Rileximi i librit të Jusuf Buxhovit “KTHESA HISTORIKE 1-Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-s”

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Nga: Enver Zhinipotokui
_____
Verba volant, scripta manent:
HELMUT SHMIT: “KOSOVA REPUBLIKË DO TA FORCONTE FEDERATËN JUGOSLLAVE!”
BAKARIQ: “VËRTETË NUK E DI PSE KOSOVA NUK ËSHTË REPUBLIKË !”
____
Jam duke lexuar për herë të dytë librin e Jusuf Buxhovit “KTHESA HISTORIKE 1-Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-s”, një kronikë në të cilën autori ishte edhe aktor i ngjarjeve nga viti 1976 kur emërohet korespondent i përhershëm në Bon deri pas mbarimit e luftës në Kosovë, 2006.
Askund sikur në këtë libër nuk përshkruhen ngjarjet epokale të shembjes së komunizmit dhe lindjes së epokës së shpëtimit të Kosovës.
Desha të theksoj rolin e opinionit, mediave gjermane dhe të Qeverive gjermane në përcaktimin e saktë: të shembjes së murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit; mbijetimit të ish RSFJ-së në kushtet e bipolaritetit midis blloqeve, mosinkuadrimit si ndërmjetësim bllokist dhe rolin e pakënaqësive të shqiptarëve në Jugosllavi në shkatërrimin e saj, nëse serbët si kundërmasë për kërkesat politike të shqiptarëve nuk e zgjedhin mirëkuptimin, por përqafojnë nacionalizmin serbomadh.
Se gjermanët dhe austriakët ishin miq të shqiptarëve përherë, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe në sensibilizimin e opinionit botëror për Kosovën, kërkesat e saj, përkrahjen e lindjes së pluralizmit politik pas shkatërrimit të monizmit, këtë nuk ka shqiptarë që e vë në dyshim.
Këtë status timin në fcb.vendosa ta shkruaj dhe komentoj me miqtë e mi për një moment, i cili ndoshta asnjëherë nuk është përmendur dhe diskutuar në media, por zotëri Buxhovi si njohës i kësaj problematike, i sapo emëruar korespondent i të përditshmës kosovare “Rilindja” në Bon, kur përshkruan vizitën e Helmut Shmitit në maj 1977 në Beograd kur në takim me Titon, Presidentit jugosllav i kishte thënë se “ngritja e statusit të Kosovës në shkallën e republikës, do t’i shkonte për shtati forcimit të mëtejshëm të Federatës Jugosllave”.( fq. 55).
Pra, gjermanët zyrtarisht katër vite para ne shqiptarëve në kërkesat e pranverës ’81, paskan kërkuar Kosovën Republikë nga Kancelari i saj i atëhershëm. Kurrë nuk e kam ditur këtë!!!
Kjo kërkesë si pyetje, “pse Kosova nuk është Republikë?”, siç dokumenton Buxhovi në librin e tij, i ishte shtruar edhe Vlladimir Bakariqit, kroat, njëri ndër politikanët më me ndikim në nomenklaturën politike të RSFJ-së me rastin e promovimit të librit të Karl Gustav Shtröm, “Jugosllavia pa Titon” që doli nga shtypi në gjysmën e vitit 1979, në promovimin e të cilit kishte qenë i ftuar Bakariq dhe në pyetjen që iu shtrua:” pse Kosova nuk mund të jetë Republikë dhe kend e pengon kjo?!”, ai i lodhur nga mosha, pa një pa dy u shpreh sinqerisht:” Vërtetë nuk di pse Kosova nuk është republikë dhe kend e pengon kjo!”, duke qeshur me ironi.(fq.83).
Duke e njohur situatën në ish RSFJ për së afërmi përmes gazetarëve e diplomatëve, shtypi perëndimor, duke e ditur se si mbahej Jugosllavia me Titon si kyq i saj, disa vite para vdekjes së tij kishte filluar të shtronte pyetjen:”Çka pas Titos” dhe “Jugosllavia pa Titon”. Këtu fshihej e gjithë e vërteta që e nuhaste dhe e dinte e donte ta zbulonte perëndimi, të cilën të vërtetë, mundohej ta mbulonte propaganda titiste, në radhë të parë serbomëdhenjtë se:”Edhe pas Titos-Tito!”, për ta kamufluar qëndrimin e mezipritur për shkatërrimin e asaj krijese, me të cilën Serbia e pas Kushtetutës së vitit 1974, ku Serbia ishte ç’pushtetizuar nga Krahinat Autonome Kosova e Vojvodina, nuk mund të pajtohej dhe mezi priti “kundërrevolucionin në Kosovë”, për “Kosovën Republikë”, më 1981, për të përgjakur gjithë RSFJ-në në emër të “ligjshmërisë” që e proklamonte politika e Millosheviqit me automatik në dorë.
Pastaj, e pamë dhe e gjitha ishte tragjedi !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu