shpesh” (f. 84); ”gjithëherë e për gjithë ditë” (104); ”për gjithë ditë, e për gjith ōr” (107), i lëvduom e i përlëvduom” (21); ”të tanë e të plot” (17); ” anë e pranë (176); ”motnë e jetënë” (203); ”plang e shtëpī” (16); ”thām e përthām” (194); ”kroenë ō gurrë” (97) e të tjera. Vërejmë kështu një përsëritje të qëndrueshme të sinonimeve të caktuara, të çiftit sinonimik të caktuar. Përsëritja është mjaft e individualizuar dhe përbën një karakteristikë për stilin e Budit.
Çifti sinonimik me karakteristikat e një togu intensiv është i vendosur radhazi me çiftet e tjera sinonimike dhe sjell, kështu, përforcim të theksuar të thënies. Për shembull: “…ky shenjtë Sakrament, s ashtë për tjetër veçëse me dhanë një të madhe dritë, e vertyt, e hir prej sinëzot, gjithë atyne qi martonenë, e marrënë gruonë e vet, me shenj e me kunorë.” (f. 92)
Përforcimi zbulon përbashkësinë e tyre semantike, ndërsa renditja e tyre bëhet zakonisht në bazë të shkallëzimit stilistik (intensitetit). Shkallëzimi stilistik na paraqitet më shumë ngritës, sesa zbritës. Te Budi vërejmë se përgjithësisht mbizotërojnë togjet e këtij tipi, të shprehura me shkallëzim ngritës. Për shembull: ”… disa fajesh e mkatesh… banenë për gjithë ditë, e për gjith ōr, e për gjithë ças mā shumë e mā tepërë se askūrrāj.” (f. 107), ose “…sdripi mpshtierë përmbi vise të ferrit e vote mbë një vend fort terrëtë e të pshtimëtë, e të mbuluom me një mjegullë të zezë e të shemtuome qi quhetë Limb.” (f. 26).
Nuk mungon as çifti i shprehur me shkallëzim zbritës. Për shembull: “…mā kūrrāj me mos e gjegjunë, veçse…britmënë e zanë e djemënet ferrit.” (f. 141); ose: “kā urdhënuom… me mos siellë nuse, as me mos bām darsmë ndë mote lidhunë e mbājtunë.” (f. 73).
Çiftet sinonimike nuk janë togje të zakonshme. Ato, në të shumtën e rasteve, mbajnë karakteristikën e togjeve stilistike. Me interes është të hetohen sidomos marrëdhëniet e këtyre togjeve, madje edhe të fjalëve të veçanta që krijojnë sinonimi, si për shembull: i errët – i pshtimët – i zi – i shëmtuom ose i lidhun – i mbājtunë – i shtërnguom. Si fjalë të veçanta, ato janë asnjanëse, por në togje ato përmbajnë edhe ngarkesë stilistike, janë vepruese nga ana stilistike, pra përmbajnë edhe informacion plotësues. Kështu, në të shumtën e herës njësitë e çifteve janë sinonime në kuptimin e gjerë të fjalës, në të vërtetë, janë sinonime tërësore, ndërsa në këtë kontekst më shumë kanë rëndësi strukturimet sinonimike, sepse duke u lidhur në çifte këto sinonime, përftojnë veti të reja a kuptime të reja shoqëruese.
Vijon nesër
Në 405 vjetorin e botimit të “Doktrinës së kërshtenë” të Pjetër Budit
Ky shkrim u botua këtu e 35 vjet më parë fillimisht në revistën “Gjurmime Albanologjike” të Institutit Albanologjik, SSHF, XVIII, Prishtinë, 1988 dhe më pas në librin tim “Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës”, TOENA, Tiranë, 2002 (f. 117-154).
(Për arsye të gjatësisë, shkrimi paraqitet në dy vazhdime: DJE E SOT)
MBI ÇIFTIN SINONIMIK NË VEPRËN “DOKTRINA E KËRSHTENË” TË PJETËR BUDIT
PJESA E DYTË
ÇËSHTJE TË PËRMBAJTJES DHE TË FORMËS
Nga lënda e vjelë në veprën «Doktrina e kërshtenë» vërejmë se çifti sinonimik i Budit është shumë i larmishëm. Mbizotërojnë çiftet me një a më shumë njësi leksikore, pasojnë ato me njësi leksikore dhe njësi sintagmatike e nuk janë të pakta as ato me dy a më shumë njësi sintagmatike dhe me njësi frazeologjike. Pra, të shumtat janë çiftet sinonimike leksikore, ndërsa ato sintagmatike dallohen me variacionin e madh. Çiftet sinonimike frazeologjike dhe, sidomos, çiftet sinonimike të krijuara si gërshetime leksiko–sintagmatike paraqesin lëndë interesante për vështrime sintagmatike e sintaksore. Ndërtimet sintaksore, edhe në këtë rrafsh, kanë shumë elemente shqipe: ndërtime e shprehje popullore, frazeologji shqipe të moçme, po edhe mjaft të tilla që mund të konsiderohen si krijime vetjake të tij.
Jo vetëm larmia në çiftet sinonimike është tipar dallues në veprën e Budit, po edhe denduria e përdorimit të këtyre çifteve është një tipar dallues për veprën e tij. Denduri të lartë shënojnë disa çifte të mirëfillta leksikore si këto: të kthjellëtë e të dëlirë; me mend e me shqisë; me zemërë e shpresë; basi i krijuosi; me bā e me vepruo; me folë e me ligjëruom; e tfilluom e e ndrequnë; ngritunë e nalcuom; të sosunë e të mënguom; dhe disa çifte leksiko – sintagmatike si këto: qi martonene e marrënë gruonë; e duonë e e kanë ndë zemërë; gjëllijmë e mbahemi gjall; me pām e me vūm roe e të tjera.
Çifti sinonimik leksikor i Budit, vështruar nga aspekti i kategorisë gramatikore, është përfaqësuar afërsisht me këtë përpjesëtim: më të shumtat janë çiftet sinonimike me folje, pasojnë ato me mbiemra, kurse më të rralla na dalin çiftet me emra, e shumë më të pakta i ndeshim me ndajfolje, me parafjalë a me pjesëza, ndonëse çiftet sinonimike me këto të fundit njohin paraqitje mjaft të larmishme.
Sinonimet leksikore, që përbëjnë çiftin sinonimik të Budit, në të shumtën e rasteve janë sinonime të pjesshme, po nuk mungojnë sinonimet e plota a të mirëfillta. Sinonimia e plot është karakteristike, sidomos, për çiftin leksikor të përbërë nga emrat. Më së shumti ndeshim këto çifte sinonimesh të mirëfillta: forca e fuqia, kreatyrëtë e krijesat, gjindja e njerëzit, turpi e mbarja, bāsi e krijuosi, ferra e driza, urata e lutja e të tjera. Ndërkaq, ndër çiftet sinonimike folje a mbiemra nga të cilat shquajmë sinonimet e pjesshme dhe ato kontekstuale, më së shpeshti ndeshen këto: prishi e çkatërroij; lidhi e shtërngoij; vū rē e shukoi; dëshmon e thotë; a folë e ligjëruom; sosunë e munguom; nshtohetë e përtërihetë; me hjekunë frymë ō me pushuom; të urtë e të ndëgjuoshim; i randë e i përtuoshim; i mbrazët e i pāfryjt; i tanë, i plotë e i pādām; i mpastrë e i dëlirë; e vërteta, e dërejta, e e plota; i kthjellëtë e i dëlirë; i zottë e i denjë e të tjera.
Vërehet një kujdes në zgjedhjen dhe në ndërthurjen e sinonimeve çift. Ai e di se gjuha nuk jep vetëm një mjet, por shumë sish; nuk ofron vetëm një mundësi, por shumë sosh, prandaj çifti sinonimik i tij shquhet me larmi të gjerë, në të vërtetë, ai bën që gjuha e Budit të dallohet nga autorët e tjerë të vjetër.
