Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

Shkrime relevante

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Rrëfimi gazetaresk neutral dhe tensioni midis rrealizueshmërisë dhe funkcionit shoqërorë!

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Në boten mediatike, eksplicit në ate të drejtimit gazetaresk...

Shpërndaj

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, gjatë vizitës në Japoni ka takuar arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, me të cilin kanë diskutuar detajet e fundit të projektit të Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit në Kryeqytet, të cilat do të krijohen brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.
“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern.Ky është një projekt tjetër i madh drejt transformimit të Prishtinës.Jam shumë i lumtur që vetëm se po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme të kulturës që i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa kohë.
Forhåndsvisning av bilde
Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore.  E kam premtuar dhe po e bëjë realitet” – ka deklaruar kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
Forhåndsvisning av bilde
Ndërsa, arkitekti Kengo Kuma, u shpreh falënderues për mundësinë e bashkëpunimit me Kryeqytetin që të krijojë një super projekt me arkitekturë të veçantë,  i cili do të plotësojë nevojat e komunitetit artistik vendor e ndërkombëtar.
Gjatë së enjtes, Rama u takua edhe me  Taito Yamamoto, kryetarin e qytetit Chuo i cili gjendet në prefekturën e Tokios. Me z. Yamamoto, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave artistike dhe kulturore.
Forhåndsvisning av bilde
Gjithashtu Rama u takua edhe me të parin e Qytetit Shibuya, Ken Hasebe, me të cilin biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë informative.
Forhåndsvisning av bilde
Të bashkëlidhura i gjeni fotografitë e ngjarjeve.
Me respekt,
Zyra për Komunikim

____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu