Kreu Blog Faqe 1125

Nje liber për prof. Kolë Ashten

Kolë Ashta 

Botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike 

Përgatitur nga Stefan Ҫapaliku 

  1. 270

Vjollcës1 

Livadhet e fushat kërkova, 

Askund nder kto ana nuk t’i gjeta; 

Prej zhurme së botës u largova 

Njerzimit i treta. 

 

Tanë thojshin se vjollca nuk ka, 

Por n’fushë bri njanë gardhit un ndalë, 

T’diktova, n’vetmi të kam pa, 

Njatëherë kishe dalë. 

 

Ti jetën e çon nder vetmije, 

Në mni sa fort njerzit i ke 

Qi rrin e ngujueme n’gardhije; 

Thu’e dejë për ta s’je. 

 

Kah dit t’kam kërkue, por nuk të gjetën, 

Tashma n’a dalë ditt e reja, 

N’vetmi mos kërko m’e çue jetën. 

Nder ne ma’j herë eja… 

 

Por fort kam gabuemun- çka ty un t’kam thanë, 

Se ti po t’n’a vijshe- m’e pamun ket anë, 

N’qetsi kurr nuk kishim- nji herë ma, me t’lanë. 

 

Për ty s’ka dhimë gjindja- dhe asht kaq mizore, 

Sa shko edhe eja- përherë dorë mbas dore, 

Veç ty për t’këputun- vjen orë e per ore. 

 

Shkodër, 20 mars 1938 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Kole Ashta i ri dhe plak 

f.10 

Kolë Ashta polemist dhe veprimtar 

…Fishta lartohet porse epiku dhe satiriku më i madh i kombit..Mjeda, n’anë tjetër xen vendin e parë si poet lirik klasik. 

f.21 

Letërsia e popullit e pasun nder gojdhana, zakone, kallxime, poezi,  pshtjellë në vedi të gjithë paraqitjen e jetës sonë kombtare, qi përfiton historin e të kaluemes. 

Në mbarë letërsin popullore ngjallnjen poezija e popullit, qi ngufoi thjeshtë prej zemrës së shqiptarit, pa kurrfarë influksi prej së jashtmi. Shprehja e mendimeve del natyrisht, e në fantazi të len nji përshtypje të ngultë. Nji poezi e tillë të prekë zemrën në efektet e fuqizueme nga poeti populluer, me parafytyrime, figure poetike, hyperbola e me krahazime. 

Në gërshetimin e këngëve çeken bestytni, magji e personifikohen pemët ndër kuadre mahnitse, kur mbi trupin e vashës së varrosun bin nji hardhi e mbi varrin e djalit nji qepariz, të cilit i ngjitet hardhija e harlisun. Ndër kto kangë shpeshë paralajmrohet ardhmenija nga ndo’j zog ugurzi o përflitet mbi paragjykime. 

Poeti populluer nuk mund të ndalet prej natyrës e natyra qeshë e qanë me të: dielli merret, qiella mbulohet me re, toka errësohet e qeshet e ambëltohet nga gzimet e efektit qi trondisin zemrën e kangtarit.  

f.43 

Ndera në Kanunin e Lekë Dukagjinit, ka ma randësi se jeta, e deka për malcorin asht e bukur kur diset si burr. Atë e bren mendimi ma i forti mos m’u koritë, e dëshiri qi m’u përmendë si luftëtarët e mdhaj. Të gjithë kto viryte qi janë forca e racës s’onë pasqyrohen nder rapsodina, të cillat në zëmrën e shqyptarit e dishmojnë mentalitetin e pershim në ligjet malcore, në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Nëpër të përshkohet shpirti i malcove t’onë prandaj asht e pamundur studimi i epikës popullore pa njoftë Kanunin, ambientin qi ka krijue. Gadi e gjithë epika popullore e krijueme prej popullit shqyptar në kohën e pushtimit aziatik, flet mbi burrnin e luftarve. Kujtimi i tyre, sidomos i Gjergj Kastrjotot, mbeti i gjallë në marë fantazin popullore e rreth emnit të ti rapsodi idealizon veprat luftarake për shekuj me radhë nder rapsodina, nëpër të cillat gjarpnon nji shpresë e rilindjes kombtare. 

Shkodër 2.VII.1939  

f.211 

Forhåndsvisning av bilde

“Mallkimi i gjuhës shqipe”, komedi e Mihal Gramenos  

Ndër shkrimtarët e Rilindjes Kombtare e Letrare del në shesh edhe fytyra e nji kryengritsi-shkrimtar, i lindun në Korçë me 1871 dhe i vdekur në fruer 1931. Me gjith se e ka shkue kohën ma tepër me pushkë në dorë se me pendë, më tepër nder vuejtje, se në prehje, Mihal Gramenua na del para edhe me disa vepra, të cilat ndoshta vetëm pak veta i kanë shfletue. 

Ndër kto për t’u shënue asht vepërza “Mallkimi Gjuhës Shqipe”, botue me 1921 në Korçë pranë shtypshkronjës Dhori Koti. Ky vëllimth asht nji komedi në vjershë e ngjame në Korçë me 1886 dhe e ndame ndër tri veprime. Vargjet janë gjashtërroksha të dyfishtë qi kanë  gjasëramje të përputhun. Gjithsejt janë 87 faqe libri me një mbasë të vogël. 

Mihal Gramenua, pasi u kërkon ndjesë lexuesave e pasi kujton nderën e ndihmtarëve shqiptarë t’Amerikës, çel veprimin e parë, nji nxanës i kujdesshëm rrin tue lexue mësimet e shkollës. Por nën një ças i mërzitun prej atyne mësimeve në gjuhë të huej e flak librin. Kërset dera dhe tue kujtue Koloja se po vjen e ama e merr librin nder duer e nis të lexojë. Në të vërtetë asht shoku i klasës Gjini. 

Këtu shkrimtari shpreh mërzin qi provojnë këta dy nxansa kur janë në shkollë, të cilët janë të detyruem të nxajnë një gjuhë të huaj, grekishten, kështu që sa herë mësuesi i ndigjon tue folë shqip, iu heq vrejtje. 

Në bisedë e sipër vjen Xhuloja, i afërtë i tyne. Djelmt pyesin në se kanë fjalë e letër prej shokve të tyne jashtë vendit. Xhuloja u jep letrën shkrue shqip, ai u difton u ka sjellë disa libra shqip të vëllazenve Frashëri: Samiu e Naimi. Përpiluesi ka rasë të rrëfejë shpirtin atdhetar të Xhulos, i cili  nonse pas shkolle ia njeh vlerën gjuhës shqipe e zemra e tij gazullohet, kur sheh të botuem librin shqip. Kështu i thot Koloja Gjinit: 

A vështrove Xhulon si të kuvëndon 

Mëmëdhen e dashur sa e naltëson 

Edhe është gati në ç’do orë të vdesë 

Se është Shqipëtar e ka besa besë. 

Nerenxa, e ama e Kolos, pasi e nis të birin dhe shokun e tij për shkollë, e gjen Katoja, shërbëtorja dhe plaka Ngjela. Shi këtu biseda e grave, Kështu e nxen bisedën Nerenxa: 

Andaj dje në kishë urata Sisoni 

Na thoshte që Shqipen kurë mos e doni 

Po këtë ne gratë të mos e durojmë, 

Të gjitha të mblidhemi dhe të kërkojmë 

Dhjakoja të jetë vetëm Shqipëtar 

Edhe të mos presëm Grek, Sërb a Bullgar.  

Me një here, del shpirti kryengritës i Mihal Gramenos nëpër fjalët e korçarëve atdhetarë, të cilat caktojnë të mprojnë gjuhën e të parve te Dhespoti. 

Asht ditë e shtunde, por Llambi, i shoqi i Nerenxës krhehet ma shpejt se ndër ditët tjera prej tregut. Diçka do të ngjajnë, por sigurisht diçka e mirë, mbasi Llambi flet me të shoqen me buzë në gaz. Urdhnon që ti përgatitet shtëpija pasi do të vijnë njerz shumë. Nerenxa nuk e din qëllimin e të shoqit, pasi sot nuk asht e kremtë, gjithashtu nuk ka të ngjamë që të vlohet i biri i tyne pasi asht shumë i vogël. Një mbledhje e msheftë do të bahet mbrame në shtëpinë e Llambit me një qëllim t shenjtë. 

Në sa ishte tue i diftue të shoqes arsyen e mbledhjes, vjen Sisoni, prifti grek, i cili qahet me Llambin për disa libra shkrue në gjuhën shqipe qi kanë arrijtë prej Bucharest-it, të cilët janë të ndaluem të lexohen. Llambi kundërshton, por Sisoni ia pret se do ta paguej shtrënjtë kundërshtimin e mbledhjen qi do të bahet në shtëpinë e tij. Nxjerr një libër shqip e ia jep Sisonit ta shikojë: 

Dhespoti të japë një qind mijë mallkime 

Kjo është shkruar në gjuhën t’ime 

Edhe do t’e dua unë gjer të rroj 

Me dashuri shumë këtë do të mësonj.  

Sisoni i thotë ta flaku at libër të mallkuem, por Llambi e shtrëngon plot dashuni, si një gja të shenjtë. 

 Pastaj vjen Xhuloja e Hasan Beu e piqen me Llambin. Pas tyne arrijnë të tjerë.Stamoja i ardhun prej Bucharest-it u thot se kini shëndet e të fala prej të mërguemve të dashun.  U jep lajmin e themelimit të shoqnis “Drita”, u dëfton se janë ba botime të shumta prej Naim Frashërit dhe prej të tjerëve, por mjerisht priftënt grekë janë tue mallkue gjuhën shqipe. 

Në kaq hyn me nxitim prifti shqiptar Visari dhe u zhvillon qi ka pasë  grindjen me Sisonin. Të gjithë çohen në kambë dhe bërtasin: në Metropoli! 

Veprimi i tretë nuk zhvillohet ma në shtëpi të Llambit por në Metropoli. Dhespoti u flet eforve tue qenë edhe  Sisoni për çashtjen e gjuhës shqipe, pasi korçarët duen qi shqipja  të flitet lirisht e të shkruhet. Kështu u thot Dhespoti grek edhe eforve qi mos të lexojnë libra shqip. Të gjithë pranojnë, në sa në shtëpinë e Llambit asht tue u folë e kundërta: mprojtja e shqipes. 

Veprimi i tretë ka një ngjyrë komike. Pas fjalëve të dhespotit grek fillohet zbrazja e mbushja e kupave të venës, e së mbrami nis vallja, ku të gjithë tallen me Thanën, shërbtues i Mepropolis, të cilit i jep fjalën dhespoti se do ta bëjë prift, ashtu siç ka ngja me Sisonin. 

Por jashta, rreth Metropolis populli bërtet: rroftë gjuha shqipe! 

Kështu mbaroi komedia. 

7.8.1944  

f.246 

Përse shkruej? 

Shkruej deri sa Muza të më frymzojë, deri sa të m’a shetisin jetën, pse atëhere nuk e ndiej randimin e jetës.  

Shkruej në vetmi, pse nuk më shef kush, sikut njajë puntori i cilli me krahë e shpërvjelun e i djersitun, mihë tokën në nji vend të largtë 

Shkruej, pse due m’e e njoftë gjuhën e natyrës, o kur bjen ndo’j shi i letë vere, o kur shkelxen hana, pse atëhere më tingllon  nji melodi e kohve të shkueme, në të cillat ëndet kujtimi. 

Shkruej për ata të dekun që janë harrue, për lulet qi dalin ndër rrenojet mijvjeçare, o natën, pse atëhere njallen pshertimet, dishirët, shpresat e mendimi siellet  në mjes qiellës e tokës sikur zogjët, qi fluturojnë  mbi rë, sikur shqypja me krahë të hapun çan ajrin. 

Shkruej, pse e due detin e pamatun qi mbyllet n’orixont, kur e kundroj prej bregut, e shkruej, pse tretë në pakufi, kur jam majë mali, o kur aj të papërshiem zhduket nësa unë jam tuj udhtue mbi të. 

Shkruej pse ngjgyra me të cilën shkruej asht e bukur:  asht lang tërhjekës. 

Shkruej pse më kande m’e ndie kërsitjen e pëndës. 

Shkruej pse zëmren e kam të hapun si bota. 

Pse mos të shkruej? 

Shkodër, 10.8.1938 

 

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë më 25 janar 2023 

Asllan Bushati: “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”

Nga: Frank Shkreli
  • Fjala është për librin, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”, me autor ish-Gjeneralin Asllan Bushati, botuar kohët e fundit.

Libri i ish-ushtarakut të lartë në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneralit Asllan Bushati mbulon një subjekt për të cilin shumë pak njerëz janë të informuar, ndërsa ka më pak prej të tjerëve që dëshirojnë të dinë e të mësojnë më shumë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve) dhe për rreezikun që paraqet ekzistenca e tyre për mabrë njerëzimin.

Por ama, është një subjekt i rëndësishëm dhe i paevitueshëm, që nuk mund të anashkalohet — edhe nëse do të donim ta injoronim një gjë të tillë, si individë dhe si shoqëri. Sepse armët bërthamore, kimike apo biologjike — duam a s’duam — janë të pranishme edhe në botën e sotëme (30-e sa vite) pas luftës së ftohtë, ndoshta dhe të më të përhapura se kurrë më parë, përfshir edhe periudhën e luftës së ftohtë, prej pothuaj gjysëm shekulli.

Armët bërthamore, biologjike e kimike “të dëmtimit në masë”, siç i cilëson  atoautori — unë do preferoja t’i quaja ato Armë të Shkatërrimit në Masë, sepse të tilla janë. Mbi të gjitha, ato përbejnë një subjekt të frikëshëm e kërcënues për njerëzimin dhe për mbijetimin e këtij planeti. Si i tillë, është një çeshtje me rëndësi, që na imponohet të gjithëve kudo që jetojmë – është e doemosdoshme që si qytetarë të cilitdo vend qoftë, të lexojmë e të mësojmë më shumë për këto armë të shkatërrimit në masë e që për njerëzimin janë një rrezik real, i pranishëm dhe i përgjithmonshëm, për derisa ato nuk zhduken nga faqja e dheut, me marrveshje ndërkombëtare, për eliminimin e tyre njëherë e mirë. Një mundësi reale kjo, por aq e parealizueshme sot, siç ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara të luftës së ftohtë dhe më vonë. Prandaj, për autorin Bushati eliminimi i këtyre armëve vdekje-prurëse në masë,  është një nevojë themeltare për njerëzimin, siç është edhe, “Njohja e përgjithëshme dhe e thelluar e ADM-ve”, që sipas tij, “do të na shtynte të mendojmë si njerëz të civilizuar të këtij globi, për një të ardhme më të mirë, më jetëgjatë, më të kulturuar, për vete dhe për breznitë e ardhshme.”

Kjo është e rëndësishme, shkruan Asllan Bushati, se mediat kombëtare dhe ndërkombëtare nga frika për të mos përhapur panik në popullsi nuk kanë njoftuar siç duhet të dhënat në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë (ADM), qoftë në kohë lufte, por edhe nga aksidentet ose nga terrorizmi ndërkombëtar, në kohë paqeje.

Autori e shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e këtyre armëve, e sdiomos të armëve kimike, duke pohuar se megjithë marrveshjet ndërkombëtare dhe opinionit publik kundër përdorimit të tyre, këto armë janë përdorur, sipas tij, në disa vende të botës, përfshir ish-Jugosllavinë, ku fillimisht janë përdorur nga ushtria ish-jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1981, 1990 dhe 1991 dhe më vonë edhe kundër objekteve civile të kroatëve e boshnjakëve.  Gjenerali Bushati shpreh shqetësimin e tij në librin, “Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve)”, se Serbia si pasardhëse e ish-Jugosllavisë ka prodhuar gjatë viteve armë të tilla të shkatërrimit në masë, përfshir armët kimike, Autori shkruan se Serbia përben një rrezik të madh për Shqipërinë dhe për Kosoën në këtë fushë, pasi, sipas tij, Serbia posedon,”në thellësitë territorit të saj, ajo ka trupa operative-strategjike  dhe një sasi të madhe raketash “Skud”, të cilat janë rrezik potencial kundër Kosovës dhe Shqipërisë.”

Frank Shkreli

Në të vërtetë, shkruan Z. Bushati,  ishte pikërisht Kosova si poligon e hapësirë dhe shqiptarët, si banorë të saj –ata që Serbia i shënjestroi në fillim të 1990-ave me sulme armësh kimike dhe të tjera. “…shihni pamjet telelvizive, ata (serbët) e kanë përdorur gazin helmues edhe në oborret e spitaleve”, citon autori aktivistin e të drejtave të njeriut në atë kohë, të shquarin Prof. Dr Zekeria Cana. Z. Bushati thekson se, megjithse lufta ka pushuar në ish-Jugosllavi, “fryma anti-shqiptare atje është shumëfishuar”, ndërkohë që “arsenali kimiko-ushtarak (serb), jo vetëm nuk është zvogëluar, por është shumuar e sofistikuar me ndihmën e Rusisë”, shkruan Bushati.  Autori paralajmëron se kjo situatë e krijuar, “përben me të vërtetë një rrezik real për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por si komb. Ai i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës, se megjithë ombrellën e NATO-s, dy shtetet shqiptare duhet të vlerësojnë gjëndjen aktuale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme tekniko-ushtarake për të përballuar gjëndjen në hapësirat shqiptare Shqipëri-Kosovë, por përfshir edhe trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut.

Autori Asllan Bushati — ish-ushtaraku i lartë në Ushtrinë Shqiptare — ka zgjedhur kohën e duhur që të shkruante dhe të botojë librin doracak, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj” mbi rrezikun e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike ndaj njeërzimit.  Sepse një numër gjithnjë e më i madh eskpertësh të armëve bërthamore dhe të çeshtjeve strategjike ndërkombëtare – amerikanë dhe ndërkombëtarë – sidomos përball agresionit rus në Ukrainë dhe kërcnimeve të Kremlinit për të përdorur armët bërthamore në Evropë si përfundim i atij konflikti

— kanë paralajmëruar se ndoshta kurrë më parë nuk ka ekzistuar rreziku më i madh se sot, për përdorimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë.  Siç ve në dukje edhe autori Bushati, Lufta e Ftohtë mund të ketë marrë fund, por regjime — si Serbia dhe të tjera – janë duke rritur arsenalet e tyre të armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, duke rrezikuar paqën dhe sigurinë rajonale e botërore, shprehet autori.

Shumë prej nesh nuk jemi të mirë informuar për këtë rrezik që vjen nga armët bërthamore, kimike dhe biologjike e me të cilin përballet njerëzimi, jo vetëm nga regjime diktatoriale por edhe nga grupe terroriste, anë e mbanë botës, që mund t’i blejnë ato armë nga shtete diktatoriale, siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

Subjekti i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike është një subjekt për të cilin unë – si shumë të tjerë — nuk jam edhe aq i mirë-informuar, duke menduar, gabimisht, se nuk do të kemi kurrë nevojë të merremi me to. Por, duke lexuar librin e Z. Bushati mësova shumë gjëra.  Ashtu kam besimin se edhe lexuesit e tjerë të këtij libri do të mësojnë shumë mbi këtë subjekt, ose të pakën ky libër do të tërheq sado pak vëmendjen e tyre, qoftë edhe për një kohë të caktuar, sa për të reflektuar ndaj këtyre armëve të shkatërrimit në masë dhe për rrezikun e madh që ato përbejnë për njerzimin dhe se ato vazhdojnë të mbeten një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku ne jetojmë si komunitet larg trojeve tona të origjinës, por edhe për bashkëvëllëzrit tanë në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor — Shqipërinë dhe Kosovës.  Në këtë kuptim, autori Asllan Bushati, bën një shërbim të madh për lexuesin dhe për shoqërinë duke na bërë që të reflektojmë mbi rrezikshmërinë e mundësisë së një kombinimi të mundëshëm të teknogjisë moderne dhe armëve bërthamore me fanatizmin politik, fetar ose çfardo lloji tjetër. Natyrisht, se ashtu si edhe për botën tjetër, as për shqiptarët, subjekti i armëve të shkatërrimit në masë nuk është një subjekt i këndëshëm as i pëlqyeshëm, për të cilin është kollaj të bisedohet, të diskutohet ose të shkruhet. Por, megjithëkëtë, gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente për botën sot, sipas autorit të librit, “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, është menaxhimi i sukskeshëm i përhapjes së armëve bërthamore dhe kimike si dhe pakësimi i këtyre armëve të rrezikshme për botën mbarë – sidomos, atyre armëve kimike e bërthamore, që janë nën kotrollin e vendeve armike të demokracive të botës perëndimore. Unë nuk e ndjekë këtë subjekt në median shqiptare, por nuk jam në dijeni të ndonjë literature në gjuhën shqipe mbi armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Kjo e bënë librin e Asllan Bushatit një botim të rrallë por të nevojshëm në fushën e rrezikshmërisë këtyre armëve për njerëzimin.  Prandaj libri i Z. Asllan Bushati duhet të konsiderohet si një kontribut i çmueshëm për stimulimin, në mos të një debati serioz mbi një subjekt tepër serioz, atëherë, uroj që sa do pak ky libër të stimulojë një dialog publik mbi këtë subjekt tepër të rëndësishëm, megjithse dy shtetet shqiptare nuk posedojnë armë të tilla – janë vendet fqinje siç është Serbia që posedojnë armë kimike dhe e cila ka treguar në të kaluarën se ajo është më se e gatëshme t’i përdori ato kundër fqinjve – siç sugjeron edhe autori Asllan Bushati në librin që promovohet sot në Vatër.

 

   Autori i librit, Z. Asllan Bushati

Urrejtja e pafund dhe e përhershme ndaj shqiptarëve është vetë lumturia e serbëve

0

Aurel Dasareti, SHBA 

Sa më e dobët politika shqiptare, sa më shumë përçarje midis nesh, aq më shumë u shtohet oreksi pushtuesve Serbisë dhe Greqisë ndaj tokave tona.

Një parim udhëzues në politikën kriminale të një shteti ligjor është se dënimi duhet të dekurajojë akte të reja kriminale. 

PS. Më poshtë po e postoj një letër që e kam shkruar para pak viteve:

***

Rrëfej një ngjarje nga përvoja e babait tim kur bëhet fjalë për “miqësinë” tipike serbe ndaj shqiptarëve.

Ulërimat e pandërprera serbe të këtyre 30 viteve, sidomos në stadiume sportive: “Shqiptari mirë, shqiptari vdekur”, duhet të merren shumë seriozisht. Përndryshe, Kosova si “shtet” me këta tradhtarë me 30 vjet dështimi në pushtet – do të mbetet vetëm me disa katunde.

Qershor 1987, babai im, psikolog, atëherë 32 vjeçar, ka qenë në një konferencë shkencore në Gjermani. Pas konferencës, në Berlin merr trenin për në Budapest, Hungari  e pastaj do të udhëtonte për Austri e kthehet në Amerikë. Në të njëjtin kupe hyn një udhëtar i moshës 60 vjeçare që do të udhëtonte direkt për në Beograd nëpërmjet Budapestit. Udhëtari përshëndet në gjuhën gjermanishte, prezantohet si serb dhe se gjatë kohë punon në Gjermani si inxhinier ndërtimi. Babai im e dinë gjuhën gjermane, i tregon se ka lindur dhe jeton në Amerikë, kinse është serb me prejardhje por “mjerisht” nuk e di gjuhën “amtare”. Babai e pyetën rreth vizitës së Millosheviç-it në Fushë Kosovë (prill 87) dhe deklaratës para hordhive serbe:  “Askush më nuk do të guxojë t`ju rrahë juve.”

Përgjigja e serbit ishte: “Mbaje mend o serb i mirë, në gjakun e damarëve tanë serbe-sllave nuk vdes kurrë  urrejtja jonë e pakufishme ndaj shqiptarëve. Me Slobodan-in në pushtet ëndrra do të realizohet. Fjalimi i tij ishte vetëm një alibi i planifikimeve tona të vrasim 500.000 shqiptarë të Kosovës dhe Metohisë, një pjesë prej tyre do të ikë në Perëndim, tjetrën do ta dëbojmë për në Shqipëri. Ata pak që do të mbesin do t`i asimilojmë ose…” 

Mbetshi me shëndet, kujdes nga virusi kinez por edhe më tepër nga surrogat në pushtet.

***

 Pak humor:

Në spital, pranë shtratit të sëmundjes:

• Më fal, sa je i gjatë?

• Pikërisht dy metër e një centimetër, doktor – pacienti mezi foli.

• Faleminderit, … dhe … vetëm për ta bërë të ditur, … unë nuk jam mjek, por zdrukthëtar!

Plani Francezo-Gjerman për Kosovën, të cilit SHBA ia caktoj rrugën njëkahshe

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

Një historian dhe filozof gjerman u pati thënë serbianëve se: “ju nuk dini të bëni shtet”. Këtë mendim tri dekada më vonë Jovan Ristiçi në Berlinë në mbledhjen e 28 të komisonit profesional u pati thënë të gjithëve se: “Aranutët nuk dijnë të bëjnë ushtri të përherëshme, janë trima, por nuk dijnë të bëjnë shtet”. Në lidhje me këtë shqiptarët gjatë shekullit XIX provuan pesë herë të ta bëjnë Shqipërinë Etnike, por Fuqitë Evropiane dhe fqinjët e luftaun shqiptarinë me mejete ndër më të ultat në histori. Por, shqiptarët gjatë shekullit XX bredhën e bredhën, e në fund dijtën t` i bëjnë dy shtete: një më 28 XI 1912 dhe një më 9 qershor 1999, kur Serbia e nënshkroi KAPITULLIMIN para armës së NATO-s dhe UÇK-ës. Madje, pas kësaj kohe shqiptarët e filluan luftën edhe në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoni, për t` iu bashkuar trungut kombëtar. Duke e vrejtur këtë aftësi shqiptare, sidomos farncezët dhe rusët, do të krijojnë një “tampon zonë në veri të Kosovës”, duke provuar që nga aty të fillojë çdo aksion i Serbisë dhe Rusisë për DESTABILIZIMIN e Republikës Kosovës. Në këtë drejtim, me mësime të Gjenralshtabit rus, A. Vuçiq është ideuar që ta pres Kryeministrin Albin KURTI që ta bëjë ndonjë gabim në hapa, sepse nga filozofia e opozitarit shumë të mirë dhe racional, ka arritur të bërët pozitar (pushtetar) i shkelqyeshëm. 

Në lidhje me një analizë për 10 pikëshin e Palnit Francezo-Gjerman, për zgjidhjen e çështjes së armiqësisë në mes Kosovës përgjakur dhe Serbisë gjakësore, në Beograd po shtrohet pyetja: ‘Si është e mundur të na vejn diçka e tillë gati ultimative bile nga Franca”. Madje, një kalimtar më 24 janar 2023 e bëri në Beograd këtë pyetje: “Se Franca na e bënë këtë nuk kam besuar. Për Gjermaninë është e ditur, gjithëmonë ka qenë proshqiptare!”! 

 Tani pushtetit nazifashist në Beograd i ka mbetë vetëm një rrugë me dy kahje: ose ta pranojë politikën evropiane, dhe ta pranojë Republikën e Kosovës, ose të mbetet në knetën e V. Putinit, të cilit iu kanë përgjakur duart që sikurse A Vuçiqi i ka dy rrugë: Luftën nuk guxon ta humbë, luftën nuk mundet ta fitojë. Iu mbetet të dyve (Putinit dhe Vuçiqit) të bëjnë vetëvrasje si Hitleri më 1945. Lidhur me këtë, nëse tanket gjermane hyjnë në operacione në Ukrainë, situata do të konsideohet edhe më e rëndë për Moskën, sa që i propozohet ta zgjedhë baltën në tokën e Ukrainës. Ky realitet e dobson fjalomaninën serbiane deri në rrezik potencial të luftës qytetare në stilin: “pro dhe kundër kryetarit”.  

Serbia në këtë dekadë të shekullit XXI po krekoset se është  e fuqishme. Këtë fuqi të saj të gjithë e dijnë, se nuk kishte fuqi ta shkatrrojë UÇK-ën, prnadaj e sulmonte popullin shqiptar nepër shtëpian. Për këtë Serbia i krijoi 600 varreza masive me shqiptarë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Madje, si thuhet figurativisht, provoi ta mbjell Kosovën me varre; madje barti kufoma deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbr gjurmë. Po edhe kufomat e Raçakut planifikoi t` i bartë dhe t`i maskojë diku në Serbi. Mu për këtë qëllim duhet të dihet se ato kufoma i grumbulloi në një vened. Argumnetet tregojnë se një plan i tillë u mbeti në fyt, sepse tërë procesin e asanacionit e bllokoi Villiam Vokeri. Argumenti i dytë, që Serbia të detyrohet ta pranojë Planin franko gjerman është se në Serbi këto dy shtete (Gjermania dhe Franca) kanë investuar miliarda, për çka nga ato investime janë të varuru nja 200 000 puntorë, që do të thot po aq familje. E vërteta, Plani Franko-Gjerman është pasojë se pushtetet në Berlin dhe Paris nuk duan që investimet e tyre të janë gjithëmonë të pasigurta. Ndërsa, SHBA-t akeatëve të saj u erdhi në ndihmë, prandaj po shihet se Washingtoni: “duhet të insistojë vetëm në një pikë, që Serbia ta pranojë Kosovën shtet sovran”. Kjo për faktin se SHBA-t prap kanë kapacitete ta detyrojë Këshillin e Evropës, për ta pranuar Republikën e Kosovës në Këshill, fakt ky që pastaj çdo gjë do të frymojë ndryshe në tërë Ballkanin. Dhe ky realitet mund të ndodhë sepse Rusia është e përjashtuar medje edhe nga ndikimi.    

Tani kur dihen 10 pikat e planit Franko-Gjerman, për opinionin shqiptar çështja avansohet në nivel të relaksimit psikologjik, edhe pse nga përfaqsuesit e Republikës Kosovës nuk nxirret asnjë “informatë” që ka të bëjë me “pazarin e shekullit”. Po e them me “pazarin…” sepse dy shekuj kanë kaluar dhe është bërë tregti me trojet shqiptare, thue se këtë truall Arbëror e kanë siellë ardahcakët në deve nga Sahara, ose arushat nga Sibiri. Kaq ka qenë çështja shqiptare çesharake në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946, po edhe në Rambuje më 1999. E në lidhje me të kaluarën, është krijuar një rrietë që nuk lërë mjet pa përdorë për të krijuar “realitet” falso se në dekadëne fundit të shekullit XX në Kosovë kishte unitet në mes shqiptarëve, me “meritë” të një partie, pardon të një individi, i cili sa vjen e po avansohen në kult. Po çfar “uniteti biblik” kur në qershor 1998 gati pati ardhur deri te lufta qyeyatre në mes shqiptarëve, sepse disa ishin për luftë të drejtë, dhe një shumicë e “havadyzeve” apsolute ishte për ta fituar shtetin me “duar në gjepa”. Jo vetëm kaq, në shtaor 1998 pati edhe delegacion “shtetëror” që shkoi në Drenicë dhe urdhëroi: “çarmatosuni, shkoni nepër shtëpia se pavarësia është nga stacioni i dardhës Ahmatit”. Medje, më 19 nëntor 1998 kreu i atij urdhëri krijoi edhe Komision hetimor për krimet serbe dhe shqiptare, thue se të dy palët ishin njësoj përgjegjëse për tragjedinë shqiptare. Të paktën bota Perendimore nuk mendonte  kështu, por UÇK në anën tjetër i kishte të gjitha varianatat në tavolinë, prandaj lufta ishte për ta vazhduar, e pashmangëshme. Asaj lufte të drejtë fatmirësisht iu bashkua NATO, i cili institucion do të shënojë Epokën e NEOLUFTËS. Këtu jemi ka edhe shumë çka për t` u thënë.  

Tash, kur ndienja kombëtare shqiptare është piekur dhe burrëruar, Fuqitë e Evropës kanë filluar ta kuptojnë se Serbia ma nuk ka fuqi as ushtrake, e as ekonomike ta DEPORTOJË një popull të tërë në Turqi, ose ta shfarosë si verpoi më 1877 me 714 katunde të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët duhet të dihet se me Turqinë nuk kanë asnjë lidhje gjaku, adeti, zakoni po edhe kulture. Madje, kur dihet se kemi qenë në luftë të papushuar me të gjithë okupatorët, pa dallim, gjërat dihen se “unitet biblik nuk ka pasë kurrë”. 

Po, jam friguar se Plani Franko-Gjerman do t` i përngjan atyre drafteve që i sillte Krist Hilli më 1998 në Prishtinë, dhe ato pranoheshin në plotëni në dy-tri adresa shqiptare, deri sa vinin në Zyrën Politike të UÇK te Adem Demaçi, për t` u refuazuar në plotëni, sepse nuk pranohej “autonomia dhe nuk shkelej gjaku që kishte rriedhë lum”. E populli le ta dinë fare mirë, se kemi qenë për luftë përnjëmend dhe jo “informatorë të sojit kaçakë në stilin:  “ e pash masakrën, dhe e vërteta është si them unë”. Por, tash në krye të shtetit Repubulikës Kosovës, janë personalitete me dituri solide. Rrethnat dhe qëndrimet kanë ndryshuar. Për fat nuk flitet më për luftë, edhe pse të gjithë frigohen prej saj. Por, prej asaj “fantazme” që quhet luftë, si duket më së pakur kanë mësuar serbianët, ekskluzvisht me fajin e Rusisë dhe ….,  po edhe të disa shteteve despotike të cilat me një këmbë janë ende në varret e Luftërave Ballkanike, Botërore dhe lokale, ku vlera e  njeriut ka kushtuar më pak se një plumb. Ndërsa vlera e shqiptarëve matej me xhyle topi dhe kufoma të dekompozuara nga egërsirat. Me fjalë tjera, mund të konkludojmë se BE (kuptohet Evropa) ka ndryshuar dhe me Planin e janarit 2023, është dëshmuar se vërtetë kërkohet nga shtete në konflikt të transformohen dhe të njihen RECIPROKISHT, si parim fundamental i bazuar në Kartën e OKB-ës (shiqo pikën 2, 3 dhe 4 të Planit). 

 Në lidhje me këtë në Plan Franko-Gjerman, nuk flitet për ndonjë ndarje të re administrativo-teritoriale kur është në pyetje brendia e Republika e Kosovës. Pra, a do të thot kjo se: “nuk ka asociacion të komunave serbiane pa pranim të ndersiellë”. 

SHBA si duket janë “autorizuar” ta krijojnë asociacionin 

Nuk e dijmë se kush çka ka përfqasuar brenda takimeve shtetërore, por me sa lexohen informatat brenda rreshtave, del sheshit se SHBA kanë marrë për detyrë pjesën më të rëndë të sherimit të plagës që e kanë shkaktuar Serbia dhe shtetet evropiane, e ku tani nuk është për fatin e shqiptarëve Rusia drejtë për drejtë e përfshirë. Ajo plagë, prap po trasplantohet disi, duke krijuar brenda Kosovës një asociacion për të cilin nuk dihet se: “mund të mbillet thekër e të bihet elb”. Kjo do të thot se serbët nuk do të largohen lehtë nga pozicioni që kanë bërë gjenocid. Prandaj, sigurisht se brenda iu thuhet, por opinioni shqiptar këtë e ka vetëm si teori të parafrazimit filozofik dhe politiko pragmatik të sajuar në shuplakën dhe grushtin që kërcnon. E nëse pala amerikane insiton të krijojë në Kosovë diçka “ala Dejton politikë”, mardhënjet SHBA-Kosovë do të freskohen apo thënë më egër do të acarohen. Madje palni amerikan për asociacionin nëse është i bërë mbi baza të Kushtetutës Kosovës, vetëm mund t` ua urojmë punën. Por, nëse është plan me bisht “Ahtisari plus”, shqiptarët më nuk kanë ku të shkojnë, sepse qe 23 vjetë ua paguajnë serbëve: rrymën, ujin, burllogun, taksen e përgjthëshme. Ky acarim do të jetë faj ekskluziv Amerikan, sepse ata nuk e kuptojnë palgën nga madhësia që kanë, e ne nuk mund  ta durojmë nga vogëlsia që jeni. Por e profillaksojnë realitetin një herë, nga pozicioni i tyre, po nesër do na mbetët në fyt vetëm neve.  

Në këtë pozicion, bota e qytetëruar do të kuptojë shumë shpejtë se Plani Franko Gjerman ka dështuar nëse Beogradi do provojë të blej kohë për “devre tjera”. Shqiptarëve nuk mund t` u thuhet se janë saboterë më, për faktin se nuk lejohet Republikë Serbe brenda Republikës Kosovës, sepse është e drejtë kushtetuese. Pra, ta themi troq. Asiciacion në bazë të Kushtetutës Kosovës, sikurse Asociacioni i komunave shqiptare që funksion Po. Por, asociacion me të drejta ekzekutive  Ahtisari plus, brenda Kosova- Jo! 