ÇIFTI SINONIMIK LEKSIKOR
Përgjithësisht mund të thuhet se sinonimet leksikore që formojnë çifte në veprën e Budit janë sinonime leksikore tipike që i ndeshim edhe sot në gjuhën shqipe, sidomos në gjuhën e folur dhe, në të shumtën e herëve, janë togje të qëndrueshme, si: lëngimet e fëdiget; balta e dheu; mā idhunë e helmuom; pshtjellë e ngatërruom; zhyem e pëgam; posi bari e si gjethja; motnë e jetënë; dritë e rreze e të tjera. Shumë nga sinonimet që përbëjnë këto çifte na shfaqen edhe në togje të tjera me ndonjë sinonim tjetër. Për shembull: vaj e gjamë; vaj, vajtim, e gjamë; vaj e rënkime; fshāj e gjëmoj; frikë e tmerr; frikë e dridhmë; lahemi e dëliremi; dëliren e mpastronenë; të mpastrë e të dëlirë; të kthjellëtë e të dëlirë e të tjera. Sinonimet e këtyre çifteve kanë kuptim të ngjashëm, domethanë kanë shumicën e përbërësve semantikë të njëjtë, dhe i takojnë së njëjtës fushë kuptimore.
KONTEKSTI DHE ÇIFTI SINONIMIK
Çifti sinonimik i quajtur kontekstual, i cili përbëhet nga njësi të përafërta ose jo shumë të afërta kuptimore, po që në kontekste të caktuara funksionojnë si sinonime ose si hiponime, në veprën e Budit zë vend të konsiderueshëm. Ky tip i çiftit sinonimik varet nga konteksti. Ç’është e vërteta edhe vetë sinonimia, në kuptim të ngushtë e në kuptim të gjerë, varet nga konteksti më shumë se çdo raport tjetër dhe në kontekste të caktuara del si rrjedhojë e lidhjeve themelore strukturore, po një tip i çiftit sinonimik që haset dendur në veprën e Pjetër Budit, në mënyrë të veçantë varet nga konteksti. Të shohim shembullin: ”…këto janë uratë… fort të mbara, e të vyejtëshme, e të pëlqyeshme.” (f.35); ”…duhetë gjithëherë … fort mirë, bukur me arësye tue ia njofunë shenjtinë emënit tij, me gjithë zemerë, e shpëresë e vullëndet te kthenemi e të mshetemi prei nsi.” (f. 40-41)
Siç dihet, shumë njësi leksikore kur shndërrohen në stilema marrin disa veti të përbashkëta me stilema të tjera, domethënë hyjnë në raporte sinonimie: këto raporte përcaktohen brenda një teksti ose konteksti të caktuar. Këso stilemash me funksione sinonimike të Budi hasen dendur. Këto njësi leksikore kanë dallime, dhe, në të shumtën e rasteve, nuk janë sinonime as në largësi paradigmatike, por në kontekste të caktuara hyjnë në raporte sinonimie me njësitë e tjera të çiftit sinonimik. Vendosja radhazi e elementeve të një paradigme i fut ato në raporte kundërshtie ose papajtueshmërie, me ç’rast del në pah afria ose ngjashmëria midis tyre, domethënë anët e përbashkëta semantike të tyre. Sinonime të tilla kontekstuale ndeshim dendur edhe në çiftet e Budit. Për shembull:
“Shtatë gjymtyrë t’i kesh,
Këputunë e çkallmuom” (202);
“…atyne, qi martonenë e marrenë gruonë e vet me shenj e me kunorë” (f. 92). “…e katërta ashtë urta, dieja, e mentë e plota e të mira…” (f. 97).
Çifti sinonimik këputunë e çkallmuom është i përbërë prej dy fjalëve, të cilat, të veçuara, nuk mund të merren si sinonime, po në kontekstin e caktuar funksionojnë si sinonime. Kështu qëndron puna edhe me çiftet e tjera që i sollëm më lart, dhe një varg çiftesh të tjera që i kemi ndeshur në veprën e Budit, si: ”të mbara e të vyejtëshime” (f.35); ”i vobeg e i rām” (f. 194); ”të mira e të zgjedhuna” (f. 93); ”i mujtunë e i pushtuoshim” (f. 28); ”të mira e t’arrësyeshime” (f. 97); ”i përtesës e i vonuoshim” (f. 118); ”të këqija e të pāudha” (f. 171); ”të shëmtuome e të qelbëta” (f. 47); ”e përditshmja e papushueshmja” (f. 45) e të tjera.
Konteksti është ai që përcakton më së miri raportet sinonimike që krijohen ndërmjet njësive leksikore. Sinonimia e varur nga konteksti mund të vështrohet edhe nga ana stilistike. Përdorimi i sinonimeve kontekstuale sjell ndërtimin e vargut të ri sinonimik, shpesh të panjohur për sistemin leksikor të gjuhës, po që në kontekstin e caktuar del i kuptueshëm dhe i qartë. Budi shquhet për çifte të goditura mirë në këtë rrafsh, dhe dëshmon ndjenjë të hollë gjuhësore.
SINONIMIA FRAZEOLOGJIKE DHE ÇIFTI SINONIMIK
Përveç çiftit sinonimik të krijuar nga njësitë leksikore, Budi ka përdorur edhe çiftin sinonimik të përbërë nga njësi sintagmatike, nga njësi frazeologjike dhe çifte heterogjene.
Sinonimia e krijuar me njësi sintagmatike ose me njësi frazeologjike, shpreh përbashkësi sa i përket njësisë kuptimore. Njësitë përbërëse të togut paraqiten si barasvlerëse të fjalëve, kanë funksion sinonimik dhe raporte të qarta sinonimike. Ashtu si edhe sinonimet leksikore edhe njësitë frazeologjike shprehin nuanca të veçanta kuptimore dhe ngjyrime të theksuara stilistike. Çiftet sinonimike frazeologjike të Budit, ashtu si dhe në shqipen, krijohen ndërmjet shprehjesh të ndryshme ose edhe në mes shprehjesh të ndërtuara mbi bazën e një elementi të përbashkët dhe, në veprën në vështrim, shënojnë shkallë të lartë përdorimi dhe denduri të theksuar të paraqitjes së çifteve të theksuara.
Çiftet sinonimike të krijuara midis një njësie leksikore dhe një njësie frazeologjike, që i ndeshim më së shpeshti te Budi, janë: ”je i zoti e guxon” (f. 39); ”me të mirë zemërë e vullëndet” (f. 22); ”me e shtijm ndë mend, me e kujtuom” (f. 39); ”meritojmë e kemi për ligj” (f. 46); ”na mson e na shtje ndë mend” (f. 64); ”e duonë, e e kanë ndë zemërë” (f. 60); ”harronjënë, e e qesënë mbas shpine” (f. 62); ”mos vra e mos hin ndë gjak” (f. 65); ”mos vidh, as mos merr gjānë e huoj” (f. 68) e të tjera. Këto çifte sinonimesh, ashtu si edhe çifti sinonimik leksikor, shprehin kuptime të afërta a të njëjta; fjala ka tipare të përbashkëta me frazeologjizmin, por ka edhe veçori dalluese. Që të dyja shënojnë një nocion, ide a veprim, kanë të njëjtin kuptim kategorial dhe funksionojnë njësoj në gjuhë, domethënë përqasen mes vete si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe nga fusha e përdorimit, por dallohen me ngjyrim më të fortë emocional dhe me shprehësi më lartë. Shih shembullin ”e harronjënë, e e qesënë mbas shpine”(f. 62), ku njësitë përbërëse kanë të njëjtin kuptim leksikor, me dallim se njësia e dytë frazeologjike ka ngjyrim të theksuar emocional ose në shembullin tjetër: ”kur munden, e kur iu vjen ndore”, që shpreh një ngjyrim të fortë e një motivim të duhur.
