Kreu Blog Faqe 992

Gruaja IMAME…Mësim për Shiptarët!& Femme IMAME….Leçon pour les Albanais!

0
Shqip-français
____
Gruaja IMAME…Mësim për Shiptarët !
____
Sapo zbulova një intervistë në televizionin francez me “Kahina Bahlul”, grua e parë “IMAME” në Francë. Kjo islamologe franko-algjeriane e lindur nga një baba Kabile-algjerian dhe një nënë franceze është intervistuar për librin e saj të botuar “Mon Islam, ma liberté” (“Islami im, liria ime”) ku shpjegon pse është kundër veshjes së mbulesës dhe abbajës (veshje të lirshme dhe të lehta nga shpatullat deri te këmbët, e ngjashme me djellabën e burrave në Afrikën e Veriut).
Ajo tha në një intervistë tjetër televizive se miraton vendimin e qeverisë franceze për të ndaluar zyrtarisht, në arsimin publik, veshjen e mbulesës dhe abajës. Ajo konsideron se mbajtja e mbulesës dhe abajës janë “shenje të jashtme të përkatësisë në një fe” dhe se qëllimi thelbësor është “politiko-fetar” i mbrojtur nga disa ekstremistë myslimanë. Ky skllavërim politiko-fetar është një nga mjetet politiko-fetare që përdoret për të skllavëruar gratë dhe për t’i bërë ato edhe më të depërtueshme ndaj dëshirave të BURRAVE : mjete të përdorura për disa vite nga Vëllazëria Myslimane, Vehabistët ose Selefistët për të dominuar më mirë gruan dhe për ta bërë e varur nga “ligji i burrave”.
Së fundi, ajo deklaron se gjyshja e saj nga babai, e lindur në Algjeri në 1927, nuk ka veshur kurrë mbulesë apo abaja dhe se kjo është një modë e fundit e imponuar ndaj grave nga ekstremistët myslimanë : kjo është ajo që pohoj këtu dhe gjetkë për shumë vite, unë i lindur në Egjipt më 1938 (para gjyshes së saj !).
Unë e aprovoj plotësisht këtë grua (imame) dinjitoze dhe e guximshme që nuk është më pak muslimane se një tjetër që mbulohet !
Ja dy fotografi dhe një video ku ajo merret në pyetje nga shtypi televiziv francës për udhëtimin e saj fetar dhe librin e saj të fundit “Islami im, liria ime” (Albin Michel, Paris, 2021).
***
Femme IMAME….Leçon pour les Albanais !
_____
Je viens de découvrir à la Télévision française une interview de « Kahina Bahloul », première femme « IMAME » en France. Cette islamologue franco-algérienne née d’un père Kabyle-algérien et d’une mère française est interrogée pour son livre publié « Mon Islam, ma liberté » où elle explique pourquoi elle est contre le port du voile et de l’abbaya (vêtement ample et léger qui se porte des épaules jusqu’aux pieds, semblable à la djellaba des hommes en Afrique du Nord). Elle dit dans une autre interview télévisée qu’elle approuve la décision du gouvernement français d’interdire officiellement, dans l’Enseignement public, le port du voile et de l’abbaya. Elle considère que le port du voile et de l’abbaya sont des « signes extérieurs d’une appartenance à une religion » et que le but essentiel est « politico-religieux » prôné par certains extrémistes musulmans. Cet asservissement politico-religieux est l’un des moyens politico-religieux utilisés pour asservir la femme et la rendre encore plus perméable aux velléités de l’HOMME : moyen utilisé depuis quelques années par les Frères musulmans, les Wahhabites ou les Salafistes pour mieux dominer la femme et la rendre dépendante de la « loi des Hommes ». Enfin elle déclare que sa grand-mère paternelle, née en Algérie en 1927 n’a jamais porté le voile ni l’abbaya et que c’est une mode récente imposée aux femmes par les extrémistes musulmans : c’est ce que j’affirme ici et ailleurs depuis de nombreuses années moi qui suis né en Égypte en 1938 (avant sa grand-mère !). J’approuve totalement cette femme (imame) digne et courageuse et qui n’est pas moins musulmane qu’une autre qui se voile !
Voici deux photos et une vidéo où elle est interrogée par la presse télévisuelle sur son parcours religieux et son dernier livre « Mon islam, ma liberté » (Albin Michel, Paris, 2021).

Mbrohuni nga një rikthimi në mesjetë dhe nga luftërat e përjetshme civile, Islami politik është pjesërisht krahu jozyrtar i terrorizmit fetar

1

Martin Henze

  • Zyrtar i CDU-së gjermane dhe këshilltar për ekonomi dhe ekspert në çështjet e Ballkanit

Intervistën e zhvilloi Dr. Susanne Strausberg, Bruksel

Mbroni familjet dhe fëmijët tuaj nga një rikthim në mesjetë dhe nga luftërat e përjetshme civile

Ju flisni për luftë hibride, a vlen kjo edhe për komunitetet fetare?

Po, Serbia prej vitesh po përpiqet të intensifikojë konfliktin mes komuniteteve fetare. Qëllimi është destabilizimi i rajoneve. Çdo mjet është i duhuri për ta.

Por edhe Rama, mjafton të shikojë angazhimin me talebanët afganë në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe mbështetjen intensive nga pjesët konservatore të islamit turk. Rama po përpiqet së fundmi të thellojë edhe vijën ndarëse drejt BE-së.

Lidershipi i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta kenë të qartë se nëse duan të bëhen anëtarë të BE-së, duhet të ketë një ndarje të qartë kushtetuese mes shtetit dhe fesë.

Islami politik përfaqëson pikëpamje të shekullit të 19-të, të papranueshme dhe nuk duhet toleruar në Ballkan. Islami politik është pjesërisht krahu jozyrtar i terrorizmit fetar.

Ndërsa shekulli i 19-të kishte të bënte me një rivalitet ndërmjet institucioneve “shteti” dhe “fesë”, sot nuk është më në plan të parë çështja e “bashkimit” apo “ndarjes”, por përpjekja për bashkëpunim dhe përfshirjen e kishës në rrethi i forcave publike në kuadrin e një rendi shoqëror pluralist të lirë.

Vatikani hartoi një kushtetutë baritore shumë paqebërëse “Gaudium et Spes – Kisha në botën moderne” në Këshillin e Dytë të Vatikanit.

Sipas kësaj, kisha nuk përballet më me shtetin si një fuqi rregullatore jashtështetërore, por ndikon në procesin e vendimmarrjes politike në shoqërinë pluraliste.

Çështjes së marrëdhënies midis shtetit dhe kishës i jepet kështu një theks tjetër.

Ai nuk përcaktohet më nga një demarkacion institucional, por fokusohet në çështjen e caktimit funksional në përgjegjësinë e përbashkët për njerëzit.

Kusht paraprak për këtë është dhënia e të drejtave më gjithëpërfshirëse, të cilat Këshilli i Dytë i Vatikanit i pohon shprehimisht në deklaratën për liritë fetare “Dignitatis humanae”.

Deklaratat e Këshillit të Dytë të Vatikanit për marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës janë të lidhura me një angazhim të qartë ndaj parimeve dhe strukturave të demokracisë së lirë, duke përfshirë ndarjen e pushteteve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Kjo theu traditën evropiane të shtetit të bazuar në besimin fetar, i cili daton që nga lashtësia, dhe ka eliminuar konfliktin midis fesë dhe shtetit brenda BE-së për 60 vjet.

Pra, kjo duhet të vlejë edhe për të gjitha shtetet në Gadishullin Ballkanik, veçanërisht për minoritetin serb dhe fetë ortodokse si dhe islamin.

Ikën kohët e shekullit të 19-të kur jeta nuk vlente shumë, ne jetojmë në shekullin e 21-të. Mbroni familjet dhe fëmijët tuaj nga një rikthim në mesjetë dhe nga luftërat e përjetshme civile, thoni lamtumirë Ramës dhe Vuçiçve të Ballkanit dhe ejani në BE. Ne nga Europa dhe SHBA-ja qëndrojmë në krah jush.

Mund të jetë një imazh i teksti

Zoti Henze, faleminderit shumë për intervistën.

____

  • Ilustrimet janë të portalit Drini

 

Botohet libri për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

0
LIBRA TË RINJË

Botohet libri për KRIJIMTARINË LETRARE TË MUSA JUPOLLIT(parë nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj)

Zgjodhi dhe përgatiti: Shefqet DIBRANI.

Editor: Nazmi RRAHMANI

Botimin e libri e mundësoi: Sokol AHMETAJ

Redaktor: Prend BUZHALA

Recensent: Mentor THAQI

Portreti: Gazmend FREITAG

Përgatitja teknike: Elion JUPOLLI

Për krijimtarinë mjaftë të begatë të Musa Jupollit, në 230 faqet sa i ka libri kanë shkruar emra të njohur të kritikës letrare, ku vend meritor zënë vlerësimet kritike të Prend Buzhalës, 21shkrime kritike, ese dhe mesazhe kulturore me autorin, pastaj janë shkrimet nga: Ibrahim Kadriu, Migena Arllati, Zejnepe Alili-Rexhepi, Shefqet Dibrani, Pranvera Gjoni, Gjon Rroku, Dava Nikolli, Mentor Thaqi, Rexhep Rifati, Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Kujtim Stojku, Nexhat Maloku, Hazir Mehmeti, Ndue Shabaku, Fatmir Halimi, Vjollca Shurdha, Ragip Dragusha, Dedë Shkurti, Tonin Nikolli, Anastas Nika, Zhorzh Sand, Gjergj Nikolla, Fadil Hysaj, Lebibe Zogiani, Abdi Pergjegja, Ilaz Hysaj, Agim Jerliu, e ndonjë tjetër. Nga autorë të huaj në gjuhën frenge janë: Michel Crepu, Ed. Michalon, Patrick Beaudouin, Olivier Mongin, Philippe Bicet e ndonjë tjetër si dhe gazeta të ndryshme dhe Agjensia Franceze e Shtypit (AFP).

Në këtë libër janë përfshirë edhe disa poezi kushtuar Musa Jupollit nga: Sabit Rrustemi: ODA E MUSËS, Kujtim Stojku: MË PAS NA VJEN NJË MIK I FJALËS, Kujtim Stojku: OSHTIN FJALA JOTE, Gani Xhafolli: NË SHTËPINË E MUSA JUPOLLIT, Tonin Nikolli: UNË ME TY, TI ME MUA, Tonin Nikolli: KAM DASHTË, Pranvera Gjoni: PAÇ URATËN IM VËLLA, Çun Lajçi: VARGJE DEGË LISASH N’DAJT, Mentor Ejupi: KUR BOTA BIE NË GJUMË, Nikoll Ulndreaj: ZËRI YT DOLI NGA KRAHARORI, Avni A. Neziri: MESIANASI N’PARIS, Sylë Bajrami: KOSOVË, Mentor Thaqi: BASHKOI ATO 36 SHKRONJA, Bajrush Zeka: VARGJE NGA NJË DARKË POETËSH, Fran Tanushi: ËSHTË NJË VEND, Shefqet Dibrani: SA KAM MALL, Nazmi Rudari: ATDHEU ËSHTË GUR I RËNDË. Ndërsa në kapitullin “në vend të recensioneve” janë përfshirë shënimet nga: Mentor Thaqi: NËN THJERRËZ dhe Prend Buzhala: ZËRI I PËRBASHKËT I EMPATISË SË LEXIMIT.

Në fund, libri është pajisur edhe me Shënimin Biografik dhe me Bibliografinë e botimeve të Musa Jupollit.

Kjo tematikë e bënë librin të kompletuar, qoftë nga fusha e kritikës letrare, por i japin shije edhe disa debateve letrare, mjaftë njoftime e reportazhe kulturore që lidhen me protagonistin e librit, ku të gjitha këto shënime janë mjaftë mbresëlënëse e kompletojnë strukturen e librit edhe më tej.

Nga ky shënim telegrafik, vërejmë se protagonisti i veprës Musa JUPOLLI, ka arritur me sukses ta përmbledh mendimin kritik për krijimtarinë e tij, por edhe ta përjetojë suksesin e tij, të cilin tashmë mund t’ia afroj lexuesit në një libër të vetëm.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese FAIK KONICA, në Prishtinë 2023. (sh.d.)

Shefqet Dibrani,  studjues dhe shkrimtar

Hora e Arbëreshëvet feston 535-vjetorin e themelimit

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujton sot festën e themelimit të qytezës arbëreshe, Hora e Arbëreshëvet. Kjo komunë që gjendet në Siçili, u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh të larguar nga trojet e tyre. Thuhet se shumë prej anëtarëve të parë të kësaj bashkësie ishin nga zona e Himarës.

Tradita e festimit ka marrë formë zyrtare në vitin 2017, dhe prej këtij viti nderohet si një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetet arbëreshe, në vazhdimin dhe forcimin e rrënjëve, traditës, historisë, gjuhës dhe identitetit arbëresh.

Aktivitetet artistiko-kulturore të këtij viti nisën që në datën 28 gusht.

Hora e Arbëreshëvet me 6.427 banorë, njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha te komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

Për Amerikën, Përjeta është Mirënjohëse , poezi nga Behlul Jashari

 

nga Behlul Jashari, Prishtinë
 

Vargje te Shtatoret 

 Për Amerikën, Përjeta është Mirënjohëse 

Poezi   

Në ditëmirën e Kosovës përshëndes me mirëmëngjes 

Si në sheti në histori me Amerikën eci nëpër Prishtinë 

Nëpër Bulevardin Xhorxh Bush te Katedrajla Shën Nënë Tereza 

Shkoj te Shtatorja e Bill Klinton në Sheshin me emrin e tij në Dardani 

E aty pranë te Shtatorja e Robert Doll  që çeli mëngjesin e parë 

Dhe rrugës me emrin e tij shkoj te Shtatorja e Medlin Olbrajt 

Në Sheshin me emrin e saj te Newborn Simbol i shtetit të ri 

Shtrëngoj duart me Shtatoret 

E Njerëzve Simbole 

Të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës 

Flas dhe falënderoj shumë e shqip 

Shkruaj dhe në vjershë vargje vijnë fjalët 

Zemra falënderon 

Përjeta është mirënjohëse 

Për Amerikën 

 Prishtinë, 31 Gusht 2020 

Forhåndsvisning av bilde

SHËNIM I SOTËM-30 GUSHT 2023: PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS  

PRISHTINË, 30 Gusht 2023- Behlul Jashari/  Këto vargje i shkruajta në mëngjesin e parë pas ditës nga e cila në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa  në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj. 

Forhåndsvisning av bilde

Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë… 

Miqësia me SHBA-të filloi në prill 1990 në Uashington

Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
_____
“Sot u bënë 33 vite nga dita kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Më 29 gusht 1990, senatori amerikan Robert Joseph Dole erdhi ta vizitonte Kosovën, duke u takuar me një grup të gjerë përfaqësuesish politikë, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.”
Kështu thotë kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, me rastin e kësaj vizite, duke ia dhënë asaj verdiktin e një ngjarjeje historike.
Në të vërtetë, vizita e senatorit amerikan Robert Dol në Kosovë paraqet një ngjarje të rëndësisme, që ka ndikuar me të madhe proceset e mëtejshme të angazhimit të SHBA-ve në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të Kosovës në rrethanat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë deri te ndërhyrja ushtarke e NATO-s në mars-qershor 1999 dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Por, fiksimi te kjo datë dhe te kjo vizitë, anashkalon zhvillimet tjera që i kanë paraprirë asaj, ndër të cilat gjithësesi si “nyje” paraqitet vizita e përfaqësuesve të partive politike dhe të intelektualëve shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera të Jugosllavisë, nga katër prilli deri më 22 prill të vitit 1990 në Uashington dhe Nju Jork, kur në Këshillin e Senatit Amerikan për të drejtat e Njeriut u dhanë dëshmi nga dr Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së, Rexhep Qosja – intelektual i pavarur si dhe Luljeta Pula- Beqiri. Gjatë asaj kohe përfaqësuesit shqiptarë u pritën nga Robert Doli si dhe në Stejt Departament.
Me këtë rast, duhet të theksohet fakti, se pati një takim joformal midis Robert Dolit, dr. Ibrahim Rugovës, kryetar i LDK-së njëherësh kryesues i delegacionit të përfaqësuesve të Kosovës si dhe akademikut serb (autorit të memorandumit të fundit të Akademisë së Shkencave Serbe) Dobrica Qosiqit, me ç’rast nga përfaqësyesit e shqiptarëve dhe të serbëve, siç cilësoheshin dr Rugova dhe Qosiqi nga ana e zyrtarëve amerikanë, u kërkuan qëndrime të prera si do të sillen ata në rrethanast e reja të pluralizmit politik në raport me zgjidhjen e krizës së Jugosllavisë në shpërthim dhe me raportet gjeostrategjike në rrethanat e proicesit të rënies së bipolariteti blokist pas rënies së Murit të Berlinit. Natyrisht se dr Rugova paraqiti qëndrimin e tij se shqiptarët kërkojnë liri, demokraci dhe barazi kushtetuese (subjekt i barabatë i fedratës apo konfederatës së ardhshme jugosllave), me çka do të mbështeten te Perëdnimi dhe SHBA-të në veçanti. Ndërsa, Dobrica Qosiq, përkundrazi shfaqi qëndrimin se Serbia do të përkrah pluralizmin politik, por assesi nuk do të pranojë një konstalacion kur nga koalicione të ndryshme (përmendi LDK-së në partinë më të madhe në vend), qeveria mund të formohet nga jo serbët. Mbas kësaj, Robert Dol Qosiqit i tha se nëse vazhdohet me këtë logjikën që pluralizmi të kthehet në diktat serb, nuk do të ketë Jugosllavi. Ndërsa Rugovës, të cilin e quajti përfasqësues legjitim të shqiptarëve të Jugosllavisë, i tha se me një qëndrim të tillë fitoni mbështetjen e SHBA-ve, që do t’i keni pranë.
Pra, nga pikëpamja historike, kjo është edhe nisma e asaj që merret “nyje” e angazhimit të SHBA-ve me Kosovën dhe çështjen e saj. Kjo do të dëshmohet edhe me vizitën e parë të Tom Lentoshit bashkë me DioGuardin në Kosovë në maj të atij viti, kur në Selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës u prit nga dr. Rugova si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, këshillit të të drejtave njerëzove, e ku bënte pjesë edhe Adem Demaçi, me ç’rast Lentsh deklaroi se sjell qëndrimin amerikan për përkrahjen e kursit për liri, demokraci dhe barazi.
Vizita e Robert Dolit e 29 gushtit, e nisur në Beogad dhe e përfunduar në Prishtinë, gjithësesi se ishte në vazhdë të këtij qëndrimi, pra të vizitës së përfaqësuesve shqiptarë në SHBA në prill të atij viti dhe asaj të Lentoshit në maj, ku u konfirmua ajo që e tha Tom Lentosh më 27 maj 1990 në selinë e LDK-së.
Me këtë rast, duhet thënë se roli i Ligës shqiptaro-amerikane në krye me DioGuardin ishte tejet i madh, madje historik. Po ashtu, duhet theksuar se interesimi dhe angazhimi i SHBA-ve për Kosovën, nuk ishte jashtë rrethanave (themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetor 1989) dhe rolit të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte partner i këtij zhvillimi gjatë gjithë kohës, si kryetar i LDK-së dhe si President i Kosovës ngas zgjedhja në prill të vitit 1992 dhe në vitet në viji. Miqësia dhe angazhimi me SHBA-të nuk mund të shihet jashtë faktorit Ligë Qytetare-Amerikane me në krye JoeDioguardin e as pa rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si bartëse e lëvizjes kombëtare dhe të dr Ibrahim Rugovës si lider historik i Kosovës.

