
Pse e kryqëzojnë Albin Kurtin ?

Përtej fjalëve të rënda: një ngjarje që ndryshoi botëkuptimin e ofenduesit
Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
Ai më shtrëngoi dorë dhe doli. Pas pak hapi përsëri derën dhe futi brenda vetëm kokën: “Nuk ishte aspak mirë ajo që ndodhi, ndihem shumë keq, por edhe pakëz i lehtësuar: ju e transformuat një konflikt të mundshëm në një mësim të madh për mua. Ju falënderohem edhe një herë, nga zemra.”, – tha ai dhe e mbylli derën.
Ps. Ngjarja është e vërtetë dhe jam përpjekur ta prezantoj në mënyrë sa më besnike pa shtuar, as pa ndryshuar asgjë. Profesioni dhe kombësinë e zotërisë nuk e ceka për të mënjanuar paragjykimet dhe klishetë, sepse njerëz me atë qëndrim dhe edukatë ka te të gjithë popujt. Titulli i kësaj sprove mund të ishte edhe: “Refleksione mbi tolerancën dhe inteligjencën emocionale…”
Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet


____
Eposi – krye pasuri, thesar kulturor, që na lidhë fort me Sanxhakun, edhe aty ku nuk flitet shqipja e vetë mohohet etnia
Në foto: Lahutari Salih Ugljanin

Prof. Ismet Azizi , Gjilan
Shtrirja e Sanxhakut, përkatësisht pozita gjeografike ka ndikuar që kjo krahinë të veçohet si hapësire e jetës së përbashkët të disa popujve, por edhe e “konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllav të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958) pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore”.
Rrafshnalta e Peshteri me rreth 200 vendbanime të banuara nga fiset shqiptare, prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.
Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane.
Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut për të cilët Robert Elsi e thot: “Është interesante të vihet re se katër, prej pesë këngëtarëve që përmenden në dy vëllimet qenë shqiptarë: Sali Uglani (Salih Ugljanin),Xhemal Zogiq (Djemal Zogić), Sulejman Makiq (Sulejman Makić) dhe Ali Fulani (Alija Fjuljanin). Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry, për disa vite rresht ka botuar libra (1933, 1934 dhe 1935), kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake. Milman Parry-it i është bashkuar edhe Albert B. Lordi dhe së bashku kanë mbledhur, materiale jo vetëm në Sanxhak por edhe në B e H. Te ne në Kosovë dhe Shqipëri, përveç prof Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili ka ngritë zërin për ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që ka bërë Universiteti i Harvardit, përpjekje tjera nuk ka pasur,
Prof. Neziri në intervistën dhënë autorit të punimit përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.

Ragip Sijariqi, nga fshati Shipovicë, në të cilin fshat me lahutë është kënduar nëpër ndenja dhe janë treguar tregime sipas traditës në kontuinintet nëpër gjenerata dhe në kohën e Avdo Mexhedoviqit janë mbajt edhe gara për lahutarë. Duke folur për lahutarin Xhyl Bahon (Bahović), thotë: “Lahutë në Sanxhak mos kërko, sepse pothuajse çdo shtëpi ka dhe i ruan si hajmalitë. Ato ruhen në vende të veçanta, në ballë të oxhakut në rafte me libra të vjetra dhe me ato të shenjta”.
Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët ekëngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras (shqiptar v I. A).

Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit, e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor-bingual.
/Sanxhaku i Pazarit të Ri në fokusin e së kaluarës Mr. Ismet Azizi/
Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri
Kumtesa të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, në Institutin Albanologjik, Prishtinë
Instituti Albanologjik, Prishtinë Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, Prishtinë
_____
- Profesor Ismet Azizi është kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Jeton në Gjilan.
Viktimat e komunizmit, të harruara më 23 gusht, në ditën e tyre
Monumenti „Martiret“ në Elbasan

Nail Draga, Ulqin
- 23 gushti- Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave nga Regjimet Totalitare
Data e 23 gushtit është e veçantë sepse kjo ditë në sajë të Deklaratës së Parlamentit Europian nga 23 shtatori 2008, është shpallur Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Kemi të bëjmë me një datë simbolike, sepse me 23 gusht të vitit 1939 është nënshkruar marrëveshja Ribentrop-Molotov, në lidhje me mossulmimin në mes Gjermanisë e Bashkimit Sovjetik. Nga ajo datë Europa kujton me pietet viktimat e regjimeve totalitare të cilët likuiduan me miliona individë, ndërsa vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore në mungesë të vullnetit politik ende hezitojnë të denojnë krimet e tilla.Dëshmi e një konstatimi të tillë është mos shënimi i kësaj date si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, qe nuk mund të arsyetohet më asgjë, duke e ditur se shqiptarët gjatë diktaturës komuniste përjetuan krime të ndryshme. Ndërsa shteti amë-Shqipëria ishte nder vendet me kriminale komuniste në Europën Juglindore, me pasoja të mëdha shoqërore deri në ditët tona.