Frazeologjizmat e Budit që ndeshen në çiftet sinonimike shpesh kanë forma të ngurosura a të fosilizuara. Shumë nga ato vazhdojnë të jetojnë në mënyrë shumë aktive në gjuhën tonë të sotme, si, bie fjala, këto: ”i vjen ndore”(f.85); ”me hjekun frymë” (f. 142); ”u ngjall mortjet” (f. 26); ”marrë ngrykë” (f. 41); ”hi ndë gjak”(f. 61) e të tjera.
Një tip i veçantë i çiftit sinonimik, që e ndeshim dendur te Budi, është ai i krijuar me njësi frazeologjike, si me idioma, përngjitje frazeologjike, njësi frazeologjike e me bashkime frazeologjike. Sikur edhe te tipat e tjerë të çiftit sinonimik edhe këu, sinonimia na del e plotë dhe e pjesshme. Për shëmbull: “me zanë besë, e plot me mbesuom” (f. 95); ”s’e shtje mbas shpine, e sikūr ndë të harruom” (f. 101); ”për gjithë jetë të jetësë… e pā të sosunë kūrrāj” (f. 43); ”sa të jēm gjāll e përmbī faqe të dheut” (f. 53); për të vërtetë e me të madh arsye” (f. 29); ”s’kish me mundunë me gjellunë, as më qenë” (f. 45); ”s’mun jes gjall, as munë gjellinje” (f. 45); ”jemi shoqënuom, e bashkë mpiekunë” (f. 31) etj.
Janë me interes edhe disa ndërtime që kanë strukturë fjalie me funksione sinonimie, që ndeshen dendur në gjuhën e Budit, tipike për gjuhën popullore. Për shembull: mbet e i tha; zuni e i tha; kishnë zanë e ra; eshtrinë e e vunë; sikundrëse dëshmon, e thotë; mbet e ashtë; u qit e rā e të tjera. Njësitë frazeologjike në gjuhën e Budit na dalin funksionale. Edhe sinonimia e krijuar midis tyre është e tillë. Me vlerën e tyre semantike e funksionale, ato zbulojnë veçori të shumta që lidhen me natyrën e fjalës shqipe nga një kohë relativisht e largët, zbulojnë gjerësinë e fushës së tyre të përdorimit, po edhe variante dhe forma të ndryshme të tyre, ngjyrime kuptimore e stilistike dhe çështje të tjera lidhur me funksionimin sinonimik të tyre në gjuhë.
Vlen të thuhet se lënda frazeologjike që ofron vepra e Budit është me interes të veçantë edhe për hetimin e shumë çështjeve me rëndësi sintaksore dhe të sintaksës së shqipes në përgjithësi.
ÇËSHTJE NDËRTIMI
Sa i përket çështjes së ndërtimit të çiftit sinonimik, që e ndeshim në veprën e Budit, domethënë mënyra e bashkimit të njësive leksikore a frazeologjike në një tog, duhet theksuar se ajo që i karakterizon këto çifte është bashkimi me anë të lidhëzave, sikur në shembujt: ”pshtiellë e ngatërruom” (f. 115); ”kini hjekunë e pësuom” (f. 132); ”të piqī e të digjī, e të përvëlonī” (f. 134); ”… i madh ashtë zotynë…i frikshim e i tmeruoshim ashtë përmbī gjithë zotënit, e Regjujt e perandorët e shekullit” (f. 21); ”me ikunë e me u larguom, e me u shtëmangunë” (f. 107); ”anëmiku e kundërshtari” (f. 43); ”gjyqi e e dërejta” (f. 98); ”turpnë e mbarenë” (f. 199); ”motnë e jetënë (f. 283); ”kroenë ō gurrë (f. 97); ”me hjekunë frymmë, ō me pushuom” (f. 142). Lidhëzat e, e më rrallë, ajo ō 😊 ose) thuaja janë të vetmet që i takojmë në këto ndërtime.
Çifti sinonimik na paraqitet edhe në numërim palidhëzor (asindetik) ose me njësi në pranëvënie të rëndomtë, si: ”të shëmtuome, të qelbëta” (f. 47); ”ia lidhi ia shtrëngoij” (f. 259); ”ia prishi ia çkatërroij” (f. 259); ”të bana e të krijova” (f. 202); ”lakuriq pa mbuluom (f. 204); ”s’mun jesë gjāll, as munë gjellinje” (f. 45); ”s’kish me mundunë me gjellunë, as me qenë” (f. 45); ”mos vidh, as mos merr gjānë e huoj” (f. 48).
Bashkimet palidhëzore të sinonimeve në një tërësi, siç është çifti, sigurohen nga ndërlidhja e tyre kuptimore, deri diku edhe nga ajo strukturore. Përsa u përket raporteve kuptimore midis përbërësve të çiftit sinonimik palidhëzor, sidomos të atyre që ndahen me presje, sikur në shembullin: ”s’munë jes gjāll, as munë gjellinje” (f. 45) ato mund të shprehin edhe raporte barazie. Çiftet sinonimike me raporte të këtilla barazimi parapëlqehen nga Budi.
NË VEND TË PËRFUNDIMIT
Një veçori stilistike karakterizuese për çiftin sinonimik të Budit është edhe denduria e përdorimit të tij. Duke e ditur se denduria është “një nga treguesit e parapëlqimit të shkrimtarëve” (Xh. Lloshi, “Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe”, Prishtinë, 1988, f. 96) dhe duke pasur parasysh të dhënën se kemi të bëjmë me një tekst kryesisht fetar, është e kuptueshme se ajo që e karakterizon gjuhën e Budit është pikërisht leksiku që lidhet me këtë fushë. Prandaj, hetimet e mbështetura në dendurinë e përdorimit të mjeteve gjuhësore, në këtë rast – të çiftit sinonimik, janë tregues me vlerë për të përcaktuar veçoritë e gjuhës dhe të stilit të tij.
Ndër çiftet sinonimike më të përdorura të Budit janë ato që paraqesin “zotin” ose që lidhen me të, për të cilin autori jep shumë sinonime, gjë që është e natyrshme kur të kihet parasysh karakteri i veprës. Kështu, krahas sinonimeve të veçanta, në tekst kemi hasur edhe një varg çiftesh sinonimike me këtë kuptim, si: “…i lëvduomi, e i mëshëriershimi zotynë, e Aty ynë, e krijuosi ynë…” (f.40); “…i lutemi tinëzot, ō fatit mëshëriershim e basit, e krijuosit…” (f. 45); ” …i vetëmi, e i dërejti, e i denji…” (f. 27); ”…qi ashtë shtrazëtari e ruojtësi gjithë jetësë sime” (f. 53); ”…i nalti e i lëvduomi, e i mëshëriershimi” (f. 43); ”…për zot, e për krijuos e për të parë” (f. 59-60); ”…të atillë zot, e perandor” (f. 39); ”…krijuosit, e çpërblēsit” (f. 83); ”…zotënit, e Regjijt e perandorët e shekullit” (f. 21); ”…bāsi e krijuosi” (f. 18); ”…për zot e për krijuos, e për të parë” (f. 59-60) e të tjera.
Një tjetër çift sinonimik që e ndeshim dendur, por jo në të njëjtën masë, është ai që përmban mënyra lutjeje, urata, rrëfime. Për shembull: ”…duhetë me iu falë, e me urdhënuom, e me i bām të madh nder…” (f. 83); “…të rrëfyhēj e të kungonēj” (f. 84); “i lutemi e i falemi” (f. 42); “me bam uratë e me lutunë” (f. 54); “me i lutunë e me u porositunë” (f. 53); “urojmë e lusmë tinëzotnë” (f. 35).
Jo pak çifte sinonimike përmbajnë leksik të terminologjisë kishtare si: “i pagëzuom e i kreshmuom” (f. 29); “të peganëtë e të pafetë” (f. 22); “bāsi e krijuosi” (f. 18) e të tjera, ndërsa të shumtat janë çiftet sinonimike me leksik të përgjithshëm, si: “me folë e me ligjëruom” (f. 39); “tue dëshmuom e tue thanë” (f. 11); “dëshmon e thotë” (f. 172); “fjalë e bisedë” (f. 162); “e përmend e i thom” (166); “na e kallëzo e na e shtje ndë mend” (f. 59); “na mëson e na shtje ndë mend” (f. 64) e të tjera.
