Visar Korenice kërkon që në Kuvendin e Kosovës të falet “namazi” dhe shprehet në një varg temash që bijnë ndesh me kushtetuten e vendit
Kalendar-Në Kosovë para 32 viteve Shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli Serbia okupatore
Gazeta Bujku- 3 shtator 1991-e Martë-foto Behlul Jashari

Nga Behlul Jashari, Prishtinë
PRISHTINË, 1 Shtator 2023/ Në Kosovë para 32 viteve shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli e ndaloi Serbia okupatore.
Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, para 32 viteve – në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.
“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.
Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Këtë e lexoja nga gazeta edhe derisa flisja në një dokumentar para 30 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në 3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.
Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.
Trokëllima e teleksit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.
Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar: “Këtu është zyra e teleksit të Rilindjes. Nga ky teleks për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”
Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”
KSBE ishte mision evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).
Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.
“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.
“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.
Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla, Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.
Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe të shtypit të lirë…”, thekson ai.
Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…
Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:
“SHIKIMI NGA DRITARJA
Nëse shkojmë mos na vajtoni
Vetëm na këndoni
Se lirinë e përjtuam nga brenda”.
Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë teleksit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”
Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…
E rezistenca, greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…
Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.
Gazeta rezistencës - e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.
Zyra e teleksit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…
“NA E MORËN SHKOLLËN…”
Para 32 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:
Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.
Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.
Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”
Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)
Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.
Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.
Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…
NË GJYQIN NDËRKOMBËTAR TË HAGËS DËSHMI EDHE MBYLLJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË
E nxjerrë, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës së ndaluar Rilindja, gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe doli deri në prag të vitit 1999, kur edhe ajo u ndalua dhunshëm nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…
KOSOVA PARA 24 VITEVE, FESTA E KTHIMIT NË SHKOLLA E UNIVERSITET
Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës, në 2 Gusht para 24 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ky është lajmi që e raportoja nga Prishtina në Tiranë në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë - Agjencinë Telegrafike Shqiptare:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html
[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings
PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.
In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/
D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:
Albanian Telegraphic Agency
Nëse kamerat janë vënë për të vëzhguar dhe ruajtur të mirat publika, atëherë ato duhet t’u shërbejnë policisë për të hetuar e zbuluar keqbërsit


Kush po abuzon me vuajtjet dhe meritat e veteranëve të vërtetë?

Presidentja Osmani uron vitin e ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar vitin e ri shkollor.
“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.
Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.
“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ne nuk kemi pasur ndonjëherë mendimtarë, ne kemi pasur vetëm ….. ata që kemi merituar
Aktet vandale që shihen në këto foto nuk i kanë kryer serbët, as hashkalinjët, romët apo europianët, këto janë akte qyqare të vandalëve shqipfolës







Thyerja e shpresave krim politik!
Florim Zeqa
Secili njeri dëshiron të jetojë i lirë në vendin ku ka lindur dhe është rritur, ngase aty e ka familjen, rrethin dhe shoqërinë, i ka rrënjet, kujtimet e rrites dhe ngritjes profesionale, aty i ka edhe ëndërrat për ardhmëri. Por ajo që po i ndodhë të ardhmes së rinisë sonë në Kosovën e pavarur është për t’u vajtuar!
Pritjet e mëdha të kthyera në pakënaqësi qytetare
Të gjithë e kemi pritur që ky popull i shumëvuajtur nga sundimet e gjata pas lirisë së fituar do të jetojë dinjitetshëm në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës, kemi pritur që ky popull ta shijojë vërtetë lirinë dhe barazinë sociale, gjegjësisht të drejtën e barabartë në arsimim dhe punësim, sigurinë e jetës dhe të drejtën për të qenë i barabartë para ligjit dhe drejtësisë.
Mirëpo, për fatin e keq demokracia pa funksionim të sistemit të drejtësisë është shndërruar në anarki ligjore, e cila ka shkaktuar thyerje shpirtërore të njerëzve, në veçanti të gjeneratave të raja, të cilat nuk e shohin asnjë përspektivë të ndritshme për jetë në vendin e ëndërrave të baballarëve të tyre që ranë dëshmorë, e sa prej tyre i lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejave për këtë liri që sot e gëzojmë.
Demokracia e kthyer në autokraci ka prodhuar pakënaqësi të mëdha shoqërore, pabarazi qytetare dhe konflikte të brendshme mes subjekteve politike, të cilat rivalitetin politik e kanë kthyer në armiqësi mes tyre.
Si gjithnjë pasojat e ndarjeve ideologjike dhe partiake po i vuan popullata, kurse politikanët pa fije morali i përdorin elektoratet e tyre si “mish për topa” për realizimin e aspiratave personale, grupore dhe klanore brenda sojit të tyre politik.
Thyerja e shpresave të njerëzve atdhedashës është krim politik
Politikanët pa vizion dhe pa strategji të reja për zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenjes qytetare, i kanë detyruar njerëzit që të ikin nga ky vend, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë në vendlindjet e tyre.
Ky është produkti i kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë, të cilët në vijimësi vepruan kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve. Sikur të ishte ndryshe, njerëzit nuk do ta braktisnin aq lehtë vendin e tyre, siq nuk e braktisën në kohërat më të vështira të dhunës dhe represionit barbarë të pushtuesve serbë.
Edhe pse me shtëpi të djegura dhe pa kulm mbi kokë, ky popull i mirë dhe atdhedashës u kthye në vendin e vet pas përfundimit të luftës, u kthye sepse e kishte shpresën dhe besimin për ardhmëri në shtetin e lirë, por, po ikën tani me shpresa të thyera pikërisht nga humbja e besimit në këtë klasë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë e cila asnjëherë nuk u qau hallin e qytetarëve, por të interesave të tyre personale.