Në rrethana të reja shoqërore pas falimentimit të ideologjisë komuniste dhe dështimit të sistemit socialist, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit(8.11.1989) dhe miratimit të pluralizmit në vendet e ish kampit socialist, filloj rishkrimi i historisë me argumente, duke dëshmuar vuajtjet e përsekutimet e qytetarëve në sistemet totalitare. Kemi të bëjmë me kohën e lirisë personale e shoqërore e cila ka eliminuar paragjykimet duke shpalosur të kaluarën e popujve nën pushtetet diktatoriale komuniste me pasoja të mëdha për qytetarët e tyre vendëve, ku as shqiptarët nuk ishin përjashtim, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare.
Ende pa përcaktimin e ditës së viktimave
Në lidhje me këtë çështje Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2006 ka miratuar Rezolutat e Këshillit të Europës: nr. 1096, nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr. 1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, por dita e kujtimit të tyre viktimave deri më tash ënde nuk është përcaktuar. Nga një qendrim i tillë pushteti në Mal të Zi nuk ka respektuar rekomandimin e Parlamentit Europian, duke dëshmuar mungesën e vullnetit politik për tu ballafaquar me të kaluarën.
Po ashtu, Parlamenti europian ka miratuar rekomandimin ku theksohet që çdo vend duhet të përcaktojë kohën dhe mënyrën e shënimit të kujtimit ndaj viktimave të regjimeve totalitare, duke ia përshtatur historisë dhe traditës së tyre. Por, me gjithë obligimet e detyrueshme deri më tash në Mal të Zi kemi një heshtje në këtë drejtim, andaj edhe sot nuk ekziton një datë e cila do të shënohej si Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit, sikurse kanë vepruar vendet tjera nga ish kampi socialist.
Qasje të dyfishta të pushtetit në Mal të Zi
Me këtë rast duhet cekur se Kuvendi i Malit të Zi në vitin 1992 ka miratuar Deklaratën së shteti obligohet të rehabilitojë viktimat e Goli Otokut(1948), si dhe të dëmshpërblejë familjet e tyre.
Nga një qendrim i tillë del qartë se kemi standarde të dyfishta, duke eliminuar krimet para vitit 1948, ku trajtojnë vetëm ata të Goli Otokut, athu se krimet e komunizmit kanë fillu nga ajo kohë, e jo më parë nga instalimi i komunistave në pushtet( nëntor 1944). Një qasje e tillë është diskriminuese sepse do të legalizoheshin krimet e më hershme, ndërsa viktimat do të mbeteshin të pa evidentuara ndërsa ekzekutorët të pa ndeshkuar.

Pra, qasja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë e jo të ketë diferencime, në aspektin kombëtar, sepse represioni ka pasur përmasa të mëdha varësisht prej rrethanave shoqërore. Në këtë aspekt deri më tash nuk janë cekur fare viktimat e shqiptarëve, sikurse është Masakra e Tivarit(1.4.1945), duke mbetur temë e pa trajtuar për opinion e gjerë në Mal të Zi
Krimeve nuk iu skadon afati kohor
Por, në deklaratën e Parlamentit europian të miratuar në shtator të vitit 2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit thuhet se „në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit“. Andaj, për të trajtuar çështjet e tilla duhet pritur një moment tjetër më të përshtashëm sepse për tash nuk ekziston vullneti politik i pushtetit, për ballafaqim më të shkuarën e krimeve të komunizmit në Mal të Zi.
Pikërisht duke marrë parasysh së nuk ekziston qasje unike mendoj se duhet inicuar Ligjin për të rehabilituar qytetarët të cilët kanë përjetuar krime nga koha e komunizmit, nga viti 1944-1990. Madje duhet paraparë dëmshpërblimin ndaj familjeve të viktimizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të eliminohej një padrejtësi ndaj qytetarëve të pafajshëm në kohen e komunizmit.
Shqipëria vendi me i përsekutuar në ish kampin socialist
Si askush tjetër në Europë, shqiptarët në Shqipëri kanë arsy ta përkujtojnë këtë ditë, sepse nga pushteti komunist i instaluar janë ekzekutuar më mijëra me dhe pa gjyq, për liri dhe demokraci për të ndërtuar një shoqëri sipas vlerave demokratike europiane. Të dhënat për periudhën kohore në Shqipëri (1944-1991) janë trishtuese që iu ka tejkaluar nazistëve, e ate nga pushtetarët vendas në emër të ideologjisë komuniste. Deri me tash statistika në Shqipëri ka dhënë këto informacione:
34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.
59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.
984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.
6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.
Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, dëshmon se pushteti kriminal si qellim kishte për të zhdukur edhe gjurmët e krimit të tyre. Botimet e ndryshme pas vitit 1991 e deri në ditët tona e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.
Memoriali i munguar
Ndonëse nga faleminitimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror kanë kaluar tri dekada, ndaj çështjës së krimeve të komunizmit nuk është bërë aq sa ata meritojnë, nderimin dhe sakrificën për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Mos angazhimi nga qeveritë për ngritjen e një memoriali përkujtimor në Tiranë, nuk mund të arsyetohet më asgjë. Ne këtë aspekt kanë dështuar edhe në Prishtinë e Shkup sepse edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut persekutimi i shqiptarëve si në aspektin ideologjik dhe kombëtar ka pasur përmasa të mëdha. Është obligim moral dhe kombëtar të nderojmë sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar.
Por, në këtë aspekt më sa jemi të informuar në Shqipëri përjashtim bën vetëm Elbasani, ku aty në vitin 2013 është inauguruar monumenti „Martirët“ kushtuar viktimave të komunizmit që si duket është i vetmi në vend.
Në Ulqin duhet të jetë një monument i tillë
Duke marrë parasysh se përmasat e krimeve të komunizmit kanë qenë të pranishme edhe të shqiptarët në Mal të Zi, nga Ulqini në jug dhe Rozhaja në veri, edhe këtu është dashur të punohet në këtë drejtim. Sepse me vendosjen e pushtetit të komunistëve nga nëntori 1944 e më pas janë likuiduar një numër i konsideruar i shqiptarëve, si armiq të pushtetit apo kundërshtar ideologjik, me apo pa vendime gjyqësore, ku disa prej tyre ende sot janë pa varre.
Në nderim të tyre në Ulqin duhet të ngritet një memorial, si kudo në botën demokratike. Një ide e tillë duhet të inicohet nga pushteti lokal dhe partite politike të shqiptarëve, ku mund t´iu bashkohen edhe ata të ashtuquajtura qytetare.
Me këtë rast ia vlen të cekim se gjatë konsultimit për regjistrin e emërtimive të propozuara për rrugët e qytetit të Ulqinit në vitin 2015, nga ana e komisionit nga Ministria e kultures, autorit të tyre rreshtave iu rekomandu qe propozimi qe një rrugë të emërtohet “Viktimat e komunizmit” te hiqet nga regjistri i emërtimeve të propozuara. Një veprim i tillë ishte dëshmi për të kuptuar se këtu ende jetojnë me mentalitetin e kohës së pushtetit monist edhe tash në pluralizëm. Por, pavarësisht momentit politik dhe rrethanave shoqërore ne këtë aspekt duhet insistuar përseri se është obligim moral dhe qytetar ndaj viktimave të komunizmit, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
Rezoluta e Kongresit të SHBA-ve
Pikërisht në lidhje me këtë çështje Kongresi i SHBA me 21 maj 2014 ka miratuar rezolutën në mbeshtetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste “për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nëpërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…”, forma shtypëse këto që gjatë dekadave kanë “çuar në krime jashtëzakonisht të mëdha të bëra me paramendim kundër miliona njerëzve duke shtypur në mënyrën më flagrante të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke i ndarë ata nga bota demokratike me një perde të hekurt dhe me Murin e Berlinit”, thuhet, ndër të tjera, në rezolutën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kushtuar Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit.
Dëshmi për brezat
Andaj përkujtimi i Ditës së Kujtesës duhet të jetë pjesë e programeve mësimore në shkolla fillore dhe të mesme, si leksion i detyruar, për të kuptuar vuajtjet dhe persekutimin e qytetarëve në kohën e komunizmit. Brezat e rinjë duhet të dijnë për viktimat e komunizmit dhe nazizmit, siç ishin burgosjet, vrasjet me e pa gjyqë, deportimet, internimet, izolimet, kampet e punës dhe te përqendrimit, duke qenë dëshmi për brezat e sotëm e ato që do të vijnë më pas.
(27 gusht 2023)
Si i ndau Dushan Mugosha ballistët ortodoksë prej atyre myslimanë?


Mendime rreth intervistës irrituese të Vuk Drashkoviqit dhënë gazetarit Berat Buzhala

Akademik Prof DR Hakif Bajrami , Prishtinë
- Nga rubrika “Projeksioni i ardhmërisë”
Jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të Vuk Drashoviqit, të cilat janë më tepër emocionale se sa reale, për faktin se e kritikon ish rregjimin nazifashist aerbian, për aq sa Kosova pa S. Millosheviqin do të mbetej me Serbinë. Këtu peshon realiteti i këtij shkrimtari që tani provon të deshmojë konvertitet se është larguar nga shovinizmi ndaj shqiptarëve, që e kultivonte me aq sukses, sepse rrethanat ishin të tilla. E vërteta, me Drashkoviqin që shquhej si një shovinist në fund të shekullit XX, që me të gjitha mjetet luftonte për ta kthyer pushtetin e dinastisë Karagjorgjeviqe, çdo intelektual i mirëfillët shqiptar, duke e njohur realitetin në mes dy të kqijave, rreshtoheshin për të keqen më të “vogël” e që ishte Jugosllavia e pas Luftës Dytë Botërore, sepse ajo e keqe, jo pse ishte më moderne por lejonte shkollimin shqip. Nrërsa, pushteti i dinastisë nuk lejonte asnjë lloj shkolle në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë V. Drashkoviqi provon para gazetarit shqiptar (Berat Buzhala), për ta mbuluar realitetin me një mjegull që e dezorienton problemin kryesor nga elaborimi. Dhe për atë dezorientim vrehej se Berati i besonte “realisht”, dhe vazhdimisht në stilin e tij cinik qeshte dhe në grimasa lente përshtypje se Drashkoviqi po i flet sinqerisht, ndërsa në mes rreshtave çdo gjë ishte rrenë perfide. Madje Drashkoviqi ka mundur publikisht t` i drejtohet “pse po qeshë, çështja është serioze”.
Lidhur me këtë realitet, në mjetet informative të vendeve realatiuvisht të zhvilluara, e vërteta provohet të nxirret përmes intervistave dhe dekalaratave bombastike nga njerzit me pozita të larta ose me dituri perfekte, për çka Buzhalla mednoi se është mjaftë i përgatitur dhe serioz kur janë çështjet serioze, por jo në këtë rast. T` i japim dy shembuj që gazetarët duhet të mësojnë se si nxirrën edhe dhëmbët e shnoshë “për të brejtur”. Bje fjala, Vlladimir Bakariq (funksionar i lartë kroat në federatën jugosllave), në shkallë diplomatike pati “shprehur habinë: pse Kosova nuk qenka Republikë”. Ndërsa, po të njejtin (Bakariqin) kur e këshillon Fadil Hoxha për themelimin e fakulteteve në Prishtinë në gjuhën shqipe i thot: “Mos hapni fakultete nacionaliste si: gjuhë dhe letersi shqipe sepse është në Beograd; mos hapëni histori në gjuhën shqipe se krijojnë nacionalizëm”. E ky realitet tregon dhe këtë e konkludojmë në bazë të hulumtimeve, se kurrë në dokumente të LKJ-ës V. Bakariqi nuk është prononcuar për ndonjë të drejtë për shqiptar, ndëra gazetarit i folë për republikë. Shembulli i hipokrizisë nuk mund të pasqyrohet më natyrshëm. Kuptohet, gjithnjë në bazë të burimeve arkivore, jo vetem këtij (Bakariqit) Fadil Hoxha dokumentohet se më 20 tetor 1969 u tha:” Pikërisht do të hapi fakultete që më nevoitën për arsimimin e popullit në gjuhën e tyre amtare. Për nacionalizëm, të shqiptarët ka më së pakut”. Vite më vonë, Helmut Shmit e vizitoi Jugosllavinë dhe me një rast tha: “Habitëm pse Kosova nuk është Republikë”. Nuk e tha Helmut Shmiti këtë frazë për t` i ndihmuar Kosovës në avansim, kushtetues, por provoi të vërtetoi a ekziston “LIBRI I KALTËRT 1976” (anti Kosovë), që ishte një atentat i Drazha Markoviqit mbi Kushtetutën e Kosovës 1974. Se, ndaj Kosovës ushtrohej presion i paparë policor dhe politik atëherë, vërteton fakti se më 1975 u denua Adem Demaçi 15 vjetë burg të rëndë, pa asnjë argument. E pse mos ta spejgoi se pushtetin gjerman e pati njohtuar Prof Dr Ali Hadri me një ekzamplar të “LIBRIT KALTËRT 1976” deri sa ishte i “nxehtë”, më 1976. Pra informata “helmuese”, provoi Helmut Shmit të vërtetojë se duhet lëshuar në çarkullim menjëherë, se kur të ftofet askush nuk ta “blenë”. Helmut Shmit me konstatimin që e bëri, me fjalinë pro avansimit të Kosovës në republikë provoi ta peshojë sinqeritetin e Titos dhe të atyre që e shoqëronin në bisedime, provoi që Libri i Kaltërt a është realitet, dhe e kuptoi tërë çështjen. Për fat të mirë gjermani e kuptoi realitetinn menjëherë se informata e historianit shqiptar ishte realitet, se po atë ditë që u aprovua Kushtetuta 1974, po ato ditë Beogradi e kishte filluar përgatitjën e atentatit kundër saj. Por, të kuptohemi se Kosova më 1974 e pati filluar një etapë e re, shumë e “heshtur” por frytëdhënse, kuptohet në aspektin ekonimik, arsimor dhe politik, sa që historikisht mund të mirren si shembull relativisht progresiv.
Gazetarët hulumtues kurrë nuk duhet të befasohen
Gazetarët e formuar si pretendon të jetë Berati kur bisedojnë me një konvertit politik, mendoi se duhet të përgatitën shumë për ta nxierr realitetin, jo atë të së kaluarës, por atë që është aktual. Së këndejmi dinakëria e Serbianit (Drashkoviq) e lëshon këtë konstatim se: “S. Millosheviqi nuk e nëshnkori Marrëveshjen e Rambujesë, duke provuar që ta luaj rrolin e viktimës”, me që ishte kërcnuar se shteti i tij do të bombardohej, dhe pale mos sikurse në Dejton (1995) me pazare shtesë do të promovohej në “paqebërës”. E tëra është një rrenë e industrisë serbiane, sepse me Marrëveshjen e Rambujesë Kosova mbetej pjesë përbërëse e RFJ-Serbisë integrale. Në Kosovë mbetetshin 11000 policë dhe ushtarë serbioan. Ndërsa, kufirin me Shqipërinë e kontrollonte RFJ. Sipas dokumentit Rambujesë Gjuha shqipe në administratë mbetej e dorës së dytë. Mbishkrimet në institucione ishin krthyer në çirilicë dhe as që diskutohej ndryshimi i tyre, as që obligohej Milloshi për t` i kthyer shqiptarët në punë. Por, Millosheviqi nuk ka provuar ta luaj rrolin e viktimës, por ka provuar që në Kosovë mos të mbetet asnjë shqiptar, sikurse më 1877 në 714 katunda dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Madje Milloshi e dinte se çka kishte bërë nga viti 1989 dhe fushata e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës, kishte ambicje që të shtrihet, pas një pauze të shkurtër në Maqedoni dhe Shqipëri, sidomos kur dihej realiteti i vitit 1997. Pra këto fakte duhej thënë Drashkoviqit e jo të qeshej në shkallë ekstreme naivisht.