Edhe çiftin sinonimik “të zgjedhunit e të liruomitë” e ndeshim mjaft shpesh, dhe fusha tematike ku sillet ky çift, është plot çifte të tjera të lidhura kuptimisht. Krahas këtij çifti hasim edhe çiftet e afërta me të parin si “shpëtuom e lir”, “të na nxjerr, e të na liberonje” “të na ndëjenje e të na lironje”, e shpesh edhe antonimet e tyre si çifte “lidhunë e mbajtunë”, “lidhunë, detuor e mbajtunë” etj.
Mund të thuhet se, pothuajse, të gjitha çiftet sinonimike që i ndeshim në veprën në vështrim të Pjetër Budit, kanë një fushë të gjerë përdorimi dhe i takojmë të përdoren shumë shpesh. Më rrallë paraqiten këto çifte:”errë e zi”; “ kadalëth e për ngē”; “vdierrë e harruom”; “lakuriq pa mbuluom”; “dalënë e rrjedhënë” e të tjera.
Duke qenë në pjesën më të madhe përkthime, në shkrimet e Budit ndeshim mjaft fjalë të huaja kundruall huazimeve të fondit të trashëguar dhe visarit leksikor të shqipes mjaft të pasur. Kjo është e kuptueshme kur kihet parasysh se shkrimet e tij janë përkthime fetare, ku mbizotëron terminologjia fetare e ndikuar nga tekstet nga përktheu. Megjithatë, siç është vënë re nga të tjerët më parë, kjo terminologjji fetare dëshmon se është e ngulitur prej kohësh, dhe se asaj i paraprin një traditë e mëparshme shkrimi (Çabej, po aty, f. 315).
Ajo që e karakterizon gjuhën e Budit në këto përkthime është njohja e mirë e shqipes dhe, siç do të thoshte prof. Eqrem Çabej, ngjeshja mirë “me brumin e gjuhës amtare.” Këtë e dëshmojnë mirë edhe çiftet sinonimike. Çifti sinonimik është ndërtuar kryesisht me mjete gjuhësore të shqipes. Rrallë e takojmë fjalën e huaj të pranëvënë me fjalën shqipe. Kjo nuk do të thotë se fjalët e huaja që i përdor Budi nuk i kanë sinonimet shqipe në këto shkrime, ose që nuk përdoren krahas, po kemi hetuar se në ndërtimet me çifte mbizotërojnë ato me elemente shqipe, siç do të vërehen edhe në materialin e mbledhur që ia kemi bashkangjitur punimit. Ç’është e vërteta, kemi vërejtur praninë shumë të vogël të fjalëve të huaja në këto çifte. Çiftet e përziera me fjalë të huaja, që i ndeshim të përsëritura dendur në tekstin e Budit, janë këto; i ruon e i guvernuon; e të na nxjerrë, e të na liberonje”; “ashtë shtrazëtari e ruojtësi”; “hir e gracje” e të tjera. Këto janë, pothuajse, të vetmet që i kemi ndeshur në çiftet sinonimike të Budit.
Edhe kjo e dhënë provon se Budi i ka kushtuar rëndësi të madhe leksikut të shqipes, se është përpjekur për pasurimin, lëvrimin, përpunimin dhe për pastrimin e saj.
Një tjetër pikë me rëndësi në studimin e çiftit sinomimik të Budit mendojmë se është çështja se sa i ka shfrytëzuar Budi burimet e gjalla të gjuhës së popullit, e në këtë kontekst edhe poezinë popullore, sepse, siç na është e njohur, në poezinë popullore, përgjithësisht në krijimtarinë e gjerë popullore, që, besojmë, Budi duhet ta ketë njohur mirë, gjendet një pasuri e jashtëzakonshme e çifteve sinonimike. Këtë na e dëshmojnë edhe shkrimet e tij te Pasëqyra e të Rëfyemit e te Rituali roman, të hetuara hollë, nga kjo anë, nga prof. Çabej, në të cilat Budi na sjell material të pasur, sidomos etnografik (trajtime për besimet e kota, disa doke e zakone, figura të mitologjisë popullore), me të cilat vepra e tij me të drejtë mban vendin e nderit si burim i vjetër i folklorit shqiptar. Çiftet sinonimike që i ndeshim në poezinë popullore të mbledhur nga mbledhësit tanë të hershëm të folklorit, por edhe të atyre më të vonë si këto: heq e vuaj, droja e frika, frikë e tmerr, gjak e fis, rënkoj e msherëtij, i gjejmë dendur të përdorura edhe te Budi. Te Doktrina e kërshtenë kemi hasur edhe një varg çiftesh të tjera sinonimike, tipike për letërsinë gojore, që në të shumtën e rasteve shërbejnë edhe si mjete poetiko-stilistike, për shembull: “mbet e ashtë” (f. 172); “tue fshām, e tue gjëmuom” (f. 63); ”plot vāj e plot rënkime” (f. 210); “motnë e jetënë” (f. 203); “plang e shtëpī” (f. 16); “vājë e gjamë” (f. 124); “frikë e tmērr” (f. 44); “ferrashit e drizashit” (f. 149); “rafunë e munduom” (f. 244); “ndë paq e ndë pushim” (f. 92) etj. Kjo mbështetje në leksikun e traditës i ka ndihmuar autorit të krijojë një stil të formuar, karakteristik për kohën, dhe të bëhet mbështetje e fortë për autorët që do të vijnë pas tij.
Një tipar tjetër që vihet re jo vetëm te Budi, por edhe te shkrimtarët e tjerë të vjetër është përpjekja për të krijuar fjalë të reja, disa nga të cilat i ndeshim vetëm tek ai, kurse disa të tjera edhe te shkrimtarët e tjerë, por me kuptime a përdorime të ndryshme. Gjejmë kështu në çiftet e Budit të përdoren fjalë të rralla si sinonime për fjalët e njohura, si në shembujt: vobëzi për varfëri; fshantimë për fshamje; shortëtijtë për të qitunit short; letëror për i ditur; çkushëllohem për dëshpërohem; rrethi i shekullit për gjithësi; të përvënershime për të helmosura; i hekurim për i hekurt; i feshim për fetar e të tjera. Në leksikun e Budit gjejmë edhe këto fjalë: pjesëtar, gojëtar, i frujtuoshim, i përzjarrshim, i përtuoshim, i vonuoshim, i pamēnguom, i amëshuoshim, përgjithanëshit, shkrepëtimë a shkreptimë, pendesë, dëshminjëni, shortëtar. Po kështu, autori përdor një varg shprehjesh të rralla e të bukura me plot figura, si: ndër fij të mortsë (në fillim të vdekjes); me se gjëllijmë e mbahemi gjallë; zamë fill e flasmë; ftof e largon zemret; jam ngritunë e nalcuom e të tjera.
Pa mëtuar që me një vështrim si ky të trajtojmë hollësisht gjithë ato çështje që ngre më vete përdorimi i dendur i sinonimisë, në të vërtetë ngritja e tij në tipar gjuhësor e stilistik, në një vepër me rëndësi të shumëfishtë për historinë e gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po e ritheksojmë se vepra letrare e Pjetër Budit ofron mundësi të shumta e të ndryshme vëzhgimi e studimi gjuhësor, vlerësimi e rivlerësimi semantik e stilistik në rrafshe të ndryshme, edhe në rrafshin tonë të përzgjedhur për hetim, jo vetëm në planin e thjeshtë gjuhësor e historik, por edhe më gjerë, në rend të parë për të hetuar përvijimin e tipareve veçuese gjuhësore e stilistike të autorit, po edhe të epokës, së cilës i përkasin shkrimet e tij.
FUND
Shënim: ky shkrim është shkruar në bashkautorësi me prof. dr. Ragip Mulakun.

Një rrugë që të lidhë Tropojën me… Shqipërinë!

0
Ndue Dedaj, Tropojë
____
Benet Beci, kryetari i Bashkisë së Shkodrës (të cilit paraprakisht i shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta këto ditë të të atit, gjuhëtarit të njohur Bahri Beci) kishte hedhur në rrjetet sociale një video ku shihej një varinsk që po gërmonte në një terren shkëmbor zgjërimin e një rrugë thuajse të pakalueshme, 17 km të gjatë, shoqëruar me pak fjalë: “Filluam menjëherë tani në gusht, nga Prekali drejt Kirit, që të mos na zërë dimri…” Një rresht, po që i thotë të gjitha: puna ka filluar në një nga rrugët më të vështira të republikës, ka filluar tani në verë, që të mos e zërë dimri pa u bërë, ka filluar në pikun e turizmit, ku janë aq të shumtë ata që duan të venë në malësitë e Dukagjinit, Shoshit e Shalës, një nga trevat më vitale të Shqipërisë, me një bukuri natyrore të rrallë, që e dëshmon qoftë dhe “Lumi i Shalës”, që është veçse një margaritar turistik i këtyre anëve. Pa shkuar te Thethi, përmasat e të cilit dihen tashmë në fushën e turizmit shqiptar. Çdo drejtues i përgjegjshëm është i vetëdijshëm se punët e mëdha në dobi të komunitetit nuk mund të presin për nesër. Dukagjini duke “pritur” ka shkuar në kufijtë e ekzistencës, prandaj: o sot o kurrë! Nga ky vizion duket se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, duke sfiduar tranzicionin me ndërtimin e një rruge “kooperative” që ka vetëm gjurmën, nuk don të mbyllë ca “llogari” (në kuptimin e premtimit elektoral) me banorët e atyre maleve, por ta ringjallë vendin e tyre nga e para. Një malësi e shquar për qendresën epike të banorëve, dioqezën e Pultit, djelmninë e përmendur të Shalës, doket dhe ritualet autentike, shkrimtarët e artistët e shquar, si dhe ashtin natyror të saj.
E bëmë këtë “hyrje”, para se të vijmë te rruga që është objekt i këtij shkrimi, ajo e Fierzës, për të thënë se sot ka ardhur koha që hapësira veriore, të mos lidhet me pjesën tjetër të vendit me rrugë të ngushta, apo më keq, tërthorazi, por të përshkohet lehtësisht. Prandaj lexuesi s’ka pse habitet nga ky titull që “provokon” qeverinë, me dëshirën që i pari lexues i tij të jetë Kryeministri Rama dhe merret me mend se përse, për shkak të vendimarrjes. Dihet që Tropoja është Shqipëri, por nuk ka një rrugë normale për të shkuar atje. Njerëzit shkojnë në Tropojë ose nga Gjakova, ose me traget nga liqeni i Komanit, por nuk mund të mbërrijnë as për “tri ditë” rrugës natyrale nga Fushë – Arrëzi. Si ka mundësi që Tropoja ka mbetur një “ishull” i shkëputur nga pjesa tjetër e vendit? Ka disa “arsye” të paarsyeshme. E para, që malësia e Pukës nga kalon kjo rrugë deri në Fierzë është e braktisur nga banorët dhe sipas logjikës se ftohtë zyrtare, burokratike që ngec te shifrat, si mund të investohet në një vend pa njerëz, qoftë ajo dhe një rrugë strategjike?! E dyta, rruga është mjaft e gjatë (rreth 70 km nga Fushë-Arrëzi në Fierzë) dhe në një terren të vështirë malor gjithë kthesa, teposhte dhe tërmale, që do të thotë se kërkon shumë para për t’u bërë ashtu siç duhet, dykalimshe me krejt infrastrukturën e nevojshme të veprave të artit. E treta, para shumë vitesh, rruga nëpër të cilën dikur ishin mbartur me mundim materialet e hidrocentralit të Fierzës, është marrë nëpër duar dhe asfaltuar, por sot kërkohen të tjera standarde nga ato të fillimeve të tranzicionit, ku aq mundësi investuese kishte. Çfarë mund të thuhet kur autombulanca nuk mund të niset nga “Bajram Curri” për në Tiranë, nga Fushë-Arrëzi, pasi nuk dihet kur do të mbërrinte dhe fati i të sëmurit do të ishte veçse në dorë të Zotit!?…
Tropoja nuk është një katund atje matanë maleve, në gji të Alpeve, ku thjeshtë do të shkojë makina me miell për banorët njëherë në tre muaj. Ajo është një nga krahinat gjeografike dhe historike më të rëndësishme të botës shqiptare. Tropoja si Malësi e Gjakovës është sa Shqipëri sa Kosovë, nëse duam ta shohim dhe nga kjo anë. Turistët nuk mund t’i bien nga “Kina” për të shkuar në Tropojë, si me thënë, të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë apo ndërsjelltas. Çfarëdo që të thuhet dhe sido të argumentohet, është e papërligjur që Tropoja ka mbetur matanë… Shqipërisë. Se po ta shohësh hollë, për të shkuar në Tropojë nuk ka asnjë rrugë! Ta zëmë se pëson defekt trageti i linjës Koman – Fierzë e nuk rregullohet për një javë, nuk “punon” dogana në Morinë, se ka qejfmbetje mes dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës (vërtet shtet vëlla, ama duhet të kalosh nëpërmjet “gardhit” të tij për të shkuar në një qytet të republikës tënde), dy variantet supermalore, nga Qafa e Malit dhe Hasi për në qytetin e Plakut të Maleve, bëhen të pakalueshme nga dëbora deri në tre metra, kaq duhet që në Tropojë të shkohet veç me helikopter! Çka ka ngjarë shpesh dhe është bërë problem qeveritar.
Duke mos pasur një rrugë normale nga Fushë Arrëzi në Fierzë, turistët humbasin një visar turistik të pabesueshëm, luginën liqenore të Drinit, me një larmi relievi të pazakontë. Po të udhëtosh andej me “sytë” e turizmit, eksplorimit, të bukurës, mbase mund të kërkosh dhe atje “sy të kaltër” alpinë, ujëvara mrekulluese, vaska shkëmbore për t’u larë, kanione të thella, shpella të pasura, që deri dje ishin një “asgjë”, kurse sot po fitojnë pushues dhe eksplorues të huaj e të vëndit. Është një reliev malor gjithë thyerje që iu paraprinë Alpeve. Një rrugë nga më panoramiket (që të kujton atë të Shkopetit) nga Xathi, Kumria, Blerimi, Dardha, Arst – Miliskaja, Fierza, të gjithë emra shqip. Çfarë po bëjnë të huajt këtë verë këtu? Po vijnë të na zbulojnë hurdhat ku laheshim dikur në fëmijëri, zallishtet, shkrepat, rrobujt e moçëm. Po ecin nëpër shtigjet tona të dhive. Po sikur t’i kishim ruajtur dhe kullat pa ua lënë trarët t’iu kalbeshin apo digjeshin? Puna do të ishte shumë herë më mirë! Megjithatë, sado shkret të duket, ka dhe në ato anë bujtina mjaft të mira, si në Shkozë, Fushë-Arrës, Kryezi, Iballe, Dardhë etj. Njerëzit vërtet kanë ikur në shumicë, por ata kthehen herë pas here, sidomos për festa, si fundjavën e shkuar në Kryezi, ku u mblodhën për të kremtuar rreth treqind vetë.
Sa i përket infrastrukturës së rrugëve, ia vlen të përmendet çdo vepër e rëndësishme, në jug e veri, si tuneli i Llogarasë në ndërtim, që do të lidhë Vlorën me Sarandën, pa të cilin dhe atë të rrugës Kardhiq – Delvinë, Saranda do të ishte thuajse si Tropoja. Rrugë të gjata në standade janë dhe ajo e Vërmoshit e Thethit, përkatësisht 100 dhe 70 km nga Shkodra, krahas Rrugës së Arbërit që vazhdon. Nga FSHZH është ndërtuar para shumë vitesh rruga për në Iballe, mbi 35 km. Po kështu vitet e fundit është rikonstruktuar dhe rruga nga Repsi në Gjegjan e Fushë-Arrës. Ka mbetur vetëm segmenti prej ish-qytetit të sharrëtarëve deri në Fierzë, 70 km. Disa mendojnë se do të ishte e volitshme t’i bihej nga Iballja, Mërturi i Gurit e Bugjoni, ku në këtë rast ajo që do bërë e re është veçse 15 kilometra, që sot për sot përshkruhet si “rrugë me zhavorr, pa mirëmbajtje, vetëm për makinat “Off-Roads”, që ecin rrugë pa rrugë. Është interesante të dëgjosh propozimet gjithnjë të vlefshme të njerëzve, mjafton të përzgjedhësh mes tyre. Një njohës i mirë i turizmit rajonal dhe rrugëve të vjetra, propozon që të bëhet dhe rruga tradicionale që lidhte dikur Shkodrën me Gjakovën, që del në Qafë të Malit e merr tërthor për në Va – Spas (Shëmri), për t’u ngjitur pasatj nëpër Has drejt Qafë-Prushit.
Nuk jemi ne për t’i dhënë këshilla askujt, aq më tepër niveleve të larta të drejtimit të shtetit, por si qytetarë që na ka rënë rasti të vemi shpesh në ato zona, mendojmë se do të ishte e nevojshme t’i vizitonte dhe Presidenti i vendit, edhe si Komandant i Forcave të Armatosura, jo nga frika e ndonjë lufte, po qoftë dhe për natyrën e ashpër të emergjencave civile. Pse jo, dhe për të dëshmuar mbështetjen e kreut të shtetit ndaj disa komuniteteve larg metropolit, që në zgjedhjet e fundit vendore nuk votuan mazhorancën. Vërtet pushtetet janë të ndara e secili në shtet ka punën e tij, ama kur është fjala për të rivitalizuar një pjesë të madhe të territorit të vendit, të braktisur nga popullata e të lënë në mëshirë të fatit nga tranzicioni, institucionet duhet të jenë në një zë për prosperitetin e tyre, që sipas fjalorit të gjuhës shqipe do të thotë “njerëzit të kenë me shumicë gjithçka, një jetesë me të mira materiale të shumta e të qëndrueshme, mirëqenie, begati”. Puka si një epiqendër është shembulli ku duhet me qenë bashkë të gjithë aktorët për këtë qëllim. Puka e pyjeve dhe sharrave të djeshme historike. Puka e kthyer në një qytet turistik këto vite, falë bashkëpunimit të frytshëm qeveri – bashki, por fjala është për krejt arealin malor prej dhjetra e dhjetëra fshatrash nga Gomsiqja e Bërdheti deri në Tropojë e Kukës, që përfshihet në dy bashki, të Pukës dhe të Fushë-Arrësit, mundet me të ardhurat më të pakta në shkallë vendi. “Sa larg është Tropoja nga Shkodra?” pyeti dikush dikë dikur. “Hiq Pukën dhe është veç njëzet minuta!” ishte përgjigja. Përtej batudës, Puka, që shtrihet në zemër të Shqipërisë veriore, “hiqet” veç me investime serioze. Mjafton të thuash se tre nga ujërat më të mirë në tregun shqiptar janë nga ky vend, “Lajthiza”, “Qafa e Malit” e “Mida”, që burojnë nga mali i Roshit dhe ai i Krrabit. Dihet se çfarë ndodh, nëse nuk bëhen rrugë dhe investime, territori bëhet jo vetëm i pabanueshëm, por pak nga pak kthehet në një “xhungël”, ku nuk mund të shkosh as për të mbledhur kërpurdha, pasi do të jetë ndarë në zona influence nga hashambjellësit dhe “veprimtarë” të tjerë të paligjshëm të pyllit, natyrës, përrenjëve dhe mjedisit. Rruga nuk është një stoli, që veç i jep hijeshi bjeshkës. Ajo është në radhë të parë punë. Përmendëm më sipër propozimet e banorëve gjatë bisedave të lira me ta. Një ndër to ishte rimbjellja e pyjeve me drurë farorë, filiza etj. Kjo do të ishte të shohësh afër dhe larg, për sot dhe për nesër. Me siguri që Europa i gjen donacionet për projekte të tilla, mjafton që të kemi vullnetin për ta kthyer në “identitet” pyllin dhe pylltarinë.
Për në veri të vendit ka rrugë nga më të mirat, nga ana veriperëndimore dhe verilindore, por jo dhe drejtpërdrejt nga pjesa qendrore! Një rrugë për në Tropojë. A do të bëhet? Nuk e ke të lehtë të thuash me të parën, po. Jo për mungesë dëshire, por në radhë të parë vizioni. Ne nuk kemi menduar për rrugë në bregdet, pa e kemi vijën bregdetare gjithë bunkerë, e vetëm tani ka nisur rruga nga Velipoja për në Shengjin!? Kurse Mali i Zi fqinj është gjithkund me rrugë atomobilistike dhe krejt bregdeti dalmatin. Puna është mos të bëjmë dhe me malet gabimin që kemi bërë me bregdetin. Pa thënë se “Rruga e Kombit” mbeti në Mamurras e nuk mbërriti dot deri te sheshi “Skënderbej”, nga ku duhej të niste.
Benet Beci e nisi rrugën e vështirë drejt Dukagjinit dhe do t’ia dalë, duke shkuar deri në Theth edhe në këtë anën nga Kiri e Shoshi. Kurse rruga e Tropojës shpresojmë ta ketë “kumbarën” drejpërdrejt në qeveri. Mbase dhe me një mundësi më shumë – ndërtuesit kryesorë të rrugëve në Shqipëri janë pukjanët, kompantitë e drejtuara prej tyre, e nuk ka kuptim që ata të bëjnë krejt rrugët e “botës” dhe mos të bëjnë ato të “shtëpisë” së tyre, nga ku dhe e kanë pasë fillesën e mbarë bizneset e tyre!

Selatin Retkoceri: Të premteve xhamive ua mësyjnë edhe “shërbyes civil në organizata dhe agjencione shtetrore të sigurisë, zyrtar të AKI-së!”

7

Falja e “xhumasë” në rrugë , në oborrin e xhamisë që e mbanë emrin e vrasësit të madh të shqiptarëve, Sulltan Mehmetit – Fatihut, (Të tmerrshmit) në Prishtinë

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan

Dje ishte ditë e premte “e xhuma” ku para lufte nëpër xhamitë e fshatrave dhe qyteteve shkonin vetëm nga disa pleq ndoshta në numër dy shifror, numri i frekuentuesve varej nga madhësia e fshatit apo lagjës në qytet. Numri i atyre që shkonin në faljen e “namazit të xhumasë” nëpër fshatra ishte nga 5 deri në 20 frekuentues, derisa në qytet në ndonjëren nga xhamitë më me emër ka pasur nundësi të shkojnë në falje nga 10 deri në 50 veta.
Kurse sot gati 25 vjet pas lufte le që janë ndërtu afro 1000 xhami nga fonde të dyshimta të ardhura nga Arabia Saudite, Kuvajti, Katari Emiratet Arabe, Serbia e shtetet tjera antishqiptare, por për qudinë time dhe të gjithë patriotëve shqiptar, këto xhami po frekuentohen nga një numër i madh i shqiptarëve të të gjitha kategorive.
Ditën e premte në xhami shkojnë të gjitha kategoritë e qytetarëve duke i numëru:
– deputetët e Kuvendit të RKS,
– Zyryarët e Qeverisë,
– Ministrat, zv. ministrat, këshilltarët dhe shumica e zyrtarëve tjerë qeveritar.
– Kryetarët e komunave, asambleistët dhe zyrtarët tjerë puntorë administrativ në komuna,
– Shërbyes civil në organizata dhe agjencione shtetrore të sigurisë.
– zyrtar të AKI-së,
– Polic të thjesht dhe zyrtar policor me uniformë e pa të,
– Komandant dhe ushtar të FSK-së,
– Puntor dhe zyrtar të lartë të ndërmarrjeve publike.
– Biznesmen e ndërmarrës,
– Profesor universitar, të shkollave të mesme, arsimtar e mësues të shkollës fillore.
– Në xhami më të rregulltit janë ish komunistët, udbashët dhe të gjithë ata që kanë burgosur, rrahur, gjykuar e keqtrajtuar shqiptarët për shkak të bindjes së tyre për pavarësi dhe ndarje nga Serbia.
– Kryetar dhe anëtar të partive politike, këtu nuk dim cilin subjekt politik ta quajmë plotësisht kombëtar dhe të majtë, përveq PSD-së e cila ka shtrirje të papërfillëshme në teren dhe ka pak antarësi, deridiku edhe AAK është parti kombëtare edhe pse shohim antarë të kësaj partie si Bekë Berisha i cili qohet e merrë pjesë në promovimin e librave të errësitës të antishqiptarit SH.K.
– Akademik dhe shumë intelektual që e humbin atributin e intelektualit duke shkuar në xhami për tu lutur e falur në drejtim të qiellit e lindjes që për mua paraqet rrezikun më të madh të shkombtarizimit dhe rrezikimin e identitetit kombëtar nëse vazhdohet me këte trend të devijimit dhe indoktrinimit me besimin apo religjionin që do të duhej ti takonte kohës së mesjetës kur njerzit nuk dinin dhe ishin total analfabet dhe ata i dallonte nga shtazët vetëm gjuha e komunikimit që përdornin varsisht në cilin regjion apo territor jetonin.

Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë

0

Nga: Dritan Goxhaj

Fatkeqësisht, dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar asnjëherë këtyre trojeve tona. Dikur, këta doras, i gjeje nëpër skutat më të errëta e mejhanet më të qelbura të kasabave (qendrave të banuara) tona. Atëherë këta doras i përkisnin një kategorie njerëzish shumë të ulët dhe, pothuajse pa përjashtim, në nivelin e analfabetit. Ndërsa sot niveli i këtyre dorasve ka ndërruar 180o. Në rast se në ato vite të errëta për popullin tonë dorasit ishin pothuajse 100% shqiptarë, sot ata janë 100% të huaj. Dhe këta të huaj i përkasin një kategorie njerëzish të mirëarsimuar. Sot këta doras nuk gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik. Këtyre dorasve me jaka të bardha e toga të zeza sot u është dhënë edhe statusi special për detyrën që kanë marrë përsipër të kryejnë. Sot këta doras quhen Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë. Dorasit e paguar te ne gjithnjë kanë qenë në shërbim të fqinjëve tanë e veçanërisht të Serbisë. 

Edhe sot këta doras me toga të zeza janë vënë ekskluzivisht në shërbim të Serbisë. Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së.  

Jo më larg se para tri ditësh, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kërcënoi haptazi Maqedoninë e Malin e Zi për njohje të Kosovës. Imagjinoni se çfarë urrejtjeje dhe në çfarë gjendjeje emocionale dhe psiqike ndihet shteti serb përballë asaj organizate politiko-ushtarake e cila e solli Kosovën në këtë pikë që gjendet sot. Prandaj, Serbisë i duhet sot dorasi special në formë prokurorie dhe gjykate që të hakmerret ndaj atyre njerëzve që i shkaktuan Serbisë turpërimin e saj më të madh në gjithë historinë e saj, qoftë si mbretëri dikur, qoftë si republikë sot.  

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është i vetmi formacion politiko-ushtarak në trojet shqiptare që e çoi deri në fund dhe i kreu plotësisht detyrat e saj strategjike dhe operacionale, detyra këto të përcaktuara haptazi në emrin e saj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.  

Kjo ushtri arriti, me ndihmën edhe të NATO-s, të realizonte çlirimin e Kosovës. Ajo arriti të bëjë atë që asnjë organizim tjetër politiko-ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit nuk kishte mundur ta bënte. Arriti të përzinte Serbinë ushtarakisht nga trojet shqiptare në Kosovë, duke e detyruar atë jo vetëm të tërhiqet me turp, por edhe të detyrohet që gjatë tërheqjes të kërkojë mbrojtjen e KFOR-it nga frika e UÇK-së. Ndaj, Serbia kurrë nuk do të heqë dorë së luftuari kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. Sot ajo ka bërë një kontratë me dorasin që quhet ZPS dhe Gjykatë Speciale, por që kjo kontratë vrastare të arrijë të realizohet i duhen edhe disa kallauzë. Duhen këta kallauzët vendas që të ndihmojnë dorasit e huaj në realizimin e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë. Dhe këtyre kallauzëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në një vend pune në administratën e shtetit të Kosovës, u është dhënë një status special më vete. Këta kallauzë sot konsiderohen ca si dëshmitarë të mbrojtur, e ca si dëshmitarë të fshehur, por të gjithë janë thjesht vetëm kallauzë-dëshmitarë të rremë. Sot, me ndihmën e këtyre kallauzëve të rremë, këta doras po dënojnë, tentojnë të dënojnë, burgosin e tentojnë të rrëmbejnë me procedura ish-luftëtarët. E të gjitha këto bëhen në emër të të njëjtit popull nga gjiri i të cilit dolën këta luftëtarë që u rreshtuan në UÇK. 

Çdo luftëtar sot, nuk është në luftë vetëm për të siguruar mbijetesën për veten e familjet e tyre, por  është në luftë edhe me veten, brenda së cilës i përplasen dy mendime. Në të parën luftëtarit i vijnë në mendje disa vargje të K. Th. Spirit:  

“Mora pushkën, dola malit, 

të luftoja për atdhe. 

Nga ta dija unë i shkreti  

se armiku ishim ne?!” 

 

Por pastaj sërish luftëtarit i vjen në ndihmë patrioti Ali Asllani me vargjet e tij: 

“Koha është e maskarenjve, 

por atdheu i shqiptarëve.” 

 

Dhe në frymën e vargjeve të Ali Asllanit uroj që edhe në sistemin gjyqësor të shtetit amë të ketë shqiptarë të cilët e shohin atdheun njësoj si ne dhe, në largpamësinë e këtyre vargjeve, të mos bëjnë noterin duke e noterizuar këtë kontratë vrastare të dorasit dhe Serbisë, por të jenë në lartësinë e detyrës e të ndjenjës atdhedashëse e të bëjnë me të vërtetë gjykatësin. 

Burgu 313 

Tiranë, 26 Gusht 2023 

Pax Americana

0

Përktheu: Ali Mehmeti

  • Titulli origjinal i shkrimit: Çorapja e zezë në Beograd  

Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. 

Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu  

“Ekselenca e Juaj, i nderuari ambasador Hill,  

Intervista e Juaj e fundit për “Zërin e Amerikës” është e mbushur me teza të gabuara, interpretime të pasakta dhe jo korrekte, të cilat edhe njëherë vërtetojnë politikën e Juaj të lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj Aleksandr Vuçiqit, respektivisht ndaj politikës zyrtare të Serbisë dhe seriozisht vënë në pyetje motivet dhe qëllimet që qëndrojnë pas pozicionit të tillë të Juajin dhe paraqitjes publike.