Mashtrimet e njëpasnjëshme, mosmbajtja e fjalës dhe e premtimeve elektorale, shfrytëzimi i padrejtë i pozitave shtetërore, nepotizmi në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale), degradimi i sistemit të drejtësisë, rrënimi i sistemit arsimor dhe shëndetësorë kanë ndikuar në thyerjen e shpresave të qytetarëve, të cilët më shumë besojnë në përmbysjen e botës sesa në përmirësimin e gjendjes në Kosovë.
Andaj, vetëm një frymë e re politike dhe një mentalitet i ri qeverisës mund të ndikojnë në kthimin gradual të shpresave të qytetarëve, në të kundërtën, me këta njerëz në skenën politike, shteti do të shkojë drejt zhbërjes kurse kombi drej çoroditjes kombëtare.
Hasan S. Zeneli, bashkëluftëtari i ngusht i Zahir Pajazitit, i drejtohet opinionit publik pas kërcënimeve me vrasje ndaj Kryeministrit Kurti(Video)
Njëri ndër luftetarët më të mëdhenj të luftës çlirmtare , Hasan S. Zeneli nga Ballabani i malsisë së Prishtinës, bashkëpunëtori dhe bashkëluftëtari më i ngusht i Zahir Pajazitit, i burgosur në burgjet e Serbisë, pjesëmarrës në atentate para luftës etj., dje iu drejtua opinionit publik me një fjalim të gjatë, ku deklarohet pas kërcënimeve me vrasje ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Fjalimi i tij nuk emetohet nga asnjë radio a televizion i Kosovës, por është fjalim që vet Gjeneral Hasan Z. Zeneli e poston tek profili i tij në fb.
Sigurisht “mediat profesioniste” të Kosovës nuk e kanë vërjtur fjalimin e tij kaq domethënës, përmes të cilit opinionit publik shqiptar i shpalosen shumë të vërteta të fshehura, që nuk i ka ditë deri tash.
Si një gazetar me përvojë mbi 40 vjeçare në gazetari dhe udhëheqë i Drinit (www.drini.us), mund të them se është deklarimi më i plotë, më i qartë dhe më udhërëfyes i një luftëtari të lirisë shqiptare.
Të gjithë ata që nuk e kanë parë këtë video, le ta klikojnë linkun e mëposhtëm që e mora nga profili i tij në fb, për ta parë fjalimin e tij të plotë, me të cilin i drejtohet opinionit publik shqiptar.

Hasan S. Zeneli
Ja video… Shikim të këndshëm;
Krimet serbo-jugosllave në Kosovë
Shkruan Flori Bruqi,PHD( Drejtor për mardhënie me publikun në AAAS,New York,Prishtinë, Tiranë, Shkup )
Ky shkrim dokumenton torturat, vrasjet, perdhunimet, debimet me force dhe krime te tjera lufte te kryera nga forcat e qeverise serbe dhe asaj jugosllave kunder shqiptareve te Kosoves nga 24 marsi deri me 12 qershor 1999, periudha e sulmeve ajrore te NATO-s kunder Jugosllavise.
Shkrimi deshmon per nje fushate sistematike te koordinuar dhe te organizuar nga nivelet me te larta te qeverive serbe dhe jugosllave te asaj periudhe per te terrorizuar, vrare dhe shperngulur shqiptaret etnike te Kosoves.
Natyrisht keto krime nuk ishin te izoluara nga njeri tjetri.
Ky shkrim paraqet kontekstin historik dhe politik te luftes dhe nje kritike te reagimit te komunitetit nderkombetar ndaj zhvillimit te krizes gjate dekades se fundit.
3 kapituj dokumentojne gjithashtu shkeljet e bera nga kryengritesit shqiptare te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK), te cilet kryen rrembime dhe vrasje te civileve gjate dhe pas luftes, si dhe shkeljet e kryera nga NATO, e cila deshtoi ne minimizimin e viktimave civile gjate bombardimeve ne Jugosllavi.
Megjithate fokusi kryesor i ketij raporti eshte dhuna shteterore e ushtruar nga qeverite serbe dhe jugosllave ne vitin 1999 kunder qytetareve shqiptare etnike te Jugosllavise.
Lufta – Ofensiva e Vitit 1999 Ofensiva e qeverise serbe dhe jugosllave ne Kosove, e cila filloi me 20 mars 1999 kater dite para se te fillonte bombardimi i NATO-s, ishte nje fushate e planifikuar metodikisht dhe e zbatuar me perpikmeri.
Ndryshimet kyçe ne aparatin e sigurimit te Jugosllavise ne 1998, duke perfshire emerimin e kreut te ri ne sigurimin e shtetit serb si dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave, tregojne qe ne ate kohe u bene pergatitjet per ofensiven luftarake në Kosovë.
Ne fillim te vitit 1999 vihet re nje rritje e dukshme e prezences ushtarake dhe armatosja e civileve serbe etnike.
Aksionet e policise dhe ushtrise ne fund te shkurtit dhe ne fillim te marsit perreth Vushtrrise dhe Besjanës, te emertuara nga qeveria si “ushtrimet e dimrit” siguruan lidhje hekurudhore dhe rrugore ne veri me Serbine.
Shkelje te renda te se drejtes nderkombetare humanitare kane karakterizuar te gjitha ofensivat e meparshme te qeverise, por periudha e bombardimeve te NATO-s shenoi sulme te papara mbi civilet dhe shpernguljen me force te me shume se 850,000 shqiptareve etnike nga Kosova.
Per here te pare ne luftën e Kosovës, luftimet u zhvendosen nga zonat fshatare ne ato qytetare.
Ndersa fushata e qeverise duket se ishte nje perpjekje per te shtypur UÇK-ne, me fillimin e bombardimeve te NATO-s kjo fushate u shnderrua ne me shume se kaq.
Me ndermarrjen e nje ofensive me te madhe, presidenti i atehershem i Jugosllavise Slobodan Miloseviç perfitoi nga bombardimet e NATO-s qe te zbatonte nje plan per te shtypur UÇK-në dhe bazen e tyre mbeshtetese ne popull, si dhe per te shpergulur me force nje pjese te mire te popullsise shqiptare te Kosoves.
Askush nuk mundi te parashikonte shpejtesine dhe shkallen e shpernguljes.
Sipas Komisionierit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), gjate 3 javeve te para te bombardimeve te NATO-s, 525,787 refugjate nga Kosova vershuan ne vendet fqinje.
Thuhet se forcat e qeverise Serbo-jugosllave shperngulen 862,979 shqiptare etnike nga Kosova dhe disa qindra mijera te tjere u zhvendosen brenda per brenda Kosoves, perveç atyre qe ishin zhvendosur para marsit 1999.
Me shume se 80 perqind e gjithe popullsise se Kosoves – 90 perqind e se ciles perbehej nga shqiptare- u zhvendosen nga shtepite e tyre.
Zonat e njohura per lidhjet e tyre me UÇK-ne u goditen me rende. Komunat e Drenasit dhe Skenderajt ne Regjionin e Drenices, djepi i UÇK-se, ishin skena te masakrave te shumta ndaj civileve, si dhe te ndalimeve arbitrare, torturave, shkaterrimeve sistematike te shtepive dhe pasurise se civileve.
Vrasjet masive, shpernguljet me force, dhe shkaterrimi i pasurise civile ishin te zakonshme gjithashtu ne komunat jugperendimore te Gjakoves , Rahovecit dhe Therandës, ku shume fshatra e kishin mbeshtetur prej kohesh UÇK-ne.
65 perqind e shkeljeve te dokumentuara nga Human Rights Watch kane ndodhur ne pese komunat e lartpermendura.
Shpjegimet mbi abuzimet ne komunat e tjera jane me komplekse dhe me pak bindese. Komunat e Pejes dhe Lipjanit , te cilat kishin nje numer te konsiderueshem popullsie serbe, ishin piketuar per shperngulje masive te shqiptareve etnike, ndersa vrasjet ishin me te lokalizuara ne fshatra te tille si ne Sllovi, Ribar , Lubeniq , Qyshk dhe ne qytetin e Pejes.
Megjithese gjate 1998 dhe fillimit te 1999 UÇK-ja ishte aktive ne komunen e Pejes dhe prezente ne pjesen me te madhe te komunes perendimore se Lipjanit, ka pak apo aspak fakte per te bere lidhjen e UÇK-se me disa nga fshatrat ku ndodhen masakrat.
Vrasjet ishin pasoje e nje plani me te gjere operacionesh per te terrorizuar popullsine qe te largohej nga Kosova, duke perdorur ushtrine, policine dhe forcat paramilitare.
Gjate 1998 dhe fillimit te 1999 prezenca dhe dhuna e ushtruar nga UÇK-ja ishte e vogel, per shembull, ne komunen veriperendimore te Burimit me popullsi etnike te perzier.
Megjithate, kjo komune pesoi shperngulje masive te shqiptareve vendas drejt Malit te Zi te nxitur nga djegia dhe grabitja e shtepive te tyre.
Burimi ishte gjithashtu dhe skena e nje nga incidenteve me te pergjakshme te luftes, ku forcat serbe vrane ne maj 1999 me shume se 90 shqiptare etnike te burgosur ne burgun e Dubraves, nderkohe qe sulmet ajrore te NATO-s kishin vrare per dy dite rreth 19 te burgosur.
Shperngulja me force ishte e organizuar mire, gje qe tregon se ajo ishte planfikuar paraprakisht.
Fshatrat ne zonat strategjike u “spastruan” per te siguruar linjat e komunikimit dhe kontrollin e zonave me te gjera.
Zonat ku UÇK-ja kishte mbeshtetje dhe ato ku ajo nuk ishte prezente, u sulmuan ne aksione te perbashketa nga policia, ushtria dhe paraushtaraket.
Qytete te medha u “spastruan” duke perdorur autobuze, trena dhe karvane te gjata traktoresh qe drejtoheshin drejt kufijve :Shqipëri,Mali i Zi dhe Maqedoni.
Refugjatet u shtrenguan te largohen ose u transportuan ne menyre te organizuar nga shteti I Serbisë ne drejtim te kufijve, sipas nje programi te pergatitur per shperngulje me force dhe deportimi te karakterizuar nga nje shkalle shume e larte koordinimi dhe kontrolli.
Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu praktiken e njohur te “spastrimit te identitetit”: refugjateve shpesh iu mirreshin dokumentet e identitetit dhe detyroheshin te hiqnin targat nga makinat dhe traktoret e tyre para se te lejoheshin qe te kalonin kufirin.
Para se te arrinin kufirin, shume shqiptareve iu shkaterruan dokumentet personale, gje qe tregon se qeveria po perpiqej te bente te pamundur kthimin e tyre.
Shperngulja masive e shqiptareve te Kosoves mund t’i kete sherbyer nje sere qellimesh.
1., ajo mund te kete patur si qellim te ndryshonte perberjen demografike te Kosoves – nje politike e permendur shpeshhere gjate gjithe historise nga politikanet nacionaliste ekstreme serbe.
Keto ndryshime demografike mund te kishin çuar ne ndarjen eventuale te Kosovës ne dy pjese, nje per serbet dhe nje per shqiptaret.
2., shpernguljet mund te kene patur si qellim te destabilizonin vendet fqinje: Shqiperine dhe Maqedonine.
Se fundi, synimi i shpernguljes masive te shqiptareve mund te kete qene t’i mbante forcat e NATO-s ne vendet fqinje ne menyre qe te pengohej nje sulm nga toka ose, se paku, te dobesohej vendosmeria e aleances se NATO-s.
Ne rast se qellimi ishte dobesimi i vendosmerise se komunitetit nderkombetar, kjo natyrisht qe deshtoi, pasi imazhet e refugjateve te pervuajtur vetem sa provokuan zemerimin publik dhe shtuan thirrjet per veprim.
Vrasjet e qellimshme dhe te paligjshme te civileve – ekzekutimet pa gjyq – ishin nje pjese e rendesishme e fushates “se spastrimeve”. Ne te gjithe Kosovën , civile te cilet dihej mire qe nuk ishin luftetare dhe nder te cilet kishte shume gra dhe femije, u vrane nga policia serbe, ushtaret e ushtrise jugosllave, dhe forcat paraushtarake te implikuara ne vrasjet e stilit “ekzekutim ne vend”.
Ne tërësi vrasjet kishin tre motive te qarta.
E para ishte pershpejtimi i procesit “te spastrimit” nepermjet kercenimit dhe ngjalljes se frikes.
E dyta ishte eleminimi i individeve qe dyshoheshin se luftonin ne rradhet e UÇK-ne apo e ndihmonin ate, dy gjera qe shpeshhere ishte veshtire te dalloheshin nga njera-tjetra. Nder individet e vene ne shenjester kishte udheheqes te shquar politike, aktiviste te te drejtave te njeriut dhe biznesmene te pasur.
E treta ishte kryerja e vrasjeve per hakmarrje: disa masakra u kryen pasi forcat serbe dhe jugosllave pesuan humbje nga ana e UÇK-se.
Megjithese kane filluar te dalin shifra te besueshme, numri i sakte i viktimave te luftes ne Kosove mbetet i panjohur dhe eshte shnderruar ne nje çeshtje debati mjaft te madhe.
Human Rights Watch, permes hulumtimeve te saj, ka dokumentuar 3,453 vrasje te kryera nga forcat qeveritare serbe dhe jugosllave, por gjithsesi ky numer eshte me i vogel sesa numri perfundimtar, pasi ai bazohet vetem ne 577 intervista (intervistat e bera qene te menduara mire qe te lejonin vleresimin e te dhenave per te gjithe Kosoven). Ne te njejten kohe, numri i viktimave sigurisht nuk eshte aq i madh saç sugjeruan gjate luftes disa zyrtare te qeverive perendimore apo te NATO-s, sipas te cileve shifra arrinte deri ne 100,000. Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur perafersisht 4,300 njerez qe besohen te kene qene viktima te vrasjeve te paligjshme te kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove. Ky numer eshte sigurisht me i vogel se sa numri i pergjithshem i te vrareve nga trupat qeveritare. Me e rendesishmja eshte se ka fakte te pakundershtueshme lidhur me venien dore ne varre dhe zhvendosjen e trupave te vdekur nga trupat serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001 qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit. Human Rights Watch dokumentoi perpjekjet per te fshehur apo eliminuar trupa ne Terrnje ), Gjakove, Izbice , Rezalle, Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogel ,Therandë, Sllovi, Poklek, Kotline , dhe Pastasel .
Veç kesaj, sipas International Committee of the Red Cross (ICRC)) 3,525 persona, duke perfshire dhe serbe etnike, figurojne te zhdukur nga ky konflikt.
Analiza statistikore e bere nga Human Rights Watch dhe Shoqata Amerikane per Perparimin e Shkences (American Association for the Advancement of Science (AAAS)) zbulon nje metodike vrasjesh qe nxjerr me tej ne pah natyren sistematike te fushates qeveritare.
Kur studiohet shperndarja kohore e ekzekutimeve pa gjyq, per shembull, shfaqen tre vale qe dallohen qarte ne mbi Analizen Statistikore te Shkeljeve.
Kjo nuk eshte nje pasqyrim perfekt i vrasjeve, meqenese Human Rights Watch nuk i zgjodhi rastesisht te intervistuarit.
Sidoqofte, natyra ekstreme e valeve me tre amplituda e qarta gjate nje periudhe te shkurter, tregon bindshem se vrasjet nuk ishin rezultat i rastesishem i dhunes se forcave qeveritare serbosllave.
Perkundrazi, ato ishin planifikuar me kujdes dhe vinin ne jete operacione qe i sherbenin qellimit strategjik te qeverise Serbe të kryeqetnikut Sllobodan Millosheviq,Sheshel,Arkan etj.
Ne te njejten menyre, egzekutimet pa gjyq te kryera gjate kesaj kohe ne komuna të Kosovës shenojne ngritje te ngjashme te dhunes ne periudha te shkurtra.
Fushatat histerike te vrasjeve ndodhen neper komuna ne periudha te qarta kohore, duke sugjeruar keshtu ekzistencen e nje urdheri strategjik per kryerjen e ketyre vrasjeve ne zona te caktuara.
Perdhunimet dhe dhuna seksuale ishin gjithashtu komponente te kesaj fushate.
Perdhunimet ndaj shqiptareve nuk ishin akte te rralla e te izoluara kryer nga individe te forcave serbe dhe jugosllave, por instrumente per te terrorizuar popullsine civile, per te zhvatur para nga familjet e ketyre vajzave dhe per t’i shtrenguar njerezit te braktisin vatrat e tyre.
Human Rights Watch ka gjetur te dhena te besueshme per nentedhjete e gjashte raste te dhunes seksuale gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s, dhe numri real sigurisht eshte shume me i madh.
Ne pergjithesi perdhunimet e kryera ne Kosove mund te grupohen ne tre kategori: perdhunime te kryera ne shtepite e vete grave, perdhunime te kryera gjate largimit dhe perdhunime te kryera gjate ndalimeve.
Ne kategorine e pare, forcat e sigurimit hynin ne shtepite private dhe perdhunonin grate para antareve te familjes, ne oborr apo ne dhomen ngjitur.
Ne kategorine e dyte, njerez te debuar qe endeshin ne kembe apo me traktore ndaloheshin, grabiteshin dhe kercenoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo paramilitaret.
Ne qofte se familjet nuk mund te jipnin para, atehere forcat e sigurimit iu thonin qe vajzat e tyre do te merreshin dhe perdhunoheshin.
Ne disa raste, edhe pse familjet kishin dhene para, atyre iu ishin rrembyer vajzat.
Ne kategorine e trete, dhunimet u kryen ne qendrat e perkohshme te ndalimeve ne vende te tilla si ne shtepi apo hambare te braktisura.
Shkaterrimi i pasurise se popullsise nga trupat qeveritare me 1999 shenoi rritje te madhe.
Sipas nje studimi te UNHCR-se, ne nentor te vitit 1999, pothuaj 40 perqind e te gjithe shtepive te banimit ne Kosove ishin demtuar rende ose shkaterruar plotesisht.
Me shume u demtuan komunat qe kishin lidhje te forta me UÇK-ne, pjeserisht sepse sulmet kunder tyre kishin filluar qe ne 1998.
U demtuan gjithashtu edhe zona te tjera qe nuk kishin lidhje me aktivitetet e UÇK-se, si per shembull qyteti i Pejes, ku u shkaterruan me shume se 80 perqind e shtepive te qytetit.
Po ashtu u demtuan shkollat dhe xhamite.
Sipas nje vleresimi te OKB-së per demtimet ne 649 shkollat e Kosoves, me shume se nje e pesta e shkollave te perfshira ne kete vezhgim ishin te demtuara rende dhe me shume se 60 perqind ishin te shkaterruara plotesisht.
Ne te gjithe Kosoven, forcat serbe dhe jugosllave qellimisht nxorren ujin e puseve jashte perdorimit duke hedhur ne to kimikate, kafshe te ngordhura, apo kufoma njerezish.
Human Rights Watch ka dokumentuar ne kater fshatra raste ku jane hedhur viktima ne depot e ujit.
Nje numer i pafund deshmitaresh dhe viktimash deshmuan per Human Rights Watch se si forcat qeveritare iu grabiten atyre gjerat e çmuara, duke perfshire dhe unazat e marteses e makinat, si ne shtepite e tyre, ashtu dhe rruges gjate debimit te tyre.
Police, ushtare dhe vecanerisht anetare te njesive paramilitare i kercenonin njerezit me jeten e tyre ne rast se ata nuk jepnin nje sasi te mire parash, zakonisht marka gjermane.
Grabitje te tilla jane permendur vazhdimisht dhe nga forcat e sigurimit, te cilet u shprehen per median nderkombetare pas luftes.
Per disa prej tyre, kjo ishte arsyeja qe ata shkuan ne Kosove.
Disa vullnetare treguan se ata ishin liruar nga burgjet ne Serbi me kusht qe ata te sherbenin ne ushtri apo polici.
Ky raport dokumenton gjithashtu praktiken, sipas se ciles te ndaluarit detyroheshin te hapnin transhe apo te pastronin bunkere, si dhe praktiken e perdorimit te civileve si mburoja njerezore per te mbrojtur trupat nga sulmet e NATO-s apo UÇK-se.
Qeveria jugosllave gjithashtu vuri ne toke mina antitanke dhe antinjerez, veçanerisht pergjate kufirit me Shqiperine dhe Maqedonine, ka shume te ngjare, si pregatitje per nje sulm nga toka.
Zinxhiri i Komandimit Forcat qeveritare te perfshira ne konflikt ishin nje kombinim kompleks i policeve dhe forcave policore speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme serbe, ushtareve dhe njesive ushtarake speciale te Ushtrise Jugosllave, forcave paraushtarake, milicise lokale, dhe i nje morie forcash qe vinin nga vendet e tjera. (Rusi ,Ukrajinë, Hungari etj).
Te gjithe keta vepronin nen urdherat e qeverise ne Beograd.
Ushtria Jugosllave kishte komanden e pergjitheshme gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s.
Sipas ligjit, ajo kishte nen varesine e saj policine dhe forcat paraushtarake, megjithese zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme serbe ushtruan dukshem nje influence te rendesishem gjate fushates.
Ushtria kontrollonte rruget kryesore dhe kufijte duke koordinuar dhe lehtesuar keshtu “spastrimin etnik”.
Policia dhe forcat paraushtarake u perfshine ne menyre me te drejtperdrejte ne debimin e civileve dhe shkaterrimin e fshatrave, per te cilen kishin mbeshtetjen e artilerise se ushtrise.
Gjate ketyre operacioneve burrat veçoheshin nga grate dhe femijet per t’u marre ne pyetje per UÇK-ne dhe egzekutoheshin ne vend.
Sipas ligjit jugosllav, Ushtria Jugosllave (Vojska Jugoslavije, apo VJ) eshte nen komanden e presidentit te Jugosllavise ne kohe lufte dhe ne paqe.
Deri me tetor te vitit 2000, president ishte kryekrimineli serb Slobodan Milosevic.
Ushtria Jugosllave eshte nen kontrollin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i perbere nga presidentet e Serbise, Malit te Zi dhe Jugosllavise dhe kryesuar nga presidenti i Jugosllavise.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjate luftes ishte Gjeneral. Dragoljub Ojdanic, i cili u emerua pas luftes si Minister i Mbrojtjes se Jugosllavise, post te cilin e mbajti deri ne tetor 2000.
Ushtria Jugosllave ndahet ne tre armata.
Armata e Trete, e komanduar gjate luftes nga Gjeneral kolonel . Nebojsa Pavkovic, ishte pergjegjese per Kosoven dhe Serbine e jugut.
Ne gusht te 2001, Pavkovic ishte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave.
Gjate luftes nen Pavkovicin vinte Gjeneral major . Vladimir Lazarevic, i cili komandonte Korpusin e Prishtines te Armates se Trete te vendosur ne Kosove.
Nen komanden e Lazarevic ishin pese brigada, nje njesi policore ushtarake dhe nje regjiment aviacioni.
Emrat e komandanteve te ketyre njesive : “Forcat e Konfliktit”. Struktura e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise , drejtuar gjate luftes nga Ministri Vlajko Stojiljkovic, eshte me e komplikuar sesa struktura e Ushtrise Jugosllave, e cila ka nje zinxhir transparent komandimi.