Rileximi i librit të Jusuf Buxhovit “KTHESA HISTORIKE 1-Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-s”

0
Nga: Enver Zhinipotokui
_____
Verba volant, scripta manent:
HELMUT SHMIT: “KOSOVA REPUBLIKË DO TA FORCONTE FEDERATËN JUGOSLLAVE!”
BAKARIQ: “VËRTETË NUK E DI PSE KOSOVA NUK ËSHTË REPUBLIKË !”
____
Jam duke lexuar për herë të dytë librin e Jusuf Buxhovit “KTHESA HISTORIKE 1-Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-s”, një kronikë në të cilën autori ishte edhe aktor i ngjarjeve nga viti 1976 kur emërohet korespondent i përhershëm në Bon deri pas mbarimit e luftës në Kosovë, 2006.
Askund sikur në këtë libër nuk përshkruhen ngjarjet epokale të shembjes së komunizmit dhe lindjes së epokës së shpëtimit të Kosovës.
Desha të theksoj rolin e opinionit, mediave gjermane dhe të Qeverive gjermane në përcaktimin e saktë: të shembjes së murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit; mbijetimit të ish RSFJ-së në kushtet e bipolaritetit midis blloqeve, mosinkuadrimit si ndërmjetësim bllokist dhe rolin e pakënaqësive të shqiptarëve në Jugosllavi në shkatërrimin e saj, nëse serbët si kundërmasë për kërkesat politike të shqiptarëve nuk e zgjedhin mirëkuptimin, por përqafojnë nacionalizmin serbomadh.
Se gjermanët dhe austriakët ishin miq të shqiptarëve përherë, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe në sensibilizimin e opinionit botëror për Kosovën, kërkesat e saj, përkrahjen e lindjes së pluralizmit politik pas shkatërrimit të monizmit, këtë nuk ka shqiptarë që e vë në dyshim.
Këtë status timin në fcb.vendosa ta shkruaj dhe komentoj me miqtë e mi për një moment, i cili ndoshta asnjëherë nuk është përmendur dhe diskutuar në media, por zotëri Buxhovi si njohës i kësaj problematike, i sapo emëruar korespondent i të përditshmës kosovare “Rilindja” në Bon, kur përshkruan vizitën e Helmut Shmitit në maj 1977 në Beograd kur në takim me Titon, Presidentit jugosllav i kishte thënë se “ngritja e statusit të Kosovës në shkallën e republikës, do t’i shkonte për shtati forcimit të mëtejshëm të Federatës Jugosllave”.( fq. 55).
Pra, gjermanët zyrtarisht katër vite para ne shqiptarëve në kërkesat e pranverës ’81, paskan kërkuar Kosovën Republikë nga Kancelari i saj i atëhershëm. Kurrë nuk e kam ditur këtë!!!
Kjo kërkesë si pyetje, “pse Kosova nuk është Republikë?”, siç dokumenton Buxhovi në librin e tij, i ishte shtruar edhe Vlladimir Bakariqit, kroat, njëri ndër politikanët më me ndikim në nomenklaturën politike të RSFJ-së me rastin e promovimit të librit të Karl Gustav Shtröm, “Jugosllavia pa Titon” që doli nga shtypi në gjysmën e vitit 1979, në promovimin e të cilit kishte qenë i ftuar Bakariq dhe në pyetjen që iu shtrua:” pse Kosova nuk mund të jetë Republikë dhe kend e pengon kjo?!”, ai i lodhur nga mosha, pa një pa dy u shpreh sinqerisht:” Vërtetë nuk di pse Kosova nuk është republikë dhe kend e pengon kjo!”, duke qeshur me ironi.(fq.83).
Duke e njohur situatën në ish RSFJ për së afërmi përmes gazetarëve e diplomatëve, shtypi perëndimor, duke e ditur se si mbahej Jugosllavia me Titon si kyq i saj, disa vite para vdekjes së tij kishte filluar të shtronte pyetjen:”Çka pas Titos” dhe “Jugosllavia pa Titon”. Këtu fshihej e gjithë e vërteta që e nuhaste dhe e dinte e donte ta zbulonte perëndimi, të cilën të vërtetë, mundohej ta mbulonte propaganda titiste, në radhë të parë serbomëdhenjtë se:”Edhe pas Titos-Tito!”, për ta kamufluar qëndrimin e mezipritur për shkatërrimin e asaj krijese, me të cilën Serbia e pas Kushtetutës së vitit 1974, ku Serbia ishte ç’pushtetizuar nga Krahinat Autonome Kosova e Vojvodina, nuk mund të pajtohej dhe mezi priti “kundërrevolucionin në Kosovë”, për “Kosovën Republikë”, më 1981, për të përgjakur gjithë RSFJ-në në emër të “ligjshmërisë” që e proklamonte politika e Millosheviqit me automatik në dorë.
Pastaj, e pamë dhe e gjitha ishte tragjedi !

At Zef Pllumi për Dr. Ibrahim Rugoven

1

Ibrahim Rugova

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova!

U sha dhe u luftua nga serbë e jugosllavë, enveristë e stalinistë, antiperëndimorë e antieuropianë, injorantë e të pashkollë, fanatikë fetarë e neo-otomanë, “komandantë” të moteleve të Tiranës e profiterë të luftës; ia vranë bashkëpunëtorët e ngushtë, e i organizuan madje dhe atentate; por Dr. Ibrahim Rugova mbetet një figurë e veçantë në historinë shqiptare.

“Nji ndër burrat e rrallë të kômbit shqiptár. Ndoshta mâ i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilësohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatërrimtar.

Ai u përpoq m’e spjegue shkrimtarin e madh kosovár Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpírtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i përbashktë: Liria e popullit kosovár. Caktoi m’e ndjekë rrugën e tij si mâ të drejtën për nji Kosovë të lirë e të pamvarun prej gjithkujt.

Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së Bashkueme. Atjé mendonte me e shtî edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkathë vuajtje as gjak kurrkujt, prandej edhe kjè thirrë “Gandi kosovár”.

U shá e u luftue nga serbët, u shá e u luftue nga shqiptarët, u shá e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kjè trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të sháme, sepse ai ishte mâ i dijtuni, e mâ i urti i të gjithve.

Vazhdimisht pat kritika në shtypin kosovár për dy fotografi që mbante në zyrën e tij: atë të Nânë Terezës, si dhe atë të Gjon Palit të Dytë ose Karol Woitil-ës Papë. Mbas të gjitha kritikave, ai vazhdoi t’i mbante deri ditën e fundit të jetës, jo vetëm se i kishte zgjedhë si model të jetës s’vet, sepse Gjon Pali i Dytë kjè luftari mâ paqsór mbi tokë, i cili ia duel me i shkatrrue dy ideologjitë mâ kriminale të shekujve, nazizmin e komunizmin internacional, ndërsa Nâna Terezë, shqiptarja që mori çmimin “Nobel për Paqe”, e propozueme nga nji komb i largët për të mirat që i kish dhânë njerëzimit, në nji kohë kur në vendin e vet nuk lejohej me ardhë as sa m’e nderue vorrin e nânës së vet.

Mjerisht Ibrahim Rugova nuk arriti me i pá të realizueme idealet e veta për Kosovën.

Vdekja e parakohshme ia mungoi veprimtarinë n’at kohë qi ai duhej t’ishte për Kosovën si drejtues jo vetëm politik, por edhe shpirtnór, tue drejtue me shêmullin e vet personal.”

Kujtimi i tij kjoftë i përhershëm!»

Publikoi Elmi Zogaj

Rama, Basha në Shqipëri, Vuçiç në Beograd dhe familjet e përkrahësit e tyre duhet të vendosen në listat e sanksioneve perëndimore

2

Intervistën e zhvilloi Dr.Susanne Strausberg, Bruksel!

Zoti Henze, ju jeni një nga të paktët ekspertë politikë në BE që e njeh Ballkanin, a ka një luftë të re në Ballkan? Çfarë mendoni se kërcënon qytetërimin tonë në Evropë?

Plogështia. Preokupimi i përhershëm i njerëzve me mediat sociale. Në vend që të përfshiheni më shumë me miqtë dhe familjen ose një libër. Mungesa në rritje e dijes historike dhe paaftësia në rritje e shumë njerëzve për të kuptuar çështjet komplekse. Mungesa e kapacitetit intelektual të individëve, politikat që po na imponohen dhe që prej kohësh janë model sjelljeje të një lëvizjeje fetare, qoftë kjo e ashtuquajtura lëvizje mjedisore apo e juaja në Ballkan, politika thjesht e strukturuar e korruptuar autokrate. Njerëzit e quajnë veten të krishterë ose myslimanë dhe demokratë, por ata vështirë se kanë lexuar ndonjëherë Biblën, Kuranin ose kushtetutën e tyre. Fatkeqësisht, megjithatë, pjesa më e madhe e kombeve duket se janë mjaftueshëm dembelë për të duruar paaftësinë kolektive. Shumica e njerëzve sillen si dele, ecin me kopenë.

Po mbrojtja e familjes dhe angazhimi me miqtë dhe natyrën ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të mendojnë ndryshe apo t’i reflektojnë ndryshe për gjërat?

Po, ka të bëjë me rrënjët tona si njerëz, lirinë dhe komunitetin shoqëror. Mbrojtja e familjes dhe e natyrës përmes lirisë dhe jetës në bashkësitë shoqërore janë dy tuba komunikues.Nëse tubat nuk funksionojnë në unitet ose nëse njëri dështon, themeli i bashkëjetesës sonë shembet. Është e rëndësishme të parandalohet kjo, një nga detyrat kryesore politike për ne konservatorët. Në Shqipëri, për shembull, në shumë zona grupet e organizuara nuk janë më në botën e krimit të fshehtë, por veprojnë në të hapur. Shtypi ndërkombëtar e quajti këtë strukturë: Qeveria MAFIA e Ramës. Krimi është bërë rrymë kryesore në shoqërinë shqiptare që kur Rama erdhi në pushtet në vitin 2013.

Për kë e keni fjalën?

Rama, Basha, Alibeaj, Tabaku, Balla. Kush ende përfiton nga krimi i organizuar në Ballkan. Tani Putini, autokratët. Bandat dhe familjet e tyre investojnë në prona të paluajtshme, paratë e zeza derdhen në biznese legale, politika blihet jashtë Ballkanit në SHBA, në BE dhe në Shqipëri ose përfundon në parajsat fiskale.

Kur u publikuan dokumentat Panama , 200 milionë dollarët e zotit Mustafa Rama dolën me njëherë. Apo Olsi Rama, vëllai i Ramës autokratit. A nuk e drejton ai biznesin e lojërave të fatit në të gjithë Ballkanin?

Rama & Co ka nevojë për ndihmë profesionale dhe ndërkombëtare për këtë, këta njerëz nuk janë ekspertë financiarë. Një zhvillim pozitiv në gadishullin ballkanik dhe veçanërisht në Shqipëri nuk do të përparojë nëse nuk i hedhim një vështrim më të afërt rolit të disa këshilltarëve financiarë, përfshirë të riun Soros. Fondacioni Soros tërhiqet nga e gjithë Evropa. Soros sigurisht që do të kthehet në biznesin e tyre kryesor, spekulimet. Ku investohen paratë, ku pastrohen dhe fshihen, a është kjo detyra kryesore tani? Që nga viti 1992 Beogradi është në luftë aktive deri në vitin 1999, nga viti 2000 në formë hibride kundër Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar, përmes dezinformatave për organizatat dhe politikanët properëndimorë, e deri më sot, p.sh., kundër politikanit properëndimor Sali Berisha, i cili luftoi Ballkanin, udhëhoqi drejt NATO-s dhe Evropës në mesin e viteve 1990. Pothuajse të gjithë liderët pro-perëndimorë në Ballkan i janë nënshtruar fushatave të shpifjeve dhe dezinformimit nga Moska dhe Beogradi, ndonjëherë me mbështetjen e politikanëve dhe gazetarëve të korruptuar ose në rastin e drejtuesit të FBI-së, McGonigal, nga Perëndimi. Rastësisht, Beogradi është përpjekur shumë që të rregullojë narrativën në shtetet perëndimore të shqiptarëve gjakatarë, kriminelë, pra t’i paraqesë shqiptarët si mallkim të Ballkanit. Qëllimi ishte gjithashtu që vështirë se dikush do të mendonte për organizatat mafioze më të mëdha dhe më brutale në Serbi dhe Rusi dhe lidhjen e tyre me strukturën rreth Putinit në Perëndim.

Dhe si duket Ballkani sot, në vitin 2023?

Epo, Serbia ka blerë sisteme kundërajrore nga Kina dhe Rusia, dhe rregullisht zhvillon stërvitje ushtarake me përfaqësuesit e ushtrisë ruse në kufirin kroat dhe kosovar. Një nga degët më të mëdha të FSB-së ndodhet në Serbi. Beogradi synon të blejë 20,000 drone iraniane Shahed-136 në Teheran. Pak javë më parë, zëvendësministri i jashtëm serb Goran Aleksic u takua me homologun e tij iranian Ali Baheri. Pra, qeveria e orientuar nga pozicionet e Vuçiqit, ish-ministri i propagandës së kriminelit të luftës Millosovic, partner i ngushtë i bashkëpunimit të autokratit Rama, riarmatosi dhe bleu armët në shtetin terrorist të Iranit. Serbia, prodhuesi më i madh i armëve në Ballkan, nuk mund të prodhojë vetë dronët.

Vuçiç gjithmonë thekson se dëshiron të zgjidhë konfliktet ekzistuese pa përdorur forcën e armëve. Por a mund t’u besojmë fjalëve të Vuçiçit? A mund t’u besojmë fjalëve të bashkëpunëtorit të tij Rama?

Një shembull i mirë për këtë ishte projekti ruso-serb i hapur i Ballkanit nga Vuçiç dhe Rama, i cili fillimisht u quajt projekti Mini-Shengen në 2017, por u riemërua pas ndërhyrjes së Moskës dhe tani quhet projekti i Ballkanit të Hapur. Tani vendosja e fundit e blinduar në zonën e çmilitarizuar në kufirin me Republikën e Kosovës tregon, pas dështimit të projektit të Ballkanit të Hapur, se Beogradi nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e tij për të pushtuar vendet e mbetura të Ballkanit. Vuçiç po ndjek politikën e kriminelit serb të luftës Millosheviç për t’i sjellë zonat e banuara me serbë të republikave pasardhëse jugosllave nën një çati. Republika e Kosovës dhe pjesa e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Srpska, janë në qendër të aspiratave imperialiste të Beogradit. Por Mali i Zi është gjithashtu një prej tyre, ku Moska tashmë ka iniciuar një përpjekje të pasuksesshme për grusht shteti. Pjesa e mbetur shqiptare e republikave duhet të bjerë në duart e partnerit të tij Rama me radhë, të dy e quajnë Ballkani i Hapur. Politikanët serbë si ministri i jashtëm Vuçiç, Daçiç, udhëtojnë në Bosnje për të mbështetur udhëheqësin socialist serb, një mik të Ramës, Dodik. Është shpërthyese fakti që Daçiç dhe Vuçiç ishin kryepropagandistët e Millosheviçit. Pra kolegë të vjetër, këtu mbyllet rrethi, mes Rama-Vuçiç-Dodik. Djali i Daçiç dhe Vuçiç, Danilo, madje morën pjesë në paradën vjetore paraushtarake antikushtetuese për themelimin e RS. Eksperimentet e Triasikut: Vuçiç-Dodik-Rama shihen me shqetësim në Berlin dhe Uashington. Politika e jashtme e SHBA-së, përpjekja e Blinken për ta vendosur Vuçiçin si faktor stabiliteti në Gadishullin Ballkanik dhe për ta shkëputur atë nga boshti me Moskën, kanë dështuar mjerisht. Është e mahnitshme se sa e verbër ishte politika amerikane në këtë rast. Kabinetit të sigurisë në Uashington i mungojnë specialistë të fortë si Zbigniew Brzezinski, Paul Henze apo Henry Kissinger, të cilët u kanë treguar gjithmonë rusëve një vijë të qartë, të kuqe dhe që kanë kuptuar kulturën e Lindjes, kjo është mënyra e vetme për ta bërë këtë. Nuk është pa arsye që SHBA-të tani kanë ndryshuar kursin dhe kanë vendosur sanksione ndaj shefit të shërbimit sekret të Vuçiçit, Vulin, të orientuar nga Putini. Nga frika se do të futej në listën e zezë nga SHBA, Vuçiç mori pjesë në një ngjarje anti-Putin të organizuar nga Aleanca Perëndimore në Athinë dy javë më parë për të qetësuar Uashingtonin. Por çfarë dreqin, ky presion e mban Vuçiçin në linjën tonë vetëm për një kohë të shkurtër. Nuk mund t’i besojmë më Vuçiçit. Rastësisht, Ramës nuk iu nënshtrua asnjë presion dhe për këtë arsye nuk ishte as në Athinë, një gabim thelbësor i SHBA-së. Në vend të kësaj, ai shikoi një fushë nafte në Shqipëri, biznesi është më i rëndësishëm për këtë zotëri sesa aleanca perëndimore. Demokracia është zhdukur pothuajse tërësisht në Serbi dhe gjithashtu në Shqipëri. Demokracia, shteti i së drejtës dhe rrjedhimisht mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri janë vendosur pothuajse në zero që nga viti 2018, ligji dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, të pafalsifikuara janë trazuar de facto që nga viti 2017. Pra, si në Serbi, liria është e kufizuar masivisht. ​

Po si do të vazhdojmë tani?

Tani Ukraina duhet të fitoj në fushën e betejës në Ukrainë, siç duket për momentin, atëherë satelitët Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Basha dhe Vuçiç, Dodik nuk do të kenë më mbështetje nga Moska, koha e tyre do të ketë mbaruar dhe popullatat në Serbi do të riorientohen. Reformatorët si ish-kryeministri serb Gjiniç ose në Shqipëri ish-kryeministri properëndimor Berisha do t’i sjellin vendet në BE.

Po BE-ja?

Sigurisht, anëtarët kryesorë të parlamentit evropian që merren me rajonin e Ballkanit perëndimor miratuan disa javë më parë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, për veprimet e tij separatiste që cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. Kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje-Hercegovinën, Paulo Rangel dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, Romeo Franz, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë thirrje për veprim urgjent të BE-së kundër Milorad Dodik. Mund të citoj: “Ne nuk mund të tolerojmë më që secesionistët dhe mbështetësit e tyre po rrezikojnë sistematikisht Bosnjën dhe Hercegovinën.” thuhet në deklaratën e tyre. Ata dënojnë vendimin e Kuvendit të Entit Serb në Bosnje dhe Hercegovinë për të mos pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe e konsiderojnë këtë vendim si sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe Marrëveshjes së Dejtonit. “Në dritën e provokimeve të fundit nga presidenti Dodik dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Srpska, nevojiten urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian.” Parlamenti Evropian i ka kërkuar vazhdimisht Këshillit që të kalojë nga deklaratat gojore në veprime konkrete kundër atyre që me qëllim rrezikojnë rendin kushtetues dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës. “Është hera e fundit që BE-ja dhe vendet anëtare të saj më në fund do të vendosin sanksione ndaj Milorad Dodik, i cili tashmë është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. thuhet në këtë deklaratë. Ata treguan se besueshmëria e Bashkimit Evropian ishte në rrezik dhe se BE-ja nuk duhet të mjaftohet më vetëm me deklarata gojore në mbështetje të veprimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, por duhet të ndërmarrë veprime aktive. Ka edhe rezoluta shumë të qarta të parlamentit gjerman për Shqipërinë në 2019, një plan 10-pikësh. Asnjë nga pikat nuk është plotësuar nga Rama që nga viti 2019. Përkundrazi, ky person ka ofenduar vazhdimisht qeveritë evropiane. ​

Pse jo?

Epo, në thelb çështjet kanë të bëjnë me shtetin ligjor, demokracinë dhe lirinë e shtypit në Ballkan dhe Shqipëri. Bëhet fjalë për hetimin e mashtrimit të përhershëm zgjedhor në Shqipëri, të cilin e përdorën vetëm Rama dhe Basha. Pra, pse Rama do të donte të akuzonte veten, ai është kaq i zgjuar që të mos bëjë vetëvrasje.

Po nëse Ukraina nuk fiton, çfarë do të ndodhë në Ballkan?

Më pas, si në Ukrainë, do të ketë një luftë agresioni nga serbët në stilin e pushtimit të Krimesë në 2014 dhe konflikte paralele në Tajvan dhe në shtetet baltike dhe në Bullgari.

Pra, çfarë duhet bërë në Ballkan?

Së pari, shtetet e ishullit ballkanik duhet të integrohen shumë shpejt në BE. Anëtarësimi në BE, në kombinim me anëtarësimin në NATO, është mbrojtja më e mirë kundër luftës. E ardhmja ekonomike e Ballkanit është kushti themelor për zhvillimin paqësor të rajonit. Për më tepër, duhet të intensifikohen aftësitë mbrojtëse rajonale të shteteve properëndimore në Ballkan. Prandaj, unë e shoh Kroacinë, por veçanërisht Bullgarinë si vende të BE-së dhe NATO-s, që kanë përgjegjësinë për të zhvilluar strukturat rajonale të sigurisë në Ballkan së bashku me vendet e tjera brenda NATO-s. Për më tepër, Gjermania në veçanti duhet të heqë dorë nga ngurrimi i saj dhe të vërë në dispozicion të vendeve të Ballkanit armët mbrojtëse, d.m.th. mjete për luftë elektronike, armë zjarri dhe armë kundërajrore, paketa stërvitore dhe ta bëjë këtë menjëherë. Dhe, një gjë më e rëndësishme, ndaloni mbështetjen e autokratit Rama në Shqipëri. Rama, Basha në Shqipëri, Vuçiç në Beograd dhe familjet e përkrahësit e tyre duhet të vendosen në listat e sanksioneve perëndimore. Përkrahësit dhe kapot e këtyre autokratëve kriminel në Evropë, të cilët nga njëra anë kanë shtetësi të një shteti ballkanik dhe nga ana tjetër, për shembull, shtetësinë gjermane, duhet të vendosin ose për mbështetjen e mëtejshme financiare të këtyre strukturave kriminale, e më pas për heqjen e shtetësisë përkatëse evropiane dhe dëbimin nga vendet tona ose të mbështesin organizatat properëndimore, antikriminale, në Kosovë partitë properëndimore, si dhe në Shqipëri opozitën properëndimore të Sali Berishës. Pastaj mbajnë shtetësinë e dyfishtë. Parimi duhet të zbatohet, promovimi i organizatave kriminale, antiperëndimore në Ballkan çon në humbjen e shtetësisë së dyfishtë në BE. BE-ja nuk është një vendstrehim për të rimëkëmbur njerëz të tillë. Duhet të bëhet më e qartë se taksapaguesit e SHBA-së dhe BE-së nuk janë më të gatshëm të pranojnë vjedhjen përmes korrupsionit dhe luftës hibride të serbëve.

Vizita e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë më 29 gusht 1990, ishte një vizitë historike!

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
_____
Sot u bënë 33 vite nga dita kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Më 29 gusht 1990, senatori amerikan Robert Joseph Dole erdhi ta vizitonte Kosovën, duke u takuar me një grup të gjerë përfaqësuesish politikë, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe gazetarë. Në një artikull me titull “Shtypet protesta shqiptare në Jugosllavi” (“Albanian protest broken up in Yugoslavia”), në numrin e saj të datës 30 gusht 1990, gazeta The New York Times, shkruante: “Policët specialë përdorën shkopinj dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra shqiptarë etnikë që prisnin një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për t’u ankuar për shkeljet e të drejtave të njeriut. Rreth 10.000 njerëz, duke brohoritur “Liri, liri” dhe “USA, USA” u mblodhën para një hoteli, ku delegacioni prej shtatë senatorësh republikanë pritej të zhvillonte bisedime me liderët e shumicës shqiptare në Kosovë, një provincë jugore e Jugosllavisë.”
Krahas videoxhirimeve të kohës, një album i tërë me fotografi të shkrepura nga fotoreporteri Hazir Reka dhe të ekspozuara disa herë në publik, janë dëshmi vizuale e dhunës që policia serbe asaj kohe ushtroi mbi qytetarët e mbledhur në rrugën para Hotel Grandit në pritje të senatorëve amerikanë. Synimi i autoriteteve serbe ishte që duke i shpërndarë me dhunë dhe brutalitet qytetarët, rruga të mbetej bosh kur të vinin senatorët amerikanë dhe të mos shihej prej tyre entuziazmi i madh me të cilin po priteshin nga qytetarët e Kosovës.
Në atë vizitë, Robert Joseph Dole ishte i shoqëruar edhe nga gjashtë senatorë të tjerë: John William Warner nga Virxhinia, Edwin Jacob Garn nga Utah, Donald Lee Nickles nga Oklahoma, Alfonse Marcello D’Amato nga Nju Jorku, Steven Douglas Symms nga Idaho dhe Cornelius Alexander McGillicuddy nga Florida. Ata u informuan drejtëpërdrejt për shkeljet e të drejtave të njeriut, nënpërfaqësimin politik, diskriminimin dhe shtypjen politike që autoritetet serbe të Beogradit po i bënin ndaj shqiptarëve në Kosovë. Njëkohësisht, Bob Dole i dëgjoi qëndrimet politike dhe orientimin properëndimor të shqiptarëve të Kosovës, të deklaruar përmes vullnetit politik të tyre për pavarësi edhe dy muaj më parë, me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990.
Kjo vizitë ishte inicuar dhe përgatitur nga kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe, Joseph John DioGuardi si dhe nga aktivistë patriotë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre muaj më herët, nga 27 deri më 29 maj 1990, Joe DioGuardi bashkë me kongresistin Thomas Peter Lantos, kishin vizituar Kosovën, konkretisht Prishtinën dhe Gjakovën. Nga këtu ata kishin vazhduar vizitën e tyre në Shqipëri ku nga autoritetet e kohës në Tiranë, DioGuardi dhe Lantos (i mbijetuar i Holkaustit) ishin njoftuar me një dosje dokumentash arkivore që dëshmonin shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mund të jetë një imazh i 7 persona
Nga atëherë e deri më sot, historia unike e strehimit dhe shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ka ardhur dhe është bërë çdo herë e më e njohur. Megjithatë, ajo ka nevojë ende të studiohet nga shkencëtarët dhe të njihet nga bota. Më 23 gusht, në Parkun e Qytetit të Prishtinës përuruam “Murin e nderit” me emrat e disa prej shqiptarëve që kanë kontribuar në shpëtimin e hebrenjve para më se 80 vitesh, ku mes tjerësh, me ne ishte edhe vetë Joe DioGuardi.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
I shpallur person non-grata në Jugosllavi pas vitiztës së bërë në fund të majit, Joe DioGuardi nuk arriti t’i bashkohej senatorit Bob Dole dhe kolegëve të tij në vizitën e 29 gushtit 1990. Por që të tre këta politkanë të lartë dhe të respektuar amerikanë Joe DioGuardi, Tom Lantos dhe Bob Dole, e kanë vizituar edhe disa herë të tjera Kosovën në vitet e mëpastajme. Përveç kësaj, ata kanë mbajtur qëndrime shumë parimore duke folur për Kosovën në Senatin dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe kudo tjetër, për çka ata do të kujtohen për rolin e tyre historik për mbështetjen që ShBA-të ia kanë dhënë Kosovës.
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
Duke kujtuar vizitën e tij të 29 gushtit 1990, tre vite më parë kur u ngrit busti i tij në Prishtinë, Bob Dole pati shkruar: “Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës.”
Vizita e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë më 29 gusht 1990, ishte një vizitë historike! Ajo i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo vizitë shënon fillimin e atij rrugëtimi të gjatë të përbashkët të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, si dhe nga dita e çlirimit te shpallja e pavarësisë më 2008 dhe ngritja e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës.
Mund të jetë një imazh i 4 persona
Në kujtim dhe për mirënjohje të kontributit të të gjithë politikanëve amerikanë që e ndihmuan Kosovën gjatë këtyre 33 viteve: nga vizita e 29 gushtit 1990, deri sot më 29 gusht 2023!
Mund të jetë një imazh i 4 persona, rimorkiator, rrugë, rrugë dhe teksti