Jo gatishmëria e juaj që në çfarëdo mënyre të kritikoni publikisht politikën që personifikon Vuçiqi, po fiton trajta karikaturale. Është fascinuse, sesi edhe pas kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit brutale, që njëra pas tjetrës i janë drejtuar Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore nga Vuçiqi, pastaj nga ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe në fund nga ministri i punëve të jashtme Daçiq, ju nuk dalloni asgjë kontestuese! Për Juve “nuk është tentim për destabilizim”? Cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, i cili sinqerisht çuditë dhe brengos të gjithë miqtë amerikanë në Malin e Zi, por edhe në të gjitha shtetet tjera të regjionit. 

Nëse deklaratat e tyre nuk janë kontestuese, atëherë as angazhimi Juaj për të ashtuquajturin “Ballkan i Hapur” “nuk është kontestues”, edhe pse tre shtete nga gjashtë të Ballkanit perëndimor, asnjëherë nuk e dhanë pëlqimin e vet, kurse njëri nga dy promotorët kryesor (kryeministri Rama) para pak kohësh e tha qartë dhe përfundimisht se heq dorë. Por ama, është e habitshme. Për çfarë arsye me muaj të tërë, pa nevojë dhe kot insistoni në këtë formë të pa rregulluar dhe të imponuar të bashkëpunimit, për të cilën të gjithë miqtë dhe aleatë tanë (dhe të Juaj) evropian, janë deklaruar qartë se nuk është në përputhje me agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe as procesit të Berlinit. Cili është interesi i Juaj në këtë? Pengimi i integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të përmbushur oreksin e politikës nacionaliste të Beogradit zyrtarë? Ky është qëllimi? 

Ajo që është më brengosësh në intervistën e Juaj është konstatimi se politika që tani identifikohet me Ju – edhe pse z.Eskobar, z.Grenel dhe një paraardhës i Juaji në Beograd, z.Montgomeri i takojnë të njëjtës “shkollë të mendimit” sipas të gjithave çka flasin dhe bëjnë – është e drejtë por nuk jap rezultate?!   

Me gjithë respektin, këtu më duhet t’Ju korrigjoj. Nuk është e vërtet se kjo “Pax Aemricana” në hapësirat tona nuk po sjell rezultat (shih sqarimin në fund v.p.).  

E vërteta është krejt ndryshe: Politika që Ju promovoni sjell pasoja shumë të këqija. Ajo destabilizon Ballkanin Perëndimor. Ajo krijon dhe mirëmban kriza dhe parandalon, që përfundimisht të fillon zgjidhja e disa antagonizmave dhe çështjeve të hapura. Për shembull, edhe pse jemi të sigurt që Ju dini më shumë dhe më mirë se ne: situata në Bosnje dhe Hercegovinë, raportet Serbi – Kosovë dhe kahet e zhvillimeve në Mal të Zi. Prandaj, politika e Juaj është thellësisht e gabuar. Ajo kërcënon që ta komprometon plotësisht angazhimin pozitiv dhe efikas, disa dekadash të Shteteve të Bashkuar në hapësirat tona.   

Ne, në Mal të Zi, jo vetëm për shkak të ripërtëritjes së pavarësisë sonë, nuk do harrojmë asnjëherë mbështetjen dhe ndihmën e juaj të madhe dhe miqësore, që kemi pasur pa ndërprerje nga vendi i Juaj.  

Për këtë arsye, politika e Juaj e lëshimeve dhe ledhatimeve ndaj regjimit të Vuçiqit, është e gabuar. Për më keq: është e dënuar në mossukses. Ky mossukses do ta kushton shtrenjtë Serbinë, por edhe të gjithë fqinjët e saj.  

Në këtë paraqitje nuk do humbim kohë as energji në analizë, a bëhet këtu fjalë dhe sa, për intervenim dhe preferencat e Juaja personale apo sa është politika e Vashingtonit. Jemi të bindur se këtë më mirë e dinë dhe kuptojnë në Stejt Departamentin. Kolegët dhe eprorët e Juaj do të dinë të vlerësojnë sa mund të jetë i suksesshëm qëllimi i Juaj, i deklaruar publikisht, që “Serbinë ta shkëputni nga Rusia” dhe, sa e si mund t’i kushton kjo vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe sa mund të ndikoj në stabilitet dhe siguri në tërësi. Neve na duket se nuk është e saktë që, as këtu “nuk ka rezultate”: pasojat e politikës së Juaj janë pikërisht të kundërta nga ato që publikisht i projektoni. Pra, nuk bëhet fjalë për ngecje. Bëhet fjalë për regres. 

Për ne në Mal të Zi, por edhe për të gjitha forcat politike demokratike dhe pro perëndimore në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë posaçërisht edhe miqtë tanë në Serbi, deklarata se “nuk mund t’i krahasoni Millosheviqin me Vuçiqin” është, të paktën, e habitshme. Dhe fyese për të gjithë ne. Nuk mund ta krahasoni shefin e një regjimi që ka përfunduar në Hagë me ministrin e tij të propagandës të cilin e mbajmë mend sipas sulmeve brutale mbi mediumet e lira dhe sipas deklaratave luftënxitëse dhe ksenofobe, duke përfshirë edhe atë që “duhet vrarë 100 boshnjakë për çdo serb të humbur”?! Mjafton ta kujtojmë emrin dhe fatin e Sllavko Quruvija, të cilin Vuçiqi publikisht e kërcënonte.  

Ose, në vend që panevojshëm t’ju përkujtojmë mbi ngjarjet që Ju i dini më mirë se ne, duhet t’Ju pyesim: a shihni ngjashmëri mes fatit të Ivan Stamboliqit dhe atij të Oliver Ivanoviqit? Kjo përputhje tragjike është edhe më e madhe dhe më tragjike sesa ajo mes Vuçiqit dhe Millosheviqit. Sigurisht, nuk ka nevojë të përgjigjeni në këtë pyetje. Ajo që shihet, nuk ka nevojë për sqarime.    

Në fund: nuk ka nevojë që juve sikur Amerikan, t’Ju sqarojmë në çka mund të asocion kjo “Black Sox” nga titulli. Edhe këtë e dini më mirë se ne. (shih sqarimin në fund v.p.).  

Angazhimi i Juaj në Beograd dhe pasojat e tij, mund ta bëjnë të panevojshme që t’Ju dërgojmë një porosi të cilën, të dëshpëruarit thellë me idolët e tyre sportiv dhe shoqëror, ua kanë dërguar “Na thoni se kjo nuk është e vërtet!”  

Pra, nuk duhet të na arsyetoheni. Do duhej ta thoni dhe bëni atë, që do t’i vërtetonte arsyet dhe parimet sipas të cilave politika dhe diplomacia e ShBA-ve është identifikuar në pjesën tonë të Evropës.  

Edhe më tutje shpresojmë se Jeni të gatshëm për këtë ndryshim.  

Me respekt dhe dëshira më të mira.  

Miodrag Vllahoviq” 

Përkthimi nga e përditshmja Pobjeda e Podgorices: Ali Sh. Mehmeti  

P.S. 

Dy sqarime për lexuesin 

  1. “Pax Americana” – paqja që zgjatë dhe imponohet nga fuqia ushtarake e ShBA-ve
  2. “Black Sox” (çorapë e zezë) – është referencë për një ngjarje nga viti 1919, kur 8 lojtarë të një ekipi të bejsbollit i quajtur “White Sox” (çorapë e bardhë) sabotoi disa ndeshje duke shkaktuar humbje për ekipin e vet, sepse ishin të korruptuar me 70-100 mijë dollarë.