Nëse ndodhë kështu që të insistohet për asicioacion jokushtetues, atëherë lufta do të jetë e gjatë dhe shumë e mundimshme. Por shtrohet pyetja, a do të propogandohet se Kosova është shtet i sigurtë, kur investimet në Serbi nga BE dhe SHBA janë ëndrra që t` i ketë të tilla investime edhe Kosova. Nga ky realitet, pala kosovare propozoi që të punojë në ekipë, dhe me shumë kujdes, që miqët mos t` i befasojmë me bajraktarizëm, sepse brenda BE-s ka përçarje, se aty nuk është Anglia dhe Amerika, se aty janë pesë shtete që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Por në anën tjetër, në anën e Serbisë është Rusia e cila është në luftë, e cila ka gjasa se do të jetë shumë e gjatë, nëse Putin dhe gjeneralët e tij, nuk vendosin të bëjnë vetëvrasje, ose të largohën nga pushteti dhe nga Ukraina. Kështu e vizatuar Ukraina do të kërkojë antarësim në NATO, sepse Putini nuk është Stalin, kurse Serbia nuk do të ketë rrugë për BE, sepse Vuqiqi nuk është Tito për t` i “driblluar” të dy blloqet në favor të palës tretë, duke shkaktuar luftëra lokale, e duke u shitë aramtim, herë në interes të njerës e herë të palës tjetër.  Po të kuptohemi, se as pala shqiptare nuk duhet ta kopjojë izolimin politik, sepse SHBA dhe BE janë aorta e shpëtimit kombit shqiptar, më në fund. 

Çka ndodhë nëse Serbia e sulmon Kosovën 

Nuk e di a mendojnë ata të pushtetit dhe të institucioneve shkencore në Serbi, se në rast të një lufte të re, nuk do të ketë ma serb në Kosovë. Madje jam i sigurt se ma nuk do të ketë manastire serbiane të ndertuara në themelet e kishave shqiptare në Kosovë. Por mendoi mbi të gjitha se shqiptarët nuk duhet të veprojnë ndaj serbëve sikurse kanë vepruar ata ndaj neve për dy shekuj. Ta themi një fjalë filozofike popullore: kur fillon lufta, logjika pushon pas dere, madje me fshisë në dorë!. 

Çka imponon Amerika dhe çka propozon BE 

Amerika në Kosovë mednoi se më në fund do të imponojë paqe, kurse BE në Kosovë imponon zhvillim të demokracisë dhe zhvillim ekonomik. Mbi të gjitha pra Kosova, duhet të imponojnë të drejta nacionale dhe garancion për të drejtat e nejriut në përgjithësi, pa dallim kombi, race e rreligjioni. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet të luftojnë më dinitetshëm për zhvillimin ekonomik të familjeve rome, për arsimimin e tyre dhe sidomos në sferën shendetësore të ngritet niveli  i përgjithshëm i sigurisë, për të gjithë qytetarët njësoj. Këtë filozofi e imponon sot Amerika, prandaj shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë. Këtë amanet e pati lërë edhe Adem Demaçi, të cilin Albin Kurti si nxënës i tij nuk do e lakon për asnjë fie floku. 

Krahasimet që flasin shqip dhe nuk duhet përkthyer 

Ne nuk po kërkojmë tanke “Leopard”, as raketa, as miliarda, por po kërkojmë që mos na krijoni vetëm pse mundeni “republikë serbiane brenda Kosovës”, si është krijuar në Bosnje Hercegovinë. Dhe për atë mundësi, nëse krijohet asociacioni me komptenca ekzekutive, duhet të dihet se kombi shqiptar do të reagojë me të gjitha mundësitë. Pra e keni shansën me na “leçitë prap”. Dhe, mos të lajthitemi, se në luftën tonë të drejtë më 1998/99, nuk na lejoheshin bile t` i blejmë topat klasik, minahedhësit dhe pushkomitralezët, por edhe pushkët bashkohore. E kur t` i shtohet realiteti këtij konstatimi se ushtria e krijuar me mund e sakrifica u detyrua të demobilizohet. Edhe më thellë ka domethënje për Serbinë kur i është thënë se “bombardimet kanë qenë se “ishin një manovër, më shumë se për mahi”, atëherë kuptphet pse Serbia nazifashiste ka marrë turr dhe kërcnohet në të gjitha anët. E ka pasë shqiptar në anën tjetër që më 1998/99 kanë luftuar me armet e babxhyshit nga shekulli XIX-të. Por, po le të luftohet imperializmi rus sot, që bazohet në ish planin Gebells –Hitler nga viti 1940 për ndarjen e botës në gjashtë sfera interesi. Ndërsa plani Millosheviq, Putin dhe Vuçiq që është i reduktuar ka këtë planifikim gjeostrategjik: 1. Dominim i Rusisë në Azi dhe Ballkan, në mënyrë që ta kontrollojmë Mesdheun, naftën arabe dhe Afrikën Veriore. Lexoni të dy palenet (Hitler-Gebells 1940 dhe Millosheviq, Putin-Vuçiq 2001-2023), dhe do të mësoni sa largë ka shkuar ambicja serbiane, nën hien e Rusisë nazifashiste, duke imituar Korenë Veriore.  

“Pleqnarët” Evro-Amerikan erdhën në Kosovë dhe në Serbi, për ta siguruar paqën. Por bandat serbiane nuk ka kush t` i frenojë, sepse pushteti serbian po i nxitë për të blerë edhe pak kohë, nëse e kërkon gjatësia e luftës në Ukrainë. E Serbisë iu kanë sosë gënjeshtrat: nuk kullotet më në dy livadhe më. O me Evropën, o me Rusinë dhe varret e saj. Shqiptarët janë me Evro-Amerikanët, pa asnjë dilemë politike, njerëzore dhe morale. Shqiptarë, mjaftë me kulte e divergjenca politike, sepse atë që po e thot A. Vuçiqi serbisht kundër pushtetin në Republikën e Kosovës, po e thonë disa zezona analistësh po edhe politikanë të “zanatit” shqip. Miqëve duhet besuar me dituri, armiqëve duhet dëshmuar se u rrezistojmë me unitet. 

Shkrimi i kushtohet patriotit Tahir Sinanit!  

Prishtinë, më 25 janar 2023 

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

0

Don Lush GJERGJI , Prishtinë

NUK KANË MË VERË! 

“Nuk kanë më verë!”. Jezusi i tha: “Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!”. Nëna e tij u tha shërbyesve: “Bëni gjithçka t’ju thotë.”                                                                                                      (Gjn 2, 3-5) 

“Për këtë i tha Jezusit: “Nuk kanë më verë.” Mendoj që në këtë fjalë gjendet ëmbëlsia e mrekullueshme e zemrës së gruas e cila është e vetëdijshme për vështirësitë e tjetrit.” (Nëna Tereze) 

Martesa është ditë gëzimi, sepse kurorëzohet dashuria e dy personave, krijohet familja e re, prej së cilës të gjithë presin shumë: lumturinë e bashkëshortëve, lindjen dhe edukimin e fëmijëve, harmoninë familjare, dëshminë e krishterë… 

Njerëzit përgatiten për dasmë në hollësi: ftesat, vendi, koha, ceremonia, ushqimet… 

Kështu ishte edhe në kohën e Jezusit. Një njeri kishte dasmë dhe kishte ftuar në këtë gëzim familjar edhe Jezusin. “Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galiesë, ku ishte edhe nëna e Jezusit. Në dasmë e grishen edhe Jezusin e nxënësit e tij”. (Gjn 2, 1-2) 

Nuk dimë kush ishte ky njeri, por e dimë se mori pjesë Maria, në vend të parë, ndoshta se ishin miq apo edhe të afërt e saj. Ungjilli thekson edhe pjesëmarrjen e Jezusit dhe të nxënësve të tij. Një gjë është e qartë: gjatë festimit ishte harxhuar vera. Pse? Ndoshta nuk e kishin llogaritur mirë numrin e të ftuarve, vera që do të duhej të sigurohej, ose kanë pirë pak më shumë se parashihej, apo ndonjë rrethanë për ne e panjohur… Mungesa e verës mund ta koriste zotin e dasmës: dhëndrin, tërë familjen, të krijonte huti dhe habi te të gjithë. Gratë, i gjithmonë, të parat kishin hetuar këtë mungesë, dhe pëshpëritnin njëra me tjetrën për këtë. Kështu edhe Virgjëra Mari ishte në njohuri për këtë gjë keqardhëse. Ajo, si Nënë e mirë, kuptonte korinë dhe shi për këtë mendonte çka të bënte për t’i nxjerrë nga kjo situatë. Aty ishte edhe Jezusi, Biri i saj, Biri i Hyjit. Prandaj ajo me besim të plotë i drejtohet Jezusit duke i thënë thjesht, si informim: “Nuk kanë më verë!”  (Gjn 2, 3) 

Kjo ishte fjala e dytë publike e Zojës Mari drejtuar Jezusit, pas asaj kur e gjeti në Tempullin e Jerusalemit. 

“Marinë e vërtetë e zbulojmë në të njëjtën mënyrë, me plot butësi në këtë dasmë. Ajo, ishte prekë duke parë që dy  bashkëshortë të rinj ishin në rrezik të koriteshin për mungesë të verës…Duke kërkuar që t’i shpëtonte nga kjo gjendje, siç bëri Maria, duhet të bëjmë edhe ne… Ju dhe unë, a kemi këtë dashuri në zemrën tonë? A ndihmojmë? A kemi sytë e Marisë për t’i zbuluar nevojat e të tjerëve? Ndoshta në familjen tonë: a jemi të aftë për t’i zbuluar nevoja e prindërve tanë, të burrit, të fëmijëve… E dimë çka i ndodhi Marisë, plot me dashuri dhe kujdes: ndërhyri në nevojën e të tjerëve…” (Nëna Tereze)  

Jezusi sillet ndaj Nënës së vet dhe informatës që ia kishte dhënë, si mos të ishte aspak i interesuar, u përgjigj gati edhe i “hidhëruar”: “Moj burrneshë, a është punë për ne?”. Ende nuk erdhi koha ime!” (Gjn 2, 4) 

Si të donte të thoshte: çka duhet të bëjmë ne, si mysafirë, prandaj kjo çështje nuk na përket neve aspak. Pastaj vijon: nuk erdhi koha ime, që domethënë koha e lavdisë së Atit tim, dëshmisë, shpalljes ndaj tjerëve, që ishte misioni dhe dërgimi i tij themelor. 

Zoja Mari nuk humb shpresën, nuk diskuton me Jezusin, po i përgatit shërbyesit për gjestin që vijon: “Nëna e tij u tha shërbyesve: “Bëni gjithçka t’ju thotë!” (Gjn 2, 5) 

Me fjalë tjera: unë e kreva pjesën time, të tregova dhe kërkova ndërhyrjen e Birit tim, tash bëni edhe ju pjesën tuaj, mësoni t’i nënshtroheni Jezusit, të bëni me fe dhe besim kërkesën  e  tij. 

Dhe ngjau mrekullia: uji u shndërrua në verë, duke shkaktuar gëzim, mrekulli, habi… Ja përshkrimi i ungjilltarit: “Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjëve. Secila zinte dy apo tri masë. Jezusi u tha shërbyesve: “Mbushni enët me ujë!”. Ata i mbushën deri në grykë. “Merrni tani – u tha atëherë – e çoni kryetarit të tryezës”. Ata i çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë, e nuk e dinte nga vinte – shërbyesit që e kishin mbushur ujin, e dinin – kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha: “Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë, e kur t’i nxehë pija, sjell verën më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!” (Gjn 2, 6-11) 

Pastaj e përfundon tregimin mbi efektin që pati kjo mrekulli kështu: “Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë, e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të” (Gjn 2, 11) 

Në këtë ngjarje së pari hetohet kujdesi i Marisë për nevojat e të tjerëve. “Kujdesi për të tjerët, është fillimi i shenjtërisë. Nëse e mësoni këtë art, do të jeni gjithnjë e më shumë të ngjashëm me Krishtin, sepse zemra e Tij ishte e ëmbël dhe mendonte gjithnjë në të tjerët. Thirrja jonë, për të qenë e bukur, duhet të jetë plot me kujdes për të tjerët. Jezusi bëri mirë gjithkund. Krishti mendon gjithnjë për çdo njërin prej nesh.” (Nëna Tereze)  

Virgjëra Mari, në Kanë, nuk bëri asgjë tjetër përpos kujdesi, informimi dhe kërkimi i ndërhyrjes e Jezusit, i cili, pas fjalëve të Marisë, bëri mrekullinë e ndërrimit të ujit në verë. Kjo mrekulli, simbolizon dhe paralajmëron ndërrimin shumë më të rëndësishëm dhe rrënjësor, për të cilin kishte ardhur në botë: ndryshimi i njeriu dhe njerëzimit në krijesa të reja, bijësi shpirtërore. 

Maria është afër Jezusit, por edhe afër njerëzve, dhe ndërhyri në formë diskrete, por edhe vendimtare, duke nxjerrë atë që kishte kërkuar dhe pritur. Ky ishte dhe është roli i saj në historinë e shëlbimit, afër Jezusit, afër njerëzve, me Kishën dhe njerëzimin, si Nëna jonë, që i njeh mirë nevojat tona, dhe ato ia paraqet Birit hyjnor. 

Vështirësitë e llojllojshme jetësore nuk mund të zgjidhën me hidhërime, lodhje, mërzi, sulme, apo dëshpërime dhe dorëzime – edhe më pak – me fuqi, dhunë, por me qetësi, uratë, fe dhe bashkëpunim me Zotin dhe me të afërmin. Duhet të kemi guxim në pranimin e kufizimeve, dobësive, vështirësive, edhe më tepër të gjithëpushtetësisë së Zotit, kujdesit dhe dashurisë së Tij për ne. 

Ky qëndrim, në asnjë mënyrë nuk është pasivizëm, edhe më pak indiferentizëm, por bashkëpunim me përgjegjësi dhe pozitiv me Zotin dhe me të tjerët. Virgjëra Mari na përcjell për së afërmi, na njeh mirë, sepse ajo është Nëna jonë. Në emër tonë, me ne dhe për ne, ajo thotë: nuk kanë më verë! Kjo, në rrethana të ndryshme domethënë: nuk kanë më fe, besim, dashuri, duresë, kuptim për jetë, për vuajtje, për kryqe, për të tjerët… 

Nga kjo gjendje lind një pyetje e paevitueshme: a jemi ne të vetëdijshëm se jemi njerëz të kufizuar, me shumë dëshira, por pak mundësi, të prirë kah e keqja, edhe pse duam të jemi të mirë? Njerëzit vijnë te ne, për të kërkuar dhe gjetur “verë”- risinë e jetës dhe veprimeve tona, jetën e krishterë; ndërsa ne shpesh jemi të zbrazët, pa fe dhe dashuri, pra, pa “verë”, madje edhe pa ujë, domethënë edhe pa elemente të thjeshta njerëzore. 

Maria ndërhyn, kërkon për ne mrekulli, jetën e hirit të Zotit, me virtyte dhe risi, me dëshmi dhe shenjtëri, ma aftësi mbinatyrore, dhurata të Shpirtit Shenjt. 

Trekëndëshi i jetës sonë është: Unë – Maria – Jezusi, që shprehet bukur në fe             dhe me  moton tonë: per Mariam ad Jesum – Nëpërmjet Marisë te Jezusi! 

Maria s’i zbulon vetëm vështirësitë tona, mëkatet, por ka një kërkesë të saktë        ndaj nesh: bëni gjithçka t’ju thotë! Kjo domethënë dëgjesa  e fesë, njohja, pranimi dhe zbatimi i vullnetit të Zotit, jeta sipas Jezusit dhe Ungjillit të Tij. 

Maria, përfaqëson mbarë njerëzimin në vështirësi dhe kërkon prej Jezusit, por edhe prej njerëzimit, një bashkëpunim sa më të afërt. Vëra, paraqet simbolin e kërkesave tona, për t’i dhënë kuptim, shije, gëzim, festim jetës, punës, veprimtarisë njerëzore. 

Vëra e mrekullisë së Jezusit, ishte shumë më e mirë se ajo që kishin pirë dhe përdor më parë, që po ashtu simbolizon që jeta jonë me Jezusin dhe Ungjillin e tij, është ndryshe, më virtytshme, sepse është fryt i bashkëpunimit Zotit – Dashuri dhe Vëllait – Njeri. 

Zoja Mari na mëson dhe udhëzon, që të bëjmë gjithçka na kërkon dhe thotë Jezusi, sepse edhe ajo jeton dhe vepron sipas Shpirtit Shenjt, plotëson me përpikëri dhe dashuri vullnetin e Zotit. 

Shën Augustini duke komentuar këtë ndodhi ungjillore shkruan: “Dhëndëri i kësaj dasmë ishte figura e Zotërisë në person…, ndërsa Virgjëra Mari paraqiste popullin e Izraelit, fillimin e Kishës, mbarë njerëzimin.” 

Efektet e kësaj mrekulli ishin të shumëfishtë: 

  • Ishte shenja e parë e mrekullueshme për t’u  dëftuar nxënësve të tij; 
  • Përforcoi fenë e nxënësve dhe të popullit, thirrjen e apostujve, që do t’i përgatiste për ngjarjen e madhe në “ditën e tretë” – ngjalljen e Krishtit; 
  • Feja e apostujve dhe e popullit, është zanafilla e bashkësisë së krishterë –Kishës, për të vazhduar veprën e shëlbimit. 
  • Virgjëra Mari ka një detyrë të madhe në Kishë dhe në botë, si “bashkëshëlbuese” e botës. 

“Maria, në Kanë i tha Jezusit: Nuk kanë më verë. Të jemi edhe ne të vetëdijshëm për nevojat e të varfërve, shpirtëror ose material… Sa shumë mund të mësojmë prej Marisë! Ishte aq e thjeshtë, sepse ishte tërësisht e Zotit, plot me hire. Luteni Marinë që t’i thotë Jezusit edhe për ne: “Nuk kanë më verë!”. (Nëna Tereze) 

“Në jetën publike të Jezusit, nëna e tij duket dallueshëm që prej fillimit, kur në dasmën në Kanë të Galilesë, prej dhembshurisë, bëri që më ndërhyrjen e vet Jezusit Mesi t’u jepte fillesë mrekullive.” (LG 58) 

Prishtinë, 25 janar 2023 – Radio Maria – Kosovë        

Kosova DUHET t’i ofroj minimalisht tri opsione, se si me ia “lidhë kryet” Asociacionit

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

_____

(Janë këto ca të gjetura nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës (përmes një studimi) ka arritur t’i identifikoj si të tilla.

Ndërkaq, ekspertëve qeveritar dhe atyre opozitar u mbetet t’i elaborojnë më tutje këto kurthe shumë perfide e tejet djallëzore, të Serbisë) Tani, nëse shtrohet çështja se si Kosova mund të dalë nga kurthe tjera perfide që i lançoj e i “promovoj” Serbia, jo vetëm gjatë këtyre tri dekadave të fundit, por, edhe gjatë gjithë historisë dhe përvojave të hidhura shekullore ndaj shqiptarëve, mendoj se na duhen “dioptri” e kundërpërgjigje më të sofistikuara dhe më të avancuara.

‘Ndër këto opsione, mendoj që janë tri kundërpërgjigje të rekomandueshme;

1. OPSIONI REALIST, Ithtarët e këtij këndvështrimi perspektiven e shmangies së kurtheve serbe, e shohin dhe e projektojnë ekskluzivisht përmes mundësisë së kompromiseve të dhimbshme, që duhet t’i bëjnë si ata të palës serbe (oferta në këmbim; ulësja për Kosovën në OKB) po ashtu, edhe ata të palës kosovare (oferta në këmbim; anëtarësimi i Serbisë në BE-ne plus Asociacioni për pakicën serbe kosovare).

Themi realiste, edhe për shkakun se; rrethanat e krijuara (disa thonë favorizuese për Kosovën) pas invazionit rus në Ukrainë, mundësuan revidimin e qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit (pak a shumë!) lidhur me sintagmën e (“njohjes reciproke”) supozuar se definitivisht përveç relaksimit midis dy kombeve kryesore në Ballkan, presupozon edhe një Marrëveshje historike…”

2. OPSIONI OPTIMIST, që përfundimin e kurtheve serbe e identifikon jo vetëm me fitoren e Kosovës, por edhe me fundin politik të Projektit serb mbi Kosovën dhe vetë Presidentit autokrat serb Aleksandër Vuçiqit dhe klikës së tij. Në të njëjtin kontekst, Sipas këtij këndvështrimi, Serbia jo vetëm që do duhej të ndaloj interesimin e saj për thurur kurthe e shantazhe të mëtejme, por edhe të ta njohë sa më parë, dhe sa më shpejt jo vetëm shtetësinë e Kosovës, po edhe rolin e shqiptarëve në rajon. Pra, thënë më thjesht; optimizmi reflektohet edhe përmes demonstrimit të rolit dhe faktorizimit sistematik të shqiptarëve në Ballkan”.

3. OPSIONI SKEPTIK, është grupimi apo kampi i tretë që supozon dhe garanton se ka zgjidhjen për t’i përmbyllë kurthet serbe. Por, metodologjia përkitazi me zgjidhjen, nuk adresohet vetëm përmes realizimit rrethanave që i prodhon dhe menaxhon tendenca e globalizimit. Projekt, ky që projektohet përmes arkitekturës së BE-ne.

Dyshimi qëndron vetëm tek natyra e globalizimit që me invazionin rus në Ukrainë, po pëson jo vetëm “trauma” sociale, politike, ekonomike, por edhe sosh kulturore e madje edhe sosh ushtarake…

Sa vlerësohet profesioni i psikologut në shoqërinë tonë

Nga: Lule Alidema, psikologe, Prishtinë
____
Psh, po e paraqes një rast si shembull ndër shumë raste të tilla që çdo ditë ballafaqohem. Meqë kemi filluar sadopak ta kuptojmë rëndësinë e psikologut e aq më e rëndësishme se kemi filluar pak të kujdesemi dhe ta kuptojmë gjendjen tonë emocionale apo psikike, shkruajnë në vazhdimësi njerëz në msn dhe kërkojnë ndihmë për trajtim-këshillim psikologjik.
Po, si rëndom ju them ejani më takoni në zyrën time ku punoj dhe e flasim sy më sy me detaje për shqetësimin tuaj (kuptohet nëse nuk bëhet fjalë për diçka urgjente).
Përndryshe e dijnë mirë shumë nga kush ju ndihmova që ka shumë e shumë hera që ju kam përgjegjur edhe në mesnatë e pas mesnate e deri edhe aty sa nuk kam fjetur as edhe gjysëm ore gjumë dhe atë pa asnjë konpensim vetëm e vetëm ta shpëtoj jetën e njeriut (rast krizash emocionale, tentim suicidi etj).
Po mirë, për asnjëherë e asnjë rast nuk pendohem që e kam bërë dhe do ta bëj sërish sepse veç tjerash është profesion human por jo edhe deri aty sa të keqpërdorem profesionalisht.
Një person ndër shumë të tjerë më përgjigjet kështu:
Jo, të vijë nuk mundem por nëse mundeni të më trajtoni- këshilloni këtu (në msn ose me zë përmes tel) sepse jam larg (dmth brenda Kosovës) dhe nuk kam mundësi ti mbuloj shpenzimet e rrugës.
I them: më falni por nuk kam mundësi në telefon sepse me një fjali nuk arrijmë në zgjidhje të asnjë shqetësimi psikologjik.
Nuk më lejon etika profesionale e as ajo morale të ofroj ndihmë profesionale në hamendje kurse nuk e di gjenezën e shqetësimit që keni.
Sa e thjeshtë ju duket kjo me gjasë?!
Shqetësimet psikologjike duhet trajtohen nga baza e jo nga sipërfaqësorja e as në hamemdje me paragjykime.
Ajo sipërfaqësorja tregon se veçse problemi ka marrë shtrirje.
Së paku unë këtë nuk e bëj!
Asnjëherë nuk them e gjykoj nga momenti, paragjykimet apo njëanësia.
Dhe si rëndom vjen përgjigjia e tillë:
NUK KËRKOVA NGA JU PSIKOLOGE SHËRBIM MJEKSOR E AS LEKË!
Kjo vërtetë më vjen si ofenduese, si mosvlerësim profesional.
Nuk e kuptoj se, edhe kërkojnë ndihmën profesionale dhe nuk e cilësojnë shërbim profesional, jo jo është shërbim profesional mjeksor sepse po ju ofroj trajtim të mendjes dhe mendimeve tuaja.
Është trajtim sidoqoftë, edhe nëse nuk ju jap ilaçe, nuk ta lidhë plagën apo nuk të jap injeksion).
Çfarë është koha e komunikimit në tel a nuk është shërbim e lekë a?
Koha kushton më shumë se gjithëçka tjetër, është gjëja më e kushtueshme për njeriun dhe profesionin.
Tjetra, nuk e kuptoj se përse nuk është e kuptueshme se edhe trajtimi psikologjik-të këshilluarit është punë dhe se çdo punë ka një kosto për shërbime (përjashtimisht rasteve që i cilësoj se duhet ndihmohen pa asnjë konpensim, thjeshtë dua ti falë kohën time për ta ndihmuar).
Psikolog nuk është profesion aspak i lehtë.
Përveç nuk është i lehtë fare, është punë me shumë përgjegjësi, çka do të thotë gjykim nga të vlerësuarit e mendjes sate e që mund të jetë bazë për shëndetin dhe cilësinë e jetës së njeriut.
Ti thuash klientit JENI MIRË apo JENI JO MIRË është tepër përgjegjësi, mirëpo falë kualifikimeve profesionale, përvojës e aftësisë time kam përgatitjen që më jep të drejtën duke marrë mbi vete gjitha përgjegjësitë e mundshme të vijë në konkluzionin e fundit për ta vlerësuar e trajtuar problemin.
Ata që ndjejnë përgjegjësi ndaj titullit profesional e specifikisht profesionistët shëndetësor ku bën fjalë për shëndetin e njeriut e dijnë mirë se çfarë përgjegjësie mbartë fjala jonë, konkluzioni ynë, diagnostikimi i klientit, pacientit etj.
NJË GJË MË HABITË NË SHOQËRINË TONË KUR DIKUSH VESH BLUZËN FIRMATO ME ÇMIM MARRAMENDËS E MENDJEN NUK E KA KËRKAH! (dmth kjo lë hapësirë për të nënkuptuar).

Fletorja me shënimet e mikut 

0

Nga: Agim Jakupi 

_____

Ecje në kohë! Udhëtim i gjatë, të thuash një udhëtim që nuk ka fund. Gjithmonë, pa hamendje duke ecur përkundër telasheve që paraqiten në këtë udhë. Padrejtësi, dhunë, sulme nga më të ndyshme, si të thuash uraganë para dhe mbrapa shpine. Askush nuk më shoqëron. Nga xhepi, nxjeri një fletore të mbushura me shënime. Shënimet e mikut. Shfletoj fletët dhe ate që lexoj më shton guximin, por edhe për të gjetur një mik. Po ndjejë se më lehtësohet udhëtimi. Çdo faqe e fletores është e mbushur me gjëra mjaft domethënëse, të përshkruara me ngjarjet për të cilën po të isha shkrimtar për secilën do shkruaja nga një libër! Nga idet që lindin ishte ajo e librit, si do të titullohen librat? Një nga pyetjet që e mendoj… Po le të jenë vuajtjet. Jo. Nëse themi padrejtësi, edhe kjo nuk tingëllon si duhet dhe paraqet zbrazëtir në vete.

Çfarë bëhet nëse një nga librat mbanë titullin “Jeta ime”, sigurisht kjo për mua do jetë një nga më të preferuarat. E di, sot, askush nuk është i ineteresuar që të lexoj ndonjë libër që në te ka vuajtje, dënim, padrejtësi, anashkalime… edhe ate nga një autor i panjohur. Dhe në fund, sa ka rëndësi kjo? Më shpeshtohet frymëmarja, sikur para meje më doli ndonjë gjë që të frikëson shumë… Pikërisht, ishte pjesa që lexoja në moment. Në atë faqe kisha shkruar për dëshmorin, për trimërin dhe veprën e tij… por edhe për varrosjen e tij. Shumë herë lexoja fjali, i përsëritësha ato dhe ndjesha sikur po e shohë atë mikun tim që kishte dhënë amanetin… kuptohet trimërisht. Lexova shumë gjëra që nëse filloj të shkruaj do të bëhem një shkrimtar i madh. Ndalem, po te ajo fjali që miku e thoshte shpesh, e përsëriste në çdo moment: Ata do të planifikojn gjëra deri në shekullin e ardhshëm pa ngulur një lopatë në tokë. Për çfarë lopate e kishte fjalën? Për lopatën e ndryshimit, apo për lopatën e harresës. Sigurisht, nëse pyetem do thoja për lopatën e harresës. Mirëpo kush ishin ato që duhej të mbajnë lopatën në dorë? Janë shumë! Mandje, sot, i kemi me duzinë… që thiren në emrin e atyre që bënë ndryshime shoqërore. Këtu, sigurisht se nuk bëhet fjalë për ideologët…

Gjithë kohën po dëgjojm. Çfarë? E çka të thuhet, nuk e di! Se nuk përputhet me fletoren e mikut tim, të pjesës së përmendur. Në moment vjen përkufizimi që lidhet me thënien: Dëgjoj zhurmën e mullirit, por nuk e shohë të bluaj. Sa bindëse… leximi i reshtave të mëposhtme!Ndryshimi është i pashmangshëm dhe i nevojshëm nëse duam të ecim me hapin e botës. Në faqen vijuese lexoja për pushkën. Duhet kuptuar, zëri i pushkës të dëshmorit ishte i kësaj natyre, të ruajtjes të amanetit.

Cilit amanet?

Po ky amanet a nuk ishte vrarë dhe varosur sëbashku me dëshmorin?

Shpesh dëgjojm se deshmorët nuk vdesin, ata jetojn me ne. Dhe ne nuk jemi në gjendje të kuptojm gjallërin e tyre. Kjo sa është bindëse po aq edhe na jep shpres për të vazhduar këtë udhëtim. Fillova të lexoj kapitullin e trimërisë, ju sigurisht që e dini për çka e kam fjalën. Por, papritmas kisha ra në udhën ku kalonin edhe të tjerë… dhe shfaqet një makinë luksoze. Isha i detyruar të fus fletoren në xhep për të larguar dyshimin se ndoshta jam nga budallenjt… që lexon! Po, vërejta me atë veturë ishte një që e njohë, një që në kohën e mikut nuk ishte askushi e sot u bë dikushi…!  

Ju së shpejti do e lexoni këtë fletore. Sigurisht do ju ndihmoje në çdo udhëtim, sidomos kur do jetë kohë me shtrëngatë… që të dini se miku ishte trim, si dhe më afër të kuptoni se kohërat e vështira lindin burra. 

Çka po ndodhë me 20 për qindëshin e punëtorëve të “Rilindjes”?

0
Zeqir Bekolli, Prishtinë
_____
Pas një periudhe të stërzgjatur, vitin e shkuar përfunduan listat përfundimatre të punëtorëve të ndërmarrjes “Rilindja”, për 20 për qindëshin.
Në vitet 2019, përkatësisht 2020, kur ndodhi procedura e privatizimit të njësive të ndërmarrjes “Rilindja”: “Rrjeti i Shitjes” dhe “Shtypshkronja” si dhe shitja e aseteve të tyre (prej të cilave nisen të përfitojnë punëtorëve e këtyre njësive), vitin e shkuar, nga shtatori e deri në nëntor, përfundoi edhe procesi i listave përfundimatre të 8 njësive gazetare botuese që vepruan në Pallat, të cilin e mori Qeveria për nevojat e saj.
Për dallim nga hapsirat ku vepruan “Shtypshkronja” dhe “Shitja”, që iu nënshtruan procesit të privatizimit, Pallati iu nënshktrua procesit të likuidimit, që është natyrë tjetër, nga hapsirat e “Shtypshkronjes” dhe “Shitjes”.
Për pjesën e Pallatit, ku vepruan 8 njësi, në mesin e të cilave edhe gazeta “Rilindja”, Qeveria, bazuar në një vendim që pat marrë Qeveria Haradinaj, (brenda 3 vitesh t’ju paguheshin mjetet e 20 për qindëshit punonjëve të Pallatit), ka derdhur mjetet e saja për këtë qëllim në AKP, të cilat për habi mbahen pa asnjë të drejtë dhe nuk iu shpërndahen punëtorëve, që vepruan në Pallat.
Ta zëmë, nga shtatori gazetarët e punëtorët e gazetës “Rilindja” presin ta marrin hisen e tyre, por çuditërisht kjo nuk ndodhë!
Edhe pse disa herë është kërkuar përgjigje nga AKP-ja, kjo nuk ka ndodhë, arsyet e së cilës më saktë mund t’i dijnë vetëm ata. Loja me dinjitetin e punëtorëve nuk është risi për këtë institucion, që vepron sikur të mos jetë pjesë e shtetit dhe në shërbim të punëtorëve, por pronë e atyre që harrojnë se nuk janë asgjë më shumë pos një servis në shërbim të punëtorëve.
Gjatë procesit të hartimit të listave janë vënë re edhe dukuri e përpjekje për të futur nëpër lista edhe emra që nuk kanë qenë pjesë e njësive, siç ishte rasti në gazetën “Rilindja”, ku gjatë finalizimit u gjetën nja 22 emra të ndërmarrjeve tjera, madje edhe të atillë, të pa njohur për kolektivin e gazetës.
Krejt kjo “lojë” me punëtorët po dyshohet se po bëhet me qëllim të një pritjeje apsurde, mos po bie Qeveria, për të vepruar në stilin, kur “Mungon maçoku , minjtë bëjnë valle”!
Ose tjetra, për t’i bërë nervozë punëtorët apo për t’i detyruar ata që të ngrehin padi nëpër gjykata ndaj AKP-së, në mënyrë që pastaj të zvarritet procesi , kurse në përfundim të epilogut në dobi të punëtorëve, Qeveria të paguan shifra dhe kamata të larta, ku do të “përfitojnë” edhe zingjirët jashta njësive!
Dhe së fundi, kjo zvarritje e pa arsyeshme përbën edhe shkelje ligjore, për të cilën askush nuk jep llogari, madje as Qeveria e cila është kompetente, nuk e kthen kokën ndaj një dukurie të tillë, ku ka vend edhe për hetuesi.

Pjesë të zgjedhura nga thesari popullor i Turjakës 

0

Sinan Kastrati, Suedi 

Turjaka, krenaria dhe shkëlqimi i dikurshëm dhe zhdukja e zhbërja e dokeve e zakoneve pas vitit 1999, hyerjen në shekullin e mileniumin e ri, vitin 2000.  

Pjesa e parë (1) 

Shpesh në letërsi hasim në termat “letërsi popullore” dhe “letërsi gojore” që janë terma shumë të ngjashëm, por që të dyjat, si bazë e fillesë e kanë popullin. 

Anekdotat ose Meselet, mahitë, tregimet e shkrtëra, fjalët e urta dhe shprehjet popullore, janë një pjesë e mbledhur nga unë, janë autoktone turjakase dhe katundeve për rreth saj.  

Si model për mbledhjen e mesleve (anekdotave), mahive e tregimeve të shkurtëra kisha porsitë me gojë të profesor Anton Çettës dhe si yrnek *) kisha librin Tregimet e Drenicës”. Por edhe këtu, që të jam besnik, nuk munda ta ndjek deri në fund profesorin, këshillat dhe porositë.  

E para, sipas profesorit kur të shkojmë te ndonjë plak, duhej shkrua emrin, mbiemrin, datën e lindjen, profesionin dhe kohën kur i kemi marrë nga ai anekdotat, përrallëzat *) (fabulat) dhe vendin e kohën. Mua ato më mungojnë sepse, shënimet më me të dhënat më kanë humbur. 

Një vështirësi tjetër ishte edhe se si ti emëroj, si ti quaj disa tregime të shkurtëra që që nuk ishin mesele e as mahi. U mundova që të gjej disa libra doracakë për fillet e folkloristikës por edhe ato libra të teorisë së letërsisë për gjinitë dhe llojet letrare, figurat stilistike por prap nuk isha i kënaqur sepse përsëri, porositë e tregimeve të mia nuk ishin të njëjta ose të ngjashme me ato që i gjeja. 

Dhe sa herë që nuk isha i sigurtë, shfletoja ”Prozën popullore nga Drenica” dhe i lexoja sikur kur isha nxënënës vjersha e përraltat e profesor Anton Çettës: 

përrallat, përrallëzat (fabulat), gojëdhanat, kallëzimet, anekdotat, pleqnitë, fjalët e urta dhe urtitë popullore, kash` e lashat, enigmat, lojnat etj.    