Brenda Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise benin pjese policia e rregullt e Kosoves, e komanduar nga Streten Lukic, forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) te komanduara nga Gjeneral Lt. Obrad Stevanovic, dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), te komanduara nga Kolonel. Zivko Trajkovic. Gjeneral Kolonel .Vlastimit Djordjevic ishte kreu i sektorit te sigurimit publik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, si dhe asistent i ministrit te puneve te brendshme. Qeveria e re e Serbise zevendesoi Djordjevic dhe Stevanovic ne janar te vitit 2001, por ngriti ne detyre Lukic si shef te sigurimit publik dhe zevendesminister te Puneve te Brendshme.
Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise permban gjithashtu dhe sherbimin e sigurimit, apo siç quhet ndryshe, policine sekrete, e cila luajti nje rol te madh ne Kosove.
Perveç aktiviteteve te fshehta per monitorimin dhe sulmimin e aktivisteve politike shqiptare etnike dhe te UÇK-se, sigurimi i shtetit dislokoi gjithashtu njesi operative speciale, JSO-ne (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi organizata te ndryshme paraushtarake.
Te njohur gjithashtu si “Beretat e Kuqe” apo “Djemte e Frenkit” (sipas Frenki Simatovic, nje personalitet kyç ne Ministrine e Puneve te Brendshme, i cili njihet si themeluesi i grupit), JSO-ja komandohej gjate luftes nga Miload Lukovic, nje njeri i njohur si “Legija”.
Deri ne janar te vitit 2001, ne krye te sigurimit te shtetit te Serbise ishte Gjeneral Kolonel . Radomir Markovic.
Markovic u hoq nga detyra ne fund te janarit dhe u arrestua nje muaj me vone nga policia serbe, pasi akuzohej per perfshirje ne sulmin e vitit 1999 kunder politikanit serb Vuk Draskovic.
Kreu i sigurimit te shtetit ne Kosove gjate luftes ishte psikologu klinik i MUP-it serb David Gajic.
Se fundi, forca te ndryshme paraushtarake si dhe forca te huaja ishin aktive ne Kosove, kryesisht nen kontrollin e qeverise qendrore.
Perveç faktit qe ata ishin nder forcat me te dhunshme ne Kosove, nje nga aktivitetet primare te paraushtarakeve ishte vjedhja dhe grabitja
. Megjithese linja e sakte e komandimit dhe kontrollit te forcave paraushtarake mbetet jo e qarte, ajo çfare dihet eshte se ata kane bashkevepruar ngushte me Ushtrine Jugosllave dhe policine serbe. Paraushtarket, te cilet jane shprehur per shtypin nderkombetar pas luftes, kane thene se zyrtare lokale iu jepnin lista me emrat e shqiptareve etnike te vene ne liste per t’u vrare.
Disa prej paraushtarakeve ishin liruar nga burgjet e Serbise, me kusht qe te luftonin ne Kosove.
Ne disa raste individe te policise apo ushtrise u perpoqen te paralajmeronin apo te mbronin shqiptaret etnike nga forcat paraushtarake, megjithese keto ishin raste te rralla. Si rregull, milicet dhe policia bashkepunonin ngushte me njesite paraushtarake, shpesh duke krijuar nje kordon per levizjen e forcave paraushtarke rreth komuniteteve te vena ne shenjester. Grupet dhe njesite e ndryshme brenda Ministrise se Puneve te Brendshme e bejne zinxhirin e komandimit me pak te dukshem sesa ne Ushtrine Jugosllave, megjithese eshte e qarte se autoriteti final per Ministrine e Puneve te Mbrendshme i perkiste presidentit jugosllav Slobodan Milosevic.
Sipas ligjit jugosllav, ne gjendje lufte, Ushtria Jugosllave ka nen juridiksionin e saj policine e Serbise, duke e bere keshtu Sllobodan Milosevic de jure dhe de facto komandant te policise gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s.
Zevendeskryministri i atehershem i Jugosllavise Nikola Shainovic ka luajtur gjithashtu nje rol te rendesishem.
E drejta nderkombetare eshte e qarte lidhur me pergjegjesite e udheheqesve qe organizojne apo lejojne kryerjen e krimeve te luftes.
Si autoret e krimeve, ashtu edhe udheheqesi ushtarak apo politik qe urdheron krimet ose qe nuk merr masa per parandalimin e tyre ose denimin e fajtoreve, jane njelloj pergjegjes.
Siç provohet ne kete shkrim , shtrirja dhe natyra sistematike e abuzimeve ne Kosove e ben te pamundur te besosh qe udheheqja serbe dhe jugosllave, megjithe mohimet e tyre publike, nuk ishte ne dijeni te atyre shkeljeve.
Rastet e denimeve te anetareve te forcave te sigurimit per kryerjen e krimeve te renda, si per vrasje, jane te pakta.
Perkundrazi, periudha e pasluftes shenoi qindra ngritje ne detyre dhe shperblime per personelin e policise dhe ushtrise, duke perfshire dhe disa prej udheheqesve te larte te tille si Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Djordjevic, and Zivko Trajkovic, si dhe shume komandante brigade ne Korpusin e Prishtines.
Nje liste e plote e ketyre promovimeve dhe shperblimeve eshte perfshire shpeshë në shkrimet e mija të botuara në librat e mijë dhe në mdiumet ndërkombëtare.
Gjykata e Krimeve te Luftes Pas nje fillimi te ngadalte ne 1998, Gjykata Nderkombetare Penale per ishJugosllavine filloi nje hetim te plote te krimeve te luftes ne Kosove.
Me 27 maj 1999 gjykata beri te ditur padine me te rendesishme deri tani: Slobodan Milosevic, president i Jugosllavise dhe kater zyrtare te tjere te larte akuzoheshin per “vrasje, persekutime dhe debime ne Kosove” per periudhen 1 janar 1999 deri ne fund te majit te po ketij viti.
Te paditurit e tjere jane: Milan Milutinovic, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes, Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave, Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe Vlajko Stojiljkovic, ministri serb i Puneve te Brendshme.
Hetimet e Gjykates Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine vazhdojne, duke perfshire dhe nje inspektim te krimeve te UÇK-se.
