
Burgu i Dubravës akuzon!

Dita Balidemaj nga Martinaj i Plavës e Gucisë, fiton kurorën dhe shpallet “Miss Xhubleta 2023”, në Tuz të Malësisë së Madhe

Xhubleta e Malësisë së Madhe vrullshëm po merr vendin e saj të nderit, duke u vënë përkrah katër veshjeve më të vjetra të botës nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Tashmë Malësia e Madhe po rikthen traditën e bukur të logut, dhe në kuadër të vitit të Xhubletës po organizohen evente dhe spektakle ku krahas bukurisë dhe hijeshjisë së vajzave Malësore po ekspozon dhe Xhubletëm autentike të alpeve Shqiptare e në veçanti të Malësisë së Madhe.

I tillë ishte dhe spektakli “MISS XHUBLETA” cili u zhvillua sonte në Tuz të Malësisë, Ku konkuruan 13 vajza nga mbarë Malësia e Madhe, skena u ndez dhe rrezatoi me bukurinë e zanave të Malësisë, ku nën petkun katër mijë vjeçar të Xhubletës ato ngjanin si mbretëresha.

Si gjithmonë në çdo spektakël ka një fituese, dhe kjo është bukuroshja me numrin 11 e cila sjell bukurinë e bjeshkëve të Martinajve të Plavës dhe Gucisë pra “MISS XHUBLETA 2023” është “DITA BALIDEMAJ” e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Shtojzovallja e Bjeshkëve” në LOGUN E BJESHKËVE 2023 i cili u zhvillua në Predelec të Kelmendit.

Dita Balidemaj është nga fshati Martinaj i Plavës dhe Gucisë, dhe vjen nga një familje me ndjenja të zjarrta atdhedashurie, ku po demostrojnë qartë duke sjellë dhe cituar prejardhjen e tyre të hershme nga Selca e Kelmendit.

Pra XHUBLETA që DITA veshi me aq dashuri dhe shkëlqeu në spektaklin Miss Xhubleta është veshja e të parëve të saj, prandaj ajo u ndje aq e kompletuar dhe fitoi çmimin e parë të këtij evenimenti i cili u organizua nga këngëtari i mirënjohur Malësor Nikoll Nikprelaj.

Për rregullimin e flokëve me modelin tradicional u kujdes zonja Liza Qosaj nga Tamara e cila e ka pasion dhe është pjesë e çdo eventi spektakli apo dasme në zonat për rreth e më gjerë.

DRINI i uron suksese Dita Balidemajt, Miss Xhubleta e Malësisë 2023.


Në PISA dalin të fundit e në mejtepe të parët!
Disa thirrje të përcjella me kamxhikosje , për t’ia kthyer shpinën “Islam Agës!”

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi
Lamtumirë, antishqiptarizëm…!
Më 27 gusht 2023

Tashmë nuk ka kohë të pritet asnjë sekond, por duhet treguar qartë, bindshëm dhe pa asnjë mëdyshje që ti je vetëm Shqiptar dhe që të vije keq dhe nuk pajtohesh me faktin e hidhur se si arritën të na mashtronin, duke na përgjumur e vepruar ndaj nesh me “sistemin e mengelës”, për me të bërë e paraqitur ai që nuk ke qenë kurrë , Musliman.



Il Popolo del Friuli (1938) / Kur Mbreti Zog dërgoi Mbretëreshën Geraldinë të vizitojë për herë të parë krahinën e Matit
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Gusht 2023
“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1938, në faqen n°6, një shkrim rreth vizitës së parë të Mbretëreshës Geraldinë në krahinën e Matit, vendlindjen e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti Zog dhe e fejuara e tij në krahinën e Matit

Burimi : Il Popolo del Friuli, e premte, 25 shkurt 1938, faqe n°6
Mirëpritje entuziaste
Tiranë, 24 shkurt.
Mbreti Zog dhe kontesha Geraldina Apponyi, të shoqëruar nga familja mbretërore dhe suita e tyre, u nisën sot për në krahinën e Matit, djep i familjes Zog që luajti një rol mbizotërues atje me bejlerët e saj, për të shkuar për një qëndrim të shkurtër në vilën e Qafës së Shtamës, e cila ndodhet në një vendpushim piktoresk malor.
Sovrani dhe Mbretëresha e ardhshme u pritën me entuziasëm nga popullsia.
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/il-popolo-del-friuli-1938-kur-mbreti-zog-dergoi-mbretereshen-geraldine-te-vizitoje-per-here-te-pare-krahinen-e-matit/.
Norvegji: Psikiatri arrestohet për shpërdorim të detyrës
Nga: Ingvild Silseth, VG
Burri u arrestua këtë verë.
Distrikti policor Ju-Perëndimor (në Oslo të Norvegjisë, vër. e përkthyesit) deklaron se një psikiatër mashkull është akuzuar për abuzim të pozitës së tij.
– Burri u arrestua këtë verë, por ne jemi ende relativisht herët në fazën e hetimit, thotë avokatja e policisë Cathrine Monsen.
Viktima është një grua rreth të 40-tave. Të dy janë marrë në pyetje.
– Nuk dyshojmë se do të ketë më shumë viktima në këtë rast, thotë Monsen.
Në Zvicër ka nisë themelimi i grupit të Shqiptarëve që e mbështesin ndarjen e përhershme të shqiptarëve nga doktrina fetare islamosllave

Arber Gashi, Zvicër
Të dashur mërgimtarë, në Zvicër ka filluar procesi i themelimit të grupit që e mbështetë ndarjen e përhershme të shqiptarëve nga BIK-u, nga doktrina fetare islamosllave, nga shteti islamik dhe nga politikat islamike. Je i mirëseardhur të na bashkohesh.
Mos ngurro të mbështesësh procesin e pandalshëm të ringjalljes kombëtare. Kthim prapa s’ka.
Fitorja në këtë luftë i takon të gjithë atyre që bashkohen rreth Flamurit Kombëtar, për mbrojtjen e pakompromis të lirisë dhe interesave kombëtare e shtetnore të Dardanisë tonë shejte.
Forumi strategjik i Bledit, 2023, “Solidariteti për sigurinë globale” , po solidariteti i botës pan-shqiptare?

Nga Frank Shkreli
Forumi Strategjik i Bledit, Slloveni, (28-29, 2023) është një platformë globale për shkoqitur ide të reja dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në shoqërinë moderne, në të cilën jetojmë, por dhe për të ardhmen e shoqërive të përfaqësuara. Është një forum që synon gjithëpërfshirjen dhe paraqitjen e pikëpamjeve të ndryshme të zyrtarëve të lartë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore, por edhe të grupeve, personave dhe enteve të ndryshme evropiane dhe globale, të interesuara për zhvillimet në këtë rajon të Evropës.
Në parim — Forumi Strategjik i Bledit, një projekt ndër-qeveitar i Republikës së Sllovenisë – është një ide e mirë. Kush mund të jetë kundër shkëmbimit të lirë të mendimeve, ideve, parimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, për të tashmen dhe të ardhmen e shteteve të asaj pjese të Evropës. Vlera e dialogut, liria e shkëmbimit të mendimeve në forume të tilla, është gjithmonë shumë më mirë, në çdo rast, në krahasim me konfliktet, mosmarrveshjet dhe luftën.
Pjesëmarrja e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit (në largim) i Malit të Zi – tre kryeministra shqiptarë në një takim të nivelit ndërkombëtar – me thënë të drejtën më bën krenar, aty për aty, dhe për një moment, por pak pasi e marrë veten dhe mendoj se si, aktualisht, shkojnë punët midis këtyre tre kryeministrave shqiptarë dhe, rrjedhimisht, në botën panshqiptare në Ballkanin Perëndimor – krenaria ime këthehet shumë shpejt në zhgënjim. Kjo, kur merret parasysh realiteti I mungesës së komunkimit normal që do duhej të ekzistonte gjithmonë midis përfaqsuesve të lartë shqiptarë dhe si rrjedhim edhe lidhjeve dhe komunikimeve ndër-shqiptare në përgjithësi – anë e mbanë trojeve shqiptare.
Ndërkohë që në Bled të Sllovenisë po diskutohej, në nivel ndërkombëtar, për një, “solidaritet të sigurisë globale”, gjëndja aktuale politike, sidomos ajo midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, midis dy shteteve shqiptare –Shqipërisë dhe Kosovës — na detyron të bëjmë pyetjen: Po për një bashkim e solidaritetsolidarizim të vërtetë të interesave ndër-shqiptare, mbarë-kombëtare, kur do të flitet?! Kur do mbahet një forum i tillë si i Bledit, në Tiranë ose Prishtinë, me një përfaqësi të gjërë dhe pa dallim, për të biseduar interesat panshqiptare, afat shkurtëa dhe afat-gjata të Kombit?!
Kishim menduar, siç duket, gabimisht, se me shembjen e Murit të Berlinit, pas tiranisë komuniste sllavo-aziatike-enveriste dhe me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, “gjaku i shprishur i shpiptarit”, do të gjente më në fund, paqe, solidaritet, vëllazërim. Se me një grup të ri politikanësh të shekullit XXI, bota panshqiptare, do të largohej njëherë e mirë nga ajo histori ogurzezë e shekullit të kaluar dhe se do të zente karrigën në rradhën e vendeve euro-atlantike, duke harmonizuar vlerat kombëtare të përbashkëta dhe me vetdije të thellë për një ndryshim thelbësor dhe historik për botën pan-shqiptare të shekullit të ri XXI.
Për fat të keq, një anarki ideshë të gabuara po ua përshtjellon dhe trubullon, tmersisht, shpirëtrat shqiptarëve, kudo që jemi. Kryeministrat shqiptarë dhe politika pan-shqiptare, në përgjithësi dhe e të gjitha ngjyrave pa dallim, kanë përgjegjësitë e veta për gjëndjen e krijuar në politikën aktuale mbarë shqiptare. Ka ardhur koha për një solidaritet më të madh ndër-shqiptar, para se të jetë vonë, të ulur të gjithë, për të biseduar dhe për të shkëmbyer ide e mendime – rreth një sofre – për të fuqizuar botën pan-shqiptare, nepërmjet dialogut dhe solidaritetit me të gjithë dhe për të gjithë, për të zhdukur njëherë e mirë të gjitha pengesat historike dhe gjeografike, midis shqiptarëve.
Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët për veten e tyre, në solidaritet, bashkim dhe mirëkuptim me njëri tjetrin, për një të ardhme më të mirë të brezave të rinjë të shqiptarëve.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michael tha në fjalën e tij, në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, se bashkimi është, “thelbi i fuqisë së Bashkimit Evropian”. Le të shpresojmë që ky të jetë edhe mesazhi që do të sjellin me vete kryeministrat shqiptarë nga takimi rajonal në Bled të Sllovenisë: se solidariteti dhe bashkimi ndër-shqiptar është gurthemeli i të gjitha arritjeve. Kjo është e vetmja mundësi për të ndërtuar një botë më të mirë dhe më të begatë pan-shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në vëllazërim me vetveten, me njëri tjetrin dhe në paqe me të tjerët.
Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama tha në Forumin e Bledit, ndoshta me të drejtë, se ndjehet “tragjikisht optimist”, për mundësitë e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Edhe unë e ndjejë veten, tragjikisht optimist, se politikanët aktualë shqiptarë të botës pan-shqiptare do të sjellin nga Bledi mesazhin e bashkimit dhe solidaritetit ndërshqiptar.
Ndryshimi është se Z. Rama mund të bëjë diçka për të kontribuar drejt këtij objektivi mbarë-shqiptar, drejt një solidratiteti e bashkrendimi mendimesh e idesh – ashtu siç mund të bëjë edhe Z. Kurti e të tjerë — po të duan. Për fat të keq, unë, si shumë shqiptarë në diasporë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare e ndjejmë veten të zhgënjyer dhe të hutuar përball realitetit të mos-komunikimit dhe të mos bashkrendimit politik panshqiptar, sidomos sa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, por dhe sigurisë rajonale.
Nënë Tereza: shenjtorja dhe kombi i saj – recensë nga Bonita Aleaz

– Përktheu Arben Çokaj
Nënë Tereza: shenjtorja dhe kombi i saj, nga Gëzim Alpion, Oxford, Bloomsbury Academic, 2022, 296 f., 16$ (ppk), ISBN: 9789389165067
Recensë libri
Trembëdhjetë vjet pas botimit të librit të tij të parë mbi Shenjtoren e Kalkutës, Nënë Tereza: Shenjtore apo e famshme? Gëzim Alpion sheh nevojën e këtij botimi të dytë madhor me të njëjtën temë, Nënë Tereza – Shenjtorja dhe Kombi i saj. Çfarë bëhet kaq bindëse për të rrëmbyer një sociolog gjithë jetën e tij, për t’i kushtuar pothuajse të gjithë karrierën e tij akademike përpjekjes për të bashkuar aspektet e ndryshme në jetën e shenjtores? Siç shpaloset pjesë-pjesë, kapitull pas kapitulli, përmes transformimit të vërtetë të autorit nga sociolog në etnograf, në historian, në pothuajse një kërkues, është dukshëm shumë më tepër sesa shtytja e deritanishme, një ‘thirrje shpirtërore’ që çoi në dhënien e një zakoni nga Agnes Gonxhe Bojaxhiu (para se të bëhej Nënë Tereza). Zbulimi i përpiktë i këtij mjedisi të dendur përbën temën e hulumtimit.

Janë 15 kapituj në librin në shqyrtim, të ndarë në tre pjesë. Autori shkon shumë në pjesën e parë të etiketuar shumë me vend “Cilët janë shqiptarët e Nënë Terezës?”, për të nxjerrë për herë të parë në plan të parë etnobiografinë e kombit të vogël shqiptar. Të vendosur në rajonin shumë të paqëndrueshëm të Ballkanit, politikat shumë të trazuara ekspansioniste të fuqive dominuese në rajon gjatë kohës ndikuan në stabilitetin politik, zhvillimin apo edhe shfaqjen homogjene të komuniteteve të ndryshme që banonin në Shqipëri. Shtypja ushqehej nga shovinizmi fetar, me qëllim të dukshëm për të copëtuar shqiptarët, pasi pretendohej se ata ishin një popullsi e pastër islame, në kontrast me krishterimin dominues në vendet ballkanike.
Si kundërvënie, pothuajse si në kundërshtim me historinë e saj të shtypur, e kaluara shumë e shquar e Shqipërisë gjurmohet me shumë mundim. Pakkush mund të dijë se Iliria e lashtë dhe Shqipëria moderne kanë rrënjë të përbashkëta. E besueshmre, si Aleksandri i Madh, madje edhe Napoleani Bonaparte kishin rrënjë ilire. Megjithatë Shqipëria pësoi valë agonie; Dominimi i gjatë osman la gjurmë të thella në identitetin e tij shpirtëror.
Megjithatë, edhe një herë ka prova të mjaftueshme dokumentare, madje edhe në Dhiatën e Re, për të treguar se rajoni ilir ishte ekspozuar ndaj apostujve gjatë kohës së rënies së parë të krishterimit në Evropë. Atributet kozmopolite të Ilirisë nuk paraqisnin ndonjë religjiozitet të strukturuar në hapësirën publike, por lejuan që të gjitha fetë të lulëzojnë njëkohësisht.
Megjithatë, siç tregon historia e regjistruar, pikërisht ky aspekt, përparimi i lirë i krishterimit ishte shkelur qëllimisht dhe u kërkua të errësohej nga Roma parakristiane.
Përpjekjet e Alpion për të shkuar në këto hapa, për të vendosur disa fakte historike të rajonit, janë fare qartë për të treguar mjedisin para-ekzistues të krishterë që ndikoi Agnesën në rritje. Ai dëshiron fuqimisht të vërtetojë se ai nuk ka qenë kurrë një rajon antikristian, siç ishte propaganduar nga Roma, perandoria osmane dhe më vonë, serbët dhe evropianët e tjerë. Ishte një komb kozmopolit i persekutuar ku, midis krahëve të ndryshëm të krishterimit, katolikët ishin më të persekutuarit.
Se si feja dhe politika u kombinuan për të hapur rrugën për një përzierje unike të nacionalizmit shqiptar, shtjellohet në Pjesën e Dytë. Ajo gjurmon vitet e Nënë Terezës në shtëpinë e saj në Shkup dhe marrëdhëniet e saj me familjen e saj. Kjo pjesë është me të vërtetë një histori e vërtetë e marrëdhënieve atërore dhe amënore të Nënë Terezës, sukseset, dështimet, martesat, lindjet dhe vdekjet e tyre. Gërshetimi i ndërlikuar i historisë politike të rajonit me përparimin e familjes së gjerë është paraqitur me shkathtësi. Babai i Nënës marrëdhëniet ishin me ndikim politik; babai i saj së bashku me lidhjet e tjera ishte nacionalist i vendosur.
Megjithatë, a e transformuan këto ndikime Nënë Terezën në një politikane të aftë, që mund të menaxhonte në mënyrë efektive si Vatikanin ashtu edhe marrëdhëniet e saj me Shqipërinë? Në mënyrë fare delikate, pyetja futet në pjesën e tretë, Marrëdhënia e Nënë Terezës me Selinë e Shenjtë dhe Kombin Shqiptar. Ky seksion është i dendur me fakte dhe ngjarje historike. Unë do të grumbulloja tre pikat e mëposhtme që dalin nga katër kapitujt në këtë seksion.

Së pari, Nënë Tereza ndoshta e ka nxjerrë mendjemprehtësinë dhe pragmatizmin e saj nga vetë kombi i saj; ai vend i mbushur me këto karakteristika nuk lejoi kurrë të shfaqej një fetishizëm mbi identitetet e tij fetare. Pra, edhe për Nënë Terezën, feja ishte sistemi i saj personal i besimit, jo një atribut publik për t’u përhapur.
Së dyti, Europa është e paplotë pa identitet ilir; pra nuk është vetëm Roma apo Athina, që duhet vlerësuar si shtyllat e përparimit evropian që në lashtësi, por edhe identiteti ilir.
Së treti, Nënë Tereza nuk pranoi kurrë ndonjë rol publik nga ana e saj si ndërmjetëse midis Vatikanit dhe qeverisë së Shqipërisë. Prandaj, roli i saj i saktë në rënien e komunizmit në atë komb mbetet mjaft i paqartë. Përkundrazi, ajo shihej si një ashensor i mundshëm i mundimeve të kombit të varfër.
Nuk mund të mos arrish në përfundimin, se ky është gjithashtu një libër që përpiqet të bashkojë shkopinjtë që hynë nën rrota, duke e çuar përpara udhëtimin e shenjtores, por është gjithashtu një nxjerrje e përpiktë e historisë së kombit të saj.
Gjatë leximit të librit, me siguri do të lindë pyetja, a është kjo një vepër me në qendër Nënë Terezën apo ka në qendër Shqipërinë? Nacionalizmi i kujt shkëlqen me forcë më të madhe? A nuk është aq shumë Nënë Tereza, e cila shfaqet si një nacionaliste e vendosur apo vetë autori? Vrapimi i veprës është një përpjekje e guximshme për të rifituar për Shqipërinë prejardhjen e saj të lashtë dhe kështu të zhbëjë një pjesë të madhe të propagandës së rreme, që nxiti mizori mbi kombin e vogël e të rrethuar.
Vepra ka një linjë historie magjepsëse, të mobiluar me fakte të grumbulluara përmes kërkimeve të mundimshme. Megjithatë, nuk është një punë e lehtë për t’u rishikuar, kryesisht për shkak të densitetit dhe kompleksitetit të materialit me të cilin merret.
Privati dhe publiku gërshetohen në momente të panumërta, jo vetëm në jetën e kombit, por edhe në atë të shenjtores. Është kjo ndërfaqe enigmatike që shoqëroi krijimin e Shenjtores, që Alpion mbase donte ta zbërthente nëpër sferat e historisë, përkatësisë etnike, gjeopolitikës dhe sociologjisë së fesë. Një lexim vërtetë i mirë.
Bonita Aleaz
Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Kalkutës, Kalkuta, Bengali Perëndimor, Indi

Autori i librit: Gëzim Alpion
AKP-ja, në rastin e gazetës Rilindja, po gënjen dhe fsheh të vërtetën !