Libri i profesor Anton Çettës, prandaj më ka shërbye si udhërrëyes për punë. 

Kanë kaluar më shumë se 60 vjet kur profesori mbloddhi e vjeli disa nga kjo pasuri shpirtërore në Drenicë (1963) por ka mbetur edhe shumë sidomos përrallat në shumë krahina e katunde të Kosovës pa u mbledhur.  

Unë, do të mundohem që një pjesë të asaj pasurie popullore të katundit tim., Turjakës ta rikujtoj, ate që pata mbledhur dhe herë pas here ta publikoj në Revistën (Portalin) e Drinit. 

Turjaka është katund i ish rrethit të Rahovecir, tash komuna e Malishevës. Shtrihët në Perëndim të Malishevës, krahina e Llapushës. Kufizohet me katundet dhe fshatrat e Lubizhdës, Damanekut, Bublit dhe Panorcit dhe me bjeshkët e Turjakës, Zatriqit e deri në Rahovec. Nëpër arat, fushat e livadhet e Turjakës kalon lumi Mirusha.  

Xhemajlia i Brahim Agës kish pas thënë: 

“Një katun që s`ka lum (e mulli) e bjeshkë, nuk âsht katund që duhët me nejt aty”. 

Turjaka i kishte të gjitha kushtet për jetesë, për bujqësi e blegtori.  

Fjala “Turjakë” kuptimi i saj dhe kur njihet si vendbanim nuk e di, nuk e dinin as pleqë që unë bisedoja. 

Disa nga pleqtë që e kanë njohur ”Historinë” e Turjakës, kanë vdekur, Xhemajlia i Brahim Agës, Meta e Salihi, dy djemt e Xhemajlisë, Ukë (baba), Reshit e Dulë Imeri, Din Haxhia, Lil Derguti, Sahit Mstafa, Rexhep Asllani (është plakur) etj. 

Një miku im nga Bubli, me profesion hoxhë, Harun Shabanaj imam në rrethin e Deqanit mi dërgoi disa të dhëna që ai i paska gjetur. Letra që ma dërgoi Haruni po e publikoj pa ndërhyerje të mëdha: 

“Turjaka është vend parahistorik. Gradina ka qenë e kohës ilire. Kulla e kuqe i përket Gradinës. Në dokumentet e vjetra, në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit nr 368 te vitit 1530, me emrin Turjakë kam gjetur edhe këto të dhëna:  

Turjaka më 1591 i kishte 20 shtepi e 8 beqar. Turjaka përmendet edhe në një hartë austriake e përpiluar në bazë të shënimeve të viti 1689”. 

Para e pas viti 1999, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Turjaka është ndërtua me shtëpi moderne. Ka ujësjellës, (një pjesë e katndit), kanalizim dhe rrugë të asfaltuar që lidhet me qendrën komunale të Malishevës, Gjakovën dhe me të gjitha katundet për rreth. Ka shkollën e plotë fillore. Por popullsia e Turjakës është shpërngulur dhe ka ikur në shtetet përendimore. Kjo është për të ardhur keq por ka edhe arësyet e veta. 

Turjaka ka ndryshuar përpos pamjes edhe në mënyra tjera. Dikur njihej si katundi i dalluar në bujqësi e blegtori e sot, askush nuk e punon tokën e nuk kanë as lopë, gati asnjë familje.  

Edhe tradita që kishte dikur Turjaka me të mirat materjale, veshjet, ushqimet, këngët, pleqnitë, meselet, mahitë, tash ato po harrohen e po zhduken shkaku se ne odat e kullat e Turjakës, nuk ka më burra e pleq, vend ku tregoheshin e ritregoshin, luheshin (vallet) e këndoheshin këngë.  

Është për me i përmendur sidomos shahirat më të mëdhenj të Turjakës dhe gjithë rrethit të Llapushës, Muhamet e Xhelir Islamin por edhe pleqtë që i përmenda më lartë. 

Turjaka është njohur edhe për burra trima, ballistë, kaçakë e komit-të *) 

Është ndër katundet ku më së shumti është ruajtur tradita, doket dhe zakonet, ndoshta pse edhe ka qenë i izoluar, nuk ka pasur rrugë e lumi Mirushë vjeshtës, dimrit dhe pranvës vërshonte që vetëm krah me pas se s`mund të hyje në Turjakë. Pleqtë, thonte edhe baba Imer, ”shyqyr që nuk kemi udhë se ushtria serbe nuk mund t`vinin në Turjakë”  

Rëndësia e tyre është e madhe, në radhë të parë ajo letrare e kulturore, si pasuri shpirtërore por edhe historike sepse ato paraqesin kohën kur ka ndodh ngjarja, si është punuar e jetuar. 

Një rëndësi tjetër është gjuha dhe leksiku (fjala) që edhe sot e gjithë përdoret ajo gjuhë, te plakat, pleqtë dhe gratë sepse janë ato, gratë që më shumë e ruajnë gjuhën e gjallë. 

Unë e kam ruajtur gjuhën me fjalët (leksikun) që e kam dëgjua nga goja e pleqve, plakave apo të tjerëve. Në kohën kur i kam mbledhë meselet e mahitë, ka kalua më shumë se 30, 35 e 40 vjet por pasi ato më kanë humbur, jam mundua besnikërisht ti përshkruaj duke e ruajtur origjinalitetin e tyre. Më poshtë do të jap disa nga fjalët e shprehjet më të shpeshta që janë përdore në Turjakë deri në fillim të viteve 1970. 

Disa nga këto fjalë e shprehje i kam pas edhe në manjetofonin tim në disa traka dhe bobina por ato mï kanë marrë policia gjatë kontrollit në shtëpinë time në prill të vitit 1981.  

Disa fjalëve iu mungojnë shkronjat për tingullin që duhët të jetë adekuat psh fjala ”ng”, ”nga”, ”ngusht”, nguc”, ”i ngratë”, ”ngucakeq”, tingulli ”ng” nuk mund të shkruhet por duke i bashkuar shkronjat ”n” + ”g” formojmë tingullin ”ng” 

Disa nga fjalët e shprehjet e format (gram.) që janë përdorur a tash, janë zhdukje në zhdukje e sipër: 

”apanga”, ”kaftorrin”,”qerep-i”, (i) ”meçum” (mençur), ”smu-t”, (folja) ”merrne” (me marrë), ”ballanë” (avion), ”qi” (”që”, ai ”i cili”, mbiemra) ”mas” (pas), ”zojtë (zog- zogjtë e shotës, pulës, (ra) ”klluq” ni pulë (me çel, mu shtua) 

 ”mathte” (mbathte), ”thirrke” (thirrte), ”vetke” (pyeste), ”nreq” (me ndreq, me rregullua), ”behane” (dobësi, ”penxherja”, ”sabah”, ”apet” (përsëri), ”hallall”, ”haram”, (të) ”huja” (hueja), (ia) ”shym” (fik llampen) …  (llamës ja kish ”ungj” (ulë, zvogëlua), ”apet” (përsëri), ”hyzmeqar/ë” (shërbyes), ”yzerhane” (nevojtore, WC), ”tahret” (pastërti), ”ajam” (kohë e përshtatshme), ”shnoshna” (shërohem), ”munohet” (folja ”mundohem” (me)”kânë” (folja me ”qenë”), ”gjâen” (kafshë, bagëti), ”ngaj” (ngutu, vrapo), (i) ”ngjihke” (ngjeh, njeh, numëro-j),(mi) ”da” (me i nda, me i pjestua), ”dath”, (naj) ”zor” (vështirësi), ”narthin” (mërdhinë kamtë, këmbët) (e) ”nin”  (erën, aromën, e dëgjon, e nuhat, shijon), (nuk) ”mun” (nuk mundet) me nxjerrë nga ”âsht” (nga folja me ”qenë”, ”hyxhym”, ”vakt”, (lopë) ”plle” (lopë që mbilet), ”kashu” (kafshua), (kryt) ”shtremt” (jo drejtë), (n) `haps” (hapasane, burg), ”zjellë”, ”des” (vdeks), ”kallaballak”, ”ballak” (shumë, shumë njerëz), (pa) ”nin”, (pa) ”ngon”, ”lloq” (baltë), (mos u) ”tut” (mos u frikëso), (tuj) ”livrit” (duke lëviz-ur)), ”shtihavet” (ankohet”, ”bojën”, ”kanën”, ”knonin” (kur qikat bëhen nuse, iu ngjesin kanën dhe i këndojnë, këngë kana-gjeqi). (n`) ”fllanik” (dhomë bylmeti e ftohtë), (marrë) ”myzhde” (ka kupt. kur dikush e lajmëron dikend për të mirë), ”teveqel”, ”hala” (ende), (tuj) ”mih” (duke prashitur kallamoqin).    

”Palar” (rojtar fushash), ”hudum” (që nuk ka organ gjenital, ”penis”), ”pacerrkë”, ”jabangji” (i huaj), Kevë (Kijevë, katund), ”iftar”, ”syfyr”, ”taravi”, ”jangjik” (çanteë çobanësh) ,” butia”, ”jazi” (vija e ujit për mulli),  

”Mushma menen” (më bind!), (ata) ”rroken” (përlahen, rrihen), ”qeli e qosi” (personazhe përrallash). 

”E kish pas njetin e keq”, ”Qitu du me dek¨, (Sa) ”killa” (sa kgr. drith i ke gjetur?), ”Sa herë t`vini kâm ju rrasi bukë t`gryt” (bukë të grunjëta), ”N`dashin ne ta han tash sanen n`verë, ndashin le ta lânë për dimen”, ” …a mujte bre burrrë?” (a munde me ardhur, a je lodhur?), ”E kapsha drapnin me dy gishta” (punoja me sevda, dëshirë), ”Uh t`gjet e çuda (e liga), qyqja âsht e mujt” (sipas legjendave, qyqja ka qenë grua por i kanë vdekur vëllezërit dhe ajo iu ka lutur Zotit që të bëhet qyqe, shpend që qan)  

”Tita e paska k`thy kryet kah koshi e po ma kqyrka koshin e kallamoqit”, ”Qet pushkë si Xajë Kosova n`Pragë” (Sipas një kënge popullore historike, Gani Begi- Kryeziu i Gjakovës, i ka thënë Xajë Kosovës, nëse ma vret hasmin, ai që ma ka vra vëllain, Cana Begin, ta jap motrën për grue dhe para, sa të duash. Ai e vret hasmin në kohën kur gjykohet, në Pragë, në kryeqytin Qek por ky nuk ja jep as motrën e as pare sa ai ishte në burg), ”Fillojnë mi shti rrajtë” (me u vendosur), ” E shkeli zhabën, i shkrepi pushka pahiri”, ”Me shku mas dajve t`mi t` zen sherri”, ”Shka pa keshi, a mas pa shkoj mas grave t`huja”? ”Me pre e kep tesha e zhgunjta” (tirq, etj). ”Edhe Murroja jem pin kafe” (për ata që nuk din çka është kafja e rendi i burrave), (E lanë) ”pjekën” (takimin), ”E ka la laknur”(Nuk e ka punua tokën si duhet) ”E paski rujt faqen e zezë” (kur nuk ka sukses, nuk arrihet qëllimi), ”kângë të gatë”, (krahinë, këngë kreshnike), ”Ju n`shpi teme e unë n`shpi t`juej”, (sa për 1) ”kashore t`gojës” (me punua, për bukë), ”Burave tanë edhe bagla me iu qit i hanë” (njërëz të urtë e pasherrr, babxhana), ”Sahat me qystekë”, ”A je ispat qi e mujta turrecin?”, ”Veç sa me ma çel rrejen!” (me e hap rrugën, me e largua borën nga rruga), ”Nuk din shka qet pushka për grykë” (trim i madh). ”Ma ftofi veshin”, ”Nuk te koka nata jonë”, ”Kur ia shtinte kanopin (kalemin)”, ”Thitë t`paskan hi n`shpi, s`ki shka shkon mi rua arat”, ”Tyrbe e teqe, te Shehi i Rahavecit”, ”Kish marrë dorë” (ish bâ myhyb, antar, dervish), ”Ish zjem” (i rrezikshëm), (me shtu) ”gjallninë” (me shtua pasurinë). ” …haj trutë e dashit se ti s`ki tru!”, (i thuhët kur dikush nuk është i shëndosh nga mendja), (… ” kur i han paret” (kur i ka harghua rezervat, paratë), ”Qysh âsht njeri, qitja copën e sugjukit”, ”Ma ka hangër pula kapsollin”, ”Ia kish k`put kryt babës” (i kish ga, përngjante me babën), ”Me pas prit babën tân, as ty nuk t`kisha”, ”Nuk kish kohë as frymë me marrë”, ”Nuk kish kohë as me dekë” (kishte shumë punë, ishte shumë i angazhuar),   

Për mahi, mesele e tregime nga Bubli, Damaneki, Panorc e Turjaka,qysh kur isha në moshë të re mendoja të shkruaja libra sepse, kisha bindjen se vetëm ata që shkruajnë libra janë më të merituarit por edhe pleqtë tanë të dashur e të mençur e meritonin së pakut ti kujtojmë ata duke i futur në kujtesën tonë historike dhe gjeneratat e reja ti njihen me veprimtarinë tyre shumë të pasur letrare që ata nuk patën mundësi ti shkruajnë ato që i dinin, ato që ata i kishin dëgjua gojë më gojë. Ata nuk dinin të shkruanin por mbamendjen e kishin shumë shumë të freskët. Ishin në gjendje të tregonin me mijëra vargje të këngëve popullore (legjendare), kreshike duke respektuar me përpikëri rregullat sikur ata të kishin lexua librat me rregullat metrike e teorike.  

Dëshira e ime ishte që për Turjakën, katundin ku kisha lindur të shkruaj për gjithë ata pleq, burra puntorë, bujq e barinj. 

Kushtete e vështira ekonomike, për disa njerëz janë shtysë që të punojnë sa më shumë por te unë, ishte e kundërta, unë mendoja me shumë e nuk bëra asgje konkrete afro 20 vjet pas kryerjes së studimeve, shkaku i kushteve të vështira ekonomike dhe kohës. 

Si nxënës filloreje kur lexoje ndonjë libër në formë të kujtimeve ose ditar, edhe unë mundohesha ti kopjoj, mbaja ditarë me shënime gjatë ditës. Në mbrëmje para se të bija të fleja, e merrrja fletorën dhe e shkruaja gjithë ngjarjen edhe ato që nuk ishin të trëndësishme, ditën, datën, muajin dhe vitin dhe çdo që kish ndodhur brenda ditës, që nga mëngjesi e deri në kohën kur e shkruaja ditarin. Shkruaja madje edhe çka haja në mëngjes, drekë e darkë. Nëse vinte dikush mysafirë dhe shkurt bisedat e ngjarjet kryesore brenda Kosovës. 

Kur filloja me e lexua ndonjë libër, të njëjtën gjë bëja, e shkruaja titullin e librin, emrin e autorit, personazhet dhe shpesh shkruaja edhe fjalët e urta, mendimin e autorit për ndonjë ndodhi dhe gjatë ndejave ose në orën e mësimit e thoja një mendim nga një autor i njohur psh nga J. Xoxe ”U ngjallë lumi i vdekur, mjerë të gjallët”. 

Duke u rritur, lexoja më shumë dhe vetvetiu edhe kërkesat ia rritja vehtes: që të bëjë edhe unë diçka, të shkruaj për Turjakën. 

Epo askush nuk e njihte më mirë se unë Turjakën. Isha rritur në odën ndër më të mëdhatë të atyre 70 copë katundeve të Llapushës, në odën e gjyshit tim, Imer Seferit që kishte pritur e përcjellur burra nga e gjithë Kosova, nga Llapi, Drenica, Podrimja, Podguri; Malsia e Gjakovës, Mirdita e Shkodra.  

Kisha edhe një amanet nga ish profesorët Anton Çetta, Shefqet Pllana, Demush Shala, Qemal Haxhihasani e Zihni Sako që sa më shumë ta mbledhim folklorin tonë të pasur nga vendi ku kemi lindur, nga plakat, pleqt, shahirat e të tjerët që dinë pleqni, përralla, këngë, mahi, mesele etj.       

Detyrë tjetër, sipas profesorëve ishte se mësuesit e fshatit kanë detyra të dyfishta për mbledhjen e të mirave materjale, ruajtjen e rrobave, veshjeve kombëtare, ushqimit dhe sendeve e veglave të punës. 

Tregimet, mahitë e meselat e mbledhura nga unë, mund të jenë dëgjuar nëpër odat e katundeve tjera apo krahinat tjera të Kosovës por kjo nuk do të thotë se ato janë vetëm tregime e mesele turjakase. Kjo për shkakun se letërsia gojore, përcillet gojë pas goje dhe merr formën folklorike dhe format e tillla dmth tregimeeve gojore nuk iu dihet autori, autor është populli. 

…. 

Dhe vetëm pas vitit 2000 fillova ti shkruaj kujtimet e mia si nxënës, student, mësues, ushtar e mërgimtar etj.  

Kisha shumë vështirësi se si do të dalin ato që unë i quaja ”Kujtime nga Ditari im” për Demonstratat e vitit 1981, dhe ngjarjet e mëvonshme deri më 1997, 1998, 1999 që fillon një etapë e re e ndryshimeve jo të natyrshme siq ishte viti 1997 ku në Shqipëri ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte, fillon një luftë qytetare në mes të ish mbeturinave komuniste dhe forcave demokratike, në mes të Veriut dhe Jugut. Vidheshin e kalleshin shhollat, bibliotekat e arkivat. Ato ngjarje i hapen dyertë për një kaos të vërtetë në Shqipëri. Shqipëria e humbi pavarësinë. Ato forca, mendoj unë u përkrahën nga ish Partia e Punës e shëndrruar në Partia Socialiste dhe LPK-ja një forcë e errët shqiptare, do ti përkrahte forcat eksteremiste por, ato forca, kur erdhën në pushtet e ndihmuan LPK-në që edhe në Kosovë të ndodhte një ”revolucion demokratik” i ngjashëm si ai në Shqipëri. Dallime kishte sepse në Kosovë mbi krye e kishim Serbinë e Milloshevocit që kjo është një nga arësyet që një pjesë e vogël, i bashkohet kësaj ”lëvizje” duke mendua se liria, barazia e demokracia nuk janë larg. 

Kjo lëvizje që për mua sot e atherë ka qenë e dëmshme, do të marrë përgjegjësinë e disa akcioneve kundër disa policëve e njerëzve të pushtetit të instaluar serb me dhunë në Kosovë. Kjo lëvizje, më tepër ishte e interesuar që ta luftoj Ibrahim Rugovën dhe LDK-në që kishte pas veti pjesën më të madhe të popullsisë në Kosovë dhe kishte fitua një besim, simpati e përkrahje ndërkombëtare sidomos në SHBA. 

Në Kosovë, pushteti serb kishte mbyllur Radio e Televizionin e Pishtinës, kishte ndaluar daljen e gazetës së vetme të përditshme ”Rilindja” në gjuhën shqipe. Lajmet në gjuhën shqipe, vitet 1990-të, Radio Zagrebi na i kishte lejua 5 min. pasi i kryente emisonet e veta, para se të mbyllte emisionet. Shumica e dëgjuesve, nuk flenim derisa i dëgjonim lajmet nga ish gazetarë e redaktorë të ish RTP-së. 

Pastaj kësaj nuk më kujtohej saktësisht viti, RTSH, kishte një emison të rregullt informativ nga Kosova më gazetarë e spikerë të ish RTP-së, Mustafë Muqaj, Besa Çeku (tash Buqinca), Asllan Bajrami, Nuhi Bytyqi, Shaqir Foniqi (kulturë) etj. 

Dorën në zemër, edhe pse program në gjuhën shqipe për Kosovë, ky ishte program krejt politik e ideologjik i udhehequr nga LPK-ja dhe pushteti në Tiranë, Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani, Sabit Broka etj.  

Forca demokratike që gjithashtu luftonin me mjetet që kishin në dispozicion të udhëhequra nga Isnstitucionet e Kosovës, që ishin legale, si Presidenca, Ministria e Mbrojtjes (e Luftës) në krye me Kolonel Ahmet Krasniqin, nuk iu jepej asnjë mundësi e hapsirë televizive e besa edhe kërënoheshin haptaz nga ish krerët (e LPK-së, tash, UÇK-së). 

Unë që jetoja në Suedi dhe pjesa më e madhe e mërgimtarëve shqiptarë, kryenim obligimet tona në Fondin e 3/%-ishit që Suedi quhej ”Kosova Hjälpfond”.Unë nuk kam kompetenc, nuk kam të drejtë e as fakte për keqpërdorim të atyre parave por më larg e më lart, Ministri i ashtuquajtur i Financave (tagrambledhës); Isa Mustafa, ”Kryeministër në Ekzil”, ato para, me plot gojën e them u keqpërdorën, u vodhën apo edhe iu dhanë ish LPK-ës (UÇK-së) e ato para u bën rrush e molla, u financua RTSH, programi në gjuhën shqipe për Kosovë e ai që villte vrerë por edhe ka dyshime se me ato para tonat u paguan vrasës me pagesë kundër disa nga personalitet më të njohura të Kosovës, intelektualë, politikanë e ushtarakë, si Kolonelet Ahmet Krasniqi,Tahir Zema, Komandant Drini, Enver Maloku, Smajl Hajdari, Xhemail Mustafa …. 

Të gjitha këto dhe ngjarje të tjera, unë kisha dëgjua nga të afërm të mi, që ishin në Kosovë dhe jashtë, fillova të shkruaj me emër tjetër, jo nga friga ime por ku shkova për herë të parë në Kosovë, pas gati 9 vjetëve (2000), një i afërm, më tha:  

-Baca Sinan, nëse ti shkruan me emra e mbiemra për ato që kanë ndodhur, kur ne të zgjohemi në mengjese, kam me na mungua nga 1 mashkull. 

Kjo më shtyu të mos shkruaj, deri më 2014, kur ta quaj pabesisht një letër e imja private u publikua në një portal…. Për Bardhyl Mahmutin dhe Hajdin Abazin, 2 ish lpk-istë … njëri përfaqësues politik i UÇK-së dhe tjetri, gazetar, ushtarak e politikan (?)  

Pjesën me tregime, mahi, mesele-anekdota për Turjakën e kam pasur obligim dhe amanet nga disa profesorë të mi që kurdo që të mundem ato që iu tregoja atyte në ligjerata, ushtrime ose biseda të lira ti publikoj. Ishte edhe dëshirë dhe kërkesë e profesor Anton Çettës që të mbledhim folklorin nga trevat e trojet tona, sidomos ne mësuesit e letërisë.  

Një përpjekje më kishte dështuar, jo nga faji im por nga politika që udhëhiqej shti ish jugosllav dhe Kosova. Profesor Anton Çetta, si shef i sektorit të folklorit në Institutin Albanologjik, më kishte caktua mua dhe Bahtir Shehollin, tash i ndjerë që të shkruaj një Monografi për Shahirat e Drenocit, Salih e Feriz Krasniqit. Sekratar ishte Bajram Krasniqi, i Majancit tash i ndjerë e drejtor ishte Fazli Syla. Profesor Çetta me tha se krejt është gati, vetëm filloni. Dhe taman kur e filloava me e mbledh materialin në ish RP, ku redaktor folklorit në Radio Prishtinë ishte Shefqet Hoxha i Llapit, aty edhe më ndalën pushteti. Më vonë më ka tregua Shefqeti arësyet politike por punë që nuk k`thehet.  

Edhe dy detaje të vogla: 

Profesor Çetta me tha se unë duhët të punoj në teren për mbledhjen e këngëve dhe fjalëve të urta sepse Bahtiri kishte probleme më këmbën dhe tjetra, dëshirë e profesor Çettës dhe studjuesve të tjerë të folkloristikës e të mbledhësve të tjerë ka qenë që nëse ndonjëherë do të hapej një shtëpi muze e folklorit- këngëve, ajo do të jetë shtepia e Salih dhe Feriz Krasniqit dhe për valle me sharki, ajo e Xhelit Islam Çelës nga Turjaka.  

Asgjë nuk doli deri tash.      

Tragimet, mahitë, meselet e fjalët e urta nga Turjaka, disa dhjetëra i kam rishkruajur ashtu qysh i kam mbajtur mend pasi origjinalet mu kanë djegur e humbur.  

Ato janë origjinale sa i përket rrëfimeve e gjuhës që është folur në Turjakë e katundet përreth që nga vitet 1900-1980, disa fjalë që sot nuk përdorën.  

Ka fjalë që janë turqizma, arabizma (orientalizma) e sllavizma por unë kam dashur të jem besnik ndaj atyre që i kam dëgjua dhe të tjerëve, që mi kanë kanë tregua e këndua dhe në fund të tekstit, disa, jo të gjithat, i kam shpjegua. Edhe këtu kisha vështirësi në mungesë të fjalorëve sidomos fjalorëve dialektorë me të folmen e Kosovës. 

Në tregimet e shkurtëra, mahitë e meselet shpesh vërehet autoriteti i njerëzve si Shaban Polluzha, i cili qysh ysh në vitet 1930 gëzonte një autoritet të madh (…shemb.) po edhe Ramë Bllaca apo trimi Hasan Zatriqi. Ata uleshin në krye të odave e kullave, te oxhaku.  

Në këto tubëza shkrimesh të vogla nga njerëzit e Turjakës, barinj e bujq shihet edhe dashuria për punën, familjen, për madhin e zotin e shtepïsë por gjem edhe nga satirë të mprehtë e humor të lehtë duke e kritikuar përtacinë e duke e cilësuar mikëpritjen e gjymertllakin.  

Dashurinë për tokën e punën e mirë e gjejme të bujqit e vyeshëm, te Fetah Nurqi e Shaban Seferi (ku e sheh Din Haxinë e Murat Miftarin duke prashitur me opinaga e axhën, kur më me qef e mbjell arën me grurë se sa me shkua në dasma). 

Axha Ban, në raste kur duhëj ishte shumë i vendosur, i ngulte këmbët dhe nuk i kursente as mysafirët kur ata e teprojnë (Vesel Pagarusha).  

6 vitete e fundit punova si mësues në Malmö dh u aktivizova shumë në jetën kulturore e artistike, bashkë me M. Behramin dhe M. Kocin, mësues. Ishin vitet ku nuk mund ti harroaj për angazhimin dhe punën që bëmë si mësues me nxënës shqiptarë e aktivititete tjera të lira, jashtë mësimit. Murati dhe Mediu si kolegë pune, ishin ndër më të mirët dhe më bashkëpunuesit 

Edhe pse kishim një bashkëpunim të mirë e besim, shpesh me Muratin nuk pajtohesha për mënyrën se si ai ai punonte rreth përgatitjeve të përvjetorëve historikë, datave të rëndësishme që nga Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, Demonstratat e Pranverës 1981 e deri te viti 1999.  

Murati thirrte njerëz në ato manifestime të flasin që për mua ishin njerëz që nuk ishin të përshtatshëm mendoj, bile edhe të dëmshëm. Edhe në Radio Malmö-n më shumë se 2 herë nuk jam pajtua me punën e disa bashkëpuntorëve, një grup joprofesionistë e me njohuri të mangëta merrnin përsipër pjesë të programit e intervista që s`kishin kurrfarë njohurie për fushën përkatëse.  

Murati, nuk ka dyshim se me mua dëshironte të punoj dhe shpesh ma përsëriste se ”n`ymyd tëndin e të Mediun i kam nisur disa punë në shoqatë dhe Programin e Radios (Radio Malmö, program javor 60 min. në gjuhën shqipe) por në anën tjetër, me ate që fliste në fund pajtohej krejt çka i thonin për skemën programore, ndërsa Murati vetëm pohonte ”po more”. 

Murati në një mbledhje që kishim para dy viteve tha para të gjithëve se Sinan Kastratit do të ia financojmë për botim një libër për Turjakën.  

Ai sigurisht me qëllim të mirë e thonte por nuk e kishte bisedua më parë fare me mua. 

Unë isha i sigurtë se poqese thotë ai para tyre se do të paguaj shpenzimet për librin tim që e kisha në proces, do të kërkojnë edhe të tjerët para nga Murati dhe kështu edhe do të ketë fërkime e mosbesime në grup.  

Pas mbledhjes e qortova Muratin por ai u arsyetua …. Mendoj se qëllimi i tyre ishte krejt ndryshe nga ajo që unë e dija atëherë.  

Për shkak të ndjeshmërisë, nuk mund të them më shumë. 

Pas shumë vrejteve të pasukseshme që ia kisha bërëMuratit në prani edhe të Mediut, u detyrova që unë të largohem nga të gjitha aktivitetet kulturore, letrare, dramtike, muzikore e programi i Radios në të cilin kisha realizua disa intervista me poetë, prozatorë, profesorë univerziteti, gjuhtarë etj. në Kosovë e në Shqipëri (N. Rrahmani, M. Krasniqi, Virion Graçi, Rexhep Shahu, Emil Lafe, Bardhyl (Shaban) Demiraj etj. Po mbi të gjitha, ishin nxënëset e mia, Emma, Elma, Erva, Luela, Eliza me të cilët krenohem me punën e tyre si valltare, udhëheqëse të programeve e recituese dhe nuk mund ti lija vetëm e unë të iku. 

Kjo më mungon edhe tash, jeta dhe puna me nxënës.  

Vështirësi kisha dhe kam ende se si ti ndaj meselet, mahitë e tregimet e shkurtëra pasi shpesh ato janë të ngjashme me njëra tjetrën, prandaj si model mora ”anekdotatat” e prof. Anton Çettës në librin ”Tregimet e Drenicës”. 

Nuk mund të krenohem e aq më pakë, nuk pretendoj se e kam krye si duhet punën dhe e kam qu në vend amanetin e të parëve por, kam bërë ate që kam mundur. 

Ka vend për vrejtje dhe të gjitha vrejtjet qëllim mira e këshillat i pranoj dhe nëse mundem kur ta kompletoj e ta botoj si libër, vrejtjet dhe këshillat do ta rrumbullaksojnë veprën e pleqve e punën time.  

Tregimet, meselet e mahitë: 

Baca Cufë 

Baca Isuf (shkurt ”Cufë” është djali i dytë i Brahim Agës. Djali e madh e ka pas emrin Xhemjli- 

Baca Cufë i ka pas dy gra dhe me to ka pasur 6 djem e 5 qika. Me gruen e parë, Bahtishahin, bijë Mllanaviqi, ka pas Asmanin, Ramadanin dhe Sylymanin dhe qikat, Zaden, Temën dhe Hatmanin kurse me gruen e dytë, Nurën ka pas Nezirin, Alinë dhe Muslinë dhe qikat: Nailen e Hajrinë. 

Ka qenë shumë puntor i madh dhe ekonomist, kursimtar, koprrac*)  

Apangat e hekrit 

Ish pas rrëxue ni ballanë (aeroplan) në livadhe në mes të Bublit, Damanekit dhe Turjakës e baca Cufë i kish marrë do teneqe të ballanës dhe iu kish marue djemve këpucë të teneqes, për me iu qinru ma shumë e mos me iu shkye këpucët.  

Kaftorrin me xhama 

Baca Cufë e kish pas marue 1 kaftorr të mirë me teneqe por për me kursye gaz, kaftorrit ia kish ngjit përpara dhe anash disa copa të xhamit. Kur e dhez kaftorrin, xhamat thehen. 

1 kashore bukë 1 dude e gjysëm 

Kur dilte buka e nxetë nga qerepi *), baca Cufë ulej nën hijen e dudit dhe hante bukën me duda. 1 kashore bukë me 1 dudë, i dukej pakë e me 2 duda shumë, prandaj thonte ai: 

-1 kashore bukë me 1 dudë e gjysëm. 

Ti 1 cigare duhan e une e ha 1 kokerr shiqer. 

Baca Xhemajli e Baca Cufë janë kânë dy vllazën. Baca Xhemajli a kânë me i madh dhe i ka pas 2 djem, bacën Metë e bacën Salih dhe ish kânë shumë i meçum (mençur) kurse baca Cufë, ish kânë puntor i mirë. Baca Xhemajli e kish pas pi duhanin e baca Cufë, jo. Kur e maronte baca Xhemajli cigarën e donte me pi duhan, baca Cufë i thonte: 

-Ti 1 cigare duhan, unë kam me hangër 1 kokërr shiqer.   

S`ka me ujë të Gërrjaqes 

Baca Cufë ish pas smu *) e iu thotë djemve: 

-Shkoni e merrne do ujë në Gerrjaqë (emër i bjeshkë në rrugë për në Rahavec, afro 40-50 min. larg Turjakës). 

Ishte dimën. Kishte ra borë e madhe. Njani djalë i bacës Cufë vjen n`odë tonë e kallxon. Pa nxehet afër kaftorrit e pa tregon qi duhet me shku n`Gerrjaqë me marrë ujë m`ka thân baba Cufë se kur ta pi ujin e Gërrjaqës, shnoshna (shërohem).  

Baba Imer i thot: 

-Po ku pa do me shku n`kit kjamet, rri k`tu nja dy sahat e mushe gërqakin n`bunar tonë e qoja Cufës . Ai e ngon babën Imer dhe mas nja dy sahatëve e merr ujin qysh i ka thânë baba Imer dhe ia qon. Kur e sheh baca Cufë g`zohet dhe e pin do ujë: 

-Ah si ujë i Gërrjaqës nuk ka … 

Zojt e shotës 

Niherë, kur kish dasht me ra klluq ni pulë e bacës Cufë, voe t`pulës nuk kishin pas e ia qesin pulës voet e shotës. Kur çelin zojt, mas 3 javëve, zojt e shotës, pula i ”thirrte” kakaka por zojt e shotës nuk I shkonin pas pulës.Ata hinin në ujë e nuk dilnin ndërsa pula sillej rreth ujit e nuk guxonte me hi te zojt  

Baba Imer i thonte bacës Cufë: 

Cufë, edhe ti ke me met si pula me zojt e shotës se ki shumë djem me 2 gra e ata ikin, si zojt e shotës.   

Bishtin e kerrit ia mathte me copa  

Baca Cufë e baca Xhemajli ishin shumë të pasur, me të pasur se të gjithë kojshit e krejt katuni.të Ata kishin afro 40 hektarë bjeshkë te Balli i Kerrshit por kur i thehej bishti i kerritë, baca Cufë, pjesës së mbetur ia mathke (ngjitke) një pjesë tjetër të re. Kur e kryente e vetke (pyeste) babën Imer: 

-Imer, a e kam nreq mirë? 

-Jo Vallahi o Cufë. 

-Pse? 

-Pa a pak ki druj të mirë në bjeshkë e me ja ngjit bishtin kerrit me dru t`ri e t`fortë por pe ja shton bishtit dy copa qi si ta ngjet, thehet apet?  

Cufa i ka 2 gra e djemt hallall po i bin edhe gra tjera … 

Kur e kish pas martue Lil (Halil) Derguti djalin, Demirin, masi që punonte si nëpunës administrate në Malishevë, i kishin ardhur edhe 2 gra në dasëm, nëpunëse që punonin edhe ato në administratë në Malishevë. Me fjet i kish pas marrë Musli Cufa, që edhe ai punonte si traktorisht në ish ndërmarrjen ”Përparimi” në Malishevë. Në sabah herët ishin que ato e dikush në oborr të bacës Nezir iu qitke me bakall me i la sytë. Oda e jonë, ishte 5 metra larg oborrit të tyre e kur i sheh baba Imer nga penxherja e odës gratë e huja në oborr të bacës Cufë bënë hajgare: 

-Djemve t`mi … jau bafsha se vetëm burra mbin mysafirë e Cufa i ka 2 gra e djemt hallall ia kanë pru edhe 2 tjera e te na vijnë veç, Mulla Alinë, Musli e Asman Maxharrën … 

Imer Seferi ia shym llâmen Cufës …   

Baca Cufë e kish pas thirrë babën Imer n`darkë, me hangër darkë e kur shkon baba Imer në odë të Cufës kaftorri ish kanë kallë, oda e fshime e llama bante ngapakë dritë. Baca Cufë ish kân tuje e fal namazin e akshâmi. Fitillin e llamës ja kish ungj, vetëm sa me e dit që ka dritë. Kur hin baba Imer mendon se Cufa te koka n`terr dhe afrohet e ia qon fitilin llâmes. 

Kur baca Cufë, i falë 2 reqate namaz e jep selam, llamës ia ungj apet fitilin dhe lidhet n`namaz. Baba Imer i afrohet llamës ku ishte vjerrur në mur, i fryn llamës e ia shym dhe del nga oda e vjen në odën e vetë, bacën Cufë e len tuj falë n`terrr.  

Tash veç me letra pa marrium ahret. 

Asman Cufa, djali më i madh i bacës Cufë dhe me nënë Bahtishahin, pasi ndahet edhe nga vëllezërit, Ramadani e Sylymani, djemtë Smajli, Jahiri dhe Tahiri vendosin me dalur e me jetua në Ferizaj, te Mullini i Kukës. Ai nuk kishte qef me dalur nga Turjaka, por djemt (sidomos Smajli i cili punonte në Gjermani) ia kishin ”mush menen” e marrë kuletën (pushtetin) dhe ai e tezja Xhevë, që ishte bijë e Bajraktarëve të Astrazubit (e Ilaz Bajraktarit), shkojnë pas djemve, deshën e s`deshën. Në Ferizaj jetonte edhe Murat Bajraktari, miki, vëllai i Ilazit dhe Sinan Bajraktarit, të cilët kishin ikur nga Astrazubi për shkak të zullumit serbo-jugosllav sepse ishin familje nacionalistësh e ballistësh. Ata ishin nisur për në Shkup por kishin mbetur në Ferizaj për çka as ta nuk kishin mendua me jetua në Ferizaj. 

Baca Asman, mërzitej në Ferizaj sepse i mungonin kohanikët, i mungonte Turjaka përgjithësisht. Por sa herë që kishte dasma ose dekë (vdek-je) në Turjakë, ai vinte dhe rrinte nga 1 e 2 javë ditë në t`pame. Të pamët në Turjakë zgjasnin nga 4-6 javë dhe shumicën e kohës, edhe baca Asman, rrinte duke i pritur miqtë e mysafirët. Zakonisht te dera e odës në dasma e deka, rrinin nga 2 e 3 hyzmeqarë që kur dikush nga mysfirët ose pleqtë e tjerë dilte në yzerhane (nevojë), ata ia gjenin nga një palë këpucë dhe në rast nevoje, edhe 1 gjygym me ujë, për tahret (pastërti) 

Por baca Asman, mahitej dhe kur ai dilte nga oda, iu thonte hyzmeqarëve:     

-Ja, tash jemi kulturu, veç me letra, ujin nuk po e përdorim mu!   

Ramadan, mirë ja bane gerqagit që e theve se e nxejke ujin shpejt 

Në Turjakë, bujqit, shumë punë i kryenin bashkë me kojshi dhe katundarë të tjerë. Bashkë i korrnin dhe i fshinin grunet, i kositnin livadhet, mihnin (prashitnin) kallamoqet. Bëheshin bashkë deri në 20 argatë. Gjatë ditës argatët mahiteshin në mes veti e shpesh edhe e ngacmonin njani tjetrin. 

Kur ishte koha me i prashit kallamoqet, shumica dëshironin që ti prashitnin të parët e pastaj, edhe për herë të dytë (me i mush). Nëse binte bereqt (shi), ishte ajam me i mih e mush kallamoqet tanë kishin qef me i marrë argatët por në Turjakë shkonin me rend, herë të njani e herë te tjetri, deri te i fundit kur i krynin të gjitha punët. Nëse dikush dëshironte me i mih pa rend, duhej pyet të gjithë të tjerët se përndryshe, nuk shkonte. Njëherë, kur kishte ra shi, Smajli, djali i madh i bacës Asman iu lutet argatëve me shkua me mih pa rend ted ata te Gjiri i Ballicave. Ata i thonë po por nëse na pren 1 quran e qitni pite e hallvë për drekë.  

-Po thotë thot Smajli, veç hajdi! 

Ramadani, vëllai i dytë, pas bacës Asman në moshë i thotë të zojës së sh`pisë, tezës Xhevë që ishte nëna e Smajlit: 

-Jo, quranin nuk ki me e pre.  

Tash ata rroken, Smajli e Ramadani por Smajli i thot nënes, tezës Xhevë që ishte e zonja e shtëpisë: 

-Preje quranin e qit pite e hallvë për drekë! 

Ramadani, i thot kunatës (tezes Xhevë): 

-Mos e prej …! 

Ajo e ngrata nuk din çka me bâ, kun me ngu, djalin a po kunatin? 

Më në fund ajo vendos, më mirë me e ngu djalin se kunatin dhe e pret quranin …. 

Kur vjen koha e drekës, argatët sytë i kishin kah udha dhe kqyrshin kur t`vjen dreka. Kur e marrin vesh që quran, pite e hallvë kanë për drekë, argatët gëzohen ndërsa Ramadani, idhnohet shumë dhe me shatin që e kish n`dorë i mshon gerqakit me ujë dhe e then. Baca Asman, si hajgaregji që ishte por edhe s`kishte shka me bâ e për me e qetësua Ramadanin, i thotë: 

Mirë ia bâne Ramadan që e theve gërqakin, se e nxejke ujin shpejtë.  

Asman, pse e ke marrë Nezirin n`Rahavec? 

Baca Asman ishte i zoti i shtëpisë. Ai kishte edhe 5 vëllezër, edhe 2 nga nëna e baba dhe 3 tjerë, vetëm nga baba. 

Si i zot shtëpie, ai shkonte te miqt, në dasma e në Pazar. Ai mbante edhe kuletën dhe ai vendoste se çka duhët blerë e shitur.  

Në pazarin e Rahavecit, Baca Asman shkonte çdo të shtune. Ai e merrte një vëlla më të vogël me e nimue kur kishte me ble ose me shit ndonjë lopë, bylmet etj. 

Njëherë e kish pas marrë Nazirin, vëllain më të madh, pas Asmani, djalin e tezës Nurë, vëllain nga baba. Kur e sheh një mik bacën Asman me Nezirin i thotë:   

-Asman, Nezirin âsht dash me lânë te Rrasa e Rahovecit, në hyerje të Rahavecit, me ja ble 1 bukë furre e mas me marrë n`Pazar se mu ai nuk nalet kur ta m`son udhën.  

Puna marë Asman!      

Kadri Cufa, a kânë fukara. Thonë se ka qenë i Zatriqit apo i Radostës, me fis Kastrat. Ai i ruante lopt e kuajt e Turjakës. Në Turjakë rrinte e flente më shpesh te Shaban Shaqa, si në shtëpinë e vetë. 

Njëherë, kur ishin kâ në tuj mih kallamoqet, Asman Cufa e Salih Xhemajlia, djemt e dy vllaznive, nëpër arat e tyne, Kadri Cufa kapërcen afër tyne dhe e përshëndet vetëm bacën Asman: 

-Puna marë o Asmano! 

-Marë paq Kadri! Salihi i thotë Kadrisë: 

-Pse Kadri nuk um tha edhe mu puna e marë? 

-Ti Salih nuk ki kali.

Qeli e qosi pa rrikan bashkë   

Daja Xheledin, është baba i tezez Nurë, gruas së dytë të bacës Cufë (Isufit), djalit të Brahim Agës nga Turjaka, Baca Cufë kishte 2 gra, hallën Bahtishah, nga Mllanaviqi me të cilën kishte 3 djem e 2 qika dhe tezen Nurë, që gjithashtu kishte 3 djem e 2 qika. 

Tezja Nurë i ankohej babës, i kallxonte dajës Xheledin, për artaken, Bahtishahi çka pa hjek prej saj prandaj ai, as djemt e bacës Cufë që i kishte me Bahtishahin, jo vetëm që nuk kish qef me i pa por kur i shihte, në një mënyrë tregonte me qehre e me fjalë se nuk i donte. Munohej mas,mi pa ata dhe nanen e tyne, Bahtishahin. 

Asmani ishte djali më i madh i Bahtishahit, burrë shumë i autoritetshëm në katunin e Turjakëës dhe më larg. 

Njëherë baca Asman e baca Reshit (axha im i madh) ishin ungj para dyerve të oborritt. Daja Xheledin që pjesën më të madhe të vitit rrinte te tezja Nurë, sepse nuk kishte djalë, kapërcen asajde ku ata ishin ungj. Ttuj dalë e me dasht e shkue në ulicën ku zakonisht rrinin pleqet e Turjakës, i sheh bacën Asman e Reshit. Dhe në vend të përshëndetjes iu thot: 

-Qeli 1*) e qosi 2*) pa rrikan bashkë. Bacës Asman, edhe vesht e qafa iu kuq sepse nuk i vinte mirë me i thënë qos ndërsa bacës Reshit (shkurt e thirrnim ”Shit”) nuk e kish gajle. Ai i thotë bacës Asman: 

-Asman, po na nuk jem me këto behane.

E kish pas njetin e keq 

Baba Imer (Imer Seferi), ishte nip i Dragabilit, i Asllan dhe Avdyl Fejzullahit, prandaj, edhe dajën Xheledin e nderonte si dajë e me bacën Cufë, që ishte dhëndërr i dajës Xheledin, ishin djemt e dy vllaznive. Baca Cufë ishte djali i Brahim Agës kurse baba Imer, ishte nipi i Avdullah Agës. Avdullahi e Brahimi (të lindur në Zatriq), ishin vëllezër. 

Shpesh, daja Xheledin vinte në odën e gjyshit për drekë, darkë e besa edhe flente te ne. Njëherë kishim pas shumë mysafirë e kur dikush nga djemt e babës Imer i kanë shtrua vendet me fjetur mysafirët në odë, në lëkura të deshëve në vend të dyshekëve, dajes Xhyledin i ka qëllua vendi në mes të dy mysafirëve. Në ndërkohë, kur shhtroheshin vendet tjera për mysafirët e tjerë, në të dy anët e odës, daja Xheledin e merr lëkurën dhe jorganin e vet e shkon në fund të odës e shhtron lëkurën me fjetë.Baca Reshit e vet: 

-Pse daja Xheledin po shkon atje e nuk po rrin këtu me fjetur? 

-Bre dajë, njanit prejt tyne e kish pas njetin e keq. 

Qitu du me dek 

Tezja Nurë, qika e dajës Xheledin, i ankohej babës për artaken, Bahtishahin e daja Xheledin mërzitej për qikën e vetë. Kur u ndan djemtë e bacës Cufë, Asmani, Ramadani e Sylymani (djemt me nënë Bahtishahin) dhe Neziri, Alia e Muslia (djemtë, me nënë tezën Nurë, nipat e dajës Xheledin), daja Xheledin u gëzua që më në fund qika e tij doli në selamet. Natën e parë që ata dualën në shtëpitë e tyre, daja Xheledin tuj mendua se është në shtepinë e qikës (tezes Nurë), ai në të vërtetë kishte qenë në shtepinë e zjemit të bacës Asman, te Bahtishai, artakja e tezës Nurë, aty ku gatuanin gratë. Në mbrëmje, kur nis me u terrua, baca Asman shkon e thotë: 

-Daja Xheledin, hajde shkojmë n`odë! 

-Ja qitu du me dekë.  

Kur e merr vesh daja Xheledin që nuk është në shtëpinë e qikës, qohet me të shpejtë e shkon te tezja Nurë.     

 

Sa killa drith i ke gjet o mik? 

Ishin pas shku do musafirë të Podrimes (Xerrxës) te Bajraktartë e Astrazubit. Astrazubi është katun që hana e djeg natën. Bereqeti nuk bâhet. E kanë tokën e ligë por rrushi e pemt bâhen edhe mirë bile. Ma e mira shpi n`Astrazub nuk gjante ma shumë se disa sheka grunë (një shekë, 40-50 kgr. grun) Në Podrime një shpi e mirë gjente deri në 10.000 kgr. grun. Masi han bukë, podrimqaktë po e vesin t`zotin e shpisë: 

-Sa killa drith i ke gjet o mik? 

Bajrakatari edhe ngushtohet se kish gjet shumë pakë po edhe puntorë nuk ishin Bajraktarët. Atëherë i thotë mysafirit: 

-Mik sa herë t`vini kâm ju rrasi bukë t`gryt. 

Ndërsa Baba Imer, kur i nin k`to fjalë, flet, i livdon Bajrakatartë: 

-Me kânë mirfë gjermani maron t`hallusa e jo pushkë. Bajraktarë janë t`pushkës.  

Ndashin ne ta han tash sanen n`verë, ndashin ne ta lânë për dimen  

Shaqë Tusha kishte një vëlla më të madh, Hamidin. Ai nuk punonte asgjë ndërsa Shaqa i kryente të gjitha punët e shpisë, i kqyrte gjâen, punonte tokën, shkonte ne mal për dru e në mulli ndërsa Hamidi veq i sillej hijes së dudit rreth e rreth n`midis aboritt e i m`shonte çiftelisë e bishnicave (n`rrojsave). 

Një ditë kur axha Shaqë vjen nga arat që kishte punua e ishte lodhur, Hamidi si e sheh Shaqën që hini në aborr i thotë: 

-O ngaj (ngutu *) Shaqë bre se lopt kanë hi në lamë e pe hanë sanën! 

Shaqa, qysh ish i lodhun ia kthen Hamidit: 

-O Hamid, loptë n`dashin ne ta hajnë sanën tash n`verë, n`dashin ne ta rujnë për dimen, për veti e kanë.  

S`di qysh do ti fshim grunet sivjet   

Kish pas ra ni borë e madhe më 1954 në Turjakë e axha Shaqë thonte: 

A mun jarabi, nuk dim qysh do ti (korrim n`korrik) e fshijmë grunet sivjet.  

1 lopë e kusur. 

Edhe axha Shaqë i kish pas 2 gra. Gruen e parë e kish pas nga Drenoci, motrën e Selimit dhe Brahimit hallën e Avdyl Grandes (babës së Gjevë Krasniqit- Lladrofcit). Masi i kish pas dek gruaja e parë, ia kish pas lânë vetëm 1 djalë, Sadrinë. Sadria a kân djali i madh i Shaqë Tushës. Mas Sadrisë, axha Shaqë a martu me Xhylën e Patokit dhe i ka pas edhe dy qika e dy djem, Zelfinë, Fatimen, Fazlinë dhe Ganinë. 

Baca Sadri a kânë burrë i mirë por si fëmi jetim, ish kânë i hjekun keq e shpesh i keqtrajtum nga djemt e Hamid Tushës.  

Niherë, një udhtar, ndërsa baca Sadri shkonte me lopë, e vetë udhtari bacën Sadri: 

-O çaban, a po të hanë lopt? 

-Po, hanë kapakë e ti a mujte bre burrrë? 

-Po kadalë, dalë. 

-Sa lopë i ki o çaban? 

– I kam 1 lopë e kusur, përgjigjet baca Sadri udhtarit. 

-Po shka âsht kusuri se nuk pe di? 

-Viqi, i kallxon Sadri Shaqa  

Sa të dulën Ukë? 

Uka i ngjihke gratë tuj hanger bukë, me i da përgjysëm       

Ukë Topi flitej nga pleqë e Turjakës a kânë i katunit Grabofc afër Bellaqevcit, te Fushë Kosova. 

Edhe në Damanek të Turjakës ish kânë 1 familje Topi, (babat vllazen) e afërm me Ukën, Isuf Topi. Familja Topi shin kân shumë familje e rrezikshme, problematike. Kishin pas luftue me Rrakaqin, Qorrin e Karadakin, edhe këto familje në zâ e problematike. Kur kishin ardhur nga Zatriqi në Turjakë, djemt e Ali Agës, Avdullahi, Brahimi, Hamza e Hasani, ishin nalë pushkët por baca Xhemajli e kish pas vra 1 mashkull të Topit, prandaj Ukë Topi nuk i ka deshte as Brahim Agën djemtë e tij. 

Niherë, kur i kishte pru lopt n`minges, Ukë Topi, si palar n`Bellenicë, ishin ungj e hanin bukë me të zotin e shpisë, gruen, 2 qikat e 2 rejat. Prej Ukës kurrkush nuk kish havale, thonë se kanë hudum. 

Të gjithë hanin bukë e Uka i ngjihke (numronte) gratë. I zoti i shpisë i thotë Ukës: 

-Ukë, pse s`ha, shka pa bân? 

-Pi ngjehi sa gra janë. 

-E pse pi ngjeh ? 

-Pe bâj men mi da, unë e ti, ka sa gra pa na bin. 

-E ka sa gra po na bin Ukë? 

-Ka dy gra e gjysë.  

Sa lopë pi run Ukë? 

Uka nuk ish kân i martum por i ruante lopt e katundeve në Turjakë, Damanek e Bellenicë. 

Nëse i kishte 30 copa lopë, Uka i merrte 30 shtaga dhe gjthësecila lopë e kishte shtagën e vetë e vjetave, iu hinte me thupra. Edhe vjetat i kishin thuprat. me shtaga, iu hinte lopëve e me thupra, vjetave. 

Sa lopë i ruante, aq shtaga i mbante në krah dhe po aq thupra, për vjeta. 

Kur dikush e vetke Ukën: 

-Sa lopë pi run? Ai thonte: 

-Sa lopë i ruaj, i kam edhe aq shtaga.  

Pse Ukë pa shkon dath      

Ukë Topi, verës e dimnit shkonte dathë e apangat (opingat)*) me toja i virrte në krah, i runte për naj zor. 

Kur dikush e vetke Ukën: 

-O Ukë, pse nuk pi math apangat në dimën, kur ka borë âsht ftohtë, ai thonte: 

-Pse, mas pum han gjarpit-a? 

Ndërsa verës, kur e pyesnin: 

-Pse Ukë pa shkon dath? 

-Pse, mas pum narthin *) kamt-a (këmbë)? 

Brahim Agën me myt n`bunar me krjt f`mitë e katunit 

Ukë Topin, fëmijët e ndiqnin përmas dhe e imitonin e përqeshnin prandaj ai nuk i donte fëmijët. Brahim Aga i donte shumë fëmijët. 

Ukë Topi thonte: 

Krejt fmitë e katunit Turjakë mi myt n`bunar. Masanej me qit Brahim Agën, e mas Brahim Agës me qit 1 kerr me therra dhe përmi therra me qit gurë e rrasa t`r ânda qi ma me mujt me dalë mu.  

Baca Tah, dhelpnës ia then pacerrkën  

Fetah Nurqi, plak i mahallës së Nurqëve në Turjakë, ia hante dhelpna pulat. Baca Tah (Fetahi) e bân men qysh me e zâ dhelpnën dhe çka bân ni ditë, e merr ni pacerrkë dhe mrena n`pacerrkë i shtin do mushkni t`pulave. Dhelpna kur vjen natën e nin erën e mushknive dhe e shtin kryet n`pacerrkë me i hânger mushknitë. Kur i han mushknitë, kyet nuk mun me nxjerrë nga pacerrka. Kur qohet n`sabah baca Tah, pe sheh dhelpnën pa enet napër aborr spese nuk ka pa kah me shkua e me ik. Baca Tah e merr 1 shtagë e i mshon dhelpnës në krye e ia then pacerrkën e dhelpna ik n`mal, 

E kapsha drapnin me dy gishta 

Baca Tah a kânë vejan por koha kur jetonte baca Tah, në Turjakë, ishte si në kohën si në kohën e gurit. Të rinjët nuk guxonin jo me fol por as me i kqyrë qikat e katunit. Nëse dikush folte ndonjë fjalë për naj punë t`keqe, jo vetëm në Turjakë, poe edhe në katunet tjera, kriste pushka e baheshin gjaqet. 

Prandaj, edhe duhej ruajtur. Baca Tah kur kish pas korr grun në Grabilishtë, një grua ia hiqte mafesin dhe ia bante me dorë bacës Tahë. Kur e pytshin bacën Tah: 

-Ti shka bajshe baca tah kur ajo ta bante me mafes  

-Unë e kapsha drapnin me dy gishta dhe korrsha grun))) 

Thuj ne ta knojn edhe ni kângë!         

Halit Avdia, djali i Avdi Hamidit, kur i runte dhetë (dhentë, delet), si çaban, e merrte me vete 1 radio, tranzisor të dorës që s`kish kush n`Turjakë dhe shpesh afroheshim çabanët e tjerë dhe e ngojshum Radio Prishtinën, sidomos 1 emision me këngë folklorik, pasdeke. Këndonin shumë bukur Salihi e Ferizi. 

Vinte edhe baca Tah, plak dhe kur e njeu kangën “Fryni era u çel taraba”, që e knun Salihi e Feriz Krasniqi baca Tah i thotë Halitit: 

-Thuj bre ne ta knojnë edhe 1 kângë!  

Sa për 7-të t`Kaznikit          

Ku hanin bukë çabat e Turjakës e ngiheshin mirë, baca Tah thonte: 

-Qitash, sa për 7 çaban t`Kaznikit qindroj unë.  

Në Turjakë, Panorc po edhe çabant e Kaznikit nganjëherë luftonin n`mes veti, shkaku i kullotave apo kush i ka qentë, buajt, deshtë ogiçët më të fortë prandaj ndodhte që kur takoheshin çabat afër Panorcit, rriheshin me shtaga. E baca Tah, nuk ishte i rrehes por kur hante bukë e ngihej, iu thonte çabanëve të Turjakës: 

-Pasha Zotin qysh kam hângër bukë mirë e jam ngi, qinrroj e rrihna sa 7 çabanë t`Kaznikit.   

Nuredini, djali i bacës Tah ”Nashta s`ju del juve buka” 

Baca Tah i ka pasur 4 djem: Ibishin, Abedin, Bislimin dhe Nuredinin. Nuredini ka qenë më i vogli dhe ka dekur i ri. Ishte familje shumë e varfër por e ndershme. Nuredini, si më i vogli shkonte me lopë e shpesh nuk kishte bukë spese nëna iu kishte vdekur e grue tjetër nuk kishin.  

Kur vinte koha kaftjallit e çabanët e Turjakës hanin bukë, e thirrnin edhe Nuredinin: 

-Nuredin, a ki hânger sot bukë? 

– O jo Vallahi. 

-Hajde ham bukë! 

-O nashta s`ju del juve bre.

Ibish, sa vjet i ki ? 

Ibishi, djali i madh i bacës Tah ish kân kohanik, mocanik me babën Ukë. Ishin kân ushtar e kishin punua bashkë punë sezonale si puntor krahu, shpesh në Beogradh, Zagreb e Sarajevë. Kur dikush e vetke Ibishin: 

-Ibish, sa vjet i ki` 

-Sa i ka Uka. 

Nesër âshtë e ejte e qes flia 

Bacës Tah kur i kish pas dek grueja, nuk ish pas martua mâ. Bislimi, një nga djemtë e bacës Tah pas Ibishit e Abedinit kish pas gatue e krye punët e shpisë, si gratë tjera. Në Turjakë, ish kân adet që të enjteve për darkë gratë qitnin flia e të shtuneve, për darkë shtinin pasul, sepse vinin shumë pazargji nga Rahaveci, prej Drenice e katundet të largëta që kishin ecur deri në 6 orë vetëm ni drejtim për me shkue në Pazarin e Rahavecit … Kur vëllezërite e Bislimit i luteshin Bislimit: 

-Bislim, qitnu sonte flija! 

-Jo, nesër âsht e ejte e qes flija.                     

Uh t`gjet e çuda   

Rexhep Jupa, baba e Jupës, Muhametit e Abazit, kish pas dëgjua se turreci kur k`non për herë të parë, ai që e nin i pari e thirë ate që e ka ma afër për me iu bâ ispat: 

-A je ispat qi e mujta turrecin? 

Ai zakonisht përgjigjej me “po”.  

Por baca Rexhep, kur shkon te shpia i thot nënes: 

-Nana Nurë, sot e kam mujt qyqen: 

-Uh t`gjet e çuda (e liga), qyqja âht e mujt 

Tita e paska k`thy kryet kah koshi e po ma kqyrka koshin e kallamoqit    

Cakë Panorci ish kân ni plak i meçëm shpijanik n`Panorc. Nuk ka djalë por vetëm nipa, djemtë e vllaznive. Ni nip i ti, djalë i v`llait e kish pas 1 libër n`dorë. Abetarja dhe librat e leximit në shkollat fillore, në faqen e parë e kanë pas fotografinë J. B. Titos.  Nipi i thot:           

-Baba Cak, kqyre Titen n`syrett! 

-Pe shoh, pu ma kqyrka koshin e pa dojka mu ma marrë kallamoqin.

Kthema kallamoqin e masanej cof      

Caka kish pas 100 copë dhi të kuqe. Ni dimën i kishin pas cof (ngårdh) shumë dhi. Ai e kish pas edhe edhe 1 cjap për qef, cjap ogiç që e kishte edhe kumonën n`qafë. Një natë shkon çabani n`odë ku rrinte Caka e i thot:          

-O baba Cak, pa do me cof edhe capi i madh. 

Plaki e merr shtagën e zhdryp në ahër (ahur) *) të dhive e drejt e te cjapi shkon:  

-Cjap, qitma drithin qi e ki hangër e masanej cof!   

Nëse i merr dhetë te Kaiqi i Bublit, edhe unë kam me t`than bingjia i Gjakovës 

Cak Panorci sh pas dalë para dyerve të oborrit, në sakak (sokak) e ish ungj (ulë) me ni lëkurë e pike duhan.  I kqyrte gjâen që i qitshin çabanët në male me kullot. Mas pak vjen ni jabangji me ni kali tuj ladru e nuk nalet hiç as me fol me Cakën. Ky kur e sheh ashtu i bertet: 

-Ou nalu bre burrë e dredhum ka ni cigare dhe e pin ni tas ujë! 

-Ja Vallahi nuk kam vakt (këtu, kohë), jam i pangashëm. 

-Po kush je ti e ku pa shkon mor burrë qi e paske marrë me hyxhym *)? 

-Jam Bingjia i Gjakovës e pa shkoj te Kaiqi i Bublit? 

-Po shka ki me Kaiqin e Bublit? 

-Jam kam dhân do dhen n`qesim*) e pa shkoj me marrë hisen teme. Ndërsa fliste e prej kalit nuk zbriste por vrapin ia kish nalë kalit. 

-Qyre, n`mujsh me marr hak a hise (dhetë, dhentë) prej Kaiqit t`Bublit, përnime te koke Bingjia i Gjakovë. 

Qitash buni bajram tanë verës      

Ish kân Dita e Bajramit e masi e han sillën e Bajramit n`Panorc, Caka iu thot mashkujve: 

-Shkoni me mjell se toka asmanicë, me bâ e me ra shi mu nuk muni me hi me mjell. Nipat i luten se sot pa kemi qef me nejt, t`pushojnë për Bajram e të dalin nepër kajshi, Caka e sheh qi âshtë e kot dhe nuk iu flet ma.    

-Ani, ani veç me ra shi, mu nuk muni me hi n`arë dhe i len rahat plaku. Qat nat ia nis me ra shi e nuk nalet afër 1 javë e Cakës i kish pas met ara pa mjell me kallamoq e masanej ju thot nipave:  

-Qitash, bâni Bajram përditë tej n`shmiter      

Pe bâjm Hisen Dergutin kurril     

Xhemajli Bajra i Panorcit a kân n`hyqymet në Rahavec e më vonë edhe kryetar i komunës, në Rahavec, në Malishevë e deputet në Kuvendin e Kosovës, Kuvendin e 2 Korrikut dhe 7 Shatatorit 1990 që e shpllën Kosovën Republikë, si deputeti më i vjetër. 

Kur u hap shkolla për herë të parë në Panorc, kah viti 1970, ajo duhej me pas edhe 1 shërbëtor për me i pastrua klasët e dimnit me iu kall zjemin me bajt postën etj. Xhemajliu kish pas qef me e shti n`punë si kurril Halim Kadrinë, nji nafakprem e i varfër. Ai përveç që ishte fukara, ishte edhe zotni. Shkonte në malin e Komunës e prente dru e radion e merrte me vehte. Prente dru e radion e virrte në degë të drunjëve dhe ngonte muzikë. Rojtari i pyllit nuk e kishte të vështirë me e gjet dhe shpesh ai dënohej nga gjykata për kundërvajtje e Rahavecit me pare e me burg. Kishte nënen plakë, gruan e fëmijët e Gjemajli Dina (Bajra), për me e largua nga këto punë, nga dënimet e burgi, shkon në Panorc dhe i tubon katunart në shkollë e iu thot se don me shti n`punë 1 njeri, për kurril por nuk ju tregon kund don me shti ai n`punë. Katunart e Panorcit thonë me e gjet 1 puntor t`mirë e hiç nuk dojnë me ngu Gjemajlinë. Gjemajlia ish i meçëm e i thot katunarëve të vetë: 

-Ana, Valla pe shtim n`punë Hisen Dergutin, 1 plak pasunik e puntor i madh që kurrë ai nuk do të pranonte me hi kurril shkolle, n`punë t`shtetit. Ai kshte afro 30 copa lopë pllea.  

Kur e shohin katunart se Gjemajlia i msheli tana shteqet, pajtohen. Halim Kadria ka punua derisa sa a pensionua në shkollë. 1 vit kam punua edhe unë me Halimin. Halimi ka vdekur e tash, djali i tj punon në shkollë. 

Gjarpnit ia afronte kamen me ia kashu 

Hajrullah Rexhepi i Rudit a kânë mik shpie i Imer Seferit, gjyshit tim. Ai ia kishte dhân qikën, Xilajën për bacën Reshit, por ajo kishte vdekur. Për mos me prish miqësinë, Hajrullah Rexhepi ia kish dhanë qikën e dytë (motrën e Xilajës), Qamlinë për bacën Reshit. Më vonë, Syla, djali i madh i Hajrullahit ia jep qikën, Sanijën babës Imer për djalin e vogël, bacës Hel (Seferit) e baba Imer, ia jep qikën e vogël, Libadën Hajrullahit për djalin e vogël, Qerimin.    

Hajrullahi ish kânë aq puntor i madh sa s`mun me amrrë vesh pa a e pa. Shkonte dath deri në Bellosh (arë e madhe) e kamt e duart i dukeshin si kâm breshke prej punës. Niherë 1 gjarpën, kur e sheh dath Hajrlullahin don me e kashue e Hajrullahi ia afron kâmen gjatpnit. Ai e kashon por, si me kashue gurin. Menjëherë e largon kryt gjapni e nist me ik tuj e majt kryt shtremt. Hajrullahi e ndjek dhe ia afron kamën por gjapni e shtramnonte kryet e ikte. 

Kam me punu si për shpi teme 

Kur fituan partizanët e Titos, në Suharek e kishin pas ba kryetart t` komune 1 fukara që e kish pas vetëm 1 dhi. 

Masi zgjedhet, ai del ai e flet para pop`llit: 

-Kam me punue e kam me ju kqyr juve si për shpi temen e ata që ishin aty thonë: 

-Kuku për neve shka na paska gjetë nëse ky punon si për shpi t` vetë. 

Daja Miftar qet pushkë si Xajë Kosova n`Pragë 

Baba Ukë a kân nip i Hisen Sylës t`Damanekit. Hiseni i ka pas dy djem, Halilin e Sadrinë dhe 4 qika: Gjezidën (gjyshén), Nurën, Halimen dhe Zade. Baba shkonte shpesh te dajt dhe, edhe në pleqni, kurrë nuk i ka harrua, e ruante dashninë që kishte pasur kur ka qenë i ri. 

Dajtë babës, shumica kanë qenë babaxhana e të pasherr, daja Destan, daja Amrush e sidomos daja Miftar. 

Kur kish kish pas ardh ky shoki (partizanët), pas viti 1944 dhe e marrin pushtetin e fillojnë mi shti rrajtë, më fukarenjët i emnojnë e i bëjnë kryetaar komunasg e vende tjera udhëheqëse. 

Shpesh nga Rahaveci, komunarët vinin e mbanin mledhje. Në konferenca iu flisnin katunarëve për jetën e re e socializmin. Konferencat i mbanin në mbrëmje kur të gjithë katunareët vinin nga puna në sh`pi. pas punës së lodhsme të ditës në bujqësi. Kofeerencat (mbledhjet) i mbani në ledina, në mes të Damanekit, në mes të shtepive të Amrush Zymerit, Kadri Minushëve dhe Selim Nuzës. Katunart nga lodhja, vetëm ishin të detyruam me shkua por nuk i ndegjonin asnji fjalë çka thonin e disa edhe flenin. 

Dajën Miftar n`mledhje e kish pas zânë gjumi derisa flisnin udhëheqëit e komunës. Pa hiri i shkoqet dajes Miftar, e shkel zhabën, i shkrep pushka pahiri e ata të komunës thonë se për inati tonë e ka l`shue dhe ia qesin tatimin dajës Mifrar të ngratë sa krejt katunit, edhe pse ai ish fukara. Baba, thonte: 

Dajë e kam veç dajën Miftar se ka qit pushkë si Xajë Kosova në Pragë. 

3 jastak, si stâm i arës 

Niherë kur ish pas shkue baba te dajtë, sa ishte gjallë Hisen Syla, gjyshi, kur bien me fjet, baba i merr 3 jastak e i qet te kryet, e bân si stom të arës e baba Cen (Hisen Syla) i thot: 

-Ukë, shka pa bân, pse gjithë ata jastekë?’ 

-Baba Cenë, shin kânë tuj nejt badihava e i mora. 

Falë iu koft Mao Ceduni e Ču En-laj i dajve    

Dajt e Damanekit, e kanë dasht shumë, më shumë se katunet tjera shipninë socialiste e Enver Hoxhën. Edhe kut Shipnia lidhej me Rusin e Kinëm, edhe pleqt e Damanekit, nuk e hiqnin nga goja Stalinin e  Mao Cedunin e Ču En Lajin. Baba thonte:  

-Falë iu koft Mao Ceduni i Cuen laj (Mao Zedong -Mao Zedong) e Ču En-laj dajve se trohën e hises nuk pe du ! 

Me shku mas dajve t`mi ju zen sherri 

Komunizmin, enverizmin, stalinizmin e Maoizmin, dajt e babës i kanë pas në zemër e baba thonte:  

-Me shku mas dajve t`zen sherri. 

Shka pa keshi, a mas pa shkoj mas grave t`huja? 

Axha Ban (Shaban Seferi), a kânë vllai i vogël i babës Imer. Ai a kânë edhe çabani e bujki më i mirë në Turjakë.  

Edhe axha Ban, ish kân i pasherr dhe babaxhan por shumë njeri i drejtë. 

Njiherë kur argatët mihnin kallamoqin, dikush flet diçka e të tjerët fillojnë me qesh ndërsa axha Ban nuk i kish ngue çka kane folur por vetëm kur i dëgjo që po keshin iu thotë: 

-Shka pa keshni, a mos pa shkoj mas grave t`huaja? Ai mendon se njerëzit keshin (qeshin) vetën nëse njeriu shkon mas grave huja. 

E baba Imer, si në në mahi i thotë axhës Ban: 

-Jo, jo Shaban, Allahile shko n`guxofsh, mas grave t^huja!  

Me dasht i qoj lopt n`Biligrad    

Baba i gjyshit Sefer Imeri ish kân i papuntor por patriot. Ai gjithë kohës thonte:     

-Kuku për neve, na mur shkau e asgjë s`bënte. Kohën më të madhe rrinte te dajtë e vetë në Bellenicë e 2 gratë e ti i kryenin të gjitha punët e burrave. 

Axha Ban që shkonte me lop si çaban, kur e nin babën Sefer tuj folë thotë: 

-Vallahi, unë s`tutna hiç pi shkaur, me dasht i qoj lopt tej n`Biligrad. Baba Sefer ia kthen: 

-Jo bre birë, s`ki nevojë me shku me lopë n`Biligrad, Beligradi vjen k`tu e i merr lopt tona. 

Hajt mara vlla shko niherë te shpia!       

Terzitë e Gjakovës, dimnit vinin në Turjakë dhe në të githa mahallat, rrinin, hanin e flenin dhe iu kepnin tirq e gjyrdi të gjithë mashkujve. Te na, kur i kryente me djemtë e babës Imer, reni vinte te axha Ban për me i pre e kep tesha e zhgunjta. 

Mstafë Lota e Njazia po e shohin se axha Ban nuk pa tregon shka don me pre e kep për veti e për djalë e për Muharremin. Gjakova, janë shumë të mençur e kur e shohin axhën Ban se po menon, M`staf Lota i thotë axhës Ban: 

-Shaban, hajt mara shka te shpia niherë (dmth. vete gruen)! 

Si briski, hjek pakë me çel por qaj brisk  

Ish pas ardhë Hisen Syla, baba i nanes Didë e vjehrri i babës Imer me pa axhën Ban kur e ka kry ushtrinë. N`llaf e sipër, tuj bâ muhabet, Hisen Syla e vetë babën Imer: 

-Imer, a ish ardhë (përmirësue …) Shabani hiç? 

-Mixha Hisen, a t`ka hup najherë naj brisk tuj bâ lavra? 

-Po! 

-Mas ni matmoti tuj livru e ki gjet apet, qaj brisk. Ki hjek pakë tej e ki çel por, qaj brisk. 

Edhe Shabani, qaj Shaban qi i kânë, qaj a k`thye.  

Shaban, продужи за још месец дана  

Axha Ban ish pas shkue ushtar në Maribor, ngat 3 vjetë kisha pas shërbye. Kapetani e kish pas kuptu që axha Ban âsht marak n`gjâ (kafshë) dhe e kish marrë me ia kqyr kalin. Axha Ban e krihte, e ishqente kalin e kapetanit n`ushtri sikur n`Turjakë kiet e zjellës dhe shumë e kish pas dashtë kapetani axhën Ban. Kur vjen axha Ban n`sylah (n`pushim), baba Imere tregonte më dhimsej që Shabani masi nuk ish i dalun, mërzietje në ushtri e tutej mas pa gabon najsen dhe shtin n`haps (hapasane, burg) 

Ditëne e mram t`sylahit i erdh ni telegram prej Mariborit ku kapiteni ia vazhdonte pushimin axhës Ban edhe për 30 ditë: 

Shaban, продужи за још месец дана 

 Shapko, shapko, s`kam punë me ty!       

Imer Mullamuqa, plak i mahallës së Mullamuqëve, ish kân shpijanik në Turjakë. I kish pas 100 copa dhi t`kuqe. Ai nuk ka pasur asni djalë përveq djemve të vëllait, Sadri, Musli e Ali Metën e Haradinin. 

Niherë para se mi n`shu dhitë, me i qit n`bjeshkë, ish ardhë te baba Imer. Baba Imer ish kân tuj pi kafe me axhën Ban. Kur hin mixha Imer, baba Imer ja qet kutinë e duhanit dhe ni kafe. Mixha Imer, i thotë babaës Imer: 

–Imer, edhe Murroja (mëzati) jem pin kafe. 

Axha Ban nuk e merr vesh se shka i tha mixha Imer e kur qohet mixha Imer, baba Imer e vetë axhën Ban: 

-Shaban, a e more vesh shka na tha mixha Imer? 

-Jo, pse shka tha? 

-Tha: edhe Murroj jem pin kafe. Kur t`pa ty juj pi kafe me mue. 

-Aaaa?  

Axha Ban e dinte që mixha Imer i n`shon dhitë n`mal kah dyert e tona dhe i del përpara n`udhë e po e pret. 

-Axha Imer, shka thae parez? 

-Shapko, Shapko s`kam punë me ty, shapko! Ta, ta, ta , ta iu grahte dhive e ngutej me ik pi Shabanit. 

 Unë boll mirë pa shoh 

Prashitshin kallamoq n`Turjakë e disa puntorët, tuj punu kohën e qonin tuj mahitë. Kishte puntor që ishin të vjetër, rreth 65 vjet e ankoheshin se nuk po shohin e nin mirë. Axha Ban që nuk kishte më shumë se 18 vjet, kur i nin se pa flasin për sy e vesh, a iu thotë: 

-Vallahi unë boll mirë pa shoh e pa ni. 

Kqyre ti shoq, ku tgjan ma mirë shko e banum za edhe mua 

Niherë ish pas pas ardhur Vesel Pagarusha me një shoq te na n`Turjakë. Baba Imer nuk kish pas qillu e axha Ban, âsht dash me nejt n`odë edhe pse, ai ma me qef kish mi kqyr lopët se me nejt n`odë. Veseli, baba i Nexhmie Pagarushës kish pas shprënda napër katunet e serzit të Rahavecit abetare e libra leximi e këndimi që i merrte nga Shqipnia. Masi hanë bukë, Veseli po ankohet: 

-Oh, um hângri ni plesht, oh, um hângri ni plesht. Kur e tepron tuj thânë disa herë ” oh, um hângri ni plesht”, axha Ban i k`thehet Veselit: 

-Qyre ti shoq, n`tu nejt rri e mas tu nejt, ku t`gjân ma mirë shko! 

-Eu po mirë ja ke bâ bre, tha ai qi ishte me Veselin e Veseli më nuk tha: ”oh, um hângri ni plesht”. 

Axha Ban e Sadri Shaqa shkojnë n`Pllaqicë me kakuda me luftue  

Kur ishin pas shkue katunet tona, Bajraki i Astrazubit me luftu te Ura e Ibrit, në Leposaviq e anej Ibrit deri në Novi Pazar, axha Ban e Sadri Shaqa ishin kânë tuj ba ugarat në Fangje. Sadri Shaqa i thot axhës Ban: 

-A shkojmë edhe na n`luftë? 

-Po thotë axha Ban dhe i l`shojnë kitë pi zjelle e nisen për Pllaqicë. Te Hajdar Maloki e kishin pas lanë pjekën. Me vete e kishin marrë edhe ni Çifte dhe nisen. Rrugës, ishin pas rrxue në tallishta e t`ishin bâ gjak e shky teshat por ishin pas shku diqysh. 

Kur hinë n`odë, baba Imer i bërtet axhës Ban(vëllait) e Avdi Hamidi, Sadri Shaqës dhe iu thonë: 

-K`thenu meniherë n`shpi. Njani i malokëve iu kish pas thânë: 

-Shka i kini marrë k`to kakuda (kakuta*) për çiften) 

E paski rujt faqen e zezë     

Edhe pse i kam pasur dajtë në Astrazub dhe e kam dëgjua disa herë babën Imer tuj na kallxue, i kam harrua emnat e pleqëve të dajëve, familjes së Lleshëve. Ato shënime që i kam pasur, mi kanë marrë ish SPB-ja, Sigurimi i shtetit, të tjerat që kanë p`shtua, janë djegur me 1999 bashkë me librat, dokumente e dëshmitë të tjera e me letra të ndryshme që kisha. Më kujtohet se si student i vitit të parë e të dytë të Letërsisë, në vitin 1976/1977 isha te dajtë dhe në odën e Ali Jetës e të Hazir Bajramit kam pas marrë disa fjalë të urta, kângë e mesele, fjalë të urta e shprehje popullore, disa dhjetëra. Më kujtohet se Daja Hazir më ka dhënë disa këngë për Astrazubin kur kanë luftue me Rahavec: 

”Na u`nis lufta mi Vatiq, 

Rahaveci, thej me ik”. Mbaj mend veç këto dy vargje. Edhe Adem Hiseni tregonte e pastaj, ndizej e merrte zjarr biseda. … 

Për familjen e Lleshëve, vetëm dajën Asman dhe dajën Lah nuk i kam harrua sepse sa herë që shkoja te dajtë, si i vogël, daja Asman, më jepte ftoj, vojsa e rrush. 

Kjo familje e kish pas 1 mulli të ujit në mes të katundit Mirushë dhe Malishevë. 

Plaku i kësaj familje rrinte në mulli, e 1 natë nuk i kishin qu bukë. Kur ish bâ sabah, plaki kish shkue në Astrazub dhe i vetë: 

-Pse nuk me kini pru bukë? 

-E kemi rujt 1 plakë që a kânë s`mut tuj dek` tej n`sabah.   

-Po a pshtoj masi e paski rujt? 

-Jo, diq. 

– E paski rujt faqen e zezë.  

Islam Maliqi knonte e flente natën kur e runte kallamoqin.  

Islami e ka pas 1 arë, afër Bratatinit tonë dhe e ruante natën kallamoqin që mos t`ja han thitë.  

Islam Maliqi, a kânë një nga çabanët më të mirë në Turjakë. A kânë fukara ku nuk ka ku shkon më tepër.           

Ama Islami a kân edhe i meçëm dhe mbante mend shumë. Ka pas një memorie të jashtëzakonshme. Nëse e ka pyetur dikush Islam Maliqin kur është Dita e Shën Gjergjit pas 1, 2 ose 5 viteve, ai pa u mendua fare të ka tregua n`cilën ditë âsht, psh të martën, të enjten apo të shtunën. Ne mund ta vërtetonim pasiqe kishim kalendar dhe e shikonim Ditën e Shën Gjergjit (është në çdo 6 maj,në çdo vit) ose Shën Mitri (është në çdo 8 nëntor, në çdo vit) që për neve që e pyesnim ishte e habitshme se çfarë aftësie të mbajtjes mend kishte. Të tjerët thonin se ka pas aftësi profetike, njeri ”i mrrimë”. 

Islami e ka pas 1 arë t`mirë te Bratatini, afër Bratainit tonë. Natën, edhe ai vinte dhe e ruante kallamoqin sepse thitë e egër (egjër) hinin e hanin dhe e prishnin kallamoqin. 

Nganjëherë Islami bërtiste për me i tutë (frikësua) thitë këndonte. Kur e niste ndonjë kângë të gatë, krahinë (këngë kreshnike) ose edhe kângën e Bajram Begut, ende pa e krye e zinte gjumi. Flente pakëz dhe ia niste përsëri këngën, aty ku e kishte lënë

Salih a pe na knon ni kâng t`burrave          

Njeherë, në një dasëm kur Salihi e Feriz Krasniqi kishin k`nue kângën e Bajram Begit, Islami nuk i kish pas met aty dhe kur u krye kânga, Islami i tha Salihit: 

-Salih, a po na knon ni k`ângë t`burrave?     

-Islam, a ka burrë ma t`madh se Bajram Begi a? 

Ju n`shpi teme e unë n`shpi t`juej 

Asllani është djali i vetëm e Islam Maliqit, djalë hasreti. Është familja e vetme në Turjakë që asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 1 djalë e te shqiptarët, në tri shokë njeri sidomos katunarët, nëse nuk ka pasur mashkuj shpie, shpija ka shkue tuj fik. Asllani, prandaj, sikurse baba, Islami i ka ruejt lopët e katundit, arat e livadhet dhe ka punue si argat, skllav aty ku ka pas nevojë. Asllanin e kanë thirr me pre dru, me nxjerrë gurë, pleh me qit, me korr grun e kallamoq, me shku n`mulli etj punë të rënda. Ka punua më shumë te Xhemajlia i Metë Xhemës, punët e përditshme, tamam si rrogtar e me një pagesë sa për kashore t`gojës. 

Asllani është i njohur edhe si çoban, ndër më të mirët e kohës deri sa a plakun i ka ruajt lopët Ai ka qenë edhe instrumentist i mirë e i ka ra kavallit. 

Ndodhte natën, kur shkonim afër shtëpisë (kolibë) së tyre, që e kanë pas në fund të katundit afër Vakafeve të Qukës, mbrëmjeve të vona, Asllani luante me kavall, Vasa, motra e vetme e Asllanit, i binte defit dhe Islami, knonte. Familje e varfër por e shëndetshme dhe me shpresë për një jetë më të mirë. 

Asllani, ani pse ishte i varfër, ai ishte krenar dhe nganjëherë, hatërli i madh e kryeneq. Ishte i fist Zogaj dhe nëse zogajt për ndonjë arësye nuk shkonin me ndonjë familje, raste të rralla për shkak të ndonjë zënke, edhe Asllani nuk fliste me at familje. 

Edhe me zogajt, Asllani prekej shpesh dhe qohej nga ndeja e nuk rrinte me ta, dhe tuj dalë nga oda iu thonte: 

–Prej sonte, ju n`shpi teme e unë n`shpi t`juej në vend të: Unë dua me nejt në shpi temen e ju në shpia t`jueja. 

Qysh po muni me nejt pa radie pa i ngu lajmet  

Katund Turjakë ka pas 3 mahallë, Mahalla e Madhe ose Turjaka, Mahalla e Vogël (është quajt edhe Mahalla e Hoxhës) dhe Mahalla e Goqve. Tash ka më shumë, Mahalla e Kajtazëve, e Qorrve dhe një mahallë krejt e re, te Ura (e Mullini i Bajraktarit), janë disa familje, e Rexhep Asllanit me vëllezër, e Mstafë Xhemajlit dhe djemve të Ali Metës. 

Pajazit Goqi është e mahallës së Goqve. Ai, si i fukara, ishte caktua nga Turjaka si rojtar i fushave, arave e livadheve (Palar). Por, Pajaziti edhe pse i fukara, ai kishte blerë edhe një biçikletë dhe nje radio të vogël të cilën e merrte me vehte. 

Baca Reshit, Asman, Nezir mihnin kallamoq, bashkë me vëllezër dhe kusherinj të tjerë, Ramadanin, Sylymanin, Smajlin, Bacën Dulë, Bali, Sadri e Gani Shaqën, Avdi e Hamzë Hamidin, Sylymanin e Shaipin, Durak, Agush, Ahmet e Brahim Muhamet Kajtazin, Axhën Ban, Muharremi (djali i axhës Ban) et. 

Dhe ndodhte shpesh që Pajazitin e qitke udha kah punonin argatët, mihnin kallamoq, korrnin grun ose kositnin. Ai i përshëndeste dhe e n`rronin nga 1 cigare duhan e bânin disa llafe. 

Pasi e bleu radion, ai kur afrohej para argatëv që punonin, ia rritëte zânin radios që ta dëgjonin.I përshëndetste me ”Puna marë, a u lodhët o puntorë, qysh po ju del ara ….” e në fund iu thonte argatëve edhe: 

-Qysh po muni me nejt pa i ngu lajmet? 

Hajr i mutit      

Shaban Azemi ish kânë shpi e madhe n`Kramavik, katun afër Drinit të Bardhë. Është edhe mik shpie me Avdi Hamidin e Turjakës. Avdia e ka të martuar qikën (Fifën) për djalë të Shabanit. Hamëz Hamidi (djali i Hamid Tushës), vëllai i Avdisë ia kish nxjerrë 1 nuse nipit të Shaban Azemit por Shabani nuk e kish pas ditë. Kur ia qojnë fjalën e nusës, kojshia shkojnë me ia bâ për hajr dhe gëzoheshin se pishin (pinin) nga nga 1 kafe me shiqer.  

Kur hinin në odë kajshia (fqinjët) e shihnin plakin, Shaban Azemin ungjë te oxhaki e ju kish këthye shpinën mysafirëve e mësitëve: 

–Për hajr baban (shkurt për Shaban) 

-Hajr i mutit. 

O Shaban Mrasori, a jum unë qiky qi ti rrxoj gardhiqet 

Salih Bajrami e Feriz Ramadani (Krasniqi) kanë qenë ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë, në vittet 1940-1987 (kur edhe vdes Salihi). Janë të njohur sidomos për këngë të trimërisë. Kur kishin pas shkua në dasma, këngëtarët shkonin me krush e me kuaj (atllarë) me e marrë nusen. Atje, i pritnin krushqit e këngëtarët këndonin nga disa këngë dhe pastaj shpesh iu k`thenin edhe bukë (pite, ëmbëlsira, pemë, pula) e mandej qoheshin krushqit. Sipas adetit, pa ia bâ për hajr i zoti i shtëpisë (baba i qikës) ose më plaku, krushqit nuk kanë guxua me gjuajt me armë, me qit pushkë.  

Vendi ku i pritnin krushqit, zgjidhej një fushë e madhe ku mund të uleshin të gjithë e të luanin me kuaj, bingjitë. Jo larg krushqëve, në disa kusia me ujë zihej kafja.  

Por kur këndonin shahirat e Drenofcit, të gjithë kishin qefë me i ngu. Edhe zogjt e malit e ndalnin këngën e Drini, i ndalte valët për me i dëgua shahirat, Salihin e Ferizin. 

Vetëm gratë e qikat nuk mund të dilnin jashtë dyerve të oborrit me i ngue prandaj shpesh ato mbidheshin afër gardheve e mureve e i dëgjonin, pa i pa. 

Në Mrasur, kur e kishin pas marrë 1 nuse, fillojnë me knua shahirat. Grat, sipas adetit nuk rrinin me burra dhe ato ishin afrua afër gardhiqeve e po i ngojnë. Dikur, nga pesha e rëndë e grave që ishin pshtet, gardhi rr`xohet e Salih Bajrami i bërtet më plakut: 

-O Shaban Mrasori, a jam qiky që ti prishi gardhet. 

Ku i kini tabllat e kafes 

Kur ihin pas shku dhe e kishin marrë 1 nuse n`Damanek, me ta edhe Salihi e Ferizi, kishin knue, kur bajnë me u qu krushqit, masi i pinin kafet e bahej për hajr, krushqit linin nga pakë pare në tabllat e filgjanave të kafesë, për me e ndihmua të zotin e shpisë që ka blerë kafe e shiqer e duhan. Damaneku e kishin pas la at adet dhe nuk iu qesin krushqëve tabllen. Salihi i kishte shoq Damanekin, fis Krasniqe, iu bertet në za pleqve të Damanekut, Halil Hisenit, Kadri Minushit, Destan Nuzës: 

-O plerqt e Damanekit, ku e kini tabllën e filgjanave të kafeve? 

-Salih, e kimi hjekë: 

Salihi i nxjerrë nga gjepi 5 pare, që s` kishin asnjë vlerë e iu thotë: 

-O kusheri, adetin nuk iu shes për 5 pare dhe i gjuan paret te filgjanat. 

Ik Bal …!   

E kish pas qit udha Salih Bajramin kah Sferrka e Gashit e afër udhës në arë ish kanë tuj punua me granim 1 burrë, i shpisë së Din Arifit. 

Salihi, kur afrohet afër tyne i thot Balit (kalit): 

-Bal, ruju se pe qet babën anej gardhit! 

I zoti i arës kur e nin Salihit, i kthehet: 

-N`dalsh k`nej ku me ta bâ …! 

-Ik Bal, se k`ta i kanë pre dajt jo, mu e ty, na bâjnë edhe ma zi (Bajraktart e Astrazubit, Qazim Bajraktarin, si grupe ballistësh janë vrarë në odën e Din Arifit, në Sferrkë të Gashit, mas viti 1945)  

Pa vin krushqit rrena, rena, Salih Aga, shtina mrena 

Me një dasëm, Salih Xhemajlia, nipi i Brahim Agës nga Turjaka ish kân mashkullgji (iu ka pri krushqëve) e Salih Bajrami e Ferizi, kângatarë. Kur hin n`katun, simas adetit ni plak me 1 shoh grun, kallamoq e pasul, iu gjuante krushqëve, për me pas bereqet e defatoret i knojnë krushqit qi erdhën me nuse: 

”Pa vin krushqit rena, rena 

Salih Aga shtina m`rena” 

E Salih Bajrami, që nuk i pshtonte fjalë pa e marrë vesh i thotë Salih Xhemajlisë: 

–Salihhhhh, shtina mrena!  

Sali Bajrami, kur ka ardhur në Turjakë në naj dasëm apo festë tjetër ka qenë shumë i kujdeshën kur ka knue sepse Ali Agët, janë kanë shahira e kanë pas shahira e njerëz që kanë dit.  

… Kaja nanen Sali Bajramit, kqyre ti vehten! 

Për Salih Bajramin janë krijua e shtua shumë fjalë, mahi e mesele e besa edhe legjenda që ndoshta nuk i ka thënë Salihi por për shkak të zânit të madh që i kishte dalë, pas viteve 1945, populli në imagjinatën e tij fiton bindjen për shumë krijime të reja që edhe nuk kanë qenë që i ka thënë ose bërë Salihi por kjo nuk ia ulë vlerën Salihit si shahir. Kjo ka ndodhur edhe me personazhet e tjera të letërsisë gojoje, siq është psh Nastradin Hoxha që i mvishen shumë anekdota që ai me siguri nuk i ka bërë dhe edhe sot e gjithë ditën kemi krijime të reja për njerëz të njohur jo vetëm në folklor (letërsi gojore) por edhe në fushat tjera, histori psh për Skënderbeun, Mic Sokolin etj.  

I tillë është edhe Salihi. 

Mua ma tregoj një vendas nga Bellanica, Florim Hoxha që jeton në Malmö një të tillë për Salih Bajramin. M`nyra e rrëfimit më pëlqeu por nuk ka qenë shtu. 

Salihi viteve të fundit para se të vdiste ka pasur probleme me frymëmarje- amën. Kish pas shkua, sipas Florimit në spitalin e Prizrenit. Në dhomën ku shrohet Salihi, gjithë natën nuk kish pas fjet tuj gjimu ”of, of, of”. Në mëngjes, bënë më mirë dhe deri diku qetësohet. Dikush në dhomë e kishte pasur një radio dhe ish kânë tuj knu Salih e Feriz Krasniqi (Fryni era…). Kur e nin Salihi radion me zërin e tij që edhe llamën e shymte kur knonte, me zë më të lartë që të nin edhe të tjerër thotë:  

-A diq Salih Bajrami (vdiq, nga vdek…). Shokët e dhomës nuk po e din që ky është Salih Bajrami që gjithë natën ishte anku e i kishte lënë edhe ata pa gjumë, i thonë Salihit: 

-…kaja nanën Salih Bajramit, kqyre ti vehten! 

Lopa jem e ka kumonën qe 15 vjet, ajo pa shkojka e para n`xhehnet 

Ishte viti 1986 (?) e Salih Bajrami ishte shtri në spitalin e Prishtinës, në repartin e Internës, në Prishtinë. 

Unë dëgjova se Salihi është në spital dhe shkova te Anton Çetta në Institutin Albanologjik, në zyrën ku punonte (kati i parë, zyra nr. 4) dhe i tregova profesorit dhe natyrisht iu luta që të shkojmë bashkë e ta shohim Salihin: 

-Profesor, a shkojmë dhe e shohim Salihin?    

Profesor Çetta pranoi dhe u nisëm këmbë. Rrugës trup e trup përmidis Ulpianës ecnim dhe bisedonim. Spitali nuk ishte më larg se 20 min. me ec këmbë ngadalë. 

Në një shitore të pemëve e të perimeve, rrugës për në spital profesori bleu pemë e unë i mbaja kesen e najlonit me pemë dhe bisedonim. Unë flisja më shumë e profesori më dëgjonte dhe më dukej mua, i pëlqenin llafet e muhabeti im. Si meselegji që isha, e dija se profesori i kupton meselet më mirë se shumë pleq të odave prandaj, iu drejtova profesorit me pyetje e nganjëherë, pa marrë përgjigje, përgjigjesha vetë: 

-Profesor, a ke qenë ndonjëherë në Kevë (Kijevë, katund I njohur për pleqni në Llapushë. Është në mes të rrugës automobilistike Prishtinë- Pejë). Unë e dija se ka qenë disa herë dhe ka kapërcye nëpër Kevë, rrugës për në Pejë- Gjakove. 

-Po, tha profesori dhe përsëri fillova unë e po flas për Kevën. 

-Profesor, në Kevë në mes të katundit është 1 krue (krua, kroi), karakteristikë e katundeve shqiptare. 

-Po. e di.  

-Është edhe kisha e shkive (e besimit ortodokas). Profesori vetëm pohonte me kokë ose përgjigjej shkurt me ”po”. 

Në një mëngjes herët në prill- maj kur ditët fillojnë të zgjaten e natyra të ngjallet e zbukurohet, Salih Bajrami ish nis me Balin, (kali i Salihit e ka pas emrin ”Bal”) me shkua në një fjalë nuse. Kur shkon në Kevë, te kroi një grua shkinë ish kânë tuj marr ujë në krue dhe e kumonat e kishin dëgjoheshin kur e sheh Salihin, shkina e thirr:  

-O Saliho, a pi nin kumonat e kishës? 

Salihi ia ndali pakë vrapin kalit dhe iu përgjigj: 

-Po! 

-Valla bre Salih, qiky njeri qi pi rreh kumonat e kishës, kur te des, dyrt e xhenetit i ka krah e krah (të hapura). 

-A n`koft k`shtu, lopa jem e ka kumonën qe 15 vjet n`qafë, ajo pa shkojsha e para n`xhenet dhe i grahi Balit. 

Burave tanë edhe bagla e iu qit i hanë  

Një nuse e re, në Sankovc të Drenicës, kur ish pas hi për herë të parë në magje, sipas adetit nuset pas disa javëve që shkonin te burri, hinin n`magje (ku gatuhet buka) e gatuanin bukë por ajo ish pas frkësua që po i dalin bukt e liga e kunata më e madhe (Bahtija) i thotë. 

-Hiç mos ki gajle se burrat tanë janë të urtë, edhe bagla me iu qit ata i hanë e nuk bâjnë zâ. 

Kur e kam ni sahatin tuj hec, mu ka dok se krejt bota â e jemja  

Selman Karadaki a kân plak i urtë. Kur kishin pas ardhur familja Karadaki në Damanek, ishin kânë familje shumë e rrezikshme. Kishin pas luftue me Rrakaqin, Qorrin e Topin, familje gjithashti të rrezikshme, familje komitesh. Me ardhjen e Familjës së Aiagëve, djemve të Ali Agës nga Zatrqi afërsisht në vitet 1874-1877 (Avdullahit, Brahimit, Hamzës e Hasanit) gjaqet ishin pas pajtua e pushkët ishin nalë. Familja Karadaku është e fist Zogaj por, për me pas mbështetje e mas me guxu kush me i nguc, ata ishin shkrua si KASTRAT. Selamani ka jetua afër familjës së djalit të Ali Agës- Hasanit, te Januz Dervishi. 

Selmani i ka pasur 4 djem: Latifin, Rrustemin, Tahirin dhe Bajramin (jeton në Prsihtinë. Ka punua si gazetar në ish Radio Prishtinën). 

Rrustemi ka punua si traktorist në Malishevë dhe njëherë e kish pas marrë bacën Selman me Traktor në Turjakë. Turjaka është katund kodrinor e në fund të Turjakës janë livadhet, lumi Mirusha dhe menjëherë është katundi i Damanekit (Dukat, për shkak të tokës së mirë, bukanike). Kur duan të këthehen, mu te Bregu i Lumit që është afro 150 larg, një tepshtëze (tatpjetë) e keqe dhe shumë e rrezikshme, Rrustemit i prishën frejtë e traktorit dhe nuk mundet me e ndalë traktorin. Ata bin në lumë, i ndalin shelgjet por pshtojnë. Baca Selman e kish pas thy dorën por menja i shkon te sahati i gjepit. ”Kur e kam ni sahatin tuj knu, mu ka dok se dyjeja u bâ e jemja”. 

Sa â sahati baca Halil?      

Halili i Vogël, a kanë njohur si Halili i Vogël sepse ke qenë burrë shtatë vogël. Ka qenë shumë interesant jeta e Halilit. Si fëmi kur ishtria serbe ka bërë masakra (Batare), më 1919 në Qypevë, lagje në mes të katundit Damanek dhe Bubël, Halili kish qenë i vogël, 12 vjet. Ushtria serbe, të gjithë meshkujt që i ka zânë, i ka pushkatua (i ka bâ batare). Halili si fëmi, është meshefur në arë me kallamoq, nën lozët e kungujve dhe ka pshtua. Qypevasit thonë se Halili i ka bajtë të gjitha kufomat e masakruara me kerr me kie për me i varrosur. Në Qypevë më 28 maj 1919 janë pushkatua 22 veta, prej tyre edhe 1 fëmi i vogël, 2 vjet Ziza Avdyli. Prej tyre, 2 kanë qenë 2 makshanë nga Drenofci i Zatriqit e 3 nga Sferrka e Gashit. Halili një kohë ka jetua në Bosnjë dhe në Bosnjë është martua me 1 boshnjake. Ajo kishte pasur edhe më vonë është këthye dhe ka jetua në Qypevë me 2 djemtë, Shabanin dhe dhe Muslinë. Halili ka ditur shumë këngë kreshnike për Mujin, Halilil dhe 30 agallarët. Kënget i këndonte boshnjakisht. Rrustem Ali Fetahi (1954) më tha se Deli Thaçi nga Mirusha, nip i Sejdi Hajdin Morinës nga Qypeva ka shkrua një libër. Shënimet e mia mund të mos jenë të sakta pasi që kam folur me telefon me Rrustemin, kam mundur mos e kuptue si duhet se edhe telefoni nuk dëgjohej si duhet. 

Halili e kishte pasur 1 sahat të gjepit. E sahati (ora e) e gjepit, ka pasur një vlerë të madhe sepse jo të gjithë burrat kanë pasur mundësi me pasur sahat të gjepit. Edhe nëse dikush, ka pasur, ai nuk ka pasur sahat, ai ka pasur ”sahat me qystekë” por sahat me zinxhir. 

Lumi Mirusha, vjeshtës, dimrit e sidomos pranverës, vërshonte dhe i merrt livadhet e Turjakës, Damanekit, të Qypevës e deri në Bubël. Fushat e livadhet dukeshin sikur të ishte ndonjë liqen i madh natyror. Halili kish pas dalë me e kqyr arën që e kishte afër lumit Mirushë. Kur afrohet te ara, zingjiri (jo qysteku) i sahatit iu kish pas kap në therr dhe sahati i bie në lumë. Halili nuk kishte kurrfarë mundësie që të hyjë e ta gjej orën. Këthehet në shtepi i mërzitur. Në mbrëmje, kohën kur barinjët me bagëti këtheheshin nga mali, njëri nga çabanët e pyet mixhën Halil: 

-Mixha Halil, sa është sahati? 

-Sahati mas t`zâft! Sa e harrova sahatin, ti ma shtine ner men. 

Baci Man, a ti qoj 3000 franga?    

Avdi Hamidi, djali i Hamid Tushës nga Turjaka i ka pasur 3 djem: Limanin, Halitin dhe Sylymanin. Haliti ka vdekur i ri, ka bërë vetvrasje (?). Limani a kânë më i madhi e Sylymani më i vogli. Kemi qenë një gjeneratë e kemi shkua në shkollë bashkë, disa vjet. Sylymani e kanë pasur edhe 1 motër të martuar në Kramavik, Fifën. Janë nipa të familje së njohur të Malokëve të Pllaqicës. Sylymani kish shkua me punua në Zvicërr ndërsa Limani, më i madhi jetonte në Turjakë dhe i kqyrte familjen e vetë e fëmijët e gruen e Sylymanit. Ai mundohej në ato kushte jo të mira, të mos ankohej. Sylymani nuk i dërgonte para. Një ditë Limani shkon në Malishevë dhe e thërret në telefon Sylën dhe i lutet që t`ja dërgoj 2000 franga se i ka ka punët ngushtë: 

-O Sylë, qomi nja 2000 franga se i kam punët shumë ngushtë. 

Syla i thotë: 

-Baci Man, a ti qoj nja 3000 franga?

Axha Ban, a je ispat qi e mujta turrecin? 

Në Turjakë, ka qenë adet që kush e ninte (dëgjonte) duke kënduar për herë të parë turrecin, ate që e kishte me afër, e thirrte dhe lutej që ta dëshmoi e ”ka mujt turrecin”. Edhe Selva gruaja e bacës Bali (axhës tim) kur e nin turrecein e thirr axhën Ban dhe i lutet që të thotë “po”, jam ispat: 

-Axha Ban, a je ispat që e mujta turrecin? Kjo shprehje sipas të gjitha gjasave ka pas ndonjë domethënie, frika se njeriu mund të sëmuret nëse nuk e mund turrecin. 

Edhe Selva, grueja e bacës Bali, që ishte tuj punue në lamë e dëgjon turrecin. Ajo i thot axhës Ban: 

-Axha Ban, a je ispat qi e mujta turrecin? 

Ende pa e marrë përgjigjen nga axha Ban, Zyma, grueja e parë e bacës Dulë (axha im, më i madh se baca Bali) i thot Selvës: 

-Pse a ka qyqe e turrec që pa t`mujke ty a? Baca Bali kur e nin Zymën shka i tha Selvës (grues) fillon me kesh … keshin edhe të tjerët. 

Baca Sefë, ku a Sevdija?    

Din e Sefer Haxhija, djemtë e Haxhi Malës, mahalla e Mullamuqëve, kanë qenë ndër burrat më të mirë në Turjakë. Personalisht, kam pasur shumë besim në të dy vëllezërit, bacën Dinë e bacën Sefë. 

Ishte dita e fundit e muajit qershor, e vitit shkollor 1991/1992 që punoja si mësues letërsie e gjuhe shqipe në gjimnazin e Malishevës. Pas më shumë se 10 viteve që më kishin përjashtua nga puna, si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe kur edhe më burgosën (1981), në vitin shkollor 1991/1992, kur Serbia e ndali finincimin e shkollës shqipe, nëse ato nuk punojnë sipas plan-programeve mësimore serbe. Deri diku ishin krijuar kushtet e një sistemi paralel edhe në arsim punonim pa pagesë. Mua më thirrën (më pranuan) si mësues gjimnazi në Malishevë, aty ku dikur kisha qenë nxënës, gjeneratat e parë e gjimnazit. Është për keqardhje pore vërtetë, disa nga drejtorët që i kishte caktua ish Komiteti Komunal i LK-së, ende punonin si drejtorë shkollash. Edhe ata ishin ”demokratizuar” dhe në maje të guhës e kishin LDK-në, partia e parë politike shqiptare në Kosovë dhe Ibrahim Rugpvën, liderin e parë të LDK-së dhe alternativës shqiptare. Përjashtim nuk bënte as Gjimnazi ”17 Nëntori” në Malishevë. Aty e gjeta si drejtor shkolle në gjimnaz, Deli Abedin Thaçin nga katuni Mirushë, ai i cili kishte ushtrua detyrën e drejtorit në disa shkolla, në disa mandate. Po kjo është mesele tjetër. 

Por pasi pushteti policor serb na largoi nga objektet shkollore, mua më liruan nga puna shkaku që banoja në Vushtrri. Por pas një kohe, Bali Maloku, mësues letërsie nga Pllaqica që punonte në Drenofc, më qoi fjalë që të shkoj edhe unë, të punoj edhe unë sepse, me tha ai, nuk po kam para për bileta të autobusit dhe unë (ri)fillova të punoj. (Baliu tash jeton në SHBA, që nga viti 1999) Udhtoja me autobus nga Vushtrria në Prishtinë dhe me autobusin tjetër, nga Prishtina për në Malishevë. Zbrisnja në Carrallukë dhe vazhdoja rrugën deri në shkollën fillore të Drenofcit, aty ku i mbanim mësimet disa paralele të gjimnazit ”17 Nëntori” të Malishevës.  

Kisha vendosur që kur të përfundon viti shkollor e ti notoj nxënësit, të shpërngulem për në Fnlandë, Norvegji ose në Suedi.Shkova dhe mbeta në Suedi nga shkaku se aty ishte edhe Xhevat Durmishi, një ish shok e cimer i studimeve dhe (më vonë) baxhanak. Arësye tjetër, përveç fukarallakut të skajshëm ishte se jetoja në një shtëpi private me qira në Vushtrri, te Beqir Dumnica, afër Izet Xhakës, Mulla Feratit e Xhevat Ademit, qira që nuk mund ta paguaja (75 marka në muaj). Pastaj, isha propozua si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës (24 maj 1992) por nuk u zgjodha, se atje kisha me mbetur, parlament që kurrrë nuk u mblodh. Shtepinë që e kisha blerë nga një serb në katundin Gllavotin, afër Prilluzhës së Vushtrrisë, nga shkaku se gruaja punonte si mësuese në ato katunde të Artakollit (Strofc, Zhilivodë, Gllavotin), Komiteti Komunal i LK-së në Vushtrri, Bashkësia Lokale e Prilluzhës, krejt serbë, stacioni i policisë dhe organet tjera shtetërore, ma kishin ndalua që të hyjë e të jetoj në shtepinë time, me arsyetimi se Enver Hoxha dhe PPSH-ja e RPSSH-së më kishin porositur që të blej shtëpitnë e serbit (e malazezëve) e ata të shpërngulën. Këto, përveç që kisha qenë edhe pjesëmarrës i demonstratave të Pranverës së viti 1981 (11 e 26 mars), ishin të mjaftueshme që unë nga pushteti dhe veglat e tij, të jam ”armik i vëllazërim- bashkimit, bashkëjetesës me serbë” prandaj edhe donim të më diciplinonin duke ma marrë bukën e gojës e me ma lënë sofrën thatë dhe shtëpinë bosh por që unë të mos banoja aty. Nuk ia arritën por çka pash e çka hoqa se. 

Por, para se të iku nga Kosova për Suedi, vendosa të shkoj edhe njëherë në Turjakë e ta shoh babën Ukë, vëllain, Ademin dhe fëmijët e vëllait, Zeqës që më kishte vdekur. Te vëllai i madh, Laha që jetonte në Gjakovë nuk isha.  

Punoja vetëm 2 ditë në javë, në Drenofc, të enjteve dhe të premteve. Kur e kryeja mësimin, të enjteve, pasdreke shkoja në Turjakë te baba dhe aty flija e të nesërmen, përsëri shkoja në punë dhe pasi e kryeja punën (të premtën), me autobus k`thehesha në Vushtrri. Drekat i haja te miqtë në Drenofc, te Rexhepi e Xhemjlia. Ata ma mbushnin nga 1 kantë me 10 kg. me tamël dhe iu qoja fëmijëve në këmbë e me auotobus në Vushtrri. 

Kur iu afrova katundit (Turjakës), te Bregu i Rekës, baca Sefë kishte dalë e po shikonte livadhet e mos po vjen kush. Ishte vend, te oda e Jup Rexhepit, ku shiheshin të gjithë udhtarët që vinin nga Lubizhda e Drenoci për në Turjakë 

Pasi u përshëndetëm, turjakqe me bacën Sefë, baca Sefë mu lut që të shkoj për darkë te ai. Unë si për shaka, i thash: 

-Po, baca Sefë po vije, nëse e pret 1 mëzat. 

-Po Vallahi, veç hajde se kam me e pre dhe vërtet e kish pre mëzatin. Unë më së pari shkova te baba dhe bashkë me babën Ukë shkuam te baca Sefë. Baca Sefë kishte thirrur afro 20 pleq të katundit e mua, edhe pse isha më i riu, më qitën krye oxhakut. Kishin qef që të flas e më bënin pyetje të ndryshme për situatën politike të kohës (1990-1992) dhe për Ibrahim Rugovën. Baca Xhel, ishte ai i cili, nëse dikush fliste, ai i lutej në formë të urdhërit që sonte dom (duam) ta ngojmë (dëgjojmë) Sinanin. 

Unë flisja më shumë. Flisja nganjëherë, edhe pse jasht ”rregullave” të odës, e pyesja bacën Sefë për qikën, Sevdijën:
-Baca Sefë, ku është Sevdija? Sevdija është qika e vogël e bacës Sefë. Kur Sevdija ishte e vogël, baca Sefë e merrte për dore Sevdinë dhe shetiste. Shkonte në ara e vinte edhe te ne me Sevdijën. 

Por kur unë e teprova duke e pyetur bacën Sefë për Sevdinë: 

-Ku është Sevdija, ku është Sevdija, ai filloi me të madhe të bërtas, por pa të keq:      

-Sevdija a bâ me shku nuse, nuk vjen mâ n`odë, nuk vjen o Sinan. Në odë filluan të qeshurat duke e parë seriozitetin e bacës Sefë. Qesha edhe unë. 

Gruaja jem met shkel, ta k`put kâmen 

E jemja me t`shkel, ta k`put kamen 

Kur u martova, baca Sefë, si zakonisht vinte me ndejtur te ne, me babën e me mua. Luanim shah e bënim muhabet. Njëherë baca Sefë më pyeti: 

-Sinan, a e ki gruan e sh`nosh (të shëndetshme)? 

-Po, i thash baca Sefë. 

-Sinan, gruja e jemi, me t`shkel ta k`put kâmen. 

Ik mara vlla se ti me t`fry …  

Amrush Llapqeva, i katunit Llapqevë, a kânë daja i Haradin (shkurt “Din”), Malush, Sefer dhe Zyber Haxhisë nga Turjaka.    

Llapqeva âsht katun afër Majës së Kaznikit e Ujvareve të Mirushës, në mes të katuneve Panorc- Rud e Mrasur, afër Drinit të Bardhë. 

Amrushi ishte kânë shumë i fuqishëm, i fortë fizikisht. 

Amrushi kur kish pas shkua në pazarin e Gjakovës, kish pas kqyrë e ma n`fun isha nal te njani qi shiste para dugajës së vetë sende e vegla ushqimore prej dheut. Në Gjakovë të hënen është ditë pazari. Gjakovarët kur të rrinë me ndonjë nga Peja, Prizreni a Prishtina e vesin: 

-Kur është e hënja te ju (dmth. dita e pazarit)? 

Amrushi, shkon ku shiten qerepe e gërqej. Njëri që shiste gërqej, ibrika, qypa, vegsha e qerep kur e sheh katunarin e madh i gjakovari që shiste i thotë: 

-Hajde mar v`lla, shka ki qef me ble! Kqyr, tanat i kam. 

Ky e merr një geqrqak dhe i fryn. Menjëherë ia qet fundin gërqakit. Gjakovarit i vjen inat e i thot: 

-Merre mara v`lla edhe nja! 

Ky e merr edhe nja, dy, tre dhe të gjithë ia then. Kur e sheh gjakovari që po don me ia thye krejt gërqejt i thot katunarit: 

-Hajt mara vlla se ti mum fry në b. … kapakin e kresë ma qet n`tokë! 

Pse pa kan, unë po ti fali 3 vllazën 

Mstafë Balia, a kân djali ma i madh i bacës Bali, xhaxhait tim. Nuk besoj se ka pasur trim më të madh se ai. Ka pasur një të metë të madhe, pinte shumë birra e raki. Ndodhte që nën dikimin e alkoolit i rrihte edhe njerëzit (më pakë) të pafajshëm apo edhe i ranonte me fjalë. 

Në Zvicërr sa ka punua Mstafa, ka pi shpesh me shokët që banonte e punonte. Njëherë pinte me një boshnjak. Boshnjaku kur kante (qante) e Mstafa e vet: 

–Shka ki, pse pa kan?’ 

-Pa kaj se nuk kam asnji vlla?’ 

-Asnji vlla? 

-Jo. 

-Unë po ti fali 3 vllazënit e mi, Jakupin, Idrizin e Hazirin!     

69)Idrizin e mora me ma çel rrejen! 

Ish pas shku niherë Mstafa n`Damanek me Idrizin, vëllain e katërt, te dajt e babës, te Sadri Hiseni. Kur afrohet te dyert, dalin dajt e presin dhe i thonë: 

-Mstafë, a me Idrizin ke ardhur a? 

-Vallahi e kam marrë Idrizin vetëm me ma çel rrejen (me e largue borën nga rruga)  

Idrizin e mora veç sa me ma çel rrejen! 

A e ke prish me naj sen?    

Zatriqi është katund i njohur. Shtrihet në mes të bjeshkëve të Rahovecit, Astrazubit, Turjakës, anës së Drinit dhe Drenofcit të Zatriqit, me ajr të pastër, ujë të ballakshëm por pa tokë të punës. 

Në të gjitah anët Zatriqi kufizohet vetëm me bjeshkë. Ka pakë ose hiç tokë pune. Tokën e punës dhe vneshtat i kanë (pasur) në Drenofc të Zatriqit.  

Zatriq ka ndër xhamitë më të vjetra në Kosovë dhe aty janë vorret e Bali, Ali Agës, Dan Zatriqit, udhëheqësit të luftës në mbrojte të Nishit më 1878 dhe vendbanimeve tjera shqiptare të Nishit, Kurshimlisë, Leskovcit e Vranjës. Në Zatriq është edhe varri i Hajdar Agës, rojës kryesore të Vezirit të Shkodrës, I Vezirit të kohës kur i hyjnë brenda Vezirit shtatë shaljanët. 

Zatriqakët njihen si malsorë të zotët e të pathyeshëm. 

Kur e kish pyetur njëherë një kojshi, kojshiun, zatriqak: 

-A e ke prish me naj sen (a ke ngënë, para se ta dhezësh cigaren), ai i përgjigjet: 

-I kam hângër shtatdhjetë pjeshka, sa për kamish 

Sahatin me qystek, virrma n`qafë! 

Hasan Zatriqi i Turjakës, quhët me mbiemrin Zatriqi sepse kanë ardhur nga Zatrqiqi. Njihet si një nga komitët më të njohur të rrethit të Rahavecit, Gjakovës e deri në Shkodër. Trim si Hasani, nuk ka pas, nuk ka dit shka qet pushka për grykë. 

Hasani me shokë e kish pas zâ niherë pritën në malet e Zatrqit, afër Zhdrellës së Rahavecit. Të shtunën bëhej pazari i Rahavecit që ishte shumë i njohur. Shkonin shumë drenicakë e deri afër Pejës.
Hasani, e dinte se shumë pazargji blenin e shitnin prandaj edhe kishin para. 

Një njeri me kali që kishte blerë kutia për nuse, bahej gati për dasëm, shkonte rrugës me kali shtremtë pa e ditur se në udhë ka pritë. Hasani me komitën e vetë i kishin zânë pritat në mal. Kur afrohet ai pazargjia, Hasani i del përpara dhe ia rrok kalin per freni: 

-Mas luej se t`vras me livrit! Ai dorëzohet dhe bënë çka i thot Hasani:       

–Sahatin me qystek, hiqe e virrma n`qafë temen! 

-Edhe kutinë e duhanit bakvam, shtima n`gjep! 

 Qehlibarën shtima n`xhep të xhamadanit!   

Kur ia merr qehlibaren, Hasanit i shkon buza n`gaz dhe k`thehet kah shoktë që ishin të mëshehur në mal. Në at moment, ai e nxjerrë alltinë dhe ia afron te veshi Hasanit. Hasani tregonte: 

-Ma ftofi veshin. Hasani thonte ish kânë trim dai. 

-Hiqi të tana qato që i more ti me dorë tane e lej aty ku ja kânë.  

Atherë k`cyen komitet e tjerë dhe deshën ta vrasin por Hasani iu thotë komitëve: 

-Mosni se k`ti po i vyka arma.
Atëherë ai e vetë Hasanin: 

-Kush je? 

-Jam Hasan Zatrqiqi 

-Allahile masi te koke Hasani, qi ta kam ni zânin, merri shokt e hajdi naj natë të unë n`darkë! 

Hasan Zatriqi, hyp n`tavan të një familje fukaraje        

Hasani, me grupin e shokëve komitë, ditën shkonte dhe e shikonte vendin e i kqyrte shtëpitë aty ku donte me plaçkit natën. Niherë kish pas shkue në Rogovë të Hasit dhe e sheh një shtëpi të madhe e të ndërtuar mirë dhe menon qi kjo shpi âsht e pasun dhe kur të terrohet shkojnë te ajo sht`pi. Vetë Hasani hyn kadalë mrena dhe ngjitet në tavan e pa ngon a ka naj njeri. Një nanë fukara me disa fëmijë jetima që i kanin se nuk kishin hângër bukë e nëna nuk kishte shka me iu dhânë me hângër. Ajo i mashtronte f`mitë me një voe të pazime deri sa i naleshin e i zinte gjumi. Kur i ngon Hasani vajin e f`mive, zhryp kadalë e iu thotë shokëve të vetë komitë: 

-Haj mozomakeq ku kokum ardhun dhe iu tregon shokëve vajin e fëmijëve e gjamën e nânes. Atëherë, Hasani me shokë shkojnë te një mulli i afërm.    

-Kur shkojnë në mulli aty gjejnë njerëz që kanë blua. Një njeri sa kishte blujt dhe e kish mush kerrin me miell e me kije dhe buajt ia kishin ngjit se nuk e qonin kerrin, ishte edhe lloq (baltë) i madh, si në Rogove, afër Drinit të Bardhë. Hasani i del përpara dhe ia drejton pushkës të zotit të mullinit që kishte blue: 

-Mas luj! 

-O përza t`Zotit mos më vraj! 

Atëherë Hasani i kallxon prej fillimit ato që kish pa te familja fukara dhe i thot mullingjisë: 

-Me ia qu 2 thas me miell t`kallamojt, 1 me miell t`grytë, 20 kila pasul, tamel, tlyn, mish sa për familjen, menjëherë! Nëse nuk ia qon këto që të thash, pa t`vra ty e me ta kall edhe shpinë tyben nuk e lâ dhe i kallxon kush âsht, Hasan Zatrqiqi i Turjakës. 

Hasan Zatriqi, ma s`pari e shtina shtagën në penxherere      

Hasani kallxonte kur donim me hy naj natë te naj sh`pi me plaçkit, në pengjeret e vogla nëpër ahra (ahur), aty ku mendonim me hy mrena, ma s`pari e provoja dhe e shtija 1 shtagë ose hu gardhi për me dit a ka naj njeri. Niherë kur e shtina shtagën n`penxhere, ai i zoti shpisë ish kânë rojts i madh dhe na kish hetu e veç priste. Kur e kam shti shtagën n`penxhere, ai me k`puti me sakicë shtagën, ma la veç sa bishti i teshlicës. Atëheë iu thash shokëve:
-Ikni se nuk te koka nata jonë.  

Shka ka Halili jem? 

-Oj hallë, ajo don top, top! 

Nana Didë (Gjezidja), gjyshja ime, gruja e babës Imer (gyshit tim) e qika e Hisen Sylës nga Damaneki a kânë tepër e pasherr. Hisen Syla ka pasur 2 djem, Halilin dhe Sadrinë e 4 qika tezen Nurë, Zade, Halime dhe Gjeziden. Halili a kânë më i madh dhe bukur i hollë pi menje e daja Sadri a kânë burrë kreshnik e trim por edhe ai a kânë pasherr. Halilit kur i kish pas dek gruja e parë, e kishte zënë 1 nuse në Panorc. Nusja, ish kânë qikë e re e daja Lilë, i vjetër. Ajo masi a martu, kur ka shkua pas një jave në Panorc te familja, më nuk kishte dashur me shkua te daja Lilë, iu kishte nalun. 

Kur nin nana Didë, se nusja iu ka nalë dajës Lilë, rrihte shuplakë, shenjë pakënaqësie e thonte:  

– Shka ka Halili jem, pse ju ka nalur nusja? 

Baba Imer i thonte: 

-Oj Hallë, ajo don top, top. 

-Top? E djemt e babaës Imer e nanës Didë keshnin …sepse ajo nuk e kuptonte fjalën “top”.  

Uki pa ha krejt e nuk pa le vorr 

-O mas u tut o hoxhë bre se nuk ka vorre prej uqve. 

Në Turjakë, në muajin e Ramazanit gjithnjë vinte një hoxhë me i falë vaktet dhe një tupangjia. Pa hoxhë e pa tupan, nuk ka mujt me kânë asnjë Ramazan në Turjakë.  

Çdo natë, hoxhën dhe tupangjinë i merrte nga një familje për iftar dhe syfyr dhe aty ku hanin iftarin, po n`at odë flenin dhe e hanin edhe syfyrin. Ajo familje qi kish qef me e marrë hoxhën për iftar por nuk kishte odë të madhe ku duhej me i falë (namaz), përveç 5 vakte, edhe namazin e teravisë, atëherë namazin e falnin te ndonjë i afërm i familjes që kishte odë të madhe ose te Shaban Shaqa, Smajl Zeneli, Imer Seferi, Cufë Brahimi etj.  

Hoxha në muajin e ramazanit rrinte deri në natën e Katragjeqeve në Turjakë e pastaj hoxha e merrte hakin e ramazanit dhe shkonte.  

Një Ramazan, kishim pasur 1 hoxhë, turk nga Prizreni. Ramazani kishte ra në dimën e në Turjakë atëherë binte borë e madhe e bënte ftohtë deri në mars.  

Shaban Shaqa pasi e han syfyrin, niset me hoxhën për Rahavec. Prej Rahavecit hoxha shkonte me autobus për në Prizren. Rruga nga Turjaka ishte e largët, afërist 3 orë e gjysëm kâm për Rahavec, rrugë nëpër bjeshkë. Kur e kapërcejnë përpjetëzen e Gërrjaqës e ngjitën në bjeshkë, ujqit lurojshin e hoxha frigohej (shiko “frikë-soj) tregonte Shaban Shaqa. Ai më afrohej e veç që nuk më hinte nën palltë, nga tuta (frika). 

-O hoxhë, mos u tut se s`kum ni qi ka vorr pi uqve (ujqëve). 

–Hemen, ai pa ha krejt e nuk pa le vorr.  

Edhe Hanifen dom me bâ synet    

Shaban Shaqa, djali i Shaqë Kamerit ish kânë djali i madh i Shaqë Kamerit. Mas Shabanit janë kanë Ilazi e Zeqa.  

Shaqa si ma i madhi e djalë hasreti qi ishte, kur donin me bâ synet, kante e Shaqa, baba i Shabanit për me e marrë me t` mirë Shabanin që mos të tutet i thonte: 

-Shaban, mas kaj se edhe Hanifen (motrën e Shabanit) dojmë me bâ synet. 

Një plak tjetër kur e nin, i thot Shaqës: 

-A edhe ma shumë pa don me qurudit a (shëmtua)? 

Thesin në krah e shikohej në pasqyë, qysh po duket e qysh po i rrin thesi 

Baca Avdullah (shkurt e thirrnim “Dul”) ka qenë djalë shumë i zoti. Ishte i treti djalë, pas bacës Reshit (shkurt ”Shit”), babës Ukë dhe Zeqës (Zeqa kishte vdekur i ri). Dinte të shkruante dhe lexonte dhe matematikën (gjeometrinë) e njihke aq mirë sa kur dikush e maste ndonjë arë, livadh ose mal, kur ia shtinte kanopin baca Dulë me e mat, agrarët s`kishin më shka me shkue. Ai e maste edhe nëse ara ishte në forma të ndryshme të këndeve, 5, 6 a 7 këndëshe pa ia hup asni centimetër. 

Ai ishte edhe më i kulturuar se djemtë e tjerë, vëllezërut. Kishte qef me pas krahër e pasqyrë që në atë kohe, nuk kishin as nuset krahëra e pasqyrë. 

Njëherë, e kish qit në krah 1 thes me drith në krah me shkue n`mulli e shikohej në pasqyrë, qysh po duket, sikur tash në kohën e rrjeteve sociale e Tik-Tok 

Kur ia jep bacës Bali paret, ushtar me ia ble 1 pasqyrë 

Kur ish pas shkue baca Bali ushtar, djali i Babës Imer, pas bacës Dulë, baca Dulë ia kishte dhânë do pare me ia ble 1 pasqyrë. Baca Bali, nuk ka pas pare si ushtar sepse nuk iu kanë dërgua para se nuk kanë pasur dhe paret e pasqyrës së bacës Dulë, baca Bali kur ka dalë në qytet, me shok i ka hargjua. 

Baca Dulë sa herë i qonte letër bacës Bali e vetke: 

-Bali, a ma ki ble pasqyrën? 

-Pooo në kasetë (ormanin e teshave e kam e pa ta ruj, kur t`vi ta bi).  

Kur e kryn ushtrinë e vjen baca Bali, baca Dulë e vetë:
-Bali, a ma ki pru pasqyrën? 

-Hajt mara po ç farë pasqyre, unë s`kum pas pare as me dalë n`shehër se s`kisha pare e ti pa lyp pasqyre.  

Kur i hin knusi në jangjik t`bacës Dulë? 

Çabanët në Turjakë, sipas renit që kishin, çdonjâni duhej me e marrë nga 1 pulë ose knus (gjel) me e hangër me çobanët e tjerë në mal. Në mal, 1 grup çobanësh te njohur si baca Dul ishin edhe Ilaz Imeri, Ahmet Mehmeti, Sylyman Elezi etj. Ata merrnin me vete kripë, thikat e brisqit e Pazarit të Rahavecit dhe atje iu prenin pulav kryt me takbir me ”Allahi Ekber”.  

Kur i vjen rendi bacës Dulë, ai e kish pas zânë 1 knus dhe e shtin në jangjik (çantë çabanësh) dhe e vjerr në dyrek të sh`pisë. Nëna (Naza), ish kânë nuse dhe tuj (duke) e fshi sht`pinë e nin (dëgjon) knusin në jangjik tuj livrit (lëviz) dhe e thirr bacën Shit: 

-Reshit Aga, në çantë dishka (diçka) ka … 

Kur e kqyr jangjikin baca Shit dhe e sheh knusin thotë: 

-Dula e ka shti se e paska renin. 

-O Dulo, pse e ki shti knusin në jangjik? 

E baca Dulë, aty për aty e gjente arësyen e shfajësimit: 

-Oh m`paska hi knusi n`jangjik e ma paska hângër bukën bre e nuk kam shka ha sot në mal. 

Kur afrohej reni i mullinit, baca Dulë vishej me tesha të trasha 

Turjaka e ka pasur mullinin në livadhin e Brahim Agës i cili e ka n`shue për shpirt, hajrat. Në të dy anët e jazit të mullinit, Brahim Aga i ka pasur arat (arat ner vadë dhe livadhet). Ië gjitha familjet e katunit Turjakë, kanë blua aty, pa ujem*)., varësisht nga familja sa e madhe ka qenë, i ka pasur nga 6 orë deri 1 ditë me radhë me bluajt, njëherë në muaj. Mullini ishte në mes të Turjakës dhe Damanekut, dhe po aty bashkoheshin jazi i mullinit me lumin Mirushë dhe ishte një bazen i madh ku laheshim të rinjët e disa katuneve, Gjiri i Mullinit. 

Muajt e verës, nëse dikush që e kishte rendin nuk kishte nevojë me blujt, ujin e vijës së mullinit e zinim dhe e derdhnim në pjesën tjetër të lumit Mirusha dhe pastaj zinin peshq, gjithë katuni me dorë. 

Dimrit, kur bâhej ftohtë e ngrihet uji, duhej me e thy akullin për me pas ujë të mjaftueshën në Butinë e mullinit.  

Askush nuk kishte qef me shkua dimnit me blue sepse bëhej ftohtë e dhoma ku rrinin, ishte plotë minj por mbi të gjitha, nata ishte shumë e ftohtë. 

Fliteshin edhe se në mulli ka dreqen ”Dreqnit e mullinit”. Kjo ishtë një frikë tjetër. Për mas me t`ardhë dreqnit (koftlarg-it), baba Imer thonte: 

-Kur nisesha për mulli, shokën e lija të më shkoj zhagë që dreqnit mas me mujt me m`dalë përpara.    

Baca Dulë, para se me ardhur rendi i jonë, 2, 3 ditë përpara vishej me tesha të trasha e ankohej se është sëmurë që mos të shkoj n`mulli. Baca Bali kur e shihte bacën Dulë që është veshur me tesha të trasha, thonte: 

-E paskum afër renin e mullinit, koa afrue reni i mullinit se Dula pa shtihavet (ankohet, fallc). Baca Shit, i cili kishte një autoritet të jashtëzakonshëm, e baca Dulë ruhej nga ai pasi që e respektonte, edhe ai keshte me fjalët e bacës Bali  

Mashalla, mashalla sa kallamoq i mirë 

Njiherë, baca Dulë kish pas shkue n`vnesht t`bacës Midë e baca Midë e heton që Dula pa don me marr rrush ose naj (ndonjë) pemë dhe i shkon përmas. 

-Dul, shka (çka) pa bun k`tu.  

-Baca Midë, pe kqyri kallamoqin. Mashallah sa kallamoq i mrë baca Midë. Sa e paska rrit tramakin …, mashallah. 

Edhe n`taravi nuk kam mujt me shku mu falë    

N`familjen tonë, baca Dulë ish pas hi në parti, në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ). Por nuk shkonte rregullisht në mledhje. Nuk kish pas marrë pjesë në 2 mbledhje të partisë e sekretari i partisë (Ali Meta i Met Jeminit?) ish pas ardhë me e vet pse Dula nuk pa vjen në mbledhje. 

-Dulë, pse nuk je kânë në mledhje. 

-O Vallahi jam kânë smut (kam qenë i sëmurë), as në Taravi (një nga vaktet e namazit, vetëm në muajin e Ramazani) nuk kam mujt (mundur) me shku. 

-Pse, a edhe n`taravi shkon a?  

Pas kësaj, bacën Dulë e përjashtojnë nga partia dhe kur i thonim bacës Dulë: 

-Qysh bre baca Dulë të zunë ngusht ty që askush nuk ka mujt me të mujt, a t`hupen hajmalitë*) a shka u bâ me ty? 

Ai thonte: 

-Vetë kam dashtë me u largue nga partia. 

Imer, thitë t`paskan hi n`shpi 

Hazir Prelovci i Drenicës ish kân shoq i babës Imer (i fist Kastrat). Ai vinte shpesh në Turjakë te Shaban Shaqa, te baca Sahit (Sahit Mstafa) e te na. Rrinte nga 2, 3 javë ditë. Çdo natë e ndalte dikush nga fisi kastrat për darkë dhe shkonin shumica e mahallës e rrinin me bacën Hazir, n`darkë i zoti ishpisë e mas darke të gjithë, pleq e të ri. 

Njëherë kishin ardhur partiashët (antarët e LKJ-së) në odën tonë për me majt ni mbledhje, se baca Dulë ishte n`parti por kur e shohin Hazir Prellovcin, si mysafir, jabangji *) nuk kanë kanë besu dhe i thonë bacës Dulë: 

-Hajde Dul shkojmë n`Dushkaja e majmë mledhjen. 

Pakë para akshâmit (mrâmjes), babai Imer i thotë njërit djalë, Balisë: 

-Bali, shko sonte ti e ruje kallamoqin se hin thit! Baca Hazir, nuk pret e i thotë: 

-Imer, thit t`paskan hi n`shpi.

Kur bërtiste baca Dulë e halla Zyhër i thonte: Dula i shtirë  

Baca Dulë, kur martohet me gruen e dytë, Gjylferinë nga Gajraki, Zoti ia fal 5 djem e 1 qikë: Ismetin, Selamiun, Fehminë, Naimin, Kujtimin dhe Mihanen.  

Baca Dulë a kânë i ngutshëm por k`thehej shpejt ose siq thonin në Turjakë, Dula, âsht si vetima e bubullima, pa shi.  

Kur i kish pas ardhur vjehrra e bacës Dulë, halla Zyhër, baca Dulë sa kishte hy në aborr me kerrin plot dru. Masi i çeli dhe i mshel vetë dyrt, fillon me bërtit. Kur e nin halla Zyhër bacën Dulë tuj bërtit i thot qikës së vetë, Gjylferisë që ishte edhe grueja e bacës Dulë: 

-Maj qika jem, po i shtir (i ngutshëm, padurueshëm, i rreptë) ky Dula 

-Valla moj nanë unë hiç nuk i tutna.  

Amrush, qu kallna kaftorrrin he u bâft ni katun pi teje  

Veli Bajrami ish kân burrë i mirë e shpi e madhe në Panorc. Ai i kish pas rrit disa jetima. Kur ish pas shkue baba niherë mysafir, ish kân dimër i ftohtë e borë e madhe e Veli Bajrami, fortë i neronte miqtë e mysafirët. N`sabah, mixha Veli i lutej nipit, Amrush Halilit: 

-Qu djali jem kallna zjemin he ni katund u shtoft pi teje! 

Baba i thot: 

-Mixha Veli, pse po i thu k`shtu? 

-Eh mar miki jem, ky mas me ju lut din nryshe. E merr ni kofë me ujë e ja qet kaftorrit e mu e ty e na qet jash n`kmishë e n`tlina. 

Tana shpitë pa duhet me pas ka ni frajer        

Kur ishin pas da djemt e Ali Agës, Avdullahi, Brahimi e Hamza kishin nejt në Turjakë kurse Hasani ish kân sherr dhe kish pas qef me dalë n`Damanek se toka ishte mâ e mirë. Ai paraqitej para tyne se po sëmuhej e po sheh andrra (ëndërra) natën. Disa herë kish pas shkua edhe në tyrbe e teqe te Shehi i Rahavecit dhe kish marrë dorë (ish bâ myhyb, antar, dervish) prandaj edhe ata që jetojnë në Damanekë, dhe ma larg i njohin dhe i thërrasin si dervishë. 

Mahalla e Dervishëv janë djemtë e bacës Januz: Azemi e Ademi; djemt e bacës Ali: Hakia, Muslia dhe Maliqi dhe djemtë e bacës Bajram: Hajdari, Hasani, Haxhia dhe Muharremi.   

Haxhi Bajrami, a kân djali i bacës Bajram, binak me Hasanin. Deri vonë janë kânë aq të ngjashëm Haxhia me Hasanin sa ka qenë shumë zor (vështirë) me i dallu cili âsht Haxhia e cili Hasani. Dan Hamidi, kur e shihte najanin prej tyne, tuj e mos e dit cili âsht i thirrte:  

-Haxhi-Hasan! 

Haxhia e kish pas zatet (takua) Ramadanin, djalin e Latif Cufë Mllanaviqit e Turjakës në arën që e kanë pas n`Damanek. Ramadani e kish pas 1 rryp me katram të gjân sa një patku t`kalit në mes të rrypit. 

Haxhia e vet Ramadanin: 

-Ramdan pse e ki kit rryp me katramë kaq të trash? 

-Epo, baca Haxhi, tana shpitë pa duhet me pas ka 1 frajer.   

 S´ka problem … 

Kur vdes Tita (J. B. Tito) në fillim të muajit maj (4 maj) 1980, Hasani, vëllai i Haxhisë, ishte kryetar i Lidhjes Socialiste (LS) ose kyetar i këshillit të katunit Damanek. Ai e thirr mledhjen me e majt në odë e Haxhia, kur qohet nga gjumi po i sheh tuj ardhur burrat e katunit. Ata e kuptojnë që Haxhia nuk pe din shka nodh dhe njani i kallxon:’ 

-Haxhi, ka dek Tita. 

-Ani, s`ka problem. 

Havë, a pa shkon bre babë ti nuse …? 

Baba Imer kallxonet, qysh a kân përpara adet përpara kur janë shkue qikat te burri. Burrat nuk kanë shkue ku kanë nejt gratë e as kur e kanë bâ gati qikën, nuse. Ata kanë nejt n`odë e nuk e kanë pa gjâ. Tri ditë para se me shku qika te burri, zakonisht të dielave shkonin qikat te burrri ndërsa të enjteve i binin teshat e nuseve. Qika qi kish me shku te burri, para se mu bâ nuse, ia ngjitnin bojën, kanën. E ajo (gjoja) nuk donte me shkua nuse, k`shtu ishte adeti, kante e kapej për dyrek të shtëpisë sepse nuk donte me e lânë shpinë e babës e me shku te burri. Qikat, moshatare të saj, nga katundi i afroheshin e lutshin që mos të kundërshtoj por edhe e knonin. Kur i nin i zoti i shpisë që pa kan e nuk pa i len (lejon) me ia ngjit kanën dhe iu ka ngjit dyrekit e nuk pe n`shon, plaki hin n`shpi e iu thot qikave: 

-Lene, mos e ngucni, e qikës ma të vogël, qikës dytë, Havës i thotë: 

-Havë bre babë, a pa shkon ti nuse se baba pa ti jep tana teshat e Hajrisë: 

-Po babë, pa shkoj, thot Hava.  

Kur e sheh Hajrija qi Hava pa don me shku, i hjek duert prej dyrekit të shpisë dhe i lejon qikat me ia ngjit kanën (bojës, kângët e kanës, kangjeqit)      

Si Hyra pa hiri           

Njani, kallxonte baba Imer e kish nis dasmën, kish pas me martu djalin e bân dasëm të madhe. Thirr miq e shokë, shahira, bingji e surla e tupana.  

Kur shkojnë krushqit te miki me e marrë nusen, miku iu kallxon se ka nusja ka dekë (vdekur). Krushqit k`thehen pa nuse. Kur hin me ni katun, ni plak që i kish pa krushqit tuj shku me marrë nusen me kangtarë tuj knu e bingjitë tuj lujt me kuaj, tupana e surla iu del përpara dhe i vetë krushqit: 

-Allahile, shka ka bâ vaki, pse i kini nal kângt e nuk pa rrehin tupanat? 

-Na kish dek nusja. 

-Nusja kish dekë e ju doni me prish dasmën a? 

-Po! 

-Pritni pakë dhe hin n`shpi e i thot qikës vetë, Hyrë ja kish pas emnin: 

-Hyrë, bre babë, bânu shpejt gati se ju kish dek nusja kushqëve e po m`vjen keq me i k`thye thatë. 

Hyra bâhet gati. Hin n`kerr me tesha të qiknisë dhe shkon te burri pa prit e pa kujtue. 

Plqtë thonin: 

-E paska hânger si Hyra pahiri. 

Sa here i kruhet nanes tane, veç n`nejshum me thas n`krye 

Halit Sakoli i Carravrranës a kânë burri i fortë. Ai vinte shpesh te ne ma Jakup Tafën e Haxhi Fazlinë dhe mahitej ndërsa ne, të gjithë g`zoheshim dhe e ngonim me qef kur folke Haliti.       

Carravrana, sikurse edhe Turjaka, kur vinte vakti me i mih kallamoqet, punonin bashkë nga 20 e 30 argatë. Punën e nisnin në mëngjes e punonin gjithë ditën deri në mbrëmje. Dy herë në ditë, i zoti i arës iu qonte bukë, minges dhe drekë. 

Niherë 1 argat, djalë i ri ish pas vanue e nuk a shku me kohë me mih me argatët tjerë. Kur vjen ai, e vesin: 

-Pse u vanove sot? 

-M`tha nana, merre 1 thesh se ka me ra shi, gjegjet ai e tej e gjeti, u vanova. 

-Po ku e din nana jote qi ka me ra shi, e vetën, argatët? 

Ai djali e kish pas nanën vejushkë e iu tregon se nana e ka ni shej n`trup e kur ti kruhet aty, bjen shi. 

Argatët filluen me kesh dhe i thanë djalit t`ri: 

-Sa herë ti kruhet nânes tâne, na veç me thas n`krye n`nejshum. 

O Imer Seferi po a me Hajdin Nurqin pa rrin a?   

Njëherë në Ulicë të Ali Agëve ish kânë ungj e pa rrin baba Imer, tuj nejtë me Hajdin Nurqin. Nuk vanon shumë e vjen Halit Sakoli i Carravranës. Haliti i ka pas do nipa, djemtë të motrës në Bubël e shkonte shpesh te motra e nipat e tana kthehej edhe te na, kah shkonte ose kah vinte pi Bublit.. Kur e sheh babën Imer me Hajdin Nurqin, n`hajgare e thirrë:      

-O Imer Seferi, po a me Hajdin Nurqin pa rrin a? 

-Po gjejma ti nja ma t`mirë i thotë baba Imer Halitit.     

Runi qerat, qelat e thiut 

Hazir Gariqit i knohet edhe kânga për trimni. Haziri është i katunit Gariq, katun jo larg Dragabilit, Maralisë, Pagarushës, Mllanaviqit, Gajrakit e Bajës. 

Çabat e Dragabilit në fushë ku i kanë kullosat edhe Malisheva, iu paskan përzi dhetë (dhentë) e tyne me ato të Malishevës, 1 dash i Malishevës ish pas shku me dhetë e Dragabilit e çabat e Dragabilit e prejnë dashin e Malishevës dhe për darkë i thirrin krentë e katunit. Besa dikush prej çabanve ish pas shku në vneshtat e Maralisë dhe e kish mushin 1 kosh me rrush e hajnë 1 darkë si me kanë fjalë nuse a t`shtata t`davletit (mretit). 

Mas disa ditëve e marrin vesh Malisheva që çabat e Dragabilit iu kanë marrë dashin dhe pleqtë e Dragabilit kanë hânger darke me mish t`vjedhun dhe iu qojnë fjalë Dragabilit. Pleqëve të Dragabilit iu vjen keq se nuk kishin dit gjâ dhe shkojnë te Hazir Gariqi e i kallxonë Hazirit fije e për pe krejt shka ka nodh. I thonë Hazir Gariqt, n`mujt me ja lidhë kryt diqysh e mu pashit kjo punë. 

Haziri i ka shokë Malishevën se edhe ata janë Mazrek e shkon ta ata. I tubon mahallën në një odë e iu thotë: 

-Mas t`ju ni ma zânin për kit punë! Runa qerat (tjerat) qelat e thiut! 

 Tirrnum Aziz, jo Zizë!     

Dada Zizë a kânë motra e Hamid dhe Shaqë Tushës nga Turjaka, burra t`mirë e t`shtirë. Edhe motra e tyne, dada Zizë ish kânë zjem. Si qikë kur shkonte me i rue vjetat ose kingjat, nëse dikush nga çobanët e thirrte Zizë, ajo e rrihte dhe i thonte: 

-Tjetër herë më thirr Aziz, e jo Zizë! 

Zizë, ta prejmë 1 lopë, ti haje mishin e na çorbën     

Dada Zizë a kânë e martume në Astrazub, afër dajëve të mi, për Hasan Metën, një burrë i urtë e familjës së Pepiqëve, Salih Agës. Edhe motrën e madhe, Habibën e ka pas t`martueme aty ngat.  Dada Zizë, ish kânë shumë e shtirë, edhe si nuse. Kur unë shkoja te dajtë, si fëmijë, shkoja edhe te dada Zizë. Ajo me jepte ftoj, rrush e ndonjë llokum sepse ajo ishte e zoja dhe i zoti i shtëpisë. Shka thojke dada Zizë, ashtu edhe bâhej, n`at shpi. 

Rrahimi, kunati i saj një dimër iu kish lutur dadës Zizë: 

-Zizë, a ta prejmë 1 lopë pasterrmë e ti haje krejt mishin e ne e hajmë çorbën *)  

94)Hasani pi mi lun kâmt 

Dada Zizë ka pasur edhe një makinë qepëse por kur u plak, nuk mundëte të punoj në makinë prandaj, me kep tesha. Hasani, burri e nimonte e ia luejke kâmt e makinës qepëse ndërsa dada Zizë vetëm i mante teshat drejtë dhe i kepte. Kur dikush e vetke: 

-Zizë, a pa munesh me kep tesha? 

-Vallahi, veç Hasani po mi luen kâmt se mâ nuk po muj me kep. 

I tuboj pejtë    

Mulla Shaqa a kânë imam në Xhaminë e Matralisë. Mulla Shaqa a kânë dhëndërr i joni, i Imer Seferit, i martm me qikën më më të madhe Zejnepin (shkurt ”Nepën”). 

Ai a kânë shumë i mençur dhe kudo që ka marrë pjesë në neja e megjlise e ka hijeshu venin. Si shpi e madhe, qi a kânë, me shumë mashkuj, Mulla Shaqa ka pas marak me ble tokë e me shtu gjallninë. Kur e kish pas nis ni shpi me maru shkojnë pleqt e katunit Hajrë Meta, Hajdin Bajrami … e ia bâjnë për hajr qi i ka nis temelet.  

-Hoxhë, i thot njani prej prej pleqve: 

-Po mu shit naj tokë n`Marali shka bân ti, tuj menu se hoxha e ka nis shpinë e nuk mund me ble edhe tokë. 

Ai iu thotë: 

-I tuboj pejt e shpisë e i la qysh janë dhe e blej tokën. 

Mstafë haj trutë e dashit se ti s`ki tru! 

Ish pas shkue Mstafa i bacës Bali për Bajram te hoxha (dada Nepë) në Marali e kur e kthejnë sillën e Bajramit, hoxha ia qet trutë e dashit që e kish pre kurban Mstafës: 

-Mstafë, haj trutë e dashit, se ti s`ki tru! Mstafa ia k`then hoxhës: 

-Qitja gjysën e truve edhe Brahimit tân!  

Mulla Shaqë, a âsht gjynah me hangër bukë n`nevojtore?   

Halit Minushi, vllai i Kadri Minushit, ish i burgosur politik në burgun e Goli Otokit, nuk i ka pas n`qef hoxhallarët. 

Damaneki, familja e Sylë Januzë, sidomos Kadri e Halit Minushi, haptaz janë kânë kuner fesë.     

Ata e kanë desht ish PPSH-së e Enver Hoxhës dhe përgjithësisht shqiptarizmës, pra knë mendua se kështu bâhen ma atdhetarë. Janë kânë kundër fesë dhe shpesh nëpër oda, Haliti i ka ranue hoxhallarët. Është interesant se Haliti nuk hatrohej edhe kur dikush e kundërshtonte. Ishte shumë gazmor dhe human, i sjellshëm me fqinj dhe i ndihmonte, kur ata kishin nevojë. 

Njëherë në një nejë e ku domosdo ishte edhe Mulla Shaqa, ai e vet hoxhën? 

-Hoxhë, aâsht haram me hânger bukë në nevojtore?  

-Jo Halit, nuk âsht gjynah por aty nuk nuk âsht veni me hanger e askush se din shka pa han. 

Ai nuk ish njeri, ish hoxhë  

Haliti për me e rânue me fjalë hoxhën, njëherë në prani të shumë besimtarëve dhe hoxhës thotë: 

-Thirri dikush te dyert e i thash ni djalit, dil bre djali jem kqyr kush âsht ai njeri? 

Djali u k`thye shpejt e m`tha: 

-O babë, nuk ish njeri ai. 

-Po shka ish? 

-Ish hoxhë. 

Jo djali jem, hajde apet!    

Mixha Brahim (Brahim Aga) i kish pas 2 gra. Me gruene parë i ka pasur 2 djem: Xhemajlinë dhe Isufin (shkurt ”Cufën) kurse me gruen e dytë nuk kish pas fëmi. Ajo ish kânë nga Kazniku, një grua e pahile. Nuk ka lënë fëmi. Teze i kishin pas thân të gjithë. As unë nuk ia di emrin e vërtetë. 

Të gjithë fëmijët e kojshive i kish pas dasht si me i pas fëmi të vetë po edhe fëmijët e kishin dashur shumë Tezen. 

Brahim Aga, si pasunik i kish pasur më shumë se 70 copa lopë tuj mjelë e Tezja, grueja e mixhës Ibrahim kujdesej për tamlin, tlynin, djathin, kosin, pra ishte e zonja e shtëpisë.  

Njëherë, tregonte baba Imer më thirri tezja: 

-Hajde djali jem hin n`fllanik e ha pakë mazë. Unë, tregonte baba Imer, ia mlodha mazën e disa gjyveqeve dhe i hëngra. Kur i pa Tezja më tha: 

-U djali jem sa shumë paske hânger. 

-Ani pra teze, unë nuk vi ma! 

-Jo djali jem, hajde apet.  

Kqyre për qefi sahatin!    

Smajl Zeneli a kânë një nga shpijanikët e Turjakës, mahalla e zogajve,.Ai a kânë analfabet dhe nuk dinte me i kqyr as paratë e as orën nuk e dinte sa, âsht.. 

Kur dikush e vetke mixhën Smajl: 

-Mixha Smajl, sa âsht sahati?’ 

-Kqyre për qefi bre mixhë!  

Kah i pate loptë?    

Ni nipit të Brahim Agës së Turjakës, uki ja kish hânger ni lopë. Kur e vet Brahim Aga çabanin (nipin): 

-Kah e pate loptë bre djali jem? 

-Kah Gropa e Ukit (Gropa Madhe, Gropa Rrumullake, Gropa Llozeve, Gropa Ukit …. ) 

-Bre djali jem po ti ja paske qu ukit lopën n`shpi.   

Nipi i Dragabilit, sa pare pat`duhen?       

Smajl Zeneli një nga shpitë ma të m`dha n`Turjakë e kish pas desht shumë babën Imer. Ai kur e kish ble 1 arë nga një i afërm i joni, Salih Xhemajlia, nipi i Brahim Agës, arë ngat mullinit, arë e mirë. Salihi e Meta e kishin pas shit tokëne e ishin shkue me jetu n`Pejë. Smajli ia lan (paguen) tana paret Salihit pr Salihi kur i han paret, n`Peje se krejt i ka pas me pare, ia lyp paret edhe niherë Smajl Zenelit. Smajl Zeneli e kish pas babën Imer, si ispat me qillu aty kur t`ja jep paret për arë Salihit. Salihi kur i hargjon paret e tokës në Pejë, ia lyp edhe 1 herë paret mixhës Smajl. Mixha Smajl nuk ia jep dhe ai e qet n`gjyq. Në gjyq, gjykatësi e vet mixhën Smajl pse nuk ia ka pagu Salihit paret për tokë? 

Mixha Smajl i thotë gjykatësit: 

-Krejt paret ia kam pagu. 

-A ki naj ispat?  

-Po, Imer Seferin e kam ispat. 

Gjyqi e e thirr babaën Imer dhe e vesin: 

-A je kân aty kur ia ka dhân paret Smajl Zeneli, paret qi e ka ble arën te Mullini, Salih Xhemajlisë, qysh pa thot Samjl Zeneli dhe a je kânë ti aty e i ke pa?  

-Po aty jam kânë dhe mixha Smajl ia ka dhânë tana paret Salihit. 

Prej keaj dite, na kallxonte baba Imer, sa herë kam pasë naj zor (nevojë të madhe), jam shku te mixha Smajl e ai m`ka dhânë pare sa ka mu kanë dashtë. 

Paret, mixha Smajl i shtinte nën Cergë e nuk i ngjihke ato veq m`vetke: 

-Nipi Dragabilit (herë nipi i Avdylit), sa pa t`duhen. 

Nipi Avdylit, ku i ki djemtë?         

Si mixha Smajl, Turjaka s`ka pasur puntor ma t`madh. Kur isha koha e lavrave, ai i qitke djemtë (Alushin, Hamzën, Zenelin e Mertezin) t`partë dhe vetë dilte nëpër ara e fusha e i kqyrte kush pa punojnë. 

Baba Imer, qohej herët verë e dimnit. Edhe ai i qitke djemtë me punue e vetë k`thehej e pinte kafe dhe ulej në muret e penxhereve t`odes në katin e dytë e i kqyrte gjâen e bujqit që shkonin në male e në fusha. Murtet shpisë janë kânë t`gjâna afë 1 meter e njeri mun t`ulej n`to si n`shpinë t`kalit. 

Kur e sheh mixha Smajl babën Imer që ish ungj kâmkryq në penxhere e thirr: 

-Nipi Avdylit, ku i ki djemt? 

-Pa pushojnë mixha Smajl. 

-Ani mire por kur del n`krye të Ulicës e i sheh djemtë e babës Imer tuj punu, k`thehet e i thotë: 

-Nipi Dragabilit, djemt e tu pa livrojshin. 

-I paskan pa djemt e tu mixha Smajl e paskan dalë se unë i kam lân fjetë

A kini hala kallamoq n`kosh? 

Mixha Smajl para Shën Gjergjit i kqyrte lopt e katunit qysh janë dalë pi dimnit. Kur e shihke naj mzat a lopë qi ish veq asht i likurë e vetke çabanin: 

-A kini kallamoq?  

-Po mixha Smajl. 

-Kur pe çilni derën e koshit t`kallamoqit, a pa del vetë kallamoqi a pe ngrihni me grabujë? 

-Pe ngrehum me grabujë e shati. 

-Ani mirë. Pa shihet se iu paski qit kallamoq lopve. 

Hasan, qikë, xhanar 

Në odën e Rexhep Jupës tuboheshin kojshitë e lunin cicimic, kapuqa por vjetëve të fundit, lunin edhe shah e letra. 

Hasan Sejdia çdo natë shkonte e lunte ndërsa loptë e kijet (qetë e zjellës) nuk i kqyrte. Ban vaki gjithë ditën nuk iu qitke me hangër e as me ju dhânë ujë. 

Kur erdh Pranvera, Hasani ish me pa yshym e shkon e merr me ble najsen n`dugajë (shitore). Kur vjen në Turjakë, te Bregi i Rekës para penxherës së odës së bacës Rexhep (shk. ”Rexhë”), baca Rexhë e sheh Hasanin qi po munohet me i mashtru kiet me ni tramak t`kallamoqit por ata e zgatshin qafën me mrri kallamoqin por Hasani largohej e ata nuk mun e qonin kerrin, sepse ishin shumë të ligshtë, se Hasani nuk i kish kqyrë e ishy (ushqy) dimnit.  

Baca Rexhë qi i kish ni kur kanë lujt me letra i thotë Hasanit: 

-Hasan: qikë, xhanar  

O mlomna kryt e mas ta shoh Rexhepin! 

Kur ish pas shkue Rexhep Jupa ushtar, e kish pas lâ babën, Jup Agën plak e të s`mut. 

Kur vjen baca Rexhë n`sylah (pushim vjetor i ushtarëve), f`mit e shohin e ngajn te baca Jupë me i marrë myzhde *) qi erdh baca Rexhë. Plaki g`zohet dhe si ish kânë ratë, qohet. E largon jarganin e pshtetet me ni jastak dhe pe pret djalin. Baca Rexhë kur vjen n`fun t`Bregit, n`Turjakë, jo ma larg se 100 metra nga shpia e tij ku e kish edhe babën plak gjallë, por të s`mut nuk shkon ma s`pari te baba me e pa por shkon me e kry ni amanet në Pagarushë. 

Ni ushtar nga Pagarusha ish kânë ushtar me bacën Rexhë e ai e kish parasit me shku me i pa print e ti. Kur k`thehet të nesëmen nga Pagarusha, fmit apet shkojnë e i kallxojnë bacës Jupë se erdhe baca Rexhë. 

Ai iu tha robëve (familjarëve): 

-O mlomna kryt brene mas ta shoh …! 

Kush âsht i zoti i shpisë te ju? 

Daja Fadil, djali Hamdi Ali Jetës nga Astrazubi më tregoi se ish da prej vllaznive. Unë edhe e veta: 

-Pse bre dajë u datë kaq herët? 

-Bre nip, u dam se u bâm tanë zot shpia e me kuleta. Manej ai ma tregoi ni mesele: 

”Kish pas shku njani musafir te ni shpi e madhe. Kush hike në odë, krejt mashkujt qoheshin n`kâmë. Musafiri e kish pas vetë njanin qi ish kan ungj ngat tij: 

-Pse pa qohi n`kâm kur hin mashkulli i shpisë juj? 

Ai i tha: 

-Po ky âsht i zoti i shpisë, se e ka shallin me kapuç.
Mas pakë hini ni tjetër, edhe për ata u qun n`kam. Mysafri prap e veti: 

-Po ky 

-Edhe ky âsht zot shpie se e ka shallin. 

Dikur kur hini i treti dhe i katri, tanë me shalla, mysafiri e vet: 

-Po zot shpie kun e kini ju? 

-Krejt jemi zot shpie. 

Qitnum edhe mu mi nanen!     

Shaban Ramadani, plak a kânë i meçum e i hollë nga menja. Disa kusherinj të Shabanit qi punonin në punë t`shtetit, për me i marr shtesat e fëmijëve në ish RSFJ-në duhej mos me pas pasuni tjetër përveç rrogës. Dhe ata qi kishin naj arë, mal, livadh duhej me ia qit me tapi dikujt tjetër. Dhe ata pa bâjnë llaf para Shaban Ramadanit se si e kanë qit livadhin e Madh, Arën te Molla e Malin mi nanën.  

Shaban Ramadani nuk durohet e iu thot:
-Qitnum edhe mu mi nanën (Shabani ishte plak, vejan). 

Me kry prej dillit e pret trenin    

Daut Bashota a kânë vjehrri i dajës Sejdi (vëllait të nënes). Kur i kish pas dek gruja e dajës Sejdi (shk. ”Di”), tezja Zymë, qika e Sadri Hisenit nga Damaneki, daja Di ish pas martue me Safinë, qikën e Daut Bashotës nga Caraviki, katun afër Kevës. Edhe Safisë i kish pas dekë burri. Me burrin e parë Safia i ka pas 2 qika: Ismën dhe Minën. Safia a kânë e shtirë si gjarpni dhe kur folte, nihej n`kajshi. 

Edhe baba i Safisë, Dauti ish kânë i shtirë, Sytë me maje i ka pas e nuk i zishin kun ven sytë.  

Dauti kish pas dashtë me shku dikun me pampur (tren). Del deri në Murg (Stacioni i Cerovikut) për me e prit trenin që vinte nga Fushë Kosova e shkonte për Pejë, por ishte vanu e treni ka shkue. Ky, si inatgji qi ishte venos me denu vehten dhe kthehet prej diellit e deri sa vjen treni tjetër, ky nuk hin në hije por rrin me krye pej dillit. Në anën tonë a kânë adet që edhe kuajt kur i nalshin me pushi, nuk i lishin me krye pej dillit. 

Nana Didë, lozët e kungujve të kojshive …    

Kur ishim të vegjël, nana Didë (Gjezidja, gjyshja), kur shkonte në ara me marrë naj kungull për me qit kungullur (pite me kunguj), na merrte me vehte edhe ne fëmijëve. Ndodhte që në arën tonë kungujt e arës së kojshive i kishin zgatë loztë me kunguj në arën tonë. Gjyshja i merrte loztë dhe kungujt qi kishte ajo lozë dhe i qitke në arën e kojshive. 

Ky nuk âsht kunglli jonë e mallin e huj nuk duhet me marrë. 

Nana Didë kur e sheh një grue n`kumlla tona, m`shifet …. 

Arën te Ulica e kemi pas me kumlla. Janë kânë afro 200 trupa me kumlla.  

Niherë kur ish pas shku nana Didë mi marrë do kumlla, e sheh ni grue të kajshive qi ish hi e pa merr kumlla. Kësaj i vjen keq dhe mëshifet e mos ta sheh ajo e n`et merr sa të don ajo kumlla. 

Qysh âsht njeri, qitja copën e sugjukit   

Kish pas ardhe Ram Bllaca i Bllacës, posllanik i skupshtinës në Beograd te na. Për drekë kish pas bukë pagaqe, speca t`ardhun, sugjuk e voe të përzhitëta. Ram Nura e kish pas da sugjukin e Ramë Bllacës ja kish qit copën ma t`madhe. Një plak si n`mahi i kish pas thânë: 

-Pse Ramë Nura ja qite Ramë Bllacës copën ma t`madhe t`sugjukit? 

-Qysh âsht njeri, qashtu ja qes copën e sugjukit.  

Rama i kish pas met hatri e nuk e kish pas hângër copën e sugjukit.

Daja Isuf, t`marroftë Zoti!    

Sylyman Avdija, kusheri dhe moshatar i jemi, kur ishte student kish pas shkue në një të pame në Dragobil. Isuf Kerragjisë i kish dek (vdek) gruja. Kur hyn Syla në odë, oda plot burra. Sylës i merret goaj, dhe i thotë Isufit: 

-Daja Isuf, a të diq diç gruaja? 

-Po Sylë, diç. 

-Zoti t`marroftë (në vend të ”Zoti t`lasht sh`nosh”)! 

-O t`marrftë Zoti ty o Sylë! 

Januz, t`ka bâ sukses Jemini 

Zeqa, vëllai jem e kish pas zatetë (takua) Jeminin e Sahit Jeminit, moshatar dhe shok klase i Januzit, djalë i axhës (i Reshiti). Kur ndahen ai i thotë Zeqës: 

-Baca Zeqë, bâni t`fala Januzit! 

Zeqa kur vjen në shtëpi harron qysh i ka thânë Jemini por i thotë Januzit: 

-Januz, t`ka bâ sukses Jemini. 

Dhâmin ma ka hânger mini           

Një kusherinit, iu kishte prish një dhâm (dhëmb). Në Turjakë kur prishte naj dhâm, thuhët:  

-Krymi ma ka hânger dhâmin (dhâmbin, dhëmbin) ndërsa ai thonte:
-Mini (miu) ma ka hânger dhâmin.  

Mulla Sherifi e bante pushkën pa shul 

Mulla Sherifi ish kân hoxhë e burrë i meçum (mençur) dhe i dishëm. Ai e bante, thonte baba Imer 1 armë (pushkë apo allti) pa shulë. 

Kur e vetshin Mulla Sherifin: 

-Pse hoxhë pe man për s`râni pushkën pa shulë, ai përgjigjej: 

-Për t` meçmin s`kâm nevojë me përdor e budalla, kur ta sheh pushkën, ai tutet se nuk e din qi âsht pa shul.

Ramazanin e ka lân Zoti vetëm për sheher  

Kishin pas dalë disa të rinj serbë me e rreh mulla Sherifin por ata ma s`pari don me e gjet ni vegzë (arësy) për me rreh dhe e vesin hoxhën: 

-Hoxhë, pse met Ramazani? 

-A po, Ramazani ka met veç për shehre (qytete) se në katunet, Dollc e Dersnik (katunte me besim ortodoks, të komunës së Klinës, të populluara me serbë e malazez), nuk ka Ramazan. 

Smajl, shyqyr që nuk munesh me fol …! 

Smajl Gajrakit, n`pleqni ju kish pas marrë goja (nuk mun fliste, paralizë) e kur shkojnë do shokë me e pa i thonë: 

-O Smajl Gajraki, shyqyr qi ta ka marrë Zoti gojën e nuk munesh me i komanu (me dhânë urdhër) robtë! 

E Smajli ju thot shokëve: 

-Tash iu bâj me dorë e me gisht!

Sylyman Taqani, dimnit n`Ramazan nga 2 herë iu jipte ujë dhenëve *) 

Sylyman Taqani bashkë me vëllain Asmanin e Gremnikit janë kânë burra të urtë e t`pa shibla. Sylmani a kânë baba i vjehrrit (Rexhepit) të vëllait tim të madh Lahës. Në Ramazan, Sylymani, masi vetë inonte (gjinonte) i qonte dhentë te uji 2 deri në tri herë n`ditë (dimnit) sepse vetë kishte etje për ujë (e duhan).

Teveqel, pse pa kanë? 

Kur shkon baca Lah ushtar, vëllai I madh ushtar (1969?) në Mali Lošinj (qytet në Kroaci, ujdhesë), vjen Sylyman Taqani me përcjellë dhe rrin nja 2 netë e kur don me shkua, gruja e vëllait Nusha ia nis e kanë (pë bacën Lah, për burrin qi i ka shku ushtar) e Sylyman i drejtohet mesës:  

-Mas kaj, bre teveqel *), qe shyqyr qi i ki vjehrrinë.  

Bismillah, Bismillah  

Asmani, vëllai ma i vogël se Sylymani, me ni dasëm kur k`thehet buka, cilin jemek (lloj-et t`ushqimi-t) e qitshin në sofër me hânger ai bânte: 

-Bismillah, Bismillahi Rrahmani Rrahim  

Ma ka hânger pula kapsollin   

Kur kishte hasmëri, ndodhte që hasmit nëse s`kishin besë gjuheshin me pushkë me njani- tjetrin nga largësia që mbërrinte plumbmi i pushkës. Pushkët ishin me teneqe dhe mbusheshin nga gryka, me nga një plumb (fishek). Njëherë kur gjuhen dy hasëm, me rend herë njëri gjuante e pastaj e priste rendin me gjuajt tjetrr derisa iu hargjoheshin fishekët*)  

Por njanit që e kishte renin me gjujt, nuk gjunte sepse fishekët që i kishte lënë në tokë, ia kishin hângër pulat. Hasmi tjetër e burrë azgan i bërtet: 

-Pse s`po gjuan?   

-O ma ka hangër pula kapsollin *) e s`kam ma fishekë.

O k`no knus he i biri pulës se nuk je ti n`gjak si unë se tybe nuk kishe me knu 

Njani ia kishte pasur ni gjak *)  

Një ditë, hasmi i paska pas hi mrenda n`shpis e ngjitete n`tavan e po don me dit pse s`pa del hasmi n`fusha e as nuk shkon te miqtë etj. 

Ky që i kishte borxh rrinte mrena sespese e nderonte edhe hasmin. Pinte duhan n`odë e rrinte me naj mik qï i shkonte rrallë. Një sabah herët k`non knusi e ky i flet knusit me të madhe: 

-O kno knus he biri i pulës se me ia pas pas borxh gjakin (psh Pjetër Lleshit), nuk kishe me knu. Ky qi kish hip n`tavan kur i nin k`to fjalë e thirrë hasmin: 

-O Hajdar, po a kaq shumë n`zorë je bre burrë a? 

-Po Vallahi, boll. 

-Po a m`bân kabull e kanak me zhdryp e me dredh ka ni cigare e me pi ka ni kafe mor burrë? 

-O mirë se të bjen Zoti o mik! 

Ai zbret dhe ia zgat dorën, mirren n`grykë e ia falë gjakin. 

Zoti t`bâft turk    

Një kusheri i Turjakës, natyrsisht i besimit islam, udhës prej Gjakovës, e kish pas zâ shiu anej Drinit dhe e kish bâ ujë qi as n`Dri me pas ra me shumë nuk ish lagë. Ky afrohet e th`rret te ni shpi, pa e ditur se ai âsht ai besimit katolik. Ai e pret mirë. Kur nxehet mirë, I teren teshat dhe hanë bukë e don mu qu me ec, i thot t`zotit kanakit: 

-E Zoti t`baft turk që um p`shtove! 

Ai preket shumë sepse ai nuk donte të bëhej turk e as si turqit por ky ishte njeri babaxhan. 

A t`mur pushka plak a?  

Ni plak e kish pas borxh ni gjak borxh e ni ditë, ditën tuj punu, i shkrep pushka pahiri. Gruja kur e nin pushkën e thirr burrin: 

-Plak, a t`mur pushka a? 

-Mej me meçkë!  

Ma mirë me punu tokën tem 

Axha Ban ish kânë tuj mjellë grunin në Fangje. Baca Sefer iu printe kive e axha Ban e mante permenen. Kusheritë e tanë, Dervishtë në Damanek kishin pas dasëm e kushk ishin shkua edhe baca Reshit, Asman e Salih. 

Kur afrohen krushqit afër Fangjeve, baca Reshit iu thotë: 

-O puna marë Shaban, a jeni lodhë ajo? 

Mas k`tyne fjalëve, baca Salih kish thânë: 

-Edhe kjo â punë. 

Axha Ban, tha, kallxonte baca Hel (Seferi): 

-A e njeve shka tha Salihi: “Edhe kjo a punë”, demek ata janë kanë n`dasëm e k ânë bâ punë t`madhe e na qi pa punojmë, jo. Po ma mirë me punu tokën tem se me shku n`dasma thuja. 

Dy vllaznit, njani ballist e tjetri partizan  

Një nanë plakë, n’e rrethin e Gjakovës i kishte pasur 2 djem. Njani kish shkua me partizanët e Titos e tjetri, me ballistë, n`kohën e Luftës Dytë Botërore (Lufta Nacional Çlirimtare). 

Ata nuk shiheshin e kur njani prejt tyne shkonte në shpi te nana, ajo rrinte te dyert e aborrit që nëse vjen djali tjetër, partizan mos me e lânë me hi mrena se myteshin.  

Vdekje fashizmit, me gjthë juve!   

Partizanët (“luftëtarët” në LNÇL, quheshin partizanë, krahi i matë, komunistët). kur i zinte nata partizanët shkonin me fjetur e me hëngër bukë kudo që i zinte nata dhe kishin besim. Niherë kishin pas shkua te një plakë. Ajo ishte kânë e vetme. Pasi iu k`then darkë lokja, çka i ka qillu, partizanët nisin me msue, me shkru parulla e me lexue komunikata e broshura nga manifestet komuniste. Ai ma i madhi don me e msu edhe loken plakë se si ata këndojnë në male mas “fitoreve” kundër anmikut: 

-Loke, na do t`msojmë edhe ty. 

-Po nuk di unë e shkreta, iu thotë plaka. Komandanti i thotë na e përserisim në mes veti, e masanej e thue edhe ti. Ata ndahen në dy grupe. Njani grup thonte: 

-Vdekje fashizmit e tjetri, mas tyne: 

-Liri popullit, e vazhdonte grupi tjetër. Kur e përseritën disa herë, sikur këngën kur e m`son njeriu, komandanti e vetë lokën: 

-Loke a din tash edhe ti? 

-Po, loke dhe fillojnë grupi i partizanaëve me thënë: 

-Vdekje fashizmit!  Kur ia bënnë me shenjë komandanti lokës që të thotë: 

-Liri popullit, ajo thotë: 

-Me gjithë juve! 

Qysh e more pensionin? 

-Tuj ik! 

E takoja shpesh një invalid të Luftës së Dytë Botërore (Luftës Nacional Çlirimtare). Ai ishte i një katuni afër Turjake. Kish pas qenë “veteran i luftës” por unë nuk e dija dhe një ditë e veta: 

-Jeni invalid i luftës? 

-Po! 

-A keni pension të luftës? 

-Po, kam. 

-Qysh e more pensionin? 

-Tuj ik dhe iku nga unë ”veterani i rrejshëm” por që mua më tregoi drejtë.

Kur e pash Dinën e Miftarin tem tuj mih, ke tuj m`ra muni 

Fetah Nurqi kish pas 3 vllazën: Beqën, Miftarin e Alinë. Miftari ish kânë ma i madhi v`laa e Alia, ma o vogli, ish kânë i zoti i shpisë.  

Kur ishin pas da, baca Tah hala punonte, prashitëte kallamoqet e korrte grunet por pleqnia e kishte pas lodhë e kur kish argatë në ara, shkonte veç i kqyrte. Din Haxhia, burrë i njohun, i urtë për mençuri në Turjakë dhe Murat Miftari, djali i vëllait të bacës Tah, por me punu hiç nuk ishin kânë puntorë por edhe ata âsht dasht me punu është sepse kanë pas familje e f`mi. Niherë, kur ishin kânë tuj mih te baca Tah, shkon baca Tah n`arë e kur e sheh Miftarin e Dinën tuj prashit, me apanga math, ish pas ikur prej arës. Udhës dikush e vetë: 

-Ku ke e o baca Tah? 

-Kesh në Grablishtë se kemi argatë por kur e pash Dinën e Miftarin tem, ika se ke tuj m`ra muni (t`fikët).   

Kur janë rr`xu e kanë ra n`ahër 3 vllanit 

Beqa, Miftari, Fetahi e Alia ishin kânë tuj nejt në odën e tyne në katin e dytë kurse në katin e parë, përfuni odës i kishin pasë kitë e lopët. Kiet ishin pas k`put kapreshat e zgidh dhe rrokën në mes vete e i rrxojnë edhe shkallët. Këta, tuj lujt nuk i kanë nie. Kur qohet njani me dalë për yzër, si antar i familjes edhe natën e në terr njeri i din ku janë shkallët. Kur don me zbrit shkallëve, shkallët I kishin rrxua kiet e ai bjen në ahër (ahur). Nuk bân zâ, nuk iu tregon vllaznive që kitë i kishin thye shkallët. Edhe i dyti, e më vonë i treti dalin e të gjithë bien në ahër. Ai pari iu thotë: 

-Mas kallxo, e tanë ne t`vinë. Miftari dishka kish pas hetu dhe mas pari kqyr e shkon kadalë te shkallët e odës. Kur e sheh qi shkalllët nuk janë n`ven, kthehet e ata tre vllaznit nga ahri i thonë: 

-Miftar, patëm qef edhe ti me ardhë te na.  

A e keni pa Alinë tonë?  

Baca Ali, vëllai ma i vogël, i nurqëve, në çdo të shtune shkonte në Pazar në Rahavec. Nëse vanohej, të tre v`llaznit: Miftari, Fetahai e Bea dilnin dhe e pritnin bukur larg në bjeshkë, deri në pod (krye) të Gërrjaqës tej t`vjen Alia. I vetnin pazrgjitë që ktheheshin nga pazari: 

-A e keni pa Alinë tonë udhës tuj ardhë?  

Shaban Palluzha i shymte cigaret n`çergë 

Shaban Palluzha, ish kân shoq me neve, kastrat dhe kish pas ardhur n`Turjakë. Herën e mramë n`Turjakë ish kânë kur a martu Salih Xhemajlia, më 1937. N`dasëm kish pas edhe krenë e bajraktarë, ballistë, komitë nga krejt Kosova, Shkodra, Malsia e Gjakovës, Hasi, Kruma e Mirditës. Ish kânë edhe Ramë Bllaca. Kangatarë ishin kânë shahirat e Turjakës, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami, Sylyman Kastrati, e Bajram Sadiku, e Ali Paci. Salihi, djali i Bajram Sadikit ish kânë i ri por shkojke me babën, Bajram Sadikin. 

Natën e dasmës, të shtuneve darka hahej vonë për shkak se të ftuarit në dasmë udhtonin kâm shumicaa e disa, me kuaj. Atë, natë ishte vanu Shaban Polluzha e darkën e kishin pas hëngër dhe nuk e kishin prit mixhën Shaban. Shabanit i kish pas met hatri dhe ish pas idnua bukur shumë, pse nuk e kanë prit. Pas darke, kur fllojnë dasmorët me u argëtua me këngë, valle dhe natyrisht me llafe, muhabet e kafe, i zoti i shtëpisë iu shkepte cigare dasmorëve, Shaban Polluzha, kur e pinte cigaren nuk e shkymte në shpuzore të duhanit të marruara prej drunit por e shkunte dhe e shymte në cergë *)  

Një plak i njohur mahitar, Ramë Nura qohej e ja merrte cigaret e shymta mixhës Shaban dhe i gjunte n`oxhak. Kur e shohin Bajraktarët e Astrazubit mixhën Shaban, edhe ata fillun me e shkund e shym cigaren në cergë. Ramë Nura shkon edhe atyne e iu hjek cigaret e shymta nga cerga por iu thotë: 

-Bajraktarë, edhe niherë nëse i shymni cigaret në cergë, edhe qirishat e odës kanë mu djeg (digjen) e nuk kam me iu hjek cigaret e juaja, veç cigaret e Shabanit ia hjeki. Dikur, pas muhabetit e nderit që ia bânin, mxihës Shaban, ai filloi me u n`qefu. Të nesërmen kur niseshin krushqit me marrë nusen në Bubavec, Ramë Nura shkoi te kali i Shaban Polluzës dhe ia lëmonte shpinën e veshët dhe i fliste kalit, sa vesh të mirë i paska magari yt Shaban, atëherë Shaban Polluzha e harroi hatërmbetjen e idhnimin. 

Edhe babë e nanë jam rrasë 

Një kojshi, në Suedi, nga Malsia, me grua e f`mi kanë qenë shumë dashamirës, mikëpritës, bukëdhëns e të dashur. Behanja e tyre ka qenë se ishin shumë të hapur e të passherr. Kanë pasur edhe një qikë në të 18-tat. Edhe ajo ia ka pas k`put kryt babaës së vetë. 

Folte pa i mat fjalët. I nxirrte prej funit të barkut shka i vike. Nëna e saj ishte më e kujdeshme dhe e mbante nën kontroll e shpesh edhe para mysafirëve i fliste asaj që të flas më pakë e ti zgjidhte fjalët. 

Njëherë, kur qika e teproj, ajo i tha: 

-Shko n`kuzhinë e laj enët se ki mu rras burrë! 

Ajo tuj dalë nga dhoma ku rrinim iu k`thye nânes e i tha: 

-Edhe babë e nanë jam rrasë (ngi)  

Grue, djali ka ga rragtarit 

Ni familje e madhe dhe e pasun, për me i krye punët se vetë nuk munjke me iu ardhë rreth, e kish pas marrë ni rragtar *). Mas 1 apo 2 vjetëve, iu len (lind) ni djalë e kur nisi djali e rritej, dukej si me i pas k`put kryt rragtarit, i kish pas ga krejt rragtarit (rrogtarit). Burri po i thotë grusë: 

-Maj gru, djali i ka rragtarit. 

-U burrri jem, mas u bâ budallë, f`mija ju gajnë edhe sa larg i kanë jo na, qi e kemi n`shpi rragtarin. 

Me pas prit babën tân, as ty nuk t`kisha  

Ni burrë e gru, i kishin pas 3 djem, të moshës 10-15 vjet. Ata jetonin n`katun e bânin ni jetë të mirë. Mbanin shumë dhenë (dele), lopë e pula. Burri punonte err e terr e nuk kish kohë as frymë me marrë. 

Ni ditë, kohë dreke, gruja pi thot njanit djalë: 

-Shko thirre baben tân me hângër bukë. Ai i ngrati, kish qef me e kry punën qi e kish nis e nuk shkon. Gruaja, mas pakë e qon edhe djalin e dytë me thirrë babën me hânger bukë. Ai prap nuk vjen se e kishte gati me kry punën.  

Djali vjen e i kallxon nânes qi baba nuk vanohet. Djali i vogël niset me shku, se nuk don me hânger bukë pa babën por nana i thotë: 

-Lene ne t`punon se mas prit unë ata, as juve nuk iu kisha. 

Gruaja që e ruante burrin edhe kur   

Shpegimi i fjalëve sipas fjalorit:  

*) YRNEK m. bised. 

Gjedhe, model, mostër; shembull për dikë a diçka. Yrnek i rrallë. Yrneku i rrobave. 

E preu sipas një yrneku. E mori yrnek. Sa për yrnek. 

* Një yrnek janë mospërf. keq. janë njësoj, nuk kanë ndryshim njëri nga tjetri. 

*) PËRRALLËZ f. 

Përrallë e shkurtër; përrallë. Përrallëza e qengjit dhe e ujkut (e dhelprës dhe e rrushit, e dhelprës dhe e korbit, e dhisë dhe e kecave). 

*) BALLIST mb. 

Që ka të bëjë me organizatën politike tradhtare të «Ballit Kombëtar» dhe me veprimtarinë e saj, i «Ballit Kombëtar»; që ka të bëjë me ballistët, i ballistëve. 

Çetë (bandë) balliste. Krerët ballistë. 

BALLIST m. 

Anëtar i «Ballit Kombëtar» (organizatë politike tradhtare e borgjezisë dhe e çifligarëve, që bashkonte rryma të ndryshme reaksionare në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe që me një program demagogjik nacionalist iu kundërvu Frontit Nacionalçlirimtar e bashkëpunoi me pushtuesit fashistë e nazistë). Lufta me ballistët. Krimet e ballistëve. 

*) KAÇAK m. vjet. 

Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Çetë kaçakësh. Doli kaçak. 

* U bë kaçak dikush ka munguar për një kohë të gjatë; nuk ka ardhur prej kohësh, humbi. 

KAÇAK mb. vjet. 

  1. Që është karakteristik për kaçakun, që është veti e tij, prej kaçaku. Jetë kaçake.
  2. Që shitej e blihej kontrabandë (për një mall a për një plaçkë). Mall kaçak.

Duhan kaçak. 

KAÇAKÇE ndajf. bised. 

  1. Ashtu si vepronin kaçakët, fshehurazi, vjedhurazi, si kaçak.

Vinte kaçakçe në shtëpi e ikte. 

  1. Pa dijeninë e organeve shtetërore, duke ia fshehur doganës, kontrabandë.

E fuste mallin kaçakçe. E shiti kaçakçe. 

  1. përd. mb. I tillë siç e bënin a siç e mbanin kaçakët. Rroba (veshje) kaçakçe.

Këngë kaçakçe. 

*) KOMIT m. hist. 

Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit. 

*) ÇEREP m. 

  1. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr.
  2. Saç. Rrethi i çerepit. Mashë çerepi. Nxeh çerepin. Heq (vë) çerepin. I hedh prush çerepit. Pjek bukën me çerep.
  3. fig. keg. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë.

* E kam çerepin në zjarr shih te ZJARR,~I. 

ÇEREPORE f. 

Bukë e pjekur në çerep, bukë çerepi.  

*) KOPRRAC m. 

  1. Ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar. Koprrac i madh. Drekë (darkë) koprraci drekë (darkë) shumë e varfër, sa për të mbajtur shpirtin.

As gurë s’të jep koprraci. fj. u. 

  1. si mb. ~, ~E. Që kursen tej masës, dorështrënguar. Njeri koprrac.

KOPRRACI f. 

Të qenët koprrac, vesi i koprracit. Koprracia e të pasurve (e borgjezëve).  

*) SËMURË m. 

Ai që vuan nga një sëmundje; ai që shkon a shtrohet diku për ta parë mjeku e për t’u mjekuar. Të sëmurët rëndë. Mjeku dhe i sëmuri. Gjendja e të sëmurit. Shtrati i të sëmurit. Kujdeset për të sëmurin. I rri në krye të sëmurit. Viziton të sëmurët. 

SËMURË mb. 

  1. Që ka një sëmundje, që vuan nga ndonjë sëmundje; që sëmurët shpesh, shëndetlig; kund. i shëndoshë. Fëmijë i sëmurë. Me zemër (me mëlçi, me mushkëri) të sëmurë. Me këmbë (me dorë) të sëmurë. Kafshë (bimë) të sëmura. Ra në shtrat i sëmurë. Ka qenë shumë i sëmurë.
  2. Që është tregues për një sëmundje; që lidhet me një sëmundje. Me pamje të sëmurë.
  3. fig. Që nuk është mbi baza të shëndosha; që nuk është i drejtë, i rregullt e normal; që është jashtë masës a jashtë kufijve të zakonshëm, i tepruar, jonormal. Shoqëri e sëmurë. Familjaritet i sëmurë. Marrëdhënie të sëmura. Me shije të sëmura. Me sedër të sëmurë. Me kureshtje të sëmurë.

*) QOSE m. 

  1. Burrë që nuk ka qime në faqe dhe në mjekër, spërk. Fytyrë qoseje.
  2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë i zgjuar e dinak, të cilit nuk i dalin qimet në fytyrë e në mjekër dhe që zakonisht shkon me qerosin. Qosja dhe qerosi.
  3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Mbeti qose.

* U zunë për mjekrën e qoses u zunë për diçka të paqenë, u zunë fare kot. 

QOSEM vetv. 

Më bien qimet e mjekrës e të mustaqeve, mbetem qose. 

(QOSE m. 

  1. Burrë që nuk ka qime në faqe dhe në mjekër, spërk. Fytyrë qoseje.
  2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë i zgjuar e dinak, të cilit nuk i dalin qimet në fytyrë e në mjekër dhe që zakonisht shkon me qerosin. Qosja dhe qerosi.
  3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Mbeti qose.

* U zunë për mjekrën e qoses: u zunë për diçka të paqenë, u zunë fare kot.)  

*) QEROS m. 

  1. Ai që ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj.
  2. shar. Njeri të cilit i kanë rënë krejt flokët, tullac.
  3. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë me sëmundjen e qeres por i zgjuar e dinak. Qosja dhe qerosi. Përralla e qerosit.
  4. Kalli misri me kokrra shumë të rralla. Qerosët ia japin bagëtive.

* Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë fj. u. thuhet kur një punë është fare e lehtë e mund ta bëjë kushdo pa asnjë vështirësi. 

QEROS mb. 

  1. Qe ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj. Djalë qeros. Vajzë qerose.
  2. shar. Tullac.
  3. Që i ka kokrrat shumë të rralla (për kallirin e misrit). Misër qeros.

* Hem qeros, hem qibar (fodull) ka kërkesa të mëdha, megjithëse mundësitë e aftësitë i ka të pakta. 

QEROSEM vetv. 

Më zë sëmundja e qeres dhe më bien flokët prej saj. 

QEROSË f. 

Sëmundja e qeres, qere. E zuri qerosa. Ka qerosën. 

Ai që vuan nga një sëmundje; ai që shkon a shtrohet diku për ta parë mjeku e për t’u mjekuar. Të sëmurët rëndë. Mjeku dhe i sëmuri. Gjendja e të sëmurit. Shtrati i të sëmurit. Kujdeset për të sëmurin. I rri në krye të sëmurit. Viziton të sëmurët.  

*) NGUTUR mb. 

  1. Që bëhet me ngut, i nxituar. Hapa të ngutur. Punë e ngutur.
  2. Që vepron pa u matur e pa i peshuar mirë punët, i rrëmbyer; që shprehet a bëhet pa u menduar mirë, i pamenduar. Njeri i ngutur. Mendim i ngutur. Veprim i ngutur.

*) OPINGË f. kryes. 

  1. Lloj këpucësh të thjeshta, të bëra me lëkurë gjedhi, të mbledhur anës e të lidhur me retra a me gjalma (përdoreshin kryesisht nga fshatarët); lloj këpucësh të thjeshta krejt prej gome ose me pjesën e sipërme prej lëkure të trashë dhe me pjesën e poshtme prej gome të fortë. Opinga të lopërta. Opinga të sheshta. Opinga lëkure (gome, llastiku). Opinga me retra. Opinga me xhufka lloj opingash pa gjalma, të bëra prej lëkure të cilësisë së mirë, me syprinë zakonisht të kuqe dhe me një xhufkë të zezë në majë për zbukurim. Një palë opinga. Qepi opingat. Lidhi opingat.

*) MËRDHIJ jokal. 

Ndiej të ftohtë, kam të ftohtë; ngrij nga të ftohtit. Mërdhiu natën. A mërdhive mbrëmë? Më mërdhijnë duart.  

*) MAFES m. 

Shami koke prej pëlhure a prej mëndafshi. Mafes i bardhë (me ngjyra). 

Lidhë mafesin.  

*) AHUR m. 

  1. Pjesa përdhese e shtëpisë, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). Nxjerr nga ahuri.
  2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, veglat etj., qilar. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur.

* Si kali në ahur shih te KAL/Ë,~I. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Pastroj ahuret e Augjiasit libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe, përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh.  

*) HYXHYM m. bised., vjet. 

Sulm. Bëri hyxhym sulmoi. Mori hyxhym mori hov. Erdhi me hyxhym. Një hyxhym duhej. Hyxhym, të marrim kalanë!  

*) QESIM m. 

  1. vjet. Marrëveshje midis dy palëve, sipas së cilës dikush merr përsipër të bëjë një punë me një çmim të prerë dhe në një afat të caktuar, pavarësisht nga ndryshimet për shpenzimet që mund të dalin gjatë zbatimit të marrëveshjes.
  2. përd. ndajf. vjet. Pa e peshuar ose pa e matur, duke i caktuar një çmim të përgjithshëm mallit (për mënyrën e shitjes e të blerjes). E dha qesim. E bleu qesim. E mori qesim.
  3. përd. ndajf. fig. Pa e menduar a pa e peshuar mirë, në tym, kuturu. Flet qesim.

I bën punët qesim.  

*) UJEM m. 

  1. vjet. Mielli ose drithi, që i jepej mullisit si pagesë për blojën; prodhimi që jepej si pagesë për një punë që bëhej në bujqësi. Ujem i lartë (i ulët). Plani i ujemit. Dorëzimi i ujemit. Mori (dha, la, dorëzoi, shleu) ujemin.
  2. Drithë ose miell i përzier; diçka e përzier. E bëri ujem drithin (miellin).
  3. fig. Diçka e përzier ose e ngatërruar. E bëri ujem (punën) e përzjeu; e ngatërroi.

U bënë ujem fjalët (mendimet). 

  1. përd. mb. edhe fig. I përzier, ngatërruar, i turbullt. Raki ujem. Mendime ujem.

Vijnë ujem. 

  1. përd. ndajf. Turbull, në mënyrë jo të qartë e të ngatërruar, në tym. Flet ujem.

Mendon ujem. 

* E bëri ujem (ia bëri mendjen ujem) e turbulloi, ia mori mendjen, ia prishi mendjen. 

*) JABANXHI m. vjet. 

Njeri që ka ardhur nga një vend tjetër e nuk e njeh ende mirë vendin ku ka ardhur; i ardhur, i huaj. Ishte jabanxhi. 

*) ÇORBË f. 

  1. gjell. Gjellë e lëngët, si supë e trashë që gatuhet zakonisht me oriz ose me makarona të holla dhe me të brendshmet e bagëtive. Çorbë me oriz. Çorbë pule (qengji).

Një pjatë çorbë. Lugë çorbe. Ndaj çorbën. 

  1. gjell. Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë. Çorbë e thartë. Çorbë me kos. Çorbë tigani. Trazoj çorbën.
  2. fig. keq. Diçka e përzier në mënyrë të parregullt e pa shije, diçka e ngatërruar dhe e paqartë; rrëmujë e madhe, pështjellim. Çorbë citatesh. Çorbë dialektesh.

E kam kokën çorbë. 

* Çorbë derri 

  1. a) gjellë shumë e keqe e pa shije;
  2. b) përzierje krejt e parregullt dhe e papëlqyeshme, pështjellim i padurueshëm. E bëj çorbë e pështjelloj keq, e bëj lesh e li. Pështyu në çorbë (në gjellë) shih te PËSHTYJ. Ia ka ngrënë çorbën dikujt e njeh mirë dikë; ia ka pirë lëngun dikujt. E ka ngrënë çorbën përpara dikujt di më shumë se një tjetër, ka përvojë më të madhe se dikush tjetër, e ka parë diellin para një tjetri. Ia bëj kokën (mendjen) çorbë e ngatërroj shumë, ia prish mendjen, ia bëj mendjen dhallë. M’u bë mendja çorbë (dhallë, bozë, përshesh, lëmsh, tym) shih te DHALL/Ë,~ U zunë (u prishën) për një lugë çorbë shih te LUG/Ë,~A. S’bartet çorba me kaçile fj. u. është punë që s’bëhet, s’mbahet uji me shoshë.

*) MYZHDE f. vjet. 

  1. Lajm i gëzuar, sihariq. Myzhde e madhe. Myzhde, se u shtua një pushkë!
  2. Dhuratë e vogël të hollash që i jepej atij që sillte një lajm të gëzuar (sidomos në rast lindjesh). I dha myzhdenë.

*) TEVEQEL mb. bised. keq. 

  1. Që është pak i metë nga mendja; që i merr gjërat me mendjelehtësi; jo i zgjuar, i trashë, që nuk i kap gjërat shpejt, që nuk ia pret, budalla.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ç’paska qenë ai teveqel?!

*) FISHEK m. 

Gëzhojë prej metali a prej kartoni e mbushur me barut, me një kapsollë në fund e me një plumb në krye ose me saçma për të qëlluar me armë zjarri të lehta. Fishek luftarak (mësimor). Fishek pushke (mitralozi, çifteje, revolveri). Foleja e fishekut. Gjerdani (kollani) i fishekëve. Krehër (ballë) fishekësh. Heq fishekun). 

 *) KAPSOLLË f. 

  1. Kësulëz e metaltë, e mbushur me një lëndë shpërthyese shumë të ndjeshme nga goditjet, që vihet në fund të fishekut, të predhës etj. dhe shërben për të ndezur barutin e gëzhojës, dinamitin etj. Kapsollë bërthamore (atomike). Kapsolla e bombës (e fishekut). Kapsollë me veprim të ngadalshëm. I vuri kapsollën.
  2. fig. mospërf. Njeri budalla, njeri pa mend në kokë, njeri kokëbosh.
  3. Unazë e metaltë, që vihet në secilën prej vrimave të një këpuce a çizmeje, ku kalojnë lidhëzat ose rripat.

* Sikur i ka ngrënë pula kapsollën shih te PUL/Ë, ~A.)  

*) BORXH m. 

  1. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri; hua. Borxh i vjetër. Mori borxh. Nuk kam borxh (borxhe). Ktheu (lau, pagoi, shleu) borxhin. S’vë borxh. U fut (hyri) në borxh. Ishte zhytur (ishte mbytur) në borxhe. I fali borxhin. Mbeti borxh. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. fj. u.
  2. fig. bised. Detyrim moral ndaj dikujt, diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë.

Kam borxh. Ia kam borxh. Laj (kryej) borxhin. I mbeta borxh. Gjendem (në) borxh. 

* Ka borxh të… 

  1. a) është gati të …, është i prirur të…;
  2. b) është në gjendje, ka aftësi, mund të… Ma bëri borxh dikush ka përsëritur disa herë një sjellje të padurueshme a një veprim të papëlqyeshëm, sa detyrohem t’i kthehem me të keq, më ka bërë të mos përmbahem më e të veproj kundër tij. I doli borxhit (hakut, nga borxhi) dikujt e bëri detyrën e tij ndaj dikujt; bëri gjithçka që i takonte, e paralajmëroi me kohë.

Ta paça borxh! ur. ta shpërblefsha! E qiti borxh e bëri borxhli kundrejt dikujt, e nxori borxhli. Rregulloi borxhet (llogarinë) me dikë shih te RREGULLOJ.  

*) MEÇKË f. 

  1. Femra e qenit, bushtër, shakë.
  2. Turiri i zgjatur i derrit, feçkë. Gjithë derrat një meçkë kanë.
  3. fig. shar. Grua e ligë, grua e përdalë; grua llafazane.

*) KAKUTË f. 

  1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të mëdha, që e ka kërcellin dhe lulesën si të shpendrës dhe rritet zakonisht nëpër kullota ose nëpër ledhet e arave.
  2. Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes, kallame. Shkulin kakutat.

*) Cergë f.sh.  

Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë. 

Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.  

*) RROGËTAR m. 

  1. vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
  2. Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
  3. bised. mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. Ushtri rrogëtarësh.
  4. keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.

Fjalë të urta e shprehje popullore nga Turjaka dhe rrethina  

Ai qi (Ai i cili) qohet herët i ka dy nafaka e ai qi qohet vonë, nuk e ka as nafakën e vetë.  

Ma i mirë âsht sherri i sabahit (mëngjesit) se hajri akshâmit (mbrëmjes). 

Ma i mirë âsht ni shka qi qohet herët se ni turk qi qohet vonë.  

Vetëm kur flet, njeri e kallxon vehten shka âsht.  

Budallën mas e vet se t`kallxon vetë.  

Dy herë folet n`mulli e niherë në sh`pi (njëherë në shtëpi).  

Kallaballaki *) âsht i keq veq kur e ka sofrën e thatë.  

Fukarallaki t`qon derë t`hasmit *) (armikut).  

Me pas kânë ti elb, gjysa dyjâsë kishin me dekë (”gjysma”e popullsisë, e botës kishin vdekur).  

Ma t`mirë janë 3 grosh *) t`hallallit *) se 30 lira t`haramit *). 

Kur i kam mush koshat me kallamoq e hamartë me grunë, i kam thânë dimnit, mirë se vjen ! 

 Pula qi knon, qitja kryt n`cung.  

Pula qi k`non njell zi *) për sh`pi.  

Gruen nuk duhet me n`gu (nigue, dëgjue/ar) edhe kur flet mirë. 

 E kish guhen e gatë sa t`gjarpnit. 

Mas e prek gjarpnin në bisht se k`thehet e t`han në gisht.   

Mas e bân punen mas met zân besë pazari.  

Kur t`leh qeni e flet plaki, dil n`aborr se ka dishka.  

Kashta, krahni e krypa i majnë gjâen gjallë dimnit.  

Pushka pa shul i tut*) dy vetë.  

Pushka, sa e ka grykën e ka nafakën *).  

Pushkën e mush dreqi.  

Me psuhkë e vret shoqin e me allti e vret vehten.  

Ni dorë qi s`munesh me rrzu *) merre e puthe! 

Dora shmajtë mas u bâft *) miftijaq*) për dorën e djathtë.  

Njana dorë e lanë tjetren e të dyjat e lajnë f`tyrën.  

Burrat e mirë e bâjnë shyhret gjithkun.  

Ma mirë me dit se me pas por ma s`miri âsht mi pas të dyjat.  

Kâmt me bagla*) e goja me mjaltë.  

Pa inat*) s`ka zanat *).  

A për inat a për zanat?  

Shkon si dhelpna mas koqeve *) të dashit. 

Ruaju prej hyqymetit, ujit e zjemit! 

Edhe v`llavi nëse hin n`hyqymet mas i beso! 

Grues e arave, nuk I dihet ajami. 

Natës e hasmit nuk i besohet. 

Për me e marrë t`kajshmen duhet me e dhânë t`dhimshmen *).  

Dy herë kemi marrë bereqet *) prej t`thatit *) e asnjëherë prej t`lagshtit *). 

Bukën e grytë e hanim në vend t`djathit. 

Merrja djathin se e harron tamlin.  

Mas shko n`kavaçhane *) pa punë!  

Ha bukë e puth suxhuk*)!  

Qysh âsht njeri, qitja copën e suxhukit!  

(Asman Cufa) Kur t`idhnohet*) Sefer Haxhia ruju se t`gjuen me lulak *)!  

I ngiti, t`untit nuk ia din.  

Fukaraja *) i man dy shtëp, zingjini s`e mban as sh`pinë e vetë.  

Luje macë kryt e bullit!  

Dimnit, prej dru e bluj, rri e mas luj!  

F´mia pa nanë âsht si nata pa hanë (hënë).  

 Kur martohet djali i fukarasë edhe nata shkurtohet.  

Kur martohet fukaraja, tupani shkyhet.  

Kur han bukë f`mia i fukarasë i qesin hunt gjak.  

Ma shtrejt i kushton fukarasë krypa se zingjinit shiqeri.  

E kish shpirtin n`fyt.  

E kish qafën e shkurtë.  

Punon err e terr.  

Daja âsht faqja bardhë (kur ndahen vëllezërit).

Ma mirë i danë se kryt e dan. 

F`mija i plakit, vaj i sakakit. 

Gratë e mjellin sherrin, burrat e korrin. 

Nusja e mirë veç synin qorr. 

Behanja e qervishit, ni lugë t`lyn.

Burri t`bân zojë, burri t`bân tojë. 

Nja i keq âsht shumë e 100 t`mirë janë pakë. 

Dy gra k`mishën pa la. 

Dhitë, kur dojshin me dalë fare, ia hajshin veshtë shoqja-shoqes. 

Shpjegimi i fjalëve, sipas fjalorit:  

*) KALLABALLËK m. bised. 

Grup i madh njerëzish, shumicë njerëzish; gjindje e madhe; turmë. Kallaballëk i madh. Kishte kallaballëk. Jemi (bëhemi) kallaballëk bëhemi shumë veta. U fut në kallaballëk. 

* Mblidhe kallaballëkun! shih te MBLEDH.  

*) HASM m. 

  1. Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të hasmit. E kishte hasm.
  2. bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i jashtëm. Hasmi i pabesë. M’u bë hasm. Lufta kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi. Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s’fle. fj. u.

*) GROSH m. vjet. 

Monedhë turke, qe përdorej edhe në vendin tonë, me vlerë dyzet para ose sa një e njëqindta e lirës turke. S’bën (s’vlen) asnjë grosh nuk vlen fare, është pa asnjë vlerë. S’ka asnjë grosh. 

* Më polli (më ndezi) groshi (belaja) me dikë shih te PJELL. Shëndoshë me grosh vjet. thuhej nga ata që mendonin se s’ka ç’të duhet shëndeti, kur e ke xhepin bosh. E bën groshin kacidhe shih te KACIDH/E, ~JA. Dy grosh oka (pesë para oka) mospërf. shih te OK/Ë,~A. I ka fjalët me grosh (ka fjalë e grosh) është shumë i kursyer në fjalë; flet pak, por me vend. Futet pesë para në grosh ndërhyn atje ku nuk i përket, fut hundët kot në punët e të tjerëve.  

*) HALLALL m. bised. 

  1. Diçka e lejueshme dhe e drejtë; diçka e fituar me punë e me djersë, diçka e merituar; kund. haram. Mori hallallin. E paç hallall! ur. Hallall të qoftë! ur.

Mos përziej hallallin me haramin. fj.u. 

  1. Njeri i mirë e i drejtë, njeri i mbarë. Hallalli i shtëpisë.
  2. si mb. ~, ~E. I mirë, i drejtë, i mbarë. Djalë hallall. Vajzë hallalle.

* Ia bëri hallall 

  1. a) ia dha me gjithë zemër;
  2. b) ia fali fajin, e ndjeu.

*) HARAM m. bised. 

  1. Diçka e palejueshme, gjë e ndaluar; diçka që nuk është fituar me punë të ndershme e me djersë, diçka që nuk të takon a që nuk e meriton; kund. hallall.

E pastë haram! mallk. Iu bëftë haram! mallk. S’do (s’merr) haram. E hante bukën haram. Harami s’bëhet hallall. fj. u.  

*) ZI f. 

  1. Hidhërim i thellë, pikëllim i madh, që shkaktohet nga vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur a shumë të nderuar; shfaqja e këtij pikëllimi; gjendja që shkaktohet nga ky pikëllim dhe koha gjatë së cilës nderohet kujtimi i atij që ka vdekur. Zi kombëtare. Ditë zie. Në shenjë zie. Mban (ka) zi. Ishte (ra) në zi. E prishi zinë. Mbajtën një minutë zi. Mbaroi zia. I shkoi jeta me zi. I mbuloi zia. Ka veshur rrobat e zisë mban zi.

*) TUT kal. 

E tremb dikë, i shtie frikën; e bëj të lëkundet. Më tuti ca koha e keqe. 

TUTË f. 

Frikë; drojë. I hyri tuta. E ka zënë tuta. I shtiu tutën. Nuk di ç’është tuta.  

*) Grykë …. Pjesa e përparme e tytës së një arme, vrima e tytës së një arme nga ku del predha; tytë. Gryka e pushkës (e topit, e çiftes). Grykë zjarri armë artilerie, top. Kundërajror me katër gryka.  

*) NAFAKË f. bised. 

Fat; mbarësi. Erdhi me nafakë. I preu nafakën. I doli nafaka. Qoftë me nafakë! ur. Ditë e re, nafakë e re. fj. u.  

*) RRËZUAR mb. 

  1. Që ka rënë përdhe, që është shembur; i rënë, i përmbysur. Shtëpi (ndërtesë) e rrëzuar. Mur i rrëzuar. Lis i rrëzuar. Tokë e rrëzuar. Gjysmë i rrëzuar.
  2. fig. Që është përmbysur; që ia kanë marrë pushtetin, që ka rënë nga fuqia, i përmbysur. Dinasti e rrëzuar. Klasë e rrëzuar.
  3. fig. Që është hedhur poshtë si e papranueshme, e gabuar a e padrejtë. Padi (kërkesë) e rrëzuar. drejt. Tezë (teori) e rrëzuar.
  4. fig. Që i ka rënë vlera, që e ka humbur vlerën e mëparshme. Monedhë e rrëzuar.

*) BEFTË mb. 

Që ndodh në mënyrë të papritur, i papandehur; që vjen befas. Ndryshim i beftë. Gëzim (zemërim) i beftë. Mendim i beftë. Vdekje e beftë. 

*) miftijaq, fjalë që ka kuptimin mos u bëfsha që ti të më ndihmosh. Fjalën «miftiaq» ose miftijaq, nuk e gjeta në fjalor.   

*) BAJGË f. 

  1. Pjesa e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajga të thata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga.
  2. thjeshtligj., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë.

* I bëri bajgën dikujt a diçkaje thjeshtligj. E braktisi dikë a diçka pa çarë kokën për të. Iu bë bajgë dikujt thjeshtligj. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t’i bërë qejfin. E lëshon bajgën thjeshtligj. nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç’bën, e bën një punë shkel e shko; flet pa u menduar, pa i peshuar fjalët. I lëshon fjalët si lopa bajgën thjeshtligj. flet fare pa përgjegjësi e pa u menduar, nuk di as vetë se ç’thotë. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës thjeshtligj. iu ngjit nga pas e nuk i ndahet; e mërziti shumë, iu bë rrodhe.  

*) INAT m. bised. 

  1. Ndjenjë shqetësimi, trazimi e hidhërimi që na pushton kur nxehemi me dikë a për diçka; humbja e gjakftohtësisë, e durimit etj., zemërim, egërsim. Inat i madh. Në inat e sipër. Mori inat. Ka inat. Shfryn (nxjerr, e përmban) inatin. E zuri (e kapi, i hipi) inati. Më vjen inat. I ra inati. Flet (përgjigjet, thërret) me inat. U tërbua (plasi) nga inati. Qan nga inati. Inati — dëmi i kokës. fj. u.
  2. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt, urrejtje për dikë a për diçka; mëri. Inate të vjetra. Mban inat me dikë. S’ka më inat me të. E ka marrë inat. E kam inat dikë a diçka e urrej. I mbaj inatin i rri i zemëruar, i mbaj mëri gjatë. Ia kam inatin ruaj ende një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, urrejtjeje etj. ndaj dikujt, i mbaj dikujt zemërimin e përpiqem t’ia nxjerr. E pa me inat. Ia bëri për inat.
  3. Kokëfortësi, kryeneçësi. Inat prej derri. E mori me inat një punë. Nga inati nuk e bëri.

* Për inat (si për inat) fj. ndërm. për fat të keq, për dreq. Për inat të dikujt për të zemëruar a për të inatosur me qëllim dikë. Sa inat! fj. ndërm. sa keq! E bëri me inat me dikë e bëri me bast me dikë, u hëngër me ngulm me dikë për një punë. S’është me inat (s’është punë inati) nuk ia del dot me të keq, nuk mund të arrish gjithnjë me forcë atë çka dëshiron. Ha inat shih te HA. Ka lidhur inat shih te LIDH. Ia nxori inatin dikujt e trajtoi keq dikë a e ndëshkoi pa të drejtë në inat e sipër; gjetiu e kishte inatin e gjetiu e nxori. Nxjerr inatin (dufin) shih te NXJERR 28. S’vihet inat me dikë a me diçka nuk ia del dot me dikë a me diçka, nuk mund të hahesh me të, nuk mund ta mposhtësh. Kija inatin dhe foli hakun! (kija inatin, po hakun mos ia ha!) jepi dikujt atë që i takon, vlerësoje drejt dikë a punën e tij pavarësisht nëse të pëlqen a s’të pëlqen, rri shtrembër e fol drejt.  

*) ZANAT m. 

  1. Mjeshtëria që ushtron dikush përditë, duke punuar zakonisht me dorë a me vegla të thjeshta, duke pasur shprehi e aftësi të posaçme, të fituara duke mësuar nga të tjerët e nga përvoja e vet; zeje; mjeshtëri, profesion. Zanat i lehtë (i rëndë). Zanati i babait. Është mjeshtër në zanat. Ka zanat. Hyri në zanat. Zgjodhi (mësoi) një zanat të mirë. E vuri (e futi) djalin në zanat. Ndërroi zanatin. Ia dha (ia mësoi) zanatin. U bë me zanat. Është i zanatit është mjeshtër i mirë. Dy tre-katër zanate. Ka njëzet vjet në zanat. Zanati nuk vdes. Mos mëso mjeshtrin, po merri zanatin. fj.u. Me ç’mjeshtër do të bjerë, atë zanat do të nxjerrë. fj.u.
  2. bised. Ajo që e ka zakonisht për detyrë ta bëjë një njeri; detyra e zakonshme e dikujt. E ka për zanat. Ajo punë është zanati i tij. E bën sa për zanat.
  3. Zakon; shprehi a ves që është fituar me kohë. Fshat (shtëpi) e zanat. Po atë zanat. S’është zanat. Ky zanat ka qenë dhe më parë. Nuk i ka lënë zanatet e mëparshme. Zuri zanatin e vjetër (e dikurshëm).

* La zanatin e zuri zurnanë përdoret kur dikush lë një punë të rëndësishme e më të mirë dhe zë një punë pa rëndësi e pa shumë dobi. Sa ka zanati! edhe iron. ka punë e gjëra që i njeh mirë vetëm ai që merret me to dhe që s’mund t’i dinë të gjithë, duhet ta njohësh mirë një punë që ta bësh si duhet.  

*) KOQE f. sh 

  1. bised. Kokërr. Koqe gruri (misri, thekre, orizi, meli). Koqja e mollës (e dardhës, e kumbullës, e fikut). Koqet e luleshtrydhes. Koqja e arrës (e lajthisë). Koqja e breshrit. Hëngri ca koqe rrush.
  2. Puçërr; çiban, i thatë. Koqe me qelb. I ka dalë një koqe. I ishte mbushur fytyra me koqe.
  3. vet. thjeshtligj. Gjëndrat seksuale të njeriut ose të kafshës mashkull, herdhe.

Koqet e dashit. 

* U bënë kashtë e koqe shih te KASHT/Ë,~A. Bënte koqen e qejfit (e pallës) shih Bënte kokrrën e qejfit te KOK/ËRR,~RRA. Të merr koqen (kokrrën) e melit para gjelit shih te KOK/ËRR,~RRA. Koqja e mirë mjek., euf. lëmsh i vogël në ngjyrë të errët, që formohet zakonisht në mollëzat e gishtërinjve e më rrallë në pjesë të tjera të krahut dhe që të jep dhembje të forta. Koqja e zezë (e ligë) veter., mjek. plasja. 

KOQE LEPURI bot. Shkurre që bën kokrra të ngjashme me rrushin, rrush me gjemba.  

*) DHIMBEM vetv. 

(me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Dhembem. 

DHIMBJE f. 

Dhembje. 

DHIMBSEM vetv. 

(me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). 

  1. I ngjall dikujt një ndjenjë dashurie a dhembshurie jam i dashur për të; ndien keqardhje për mua i dhemb për mua. I dhimbsen prindërit (fëmijët). I dhimbset atdheu (populli). I dhimbset gurit e drurit u vjen keq të gjithëve për dikë, i dhimbset kujtdo. Më dhimbsen pa masë (shumë). S’më dhimbset fare.
  2. vet. veta III. Është diçka e shtrenjtë, e dashur për mua, e ruaj me shumë kujdes diçka; më vjen keq ta dëmtoj, ta jap, ta prish etj. diçka, e kursej diçka; më dhembet. I dhimbset liria. U dhimbset malli i popullit (pasuria e popullit). S’i dhimbset gjë.

* I dhimbset jeta mospërf. ka frikë se mos vdesë, se mos pësojë gjë etj.; e ruan shumë veten. I dhimbset lëkura keq. i dhimbset jeta. I dhimbset qyqes shih te QYQ/E,-JA. 

DHIMBSHËM mb. 

I dhembshëm. Ndarje e dhimbshme. 

DHIMBSHËM ndajf. 

Dhembshëm. Foli dhimbshëm. Iu përgjigj dhimbshëm. Po e vështronte dhimbshëm.  

*) BEREQET m. bised. 

  1. Drithë; të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre. Bereqet i mbarë. Farë bereqeti.

Vit me bereqet. Hambarët e bereqetit. Bëj bereqet. Mbledh bereqetin. Me bereqet! ur. Bereqetin e njeh drapri. fj. u. 

  1. fig. Fryt, dobi; vlerë. Punë (mbledhje) pa bereqet. Fjalë pa bereqet. S’ka bereqet. Lëmë pa bereqet.

* E kam me bereqet më ka duk.  

*) THATË mb. 

  1. Që s’ka ujë ose lagështi jo i lagur, jo qull, jo i njomë; që s’ka fare lagështi ose që ka fare pak lagështi; kund. i njom. Rroba të thata. Dru (dërrasa) të thata. Kripë e thatë. Tokë (kullotë) e thatë. Ajër i thatë. …

THATË ndajf. 

  1. Në gjendje të thatë. E mbajnë drithin thatë. …
  2. Pa reshje, pa shira, pa lagështi. Ka mbajtur thatë moti (koha).

*) LAGËSHT mb. 

  1. Që ka lagështirë, që ka thithur lagështirë, i njomur nga uji; kund. i thatë.

Tokë (rërë) e lagësht. Vend i lagësht. Ajër i lagësht. Erë e lagësht. Rroba të lagështa. Mure të lagështa. Dhomë (shtëpi) e lagësht. 

  1. Që ka shumë shira, që është me reshje (për stinët, motin); kund. i thatë.

Mot i lagësht. Vjeshtë e lagësht. Klimë e lagësht. 

LAGËSHTI f. 

  1. Të qenët i lagësht, vetia e diçkaje të lagësht; ajo që e bën diçka të lagësht. Lagështia e ajrit.
  2. Kohë a mot me reshje. Bën lagështi.
  3. shih LAGËSHTIR/Ë,~A 1. Lagështi e madhe. Lagështia e tokës. Erë me lagështi.

Vit me shumë lagështi. Kërkon lagështi (një bimë).

*) FARKËTAR m. 

  1. Punëtor që farkëton hekurin për të bërë vegla të ndryshme, hekurpunues, kovaç. Farkëtar i zoti. E çoi te farkëtari.
  2. fig. shih FARKËTUES,~I 2.

FARKËTARI f. 

  1. Punishte ose repart në një uzinë, ku përpunohet metali, farkë. Farkëtaria e kooperativës. Reparti i farkëtarisë. Punëtorët e farkëtarisë.
  2. Mjeshtëria e farkëtarit, puna që bën farkëtari. Merret me farkëtari.

*) SUXHUK m. gjell. 

  1. Zorrë bagëtish të imëta të mbushura me mish të grirë, me mëlçi të grira e me erëza dhe të ndara në copa të vogla që hahen zakonisht të pjekura ose të skuqura, kole. Suxhuk i tymosur. Poqi (skuqi) një suxhuk. Bënë suxhukë për dimër.
  2. Llokum në trajtë të rrumbullakët e i mbushur me arra.

*) HIDHËRIM m. 

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve HIDHËROJ, HIDHËROHEM. Hidhërimi i miellit.
  2. fig. Dhimbje shpirtërore që ndiejmë nga një fatkeqësi a nga fjalët e hidhura që na thotë dikush, nga padrejtësitë që na bëhen etj.; vuajtje shpirtërore; pikëllim, brengë, helm; kund. gëzim. Me hidhërim të madh (të thellë). Hidhërimet e së kaluarës. E tha me hidhërim. E bren hidhërimi.
  3. fig. Zemërim; mëri, inat. Iu përgjigj plot hidhërim. Mori hidhërim me dikë. Nuk mban hidhërim.
  4. shih HIDHËSIR/Ë,~A 1. Hidhërimi i ullinjve (i portokajve, i trangullit).

I heq hidhërimin. 

* E piu gjithë kupën e hidhërimit (e mjerimit) libr. shih te KUP/Ë,~A. 

*) IDHNAK mb. 

  1. Që zemërohet shpejt e mban inat, zemërak; i rrëmbyer e i ashpër. Fëmijë idhnak.
  2. fig. Që vjen me vrull, i papërmbajtshëm, i rrëmbyer (për lumenjtë, përrenjtë etj.)

Lumë (përrua) idhnak. Shi (breshër) idhnak. Valë idhnake. 

  1. fig. Që ka të ftohtë të hidhur; i ashpër, i egër (për motin, për kohën etj.).

Dimër (mot) idhnak. 

  1. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.

*) BEBE I f. 

Foshnjë. Këmishë bebeje. Pudër për bebe. Lindi një bebe. Lidh (mbaj) beben. Bën si bebe sillet si foshnjë. Është bebe nga mendja.  

*) FUKARA m. bised. 

  1. Njeri i varfër. Fituan fukarenjtë. Te ne s’ka më fukarenj. I pasuri s’e do (s’e kupton) fukaranë. fj. u.

*) HAJMALI f. vjet. 

Send i vogël, që e mbanin njerëzit me vete ose që u varej kafshëve, sepse, sipas besimeve të kota, gjoja kishte fuqi t’i shëronte nga sëmundjet, t’i mbronte nga rreziqet e fatkeqësitë, t’u sillte mbarësi etj. Varnin hajmali. E mbante si hajmali. 

Hoxhët bënin hajmali. I hoqën hajmalitë.  

*) DHEN vet. 

Delet, deshtë dhe shqerrat. Bari dhensh. Tufë dhensh. Ruante dhentë. I qethën dhentë. 

* Ndaj dhentë (delet) nga dhitë shih te DHI,~A. Si dhentë pa çoban shih te ÇOBAN,~I. Si dhentë në shtrungë në rresht njëri pas tjetrit e ngjeshur me njëri-tjetrin. Si dhentë në vathë grumbull, kokë me kokë, ngjeshur me njëri-tjetrin. 

Si dhia në mes të dhenve keq. shih te DHI,~A. Kur të qethen dhentë e kuqe kurrë, asnjëherë. Mbetën si dhentë pa bari shih te BARI,~U. I vijnë dhentë pa çoban shih te ÇOBAN, ~I. Dhentë pa bari i ha ujku një nga një shih te BARI, ~U. Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Kapllan Qeres thuhet kur dikush punon, por lavdërimet, të mirat etj. i merr një tjetër. Lule dhensh bot. shih te LUL/E,~JA. 

Zogu i dhenve zool shih te ZOG,~U.  

Fundi i pjesës së parë (1)  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, dhjetor 2022, janar 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com