Me 1 prill 2001 policia serbe e arrestoi Miloseviçin me akuzen e korrupsionit.
Me 28 qershor 2001., ai u transferua ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage.
Deri ne gusht te vitit 2001 te pandehurit e tjere vazhdojne te jene te lire. Gjykata beri gjithashtu nje vleresim te brendshem te aksioneve te NATO-s gjate luftes duke arritur ne konkluzionin qe nuk kishte baze per hetime te metejshme. Vleresimi i Human Rights Watch mbi fushaten ajrore te NATO-s ndryshon ne nje fare mase.
Megjithese Human Rights Watch nuk ka gjetur fakte se NATO ka kryer krime lufte, NATO ka shkelur te drejten nderkombetare humanitare duke mos marre masa paraprake te mjaftueshme per te identifikuar prezencen e civileve, ndersa sulmonte karvanet apo objektivat levizese. Ne shkurt te vitit 2000 “Vdekjet e Civileve Gjate Fushates Ajrore te NATO-s”, bombardimet e NATO-s shkaktuan vdekjen e pothuaj 500 civileve ne te gjithe Jugosllavine.
Rreth 56 apo 60 perqind e te gjitha vdekjeve i perkisnin Kosoves. Perdorimi i bombave therrmuese (cluster) nga NATO, megjithese u pezullua gjate konfliktit, eshte kritikuar ne kete raport.
Si arme te pakontrollueshme ne vetvete kur perdoren ne zona civile dhe per shkak te shkalles se larte te mosfunksionimit ne momentin e perdorimit, bombat therrmuese paraqesin nje rrezik serioz dhe joproporcional per popullsine civile.
Ne periudhen 24 mars – 7 maj 1999, ne Kosove dhe ne pjesen tjeter te Jugosllavise u hodhen me shume se 1,500 bomba therrmuese. Abuzimet nga UÇK-ja Sic eshte paraqitur ne kapitullin “Histori”, UÇK-ja ishte pergjegjese per abuzime serioze te kryera ne vitin 1998 duke perfshire rrembimet dhe vrasjet e serbeve dhe shqiptareve etnike te konsideruar si bashkepunetore te shtetit.
Ne disa fshatra qe ne vitin 1998 ishin nen kontrollin e UÇK-se, rebelet debuan serbet nga shtepite e tyre. Disa prej atyre qe mbeten nuk jane gjetur ende dhe mendohen te jene rrembyer dhe vrare nga UÇK-ja.
Sipas Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, nentedhjete e shate serbe te Kosoves qe rezultonin te zhdukur ne vitin 1998 vazhdonin te mungonin deri me 15 maj 2000. UÇK-ja burgosi rreth tetedhjete e pese serbe gjate sulmit te saj ne Rahovec me 19 korrik 1998.
35 prej tyre u liruan me vone, por te tjeret deri ne gusht 2001 vazhdojne te rezultojne te zhdukur.
Me 22 korrik 1998 UÇK-ja mori kontrollin e minieres se Belaceves prane Obiliqit. Ate dite u kapen nente serbe qe vazhdojne te rezultojne ne listat e te zhdukurve te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq.
Ne shtator te vitit 1998, policia serbe nxori nga Liqeni i Radonjices (Radonjic) prane Gllogjanit (Glodjane) tridhjete e kater kufoma qe mendohet te jene kapur dhe vrare nga UÇK-ja.
Midis tyre kishte dhe shqiptare etnike. Akuzat me te renda ne drejtim te UÇK-ja para kesaj ngjarjeje kane te bejne me vrasjen e njezet e dy civileve serbe ne gusht ne fshatin Klecka, ku policia deklaroi se kishte zbuluar pjese trupash njerezish dhe nje furre qe ishte perdorur per te djegur trupat. Gjithsesi, menyra se si u bene keto akuza vene ne dyshim vlefshmerine e tyre. UÇK-ja, e cila prej 1996 ne 1999 evoluoi nga nje grup gueril i paorganizuar ne levizje te armatosur dhe se fundmi ne nje force te armatosur me te fuqishme, perdori taktika ushtarake ne 1998 dhe 1999 qe rrezikuan jeten e civileve. Ngadonjehere njesi te UÇK-se organizonin prita, sulmonin forcat e policise apo postat e ushtrise te vendosura prane fshatrave dhe terhiqeshin duke i lene fshataret te ekspozuar ndaj sulmeve hakmarrese.
Keto sulme ngadonjehere u shnderruan ne masakra te medha, gje qe ndihmoi qe çeshtja e UÇK-se te behej e njohur dhe qe konflikti te nderkombtarizohej.
Disa elemente te UÇK-se jane pergjegjes per sulmet qe ndodhen pas perfundimit te konfliktit ndaj serbeve, romeve, popullsise tjeter joshqiptare, si dhe ndaj rivaleve politike shqiptare.
Menjehere pas mberritjes se NATO-s ne Kosove, pati djegie dhe grabitje sistematike te shtepive te serbeve, romeve dhe minoriteteve te tjera, si dhe shkaterrime te kishave dhe manastireve ortodokse.
Ky shkaterrim u kombinua gjithashtu me bastisje dhe kercenime per t’i debuar keta njerez nga shtepite e tyre apo nga komuniteti.
Deri ne fund te vitit 2000 me shume se 210,000 serbe ishin larguar nga Kosova nga friga .
Pjesa me e madhe e tyre u larguan gjate gjashte javeve te para pas hyrjes se NATO-s.
Pjesa qe mbeti u perqendrua kryesisht ne enklava monoetnike, si ne pjesen veriore te Mitrovices, Fushe Kosoves dhe Graçanices.
Rreth 1000 serbe dhe rome jane vrare apo rezultojne te zhdukur qe nga 12 qershori 1999.
Banda kriminale apo individe hakmarres mund te jene perfshire ne disa prej ketyre incidenteve qe nga fillimi i luftes.
Por, megjithate, pergjegjes per shume prej ketyre krimeve jane disa elemente te UÇK-se.