Së dyti, V. Drashkoviqi i thot Beratit Çabiqëve, se Adem Demaçi ka vuajt 25 vjet në burgjet serbe (28 vjet-HB), për faktin se nuk e ka dashtë Titon, por e ka dashtë Enverin (Hoxhën)”. Edhe këtu Drashkoviqi provon të shpërndaj rrena, sepse gjenetika e tij nuk konvertohet me fjalë. JO, Jo, Adem Demaçi nuk e ka trajtuar çështjen e Kosovës kurrë si indeologjike. Prandaj hapur e me program shkruante më 1963 se: ‘Nuk është me rëndësi a na ndihmon Lindja (komunizmi) apo Perendimi (kapitalizmi). Me rëndësi është se lufta jonë për çlirimin e Kosovës do të jetë e gjatë dhe e veshtirë, por fitimtare, sepse bëjmë luftë të drejtë”. Pra Adem Demaçi e preferonte luftën e armatosur dhe jo fraza paqesore, por duke mos shpresuar dekorata të Nobelit.

Serbia nuk ka probleme me Kosovën, por me shovinizmin e vet
Tani shtrohet pyetja pse Serbia luftonte që ta ruaj RSFJ-ën. Përgjegja është se RSFJ de fakto ishte Serbia e zgjëruar. Dhe në këtë drejtim, qarqet serbiane donin diçka më tepër se Serbi realiste, e donin një Jugosllavi homogjene dhe një Serbi integrale e cila do të dirigjiohej sikurse deri më 1966 me të gjitha poret e shtetit, me: polici, ushtri, diplomaci dhe ekonomi dominuese serbiane. E vendi më i natyrshëm për t` i ngulur këto spiranca hegjemoniste për Serbinë ishte Kosova, sipas Akademisë, Kishës dhe Ushtrisë serbiane, përmes së cilave provohej të frigsohen edhe të tjerët. Në lidhje me këtë, etapa e defaktorizimit të Kosovës në sistemin kushtetues të RSFJ filloi me largimin e Fadil Hoxhës nga pushtreti më 1986. Pikërisht në këtë kohë, në vend të Librit Kaltërt (1976) u katapultua Memorandumi i Akademisë Serbiane (më 1986). E personat që i kontribuan në vijim defaktorizimit ishin poltronët me shenja depresive psikologjike, madje që u regjistruan më 1981 Jugosllavë e që ishin: Sinan Hasani, Ali Shukria, Kolë Shiroka, Remzi Kolgeci, Bajram Selani, Rrahman Morina, të cilën si në orkestër e luftuan Azem Vllasin dhe ekipin e tij që u bërën simbol për minatorë (edhe pse ishin në luftë për partiotizëm jugosllav) dhe për demonstrata ndër më masivet në Kosovë më 1988/89, ndryshuan kursin e tyre në një masë të dukshme.
Etapa e dytë e defaktorizimit politik të Kosovës 1989-1995
Kjo etapë njihet si koha e LDK dhe faktorizimit të Ibrahim Rugëvës, e faktorizimit të një intelektuali që në Institutin Albanologjik konsderohej i nivelit mesatar. Me gjitë këtë në Institut I. Rugova kishte qenë sekretar i LKJ në kohërat më të vështira. Jo vetëm kaq, ishte edhe antar i Komisionit të Komitetit LKK pët ideologji komuniste në grupin e një antari të Kryesisë së LKK-ës. Në rrethanat e reja të okupimit thellë të Kosovës nga Serbia e Millosheviqit dhe Drashkoviqit (lexo romanin: NOZH-THIKA), Kosovën do ta mbulojë krimi i çdo lloji nga ana e pushtetit. Në këtë rrethana del hapur realiteti se kultura politike e Ibrahim Rugovës ka qenë një “shpëtimtare” e popullit, edhe pse për çdo ditë Kosova shprazej, rrahej dhe zvetnohej sa që i duhej “frymëmarrje artuificiale” për me ardhur në jetë. Ajo frymëmarrje artificiale ka zgjatë deri më 1 tetor 1997, kur politika paqesore e aspiratës për Çmimin Nobel, mbaron dhe fillon etapa e luftës me pushkë dhe pendë. Në këtë rrethana pushkën dhe pendën shqiptare më së miri do ta promovojnë përfaqsuesit e diasporës shqiptare në Prendim (gati kudo), e më së shumti në: SHBA, Gjermani, Angli, Zvicër, Belgjikë, Wjenë e kudo në botën e civilizuar.
Të konstatojmë se LDK gjatë kësaj etape i fitonte të ashtuquajturat zgjedhjet pa pushtet, sepse nuk kishte konkurencë fare. Prandaj loja me frazën “gandizëm” dhe “largpamësi politike” në aspektin substancial të politikës, është më tepër se një prostitucion i kurorzuar privat. Dhe ta marrim çështjën e Rambujesë. Ata që e nënshkruan (tash nuk ishte vetëm LDK) automatikisht filluan ta spjegojnë të “vërtetën” e imponuar se: Po mos të nënshkruanim ne, do të vëndoste KS OKB. Po, KS OKB bile kishte vëndosë për ta bombarduar Serbinë më 31 mars 1998 me Rezolutën 1160 duke u mbështetë në Kartën e OKB , kaptina VII.
Etapa e tretë si luftë shënon defaktorizimin e LDK 1997-2014
E vërteta për Demonstratat e 1 tetorit 1997 LDK jo vetëm që nuk pajtohej, por është kërcnuar edhe si denoncuese ndaj studentëve dhe profesorëve, që për herë të parë solidarizohen me studentët patriotë.
E vërteta, pas çlirimit të vendit LDK kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në këto rrethana , nuk duhet harruar se Serbia dhe Rusia ngadal por sigurt do të inzolohën për t` u kualifikuar sidomos me Rezolutën e KS OKB nr 1244, se po u vazhdua me mizori ndaj një populli të pambrojtur në Kosovë, do ta pasojë aplikimi i Kaptinës VII të Kartës OKB-ës, neni 39- 42 dhe 43 (lexone me kujdes-HB).
Të kuptohemi se, drejtuesit politik të LDK-ës po thuej se me listë ishin kundër politikës aktive, që do të thot se ishin kundër luftës së armatosur, sespe në prapaskenë e aspironin ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE, për liderin e tyre. Në këtë kohë, për fatin e Kosovës faktorizohet ngadal por me shumë pengesa nga UÇK dhe drejtuesit e saj, sidomos Hashim Thaçi. Trajektorja e ngritjës së këtij personaliteti politik zhvillohet në shkallë progresive deri më 2013, kur në Brksel nënshkroi një dokument që kishte shumë paqartësi juridike, sidomos. Aq në parë kur Serbia tani ishte pa Milloshin, pa Malin e Zi të pavarësuar (2006), pa Kosovën e pavarësuar më 2008, por me VERDIKTIN e GJND se shpallja e pavarësisë Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare (2010). E ky realitet tregoi se çështja e shpalljës pavarësisë nuk ishte “çështje formale”. Madje Rusia neocariste më 2014, krejtë me qëllim që të tregoi se kush është në Ballkan “gazda” e okupoi Krimen, por kishte siellë agjentura shumë të sofistikuara në Serbi (me qendër në Nish), nën firmën e “institucionit humanitar”. Agjentura ruse është në veprim edhe sot, sidomos në Veri të Kosovës, në Mal të Zi dhe në Maqedoni e kohë pas kohe edhe në Shqipëri. Çështja e Bosnjës është sui generisë.
Pse këto ditë Emnauel Makron kërcnon Kosovën me moslejim të vizave më 1 janar 2024
Nuk është pritur lajm më i mirë, sepse Franca, e cila ka ngritur kokë pas daljës së Britanisë nga BE, po provon të ritregoi dhëmb sikurse më 1919 sidomos në Ballkan. E vërteta, dihet se kush e ka krijuar realitetin tragjik në Veriun e Kosovës, e sidomos me krijimin e urës mbi Ibër. Tani Franca në partneritet kinse me Gjermaninë e kanë krijuar një dokument strategjik për zgjidhjën e nyes së “gordit” në mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Makron me prononcimin për vizat i ka ndihmuar hapur sikrse Hollbruk Milloshit kur më 1995 e shpalli “Paqebërës” dhe Serbia me atë kapital u hudh në kasaphane ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tash, kërcnimi i Makronint i jep kurajo Aleksandër Vuçiqit që të krijojë me çdo kusht një incident në Veri të Kosovës, dhe BE t` i stopoi vizat, aq më parë kur në stilin e “lojës”: Ujku dhe qingji, dihet se kush do të psojë. Do të psojë Kosova dhe populli i saj i pambrojtur.
Bomba me barot të lagur e Faton Klinakut ose turri i gazetarëve hipokrit
Nuk është e përbërë VV vetëm prej patriotëve. Por opozita që së bashku është mësuar me vra e me kthiell në pushtet, disi shumë rëndë po e përjeton pushtetin e Albin Kurtit. Është problem i tyre, do të thoshte pleqnari. Por opozita madje po kërkon mocion ndaj qeverisë. E ju them si njohës i çështjeve politike, se nëse opozita kërkon ZGJEDHJE, mendoi se shansa duhet t` u jipet, por zgjidhje të çështjes tyre nuk do ta kanë sespe VV do t` i fitojë diku rreth 65% të votave në total. Provone. Matni e çmatni dhe do ta kuptoni, ku jemi me ambicje dhe me dituri.
Por në vend se të gjithë të përkujdesën që të rritet zhvillimi ekonomik, të rritën rrogat, të rritet niveli i diturisë nepër shkolla, të ruhet ambienti, të ruhet shëndetësia, të respektohen miqët e sinqertë etj. për çdo ditë llomotitet lufta për pushtet, dhe topitet shansa për shtet të së drejtës dhe progresit. Madje lëshohën deklarata të cilat mediat pastaj i fryjnë kah duan ato që t` i bartë era e tyre, si kufomë e gjallë.
Faton Klinaku në vend se të thot më natyrshëm se: “Më parë do ta vrasi vetën, se sa ta lëshojë Kosovën”, me që rast do të lente një porosi patriotike, e përdori një sintagmë që është keqpërdorë nga shumë matrapazë për promovim personal dhe artficial. E Albinin është zor më e vra, sepse nuk është i korruptuar, nuk është i tillë që iu hynë punëve të shtetit me daur në gjepa. Shkurt e shqip, Albinin e donë populli dhe do ta mbrojë për deri sa të punojë 24 orë për shtet. Analizone vetëm realitetin e krijuar në Kranjë të Sllovenisë. E takimet tjera si ajo e Ohrit, janë edhe më brilane. Sepse aplaudimi në Kranjë i të pranishmëve në sallë, ku janë njerëzit e tehut dhe shpatës, nuk është lojë, por është fitore e Kosovës. Mbledhni mend politikanë opozitarë dhe ziliqarë po edhe analistë të dukejeve inflative. Kritikone pushtetin, por ofroni zgjidhje teorike dhe praktike, e ta bëjmë Kosovën shtet modern edhe më pro SHBA dhe BE, pa asnjë lëkundje. Po për politikanët kritizerë e kam një porosi: Malsorja kishte pas thënë-nuk po tutna që fëmia po më vdes, por kam frigë se fëmia po më merr ves, kur po e ndien babën dhe rrethin tue rrejtë”.
Për shkollimin falas dhe për librat e mos realizuara si premtohej
Nëse shpërndarja e librave nepër shkolla është e paraparë me ligjë, atëherë Ministria duhet mbajë përgjegjësi pse për kohë të mjaftuar që ka pasë nuk e ka kryer detyrën. E këtij konstatimi ia shtojmë edhe një “thum” se në PISA prap jemi të fundit. Diçka këtu nuk është rregull. Nuk është në rregull me prindë që nuk i kontrollojnë fëmijët, nuk është në rreull me arsimtarë që nuk janë profesionist të mirë, nuk është në rregull me nxënës që nuk lexojnë romane, nuk mësojnë, tërë ditën janë në telefon, në mbramje janë nepër lokale, madje konsumojnë duhan…., apo me plan programe jemi diku kah Mesjeta. Mendoi si ish arsimtar kur e kishim vendin e parë (si gjimanz) në vend, se nuk është në rregull me të gjithë faktorët sot. Po e shiqova se në çfar kushtesh gati ideale studjojnë studenët tanë. Madje, subvncionohën në shumë lëmi. Po, edhe arsimtarët nuk paguhën keq, mendoi. E këta kur dalin në prodhim, pse prodhimi i tyre (nxënsit e tyre) nuk janë të nivelit që e kërkon tregu (logu) i diturisë. A është fjala te mos leximi, te çregullimet shpitërore se si të krijohet jeta e dlirë dhe krenare pa punë, apo është ndojnë ngarkesë që kërkon psikologji deduktive. E pa arsimim deduktiv dhe induktiv, dituri respektive, shtet të Kosovës që të hynë në BE dhe NATO nuk kemi tani për tani.
Si përfundim një prosi që buron nga letersitë botërore që e ka këtë kuptim: Një zanat që nuk e njeh, mos e ushtro, sepse ka dëm jo vetëm gjenerata jote, por edhe pasardhësit!
- Studimi i kushtohet për atdhetari kombëtare: Gjeneral Tahir Sinanit.
Më 31 gusht 2023
Thirrëm bashk o Ukshin Hoti, poezi nga Mentor Thaqi
Islamik, jeni përfaqësues të miletit/umetit Musliman, mos i keqpërdorni simolet kombëtare shqiptare, as plisin e as flamurin me shqiponjën dykrerëshe

Arber Gashi, Zvicër
Po punojmë me intensitet të madh për interesin kombëtar dhe për interesin shtetnorë, e jo kundër atyre që besojnë në Zot. Prandaj, që t’jemi shumë të qartë me të gjithë, sepse siç duket është mëse e nevojshme me ua ripërsëritë edhe njëherë. Ne, si shqiptarë, nuk pranojmë assesi dhe në asnjë rrethanë që Flamuri ynë dhe shtetet tona të përdoren për interesa antikombëtare, për interesa të BIK-ut, për interesa të agjencive panislamike, për interesa ideologjike të islamit politik, si dhe për marshin e ëndërruar të islamistëve drejt Europës, drejt Brukselit.
Nëse Ju vërtetë jeni besimtarë të devotshëm të islamit, përdoreni hapur Flamurin tuaj islam, Flamurin e Allahut, dhe mos e keqpërdorni si deri më tash Flamurin tonë. Ne shqiptarët jemi popull vërtetë shumë i vogël, ndërsa ju jeni umet vërtetë shumë i madh! Pse pra, Ju, kur jeni kaq të shumtë në numër dhe kaq besimtarë të devotshëm, e edhe kaq fanatik në luftën për shtrirjen e islamit, nuk po e përdorni Flamurin e Allahut?
Apo vetëm për të shkuar përpara të pa shqetësuar i përodrini simbolet tona kombëtare, plisin e bardhë dhe shqiponjën dykrerëshe?
Mos mendoni se nuk e kemi kuptuar antishqiptarizmin tuaj, dinakërinë tuaj ndaj synimeve për ta shkatërruar e asimiluar kombin shqiptar.

Këtij krimineli të BIK-ut, flamuri kombëtar shqiptar i duket si lecke…
Kujt po i frikësoheni?
Ju, sa për kujtesë, e keni deklaruar hapur gjithmonë që nuk e respektoni Flamurin tonë, e madje tash së fundi po e quani edhe leckë! Pse pra dhe për cilat arsye po kamufloheni me leckat e shqiptarëve?! A e dini Ju që edhe Ne të cilët po e deklarojmë hapur ndarjen nga BIK-u dhe të gjitha interesat tjera thelbësore e anësore që kanë të bëjnë me fenë islame, nuk besojmë që Allahu frigohet prej Flamurit të vet! Për këtë dhe shumë arsye tjera, i bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve zyrtarë të islamikëve, që tash e tutje të mos ngurrojnë, por ta përdorin për interesat islamike vetëm Flamurin e Allahut, e jo assesi ta keqpërdorin Flamurin tonë.
Përshëndetja e Don Lush Gjergjit në orën letrare kushtuar Shën Nënës Tereze

Don Lush GJERGJI, Prishtinë
Të nderuar dhe të dashur pjesëmarrës, poetë (e),
Ju përshëndes, përgëzoj për praninë dhe pjesëmarrjen tuaj cilësore dhe domethënëse.
Shën Nëna jonë Tereze ishte “Poetja” e Jetës dhe Dashurisë, për Zotin – Atin tonë të mirë, si dhe Njeriun – vëlla apo motër.
Ajo me Dashuri dhuroi gjithçka, sipas thënies së saj gjeniale: “Kush nuk ka asgjë, jep gjithçka, sepse dhuron vetveten.”
Nëna jonë Tereze në çdo fjalë, fjali, resht, uratë, ishte poete, si dhe çdo poezi e saj ishte uratë, prej zemrës zemrave, për fisnikërim dhe bujarim të çdo mendje dhe zemre.
Në vëllimin Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, “Poezi dhe Uratë”, të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (SHKK), 1998, me përkthyes: Dr. Don Lush GJERGJI, Visar ZHITI, Don Pren KOLA dhe Sali BASHOTA, recenzues: Ali PODRIMJA, Frrok KRISTAJ dhe Sali BASHOTA, ia mundësuam publiku tonë që ta “shijonte” damarin poetik të Nënës tonë të Madhe.
Në vitin 2010, për 100 – vjetorin e lindjes së Gonxhes sonë, botuam një vëllim tjetër në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe gjermanisht, me titull kuptimplotë: Teach Mi to Love – Mësmë të dua, Lehre mich zu lieben, Rozafa, Prishtinë, 2010, me ilustrime të piktorëve me të njohur shqiptarë, në 16 faqe, që për mendimin dhe vlerësimin tim është botimi më komplet i poezive dhe uratave të Nënës Tereze.
Përkthimin anglisht e ka bërë Avni Spahiu, ndërsa gjermanisht Hns – Hoachim Lankesch.
Me atë rast tashmë i ndjeri Ali Podrimja ndër të tjera më tha kështu: “Don Lush Gjergji, Nëna Tereze paska merituar edhe Shpërblimin Nobel për Letërsi, sepse ajo qenka gjeniale edhe në këtë lëmi.”
Unë iu përgjigja kështu: “Ali i dashur, kush është i madhe dhe frymëzuar, është i tillë në çdo lëmi dhe krijimtari. E tillë ishte Nëna jonë Tereze që nga fëmijëria dhe rinia, deri të kalimi i saj në amshim. Reshti: Nuk ka rëndësi, jepe pjesën më të mirë të vetvetes, mbetet një lloj ftese dhe testamenti shpirtëror për të gjithë ne, sidomos për poetët tanë.”
Ju me orën letrare kushtuar Shën Nënës Tereze, jeni duke ofruar “pjesën më të mirë të vetvetes”, frymëzimin, krijimtarinë, poezitë, nderimin dhe falënderimin tuaj bujar dhe fisnik.
Paçi shëndet, lumturi mbi të gjitha Dashuri!
Prishtinë, 30 gusht 2023