Nje shpjegim i pjesshem eshte deshira per hakmarrje, por pas ketyre sulmeve vihet re nje qellim politik i qarte: largimi i popullsise joshqiptare nga Kosova per te justifikuar nje shtet te pavarur.
Shqiptaret etnike nuk perjashtohen nga dhuna. Shqiptaret e akuzuar per “bashkepunim” me autoritetet serbe jane rrahur, rrembyer apo vrare, veçanerisht ne komunat e Prizrenit, Gjakoves dhe Klines.
Pas zgjedhjeve lokale te 28 tetorit 2000 ka patur sulme kunder aktivisteve te partive politike, veçanerisht kunder LDK-së.
Roli i Bashkesise Nderkombetar Reagimi i ngadalte i komunitetit nderkombetar duhet fajesuar pjeserisht per dhunen e pasluftes.
OKB dhe NATO nuk arriten qe te ndemerrnin qe ne fillim veprime decisive per te parandaluar zhvendosjet me force dhe vrasjet e popullsise joshqiptare te Kosoves, çka shenoi nje precedent per periudhen e pasluftes.
Nga mesi i vitit 1999 nuk kishte veçse nje grup te vogel policesh te OKB-se, situate qe detyroi trupat e KFOR te NATO-s te kryenin funksionet e policise civile, per te cilat ata nuk ishin te pergatitur. NATO ishte me shume e preokupuar per mbrojtjen e trupave te saj, sesa per mbrojtjen e civileve.
Edhe pas dy vjetesh te perfundimit te luftes nuk eshte vendosur akoma nje sistem gjyqesor efektiv, gje qe ka kontribuar ne krijimin e nje atmosfere mosndeshkimi.
Refreni i njohur i Kombeve te Bashkuara eshte qe dobesite e rendit publik jane rezultat i mungeses se burimeve. Eshte e vertete qe nuk ka fonde te mjaftueshme per te paguar policine, gjykatesit dhe prokuroret, por e meta thelbesore eshte mungesa e vullnetit politik. Zyrtare te larte te NATO-s dhe Kombeve te Bashkuara e dine qe persona te lidhur me UÇK-ne, duke perfshire dhe disa figura kyçe te politikes se Kosoves, jane te implikuar ne dhunen kunder minoriteteve dhe ne aktivitete kriminale, por ata kane preferuar te mos konfrontohen. Ne fakt keto nuk jane gabimet e para te komunitetit nderkombetar lidhur me Kosoven.
. Perendimi nuk e mbeshteti sa duhet levizjen paqesore te shqiptareve te Kosoves nga 1990 deri me 1998 dhe gjate luftes se Bosnjes dhe Kroacise ishte me shume i preokupuar ta mbante Kosoven larg vemendjes se medias.
Perendimi qendroi duarkryq nderkohe qe UÇK-ja u forcua, shteti jugosllav reagoi dhunshem dhe provinca u perfshi ne nje konflikt te armatosur.
Gjate gjithe Luftës komuniteti nderkombetar nuk mbajti nje qendrim te unifikuar per zgjidhjen e krizes.
Slobodan Miloseviçi e perdori kete mungese harmonie ne favorin e tij, duke bere marreveshje sa me nje shtet me nje shtet tjeter, duke fituar keshtu kohe per te avancuar fushaten e tij. Anetare te komunitetit nderkombetar perfituan gjithashtu nga kjo mungese uniteti, duke fajesuar njeri tjetrin per mosveprim.
Ne rastet kur komuniteti nderkombetar denoi me force dhunen, atehere fjalet dhe veprimet simbolike nuk kishin me kuptim kundrejt shtyrjes se afateve, mosrespektimit te kushteve, zbatimit jokorrekt te sanksioneve qe shkonin deri ne heqjen e tyre.
Raporti arrin ne konkluzionin se interesi ne ruajtjen e zgjidhjes se politike ne Bosnje dhe alergjia ndaj ndryshimit te kufijve nderkombetare nuk e lejuan komunitetin nderkombetar te kuptoje domosdoshmerise se parandalimit te abuzimeve para se ato te shkallezoheshin ne lufte te hapur. Nese komuniteti nderkombetar deshironte te mbeshteste integritetin territorial ne Ballkan, ai duhej te kishte nxitur ate lloj uniteti kombetar qe vjen nga respektimi i te drejtave te te gjithe shtetasve, respektim qe vertete ka munguar ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Ballkanit. Lejimi i shkeljeve serioze pa i denuar ato ka sjelle pikerisht ate qe komuniteti nderkombetar ka kerkuar te shmange – mungesen e stabilitetit rajonal.
Se fundi, faji kryesor per tragjedine e Kosoves duhet te bjere mbi ish-presidentin e Jugosllavise Slobodan Miloseviç dhe mbi udheheqjen e atehershme te Serbise dhe Jugosllavise, te cilet jo vetem qe nuk kerkuan kompromise paqesore me shqiptaret e Kosoves, por planifikuan dhe kryen nje fushate te dhunshme si kunder kryengritesve, ashtu dhe kunder civileve.
Te gjitha faktet tregojne perfshirjen e tyre direkte ne krime lufte te formes me te rende.
Fitorja e Opozites Demokratike te Serbise ne zgjedhjet e vjeshtes se vitit 2000 hapi rrugen per ndryshime ne shoqerine serbe dhe jugosllave dhe per nje zgjidhje paqesore te konflikteve te gjata ne rajon.
Por stabiliteti i qendrueshem ne Kosove, Serbi dhe ne rajon nuk do te arrihet pa nxjerre pergjegjesite per krimet e kryera nga ana e shtetit jugosllavë si dhe pasardhësëve të Millosheviqit…gjegjsisht presidentit të rinjë serb që po etrason politikën e Millosheviqit,Sheshelit etj.e ky është i perkdheluri i Evropës demokratike dhe Rusisë së Vladimir Putinit , presidenti serb Aleksandër Vuçiçi.


